Leksion 5 PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

Leksion 5

Ligji i dytë dhe i tretë i Njutonit


Më lart folëm për inercinë e trupit. Për të kuptuar më mirë këtë koncept kryejmë
këtë eksperiment. Mbi një rrafsh horizontal vendosim dy cilindra me përmasa të
njëjta, por njëri prej druri dhe tjetri prej çeliku. Përvoja na tregon se për të vënë në
lëvizje cilindrin prej çeliku duhet të ushtrojmë një forcë më të madhe. E njëjta gjë
vërtetohet edhe në rastin kur duam t’i ndalim këta dy cilindra. Duke kujtuar
përkufizimin për inercinë, themi se cilindri prej çeliku është më inert se ai prej
druri. Pra trupat e ndryshëm kanë inerci të ndryshme. Për të karakterizuar nga ana
sasiore këtë veti të trupave, futim një madhësi të veçantë fizike të quajtur masë.
Pra, masa shpreh nga ana sasiore inercinë e trupit.
Kjo madhësi shënohet me m dhe në sistemin SI ka për njësi kilogramin(kg).
Në ligjin e parë të Njutonit thuhet se bashkëveprimi i trupave është shkaku i
ndryshimit të lëvizjes së tyre. Nga kjo rrjedh, se vetëm veprimi i trupave të tjerë
materjalë mbi trupin që studiojmë, është i aftë të ndryshojë gjendjen e lëvizjes së
tij. Ky bashkëveprim i trupave karakterizohet me madhësinë fizike të quajtur forcë.
Me këtë koncept njihemi që nga ndijimi i përpjekjes që bëjnë muskujt për të
zhvendosur ose deformuar një trup.
Dimë se aty ku kemi ndryshim të lëvizjes shfaqet nxitimi, por nga ana tjetër ne
pamë se shkaak i këtij ndryshimi të lëvizjes ishte madhësia fizike e quajtur forcë.
Ky nxitim na çon në përfundimin se midis forcës dhe nxitimit ka një lidhje
shkakësore, thelbësore.
Eksperimentet tregojnë se varësia e nxitimit nga forca është lineare. D.m.th. një
forcë më e madhe shkakton një nxitim më të madh, për të njëjtin trup.
Kryejmë këtë eksperiment. Mbi një trup veprojmë me forca të ndryshme që
qëndrojnë midis tyre si raporte numrash të plotë p.sh. 1:2:3 etj. Vërejmë se edhe
nxitimet që merr trupi do të qëndrojnë në këto raporte. Kurse raporti F/m mbetet
konstant. Pikërisht madhësinë fizike të barabartë me këtë raport do ta quajmë
masë, e cila shpreh inercinë e trupit nga ana sasiore dhe është një veti e brendshme
e tij. Ajo nuk varet nga metodat e përdoruara për matjen e saj.
Meqënëse forca është një madhësi fizike, që ka vlerë numerike, drejtim dhe kah
ashtu si dhe nxitimi, atëherë masa është një madhësi skalare. Duke përmbledhur
rezultatet e eksperimenteve, mund të themi se:
1) Nxitimi i trupit është në përpjestim të drejtë me forcën e ushtruar mbi të .
2) Nxitimi i trupit është në përpjestim të zhdrejtë me masën e tij.
Përfundimisht shkruajmë:

𝐹⃗ = 𝑚 ⋅ 𝑎⃗
Kjo përbën ligjin e dytë të Njutonit, i cili mund të formulohet edhe në trajtën:
Nxitimi është në përpjestim të drejtë me forcën që vepron në trup dhe në
𝐹⃗
përpjestim të zhdrejtë me masën e tij, pra : 𝑎⃗= .
𝑚

Nga (4.1) shohim se nxitimi 𝑎⃗ ka drejtim dhe kah atë të forcës 𝐹⃗ meqë m>0. Në
ligjin e parë dhe të dytë ne folëm për bashkëveprim të trupave. Është pikërisht ligji
i tretë i Njutonit, ai që ve në dukje faktin se bashkëveprimi i trupave ka karakter të
veprimit reciprok. Ky ligj pohon:

N.q.s një trup B vepron mbi një trup A me një forcë ⃗⃗⃗⃗
𝐹1 , atëherë trupi A do të
veprojë mbi truoin B me një forcë ⃗⃗⃗⃗⃗
𝐹2 , numerikisht të barabartë me ⃗⃗⃗⃗
𝐹1 , por në kah të
kundërt me të.
Ligji i tretë i Njutonut na jep edhe karakteristikat e bashkëveprimit.

