Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 18

Trajtimi i ujit

Stanley - Environmental Chemistry (përkthyer)

Ardit Qerimi 
08.03.2020
Përmbajtja

1. Trajtimi i ujërave dhe përdorimi i ujit......................................................................................1


2. Trajtimi i ujit komunal.............................................................................................................1
3. Trajtimi i ujit për përdorim industrial.......................................................................................2
4. Trajtimi i ujërave të zeza..........................................................................................................3
4.1 Trajtimi primar i ujërave të zeza.......................................................................................3
4.2 Trajtimi sekondar i ujërave të zeza me procese biologjike...............................................4
4.3 Bioreaktorët membranor...................................................................................................6
4.4 Trajtimi terciar i ujërave të zeza.......................................................................................6
4.5 Trajtimi fiziko-kimik i ujërave të zeza komunale.............................................................6
5. Trajtimi industrial i ujërave të zeza..........................................................................................7
6. Largimi i substancave të ngurta................................................................................................8
7. Flotimi i ajrit të tretur...............................................................................................................9
7.1 Proceset e filtrimit me membranë.....................................................................................9
8. Largimi i kalciumit dhe metaleve të tjera...............................................................................10
8.1 Largimi i hekurit dhe manganit.......................................................................................13
1. Trajtimi i ujërave dhe përdorimi i ujit

Trajtimi i ujit mund të ndahet në tri kategori të mëdha:


 Trajtimi i ujit për përdorim shtëpiak
 Trajtimi për aplikimi industriale të specializuara
 Trajtimi i ujërave të zeza për të bërë ujin të pranueshëm për shkarkim ose ripërdorim
Lloji dhe shkalla e trajtimit varen fuqimisht në burimin dhe qëllimin e përdorimit të ujit. Uji për
përdorim shtëpiak duhet të dezinfektohet tërësisht për të eleminuar mikroorganizmat që
shkaktojnë sëmundje, por mund të përmbajnë nivele të dukshme të kalciumit dhe magnezit të
tretur (fortësia). Uji që do të përdoret në bojlerë mund të përmbajë bakterie por duhet të jetë
mjaft i butë për të parandaluar formimin e gurëzve. Ujërat e zeza që shkarkohen në lumenj të
mëdhenj mund të kërkojnë trajtim më pak rigoroz se sa uji për t'u ripërdorur në një mjedis të
thatë. Me rritjen e kërkesës botërorë për burime ujore, duhet të përdoren mjete më të sofistikuara
dhe më të shtrejta për trajtimin e ujit.
Shumica e proceseve fizike dhe kimike që përdoren për të trajtuar ujin përfshijnë fenomen të
njëjtë pavarësisht aplikimit të tyre te tri kategoritë e trajtimit të ujit të listuara më lartë. Prandaj
pas prezentimeve për trajtimin e ujit për përdorim komunal, industrial dhe shtëpiak secili proces i
madh i trajtimit diskutohet kur aplikohet në të gjitha këto aplikime.

2. Trajtimi i ujit komunal

Fabrika moderne e trajtimit të ujit quhet shpesh për të kryer mrekulli me ujin që ushqehet me të.
Uji i pastër, i sigurt madje edhe i shijshëm që vjen nga një rubinet mund të ketë filluar si një lëng
i errët i pompuar nga një lumë i ndotur me baltë dhe me bakterie. Ose, burimi i tij mund të ketë
qenë ujë i mirë, shumë i fortë për përdorim shtëpiak dhe mund të ketë përmbajtur nivele të larta
të hekurit dhe të manganit të tretur. Puna e punëtorit të fabrikës së trajtimit të ujit është për të
bërë të sigurt që produkti i fabrikës së ujit nuk përmban substanca të rrezikshme te konsumatori.
Në figurën 1 tregohet diagrami skematik i një fabrikë të trajtimit të ujit komunal. Kjo strukturë e
veçantë trajton ujin i cili përmban nivele në tepricë të fortësisë dhe nivele të larta të hekurit. Uji i
papërpunuar së pari nga pusi shkon në aerator (ajrues). Kontakti i ujit me ajrin i largon
substancat volatile si sulfura e hidrogjenit, dioksidi i karbonit, metani, dhe substancat e
avullueshme që përmbajnë aromë si tiol metani (CH3OH) dhe metabolitët bakterial. Kontakti me
oksigjen gjithashtu ndihmon në largimin e hekurit duke oksiduar hekurin(II) të tretshëm në
hekur(III) të patretshëm. Shtimi i gëlqerës si CaO ose Ca(OH) 2 pas aerimit e rrit vlerën e pH dhe
rezulton në formimin e precipitateve që përmbajnë jone Ca2+ dhe Mg2+. Këto precipitate fundosen
nga uji në një bazen primar. Shumë nga materiali i ngurtë mbetet në suspension dhe kërkon
shtimin e koagulantëve (si hekuri(III) dhe sulfati i aluminit, të cilët formojnë hidrokside të
metalit xhelatinoz) për të fundosur grimcat koloidale. Silica e aktivizuar ose polielektrolitët
sintetik gjithashtu mund të shtohen për të stimuluar koagulimin ose flokulimin. Fundosja ndodh
në një bazen sekondar pas shtimit të dioksidit të karbonit për të ulur pH. Llumi nga bazenet
primare dhe sekondare është pompuar në një lagunë me llum. Uji në fund është klorinuar, filtuar
dhe pompuar në ujin e qytetit.

