KATARAKTA

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI I MJEKESISE
DREJTIMI: STOMATOLOGJI

PUNIM SEMINARIK
TEMA:“KATARAKTA”

Mentor: Studenti:
Mr.Dr.Nadi Rustemi Uran Shehu

Tetovë 2019
KATARAKTA
HYRJE

Katarakta mund te ndodh si një anomali gjenetike ose kongjenitale, si rezultat i sëmundjeve të
ndryshme, ose me rritjen e moshës. Një shkallë e caktuar e formimit te kataraktës pritet në të gjithë
njerëzit mbi 70 vjeç. Në fakt, katarakta e lidhur me moshën ndodh në rreth 50% njerëzve nga 65 në
74 vjeç dhe ne rreth 70% te atyre mbi 75 vjeç.

Fig.1. Atrofi
optikeglaukomatoze.
Kupëzimi i nervit
optik është i rritur
vertikalisht, me një
raport kupë:disk 0,8.
Kupëzimi është i
dukshëm në pikën ku
vazat zhduken mbi
buzët e rimës së
holluar.
TABELA 3.1 Analizimi i faktorëve ti riskut ti glaukomës

Vlerësimi i peshës së faktorëve duke u bazuar te anamneza

Ndryshorja* Kategoria Shkalla e ndikimit ti faktorit

Mosha (në 50 vjeç 0


vite) 50-64 1
65-74 2
75 vjeç 3

Raca Kaukaziane/të tjera 0


Afrikano-amerikane 2

Histori familjare për glaukomë Negative ose pozitive në 0


të afërm jo të shkallës së pare
Pozitive Për prindërit 1
Pozitive Për vëllain/motrën 2

Ekzaminimi i syve, i plotë, i Brenda 2 viteve të shkuara 0


bërë për herë te fundit 2-5 vjet më parë 1
>5 vjet parë 2

*Ndryshore të tjera të historisë, si miopia e lartë ose hipermetropia, hipertensioni sistemik,


përdorimi i kortikosteroidëve dhe, ndoshta, diabeti nuk janë aq te rëndësishëm sa t'u shënohet një
vlerë, por mund të konsiderohen në vlerësimin e përgjithshëm të riskut të glaukomës.

Niveli i riskut të glaukomës Pikët e vlerësimit sipas rëndësisë së faktorit

I lartë 4 ose me shumë (këshillohet referimi )


I moderuar 3 (këshillohet referimi )
I ulët 2 ose më pak

Katarakta është shkaku më i shpeshte i uljes se pamjes (te pakorrigjueshme me syze) në Shtetet e
Bashkuara te Amerikës. Megjithatë, ajo është një nga kushtet e trajtuara më mirë në te gjitha
kirurgjike. bere I ,64 milionë ekstraksione te kataraktës Çdo vit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
zakonisht me implantim te një lenteje intraokulare. Nëse nuk përdoret një implant, rehabilitimi
vizual është prapë i mundur, me lente kontakti ose syze te trasha (afaki). Nëse merret parasysh
kirurgjia e kataraktës, është e rëndësishme te qenit te sigurt se humbja e pamjes shpjegohet
plotësisht ose dukshëm nga katarakta, nëse ekzistojnë sëmundje te tjera okulare, si glaukoma,
degjenerimi makular, ose retinopatia diabetike. Vlerësimi i ndikimit të kataraktës ne pamje është më
i vështire me bashkekzistencën e patologjive te tjera okulare. Disa here, kirurgjia e kataraktës bëhet
për te lehtësuar diagnostikimin ose trajtimin e sëmundjeve të tjera okulare.
INFORMACION BAZË

Kjo rubrikë paraqet një vështrim të përgjithshëm të kristalinit, si dhe të kataraktës dhe te
simptomave te saj.

