Hekuri

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

2.1.

Nocioni dhe ndarja e hekurit

Hekuri është një nga metalet më të njohura që përdoret. Në koren e tokës është
e pranishme rreth 4,5% por jo si elementare , por në xehet e tyre. Në natyrë ka pak
hekur kimikisht të pastër; e tillë është hekuri meteorik, i cili ka ardhur në tokë nga
shkatërrimi i meteorëve. Pesha specifike e hekurit kimikisht të pastër është 77000 N/m 3,
ndërsa pika e shkrirjes është 1528 oC. Hekuri i tillë ka ngurtësi dhe fortësi të vogël,
prandaj praktikisht nuk është i përdorshëm. Përveç kësaj, prodhimi i hekurit kimikisht të
pastër ka kosto të lartë. Në furrat e Simens-Martinit mund të fitohet i ashtuquajturi
hekuri i pastër teknik i tipit “armko” (i cili përmban rreth 0,1% papastërti), i cili gjen
përdorim në elektroindustri.

Hekuri i cili përdoret në teknikë, i ashtuquajtur hekuri teknik, nuk është kimikisht i
pastër, por është legurë e elementit hekur me karbon dhe elementeve tjera, siç janë:
silici, mangani, sulfuri, fosfori, nikli, kromi, molibdeni, volframi, vanadi, kobalti, etj.
Karboni, mangani, silici, sulfuri dhe fosfori janë primesa të mbetura nga procesi
prodhues. Këta primese i ndajmë në të dobishëm dhe të dëmshëm. Të dobishëm janë
karboni, mangani dhe silici – ndikojnë pozitivisht në vetitë mekanike të hekurit. Të
dëmshëm janë sulfuri dhe fosfori – e bëjnë hekurin joelastik dhe të thyeshëm. Primeset
tjera hekurit ju shtohen me qëllim që të përmisojnë disa veti.

Karboni ka ndikim më të madh mbi hekurin. Mundet të gjindet në hekur kimikisht i


lidhur në formë të karbid hekurit (Fe 3C) ose në gjendje të lirë, në formë të fletave të
grafitit.

Sipas përqindjes të karbonit, hekurin teknik e ndajmë në dy grupe të


rëndësishme:

 Hekur i derdhur, që përmban 2.5 – 6% C


 Çelik, që përmban 0,05 – 1,7% C

Hekuri që ka prej 1,7 – 2,5% C në praktikë nuk përdoret sepse nuk ka veti të
mira.
Hekuri teknik fitohet me përpunim të të ashtuquajturës hekur si lëndë e parë, i cili
fitohet me shkrirjen e xeheve të hekurit.

Xehet e hekurit

Hekuri lehtë lidhet me elemente tjera, ashtu që në natyrë ka xehe të ndryshme të


hekurit. Sipas përmbajtjes të metalit në lloje të ndryshme të xeheve, xehet e hekurit i
ndajmë në të pasur dhe të varfër. Të pasur janë ato që në vete përmbajnë më shumë
se 30% metal të pastër, ndërsa të varfër – më pak se 20% metal të pastër. Sipas
përbërjes kimike, xehet e hekurit ndahen në:

 okside (magnetit, hematit, limonit);


 sulfide (pirit);
 karbonate (siderit);
 silikate (shamazit).

Përgatitja e xehes për shkrirje

Xehet e hekurit zakonisht nuk mund të përdoren për shkrirje në furrënalta ose
elektrofurra në gjendje siç janë nxjerrë nga toka. Në xehet e hekurit, përveç
komponimeve të hekurit, ka edhe komponime të tjera dhe papastërti. Gjithashtu xehja
nga minierat nxirret me madhësi të ndryshme. Nëse në furrë ka më shumë se 10%
xehe në formë të pluhurit, mund të pengon kalimin e gazeve dhe të shkakton eksplodim.
Prandaj është e nevojshme që xehja të përgatitet më herët, ashtuqë në furrë të përdoret
xehe e pastruar nga primeset dhe papastërtitë, si dhe copa me madhësi të caktuar.

Përgatitja e xehes së hekurit për shkrirje përfshin këta metoda:

a) bluarje, briketim dhe aglomerim,


b) pastrimi,
c) pjekja (nxehja)

a) Copat e mëdha bluhen, ndërsa të voglat briketohen ose aglomerohen në copa


më të mëdha. Copat e xehes bluhen zakonisht në madhësi të grushtit të dorës, në
makina special për bluarje.
Gjatë briketimit xehja në formë të pluhurit ose copa të vogla presohen me ose pa
mjete për lidhje.

Gjatë aglomerimit xehja në formë të pluhurit ose grimca të vogla nxehen deri sa
të fillon shkrirja (sinterimi), copëzat e xehes ngjiten dhe shtypen në copa më të mëdha.

b) Pastrimi i xehes bëhet me qëllim që nga ajo të ndahet dheu, copa që nuk
përmbajnë xehe dhe papastërti tjera. Në këtë mënyrë rritet përqindja e hekurit të pastër
në xehe me çka kursehet në transport dhe në karburant për repart të furrës. Dallojmë
pastrim mekanik, ku xehja pastrohet me vrushkul të ujit, dhe pastrim magnetik, ku xehja
e imtësuar lëshohet nëpër një elektromagnet të fuqishëm, i cili i tërheq copat e hekurit.

c) Pjekja (nxehja) – Hekuri më lehtë lirohet nga xehet okside, prandaj edhe xehet
tjera të hekurit (karbonate dhe sulfate) me pjekje (nxehje) shndërrohen në xehe okside.
Gjatë kësaj zvoglohet sasia e ujit, lirohet dioksid karboni (CO 2) dhe largohet sulfuri (në
formë të SO2) nëse ka në xehe.

You might also like