Kodi Civil 1981

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 62

LIGJ

Nr.6340, datë 26.6.1981


 
KODI CIVIL I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
 
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
 
VENDOSI:
 
Miratimin e Kodit Civil të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
 
Pjesa e Përgjithshme
 
KREU I
PËRMBAJTJA, DETYRAT, BAZAT DHE PARIMET E LEGJISLACIONIT CIVIL TË
REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
 
Neni 1
 
Legjislacioni civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shpreh
vullnetin e klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse, të organizuara në
shtetin e diktaturës së proletariatit.
Legjislacioni civil rregullon marrëdhëniet pasurore, si edhe marrëdhëniet
personale jopasurore ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave
bujqësore, organizatave shoqërore, ndërmjet këtyre e shtetasve, si edhe ndërmjet
vetë shtetasve.
Marrëdhëniet juridike civile kanë në themel pronën socialiste të mjeteve të
prodhimit dhe sistemin socialist të ekonomisë.
 
Neni 2
 
Legjislacioni civil ka për qëllim që të shërbejë për ndërtimin e plotë të
socializmit, sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta, dhe për plotësimin
gjithnjë e më mirë të nevojave materiale e kulturore të shtetasve.
 
Neni 3
 
Legjislacioni civil udhëhiqet nga politika e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe
bazohet në ideologjinë e klasës punëtore të marksizëm-leninizmit.
Legjislacioni civil buron nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë.
 
Neni 4
 
 Legjislacioni civil i përmbahet parimit se zhvillimi i marrëdhënieve
ekonomike dhe shoqërore bëhet në procesin e luftës së klasave, të luftës kundër
burokratizmit dhe liberalizmit.
 
Neni  5
 
Legjislacioni civil mbron në mënyrë të veçantë pronën socialiste, që është
baza e paprekshme e rendit socialist dhe burim i mirëqënies së popullit e i fuqisë së
Atdheut.
 
Neni 6
 
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ndalohet dhënia e
koncesioneve, krijimi i shoqërive dhe i institucioneve të tjera ekonomike e
financiare të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kaptaliste,
borgjeze e revizioniste, si edhe marrja e kredive prej tyre.
 
Neni 7
 
Rregullimi i marrëdhënieve juridike civile bëhet në kushtet kur në
Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk ka klasa shfrytëzuese, është
zhdukur prona private dhe ndalohet shfrytëzimi i njeriut prej njeriut.
Prona vetjake mbrohet me ligj dhe nuk mund të përdoret në kundërshtim
me interesat e socializmit.
 
Neni 8
 
Marrëdhëniet civile, që rregullohen nga ky Kod, ndërtohen sipas parimit të
centralizmit demokratik, i cili bashkërendon drejtimin e centralizuar dhe me plan
me iniciativën dhe mendimin krijues të masave punonjëse.
 
Neni 9
 
Të drejtat civile mbrohen me ligj.
Ndërmarrjet, institucionet, kooperativat bujqësore, organizatat shoqërore
dhe shtetasit i ushtrojnë të drejtat dhe i përmbushin detyrimet civile në pajtim me
kërkesat e ligjit dhe të normave të moralit socialist, duke bashkëpunuar ndërmjet
tyre dhe duke vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë dhe vetjak.
Ushtrimi i të drejtave civile në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe të
moralit socialist nuk gëzon mbrojtje 1igjore.
 
Neni 10
 
Dispozitat e ligjit kanë fuqi vetëm për marrëdhëniet juridike civile që lindin
pas hyrjes së tyre në fuqi. Zbatimi i tyre për marrëdhëniet juridike që kanë lindur
më parë lejohet vetëm kur parashikohet shprehimisht në ligj.
 
KREU II
MARRËDHËNIET JURIDIKE CIVILE DHE VEPRIMET JURIDIKE
 
Neni 11
Kuptimi dhe përmbajtja e marrëdhënieve juridike civile
 
Marrëdhëniet juridike civile janë marrëdhënie shoqërore me karakter politik
e ideologjik, që përcaktohen nga marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe
rregullohen nga legjislacioni civil.
Marrëdhëniet  juridike civile, si marrëdhënie politike e ideologjike, kanë
karakter klasor; ato shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të masave të tjera
punonjëse.
Marrëdhëniet juridke civile janë marrëdhënie bashkëpunimi dhe ndihme të
ndërsjellë ndërmjet njerëzve të lirë nga shfrytëzimi, që kanë për qëllim ndërtimin e
plotë të shoqërisë socialiste.
 
Neni 12
Kuptimi i veprimit juridik
 
Pjesëmarrësit në marrëdhëniet juridike civile kryejnë veprime juridike, si
kontratë shitjeje, furnizimi, dhurimi, qiraje, porosie etj. Veprimet juridike janë të
njëanshme ose të dyanshme.
Veprimet juridike, që kryen me vullnet të lirë, synojnë që, në pajtim me
interesat e shtetit socialist, të krijojnë, të ndryshojnë os të shuajnë një marrëdhënie
juridike civile.
 
Forma e veprimit juridik
Neni 13
 
Veprimi juridik mund të bëhet me gojë ose me shkresë. Kur veprimi juiridik
bëhet me shkresë, kjo mund të jetë ose e thjeshtë, ose e vërtetuar, ose e përpiluar
nga noteri.
 
Neni 14
 
Me shkresë bëhen detyrimisht këto veprime juridike:
a) veprimet juridike, për të cilat në cdiispozitat e veçanta parashikohet
shprehimisht se duhet të bëhen me shkresë;
b) kontratat që lidhin ndërmarrjet, institucionet, kooperativat bujqësore,
organizatat shoqërore ndërmjet tyre ose me shtetasit;
c) kontratat me vlerë më shumë se një mijë e pesëqind lekë.
 
Neni 15
 
Veprimi juridik, që nuk është bërë me shkresë, është i pavlefshëm vetëm kur
një pasojë e tillë parashikohet shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera veprimi
juridik ështe i vlefshëm, por nuk mund të provohet me dëshmitarë.
Kur një veprim juridik duhet të bëhet, sipas ligjit, me akt noterial, veprimi
juridik është i pavlefshëm, në qoftë se  nuk është bërë në këtë formë.
 
Neni 16
 
Mund të behen me gojë, pavarësisht nga forma që kërkohet në dispozitat e
veçanta, këto veprime juridike:
a) shitjet me të holla në dorë, pavarësisht nga vlera, për veç kontratave, që,
sipas dispozitave të veçanta, duhet të bëhen me akt noterial;
b) depozitat që bëhen në rast fatkeqësie, si zjarr, përmbytje ose ngjarje tjetër
e jashtëzakonshme.
 
Neni 17
 
Janë të pavlefshme veprimet juridike që:
a) janë haptazi në dëm të shtetit;
b) vijnë në kundërshtim me ligjin;
c) bëhen për të mashtruar ligjin;
ç) janë kryer nga të mitur nën moshën 14 vjeç ose nga persona, të cilëve, për
shkak sëmundjeje psikike a zhvillimi mendor të metë, u është hequr krejt zotësia
për të vepruar;
d) bëhen me marrëveshje të palëve, pa pasur për qëllim të sjellin pasoja
juridike, domethënë bëhen për të mashtruar të tjerët ose për të fshehur një veprim
juridik tjetër.
 
Neni 18
 
Gjykata, me kërkesën e të interesuarve, deklaron të pavlefshme veprimet
juridike të kryera nga:
a) të miturit që kanë mbushur moshën 14 vjeç, kur veprimin e kanë kryer pa
pëlqimin e prindit ose të kujdestarit;
b) të miturit që kanë mbushur moshën 14 vjeç, kur veprimin e kanë kryer pa
pëlqimin e prindit ose të kujdestarit;
c) personat që në kohën e kryerjes se veprimit juridik, nuk ishin të
ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre, megjithëse në kohën e kryerjes së
veprimit nuk u ishte hequr zotësia për të vepruar.
 
Neni 19
 
Personi që ka kryer veprimin juridik duke qenë i mashtruar, i kanosur ose
në lajthim, mund të kërkojë që veprimi juridik të deklarohet i pavlefshëm.
 
Neni 20
 
Mashtrimi mund të shkaktojë deklarimin e pavlefshëm të veprimit juridik,
kur gënjeshtra e përdorur nga njëra palë për të shtënë palën tjetër në lajthim është
e tillë që pa atë kjo palë nuk do të kishte kryer veprimin juridik.
Kur mashtrimi është bërë nga një person i tretë, pala e mashtruar mund të
kërkojë që veprimi juridik të deklarohet i pavlefshëm vetëm në qoftë se në kohën e
kryerjes së tij pala tjetër e ka ditur ose duhej ta dinte mashtrimin.
 
Neni 21
 
Kanosja mund të shkaktojë që veprimi juridik të deklarohet i pavlefshëm,
kur është e tillë sa t’i shtjerë frikë një personi se ai vetë, të afërmit e tij ose pasuria
e tij janë në rrezik që të pësojnë një dëm të padrejtë dhe të rëndë.
Kanosja mund të bëhet edhe nga një person i tretë që nuk merr pjesë në
veprmin juridik.
 
Neni 22
 
Lajthimi, domethënë përfytyrimi i gabuar për veprimin juridik, mund të
shkaktojë që ky të deklarohet i pavlefshëm, kur ai është i tillë që po ta dinte këtë
rrethanë, personi nuk do të kishte kryer veprimin juridik.
 
Pasojat e pavlefshmërisë së veprimit juridik
 
Neni 23
 
Veprimi juridik që deklarohet i pavlefshëm quhet i tillë nga çasti kur është
kryer.
 
Neni 24
 
Pjesët e pavlefshme të një veprimi juridik nuk e bëjnë të tillë të gjithë
veprimin juridik, në qoftë se nga rrethanat natyra ose përmbajtja e tij del se palët
do ta kishin kryer veprimin juridik edhe pa pjesët e pavlefshme të tij.
 
Neni 25
 
Kur një veprim juridik është i pavlefshëm për arsye se vjen në kundërshtim
me ligjin, është bërë për të mashtruar ligjin, ose është haptazi në dëm të shtetit,
çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës merret e kalon në të ardhurat e shtetit
dhe, kur nuk është e mundur të merret po ajo gjë, kërkohet vlera e saj.
Në qoftë se veprimi juridik nuk dëmton interesat e shtetit dhe njëra nga
palët ka vepruar me mirëbesim, gjykata mund të vendosë që çdo gjë që ka dhënë
kjo palë, t’i kthehet kësaj dhe, kur kjo nuk është e mundur, të paguhet vlera e saj.
 
Neni 26
 
Kur një veprim juridik është i pavlefshëm për arsye se është bërë me
mashtrim ose kanosje, palës së dëmtuar duhet t’i kthehet nga pala tjetër çdo gjë që
ajo ka marrë dhe, kur nuk është e mundur t’i kthehet po  ajo gjë, duhet të paguhet
vlera e saj. Ajo që është dhënë nga pala që ka bërë mashtrimin ose kanosjen merret
dhe kalon në të ardhurat e shtetit dhe, kur nuk është e mundur të merret po ajo
gjë, merret vlera e saj.
 
Neni 27
 
Kur veprimi juridik është bërë jo me qëllim që të sjellë pasoja juridike, por që
të mbulojë një veprim juridik tjetër, veprimi juridik i mbuluar është i vlefshëm, në
qoftë se ky ka të gjitha kushtet e përcaktuara nga ligji.
Personat e tjerë, që kanë fituar me mirëbesim të drejta në bazë të veprimeve
juridike të tilla, nuk dëmtohen.
 
Neni 28
 
Kur veprimi juridik deklarohet i pavlefshëm për arsye se njëra nga palët ka
qenë në lajthim, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë
prej saj dhe kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vlerën.
Pala që ka kërkuar të deklarohet i pavlefshëm veprimi juridik, detyrohet ta
shpërblejë palën tjetër për dëmin e vërtetë që kjo ka pësuar nga që veprimi juridik
është deklaruar i pavlefshëm.
Në rastet kur pala provon se nuk ka faj që ka rënë në lajthim ose kur pala
tjetër e ka ditur a duhet ta dinte lajthimin, nuk përgjigjet për shpërblimin e dëmit.
 
Neni 29
 
Kur një veprim juridik është i pavlefshëm se i mungon forma e caktuar në
ligj, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj
dhe, kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vlerën.
 