1
3. Trajtimi i ujit për përdorim industrial

Uji përdoret gjerësisht në procese të ndryshme në industri. Tjetër përdorim industrial është për
kaldaja dhe si ujë ftohës. Lloji dhe shkalla e trajtimit të ujit në këto aplikime varet pas përdorimit
përfundimtar. P.sh. uji ftohës mund të kërkoj trajtim minimal, largimi i substancave korrozive
dhe largimi i analitëve që formojnë gurëzi është esencial për kaldaja, dhe uji që përdoret për
përpunimin e ushqimit duhet të jetë pa patogjene dhe substanca toksike. Trajtimi jo i duhur i ujit
për përdorim industrial mund të shkaktojë probleme si korrozioni, formimi i gurëzve, reduktimi i
transferit të nxehtësisë në këmbyes të nxehtësisë, reduktimi i rrjedhjes së ujit, dhe kontaminimi i
produkteve. Këto efekte mund të shkaktojnë përformancë të reduktuar të pajisjeve ose dështim të
pajisjeve, rritja e shpenzimit të energjisë për shkak të shfrytëzimit jo efikas të nxehtësisë ose
ftohjes, rritja e kostos për ujin pompues, dhe përkeqësimi i produkteve. Natyrisht, trajtimi efektiv
i ujit në kosto minimale për përdorim industrial është fushë shumë e rëndësishme e trajtimit të
ujit.
Duhet të merren në konsideratë një numër i faktorëve në hartimin dhe opertimin e një objekti të
trajtimit të ujit industrial. Këta faktorë janë:
 Kërkesa për ujë
 Sasia dhe cilësia e burimeve të ujit
 Përdorimi i vazhdueshëm i ujit
 Reciklimi i ujit
 Standardet e shkarkimit
Trajtimi i jashtëm zakonisht aplikohet në tërë fabrikën e ujit furnizues, proceset e përdorimit
janë ajrimi, filtrimi dhe pastrimi për të larguar materialin që mund të shkaktojë probleme nga uji.
Këto substanca janë substanca të ngurta të suspenduara ose të tretura, substanca që shkaktojnë
fortësi dhe gazrat e tretura. Duke e ndjekur këtë trajtim bazik, uji mund të ndahet në rryma të
ndryshme, disa të përdoret pa trajtim të mëtejshëm dhe pjesa tjetër të trajtohet për aplikime
specifike.
Trajtimi i brendshëm dizajnohet për të modifikuar vetitë e ujit për aplikime specifike. Shembuj të
trajtimit të brendshëm janë:

2
 Reaksioni i oksigjenit të tretur me hidrazinë ose sulfite
 Shtimi i agjentëve helat për të reaguar me Ca2+ te tretur parandalimi i formimit të
depozitimeve të kalciumit.
 Shtimi i precipitantëve si fosfate për të larguar kalciumin
 Trajtimi me dispersantë për të parandaluar gurëzimin
 Shtimi i inhibitorëve për të parandaluar korrozionin
 Rregullimi i pH
 Dezinfekimi për përdorim të përpunimit të ushqimit ose për të parandaluar rritjen
bakteriale në ujin e ftohës.
Një aspekt i rëndësishëm i trajtimint të ujit për proceseve industraile është përdorimi i
substancave që pengojnë formimin e gurëzve dhe dispersantët. Materialet që e parandalojnë
shtresimin e gurëzve si CaCO3 dhe dispersantët parandalojnë gurëzit për tu mos u ngjitur duke i
mbajtur të dispersuar në ujë. Një nga agjentët që përdoret për këtë qëllim është polimer
poliakrilat i formuar me polimerizimin e acidit akrilik dhe trajtuar me bazë. Ky polimer i lirë
substancat që formojnë gurëzi dhe i mbanë të dispersuara në ujë me anë të ngarkesës negative të
poliakrilatit. Ky dispersant përdoret edhe për formulimet e deterxhentëve, disa prej tyrë kanë
rreth 5% poliakrilat. Poliakrilati nuk është i biodegradueshëm dhe akumulohet me llum nga
proceset e trajtimit të ujit.

4. Trajtimi i ujërave të zeza

Ujërat e zeza komunale përmbajnë materiale që e shpenzojnë oksigjenin, sedimente, yndyrë, vaj,
llum, bakterie patogjenike, virusa, kripëra, nutrientë algal, pesticide, komponime organike
refraktorike, metale të rënda, dhe llojshmëri të mbeturinave duke filluar nga çorapat e fëmijëve
deri tek sfungjerët. Është punë e fabrikës për trajtim të ujërave të zeza për të larguar sa më shumë
që është e mundur këtë material.
Përdoren disa veti për të përshkruar ujërat e zeza. Këto janë: turbiditeti (njësitë turbidimetrike
internacionale), grimcat e ngurta të suspenduara (ppm), substancat e ngurta totale të tretura
(ppm), aciditeti (përqendrimi i joneve H+ ose pH), dhe oksigjeni i tretur (në ppm të O2). SHBO
përdoret për të matur substancat që shpenzojnë oksigjen.
Proceset e tanishme për trajtimin e ujërave të zeza ndahen në tri kategori kryesore: në trajtimin
primar, trajtimin sekondar, dhe trajtimin terciar, secila nga këto do të diskutohet ndaras.
Gjithashtu do të diskutohen edhe sistemet e trajtimit total të ujërave të zeza që bazohen në
proceset fizike dhe kimike.
4.1 Trajtimi primar i ujërave të zeza

Trajtimi primar i ujërave të zeza bazohet në largimin e materies së patretshme si zhavorr,


yndyrë, dhe shkumën nga uji. Hapi i parë në trajtimin primar është shoshitja. Shoshitja largon
ose redukton madhësinë e mbeturinave dhe substancat e mëdha të ngurta që hyjnë në sistemin e
ujërave të zeza. Këto substanca të ngurta mblidhen në shosha dhe pastaj janë larguar me
gërryerje për asgjësim të mëvonshëm. Shumica e shoshave pastrohen me grabujë. Pajisjet

3
thërrmuese copëtojnë dhe bluajnë substancat e ngurta në ujërat e zeza. Grimcat mund të
reduktohen deri në atë masë që të mund të kthehen në rrjedhjen e ujërave të zeza.
Zhavorri në ujërat e zeza përbëhet nga materialet si rërë dhe mbetje të kafesë të cilat nuk
biodegradohen mirë dhe kanë shpejtësi të madhe të fundërrimit. Largimi i zhavorrit praktikohet
për të parandaluar akumulimin e tij në pjesët e tjera të sistemit të trajtimit, për të reduktuar
bllokimin e gypave dhe pjesëve të tjera dhe për të ruajtur pjesët që barten nga abrazioni dhe
gërryerja. Zhavorri lejohet që të fundërrohet në një rezervuar nën kushtet e shpejtësisë së vogël të
rrjedhjes, dhe pastaj copëtohen në mënyrë mekanike nga pjesa e poshtme e rezervuarit.
Sedimentimi primar largon substancat e ngurta që janë të fundërrueshme dhe që flotojnë. Gjatë
sedimentimit primar grimcat flokuluese agregojnë substancat e ngurta për fundërrim më të mirë,
ky proces mund të ndihmohet me shtimin e kemikaleve. Materiali që noton në bazenin primar
njihet si yndyrë (grease). Përveç substancave yndyrore, yndyra përmbanë vajra, rrëshira, acidet të
lira yndyrore, dhe sapunët e patretshëm që përmbajnë kalcium dhe magnez. Normalisht, disa
yndyrë fundërrohet me llum dhe disa noton mbi sipërfaqe ku mund të largohet me pajisje të
veçanta.
4.2 Trajtimi sekondar i ujërave të zeza me procese biologjike

