Ankesa Final

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Lënda: Ankesë

Për: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës- MASh, respektivisht Komisionit per Ankesa per ndarjen e
bursave
Nga: Donat Maliqi, student i Fakultetit të Mjekësisë, departamenti Mjekësi e Përgjithshme, viti
II(aktualisht)

ANKESË

Unë, Donat Maliqi, i lindur më 06/09/2001, me numër personal të letërnjoftimi


1242151204 , me numër ID te Fakultetit 190901100030, vijoj studimet në
Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti Mjekësi e Përgjithshme, aktualisht në vitin e
II. Kërkoj nga ju që t’i merrni parasysh ankesat e mëposhtme lidhur me ndarjen e
bursave për vitin akademik 2020/2021; vecanerisht per studentet e Fakultetit të
Mjekësisë, përfshirë edhe mua.

Kam përfunduar të gjitha provimet e vitit të parë brenda vitit akademik 2020/2021,
me notën mesatare 9.00 dhe me plot të drejtë konsideroj se jam përfitues i bursës
së Ministrisë së Arsimit, Shkencës së Qeverisë së Kosovës duke u bazuar në Ligjin
e Arsimit të Lartë nr.04//L-037, prioritetet nacionale dhe interesat strategjike të
vendit që synojnë mbështetjen e studentëve me bursa studimi për studentët e
shkëlqyer në programet e studimit në fusha prioritare, për studentët me aftësi të
kufizuara, rritjen e kapaciteteve në shkenca teknike, mbështetur në Udhëzimin
administrativ nr. 14/2017 të datës 06.12.2017 dhe vendimin e Ministrit nr. 01B-123
të konkursit të hapur me datën 12.10.2020.

Fakulteti jonë ka disa specifika në krahasim me fakultetet tjera, kemi lëndë 2(dy)
Semstrale, e ne rastin konkret lidhur me lënden Biokimia Mjekësore, e cila
ligjërohet në semestrin e II të vitit I dhe në semestrin e I të vitit të II-të. Neve si
studentë, nuk na lejohet që t’i nënshtrohemi këtij provimi në vitin e parë, hera e
parë kur mund t’i nënshtrohemi këtij provimi ështe afati i parë i rregullt i vitit II.
Prandaj, ne edhe pse i kemi plotësuar kriteret e MASh-it për ndarjen e bursave,
duke përfunduar në afat rekord provimet e vitit paraprak, nuk mund t’i fitojmë 60
ECTS(Kredi), por vetëm 54 ECTS të mundshme.
Unë, Donat Maliqi, si student, kam përfunduar të gjitha provimet në afatet e
rregullta, duke fituar 54 ECTS nga 54 të mundshme, rrjedhimisht totalin e
kredive të mundshme përgjatë atij viti akademik.
Dhe gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga MASh-i i kam dorëzuar në emailin
zyrtar.

Prandaj, ju lutem t’i merrni parasysh këto specifika të fakultetit të lartcekur dhe
mos të na penalizoni.
Pres një përgjigjje pozitive nga ju!

Me respekt, Donat Maliqi.


Bashkangjitje: Emri Mbiemri
Vërtetimi për statusin e studentit Donat Maliqi
Certifikatën e notave Email-i: donat.maliqi@hotmail.com

Formularin e aplikimit nga MASh Vendbanimi: Gjilan

Certifikaten e lindjes
Ekstraktin e lindjes
Gjirollogarine/ Konfirmin e gjirollogarisë bankare
Dëshminë e aplikimit online nga emaili
Letërnjoftimi (kopje)

You might also like