Neni 30
 
Kur një veprim juridik është i pavlefshëm për arsye se është kryer nga një i
mitur që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose deklarohet i pavlefshëm
se është kryer nga një i mitur që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, secila
nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe, kur nuk
është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vlerën.
Pala që ka zotësi për të vepruar detyrohet ta shpërblejë të miturin oër dëmin
që ky ka pësuar ngaqë veprimi juridik është ose deklarohet i pavlefshëm.
 
Neni 31
 
Secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj
dhe, kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vlerën, kur veprimi
juridik, sipas rastit, është ose deklarohet i pavlefshëm sepse:
a) është kryer nga një person, të cilit i është hequr krejt zotësia për të
vepruar,
b) është kryer nga një person, të cilit i është kufizuar zotësia për të vepruar;
c) është kryer nga një person, i cili në kohën e kryerjes së veprimit juridik
nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimit të tij.
Pala që ka pasur zotësi për të vepruar detyrohet ta shpërblejë palën tjetër
për dëmin që ka pësuar, kur e ka ditur shkakun e pavlefshmërisë së veprimit
juridik.
 
Neni  32
 
Padia për të kërkuar që një veprim juridik të deklarohet i pavlefshëm duhet
të ngrihet brenda një viti.
Afati për ngritjen e padisë fillon:
a) për veprime juridike, të kryera nga persona që kanë pasur zotësi të
kufizuar për të vepruar që nga dita kur janë bërë madhorë ose u është kthyer
zotësia për të vepruar;
b) për veprimet juridike, të kryera me mashtrim, kanosje a lajthim, që nga
dita kur mashtrimi ose lajthimi janë zbuluar ose kur kanosja ka pushuar, por, në
çdo rast, jo më shumë se tre vjet nga dita që është kryer veprimi juridik;
c) në rastet e tjera afati fillon që nga dita kur është kryer veprimi  juridik.
 
Neni 33
Veprimi juridik me kusht
 
Veprimi juridik është me kusht kur lindja ose shuarja e të drejtave
dhe e detyrimeve të parashikuara në këtë veprim varen nga një ngjarje, e cila nuk
dihet nëse do të ndodhë.
Kur vërtetimi i kushtit të ndaluar me keqbesim nga pala që do të përfitonte
nga mosvërtetimi i tij, kushti quhet se është vërtetuar.
Kur vërtetimi i kushtit është shkaktuar me keqbesim nga pala që do të
përfitonte nga vërtetimi i tij, kushti quhet se nuk është vërtetuar.
Pasojat që lidhen me vërtetimin  e kushtit fillojnë nga çasti që është
vërtetuar kushti, me përjashtim të rasteve kur nga përmbajtja e veprimit juridik del
se këto pasoja duhet të fillojnë në një kohë të mëparshme.
 
Neni 34
Veprimi juridik me afat
 
Kur në një veprim juridik është përcaktuar se pasojat e tij fillojnë ose
pushojnë në një kohë të caktuar, ato fillojnë ose pushojnë në kohën e caktuar në
veprimin juridik.
 
KRE III
SUBJEKTET E MARRËDHËNIEVE JURIDIKE CIVILE
 
Personat juridikë
Neni 35
 
Për të përmbushur një veprimtari të caktuar krijohen personat juridikë.
Persona juridikë, si subjekte të marrëdhënieve juridike civile, janë
ndërmarrjet, institucionet, kooperativat bujqësore dhe organizatat shoqërore, të
cilat kanë mjete materiale e monetare dhe, për pasojë, mund të fitojnë në emër të
tyre të drejta, të marrin përsipër detyrime civile dhe të jenë paditës ose të paditur.
 
Neni 36
 
Personat juridikë krijohen me këto mënyra:
a) me ligj ose me vendim të Kryesisë së Këshillit  së Ministrave;
b) me vendim të atyre që e themelojnë dhe me miratimi nga organi përkatës
shtetëror;
c) me vendim të atyre që e themelojnë, pasi të jetë dhënë më parë pëlqimi i
organit përkatës;
ç) me çdo mënyrë tjetër, të parashikuar nga ligji.
 
Neni 37
 
Personi juridik, që nga çasti i krijimit të tij, mund të fitojë vetëm ato të drejta
dhe të marrë përsipër ato detyrime civile, që pajtohen me qëllimet e veprimtarisë së
tij.
Personi juridik vepron me anën e organeve të tij brenda kufijve të të drejtave
të caktuara me ligj, në statut ose në rregullore.
Veprimet juridike, që kryhen nga organet e personit juridik brenda kufijve së
kompetencës së tyre, quhen si veprime të vetë personit juridik.
 
Neni 38
 
Kooperativa bujqësore, si person juridik, vepron në bazë të statutit të saj, i
cili bazohet në statutin tip ose bazë, të miratuar nga Këshilii i Ministrave.
 
Neni 39
 
Personi juridik ka emrin dhe firmën e tij.
Qendra e personit juridik është vendi ku ndodhet organi drejtues.
Të drejtat dhe detyrirnet e personit juridik, që rrjedhin nga përdorimi i
firmës, i markave të prodhimit dhe të tregtisë, caktohen me ligj të veçantë.
 
Neni 40
 
Personi juridik përgjigjet për detyrimet sipas dispozitave të Kodit të
Procedurës Civile.
Shteti dhe personat juridikë nuk përgjigjen për detyrimet e njëri-tjetrit, me
përjashtim të rasteve kur kjo përgjegjësi është pranuar prej tyre ose është
parashikuar shprehimisht në ligj.
Shteti nuk përgjigjet për detyrimet që lindin nga veprimet e kryera prej
ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme, me përjashtim të rasteve kur ai ka pranuar
shprehimisht një përgjegjësi të tillë.
 
Neni 41
 
Organi që ka të drejtë të krijojë një person juridik mund t’ia kalojë një pjesë
të veprimtarisë së tij një personi juridikë tjetër dhe të vendosë mbarimin e tij me
anë të riorganizimit (të shkrirjes, të ndarjes dhe të thithjes) ose me anë të
shpërndarjes.
Kooperativat bujqësore mbarojnë si persona juridikë, kur prona e tyre kalon
në një formë pronësie më të lartë. Për këtë qëllim anëtarët, me vullnetin e tyre të
lirë, marrin vendimin përkatës, i cili duhet të miratohet nga Kryesia e Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 42
 
Të drejtat dhe detyrimet e personave juridikë të shkrirë i kalojnë personit
juridik të ri.
Të drejtat dhe detyrimet e personave juridikë të thithur i kalojnë personit
juridik që i ka thithur.
Me ndarjen të drejtat dhe detyrimet e personit juridik u kalojnë personave
juridikë në mënyrën që tregohet në aktin përkatës.
 
Neni 43
 
Me shpërndarjen personi juridik e  pushon veprimtarinë e tij. Pasuria e
personit juridik të shpërndarë u kalon personave juridikë të treguar në vendimin e
shpërndarjes.
Realizimi i të drejtave dhe pagimi i detyrimeve të personit juridik të
shpërndarë bëhet nga komisioni i caktuar nga organi që ka vendosur shpërndarjen.
 
Neni 44
 
Krijimi i njësive ekonomike me llogari më vete, me llogari likuiduese në
bankë për ndërmarrjet bëhet me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, sipas
propozimit të ministrisë ose të institucionit tjetër qendror, në sistemin e të cilit bën
pjesë ndërmarrja. Krijimi i njësive ekonomike me llogari më vete, pa llogari
likuiduese në bankë bëhet sipas varësisë me urdhër të ministrit a të drejtuesit të
institucionit tjetër qendror ose me vendim të komitetit ekzekutiv të këshillit
popullor të rrethit, në bazë të propozimit që bën vetë ndërmarrja.
 
Neni 45
Shteti
 
Shteti paraqitet si subjekt në ato marrëdhënie juridike civile që lindin nga
disponimi i drejtpëdrejtë i mjeteve buxhetore dhe i pasuisë shtetërore që nuk i
është dhënë për administrim ndonjë personi juridik, si edhe në marrëdhëniet e
tjera civile; në të cilat ai merr pjesë drejtpërdrejt.
Në rastet e trguara më lart, në emër të shtetit veprojnë Ministria e Financave
dhe seksionet financiare të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të
rretheve, përveç rasteve kur ligji cakton për këtë qëllim organe të tjera.
 
Shtetasit
Neni 46
 
Shtetasit, pa dallim seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a
gjendjeje materiale kanë zotësi juridike, domethënë zotësi për të pasur të drejta dhe
detyrime civile.
Zotësia juridike fillon në çastin e lindjes së personit dhe merr fund me
vdekjen e tij ose me shpalljen si të pagjetur.
Fëmija gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies, në qoftë se lind i gjallë.
 
Neni 47
 
Të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit.
Askush nuk mund të kufizohet në ushtrimin e të drejtave civile, veçse në
mënyrën dhe në rastet e caktuara në ligj.
Çdo veprim juridik, që kufizon zotësinë juridike ose zotësinë për të vepruar
është i pavlefshëm.
 
Neni 48
 
Shtetasit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me
veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile, këtë zotësi e
fiton përgjithmonë me anë të martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur moshën
tetëmbëdhjetë vjeç.
I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, ka zotësi të kufizuar
për të vepruar. Ai mund të kryejë veprime juridike vetëm me pëlqimin paraprak të
përfaqësuesit të tij ligjor. Megjithatë, ai mund të hyjë si anëtar në kooperativë
bujqësore, në organizatat e tjera shoqërore, të disponojë lirisht ato që fiton me
punën e tij, të bëjë depozita në arkën e kursimit dhe t’i disponojë vetë këto
depozita.
I mituri, që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, nuk ka zotësi për
të vepruar. Ai mund të kryejë veprime juridike, që i përshtaten moshës së tij dhe që
përmbushen aty për aty, si edhe veprime juridike, që i sjellin dobi pa asnjë
kundërshpërblim. Veprimet e tjera juridike i kryen në emër të tij përfaqësuesi ligjor.
 
Neni 49
 
Shtetasit, që është i pazoti të kujdeset për punën e tij për shkak sëmundjesh
psikike ose zhvillimi mendor të metë, me vendim të gjykatës mund t’i hiqet ose t’i
kufizohet zotësia për të vepruar.
 
Neni 50
 
Vendbanim është vendi ku shtetasi jeton vazhdimisht ose të shumtën e
kohës.
I mituri nën moshën katërmbëdhjetë vjeç, si edhe personi të cilit i është
hequr zotësia për të vepruar, kanë si vendbanim atë të prindërve ose të
kujdestarëve të tyre.
 
Neni 51
 
Shtetasi, me vendim të gjykatës, mund të shpallet si i pagjetur, kur në
vendbanimin e tij të fundit nuk ka lajme për të prej më shumë se dy vjetësh ose
brenda gjashtë muajve, kur ka humbur gjatë një fatkeqësie.
Shtetasi, që ka humbur gjatë veprimeve luftarake, mund të shpallet si i
pagjetur me vendim të gjykatës, kur ka kaluar një vit nga mbarimi i veprimeve
luftarake.
Dita e zhdukjes caktohet nga gjykata, duke u marrë parasysh rrethanat
konkrete të ngjarjes.
Kur dita e zhdukjes nuk del nga rrethanat e ngjarjes, si e tillë caktohet dita e
fundit e afateve të përmendura në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni.
 
Neni 52
 
Kur personi, që është deklaruar i pagjetur, gjendet, vendimi prishet nga
gjykata që e ka dhënë.
Personit që del i gjallë i rikthehen të gjitha të drejtat pasurore që i kishin
humbur me deklarimin e tij si të pagjetur. Ai ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë
pasurinë e tij edhe nga personat e tretë që e kanë fituar nga ata, të cilëve u ka
kaluar kjo pasuri për shkak të deklarimit të tij të pagjetur.
 
Neni 53
 
Zotësia juridike e të huajve rregullohet nga traktet ose marrëveshjet që
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ka lidhur me shtetet e tyre.
Kur mungojnë traktatet ose marrëveshjet, të huajt kanë po ato të drejta
civile që u njihen shtetasve shqiptarë. Megjithatë me ligj ose me dispozita të
Këshillit të Ministrave mund të vihen kufizime.
 