Efekti më i dëmshëm i materies organike të biodegradueshme në ujërat e zeza është SHBO, që


bazohet në kërkesen biokimike të oksigjenit të tretur nga mikroorganizmat që bëjnë degradimin e
materies organike. Trajtimi sekondar i ujërave të zeza është dizajnuar për të larguar kërkesën
biokimike të oksigjenit duke përdorur përparësitë e njëjta të procesve biologjike që përndryshe
do të konsumonte oksigjenin në ujë që arrin në ujërat e zeza. Trajtimi sekondar me procese
biologjike mund të ketë disa forma por në mënyrë bazike konsiston në veprimin e
mikroorganizmave me oksigjen të shtuar që degradon materiet organike në tretësirë ose në
suspension derisa SHBO i ujërave të zeza reduktohet deri në nivele të pranueshme. Ujërat e
zeza të oksidohen biologjikisht nën konditat për rritjen optimale të bakterieve dhe në një anë ku
rritja nuk ndikon në mjedis.
Një nga trajtimet më të thjeshta të proceseve biologjike të ujërave të zeza është filtri rrymëzë në
të cilin ujërat e zeza derdhen mbi gurë ose material tjetër mbrojtjes të ngurtë të mbuluar me
mikroorganizma. Struktura e filtrit rrymëzë është ashtu që të lejohet kontakti i ujërave të zeza me
ajër dhe pastaj ndodh degradimi i materies organike me veprimin e mikroorganizmave.

Reaktorët biologjik rrotullues (kontaktorët) janë lloj tjetër i sistemit të trajtimit të ujërave, që
përbëhen nga një grup i madh i disçeve plastike që janë të ngjitur afër njëri-tjetrit në një bosht
rrotullues. Pajisja është pozicionuar në atë mënyrë që vetëm gjysma e secilit disk është e futur në
ujë që trajtohet kurse pjesa tjetër i ekspozohet ajrit. Boshti rrotullohet në mënyrë të
vazhdueshme, kështu që pjesa e diskut që është gjysëm e zhytur ndyshon gjithnjë. Disçet

4
zakonisht përbëhen nga polietileni dhe polistireni me densitet të lartë, akumulon shtresa të holla
të biomasës së ngjitur e cila degradon materien organike në ujin që trajtohet. Oksigjeni
absorbohet nga biomasa dhe nga shtresa e ujit që trajtohet në të gjatë kohës kur biomasa i
ekspozohet ajrit.
Edhe filtrat me rrymëza edhe reaktorët biologjik rrotulles janë shembuj të proceseve biologjike
me film të fiksuar ose proceset e rritura ngjitëse. Përparësia më e madhe e këtyre proceseve është
shpenzimi i vogël i energjisë. Shpenzimi i energjisë është minimal për shkak se nuk është e
nevojshme për të pompuar ajrin ose oksigjenin në ujë dhe siç është rasti me llum të aktivizuar.
Proceset me llum të aktivizuar janë ndër proceset më të shkathëta dhe më efektive të trajtimit të
ujit. Mikroorganizmat në rezervuarin e ajrimit konvertojnë materialin organik në ujërat e zeza në
biomasë mikrobiale dhe CO2. Azoti organik konvertohet në jone amonium ose nitrate. Fosfori
organik konvertohet në ortofosfate. Qeliza mikrobiale e formuar si pjesë e proceseve të
degradimit të ujërave të zeza mbahet në rezervuar të ajrimit derisa mikroorganizmat të kalojnë
fazën log të rritjes, në të cilën pikë qelizat flokulojnë mirë për të formuar substanca të ngurta që
fundërrojnë. Këto të ngurta fundërrohen në fundërrues dhe një pjesë tjetër largohet. Pjesa e të
ngurtave, llumi i rikthyer reciklohet në krye të rezervuarit të ajrimit dhe vjen në kontakt me
ujërat e zeza të frekëta. Kombinimi i përqendrimve të larta të qelizave "të uritura" në llumin e
rikthyer dhe një burimi të pasur me ushqim në ujërat e zeza rrjedhëse siguron kushtet optimale
për degradim të shpejtë të materies organike. Degradimi i materies organike që ndodh në një
objekt me llum të aktivizuar gjithashtu ndodh në rryma dhe mjedise të tjera ujore. Sidoqoftë, kur
ujërat e zeza të degradueshme futen në rrymë hasin në popullacione të vogla të mikoorganizmave
të afta për të kryer procesin e degradimit. Kështu, disa ditë mund të kërkohen për të formuar
popullacion të mjaftueshëm të organizmave për të degraduar ujërat e zeza. Në një proces me
llum të aktivizuar, reciklimi i vazhdueshëm i organizmave të aktivizuar siguron kushte optimale
për degradim të ujërave të zeza, dhe ujërat e zeza mund të degradohen brenda disa orëve që janë
prezent në rezervuarin e ajrimit.

5
Proceset e llumit të aktivizuar sigurojnë dy rrugë për largimin e SHBO: (1) me oksidimin e
materies organike për të siguruar energji për proceset metabolike të mikroorganizmave dhe (2)
me sintezë, futja e materies organike në masë qelizore. Në rrugën e parë, karboni largohet në
formë të CO2 të gaztë. Rruga e dytë siguron largimin e karbonit si substancë e ngurtë në biomasë.
Ajo pjesë e karbonit e konvertuar në CO2 është liruar në atmosferë dhe nuk paraqet problem për
hedhje. Hedhja e llumit të ujërave të zeza paraqet problem për shkak se është vetëm 1% me
substancave të ngurta dhe përmban shumë komponente të padëshirueshme. Normalisht, largimi
parcial i ujit kryhet me tharje në filtra të rërës, filtrim në vakuum ose centrifugim. Llumi i
deujuar mund të digjet ose të groposet.

