Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

SHKOLLA E MESME E BASHKUAR MBRAKULL

TREMUJORI I PARË SHTATOR-DHJETOR


TESTIM PËRMBLEDHËS 1
A
LENDA: FIZIKË KLASA: X DATA: KOHA: 60 MIN
EMRI: MBIEMRI: TEZA 3

1. Një copë akulli ka përmasat si vijon

Masa e saj është 450 g. Llogarisni:


a) Vëllimin e saj. b) Dendësinë e saj. 18 cm

16 cm
29 cm

2. Në një garë me kronometër dy çiklistë nisen në largësi 122 s njëri nga tjetëri, por mbërrijnë në finish së
bashku duke përshkuar 50km. Çiklisti më i shpejtë udhëton me një shpejtësi mesatare 40km/h.
a) Sa kohë i është dashur çiklistit më të shpejtë që të mbërrijë në finish?
b) Cila është shpejtësia mesatare e çiklistit më të ngadaltë?

3. Interpretoni grafikun e mëposhtëm.

F
B C E
A D
0 t

4. a) Në grafik paraqitet shejtësia e një motoçiklete që kalon para një semafori (t=0s) me shpejtësi 15 m/s,
pastaj përshpejtohet njëtrajtësisht për 12 s. Llogaritni largësinë që përshkon nëpërmjet sipërfaqes së figurës.

V(m/s) b) Një vapor lëviz 100 metra në drejtim të


jugut, pastaj pa pritur shoferi kthehet në
25 drejtim pingul nga ai fillestari. Gjeni vektorin
rezultant nëse levizja e dytë është 67 metra, si
dhe paraqiteni skematikishtë atë.

15

0 12 t(s)

5. Interpretoni grafikun (varësia shpejtësi-kohë).


V(m/s)

D
C
B E
A

0 t(s)

6. Makinistit të trenit i thonë që në shina kanjë pengesë dhe se duhet të ndalojë para se të arrijë. Kur fillon të
frenojë, makinisti shikon kilometrazhin dhe lexon shpejtësinë 140 km/h. Ngadalësimi është konstant dhe
treni u ndal para pengesës pas 65 s.
a) Më çfarë nxitimi ka lëvizur treni në ato 65s?
b) Në çlargësi ndodhet pengesa?
7. Një makinë niset nga prehja me nxitim konstant prej 2m/s2.
a) Llogarisni shpejtësinë e makinës pas 10s. b) Llogarisni largësinë e përshkuar nga makina. c) Llogarisni
kohën që i nevojitet makinës për të mbërritur shpejtësinë 24m/s.
8. Një top tenisi bie nga një tarracë e lartë 78,4m, mbërrin në tokë dhe kërcen me shpejtësi 29,4 m/s.
Llogaritni:
a) Kohën e rënies.
b) Me çfarë shpejtësie arrin në dysheme?
c) Në çfarë lartësie arrin pas kërcimit?
9. Një rrotullame e Luna Park bën 6 rrotullime në minutë. Një djalë ulet 2m larg nga qëndra e rrotullimit, një
shoqe e tij ulet 3m larg nga kjo qendër.
a) Llogarisni shpejtësinë këndore të rrotullames.
b) Llogarisni nxitimet qëndërsynuese të të dy fëmijve dhe krahasojini ata.
10. Një disk bën 300 rrotullime në minutë. Shqyrtoni një pikë të çfarëdoshme të diskut.
a) Gjeni periodën e rrotullimit të saj
b) Llogaritni shpejtësinë këndore.

*Shënim: Çdo pyetje vlerësohet me 3 pikë.


Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

SUKSESE!

You might also like