KREU IV
PËRFAQËSIMI
 
Neni 54
 
Shtetasit dhe personat juridikë mund të kryejnë veprime juridike edhe me
anë të një shtetasi ose të një personi juridik tjetër, përveç rasteve kur veprimi
juridik, për shkak të natyrës së tij ose sipas ligjit, duhet të kryhet nga vetë personi.
E drejta për të përfaqësuar mund të lindë nga ligji, nga vullneti i të
përfaqësuarit ose mund të nxirret edhe nga rrethanat, në të cilat kryhen veprimet
përkatëse.
Përfaqësuesi vepron ne emër të të përfaqësuarit; me veprimet e tij, kur këto
janë kryer brenda kufijve të të drejtave që i janë dhënë, lindin pasoja drejtpërdrejt
për të përfaqësuarin.
 
Neni 55
 
Përfaqësuesi duhet të veprojë vetë, përveç rasteve kur është lejuar të caktojë
zëvendës ose kur zëvendësimi çmohet i nevojshëm për mbrojtjen e interesave të të
përfaqësuarit.
Përfaqësuesi duhet të njoftojë menjëherë të përfaqësuarin për zëvendësin që
ka zgjedhur, përndryshe ai përgjigjet për veprimet e zëvendësit si për veprimet e tij.
Zëvendësi mund të hiqet në çdo kohë, si nga i përfaqësuari, ashtu edhe nga
përfaqësuesi që e ka emëruar.
 
Neni 56
 
Kur një shtetas a person juridik vepron si përfaqësues pa pasur këtë cilësi
ose kur përfaqësuesi i kapërcen kufijtë e të drejtave që i janë dhënë, veprimi juridik
i kryer nuk është i detyrueshëm për të përfaqësuarin, përveç rasteve kur ky e ka
miratuar këtë veprim.
Personi i tretë, që ka qenë në mirëbesim, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin
e dëmit nga përfaqësuesi.
 
Neni 57
 
Prokura është akti që pasqyron vullnetin e të përfaqësuarit dhe bëhet
gjithmonë me shkresë.
Prokura për të lidhur një kontratë, e cila sipas ligjit mund të bëhet vetëm me
shkresë noteriale, si edhe prokura për të kryer veprime para gjykatave dhe
institucioneve të tjera shtetërore duhet të jepen me shkresë noteriale, përveç
rasteve kur me dispozita të veçanta lejohet që vërtetimi i prokurës të bëhet në një
mënyrë tjetër.
Prokura në emër të ndërmarrjeve, institucioneve dhe të kooperativave
bujqësore ose të organizatave shoqërore mund të jepet edhe vetëm me nënshkrimin
e drejtuesit dhe me vulën përkatëse.
Prokura për të tërhequr letra, pako postare, dërgesa të tjera postare ose të
holla nga zyrat postare, nga banka ose nga arka e kursimit, prokurat për të
tërhequr paga dhe shpërblime  të tjera, që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, si
edhe prokurat për të tërhequr pensione, ndihma dhe bursa mund të vërtetohen
edhe: a) nga kryetari ose sekretari i këshillit popullor të fshatit ose të lagjes së
qytetit; b) nga ndërmarrja, institucioni, ose organizata ku i përfaqësuari punon ose
ndjek mësimet; c) nga administrata e institucionit shëndetësor, në të cilin i
përfaqësuari është shtruar për mjekim; ç) nga komanda e repartit ushtarak, në të
cilin ushtaraku i përfaqësuar bën pjesë.
Prokura e lëshuar nga një person, që ndodhet i arrestuar në burg ose në një
vend tjetër, mund të vërtetohet edhe nga administrata e burgut ose e vendit ku
ndodhet i arrestuari.
 
Neni 58
 
Prokura merr fund në këto raste:
a) kur është kryer veprimi për të cilin ajo është dhënë;
b) kur ka vdekur përfaqësuesi a i përfaqesuari ose kur ka mbaruar personi
juridik;
c) kur i përfaqësuari ka shfuqizuar prokurën ose përfaqësuesi ka hequr dorë
prej saj.
Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi pas ndryshimeve të bëra në
prokurë ose pasi merr fund prokura janë të detyrueshme për të përfaqësuarin dhe
për trashëgimtarët e tij, në qofte se personat e tretë, me të cilët janë lidhur ato
veprime, nuk kanë pasur dijeni për ndryshimet e bëra në prokurë ose kur ajo ka
marrë fund.
 
KREU V
PARASHKRIMI
 
Neni 59
 
Një e drejtë, që nuk ushtrohet brenda afateve të caktuar në ligj, nuk
mbrohet me anë të padisë nga gjykata ose nga organi kompetent.
Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, afati i parashkrimit të padisë
është:
a) një vit e gjysmë për paditë ndërmjet personave juridikë;
b) tre vjet për paditë ndërmjet personave juridikë dhe shtetasve, si edhe
ndërmjet vetë shtetasve.
Për paditë që rrjedhin nga furnizimi i mallrave me cilësi në kundërshtim me
kushtet e kontratës dhe për kërkimin e kushtit disiplinor afati i parashkrimit është
6 muaj. Organet shtetërore kompetente kanë të drejtë të kërkojnë gjykimin e këtyre
çështjeve brenda një viti.
Palët nuk mund të ndryshojnë afatet e parashkrimit të padisë.
 
Neni 60
 
Afati i parashkrimit të padisë fillon në çastin kur palës i ka lindur e drejta e
padisë.
Për detyrimet paafat dhe për detyrimet që përmbushen me kërkesën e
kreditorit afati i parashkrimit të padisë fillon që kur ka lindur detyrimi.
Afati i parashkrimit të padisë për kërkimin e shpërblimit të dëmit fillon nga
dita që i dëmtuari ka ditur ose duhet të dinte për dëmin dhe për personin që e ka
shkaktuar.
Në konfliktet ndërmjet personave juridikë, që rrjedhin nga furnizimi i
mallrave me cilësi në kundërshtim me kushtet e kontratës, parashkrimi fillon nga
dita e bërjes së aktit të verifikimit për cilësinë e mallit dhe, kur akti i verifikimit
nuk është bërë, nga dita e mbarimit të afatit për kryerjen e tij.
Afati i parashkrimit të padi për kërkimin e kthimit të asaj që është fituar ose
është kursyer pa shkak fillon që nga dita që i dëmtuari ka ditur ose duhet të dinte
që tjetri ka përfituar a ka kursyer pa shkak.
 
Neni 61
 
E drejta për të kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm të një vendimi të formës
së prerë të gjykatës ose të nje titulli tjetër ekzekutiv parashkruhet me kalimin e një
viti, kur palët janë persona juridikë dhe, me kalimin e tre vjetëve, në të gjitha rastet
e tjera.
 
Neni 62
 
Afati i plotësuar i parashkrimit të padisë merret parasysh nga organi
kompetent që shqyrton çështjen edhe pa u kërkuar nga pala.
Paraqitja e kërkesë-padisë pas plotesimit të afatit të parashkrirnit të saj
shkakton rrëzimin e padisë.
Megjithatë, organi kompetent që shqyrton çështjen ka të drejtë të rivendosë
afatin e parashkrimit të padisë, kur i gjen të arsyeshme shkaqet, për të cilat
paditësi kishte lënë t’i plotësohet ky afat.
 
Neni 63
 
Nuk i nënshtrohet parashkrimit:
a) padia e shtetit për kërkimin e pronës shtetërore që mhahet në mënyrë të
paligjshme nga një kooperativë bujqësore ose organizatë shoqërore ose nga një
shtetas;
b) padia e kooperativës bujqësore dhe e organizatave shoqërore për
kërkimin e pronës së tyre që mbahet në mënyrë të pa1igjshme nga shtetasit;
c) padia që rrjedh nga shkelja e një të drejte vetjake jopasurore, përveç
përjashtimeve të caktuara në ligj;
ç) padia e pjesëtimit ndërmjet bashkëpronarëve;
d) padia për kthimin e shumave të depozituara në arkat e kursimit ose në
bankë;
dh) paditë e tjera të parashikuara në dispozita të veçanta.
Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm të
vendimeve që janë të lidhura me padi, për të cilat nuk zbatohet parashkrimi.
 
Neni 64
 
Nuk mund të kërkohet kthimi i sendeve ose i të hollave që një person ka
dhënë vullnetarisht për përmbushjen e një detyrimi, i cili, megjithëse i
pakërkueshëm, nuk është i pavlefshëm, ose që ka dhënë për përmbushjen e një
detyrimi të veçantë për të në pajtim me rregullat e moralit socialist.
 
Neni 65
 
Parashkrimi pezullohet në këto raste:
a) kur ka forcë madhore
b) kur shpallet shtyrja e detyrimeve;
c) kur njëra nga palët është në Ushtrinë Popullore, që ndodhet në gjendje
lufte;
ç) ndërmjet bashkëshortëve;
d) ndërmjet fëmijëve dhe prindërve; gjersa këta të fundit ushtrojnë të drejtën
prindërore;
dh) ndërmjet personave që ndodhen nën kujdestari dhe kujdestarëve të tyre.
Në rastet e parashikuara nga shkronjat a, b, c parashkrimi pezullohet, në
qoftë se rrethana ka ndodhur ose vazhdon të ekzistojë në gjashtë muajt e fundit të
afatit të parashkrimit.
Parashkrimi i padisë për shpërblimin e dëmit, që ka rrjedhur nga dëmtimi i
shëndetit ose nga shkaktimi i vdekjes, pezullohet kur të interesuarit i kanë
paraqitur kërkesën për caktimin e pensionit organit të sigurimeve shoqërore
shtetërore deri në ditën që marrin përgjigje.
Koha e pezullimit nuk llogaritet në afatin e parashkrimit. Pas pushimit të
pezullimit parashkrimi vazhdon dhe, në rast se koha që mbetet është më e
shkurtër se gjashtë muaj, kjo zgjatet gjer në gjashtë muaj.
 
Neni 66
 
Parashkrimi ndërpritet:
a) me çdo veprim të të detyruarit që përmban njohjen e së drejtës (njohja e
së drejtës nuk vlen për ndërprerjen a parashkrimit në mosmarrëveshjet ndërmjet
personave juridikë);
b) me paraqitjen e kërkesë-padisë, qoftë edhe në një gjykatë ose arbitrazh që
nuk është kompetent për shqyrtimin e çështjes;
c) me paraqitjen e kërkesës për ekzekutimin e vendimit ose të titullit
ekzekutiv.
Koha e kaluar para ndërprerjes së parashkrimit nuk llogaritet në afatin e
parashkrimit dhe nga ndërprerja fillon një afat i ri parashkrimi.
 
PJESË E POSAÇME
 
KREU I
PRONËSIA
 
Neni 67
Përmbajtja dhe objekti i pronësisë
 
Pronësia është e drejta për të pasur nëdorësi, gëzuar dhe disponuar pasuritë
brenda kufijve të caktuar nga ligji.
Objekte të pronësisë jane sendet materiale të luajtshme dhe të paluajtshme.
Sende të paluajtshme janë toka, ndërtesat dhe çdo gjë që është bashkuar në
mënyrë të qëndrueshme me tokën ose me ndërtesën.
Të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe energjinë elektrike dhe çdo
energji tjetër, janë sende të luajtshme.
 
Pronësia socialiste dhe vetjake
Neni 68
 
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë pasuritë janë në pronësi të
shtetit, të kooperativave bujqësore dhe të personave të veçantë.
 
Neni 69
 
Prona socialiste përbëhet nga prona shtetërore dhe nga prona kooperativiste
në bujqësi.
 
Pronësia shtetërore
Neni 70
 
Prona shtetërore i përket gjithë popullit dhe është forma më e lartë e pronës
socialiste.
Shteti është pronar i vetëm i të gjithë pronës shtetërore.
Janë pronë vetëm e shtetit: toka dhe pasuritë e nëntokës, minierat, pyjet,
kullotat, ujërat, burimet natyrore të energjisë, uzinat, fabrikat, stacionet e
makinave dhe të traktorëve, bankat, rrugët e komunikacionit dhe mjetet e
transportit hekurudhor, ujor e ajror, portet, telegrafët, telefonat, stacionet e radios
dhe të televizionit, kinematografia.
Pronë e shtetit është edhe çdo pasuri tjetër që krijohet në sektorin shtetëror
ose që shteti fiton sipas ligjit.
 