Deri në një masë të caktuar, llumi i ujërave të zeza mund të digjestohet në prezencë të bakterieve
anaerobike deri në metan dhe dioksid karboni, një proces që redukton përbërjen e materies
volatile dhe vëllimin e llumit deri në 60%. Një plantacion i dizajnuar në mënyrë të kujdesshme
mund të prodhojë mjaft metan për të siguruar fuqi për aq sa i nevojitet:

Një nga mjetet e dëshirueshme të hedhjes së llumit është për përdorim si fertilizator ose
kondicionues i tokës. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes që nivelet e tepërta të metaleve të rënda të
mos aplikohen në tokë (dhe, baltë) si helmues të llumit.
Trajtimi i ujërave të zeza me llum të aktivizuar është një nga shembujt më të rëndomtë të
procesit të kulturës së suspenduar aerobike. Shumë faktor mund të konsiderohen në dizajnimin
dhe operimin e një sistemit të trajtimit ujërave të zeza me llum të aktivizuar. Këto përfshijnë
parametra me modelimin e procesit dhe kinetiken. Mikrobiologjia e sistemit duhet të
konsiderohet. Përveç largimit të SHBO, duhet të merret në llogari edhe largimi i fosforit dhe
azotit. Transferi i oksigjenit dhe ndarja e grimcave të ngurta janë të rëndësishme. Mbeturinat
industriale dhe yndyrnat, dhe kemikalet industriale (ksenobiotikat) duhet të mirren parasysh.
Nitrifikimi (konvertimi mikrobial i azotit të jonit amonium në nitrate) është proces i rëndësishëm
që ndodh gjatë trajtimit biologjik të ujërave të zeza. Joni amonium është specia e inorganike e
prodhuar me biodegradimin e komponimeve organike që përmbajnë azot. Oksidohet nën kushtet
e përshtatshme së pari në nitrate me ndihmën e bakterieve Nitrozome e pastaj në nitrate me atë të
Nitrobaktereve:

Këto reaksione ndodhin në rezervuarin e ajrimit të plantacionit të llumit të aktivizuar dhe


favorizohen me kohë të gjata ta mbajtjes, ngarkesa të vogla organike, sasi të mëdha të
substancave të ngurta të aktivizuara, dhe temperatura të larta. Nitrifikimi mund të reduktojë
efikasitetin e fundërrimit të llumit për shkak reaksionit të denitrifikimit:

6
ky reaksion ndodh në fundërrues që kanë mungesë të oksigjenit duke shkaktuar flluska të N 2 për
të formuar flokula të llumit (grimca të llumit të agreguara), duke i bërë shumë notuese që të
flotojnë në krye. Kjo parandalon fundërrimin e llumit dhe e rritë ngarkimin organik në ujërat
pranues. Nën kushtet e përshtatshme duhet të merret përparësia e këtij fenomeni për të larguar
azotin ushqyes nga uji.
4.3 Bioreaktorët membranor

Një problem me proceset e llumit të aktivizuar haset vështirësia në fundërrimin e biomasës së


suspenduar. Ndarja jo e plotë e substancave të ngurta të suspenduara në njësinë e llumit të
fundërruar mund të rezultoj në ndotjen e ngurtë të rrjedhjes dhe të holloj llumin që nuk ka
mjaftueshëm biomasë të organizmave të aktivizuar të kërkuar për biodegradim efektiv të ujërave
të zeza. Këto probleme mund të zgjidhen me bioreaktorë membranor në të cilën një suspension i
biomasës aktive mbahet në rezervuarin e ajrimit dhe uji i trajtuar tërhiqet nga një filter
membrane. Në disa konfigurime membrana zhytet në dhomën e ajrimit dhe rrjedhja e trajtuar
kalon nëpër filtër membranor nën vakuum ndërsa në të tjerat rrjedhja e trajtuar pompohet permes
filtrit nën presion.
4.4 Trajtimi terciar i ujërave të zeza

Shpesh ujërat e zeza që trajtohen në plantacionet e trajtimit të ujërave të zeza ose në disa procese
industriale e shtron pytjen tek njerëzit rreth prezencës së organizmave patogjenik ose
substancave toksike në këtë ujë. Për këtë arsye kërkohet trajtim përtej procesve të trajtimit
sekondar.
Trajtimi terciar i ujërave të zeza (i quajtur ndonjëherë si trajtimi i avancuar i ujërave të zeza)
është shprehje që përdoret për të përshkruar një llojshmëri të procesve të kryera në ujë nga
trajtimi sekondar i ujit. Ndotësit që largohen nga trajtimi terciar i ujit bien në disa kategori: (1)
substancat e ngurta të suspenduara, (2) materialet inorganike të tretura dhe (3) komponimet
organike të tretura duke përfshirë edhe klasën e rëndësishme të nutrientëve algal. Nivelet e ulëta
të substancave dhe metabolitëve të tyrë si barërat, hormonet sintetike dhe natyrale, dhe produktet
e mirëmbajtes personale që shkarkohet në ujërat e zeza posedojnë sfida në trajtimin e avancuar të
ujërave të zeza. Substancat e ngurta të suspenduara janë të përgjegjshme për kërkesën
biologjike për oksigjen (SHBO) në ujërat sekondare të ujërave të zeza. Organiket e suspenduara
janë substancat më helmuese nga pikpamja për toksicitet potencial. Problemi madhor me
materialet inorganike të tretura është ajo e prezentuar nga nutrientët algal, nitratet primare dhe
fosfatet. Përveç kësaj mund të gjenden edhe metalet toksike të helmueshme ndër inorganiket e
tretshme.
Përveç këtyre ndotësve organik, rrjedhja nga ujërat e zeza të trajtimit sekondar përmbajnë numër
të mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje të cilat kërkojnë dezinfektim kur njerëzit vijnë në
kontakt me ujin. Ndër bakteriet e gjendura janë ato që shkaktojnë tuberkulozin, bakteria
disinterike (Bacillus disinteria, Shigella disinteria, Shigella paradisnteria, Proteus vulgaris),
bakteria kolera (Vibriokolera), bakteria që shkakton ethe (Leptospiraikterohemorragjia), dhe
bakteria që shkakton ethe tifoide (Salmonella tifoza, Salmonella paratifi). Përveç kësaj, janë
hasur edhe virusët që shkaktojnë diarre, infektim të syve, hepatit infektiv dhe polio.