1-këto forca kanë të njëjtën vijë veprimi, por kahe të kundërta, pra ⃗⃗⃗⃗⃗
𝐹2 =- ⃗⃗⃗⃗
𝐹1 .
2-kanë të njëjtën madhësi.
3-ushtrohen mbi trupa të ndryshëm, prandaj nuk ekuilibrohen midis tyre,
4-veprojnë njëkohësisht.
Ky ligj quhet ndryshe edhe si ligji i veprim-kundërveprimit.
Prova të shumta eksperimentale kanë treguar se pavarësisht nga lloji i
bashkëveprimit, veprimi dhe kundërveprimi gjenden gjithmonë së bashku, kanë të
njëjtën vijë veprimi, por kahe të kundërta dhe janë të barabarta në madhësi, zgjasin
të njëjtën kohë.
Ishte Galileu ai që arriti në përfundimin se forca është shkak i ndryshimit të
lëvizjes dhe jo burimi i saj.
Eksperimentet tregojnë gjithashtu se kur një trup bashkëvepron njëkohësisht me
disa trupa, d.m.th. mbi të veprojnë disa forca ⃗⃗⃗⃗
𝐹1 , ⃗⃗⃗⃗⃗
𝐹2 , ⃗⃗⃗⃗⃗
𝐹3 etj. Atëherë veprimi i një
force tjetër mbi trupin nuik varet nga fakti nëse trupi prehet apo lëviz dhe nëse mbi
të veprojnë ose jo forca të tjera. Ky përfundim përbën parimin e pavarësisë së
veprimit të forcave, i cili pohon: Veprimi i njëkohshëm i disa forcave është i
njëvlershëm me veprimin e një force të vetme 𝐹⃗ që përfaqëson forcën rezultante,,
d.m.th. 𝐹⃗ =∑𝑛𝑖=1 ⃗⃗⃗
𝐹𝑖
Nga ky përfundim duket se kur forca rezultante është zero, edhe nxitimi është zero,
pra trupi prehet ose lëviz në mënyrë drejtvizore të njëtrajtshme. Në raste të tilla
themi se trupi ndodhet në baraspeshë(ekuilibër).
Duhet të theksojmë se ligjet e Njutonit kanë edhe disa kufizime, pra kanë një fushë
të caktuar zbatimi. Kufizimi i parë ka të bëjë me faktin se ato janë të pavërteta për
sistemet inerciale të referimit. Për të zbatuar këto ligje në sistemet joinerciale
duhen bërë ndryshime.
Kufizimi i dytë ka të bëjë me shpejtësinë e trupave. Këto ligje janë vërtetuar për
shpejtësi lëvizjeje shumë më të vogla se shpejtësia e dritës e cila ka vlerën 300000
km/s. për shpejtësi lëvizjeje të krahasueshme me atë të dritës ka vend teoria e
relativitetit e Albert Ajnshtajnit, e cila e trajton dinamikën e Njutonit si rast të
vecantë të saj, si rast për shpejtësi të vogla. Vetë Njutoni fliste për hapësirë dhe
kohë absolute, në varësi të të cilave përcaktonte edhe kuptimin për lëvizjen
absolute. Sic vërtetoi edhe Ajnshtajni në teorinë e tij të relativitetit, hapësira dhe
koha jo vetëm që nuk janë absolute, por ato përcaktohen nga masa e lëndës dhe
nga shpejtësia e lëvizjes së trupave.
Një e metë thelbësore në teorinë e Njutionit qëndron në faktin se
bashkëveprimimidis trupave realizohej në afërsi. Ai nuk mundi të shpjegonte
mekanizmin e realizimit të bashkëveprimit midis trupave që ndodheshin në largësi
midis tyre. Për të ky bashkëveprim ndodhte në cast. Koncepti mbi fushën nuk
njihej deri atëherë.
LLojet e forcave në natyrë. Forca e gravitetit.
Bashkëveprimi në natyrë është kudo i pranishëm si ndërmjet grimcave më të vogla
të lëndës, ashtu edhe midis trupave qiellorë.
Njihen katër lloje bashkëveprimesh me anën e të cilave shpjegohen të gjitha llojet e
forcave që ndeshen në natyrë. Këto i quajmë bashkëveprime themelore dhe ndahen
si më poshtë:
1) Bashkëveprimi gravitacional
2) Bashkëveprimi elektromagnetik