Neni 71
 
Pasuria shtetërore administrohet nga personat juridikë të krijuar nga shteti
brenda kufijve të caktuar nga ligji dhe në përshtatje me qëllimet e veprimtarisë së
tyre e me detyrat e planit të shtetit.
 
Neni 72
 
Objektet që, sipas dispozitave të veçanta, përfshihen në mjetet kryesore, me
vendim të organeve shtetërore kompetente mund të kalojnë nga administrimi i një
ndërmarrjeje, institucioni shtetëror ose organizate shoqërore në një tjetër,
kurdoherë pa shpërblim.
Mjetet kryesore, përveç atyre që caktohen me dispozita të veçanta të Këshillit
të Ministrave, në mënyrën e mësipërme, mund t’i kalojnë në pronësi kooperativës
bujqësore, si rregull me shpërblim.
 
Neni 73
 
Me vendim të organeve përkatëse shtetërore, toka u jepet ndërmarrjeve dhe
institucioneve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore për
përdorim shoqëror, si edhe shtetasve për përdorim vetjak.
Toka jepet për përdorim pa shpërblim.
 
Pronësia kooperativiste
Neni 74
 
Prona kooperativiste i përket grupit të punonjësve të fshatit, që janë
bashkuar vullnetarisht në kooperativën bujqësore.
Janë pronë e kooperativës bujqësore ndërtesat, makinërite, pajisjet, mjetet e
transportit, veglat dhe mjetet e punës, kafshët e punës e të prodhimit, kulturat
drufrutore, produktet bujqësore e blegtorale, si edhe mjete të tjera të nevojshme për
veprimtarinë e saj.
 
Neni 75
 
Kooperativa bujqësore e ushtron pronësinë sipas ligjit, sipas statutit dhe
sipas planit ekonomik të shtetit.
 
Neni 76
 
Shteti përkrah zhvillimin dhe fuqizimin e kooperativave bujqësore me qëllim
që ato të bëhen ekonomi moderne të prodhimit të madh socialist.
Kalimi i pronës kooperativiste në pronë të të gjithë popullit bëhet në
përputhje me kushtet objektive, sipas vullnetit të lirë të kooperativistëve dhe me
pëlqimin e shtetit.
 
Pronësia vetjake
Neni 77
 
Janë pronë vetjake të ardhurat nga puna dhe nga burime të tjera të
ligjshme, shtëpia e banimit dhe sende të tjera, që shërbejnë për plotësimin e
nevojave materiale e kulturore vetjake e familjare.
Pronë vetjake janë edhe objektet që i përkasin familjes kooperativiste në bazë
të statutit të kooperativës bujqësore.
 
Neni 78
 
Pronari në ushtrimin e së drejtës së tij mbi pasuri të paluajtshme mund të
ngarkohet me kufizime, që përcaktohen në dispozita të veçanta, dhe, në mungesë të
tyre, nga rregullat e moralit socialist.
 
Neni 79
 
Sende të paluajtshme të pronës kooperativiste e vetjake mund të kalojnë në
pronë shtetërore, kur e kërkon interesi i përgjithshëm.
Kriteret e kalimit dhe mënyra e shpërblimit caktohen me ligj.
 
KREU II
BASHKËPRONËSIA
 
Neni 80
Kuptimi i bashkëpronësisë
 
Pronësia mbi sendin mund t’u përkasë dy ose më shumë pronarëve
(bashkëpronësia).
 
Bashkëpronësia në pjesë
Neni 81
 
Pjesët e bashkëpronarëve mbi sendin në bashkëpronësi janë të barabarta
gjersa nuk provohet e kundërta.
 
Neni 82
 
Çdo bashkëpronar mund ta përdorë sendin e përbashkët sipas qëllimit për
të cilin është caktuar dhe në mënyrë që të mos pengojë bashkëpronarët e tjerë për
ta përdorur ate sipas pjesës që kanë.
Çdo bashkëpronar përfiton nga dobitë dhe ngarkohet me detyrimet që
rrjedhin nga bashkëpronësia në përpjesëtim me pjesën e tij.
Kur sendin e përbashkët e përdorin disa nga bashkëpronarët ose njëri prej
tyre, këta detyrohen t’u paguajnë bashkëpronarëve të tjerë shpërblimin për
përdorimin e pjesëve të tyre që nga dita që u kërkohet ky shpërblim.
 
Neni 83
 
Sendi në bashkëpronësi administrohet sipas marrëveshjes së të gjithë
bashkëpronarëve dhe, kur këta nuk merren vesh, sipas rregullave të përcaktuara
me ligj.
 
Neni 84
 
Për tjetërsimin e të gjithë sendit në bashkëpronësi duhet pëlqimi i të gjithë
bashkëpronarëve.
Bashkëpronari ka të drejtë të tjetërsojë pjesën e tij të pandarë.
Bashkëpronari, që do të shesë pjesën që i takon, është i detyruar
që propozimin për tjetërsimin t’ua bëjë bashkëpronarëve të tjerë me shkrim dhe, në
qoftë se ata nuk dëshirojnë ta blejnë pjesën e tij me të njëjtat kushte sikurse
personi i tretë atëherë bashkëpronari ka të drejtë t’ia tjetërsojë pjesën e tij një
personi të tretë.
 
Neni 85
 
Pjesëtimi i sendeve në bashkëpronësi bëhet nga vetë bashkëpronarët sipas
formës së kërkuar për kalimin e pronësisë.
Kur bashkëpronarët nuk merren vesh për pjesëtimin e sendit në
bashkëpronësi, ky pjesëtim bëhet nga organet e caktuara me ligj, duke u thirrur të
gjithë bashkëpronarët.
Pjesëtimi i sendit në bashkëpronesi nuk mund të bëhet në natyrë kur një gjë
e tullë ndalohet nga ligji ose kur me pjesëtimin sendi i përbashkët dëmtohet rëndë
ose humbet qëllimin për të cilin është caktuar.
 
Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve
Neni 86
 
Sendet, depozitat në arkat e kursirnit dhe çdo gjë tjetër e fituar nga
bashkëshortët gjatë martesës janë në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve.
Në bashkëpronësi të bashkëshortëve nuk përfshihen sendet e përdorimit
thjesht vetjak.
 
Neni 87
 
Rregullat e caktuara nga neni 85 zbatohen edhe për pasurinë
bashkëshortore.
Veprimet juridike, të kryera nga cilido bashkëshort në lidhje me sendet e
përbashkëta të tyre, janë të vlefshme edhe kur janë kryer pa pëlqimn e
bashkëshortit tjetër. Por tjetërsimi i pasurive të përbashkëta të paluajtshme duhet
të bëhet gjithmonë me pëlqimin e të dy bashkëshortëve.
Pjesa e secilit bashkëshort caktohet duke u nisur nga barazia e pjesëve. Por,
duke marrë parasysh të ardhurat nga puna e çdo bashkëshorti, kryerjen e punëve
shtëpiake, si edhe të çdo pune tjetër në administrimin, mbajtjen dhe shtimin e
objekteve në pronësi të përbashkët, pjesa e secilit mund të shtohet ose të
pakësohet.
 
Neni 88
Bashkëpronësia e detyrueshme
 
Kur katet ose pjesët e kateve të një ndërtese janë në pronësi të veçantë të
pronarëve të ndryshëm, pjesët e ndërtesës që shërbejnë për përdorimin e
përbashkët të të gjithë pronarëve, si themelet, muret e jashtme, muret ndarëse të
brendshme në mes pjesëve të veçanta të kateve, hyrja, shkallët, çatia janë të
përbashkëta dhe nuk mund të ndahen.
Shpenzimet për mbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës u ngarkohen
pronarëve të kateve në përpjesëtimin ne vlerë e çdo  kati ose të çdo pjese kati.
 
KREU III
FITIMI DHE HUMBJA E PRONËSISË
 
Fitimi i pronësisë me kontrat
Neni 89
 
Pronësia fitohet me anën e kontratës që përmban detyrimin për kalimin e
pronësisë. Pronësia e sendit me kontratë kalon që nga çasti i dorëzimit të sendit.
Dorëzimi i sendeve bëhet sipas mënyrës së parashikuar në kontratë dhe, kur
nuk është parashikuar në kontratë, bëhet duke iu dhënë ato në dorë fituesit,
transportuesit ose postës, për t’ia dërguar fituesit në vendin e caktuar në kontratë,
si dhe duke i dorëzuar fituesit dokumentet që i japin të drejtën për disponimin e
sendit.
Kontrata për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme që janë pronë
vetjake bëhet me akt noterial dhe regjistrohet, përndryshe nuk është e vlefshme.
 
Neni 90
 
Personi që, në bazë të një kontratë, ka fituar kundrejt shpërblimit me
mirëbesim një send të luajtshëm, bëhet pronar i këtij sendi edhe sikur tjetërsuesi
të mos jetë pronar.
Megjithatë, personi, qoftë edhe me mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit, kur
ky i është vjedhur ose i ka humbur pronarit, si edhe kur sendi, që ka qenë i një
ndërmarrjeje, institucioni, organizatë shoqerore ose kooperative bujqësore, ka dalë
nga nëdorësia e tyre në mënyrë të paligjshme.
Personi me mirëbesim bëhet pronar i monedhave dhe i letrave me vlerë te
prurësi, që përmbajnë detyrimin për pagimin e një shume të hollash, edhe sikur
këto të jenë vjedhur ose t’i kenë humbur pronarit ose të kenë qenë të një
ndërmarrjeje, institucioni ose kooperative bujqësore.
Personi, që ka fituar sendin, është me mirëbesim kur nuk ka ditur ose nuk
ishte i detyruar të dinte se tjetërsuesi nuk ishte pronar.
 
Fitimi i pronësisë me parashkrim
Neni 91
 
Personi që, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë veprim që
nuk është i ndaluar nga ligji, ka fituar me mirëbesim një send dhe e ka mbajtur në
nëdorësinë e vet këtë send ose ia ka dhënë në nëdorësi një personi tjetër bëhet,
pronar i këtij sendi, në qoftë se nëdorësia ka vazhduar pa ndërprerje për më tepër
se tre vjet.
 
Neni 92
 
Nuk mund të fitohet në mënyrën e parashikuar në nenin 91 të këtij Kodi
pronësia e një sendi që është pronë socialiste.
 
Neni 93
 
Dispozitat e neneve 59-66 zbatohen edhe për fitimin e pronësisë me
parashkrim.
 
Fitimi i pronësisë me trashëgimi
Neni 94
 
Pronësia fitohet edhe me trashëgimi.
Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë së personit të
vdekur (trashëgimlënësit) një personi ose më shumë personave (trashëgimtarëve).
Trashëgimia me ligj ka vend kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament ose
kur testamenti është rësësisht a pjesërisht i pavlefshëm ose kur trashëgimlënësi ka
lënë me testament vetëm një pjesë të pasurisë së tij.
 
Neni 95
 
Trashëgimia çelet në kohën e vdekjes se trashëgimlënësit dhe në vendin ku
trashëgimlënësi ka pasur banimin e tij të fundit ose, kur ky nuk dihet, në vendin
ku ndodhet e gjithë pasuria e tij a pjesa e saj kryesore.
 
Neni 96
 
Mund të trashëgojë vetëm personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është
gjallë ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.
 
Neni 97
 
Nuk mund të trashëgojë ai që ka mbajtur ndaj trashëgim1ënësit një qëndrim
të tillë, që vjen në kundërshtim me plotësimin e detyrimeve të parashikuara në ligj
ose me rregullat e moralit socialist dhe që e bën atë të padenjë.
 
Neni 98
 
Trashëgimtari fiton trashëgimin me vdekjen e trashëgimlënësit.
Trashëgimtari mund të heqë dorë nga trashëgimi brenda tre muajve nga
çelja e trashëgimisë. Për trashëgimtarin, që në kohën e çeljes se trashëgimisë nuk
ka lindur, afati fillon nga data e lindjes së tij. Heqja dorë bëhet me shkresë për para
gjykatës ku ndodhet pasuria trashëgimore.
 
Neni 99
 
Trashëgimitarët përgjigjen për detyrimet dhe për shpenzimet e tjera që
rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në per pjesëtim me pjesët e tyre dhe gjer në
vlerën e plotë të pasurisë trashëgimore.
 
