Njeriu Meson Kur Lexon Dhe Kur Udheton

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

“Njeriu meson kur lexon dhe kur udheton”

Dija eshte nje pasuri mjafte e nevojshme per ne. Dija jone lind, dhe fitohet duke
mbledhur njohuri e informata prej objekteve e dukurive qe na rrethojne. Dija rritet e
zgjerohet duke zbuluar sa me shume nga paraardhesit dhe ato qe tashme ekzistojne ne
rrethin tone te afert dhe te larget. Ekzistojne menyra te ndryshme per fitimin e dijes,
dhe me te frytshmet jane permes leximit dhe permes udhetimit.
Leximi eshte i rendesishem per femijet dhe te rriturit sepse ajo zhvillon mendjen
dhe menyren e te menduarit. Leximi dhe kuptimi i fjales se shkruar eshte nje menyre e
rritjes se aftesise se mendjes, eshte e nevojshme per zhvillimin e te menduarit kreativ
dhe ndihmon me pasurimin e fjalorit dhe jep lehtesi gjate shprehjes se mendimit. Leximi
poashtu te rrit menderisht, emocionalisht, dhe te ndihmon ti shikosh gjerat nga nje
pikpamje tjeter. Leximi eshte thjeshte nje menyre e lehte e marrjes se informacionit dhe
pasurimit te dijes.
Udhetimi poashtu eshte nje menyre e perfitueshme e marrjes se dijes. Udhetimi ne
nje far menyre na meson si te mesojme. Kur je ne ndonje vend apo mjedis te huaj jashte
mjedisit tend te zakonshem, duhesh te mesohesh se si te adaptohesh ne ate mjedis
tjeter mesimi ne nje kohe te shkurter. Udhetimi te meson si te mesosh ne rrethana te
reja. Pemes udhetimit poashtu ne takojme njerez te rinj dhe marrim mesime prej tyre
rreth vendit dhe kultures.
Mesimi eshte nje nga aftesite dhe zotesite me te rendesishme qe nje person duhet ti
posedoje ne jeten e perditshme ashtu qe çdo here te jete i suksesshem. Pa mesim dhe
pa dituri nuk ka ardhmeri. Kur mesojme i bejme nder vetes, sepse te mesojme eshte te
rritemi, te zhvillohemi dhe te jemi te gatshem per sfidat qe na presin ne jete.

- Blerim Idrizi

You might also like