7
4.5 Trajtimi fiziko-kimik i ujërave të zeza komunale

Sistemet e trajtimeve komplete fiziko-kimike të ujërave të zeza shpesh ofrojnë edhe përparësi
edhe të meta relative ndaj sistemeve biologjike të trajtimit. Shpenzimi kapital i trajtimit fiziko-
kimik mund të jetë më i vogël se sa me trajtim biologjik dhe zakonisht kërkojnë më pak vend.
Janë më të mirë nga aftësia për tu përballuar me materiale toksike dhe mbingarkesa. Sidoqoftë,
kërkojnë kontroll të kujdesshëm nga punëtori dhe konsumojnë sasi të larta të energjisë.
Proceset e trajtimit fiziko-kimik përfshijnë:
 Largimin e llumit dhe objekteve të ngurta
 Kthjellimin duke shtuar koagulant dhe me shtimin e kemikaleve të tjera (si gëlqere për
largim të fosforit)
 Filtrimi për të larguar të substancat e ngurta
 Adsorbimi në karbon aktiv
 Dezinfektimi

5. Trajtimi industrial i ujërave të zeza

Një nga dy mënyrat për të larguar mbeturinat ogranike është trajtimi biologjik me llum të
aktivizuar ose proceset e tilla. Duhet të jetë e nevojshme aklimimi (rregullimi) i
mikroorganizmave për të degraduar përbërësit që nuk janë të biodegradushëm normalisht. Duhet
të marrim në konsideratë helmuesit e mundshëm të llumit të biotrajtuar, këto përmbajnë nivele të
mëdha të joneve të metaleve të rënda. Tjetër proces i madh për largimin e organikëve nga ujërat
e ndotur është sorbimi me anë të karbonit aktiv dhe trajtimi biologjik mund të kombinohet me
përdorimin e karbonit të imtësuar të aktivizuar në proceset e llumit aktiv. Karboni i imtësuar
aktiv sorbon disa përbërës që mund të jenë toksik ndaj mikroorganizmave dhe është mbledhur
me llumin. Një konsiderim i madh me përdorimin e karbonit të aktivizuar për të trajtuar ujin e
ndotur është rreziku që posedon karboni aktiv për shkak të mbeturinave që mban. Këto rreziqe
mund të jenë toksiciteti ose reaktiviteti, të tilla si ato të paraqitura nga mbeturinat nga prodhimi i
eksplozivëve sorbues për të aktivizuar karbonin. Regjenerimi i karbonit është i shtrenjtë dhe
mund të jetë helmues në disa raste.
Uji i ndotur mund të trajtohet me disa procese kimike duke përfshirë neutralizim acid/bazë,
precipitimin, dhe oksido/reduktimin. Ndonjëherë këtë hapa duhet të kryhen para trajtimit
biologjik, për shembull, uji i ndotur acidik ose bazik duhet të neutralizohet për qëllim që
mikroorganizmat të zhvillohen në të. Cianuret duhet të oksidohen me klor ose organiket me
ozon, peroksidi i hidrogjenit duhet nënshtruar me rreze ultravjollcë, ose oksigjeni i tretur në
temperatura dhe presione të larta. Metalet e rënda duhet të precipitohen me bazë, karbonat ose
sulfite.
Uji i ndotur mund të trajtohet me disa procese fizike. Në disa raste, ndarja e thjeshtë me densitet
dhe sedimentimi mund të largojnë lëngjet që janë të papërzieshme me ujë dhe të ngurtat. Shpesh
kërkohet edhe filtrimi, dhe flotimi i gjeneruar me flluska të gazit në grimcat e ngurta mund të
përdoret. Ujërat e ndotura mund të përqendrohen me avullim, distilim dhe proceset membranore
që përfshijnë osmozën reverse, hiperfiltrimin dhe ultrafiltrimin. Përbërësit organik mund të
largohet me ekstraktim me tretës, air stripping ose steam stripping.
Rrëshirat sintetike përdoren për të larguar disa ndotës nga uji i ndotur. Rrëshirat organofilike
përdoren për largimin e alkooleve, aldehideve, ketoneve, hidrokarbureve, alkaneve të klorinuara,
8
alkeneve, dhe komponimet arile; esteret, duke përfshire ester ftalatet; dhe pesticidet. Rrëshirat
kation këmbyese janë efektive për largimin e metaleve të rënda.

6. Largimi i substancave të ngurta

Grimcat e ngurta largohen nga uji me anë të fundërrimit të thjeshtë dhe filtrimit. Largimi i
substancave të ngurta koloidale nga uji zakonisht kërkon koagulim. Kripërat e aluminit dhe
hekurit janë koagulantët që përdoren më së shpeshti në trajtimin e ujit. Filtrat që përdoren më së
shpehti janë alum ose filter alum. Kjo substancë është sulfat alumini i hidratuar Al 2(SO4)3 x
18H2O. Kur kjo kripë shtohet në ujë joni aluminium hidrolizon me atë të reaksioni që e shpenzon
alkalinitetin në ujë si:

Hidroksidi i formuar xhelatinoz mban materialin e suspenduar me të gjatë fundërrimit.


Gjithashtu është e mundshme që dimeri urë hidroksil i ngarkuar pozitivisht dhe me grimca
koloidale të reagojë për të formuar polimere më të mëdha duke e bërë në këtë mënyrë
koagulimin. Silikati i natriumit i neutralizuar parcialisht nga acidet e ndihmon koagulimin kur
veçanërisht përdoret me alumin. Jonet e metalit reagojnë në koagulantë gjithashtu reagojnë me
proteina të virusëve dhe i shkatërrojnë virusët në ujë.

Sulfati anhidror i hekurit(III) shtohet në ujë dhe formon hidroksidin e hekurit(III) në reaksion
analog me këtë të lartpërmendurin. Një e metë e sulfatit të hekurit(III) është që ky punon mbi një
rend të gjerë të pH me përafërisht 4-11. Sulfati i hidratuar i hekurit(II) ose FeSO 4 përdoret
gjithashtu si koagulant. Ky formon një precipitat xhelatinoz të oksdit të hidratuar të hekurit(III) i
cili për të funksionuar duhet të oksidohet në hekur(III) me oksigjenin e tretur në ujë në pH më të
lartë se 8.5 ose me anë të klorit i cili mund të oksidojë hekurin(II) në vlera të ulëta të pH.
Si grimca flokuluese përdorën polielektrolitët natyral dhe sintetik. Ndër komponimet natyrale që
përdoren janë derivatet e amidonit dhe celulozës, materialet e proteinizuara, dhe gomat të
përbëra nga polisakaridet. Kohët e fundit zgjedhen polimerët sintetik duke përfshirë polimerët
neutral dhe polielektrolitët anionik dhe kationik që janë flokulant efektiv.
Koagulimi-filtrimi është procedurë më efektive se sa vet filtrimi për largimin e materialit të
suspenduar nga uji. Ashtu siç tregohet nga shprehja, procesi konsiston në shtimin e koagulantëve
që agregojnë grimcat në grimca më të mëdha e që pastaj ndjeket nga filtrimi. Edhe alumina edhe
gëlqerja shpesh përdoret për koagulim së bashku me polielektrolitët e shtuar.
Hapi i filtrimit të procesit koagulim-filtrim zakonisht kryhet në një mjedis si rëra ose thëngjill
antracit. Shpesh për të reduktuar bllokimin përdoren disa mjedise me hapësira të vogla të
ndërmjetme. Një shembull është filtrimi i shpejtë rënor, i cili përbëhet nga shtresat e rërës të
mbajtura me shtresat e grimcave të zhavorrit, grimcat bëhen më të mëdha me rritjen e thellësisë.
Substanca që filtron ujin është material koagulues që mblidhet në rërë. Sa më shumë material që