Neni 100
 
Trashëgimtari mund të kërkojë nga organet kompetente lëshimin e një
dëshmie që vërteton të drejtën e tij trashëgimore.
 
Neni 101
 
Trashëgimtari ka të drejtë të ngrejë padi kundër personit që mban pasurinë
si trashëgimtar për t’iu njohur e drejta trashëgimore dhe për t’iu dorëzuar
trashëgimia ose pasuria e fituar prej saj sipas rregullave mbi nëdorësin me
mirëbesim dhe me keqbesim.
Padia mund të ngrihet edhe kundër personit që mban pasurinë si
trashëgimtar në bazë të një dëshmie trashëgimie. Personi, që ka fituar me
mirëbesim dhe me kundërshpërblim sende, të pasurisë trashëgimore nga një
trashëgimtar i tillë nuk është i detyruar t’i kthejë këto sende.
 
Neni 102
 
Për mbrojtjen e interesave të shtetit ose të trashëgimtarëve gjyqtari i vetëm, i
vendit ku çelet trashëgimia ka të drejtë që, pas vdekjes së trashëgimlënësit, të
urdhërojë të bëhet inventari i pasurisë trashëgimore.
Përmbaruesi gjyqësor ose noteri, që bëjnë inventarin, mund të caktojnë një
ruajtës të kësaj pasurie.
Gjykata, kur e sheh të nevojshme, cakton për administrimin e pasurisë një
kujdestar të trashëgimit, i cili me lejen e saj paguan detyrimet dhe jep llogari kur
paraqiten trashëgimtarët.
 
Neni 103
 
Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti,
prindërit, vëllezërit dhe motrat, si edhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave të
paravdekura, gjyshi e gjyshja, personat e paaftë për punë në ngarkim të
trashëgimlënësit dhe shteti. Këto thirren në trashëgim sipas radhës që përcaktohet
në këtë Kod.
Me fëmijët barazohen edhe të adoptuarit.
 
Neni 104
 
Në radhë të parë thirren në trashëgim fëmijët, bashkëshorti i aftë ose i paaftë
për punë dhe prindërit e paaftë për punë të trashëgimlënësit. Të gjithë këta
trashëgojnë në pjesë të barabarta.
Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, ose është bërë i
padenjë, ose ka hequr dorë nga trashëgimi, ose është përjashtuar nga trashëgimi,
në vend të tij hyjnë me përfaqësim fëmijët e tij dhe, në qoftë se edhe këta nuk
mund të jenë trashëgimtarë, fëmijët e këtyre dhe kështu me radhë, fëmijët e
fëmijëve pa kufizim.
Në këto raste pjesa që do t’i takonte prindit që nuk trashëgon ndahet midis
fëmijëve të tij në pjesë të barabarta.
 
Neni 105
 
Në radhë të dytë thirren në trashëgim bashkëshorti i aftë për punë, kur nuk
ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së parë, dhe prindërit e aftë për punë të
trashëgimlënësit, si dhe  personat e tjerë të paaftë për punë të cilët të paktën një vit
para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me të si anëtarë të familjes dhe
ishin në ngarkim të tij. Të gjithë këta trashëgojnë në pjesë të barabarta, por
bashkëshorti në çdo rast merr jo më pak se gjysmën e trashëgimit.
 
            Neni 106
 
Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për punë në
ngarkim të trashëgimlënësit që përmenden në nenin 105 të këtij Kodi, kur nuk ka
trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë, gjyshi dhe gjyshja, vëllezërit dhe motrat, si
edhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave të paravdekur. Të gjithë këta trashëgojnë
në pjesë të barabarta, pa u bërë dallimi midis vëllezërve dhe motrave të një ati ose
vetëm të një nëne dhe as midis gjyshit dhe gjyshes nga ana e babës ose nga ana e
nënës. Për fëmijët e motrave dhe të vëllezërve zbatohet paragrafi i fundit i nenit 104
të këtij Kodi.
 
Neni 107
 
Në radhë të katërt thirret në trashëgim shteti.
 
Neni 108
 
Trashëgimtarët e radhës së mëpasme thirren në trashëgim vetëm kur nuk ka
trashëgimtarë të radhës së përparshme.
 
Neni 109
 
Trashëgimtarët që bashkëjetonin me trashëgimlënësin në kohën e vdekjes,
në qoftë se thirren në trashëgim, marrin, tej pjesës që u takon në pasurinë
trashëgimore, sendet shtëpiake të përdorimit të zakonshëm, përveç rastit kur
trashëgimlënësi ka caktuar ndryshe në testament.
 
Neni 110
 
Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm, i kryer nga vet
trashëgimlënësi, me anën e të cilit ky disponon pasurinë tij për kohën pas vdekjes.
Me testament nuk mund të disponohet në kundërshtim me paragrafin e dytë
të nenit 113 të këtij Kodi.
 
Neni 111
 
Testament mund të bëjë çdo person që ka zotësi të plotë për të vepruar.
 
Neni 112
 
Trashëgimlënësi mund t’u lërë me testament të gjithë pasurinë e tij ose një
pjesë të saj një trashëgimtari a më shumë trashëgimtarëve nga ata që tregohen në
nenet 104, 105 dhe 106, shtetit ose ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave
bujqësore ose organizatave shoqërore.
Kur trashëgimlënësi nuk ka asnjë nga trashëgimtarët që tregohen në nenet
104, 105 dhe 106 ai mund t’ia 1ërë pasurinë e tij çdo personi.
 
Neni 113
 
Trashëgimlënësi, me testament mund të përjashtojë nga trashëgimia një ose
më shumë trashëgimtarë ligjore të tij.
Megjithatë, trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore
fëmijët e tij të mitur, ose trashegimtarët e tjerë të mitur që trashëgojnë me
përfaqësim (neni 104 paragrafi i dytë), si edhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë
për punë, në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament, në çdo
mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë
ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.
 
Neni 114
 
Trashëgimlënësi mund të ngarkojë trashëgimtarët e tij që t’u dorëzojnë një
pjesë të pasurisë trashëgimore ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave
bujqësore, organizatave shoqërore ose trashëgimtarëve të tjerë ligjorë, megjithese
ata nuk thirren si trashëgimtarë.
 
Neni 115
 
Testamenti bëhet me akt noterial ose shkruhet nga vetë trashëgimlënësi.
 
Neni 116
 
Testamenti me akt noterial bëhet me akt të redaktuar ose të vërtetuar nga
noteri dhe të nënshkruar nga trashëgimlënësi.
Testamenti, i shkruar nga vetë trashëgimlënësi, shkruhet tërësisht me dorë
nga vetë trashëgimlënësi, përmban datën kur është bërë dhe nënshkruhet në fund
prej tij.
 
Neni 117
 
Testamenti me një datë të mëvonshme lë pa fuqi atë me një datë të
mëparshme në tërësi ose vetëm për pjesën që nuk pajtohet me testamentin e ri.
Testamenti mbetet pa fuqi edhe me anën e një deklarate të bërë nga
trashëgimlënësi para noterit.
 
Neni 118
 
Është i pavlefshëm:
a) testamenti i një personi që nuk ka zotësi për të vepruar;
b) testamenti që nuk është bërë në formën e caktuar nga ligji;
c) disponimi me testament në dobi të personave që nuk mund të
trashëgojnë;
ç) disponimi me testament në kundërshtim me paragrafin e dytë të nenit 113
të këtij Kodi.
Rregullat e pavlefshmërisë së veprimit juridik zbatohen edhe për
pavlefshmërinë e testamentit.
Kur testamenti është pjesërisht ose tërësisht i pavlefshëm, për pjesën e
pavlefshme thirren në trashëgimi trashëgimtarët ligjorë.
 
Neni 119
 
Personi që ka depozituar të holla ose dokumente me vlerë në arkat
shtetërore të kursimit ose në Bankën e Shtetit Shqiptar ka të drejtë që, me shkresë
të drejtuar arkës së kursimit ose Bankës, të caktojë personin ose personat, të cilëve
caktohet t’u dorëzohet depozita pas vdekjes së tij.
Kur personi nuk ka bërë një disponim të tillë, depozitat u kalojnë
trashëgimtarëve sipas dispozitave për trashëgiminë.
 
Mënyra të tjera të fitimit të pronësisë
Neni 120
 
Pasuria, që nuk u përket në pronësi shtetasve ose kooperativave bujqësore,
është pronë e shtetit.
Sende pa zot janë ato që nuk kanë pronar ose pronari i tij cilave ka humbur
me parashkrim të drejtën që t’i kërkojë nga nëdorësi i paligjshëm dhe pronësinë
nuk e ka fituar ndonjë person tjetër.
Sendet pa zot, me vendim të gjykatës, kalojnë në pronësi të shtetit.       
 
Neni 121
 
Kur ndërtesat që janë pronë vetjake janë në rrezik të shemben ose të bëhen
të papërdorshme për fajin e pronarit të tyre, mund të kalojnë në pronësi të shtetit
në kushtet e parashikuara nga ligji.
 
Neni 122
 
Shtetasi, që ka gjetur një send të humbur, është i detyruar t’ia dorëzojë
pronarit dhe, kur ky nuk dihet, Policisë Popullore ose këshillit popullor, i cili
brenda tri ditëve duhet ta dorëzojë në Po1icinë Popullore.
 
Neni 123
 
Kur pronari ose ai që e ka humbur sendin, nuk zbulohet ose nuk paraqitet
për të kërkuar sendin brenda gjashtë muajve, sendi kalon në pronësi të shtetit. Në
këtë rast shpenzimet që i takojnë personit që ka gjetur sendin paguhen nga shteti.
 
Neni 124
 
Sendet e vlefshme, pronari i të cilave nuk dihet ose në bazë të ligjit ka
humbur të drejtën mbi to, kalojnë në pronësi të shtetit,
Personi, që gjen sendet e mesipërme, detyrohet t’ua dorëzojë organeve
shtetërore.
 
Neni 125
 
Sendet e 1uajtshme kulturore, historike, artistike dhe etnografike, si edhe
sendet natyrore të rralla me rëndësi shkencore që zbulohen, shkëputen ose nxirren
nga toka dhe uji kalojnë në pronësi të shtetit.
 
Neni 126
 
Pronësia fitohet edhe në raste të tjera të parashikuara nga ligji ose në bazë të
vendimit të gjykatës a të një organi tjetër shtetëror.
 
Neni 127
 
Në të gjitha rastet, në të cilat, në bazë të ligjit ose të vendimit të gjykatës a të
organit tjetër shtetëror, fitohet ose njihet pronësia mbi ndërtesat, duhet të bëhet
regjistrimi në organin përkatës, përndryshe, personi që ka fituar pronësinë ose të
cilit i është njohur pronësia, nuk mund ta tjetërsojë këtë pasuri.
Vendimet e gjykatës ose të ndonjë organi tjetër shtetëror që i deklarojnë të
pavlefshme veprimet juridike, të regjistruara rregullisht për kalimin e pronësisë së
pasurisë së paluajtshme, dërgohen përsëri për regjistrim të ri.
 
Neni 128
 
Pronësia mbi të ardhurat e sendit i takon pronarit të sendit, përveç rasteve
kur në kontratë parashikohet ndryshe.
 
Neni 129
 
Pronari humbet pronësinë, kur këtë e fiton një tjetër ose kur heq dorë prej
saj.
Heqja dore nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri
është e vlefshme vetëm kur bëhet me akt noterial dhe regjistrohet.
 
KREU IV
MBROJTJA E TË DREJTAVE CIVILE
 
Neni 130
Padis a kërkimit të sendit
 
Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e vet nga çdo
nëdorës i paligjshëm.
 
Neni 131
Padia për të kërkuar pushimin e cenimit të pronësisë
 
Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e vet, pa e
zhveshur nga nëdoresia, të pushojë cenimin dhe të mos e përsëritë këtë në të
ardhmen dhe, kur është rasti, t’i shpërblejë dëmin që mund t’i ketë shkaktuar.
 
Mbrojtja e nëdorësisë
Neni 132
 
Nëdorësi ka të drejtë, duke pdrdorur një mbrojtje të përshtatshme, të prapsë
aty për aty çdo veprim që e cenon ose e zhvesh atë nga nëdorësia.
Nëdorësi, që në mënyrë të paligjshme cenohet në nëdorësnë e vet ose
zhvishet nga nëdorësia, ka të drejtë të kërkojë me padi brenda gjashtë muajve,
pushimin e cenimit ose rivendosjen e vet në nëdorësi. Këtë të drejtë nuk e ka
nënorëdsi që a ka marrë nëdorësinë me dhunë ose fshehurazi.
 
