Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

HYRJE NË INFORMATIKË

Edmond Jajaga
INFORMATIKA
 INFORMATİKA është shkencë që studion
përpunimin e të dhënave dhe të informatave me
ndihmën e kompjuterëve

 INFORmatë + autoMATIKA = INFORMATIKA


Të dhënat & Informatat
 Të dhënat janë shenja, numra, fjalë, tekste,
fotografi, zëra etj., të cilat për njeriun, vetë për
vete nuk kanë ndonjë domethënie ose kuptim të
caktuar.
 P.sh.: Numri 9567342 vetë për vete nuk ka kurrfarë
domethënie. Mund të jetë numër i gjetheve të një
druri, numri i kokrrave të orizit në një grumbull etj.

 Më tepër të dhëna të lidhura në një mënyrë të


caktuar logjike paraqesin informatë.
PUNA ME TË DHËNA DHE
INFORMATA
 Pothuajse në çdo profesion dhe në çdo vend pune
njerëzit mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e
ndryshme që të fi tojnë informata të caktuara
 Bashkësia e të gjithë të dhënave me të cilat punohet
në ndonjë program të kompjuterit quhet baza e të
dhënave (database)
 Puna me të dhënat dhe ruajtja e tyre është punë
shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi.
 Paramendoni se çka do të ndodhë nëse të dhënat
përzihen ose fshihen?! Për shembull të dhënat për
kursimtarët e bankës, çmimet e artikujve të një shitoreje,
notat e nxënësve të ndonjë shkolle ose rezultatet e
analizave nëpër spitale.
KOMPJUTERI
 Pajisjet që janë të bëra prej pjesëve elektronike shumë të
vogla dhe punojnë me rrymë të dobët quhen pajisje
elektronike. P.sh.: TV, kompjuteri, telefoni etj. janë pajisje
elektronike.
 Kompjuteri është pajisje elektronike i paraparë për futjen,
ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të cilat janë të
nevojshme për njeriun
 Të dhënat të cilat njeriu i vendos në kompjuter mund të
jenë në formë të tekstit, numrit, zërit, fotografive, video
klipeve etj.
 Që të mund të punojë me të dhënat, kompjuteri, të njëjtat i
shndërron në të ashtuquajturat numra binarë me të cilët di
të punojë.
 Numra binarë janë numra të shënuar me shifrat 1 dhe
0.
Si veprojmë ne me kompjuterin Si na kupton kompjuteri ne
Ju faleminderit pët vëmendjen
Pyetje

You might also like