KRISTALINI
Kristalini fokuson një imazh te qartë në retine. Kristalini varet nga zonula filamentoze te holla nga
trupi ciliar, midis irisit, nga përpara dhe lëngut vitreal, nga mbrapa. Tkurrja e muskulit ciliar lejon te
fokusohet kristalini. Kristalini është i rrethuar nga një kapsulë prej membrane bazale, e tejdukshme,
elastike. Kapsula rrethon korteksin dhe nukleusin (bërthamën) e kristalinit, si dhe një shtrese të
vetme anteriore epiteli kuboid. Kristalini nuk ka inervim, as furnizim me gjak. Ushqyerja vjen nga
lëngu ujor dhe vitrozi.

Kristalini normal vazhdon te rritet gjatë jetës. Qelizat epiteliale vazhdojnë te prodhojnë fibra të reja
te korteksit te lentës, duke dhënë një rritje te ngadalshme në përmasa, peshë dhe densitet gjatë
viteve. Lentja normale përbëhet nga proteina në 35 % te saj. Përqindja e proteinave te patretshme
rritet, nëse rritet mosha e lentes dhe zhvillohet katarakta.

KATARAKTA
Kataraktë quhet çdo patejdukshmëri ose zbehje e kristalinit, sido që të jetë një opacifikim: i vogël, i
lokalizuar ose humbje e plotë e tejdukshmërisë. Klinikisht, termi katarakt zakonisht rezervohet për
opacitete që ndikojnë në mprehtësinë e pamjes, sepse shumë kristalina normale kanë
patejdukshmëri te vogla, te parëndësishme për pamjen.

Një katarakt përshkruhet ne varësi te zonës së lentës së prekur nga pa- tejdukshmëria. Këto zona te
opacitetit mund të jene subkapsulare, kortikale ose nukleare dhe mund të lokalizohen anteriorisht
ose posteriorisht. Përveç turbullimit te nukleusit ose të korteksit, mund te ketë një ndryshim në te
verdhë ose bojëqelibar të ngjyrës së kristalinit. Një katarakt mund te përshkruhet ne bazë të stadit te
saj te zhvillimit. Një katarakt me një korteks ende të pastër është e papjekur (imaturae). Një katarakt
e pjekur (maturae) (Figura 3.9 ), ka një korteks plotësisht te turbullt.

Shkaku me i shpeshtë i kataraktës është ndryshimi i lidhur me moshën. Në faktorë te tjerë shkaktarë
përfshihen trauma, inflamacioni, defekte metabolike dhe te ushqyerjes dhe efekti i
kortikosteroidëve. Kataraktet mund të zhvillohen shumë ngadalë, gjatë viteve, ose mund të
përparojnë shpejt, ne varësi te shkakut dhe te llojit të kataraktës.
SIMPTOMAT E KATARAKTËS
Pacientët, fillimisht, mund të venë re paqartësi te imazhit, se kristalini humbet aftësinë e saj Për të
dalluar objekte te veçanta që ndodhen në afërsi te njëra tjetrës. Pacientët, fillimisht vënë re
çrregullime të ti parit, pastaj një ulje dhe në fund pamundësi Për te pare. Shkalla e paaftësisë vizuale,
të shkaktuar nga katarakta, varet nga përmasat dhe lokalizimi i opacitetit. Opacitete aksiale që
prekin nukleusin ose zonat qendrore subkapsulare shkaktojnë humbje te pamjes me gjymtuesese
sesa opacitet periferike.

Pacientët me sklerozë nukleare mund të zhvillojnë rritje të miopisë lentikulare (p.sh. duke ju
referuar lentës së kristalinit), për shkak te rritjes se fuqisë përthyese të nukleusit më te dendur. Kur
përmasat e kataraktës rriten, pacientët bëhen më miopikë në mënyre progresive.