Neni 133
 
Të drejtat civile mbrohen në bazë të ligjit nga gjykata ose arbitrazhi.
Në rastet e veçanta, kur është parashikuar në ligj këto të drejta mbrohen
nga organet tjera shtetërore ose nga organizatat shoqërore.
Të drejtat vetjake jopasurore mbrohen edhe pas vdekjes me anë të njohjes të
së drejtës, pushimit të cenimit dhe rivendosjes të së drejtës së cenuar.
 
Neni 134
 
Padia për kërkimin e pasurisë shtetërore, që i është është në administrim
ndërmarrjes a institucionit, ngrihet nga këta persona juridikë kundër çdo nëdorësi
të paligjshëm.
Kur pasuria shtetërore nuk është lënë në administrim, padia për kërkimin e
saj ngrihet nga seksioni i financës i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të
rrethit.
 
Neni 135
 
Pronari ka të drejtë të kërkojë nga nëdorësi me keqbesim, përveç sendit,
edhe vlerën e të gjitha të ardhurave që janë nxjerrë nga ky send ose që duhej të
ishin nxjerrë gjatë gjithë kohës së nëdorësisë me keqbesim, si edhe, kur është rasti,
shpërb1imin për përdorimin e sendit.
Po këtë të drejtë pronari e ka edhe kundër nëdorësit me mirëbesim, por
vetëm që nga dita kur ky ka marrë ose duhej të merrte dijeni se është nëdorës i
paligjshëm ose nga dita kur i është njoftuar padia për kërkimin e sendit.
 
Neni 136
 
Nëdorësi me keqbesim, si edhe nëdorësi me mirëbesim, që nga dita që ka
marrë dijeni se është nëdorës i paligjshem ose që nga dita që i është njoftuar padia
e pronarit për kthimin e sendit, detyrohen të shpërblejnë pronarin për humbjen,
dëmtimin ose pamundësinë për çdo shkak tjetër të kthimit të sendit, qoftë edhe pa
fajin e tyre.
Nëdorësi shkarkohet nga përgjegjësia, në qoftë se provon se dëmi do të
shkaktohej edhe sikur ta kishte dorëzuar sendin në kohën e duhur, përveç rasteve
kur sendin e ka shtënë në dorë me anë të një vepre penale.
Nëdorësi me mirëbesim, gjer në ditën që ka marrë dijeni se është nëdorës i
paligjshëm ose gjer në ditën që i është njoftuar padia a pronarit për kërkimin e
sendit, nuk detyrohet të kthejë të ardhurat që ka nxjerrë nga sendi dhe as të
shpërblejë pronarin për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë për çdo shkak tjetër
të kthimit të sendit.
Kur humbja, dëmtimi ose pamundësia e kthimit të sendit ka ngjarë për fajin
e nëdorësit me mirëbesim, ky detyrohet t’i paguajë pronarit atë që ka përfituar,
përveç të ardhurave që ka nxjerr nga sendi.
 
Neni 137
 
Nëdorësi me mirëbesim ose me keqbesim ka të drejtë të kërkojë nga pronari i
sendit pagimin e shpenzimeve nevojshme që ka bërë për sendin.
Nëndorësi me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë edhe shpenzimet e dobishme
që ka bërë për sendin, në masën që këto i kanë shtuar vlerën atij, kur shtimi i
vlerës vazhdon të jetë në kohën e kthimit të sendit.
Të ardhurat që ka nxjerrë nëdorësi me mirëbesim llogariten në shpenzimet
që ka të drejtë të kërkojë sipas kësaj dispozite.
Gjersa të paguhen shpenzimet e nevojshme dhe të dobisbme nëdorësi me
mirëbesim ka të drejtë ta mbajë sendin.
 
Neni 138
 
Nëdorësi me mirëbesim për shpenzimet e tjera që ka bërë dhe që nuk ishin
të nevojshme ose të dobishme për sendin, si edhe nëdorësi me keqbesim për
shpenzimet që ka bërë dhe që nuk ishin të nevojshme për sendin nuk kanë të
drejtë të kërkojnë pagimin e tyre. Ata kane të drejtë të heqin nga sendi atë që kanë
bashkuar dhe që mund të ndahet pa dëm, përveç rastit kur pronari pranon të
paguajë kundërvlerën.
 
KREUV
DETYRIMET
 
Neni 139
Kuptimi i detyrimit
 
Detyrimi është një marrëdhënie juridike, me anën e së cilës një person
(debitori) detyrohet të japë diçka ose të kryejë ose të mos kryejë një veprim të
caktuar në dobi të një person tjetër (kreditorit) dhe ky ka të drejtë të kërkojë t’i
jepet diçka, ose të kryhet, ose të mos kryhet veprimi.
 
Burimet e detyrimeve
Neni 140
 
Shteti organizon, drejton e zhvillon tërë jetën ekonomike e shoqërore me
plan unik dhe të përgjithshem. Burim kryesor i lindjes së detyrimeve në Republikën
Popullore Socialiste të Shqipërisë janë aktet e planifikimit të ekonomisë socaliste të
tjera nga organe kompetente.
Detyrimet lindin edhe nga veprimet juridike të parashikuara nga ligji dhe
veçanërisht nga kontrata, nga shkaktimi i dëmit dhe nga përfitimi pasuror pa të
drejtë.
Detyrimet mund të lindin edhe nga veprimet juridike që nuk parashikohen
nga ligji, por që nuk janë në kundërshtim me ligjin, me planin ekonomik të shtetit,
me rregullat e moralit socialist dhe që nuk synojnë të dëmtojnë shtetin.
 
Neni 141
 
Aktet e planifikimit krijojnë detyrimin e ndërmarrjeve, institucioneve të
kooperativave bujqësore dhe të organizatave shoqërore për lidhjen e kontratave.
Kontrata e lidhur në këto raste nga përmbajtja duhet t’i përgjigjet këtij akti.
Kur kushtet e kontratës nuk i përgjigjen aktit të planifikimit, ato janë të pavlefshme
dhe duhet të ndryshohen në pajtim me aktin e planifikimit.
Kushtet e kontratës, që janë në pajtim me aktin e planifikimit, mund të
ndryshohen vetëm me ndryshimin e këtij akti.
 
Kontrata
Neni 142
 
Kontrata është një veprim juridik, me anën e të cilit plotësohen detyrat e
planit të shtetit, si edhe nevojat materiale e kulturore të shtetasve.
Kur, për zbatimin e planit të shtetit, ndërmarrjet, institucionet e
kooperativat bujqësore duhet t’i furnizojnë ose t‘i shesin njëra-tjetrës prodhime e
mallra dhe të kryejnë punë ose shërbime; ato  lidhin kontratë midis tyre.
Shtetasit lidhin kontrata për plotësimin e nevojave të tyre materiale dhe
kulturore, si edhe për nëdorësinë, gëzimin dhe disponimin e pasurive të tyre
vetjake.
 
Neni 143
 
Përmbajtja e kontratës duhet të jetë në pajtim me ligjin, me detyrat e planit
të shtetit, me parimet e politikës ekonomike të shtetit dhe me rregullat e moralit
socialist.
 
Neni 144
 
Kontrata quhet e lidhur, kur palët jane marrë vesh për të gjitha kushtet
thelbësore që janë të domosdoshme për lidhjen e asaj lloj kontrate.
Vendi i lidhjes së kontratës është ai ku palët merren vesh për lidhjen e saj.
Kur palët nuk janë të pranishme, kontrata quhet e lidhur në vendin e
propozuesit.
 
Neni 145
 
Propozimi për të lidhur një kontratë, që i bëhet një personi të pranishëm pa
caktuar afat për pranim, e humbet fuqinë e vet, në qoftë se personi i pranishëm
nuk e pranon propozimin menjëherë.
Propozimi për të lidhur një kontratë, që i bëhet një personi që nuk është i
pranishëm, pa caktuar afat për pranim, e humbet fuqinë e vet me kalimin e kohës
që, zakonisht dhe sipas rrethanave, është e nevojshme për arritjen e përgjigjes për
pranimin e propozimit.
 
Neni 146
 
Personi që i bën propozimin një tjetri për të lidhur një kontratë është i
detyruar të presë përgjigjen gjer në kalimin e afatit që ka caktuar vetë ose, kur nuk
ka caktuar afat, gjer në kohën që, zakonisht dhe sipas rrethanave, është e
nevojshme që t’i arrijë përgjigjja e palës tjetër për pranimin e propozimit të tij.
 
Neni 147
 
Pranimi i propozimit duhet të bëhet menjëherë, ndërsa, kur palët nuk janë
të pranishme, pranimi i propozimit bëhet brenda kohës që, sipas rrethanave
konkrete, është e nevojshme për t’i arritur propozuesit përgjigjja.
Pranimi i propozimit me ndryshime, kufizime ose me vonesë quhet si
mospranim dhe njëkohësisht si propozim i ri.
Gjersa propozimi ose pranimi nuk është marrë nga pala tjetër, secila prej
tyre ka të drejtë ta tërheqë atë.
 
Neni 148
 
Propozimi quhet i pranuar në çastin kur propozuesit i ka arritur përgjigjja
për pranimin nga pala tjetër.
Propozimi quhet i pranuar edhe kur pala tjetër, me kërkesën e propozuesit,
ka filluar ta zbatojë atë.
 
Neni 149
 
Kur në zbatim të akteve të planifikimit duhet të lidhet një kontratë,
ndërmarrja, institucioni, kooperativa bujqësore ose organizata shoqërore
propozuese i dërgon palës tjetër projektin e kontratës në dy kopje të nënshkruara
prej saj. Pala tjetër, kur nuk ka kundërshtime, i kthen propozuesit brenda afatit të
caktuar njërën prej kopjeve të kontratës së nënshkruar dhe kontrata quhet e lidhur
sipas kushteve të treguara në projektin e saj.
Kur ndërmarrja, institucioni, kooperativa bujqësore ose organizata shoqërore
ka kundërshtime dhe ia ka dërguar me shkresë kundërpropozimet e veta palës
propozuese, palët merren vesh për zgjidhjen e kundërshtimeve. Në qoftë se nuk
arrihet marrëveshja, pala propozuese ia paraqet çështjen për zgjidhje organit
shtetëror kompetent brenda afatit të caktuar përndryshe kontrata quhet e lidhur
me kundërpropozimet e bëra.
Afatet për kryerjen e veprimeve të treguara më sipër caktohen me dispozita
të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 150
 
Këshilli i Ministrave mund të nxjerrë kontrata-tip të detyrueshme për
kategori të caktuara kontratash që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve
dhe kooperativave bujqesore, si edhe ndërmjet këtyre e shtetasve.
 
Neni 151
 
Kontrata ka efekt për palët që e kanë lidhur. Ajo mund të ketë edhe për
personat e tretë, por vetëm në rastet e parashikuara në ligj.
Ndalohet zgjidhja e kontratës ose ndryshimi i kushteve të saj nga njëra palë
pa pëlqimin e palës tjetër.
 
Neni 152
 
Kontrata mund të lidhet edhe në dobi të një personi të tretë. Ky fiton të
drejtat e treguara në kontratë nga çasti që i ka njoftuar njerës prej palëve se do të
fitojë këto të drejta.
 Debitori mund t’i bëjë edhe personit të tretë prapësimet që rrjedhin nga
kontrata.
 
Detyrimet me shumë subjekte
Neni 153
 
Kur në të njëjtin detyrim marrin pjesë shumë debitorë ose shumë kreditorë
dhe objekti i kredisë është i pjesëtueshëm, secili debitor është i detyruar ta
përmbushë dhe secili kreditor ka të drejtë të kërkojë një pjesë të barabartë të
detyrimit, përveç rasteve kur në kontratë ose në ligj është parashikuar ndryshe.
 
