Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

III.

ÇELIKU, VETITË DHE PËRFITIMI

Çeliku është lidhje e hekurit e cila përmban deri 2,14% karbon, ku karboni është i
lidhur në komponim kimik – çementit (Fe 3C). Ka përdorim të gjërë dhe është metal i
pazëvendësueshëm në shumë degë të industrisë e sidomos në makineri. Ka veti të
larta fizike-mekanike, teknologjike dhe industriale.

Përveç karbonit në çelik ka edhe disa elemente që ndikojnë dukshëm në vetitë e


çelikut. Këta elemente mund të ndahen në: elemente të përhershme, elemente lidhëse,
elemente të fshehura dhe elemente rasti ose lokale.

Elementet e përhershme janë ato që gjenden në xehet e hekurit ose në lëndët e


para të tjera që përdoren gjatë përfitimit të çelikut. Në këtë grup bëjnë pjesë: silici,
mangani, squfuri dhe fosfori. Mangani dhe silici janë elemente të dobishme, ndërsa
sqaufuri dhe fosfori janë elemente të dëmshme dhe të padëshirueshme në çelik.

Elementet lidhëse janë elemente që i shtohen çelikut me qëllim përmisimi të


vetive mekanike, teknologjike, fizike dhe kimike. Në elemente lidhëse bëjnë pjesë:
kromi, molibdeni, nikeli, volframi, vanadiumi, etj. Çeliku i cili në vete përmban elemente
lidhëse quhet çelik i lidhur.

Elementet e fshehura janë gjithashtu elemente të përhershme, po përbërja e tyre


në çelik është shumë e vogël. Në këto elemente bëjnë pjesë: oksigjeni, hidrogjeni dhe
azoti.

Elementet e rastit ose lokale janë ato elemente që hyjnë në çelik nga xehet e
vendeve të ndryshme ose që lajmërohen në procese të veçanta teknologjike të
prodhimit. Në këto elemente bëjnë pjesë: arseni, bakri, etj.

.3.1. Përfitimi i çelikut

Çeliku prodhohet me përpunimin e hekurit të bardhë të papërpunuar dhe


mbeturinave të çelikut. Për të fituar çelikun nga hekuri i bardhë i papërpunuar është e
nevojshme që përqindja e elementeve të dobishme siç janë: karboni, mangani dhe silici
të zvogëlohet në vlera përkatëse (më pak se 2,13% C, 0,8% Mn dhe 0,6% Si) ndërsa e
elementeve të dëmshme (squfuri dhe fosfori) të zvogëlohet në vlerën më të vogël të
mundshme.

Zvogëlimi dhe mënjanimi i elementeve gjatë përfitimit të çelikut nga hekuri i


bardhë i papërpunuar bëhet përmes procesit të oksidimit. Elementet oksidohen në
temperatura të larta, kur lidhja është në gjendje të lëngët. Oksidimi bëhet me ajër, oksid
hekuri ose në kohët e fundit përdoret oksigjeni i pastër.

Oksidimi i manganit dhe dhe silicit nuk kryhet drejtpërdrejt, por përmes oksidit të
hekurit, sipas formës:

Mn+FeO MnO+Fe

Si+2FeO SiO2+2Fe

Fosfori oksidohet dhe lidhet me oksidin e kalciumit që gjendet në mbështjellësin


e furrës, e pastaj kalon në zgjyrë.

Ndarja e squfurit bëhet sipas reaksionit:

FeS+CaO CaS+FeO

Gjatë oksidimit të elementeve, gjithashtu oksidohet edhe një sasi hekuri. Oksidi i
hekurit nuk kalon në zgjyrë, por mbetet i tretur në çelik. Oksidi i hekurit ndikon
negativisht në vetitë e çelikut, prandaj prania e tij në çelik nuk lejohet.