Pacientët mund të kuptojnë lexojnë pa syzet, të cilat me pare i kishin te nevojshme, ky fenomen
shpesh quhet pamje e dytë. Pacientët mund të vërejnë imazh te dyfishte (diplopi monokulare) ose
imazhe të shumëfishta, për shkak të refrakcionit jo te rregullt brenda ne kristalin. Ata shpesh
ankohen për vezullim ("starbursts") rreth dritave dhe vështirësi në ngarjen e makinës natën. Me
zverdhjen e nukleusit të kristalinit, objektet duken me kafe ose me te verdha dhe dallimi i ngjyrave
është me i vështirë. Pacientet me katarakt subkapsular posterior (Figura 3.10) mund të vërejnë një
ulje relativisht te shpejte të pamjes, me shkëlqim (glare), si dhe turbullim dhe shtrembërim të
imazhit. Në ndryshim nga katarakta nukleare (Figura 3.11), kataraktat subkapsulare posteriore
shpesh prekin pamjen Për afër. Kjo lloj katarakte mund të shoqërohet me shkaqe metabolike, si
diabeti melitus ose përdorimi i kortikosteroidëve.

Si përfundim, çdo katarakt çon në dëmtim te përgjithshëm të pamjes. Shkalla e paaftësisë për të
parë mund të ndryshojë në varësi te ndriçimit dhe ushtrimeve qe pacienti nevojitet të bëjë.

Fig 3.9 Katarakta e pjekur (maturae). Një kataraktë quhet e pjekur (maturae) kur kristalini është
plotësisht i opacifikuar. Nuk shihet refleksi i kuq; pupila duket e bardhë. Në këtë figure kunjat radiale
reflektojnë ndryshimet në dendësi të fibrave, të vendosura radialisht, në shtresat kortikale të
kristalinit. Drita, që arrin në retinë, është plotësisht e difuzuar dhe do të lejojë perceptimin e dritës,
por jo formën.
KUR DUHET TË KRYHET EKZAMINIMI

Për një pacient me ulje te pamjes nevojitet një ekzaminim i plotë, Për të përcaktuar shkakun e uljes
se pamjes. Vlerësimi i rëndësisë së një katarakte për pamjen përfshin vlerësimin retinal dhe të nervit
optik, për te zbuluar sëmundje bashkekzistuese, që gjithashtu mund te ndikojnë, në mprehtësinë e
pamjes. Kur një pacient raporton vështirësi me punën afër ose metamorfopsi (p.sh. një shformim i
valëzuar i pamjes qendrore ), i kushtohet një vëmendje e veçantë makules. Në prani te sëmundjeve
bashkekzistuese, mjeku okulist mund të kërkojë teste speciale Për të përcaktuar me mire, ndikimin e
kataraktës në uljen e mprehtësisë se pamjes. Nëse kristalini ka katarakt të dendur, oftalmoskopi nuk
siguron një pamje të fundusit mes përmes turbullimeve. Në këtë situate, patologjitë retinale dhe të
nervit optik nuk mund të vlerësohen siç duhet. P.sh., nëse pacienti ka retinopati diabetike ne syrin
tjetër, ka një risk te rritur qe një pjese e humbjes se pamjes në syrin me katarakt, te jetë e lidhur me
retinopatinë diabetike. Heqja e kataraktës do të lejojë vlerësimin dhe trajtimin e mundshëm te
patologjisë retinale. Pacienti duhet të kuptojë rezultatin e pritshëm të kirurgjisë ne lidhje me
pamjen.

Fig. 2. Katarakta subkapsulare posteriore


SI TË EKZAMINOJMË

Përveç marrjes së një anamneze te saktë të uljes se pamjes, metodat ekzaminuese të mëposhtme
ndihmojnë, veçanërisht, Për të përcaktuar se kur humbja e pamjes i atribuohet kataraktit, disa
shkaqeve të tjera, apo një kombinimi shkaqesh:

• Mprehtësia e pamjes. Hapi i parë në vlerësimin e çdo uljeje të pamjes është matja e mprehtësisë
se pamjes. Referohu Kapitullit I Për detaje.

• Reagimi papilar. Një katarakt, dhe kur është i përparuar, nuk mund të shkaktoje një defekt pupilar
aferent relativ.