Neni 154
 
Kur në të njëjtin detyrim marrin pjesë shumë debitorë, me qëllim që kreditori
të ketë të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit si nga të gjithë debitorët së
bashku, ashtu edhe nga secili prej tyre veç e veç, qoftë në tërësi, qoftë pjesërisht,
detyrimi është solidar.
Ka detyrim solidar vetëm kur ky është parashikuar në ligj ose kur del nga
vullneti i palëve.
Kur në një detyrim ndaj një ndërmarrje, institucioni, kooperative bujqësore
ose organizate shoqërore marrin pjesë bashkërisht shumë debitorë, zihet se të
gjithë janë solidarë, gjersa nuk provohet e kundërta.
 
Neni 155
 
Përmbushja e detyrimit nga njëri prej debitorëve solidarë i shkarkon të gjithë
debitorët e tjerë.
Kur në ligj ose në kontratë nuk është parashikuar ndryshe, debitori që ka
përmbushur një detyrim solidar, duke respektuar të gjitha kërkesat e ligjit, pa
dëmtuar interesat e debitorëve të tjerë, ka të drejtë të kërkojë prej tyre pagimin në
pjesë të barabarta të detyrimit të përmbushur.
Pjesa e detyrimit të debitorit që nuk mund të paguajë ndahet në mënyrë të
barabartë, duke shtuar pjesën e detyrimit të të gjithë debitorëve solidarë.
 
Neni 156
 
Kur në të njëjtin detyrim marrin pjesë shumë debitorë ose shumë kreditorë
dhe objekti i detyrimit është i papjesëtueshëm, debitorët quhen si debitorë solidarë
dhe kreditorët si kreditorë solidarë.
Në këto raste secili nga kreditorët ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e plotë
të detyrimit dhe secili nga debitorët është i detyruar të përmbushë plotësisht
detyrimin.
Debitori që ka përmbushur detyrimin ka të drejtë të kërkojë nga debitorët e
tjerë pagimin në pjesë të barabarta të detyrimit të përmbushur prej tij.
 
Ndërrimi i subjekteve të detyrimeve
Neni 157
 
Kreditori mund t’ia kalojë kredinë e tij një personi tjetër, përveç rasteve kur
ligji, kontrata ose natyra e kredisë nuk e lejojnë një kalim të tillë.
Kalimi i kredisë një personi tjetër ka efekt ndaj debitorit dhe personave të
tretë që nga data kur i është njoftuar debitorit.
Kur kalimi i kredisë një personi tjetër është bërë me kundërshpërblim,
kreditori përgjigjet vetëm për qënien e kredisë në kohën e kalimit të saj.
 
Neni 158
 
Marrja përsipër e detyrimeve nga një person tjetër në vend të debitorit të
mëparshërn, bëhet vetëm me pëlqimin e kreditorit. Debitori i zëvendësuar
shkarkohet nga detyrimi.
Një person i tretë mund të bëhet bashkëdebitor në një detyrim në
marrëveshje me kreditorin ose me debitorin. Debitori parë dhe bashkëdebitori
përgjigjen ndaj kreditorit si debitor solidarë.
 
Përmbushja e detyrimit dhe pasojat e mospërmbushjes
Neni 159
 
Detyrimi duhet të përmbushet sipas përmbajtjes së tij në vendin, mënyrën
dhe afatin e caktuar dhe në përshtatje me kërkesat e ligjit, të aktit të planifikimit
dhe të kontratës.
Palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë sa më të dobishme
për ekonominë popullore dhe t’i japin njëra-tjetrës gjithë ndihmën e duhur për
përmbushjen e detyrimeve.
 
Neni 160
 
Detyrimet në të holla në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë
caktohen dhe paguhen në monedha shqiptare, përveç rasteve kur me dispozita të
veçanta është parashikuar ndryshe.
Kur për një detyrim në të holla duhet të paguhet kamatë, kjo nuk mund të
jetë më e lartë se përqindja e caktuar me dispozita të veçanta.
 
Neni 161
 
Kur vendi i përmbushjes së detyrimit nuk është caktuar nga ligji, nga
kontrata ose nga akti i planifikimit dhe nuk del as nga vetë natyra e detyrimit, ky
duhet të përmbushet:
a) për detyrimet që kanë për objekt dorëzimin e një sendi i paluajtshëm — në
vendin ku ndodhet sendi;
b) për detyrimin në të holla — në vendin ku banon kreditori në
kohën e përmbushjes së detyrimit;
c) për të gjitha detyrimet e tjera — në vendin ku banon debitori në
kohën e përmbushjes së detyrimit.
 
Neni 162
 
Kreditori ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit në çdo kohë, në
qoftë se afati i përmbushjes së detyrimit nuk është caktuar ose përmbushja është
lënë në kërkesën e tij.
Debitori mund ta përmbushë detyrimin e tij edhe para afatit, përveç rasteve
kur del ndryshe nga ligji, nga kontrata ose nga vetë natyra e detyrimit.
Përmbushja e detyrimit para afatit ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve,
kooperativave bujqësore ose organizatave shoqërore lejohet vetëm në rastet kur kjo
është parashikuar në ligj, në kontratë, si edhe me pëlqimin e kreditorit.
 
Neni 163
 
Detyrimi mund të përmushet edhe nga një person i tretë, përveç rasteve kur
kreditori ka interes të përmbushet nga vetë debitori.
 
Neni 164
 
Në rast se debitori nuk përmbush detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të
kërkojë përmbushjen e detyrimit sipas kontratës ose llojit të tij dhe, në rast
pamundësie, shpërblimin e dëmit që i është shkaktuar.
 
Neni 165
 
Debitori, që nuk ka përmbushur detyrimin ose e ka përmbushur atë jo në
mënyrën e duhur, detyrohet t’i shpërblejë kreditorit dëmin që i është shkaktuar.
Shpërblimi i dëmit në këto raste përfshin të gjitha humbjet e pësuara nga
kreditori, domethënë si pakësimin e pasurisë se tij, ashtu edhe të ardhurat që
normalisht do të kishte nxjerrë, po të ishte përmbushur detyrimi.
 
Neni 166
 
Debitori, që nuk përmbush detyrimin, shkarkohet nga përgjegjësia, në qoftë
se provon se përmbushja e tij u bë e pamundshme për shkak të rrethanave që ai
nuk ka mundur t’i ndalonte, përveç rasteve kur në ligj ose në kontratë është
parashikuar ndryshe.
Me pamundësi të përmbushjes së detyrimit kuptohet edhe heqja ose
mbarimi i detyrës së planit të shtetit.
Në të gjitha rastet e lartpërmendura debitori duhet të njoftojë menjëherë me
shkresë kreditorin për pamundësinë e përmbushjes së detyrimit.
Në raste të tilla, debitori, në qoftë se sendi që përbën objektin e detyrimit
është tjetërsuar, zhdukur ose dëmtuar, duhet t’i kthejë kreditorit gjithçka ka
përfituar si shpërblim të këtij sendi.
 
Neni 167
 
Kur mospërmbushja e detyrimit dhe shtimi i dëmit të rrjedhur nga kjo
mospërmbushje është shkaktuar edhe për faj të kreditorit, organi që shqyrton
çështjen mund t’ia pakësojë debitorit shumën e shpërblimit të dëmit ose ta
shkarkojë krejtësisht debitorin nga detyrimi për të shpërblyer dëmin.
 
Neni 168
 
Debitori, i cili nuk ka përmbushur detyrimin në afatin e caktuar, përgjigjet
ndaj kreditorit për shpërblimin e dëmit, që i është shkaktuar nga vonesa.
Gjithashtu, ai përgjigjet edhe për pamundësinë e përmbushjes së detyrimit që ka
ardhur pas plotësimit të afatit, qoftë edhe për shak të një ngjarjeje të rastit, përveç
rasteve kur provon se dëmi do t’i shkaktohej kreditorit edhe sikur ta kishte
përmbushur detyrimin në kohën e duhur.
Kur nga vonesa e debitorit përmbushja e detyrimit e ka humbur interesin
për kreditorin, ky ka të drejtë të mos pranojë përmbushjen e detyrimit dhe të
kërkojë shpërblimin e dëmit.
Në detyrimet që kanë për objekt një shumë të hollash kreditori ka të drejtë të
kërkojë pagimin e kamatës ligjore që nga dita e vonesës.
 
Neni 169
 
Kreditori quhet se është me vonesë, kur pa shkaqe të 1igjshme nuk pranon
përmbushjen e detyrimit nga ana e debitorit ose kur nuk kryen veprimet që duhet
të kryejë dhe pa të cilat debitori nuk mund t’ia përmbushë detyrimin
Vonesa e kreditorit i jep debitorit të drejtën për t’iu shpërblyer dëmet që i
janë shkaktuar nga vonesat, në qoftë se kreditori nuk provon se vonesa nuk është
shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e tij a e personave, të cilët, në bazë të
ligjit a të porosisë së kreditorit, janë ngarkuar të pranojnë përmbushjen e detyrimit.
 
Neni 170
 
Kur kreditori mungon ose është me vonesë, debitori mund të depozitojë
sendin, për të cilin detyrohet, në një vend të përshtatshëm që caktohet nga gjykata
e vendit të përmbushjes së detyrimit. Të hollat, dokumentet me vlerë dhe sendet e
çmueshme mund të lihen depozitë në Bankën e Shtetit Shqiptar, në vendin e
përmbushjes së detyrimit, edhe pa lejen e gjykatës.
Kur sendi që debitori detyrohet të dorëzojë prishet shpejt ose kur depozitimi
kërkon shpenzime mjaft të mëdha a bëhet me vështirësi, si edhe kur sendi nga
natyra e tij nuk mund të lihet depozitë, debibori, pasi të ketë lajmëruar kreditorin,
mund të kërkojë nga gjykata që të lejohet ta shesë sendin që detyrohet të dorëzojë
dhe vlerën e nxjerrë nga shitja ta depozitojë në Bankën e Shtetit Shqiptar në emër
të kreditorit.
Depozitimi quhet se nuk është bërë, në qoftë se debitori e tërheq sendin e
depozituar para se të jetë pranuar nga kreditori.
 
Mbarimi i detyrimit
Neni 171
 
Detyrimi mbaron si me përmbushjen e tij, ashtu edhe me kompensimin, me
përtëritje, falje dhe me pamundësinë e përmbushjes pa fajin e debitorit.
Detyrimet ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave bujqësore
dhe organizatave shoqërore mund të mbarojnë edhe me vendim të organit
kompetent.
 
Neni 172
 
Kur dy persona janë njëkohësisht kreditorë dhe debitorë ndaj njëri-tjetrit,
secili prej tyre ka të drejtë të kompensojë kredinë e tij me atë të palës tjetër, në
qofte se të dy kreditë kanë për objekt të holla ose sende të zëvendësueshme të të
njëjtit lloj dhe vetë detyrimet janë bërë të kërkueshme.
Të dy kreditë mbarojnë deri në masën e kredisë me të vogël që nga data në të
cilën ka qenë e mundur të kryhet kompensimi.
 
Neni 173
 
Nuk mund të mbarojnë me anë kompensimi:
kreditë që rrjedhin nga shkaktimi i vdekjes nga dëmtimi i shëndetit;
b) kreditë që nuk mund të sekuestrohen;
c) kreditë që, sipas dispozitave të tjera ligjore, nuk mund të kompensohen.
 
Neni 174
 
Detyrimi mbaron me marrëveshje të palëve për zëvendësimin e tij me një
detyrim tjetër (përtëritje).
Mjetet për siguriniin e përmbushjes se detyrimit hiqen me përtëritje, në qoftë
se nuk ka marrëveshje të kundërt.
Përtëritja e detyrimeve ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve e
kooperativave bujqësore mund të bëhet vetëm kur nuk vjen në kundërshtim me
aktet e planifikimit ose me disiplinën financiare.
 
Neni 175
 
Detyrimi ndërmjet personave juridikë, sipas rastit, mbaron ose ndryshon
kur akti i planifikimit, në të cilin është mbështetur lidhja e kontratës, është
ndryshuar me akt të detyrueshëm për të dy palët.
 
Neni 176
 
Për mospërmbushjen e detyrimit ose për përmbushjen e detyrimit jo në kohë
dhe në mënyrën e duhur debitori të detyrohet t’i paguajë kreditorit një shumë të
hollash në masën e caktuar në ligj ose në kontratë (kusht disiplinor ose gjobë).
 