3) Bashkëveprimi i dobët
4) Bashkëveprim i fortë
Vlen të theksohet se këto katër lloje bashkëveprimesh janë bashkëveprime fushash.
Bashkëveprimi me anë të fushave realizohet jo vetëm në kontakt direct të trupave,
por edhe në largësi.
Bashkëveprimi i fortë, apo forca e fortë bërthamore, ushtrohet midis grimcave
elementare, që quhen adrone. Në këtë grup grimcash hyjnë protonet dhe
neutronet,të cilat përbëjnë bërthamën e atomit. Kjo forcë është ajo që I mban të
qëndrueshme bërthamat atomike. Për shembull dy protone që ndodhen në
bërthamën e heliumit tërhiqen midis tyre me forcën e fortë bërthamore, e cila ka
madhësi shumë më të madhe se forca shtytëse elektrostatike e protoneve. Forca e
fortë bërthamore ka një rreze të shkurtër veprimi. Ajo zvogëlohet shumë shpejt me
rritjen e lartësisë ndërmjet grimcave, duke u bërë e papërfillshme në largësi të
barabarta me disa diametra bërthame.
Forca e dobët bërthamore ushtrohet midis elektroneve dhe protoneve, ose
neutroneve. Ajo ka një rreze të shkurtër veprimi dhe është përgjegjëse për
zbërthimin radioaktiv 𝛽.
Forcat themelore ushtrohen midis grimcave, që janë në një farë largësie në hapësirë
dhe ky fakt njihet si veprimi në largësi. Njutoni e quajti veprimin në largësi si një
mangësi të teorisë së tij gravitacionale dhe shmangu formulimin e ndonjë hipoteze
tjetër.
Sot, problem i veprimit në largësi është zgjidhur duke future konceptin e fushës.
Për shembull, tërheqja e ushtruar nga Dielli ndaj Tokës mund të mendohet në dy
faza:
Dielli krijon në hapësirë një kusht për fushën gravitacionale dhe mandej kjo fushë
ushtron një forcë mbi Tokën. Pra fusha është agjenti ndërmjetës. Në mënyrë të
ngjashme, Toka prodhon një fushë gravitacionale, e cila ushtron një forcë mbi
Diellin. Në qoftë se Toka lëviz duke zënë një vendndodhje të re, fusha e saj do të
ndryshojë. Ky ndryshim përhapet ndërmjet hapësirës, jo në cast, por me një
shpejtësi sa ajo e dritës, c=300000 km/s. po të mos përfillet intervali i kohës, që i
duhet fushës për t’u përhapur, atëhërë mund të mos përfillet ky agjent ndërmjetës
dhe forcën gravitacionale ta marrim sikur ushtrohet nga Dielli dhe nga Toka
drejtpërdrejt mbi njëri tjetrin. Për shembull, gjatë 8 minutave që i duhen fushës
gravitacionale për t’u përhapur në largësinë Tokë-Diell, Toka përshkon vetëm një
pjesë të vogël të orbitës së saj.
Një nga forcat themelore në natyrë është forca (bashkëveprimi) gravitacionale. Kur
diskutuam lëvizjen e një trupi gjatë rënies së lirë, thamë se kjo është një lëvizje me
nxitim 𝑔⃗ (g=9,81m/𝑠 2 ). Po cili është shkaku i këtij nxitimi? Si shtesë të tre ligjeve
të tij të famshme, Njutoni formuloi qartë konceptin e forcës gravitacionale. Ligji I
tij i tërheqjes gravitacionale pohon:Cdo pjesëzë e universit ushtron një forcë
tërheqëse mbi cdo pjesëzë tjetër të tij. Për dy pjesëza të tilla që mund t’i shohim si
pika materiale me masa 𝑚1 dhe 𝑚2 dhe të vendosura në distancë r nga njëra tjetra,
forca me të cilën secila prej tyre vepron mbi tjetrën, ështëë e drejtuar sipas vijave
që bashkon qendrat e tyre dhe ka madhësinë:
𝑚1𝑚2
F=𝛾 (3.2)
𝑟2