9
largohet, bëhet trashja e material koagulues dhe kështu bllokon filtrin dhe duhet të largohet me
back-flushing.
Një klasë e rëndësishme e grimcat të ngurta që duhet të largohen nga uji i ndotur përbëhet nga
substancat e ngurta të suspenduara në rrjedhjen e ujërave të zeza sekondare që arrijnë nga llumi
dhe nuk janë me fundërrim. Këto substanca të ngurta llogaritin për një pjesë të lartë të SHBO në
rrjedhje dhe mund të interferojnë me aspekte të tjera trajtimit të ujërave terciar, kështu duke
bllokuar membranat në osmozën reverse në procesin e trajtimit të ujit. Sasia e materialit që
përfshihet mund të jetë e lartë. Proceset e dizajnuara për të larguar grimcat e suspenduara shpesh
mund largojnë 10-20 ppm të materialit organik nga rrjedhja e ujërave të zeza sekondare. PërveC
kësaj, largohet edhe një pjesë e vogël e materialit inorganik.

7. Flotimi i ajrit të tretur

Shumë grimca të gjenudra në ujë kanë denistete të vogla afër ose më e paktë se sa të ujit.
Grimcat që janë më pak të dendura se sa uji kanë tendencë të qëndrojnë në sipërfaqe ku mund të
largohen më pastaj por ky proces shpesh është i ngadalshëm dhe i pakompletuar. Largimi i
këtyrë grimcave mund të ndihmohet me flotimin e ajrit të tretur në të cilin flluskat e vogla të ajrit
formohen që ngjiten në grimca duke i bërë ato të flotojnë. Siç shihet në figurën 6, flotimi i
grimcave me ajër mund të kryhet me anë të koagulimit të grimcave që ndihmohen me koagulant.
Uji i superngopur me ajër në pjesen e poshtme të impinatit është larguar me anë të presionit në
pjesën e poshtme të rezervuarit ku janë formuar flluskat në një shtresë të ujit qumështor (bardhë).
Flluska e formuar që ndiqet nga flokulimi i grimcave i ngarkon flluskat në flokulë, e cila noton
në sipërfaqe ku pastaj largohet.

7.1 Proceset e filtrimit me membranë

Filtrimi përmes membranës nën presion është një kuptim efektiv i largimit të grimcave të ngurta
dhe papastërtive nga uji. Uji i pastruar që kalon nëpër një membranë është i lëshueshëm dhe sasi
të vogla të materialit që nuk kalon nëpër membranë mbahet jashtë (retentat). Membranat punojnë
në parimin e përjashtimit në bazë të madhësisë. Kur përdoren membranat me hapje të vogla, nga
to përjashtohen grimcat e vogla madje edhe molekulat e jonet, por normalisht që kërkohen

10
presione më të lartë dhe shpenzohet më shumë energji. Gjatë zvogëlimit të madhësisë së poreve,
proceset më të rëndomta të membranës janë mikrofiltrimi > ultrafiltrimi > nanofiltrimi> dhe
hiperfiltrimi. Membranat e mikrofiltrimit kanë pore të madhësisë 0.1-2 µm, dhe proceset e tjera
përdorin membranën me pore më të vogla.
Një problem që shfaqet në të gjitha proceset membranore është që mbulohen me atë të retentatit i
cili përqendrohet në substancat që largohen nga uji. Në disa raste, ky material mund të
shkarkohet me ujë të ndotur dhe retentati nga desalinizimi me osmozë reverse të ujit të detit
mund të kthehet në det. Opsione të tjera që varen burimin e trajtuar në ujit përfshijnë avullimin e
ujit dhe djegien e mbetjet, rikuperimi i disa materialeve nga disa ujëra të ndotura industriale dhe
hedhja në akuifer të thellë ujor.

8. Largimi i kalciumit dhe metaleve të tjera

Kripërat e kalciumit dhe magnezit që janë prezent në ujë si karbonate ose sulfate shkaktojnë
fortësinë e ujit. Një nga manifestimet e fortësisë së ujit është formimi i "gjizës" së patretshme me
reaksionin e sapunit me jonet kalcium ose magnez. Gjithashtu jonet që shkaktojnë fortësinë e ujit
nuk formojnë produkte të patretshme me detergjentë, këto në mënyrë negative ndikojnë në
përformancën e detergjentit. Prandaj, kalciumi dhe magnezi duhet të kompleksohen ose të
largohen na uji në mënyrë që të funksionojë detergjenti në mënyrë të duhur.
Problem tjetër që shkaktohet nga fortësia e ujit është formimi i depoziteve minerale. P.sh. kur uji
përmban kalcium ose jone bikarbonate nxehet dhe formohet karbonati i kalciumit i patretshëm:

Ky produkt i vesh sipërfaqet e sistemeve të ujit të nxehtë, i bllokon gypat, dhe e redukton
efikasitetin e nxehjes. Kripërat e tretura si bikarbonatet dhe sulfatet e kalciumit dhe magnezit
mund të bllokojnë kaldajat.
Përdoren disa procese për të zbutur ujin. Në shumë operime për zbutjen e ujit përdoret procesi
gëlqere-sodë. Ky proces përfshin trajtimin e ujit me gëlqere Ca(OH)2 dhe sodë të kalciunuar
Na2CO3. Kalciumi precipitohet si CaCO3 dhe magnezi si Mg(OH)2. Kur kalciumi është prezent si
"fortësi bikarbonate" mund të largohet me shtimin e Ca(OH)2:

Kur joni bikarbonat nuk është prezent në nivele substanciale, duhet sigurohet një nivel i CO 32- në
pH të lartë për të parandaluar shndërrimin e CO 32- në HCO3-.Këto kushte fitohen me shtimin e
Na2CO3. Për shembull, kalcumi i prezantuar si klorur mund të largohet nga uji me shtimin e
sodës së kalcinuar:

Vërejmë se largimi i fortësisë bikarbonate rezulton në largimin total të kripërave të tretshme nga
tretësira kurse largimi i jobikarbonateve përfshin shtimin e shumë ekuivalentëve të materialit
jonik deri në largim.
Precipitimi i magnezit si hidroksid kërkon pH më të larta se sa precipitimi i kalciumit si
karbonat:

pH e lartë e kërkuar mund të sigurohet nga joni karbonat bazik nga soda e kalcinuar:
11
Disa plantacione gëlqere-sodë të shkallës së lartë përdorin produktin e karbonatit të kalciumit si
burim i gëlqerës së shtuar. Karbonati i kalciumit së pari nxehet në së paku 825°C për të prodhuar
gëlqeren e pashuar, CaO:

Gëlqerja e pashuar shuhet me ujë për të prodhuar hidroksidin e kalciumit:

Zbutja e ujit me plantacionet gëlqere-sodë vuan nga dy të meta. Së pari për shkak të efekteve të
superngopjes mbeten në tretësirë CaCO 3 dhe Mg(OH)2. Nësë nuk largohen këto komponime do
të precipitojnë më vonë për të shkaktuar depozitime ose turbullirë të padëshirueshme të ujit.
Problemi i dytë rezulton nga përdorimi i karbonatit të natriumit shumë bazik i cili jep produkt
ujor në pH të larta deri në 11. Për tu shmangur këtyrë problemeve uji është rikarbonatuar me
gurgullimin e CO2 në të. Dioksidi i karbonit konverton karbonatin e kalciumit dhe hidroksidin e
magnezit në format e tyre bikarbonate:

Dioksidi i karbonit gjithashtu neutrailon tepricën e joneve hidroksile:

Me rikarbonatim pH sillet në rangun 7.5-8.5. Burimi i CO 2 i përdorur në procesin e


rikarbonatimit mund të jetë nga djegia e karburanteve të karbonizuara. Shpesh përdoret gazi që
grumbullohet nga një central elektrik. Uji rregullohet në një pH alkaline dhe përqendrimi i Ca 2+
përqendrohet shumë afër CaCO3 dhe thuhet se është i stabilizuar kimikisht. Nuk precipiton
CaCO3 që mund të bllokoj gypat ose të tretë veshjen CaCO 3 mbrotjëse nga sipërfaqja e gypit. Uji
me përqendrimin e Ca2+ më të ulët se ngopja e CaCO3 quhet ujë agresiv.
Kalciumi mund të largohet nga uji me efikasitet me shtimin e ortofosfateve:

Duhet vërejtur se formimi kimik i produktit të ndjeshëm për largimin e substancave të tretura si
jonet e fortësisë, fosfate, hekur dhe mangan duhet të përcjellet me sedimentimin në paratura të
përshtatshme. Shpesh duhet të shtohen koagulantët dhe të përdoret filtrimi për të kryer largimin e
këtyre sedimenteve.
Uji mund të pastrohet me këmbim jonik, transferimi reversibil ndërmjet joneve në tretësirë ujore
dhe materialit të ngurtë të aftë për lidhje të joneve. Largimi i NaCl nga tretësira me dy reaksione
jon-këmbyese paraqet një ilustrim të mirë të këtij procesi. Së pari uji kalon nëpër një këmbyes
kationik të ngurtë në formë të hidrogjenit, i treguar si H+-{Kat(s)}:

Më tej uji kalon nëpër anion këmbyes në formë të joneve hidrokside i treguar si OH-+{An(s)}:

12
Kështu kationet në tretësirë janë zëvendësuar me jone hidrogjen dhe anionet nga jonet hidrokside
duke prodhuar ujin si produkt.
Zbutja e ujit nuk kërkon largimin e të gjitha joneve të tretura por vetëm kationet që janë të
përgjegjshme për fortësi të ujit. Më shumë përdoret forma kation këmbyese e natriumit se sa e
hidrogjenit dhe kationet divalente zëvendësohen me jone natrium. Joni i natirumit në
përqendrime të vogla është i padëmshëm të përdoret për shumë qëllimë, dhe kloruri i natriumit
është i lirë dhe i substancë e pershtatshme me të cilin bëhet rigjenerimi i kation këmbyesve.
Një numër i materialeve kanë veti jon-këmbyese. Ndër këto minerale përmenden mineralet e
silikatit të aluminit ose zeolitet. Një shembull i zeolitëve është glaukoniti
K2(MgFe)2Al6(Si4O10)3(OH)12. Zeolitet sintetike përgatiten me tharjen dhe shtypjen e xhelit të
bardhë të prodhuar me përzierjen e tretësirave të silikatit të natirumit dhe aluminatit të natriumit.
Këmbyesi kationi në figurën 7 quhet këmbyes kationik i fortë acidik për shkak se ka grup -SO3 -
H+ që është acid i fortë. Kur grupi funksional e lidh kationin është grupi -COO - rrëshira quhet
këmbyes jonik anionik i dobët për shkak se grupi -COOH është acid i dobët.

Figura 8 tregon këmbyes anionik bazik të fortë në të cilën grup funksional është grupi amonium
kuaterner -N+(CH3)3. Në formën hidrokside -N+(CH3)3OH-, lirohet joni hidroksid kështu
këmbyesi jonik është bazik i fortë.