Oksidi i hekurit mënjanohet përmes procesit të dezoksidimit. Dezoksidimi bëhet


me ferromangan, ferrosilic dhe alumin. Dezoksidimi me mangan zhvillohet sipas
reaksionit:

FeO+Mn MnO+Fe

Nga kjo shohim se proceset kryesore gjatë përfitimit të çelikut janë oksidimi i
elementeve dhe dezoksidimi i oksideve. Këto procese zhvillohen në mbështjellësin
bazik ose mbështjellësin acidik të furrës. Mbështjellësi bazik është i punuar prej
dollomiti ose magneziti dhe bën të mundshme mënjanimin e fosforit dhe squfurit nga
çeliku. Mbështjellësi acidik është i punuar prej tullave silikate dhe plotësisht
pamundëson mënjanimin e fosforit dhe squfurit nga çeliku.

Gjatë procesit të dezoksidimit bëhet karbonizimi i çelikut, që d.m.th. bëhet shtimi


dhe rregullimi i sasisë së karbonit, sepse ai në masë të konsiderueshme digjet gjatë
procesit të oksidimit.

Në përfundim të procesit të përfitimit të çelikut shtohen edhe elementet lidhëse.

Ekzistojnë disa metoda të përfitimit të çelikut, të cilat zhvillohen në furra të


ndryshme, por te të gjitha këto bëhet osidimi i elementeve dhe dezoksisimi i oksidit të
hekurit. Metodat më të njohura të përfitimit të çelikut janë: metoda e Besemerit,
Tomasit, Simens – Martinit, e konvertorit me oksidim me oksigjen të pastër (konvertori
LD), furrës elektrike, etj.

Me metodat e Besemerit, Tomasit, Simens – Martinit dhe të konvertorit LD


prodhohen çeliqet për përdorim të gjërë, ndërsa çeliqet e cilësisë së lartë dhe çeliqet e
lidhura prodhohen në furra elektrike.

3.1.1 Përfitimi i çelikut në konvertorë

Në konvertorët Besemer, Tomas, LD, çeliku përfitohet nga giza e lëngët, duke
zvogluar përqindjen e karbonit nga oksigjeni i ajrit ose oksigjeni i pastër pa përdorur
lëndë djegëse. Nxehtësia e nevojshme për prodhimin e çelikut sigurohet nga reaksionet
ekzotermike të oksidimit të elementeve që përmban giza, si : C, Si, Mn.

Konvertori Besemer ka formë dardhe të paisur në fundin e tij me ajër fryrës. Të


njejtën formë e ka edhe konvertori Tomas (fig.12).
Fig.12 Skema e mbushjes, punës dhe zbrazjes së një konvertori për përfitimin e çelikut

Oksigjeni i ajrit futet prej së poshtmi me presion dhe përshkon gizën e lëngët në
konvertor në temperaturë rreth 1300°C, djeg karbonin dhe elementet tjerë (Si, Mn).
Reaksionet e oksidimit çlirojnë sasi të madhe të nxehtësisë, duke bërë që temperatura
e banjos të rritet 1600-1650°C. Kjo mjafton për zhvillimin deri në fund të proqesit të
prodhimit të çelikut, që zgjatë 15-20 min. Siç shihet giza në proqesin Besemer duhet të
përmbajë sasi të madhe të Si dhe Mn, sepse djegia e këtyre elementeve është burim
nxehtësie, kurse përmbajtja e squfurit dhe e fosforit duhet të jetë minimale, sepse ato
nuk veçohen gjatë proqesit. Konvertori i Besemerit është i mveshur nga brenda me
material zjarrdurues me bazë siliciumi (SiO2).
Ndërsa për prodhimin e çelikut nga
giza me përqindje të lartë të fosforit (1,5% e
më shum) përdoret konvertori Tomas.
Ndërtimi i tij dhe parimi i punës është i
njejtë me të Besemerit dhe ndryshon vetëm
nga veshja e brendshme e tij sepse bëhet
me tulla magnezite (MgO). Çeliqet e
përfituar në konvertorët Besemer dhe
Tomas janë poroz për shkak të përmbajtjes
së gazeve, veçanërisht të azotit. Gjithashtu
përbërja kimike e çelikut nuk mund të
rregullohet për shkak të kohës shumë të
shkurtër dhe nuk mund të prodhohen çeliqe
të lidhura, sepse ndodhë djegia e
elementeve. Këto janë të metat e këtyre
konvertorëve. Kështu sot përdorim të gjërë
kanë gjetur konvertorët LD.

