UNESCO

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

United Nations Educational, Scientific and Cultural

Organization (UNESCO) e përkëthyer si ( Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e


Kombeve të Bashkuara) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16
nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribojë per paqen dhe sigurine në Botë
duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Mëtutjeshëm
kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto
themelore të shpallura në kartën e OKB-së . Ë shtë trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për
Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.
UNESKO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë antarë të tjera (mysafirë) . Organizata është me seli
në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë
botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë
vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare. UNESKO ndjek objektivat e saj nëpërmjet 5 programeve
të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe
informacioni. Projekte të sponsorizuar nga UNESKO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të
trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore; promovimin e pavarur të medias
dhe lirinë e shtypit; projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e
bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia
natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për
të lidhur gjithë botën dixhitalisht.
Shqipëria është anëtare e UNESCO-s që nga viti 1958 dhe ka disa trashëgimi që janë të mbrojtura prej
saj, si: Butrinti, Gjirokastra, Berati  dhe Isopolifonia.Që nga viti 2008, Shqipëria ka përfituar nga
programet e UNESCO-s mbi rreth 335,500 dollarë.  Butrinti është shpallur Monument Kulture në vitin
1948, ndërsa është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga
viti 1992. Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
në vitin 2005, ndërsa Berati i është bashkuar kësaj liste në vitin 2008, gjatë Sesionit të Kebekut të
Komitetit të Trashëgimisë Botërore.Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jomateriale të botës,
midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-
polifoninë shqiptare të jugut.Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”
(Kujtesa e botës).Së fundi (tetor 2014) UNESCO u dha një status të veçantë mbrojtjeje hapësirave
përreth liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Në këtë mënyrë për këtë zonë do të ketë më shumë mbrojtje
nga dëmtimet falë statusit “rezerva ndërkufitare” që mori nga UNESCO. Por janë edhe disa site të tjera
arkeologjike të cilat qëndrojnë ende në listën e pritjes së UNESCO-s, siç janë Varret e Selcës së
Poshtme (1996), Amfiteatri i Durrësit (1996) dhe qyteti antik i Apollonisë (2014

You might also like