Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Prometeu

Përpara krijimit të njerëzimit, perënditë greke fituan një betejë kundër një race gjigandësh të
quajtur Titanë. Shumica e Titanëve u shkatërruan, ose u hodhën në ferrin e përjetshëm të
Tartarus-it. Por Tirani Promete, emri i të cilit do të thotë largpamësi, e bindi të vëllain
Epimeteun, të luftonte me të në krahë të perëndive. Për t’i falenderuar, Zeusi u besoi vëllezërve
detyrën e krijimit të të gjitha gjërave të gjalla. Epimeteu do të shpërndante dhuratat e perëndive
midis krijesave. Disave, ai u dha fluturimin; të tjerëve, aftësinë për të lëvizur nën ujë, ose për të
vrapuar nëpër bar. Ai u dha kafshëve gëzof të butë dhe kthetra të mprehta. Ndërkohë, Prometeu i
dha formë njeriut të parë nga balta. Ai i formoi ato sipas imazhit të perëndive, por Zeusi vendosi
që ata të mbeteshin të vdekshëm dhe të adhuronin banorët e Malit të Olimpit, nga poshtë. Zeusi i
mendonte njerëzit si krijesa të nënshtruara, vulnerable ndaj elementëve dhe të varur nga
perënditë për mbrojtje. Megjithatë, Prometeu e përfytyroi këtë krijesë të papërpunuar me një
qëllim më të madh. Kështu që, kur Zeusi e pyeti atë se si do të bëheshin sakrificat, Prometeu
dinak planifikoi një hile që do t’i jepte njerëzve disa përparësi. Ai vrau një dem, e ndau atë në dy
pjesë për t’ia paraqitur Zeusit. Nga njëra anë, ai fsheu mishin dhe lëkurën e shijshme nga pjesa e
poshtë belit të kafshës. Në anën tjetër, ai i fshehu kockat nën një shtresë të trashë dhjami. Kur
Zeusi zgjodhi atë racion që iu duk më i mirë për vete, ai u tërbua nga mashtrimi i Prometeut. I
tërbuar, Zeusi e ndaloi përdorimin e zjarrit në Tokë, qoftë për gatimin e mishit, apo për ndonjë
qëllim tjetër. Por Prometeu refuzoi që një burim i tillë t’i refuzohej krijimit të tij. Kështu, ai u
ngjit në Mailn e Olimpit për të vjedhur zjarr nga punishtja e Athinës dhe e Hefestit. Ai e fshehu
flakën në një kërcell kopri të zbrazët dhe e solli atë poshtë tek njerëzit. Kjo u dha atyre fuqinë që
të shfrytëzuar natyrën për përfitimin e tyre dhe për të dominuar rendin natyror, përfundmisht. Me
zjarr, njerëzit mund të kujdeseshin për veten, me ushqim dhe me ngrohtësi. Por ata gjithashtu
mund të prodhonin armë dhe të zhvillonin luftra. Flakët e Prometeut shërbyen si një katalizator
për përparimin e shpejtë të civilizimit. Kur Zeuri e shikoi këtë shfaqje, ai e kuptoi se çfarë kishte
ndodhur. Prometeu edhe një herë e kishte prekur krenarinë e tij dhe kishte shkatërruar autoritetin
e Zeusit. I tërbuar, Zeusi imponoi një ndëshkim brutal. Prometeu do të lidhej pas një shkëmbi në
përjetësi. Çdo ditë, ai do të vizitohej nga një korb që do t’i shqyente atij mëleçinë dhe çdo natë
mëlçia e tij do të rigjenerohej nga fillimi, për t’u sulmuar sërish mëngjesin tjetër. Megjithëse,
Prometeu mbeti në agoni të përjetshme, ai nuk u pendua kurrë për aktin e tij të rebelimit. Aftësitë
e tij ripërtitëse përballë shtypjes, e bënë atë një figurë të dashur në mitologji. Ai lartësohej
gjithashtu edhe për djallëzinë dhe shpirtin e tij kureshtar, dhe për dijen, përparimin dhe fuqinë që
solli në duart e njeriut. Ai është gjitashtu një figurë periodike në art dhe në letërsi. Tek drama
lirike e Percy Bysshe Shelley, ‘Prometeu i zgjidhur,’ shkrimtari e përfytyron Prometeun si një
hero romantik, i cili arratiset dhe vazhdon të shpërndajë empati dhe dije. Për protagonistin e tij,
Shelley ka shkruar, ‘Prometeu është përsosmëria më e lartë e një natyre morale dhe intelektuale,
i nxitur nga motivet me të pastra dhe më të vërteta për qëllimet më të mira dhe më fisnike.’
Gruaja e tij Mary, e parashikon Prometeun më shumë si një figurë paralajmëruese dhe e titulloi
romanin ‘Frankenshtajni: Prometeu Moderm.’ Kjo sugjeron mbi dëmin e korruptimit të rendit
natyror dhe rëndësinë e saj mbi çështjet etike, që rrethojnë sot shkencën dhe teknologjinë.

You might also like