Ku 𝛾- konstantja universale gravitacionale, vlera eksperimentale e të cilës


është:𝛾=6.67*10−11 N𝑚2 /𝑘𝑔2 .
Kjo konstante quhet universale, sepse ka të njëjtën vlërë për cdo cift pjesëzash të
university, pavarësisht nga distanca ndërmjet tyre. Le të supozojmë se dy pjesëzat,
me masa 𝑚1 dhe 𝑚2 ndodhen në distancë r nga njëra tjetra. Forca 𝐹⃗ është e
ushtruar nga 𝑚2 mbi 𝑚1 dhe ne kemi pranuar se ndodhet në kahun pozitiv kurse
forca -𝐹⃗ është forca me të cilën 𝑚1 vepron mbi 𝑚2 . Kjo është e njëjtë në madhësi
me të parën, por në kah të kundërt me të. Këto forca veprojnë mbi trupa të
ndryshëm.
Eksperimentet trgojnë se Toka i tërheq të gjithë trupat me të njëjtin nxitim. Pra ajo
ushtron mbi cdo trup një forcë tërheqëse, që e quajmë forca e rëndesës. Kjo forcë
ka drejtim sipas rrezes së Tokës dhe kah për nga qendra e saj.
Me po këtë forcë edhe trupi e tërheq Tokën, por nxitimi që i shkakton asaj kjo
forcë është shumë shumë i vogël, meqënëse masa e Tolës është shumë më e madhe
se cdo trup që ndodhet mbi sipërfaqen e saj.
Theksojmë se sipas ligjit (3.2) edhe cdo trup tjetër qiellor vepron po kështu mbi
objektete ndodhura afër sipërfaqes së tij.sic do të shohim më poshtë, nxitimi që
Toka i komunikon trupit, varet nga largësia e trupit prej qendrës së Tolës. Duke
shënuar me 𝐺⃗ , forcën e rëndesës së trupit me masë m dhe me 𝑔⃗, nxitimin që kjo
forcë I shkakton trupit ( kujtojmë që ky është nxitimi i rënies së lirë), në bazë të
ligjit të dytë të Njutonit shkruajmë:

𝐺⃗ =m 𝑔⃗

Por 𝐺⃗ nuk është gjë tjetër, vecse forca gravitacionale prandaj kemi:
𝑚𝑀𝑇
mg=𝛾 (3.4)
𝑟2

që nga nxjerrim që nxitimi i rënis së lirë është:


𝑀𝑇
g=𝛾 (3.5)
𝑟2

Në jetën e përdits (3.3)hme dëgjojmë shumë të përdoret fjala peshë e trupit.


Peshën nuk duhet ta ngatërrojmë me forcën e rëndesës, sepse kjo e fundit
përfaqëson forcën me të cilën Toka vepron mbi trup. Pesha përfaqëson forcën me
të cilën trupi “rëndon”, “mëshon” mbi mbështetësen e vet. Forca peshë është e
barabartë në modul me atë të rëndesës vetëm në rastin kur trupi ndodhet në prehje
ose në lëvizjen drejtvizore të njëtrajtshme. Po kështu nuk duhet ngatërruar koncepti
masë e trupit me peshën e tij, sepse e para përfaqëson një madhësi skalare dhe
matet me kg, e dyta është madhësi vektoriale dhe moduli i saj matet me Njuton
[N].
Gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryshme, forcën e rëndesës do ta paraqesim me
një vektor që ka kahun për nga qendra e Tokës dhe pikën e zbatimit të tij e ka në
qendër të trupit.

You might also like