Oftalmoskopia. Shikimi i ekzaminuesit ne syrin e pacientit duhet te jetë afërsisht i njëjte me shikimin
e pacientit me katarakt, pra katarakta duhet të ndikoje shikimin e mjekut brenda në sy nëpërmjet
oftalmoskopit direkt, afërsisht po aq sa pamjen e pacientit jashtë syrit.

Fig.3. Katarakta nukleare sklerotike


SI TË INTERPRETOJMË REZULTATET

Një katarakt i hershëm nuk është i dukshëm me sy të lire. Nëse katarakti bëhet shumë i dendur, ai
mund të paraqitet si një pupilë e bardhë ose leukokoria. Kristalini mund të vlerësohet me
oftalmoskop duke përdorur lente +. Opacifikimi i kristalinit me një katarakt te pjesshëm do te duket i
zi në refleksin e kuq të fundusit. Përgjithësisht, sa më e dendur katarakta, aq më i dobët refleksi i
kuq, dhe aq më e ulët mprehtësia e pamjes. Përveç oftalmoskopisë, një oftalmolog duhet të bëjë
sistematikisht një ekzaminim në biomikroskop, që lejon një pamje stereoskopike, te zmadhuar të
kristalinit dhe strukturave të tjera të segmentit anterior. Një ekzaminim fundoskopik është i
nevojshëm për të vlerësuar makulën dhe nervin optik, Për sëmundje që mund të kontribuojnë ne
humbjen e pamjes.

TRAJTIMI OSE REKOMANDIMI

Është e rëndësishme të mos përcaktohet se humbja e pamjes vjen nga katarakta, përpara sigurimit,
se shkaqe te tjera më serioze te humbjes së pamjes, nuk janë anashkaluar. Vendimi për te referuar
një pacient me katarakt, duhet te bazohet te fakti, nëse katarakta e pengon pacientin të bëjë atë qe
ai ose ajo dëshiron te bëjë. Një katarakt mund te ndikojë në aktivitetin e përditshëm te jetës se
pacientit, duke kufizuar aftësinë e tij Për të ngarë makinën në mënyrë te sigurt, të lexoje, te merret
me sport ose preferenca te tjera. Pacientet me humbje të pamjes nga katarakta, te të cilët kjo
ndikon negativisht ne jetën e përditshme, mund të përfitojnë nga një procedure kirurgjikale e heqjes
së kataraktës, me implantim te lentës intraokulare. Një studim prospektiv tregoi se, ekstraksioni i
kataraktës është shoqëruar me rënie 50% te aksidenteve me mjete motorike. Humbja kronike e
pamjes, e pakorrigjuar, në pacientë të moshuar në qendrat e kujdesit është shoqëruar me rritje te
riskut te rrëzimeve dhe dëmtimeve nga rrëzimi. Studimi i Framinghamit gjen një rritje të riskut relativ
te frakturave te legenit, me përkeqësim të moderuar (6/ 10 + - 2/10+ ose 20/30 - 20/80) dhe te rëndë
(20/100 ose më keq ) te pamjes gjatë 10 viteve, respektivisht me 1,54 dhe 2,17. Madje, dhe humbja
e moderuar e pamjes vetëm ne një sy, ishte shoqëruar me një rritje të riskut me 1,94, që tregon rolin
e pamjes së mire stereoskopike në parandalimin e rrëzimeve dhe frakturave. Pas kirurgjisë së heqjes
se kataraktës shumë paciente kanë nevojë për një procedurë kirurgjikale laseri, me anën e së cilës
hapet kapsula posteriore e opacifikuar. Kjo ka çuar në një keq konceptim te njerëzit, se një katarakt
mund te hiqet aktualisht me laser. Kirurgu operator duhet te ekzaminojë, para operacionit, të gjithë
pacientet qe parashikon t'i nënshtrohen kirurgjisë së kataraktës. Është i domosdoshëm një diskutim
me kirurgun për rreziqet, përfitimet dhe alternativat e kirurgjisë, si dhe planifikimin për kujdesin
postoperator.

You might also like