Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Shejh Halid Rashid (‫)حفظه هللا‬

Shejhu lindi në vitin 1390 Hixhri (1970) dhe studioi nga një numër i
Shujuhëve, prej tyre përmenden:

Shejh Abdullah Ibn Xhibrin (‫)رحمه هللا‬, ai e shoqëroi atë për 13 vjet.

Muhadithi Shejh Abdullah es Sad (‫)حفظه هللا‬.

Shejh Abdul-Aziz Ibn Baz (‫)رحمه هللا‬, ai e shoqëroi atë për 11 vjet.

Shejh Abdur-Rahman el Barrak (‫)حفظه هللا‬.

Ai shkëlqeu në fushat e Akides dhe Hadithit dhe ka Ixhaze në shumicën e


librave të Hadithit. Shejhu ka një librari të pasur e cila përmban disa
dorëshkrime dhe mijëra libra. Shejhu është i njohur mirë për përulësinë,
karakterin e butë dhe qëllimin e pastër. Ai ka një numër mësimesh,
ligjërimesh dhe mexhlisesh të dijes. Ai ka përfunduar të shpjegojë shumë
mutun (tekste) në shkenca të ndryshme Islame. Disa shembuj të këtyre
janë si më poshtë:

Mësime mbi Sahihun e Buhariut.

Mësime mbi Sunenin e Tirmidhiut (gati të mbaruar).

Mësime mbi Sunenin e Nasait.

Shpjegimi i Sulam El-Usul nga Hafidh Al-Hakami dhe është i shkruar në një
libër.

Shpjegimi i Vasitijes, Tahavijes dhe Lumatul-Itikad.

Shpjegimi i Nuhbatul-Fikrit në Mustalah (të Hadithit) dhe është i regjistruar.

Shpjegimi i Zad Al-Mustakniut.

Shpjegimi i Ad-Da Vad-Dava.


Dhe ai ka shpjeguar shumë mutunë (tekste) të tjera, si librat e Shejhul
Islamit Muhamed Ibn Abdul-Vehabit (‫)رحمه هللا‬.

Shejhu kishte shumë veprimtari në davet dhe kurse diturie sepse kishte
mësime javore në një numër të qyteteve dhe fshatrave, për shembull:

Mësime javore në Shakra dhe Marat:

Ai themeloi një numër kursesh të dituris në El-Kuvaijah, El-Xhubajl dhe Ar-


Rajan. Ai udhëtoi disa herë në jug të Mbretërisë së Arabisë Saudite për
davet dhe kjo ka patur shumë sukses me vullnetin e All-llahut.
Kushdo që ishte afër Shejhut e kuptonte se ai posedonte njohuri të forta,
sepse nganjëherë jepte mësime pa ndonjë përgatitje apo shënime dhe do i
kujtonte burrat në senedin e Hadithit dhe do të paraqiste pikëpamjet
(mendimin) e medh’hebit. Kjo tregoi gjerësinë e dijes dhe vetëdijes së tij.
Shejhu u pyet dikur se sa lexonte dhe ai i informoi ata që lexonte
mesatarisht 17 orë në ditë kur kërkonte dije.

Kur media satanike e Danimarkës vizatoi karikaturat e neveritshme të


njeriut më të madh që ka ecur në sipërfaqen e tokës, shejhu i bekuar e pa
që ishte e përshtatshme për t'u përgjigjur me një ligjëratë e cila u bë e
njohur si "O Umeti i Muhamedit ‫"ﷺ‬.

Shejhu bëri një kërkesë modeste për udhëheqësit e vendeve muslimane


që të bojkotojnë dhe ndërpresin të gjitha marrëdhëniet me Danimarkën.
Sidoqoftë, kjo kërkesë nuk i shkonte për shtat dëshirës së tagutëve
Sauditë, kështu që ata kërkuan ta burgosnin Shejhun për të vetmen arsyje
se e mbrojti Pejgamberin Muhamed ‫ﷺ‬. Dënimi fillestar për Shejhun ishte
për 5 vjet megjithatë kur Shejhu e kundërshtoi dënimin, pasi ishte e qartë
për çdo musliman që kundërshtonte Sheriatin e qartë, gjykatësi arrogant
(All-llahu ja dhëntë atë që e ka hak) e rriti dënimin me 10 vite të tjera.

All-llahu e liroftë Shejhun dhe të gjithë muslimanët e burgosur.

You might also like