Professional Documents
Culture Documents
Busulla
Busulla
Kompasi (Busulla)
Përdorimi i busulles
Kompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të
horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinezë
dhe evropianë dikur në shekullin XII. HISTORIA Busulla është një shpikje kineze që ka
një moshë 1800 vite. Në fillim përdoreshin disa gurë të magnetizuar për të ndërtuar
tavolinat, derisa dikush vuri re se gurët gjithmonë shënonin të njëjtin drejtim duke i
hapur kështu rrugë ndërtimit të busullave të para. Busullat e para ishin shigjeta të
magnetizuara që plluskonin në enë plot me ujë, por që me kalimin e kohës u
përmirësuan dhe u reduktuan në madhësinë, derisa u shndrruan në instrumente
xhepmbajtëse. Shigjetat e magnetizuara që përdoren sot u shfaqën në Kinë mes vitit
850 dhe 1050 dhe shumë shpejt u përhap përdorimi i saj tek lundërtarët. I pari që e
përdori një busull ishte Zheng He, një lundërtar nga provinca e Yunnan-it dhe që realizoi
një sërë udhëtimesh oqeanike në vitet 1405 – 1433. Kurioze është se busullat kineze
shënojnë gjithmonë jugun, ndërsa ato europiane shënojnë veriun dhe sipas disa
kërkuesve busulla europiane është një shpikje e pavarur nga ajo kineze. Arabët ka të
ngjarë që e kanë huazuar shpikjen kineze, si dhe hartat ashtu edhe busullat shënojnë
jugun në vend të veriut. Për shekuj busulla ka qenë instrumenti i orientimit më i
rëndësishëm për njeriun. Tani po zëvendësohet nga aplikacione GPS që ofrojnë më
shumë informacion dhe saktësi. Madje edhe busullat xhiroskopike të avionëve janë
kalibruar përmes lazerit.