Fig.13 Ndërtimi i brendshëm i


konvertorit

Konvertori LD (Linz-Donawitz)*

Prodhimi i çelikut me proqesin LD është gadi i njejtë me proqesin Besemer dhe


Tomas. Edhe këtu përdoret konvertori me trajtë të përafërt. Ndryshimi është se nuk futet
ajër nga posht por oksigjen nga lart nëpërmjet një fryrësi, që vendoset mbi nivelin e
banjës së gizës së shkrirë. Kjo bënë që të mënjanohet efekti i dëmshëm i azotit në
banjën e lëngët. Si rrjedhim, mund të prodhohet çelik edhe nga giza me përmbajtje të
ulët të elementeve P, Si, etj. Në këtë konvertorë mund të shkrihen edhe rikuperot
(mbetjet metalike), gjë që ka rëndësi të madhe ekonomike.
Me këtë proqes përfitohen çeliqe të ndryshme me përmbajtje të caktuara të
elementeve, si: çeliqe me pak karbon, me shum karbon, pak të lidhura ose shum të
lidhura, të cilësisë së lartë, etj.

Prodhimtaria në konvertorin LD është rreth 10 herë më e madhe se në


konvertorët Besemer dhe Tomas.

Fig.14 Proqesi i punës në konvertorin LD

Fig.15 Proqesi i punës në konvertorin AOD (Argon Oxygen Decarburation)


Fig.16 Një repart për përfitimin e çelikut në konvertorë 100t
3.1.2 Furra e Simens-Martinit për përfitimin e çelikut

Përfitimi i çelikut në furrat e Simens-Martinit ka rëndësi të posaqme sepse në to


mund të përpunojmë sasi të dukshme të çeliqeve shkart edhe deri në 80% të
kapacitetit.

Xehja e përgaditur dhe hekuri i vjetër vendosen në paisjen për mbushje e cila e
shtyn në furrë. Furra ka dy komora për djegie të cilat punojnë me rend: derisa nëpër
njërën sillet lënda djegëse (gazi, vaji për djegie, mazuti) dhe ajri i nxehtë, nëpër
nxemësin tjetër dalin gazrat e djegur të cilët barten në komore për të nxe ajrin dhe
muret e komoreve. Pas pak ndërrohet kahja e rrymimit dhe vazhdon proqesi i njejtë
(fig.17).

Me këtë metodë prodhohen çeliqe jo aq kualitative. Çeliqet e cilësisë së lartë


karbonike dhe të lidhur prodhohen në furra elektrike.

Fig.17 Furra e Simens-Martinit


3.1.3 Furra elektrike për prodhimin e çelikut

Agregatet më të përsosura për prodhimin e çelikut janë furrat elektrike, ku


energjia elektrike shndërrohet në nxehtësi, që është e nevojshme për shkrirjen e çelikut.
Përparësitë e prodhimit në këto furra janë:

1. Përgaditja e furrës është shum e thjesht.


2. Mungesa e flakës oksiduese dhe hyrja e pakt e ajrit jep mundësi që në furrë
të krijohet atmosferë asnjanëse ose redukuese, bëhet dezoksidimi i mirë i
çelikut dhe zgjyrës.
3. Mund të arrihen temperatura të larta (mbi 2000°C), gjë që jep mundësi të
prodhohet çdo lloj çeliku i lidhur me përmbajtje të lartë të elementeve lidhëse,
si: Cr, Ni, V, Ti, W, Mo, etj. Gjithashtu këtu është i mundur rregullimi i
temperaturës.
4. Mund të përdoren materiale me përmbajtje të lartë përzierjesh të dëmshme
(S,P), sepse ato menjanohen nga zgjyra.
5. Humbjet e metalit janë të vogla, etj. E metë e këtyre furrave është kostoja e
lartë nga hargjimi i madh i energjisë elektrike.

Fig. 18 Furra e lartë elektrike bashkohore (200 t)


Fig.19 Elektrofurra 1-mbushja e furrës me hekur të vjetër dhe xehe të hekurit, 2-shkrirja, 3-
largimi i troskës, 4-derdhja e çelikut

You might also like