Aftësia e këmbyesit jonik për të zbutur ujin në figurën 7 kur gjendet joni natrium në këmbyes
është këmbyer me jonin kalcium në tretësirë. Reaksioni i njëjtë ndodh me jonin magnez. Zbutja e
ujit me kation këmbyes ka përdorim të madh, është efektiv dhe ekonomik. Në shumë vende kanë
rrjedhje të vogël të ujit sidoqoftë zbutja e ujit shtëpiak me këmbyes jonik shkakton përkeqësimin
e kualitetit të ujit nga kontaminimi i ujit me klorur natriumi. Ky kontaminim rezulton nga nevoja
periodike për të regjeneruar një zbutës uji me klorur natirumi në vend që të zhvendos jonet e
kalciumi dhe magnezit nga rrëshira dhe të zëvendësojë këto jone të fortësisë me jone të
natriumit:

13
Gjatë procesit të regjenerimit duhet të përdoret tepricë e klorurit të natirumit.
Këmbyesit katonik acidik të fortë përdoren për të larguar fortësinë e ujit. Këmbyesit kationik të
dobët kanë grupe -COOH si grupe funksionale që përdoren për të larguar alkalinitetin.
Alkaliniteti manifestohet me jone bikarbonate që mjaftueshëm është bazë e fortë për të
neutralizuar acidin e këmbyesit kationik acidik të dobët:

Sidoqoftë, bazat e dobëta si jone sulfate ose klorure nuk janë mjaft të fuqishme për të larguar
jonet hidrogjen nga këmbyesi acidik karboksilik. Një përparësi shtesë e këtyre këmbyesve është
se ata mund të gjenerohen në mënyrë stekiometrike me acide të forta të holluara, kështu duke e
larguar problemin potencial të ndotjes të shkaktuar nga teprica e klorurit të natriumit për të
regjeneruar këmbyesit kationik acidik të fortë.
Kelatimi që ndonjëherë quhet edhe izolim është metodë efektive të zbutjes së ujit pa largim të
joneve kalcium ose magnez nga tretësira. Një agjent kompleksues shtohet që i redukton
përqendrimet e kationeve të lira të hidratuara. P.sh. kelatimi i jonit të kalciumi me tepricë të
EDTA anionike (Y4-)

redukton përqendrimin e joneve kalcium të hidratuara duke parandaluar precipitimin e karbonatit


të kalciumit

Kripërat polifosfate EDTA dhe NTA janë agjent kompleksues që përdoren për zbutje të ujit.
Polisilikatet përdoren për të kompleksuar hekurin.
8.1 Largimi i hekurit dhe manganit

Hekuri dhe mangani i tretur gjenden në shumë ujëra nëntokësor për shkak të konditave
reduktuese të cilat e favorizojnë gjendjen oksiduese 2+ të këtyre metaleve. Prej këtyre dy
metaleve hekuri gjendet më shpesh. Në ujërat nëntokësor, nivelet e hekurit ndonjëhere i
tejkalojnë 10 ppm dhe të manganit rrallë janë më të mëdha se 2 ppm. Metoda bazike për largimin
e këtyre dy metaleve varet në oksidimin në oksidimin në gjendje oksiduese më të mëdha të
patretshme. Oksidimi kryesisht kryhet me ajrim. Shpejtësia e oksidimit varet në pH ku në pH më
të larta favorizohet oksidimi i shpejtë. Oksidimi i Mn(II) të tretshëm në MnO 2 të patretshëm
është proces i komplikuar. Ky bëhet me katalizim të MnO 2 të ngurtë i cili i adsorbon jonet
Mn(II). Ky Mn(II) i adsorbuar oksidohet ngadal në sipërfaqen e MnO2.
Klori dhe permanganati i kaliumit përdoren si agjent oksidues për hekurin dhe për manganin.
Janë disa të dhëna që agjentët kelat organik me veti reduktuese i mbajnë jonet(II) në formë të
tretshme në ujë. Në këto rasate, klori është efektiv për shkak i shkatërron komponimet organike
dhe e lejon oksidimin e hekurit(II).
Në ujë me një nivel të lartë të karbonateve mund të precipitohen direkt FeCO3 dhe MnCO3 duke
e rritur pH mbi 8.5 me shtimin e karbonatit të natriumit ose gëlqeres.
Nivlet e larta të hekurit(III) dhe manganit(IV) janë gjetur shpesh në ujë si material koloidal i cili
vështirë largohet. Këto metale mund të shoqërohen me koloide humike ose "peptizojnë"
materialin organik që lidhet me oksidet e metaleve koloidale që stabilizojnë koloidin.
Metalet e rënda si bakri, kadmiumi, merkuri dhe plumbi gjenden në ujë të ndotur nga një numër i

14
madh i proceseve industriale. Për shkak të toksicitetit të shumë metaleve të rënda, përqendrimet e
tyre duhet të reduktohen në nivel të ulët para lirimit të ujit të ndotur.
Trajtimi me gëlqere i precipiton metalet në formë të hidroksideve të patretshme, kripërave bazike
ose koprecipituar me karbonat kalciumi ose hidroksid hekuri(III). Ky pres nuk e largon
krejtësisht merkurin, kadmiumin, ose plumbin kështu që largimi i tyre ndihmohet me shtimin e
sulfureve (shumica e metaleve të rënda janë kërkues të sulfures):

Shpesh klorinimi i rëndë është i nevojshëm për të thyer ligandet që i tretin metalet. Precipitimi
gëlqeror normalisht nuk lejon rikuperimin e metaleve dhe ndonjëherë është formë e
padëshirueshme nga pikëpamja ekonomike.
Elektrodepozitimi (reduktimi i joneve metalike në metal me anë të elektroneve në ndonjë
elektrodë), osmoza reverse dhe këmbimi jonik shpesh kërkohen për largim të metaleve.
Ektraktimi me tretës duke përdorur substanca kelate të tretshme organike është gjithashtu efektvi
në largimin e shumë metaleve. Cementimi është proces me të cilin metali depoziton me atë të
reaksionit të jonit të tij me një metal që oksidohet lehtë p.sh.:

Adsorbimi në karbon aktiv në mënyrë efektive largon disa metale nga uji në nivele të ppm.
Ndonjëherë sorbohet një agjent kelat në qymyr për të rritur largimin metalik.
Përdoren procese të ndryshme efektive për të bërë largimin e metaleve të rëna nga uji i ndotur.
Një trajtim i tillë është precipitimi me gëlqere që ndiqet me filtrimin në karbon aktiv. Filtrimi me
karbon të aktivizuar mund të ndiqet me trajtimin me klorur hekuri(III) për të formuar flokulë
hidrokside hekur(III) që është pastrues efektiv i metaleve të rënda. Ngjashëm, alumina e cila
formon hidroksid alumini mund të shtohet para filtrimit në karbon aktiv.
Format e metalit të rëndka efekt të fortë mbi efikasitetin e largimit të metalit. Për shembull,
kromi(VI) largohet më me vëshirësi se sa kromi(III).

15
16

You might also like