Neni 177
 
Kur në një kontratë parashikohet kushti disiplinor dhe debitori nuk e
përmbush në rregull detyrimin, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit
disiplinor, si edhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon shumën e kushtit
disiplinor.
Kur në një kontrat parashikohet gjobë dhe debitori nuk e përmbush në
rregull detyrimin, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e gjobës, si edhe
shpërblimin e plotë të dëmit të shkaktuar nga mospërmbushja e detyrimit.
Pagimi i kushtit disiplinor ose i gjobës nuk i shkarkon palët nga përmbushja
e detyrimit, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe.
 
Neni 178
 
Kur kushti disiplinor ose gjoba është tepër e madhe në krahasim me dëmin e
pësuar nga kreditori ose kur detyrimi është përmbushur pjesërisht, organi
kompetent që shqyrton çështjen mund të pakësojë shumën e kushtit disiplinor ose
të gjobës.
 
Neni 179
 
Dorëzënësi detyrohet që t’i sigurojë kreditorit përmbushjen e detyrimit të
debitorit kryesor, plotësisht ose pjesërisht.
Dorëzënia mund të jepet si për një detyrim të ardhshëm, ashtu edhe për një
detyrim me kusht.
Dorëzënësi është i detyruar solidarisht me debitorin kryesor, përveç rasteve
kur në kontratën e dorëzënisë është parashikuar ndryshe.
 
Neni 180
 
Dorëzënësi, që ka përmbushur detyrimin në vend të debitorit në përshtatje
me kërkesat e ligjit dhe pa dëmtuar interesat e debitorit kryesor, zë vendin e
kreditorit në të gjitha të drejtat e tij ndaj debitorit.
Dorëzënia hiqet me mbarimin e detyrimit kryesor dhe, kur kreditori nuk ka
ngritur padi kundër dorezënësit, brenda gjashtë muajve nga dita e mbarimit të
afatit të përmbushjes së detyrimit.
 
Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit
Neni 181
 
Shteti ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të pavlefshme veprimet
juridike të kryera nga debitori i tij për të pakësuar sasinë ose vlerën e pasurisë ë tij
në dëm të shtetit, me kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi
juridik. Të njëjtën të drejtë kanë edhe ndërmarrjet, institucionet, kooperativat
bujqësore, organizatat shoqërore dhe shtetasit.
Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, për t’u deklaruar i
pavlefshëm duhet që edhe personi, me të cilin debitori ka kryer këtë veprim, të ketë
pasur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por, kur ky person është gjini ose
ka krushqi të afërt me të, nuk ka nevojë të provohet se ka pasur dijeni.
Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëin nuk cenohen të drejtat që
kanë fituar me kundërshpërblim personat e tretë me mirëbesim para ngritjes së
padisë për deklarimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik.
 
KREU VI
KONTRATAT E VEÇANTA
 
Kontrata e shitjes
Neni 182
 
Me kontratën e shitjes njëra palë (shitësi) detyrohet t’i kalojë në pronësi
palës tjetër (blerësit) një send dhe blerësi detyrohet të marrë sendin dhe të paguajë
çmimin e tij.
Në bazë të planit të shtetit ndërmarrjet shtetërore lidhin kontratë për t’u
shitur mallra të ndryshme kooperativave bujqësore, të cilat detyrohen t’i marrin
dhe të paguajnë çmimin përkatës.
Kur blerësi është një institucion ose ndërmarrje shtetërore, atij i kalon vetëm
e drejta e administrimit operativ.
 
Neni 183
 
Nuk mund të jenë blerës të sendit ata që, në bazë të 1igjit, ruajnë ose
administrojnë këto sende, ata që hëjnë shitje të sendeve me ekzekutim të
detyrueshëm, si edhe ata që parashikohen me dispozita të veçanta të Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 184
 
Kur sendi i shitur, pasi të ketë kaluar në pronësinë e blerësit, humbet pa
fajin e ndonjërës nga palët, blerësi detyrohet t’i paguajë shitësit çmimin e blerjes,
përveç rasteve kur ka marrëveshje të kundërt.
Kur sendi i shitur humbet pa fajin e ndonjërës nga palët në kohën që shitësi
është në vonesë për dorëzimin e tij, shitësi detyrohet t’i kthejë blerësit çmimin që
ka marrë dhe ta shpërblejë këtë për dëmin që ka pësuar.
Kur sendi i shitur ka humbur pa fajin e ndonjërës nga palët në kohën që
blerësi është në vonesë për marrjen e sendit, blerësi detyrohet t’i paguajë shitësit
çmimin e sendit dhe të shpërblejë këtë për dëmin që ka pësuar.
 
Neni 185
 
Shpenzimet për dorëzimin e sendeve të shitura, si edhe shpenzimet për
ruajtjen, peshimin dhe numërimin e tyre janë në ngarkim të shitësit, kurse
shpenzimet për marrjen në dorëzim të tyre janë në ngarkim të blerësit.
 
Neni 186
 
Shitësi është i detyruar t’i dorëzojë blerësit sendin në atë gjendje që ndodhej
në kohën e shitjes, hashkë me të ardhurat që nga data e shitjes.
 
Neni 187
 
Kur shitësi nuk i dorëzon sendin blerësit, në qoftë se në kontratë nuk
parashikohet ndryshe, ky ka të drejtë të kërkojë dorëzimin e sendit ose
zgjidhjen e kontratës; në të dy rastet përgjegjësia për mospërmbushjen e detyrimit
rëndon mbi shitësin.
 
Neni 188
 
Shitësi është i detyruar t’i kalojë blerësit sendin e shitur të lirë nga çdo e
drejtë pronësie të personave të tjerë.
 
Neni 189
 
Kur një person i tretë ngre padi kundër blerësit për kërkimin e sendit të
shitur për shkaqe që kanë lindur para shitjes, blëresi detyrohet të thërrasë shitësin
që të marrë pjesë në anën e tij në gjykimin e çështjes përpara organit kompetent.
Kur blerësi nuk e thërret shitësin, ky shkarkohet nga përgjegjësia e tij ndaj
blerësit, në qoftë se provon se, po të kishte marrë pjesë në gjykimin e çështjes, do
të kishte shkaqe të mjaftueshme për të rrëzuar padinë e kërkimit të sendit të
shitur.
 
Neni 190
 
Kur me vendim të gjykatës blerësi ka humbur tërësisht pronësin mbi sendin
që i është shitur, shitësi detyrohet të shpërblejë blerësin për dëmin që ka pësuar.
Blerësi, që humbet pronësinë vetëm në një pjesë të sendit të shitur, ka të
drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës së shitjes dhe shpërblimin e dëmit ose
pakësimin e çmimit dhe shpërblimin e dëmit.
 
Neni 191
 
B1erësi, që në kohën e shitjes ka pasur dijeni për pronësinë e për të tretë
mbi sendin që i është shitur, ka të drejtë të kërkojë vetëm kthimin e çmimit të
paguar të sendit, në rast se me vendim të organit kompetent humbet tërësisht ose
pjesërisht sendin që i është shitur.
 
Neni 192
 
Cilësia e sendit të shitur duhet t’u përgjigjet kushteve të kontratës. Kur
cilësia nuk është parashikuar në kontratë duhet t’u përgjigjet kushteve të
zakonshme.
Shitësi përgjigjet ndaj blerësit për mungesën e cilësisë së sendit të shitur,
për të metat që pakësojnë vlerën e tij ose që e bëjnë të papërshtatshme për
përdorim.
 
Neni 193
 
Shitësi nuk përgjigjet për të metat e sendit të shitur, në qoftë se këto blerësi i
ka ditur ose kishte mundësi t’i dinte në kohën e lidhjes së kontratës.
 
Neni 194
 
B1erësi, që të mund të ngrejë padi kundër shitësit për mungesën e cilësisë
ose për të metat e sendit të shitur, duhet t’ia njoftojë këto shitësit posa t’i ketë
zbuluar.
Padia në rastet e sipërme mund të ngrihet brenda një viti nga dorëzlmi i
sendit.
 
Neni 195
 
Shitësi mund të garantojë blerësin se sendi i shitur do të ketë cilësinë e tij
për një kohë të caktuar (afat garancie).
Njoftimi për të metat e sendit të shitur me afat garancie duhet t’i bëhet
shitësit nga ana e blerësit posa ky t’i ketë zbuluar, por jo tej afatit të garancisë.
Shitësi nuk përgjigjet për të metat e sendit të shitur me afat garancie, kur
provon se këto kanë ardhur për shkak se blerësi ka shkelur rregullat e përdorimit
ose të ruajtjes.
Padia për të metat e sendit të shitur me afat garancie duhet të ngrihet jo më
vonë se gjashtë muaj nga dita që shitësi është njoftuar për zbulimin e të metave.
 
Neni 196
 
Blerësi, që ka zbuluar mungesa të ci1ësisë ose të meta në sendin e shitur
dhe ia ka njoftuar shitësit në afat, ka të drejtë të kërkojë, në qoftë se me kontratë
nuk është parashikuar ndryshe, ose ndërrimin e sendit, ose zbritjen a çmimit, ose
ndreqjen e të metave pa pagesë, ose zgjidhjen a kontratës dhe shpërblimin e dëmit.
 
Neni 197
 
Kur blerësi nuk paguan çmimin ose nuk merr në dorëzim sendin, shitësi ka
të drejtë të kërkojë që blerësi të paguajë çmimin dhe të marr sendin, si edhe t’i
shpërblejë dëmet e shkaktuara nga kjo vonesë, ose që të zgjidhet kontrata dhe t’i
shpërblehen dëmet e pësuara.
 
Neni 198
 
Blerësi për sendet që i janë shitur me të meta, kur ka kërkuar ndërrimin e
tyre me sende pa të meta ose zgjidhjen e kontratës, detyrohet t’i kthejë shitësit
sendin bashkë me të ardhurat. Shitësi nga ana e tij detyrohet ta shpërblejë blerësin
për shpenzimet e nevojshme që ky ka bërë për sendin dhe për dëmin që ka pësuar.
 
Neni 199
Kontrata e këmbimit
 
Me kontratën e këmbimit secila nga palët detyrohet t’i kalojë palës tjetër në
pronësi një send të caktuar.
Për kontratën e këmbimit zbatohen dispozitat përkatëse të kontratës së
shitjes, duke u quajtur secila nga palët si shitës i sendit që jep dhe si blerës i
sendit që merr.
Kontrata e këmbimit, kur njëra ose të dy palët janë persona juridikë, mund
të lidhet vetëm në rastet e parashikuara me dispozita të Këshillit të Ministrave.
 
Kontrata e furnizimit
Neni 200
 
Me kontratën e furnizimit një ndërmarrje detyrohet, në bazë të planit të
shtetit të furnizojë me një sasi të caktuar produktesh një ndërmarrje tjetër ose
organizatë shoqërore dhe këto të fundit detyrohen t’i marrin ato dhe të paguajnë
çmimin e caktuar.
 
Neni 201
 
Kontrata e furnizimit lidhet në bazë të projektplanit të shpërndarjes, të
rregullores mbi kushtet themelore të furnizimit, miratuar nga Këshillit i Ministrave
dhe në bazë të marrëveshjeve protokollare që lidhen ndërmjet ministrive dhe
institucioneve të tjera qendrore.
Në marrëveshjet protokollare përcaktohet ndarja e produkteve në grupe e në
lloje, si edhe cilësia, llojshmëria, mënyra e ambalazhimit a e paketimit, mënyra e
transportit etj.
Mënyra dhe afatet e lidhjes së kontratës caktohen me dispozita të veçanta të
Këshillit të Ministrave.
 
Neni 202
 
Kontrata e furnizimit lidhet me afat vjetor e ndarë në tremujore dhe në afate
më të shkurtëra, të caktuara nga palët.
Për makineritë e pajisjet që kërkojnë një kohë të gjatë për t’u prodhuar, si
edhe për furnizime masive, kontrata mund të lidhet edhe me afat më të gjatë se një
vit.
 
Neni 203
 
Në kontratën e furnizimit parashikohen: sasia, cilësia, qënia e plotë e
produktit, llojshmëria, paketimi dhe ambalazhimi afatet e furnizimit, përgjegjësia e
palëve për mospërmbushjen e detyrimeve dhe çmimi.
 
Neni 204
 
Çmimet e parashikuara në kontratën e furnizimit duhet të jenë të njëjta me
çmimet e caktuara me daspozita nga organet kompetente.
Kur gjatë kohës që është në fuqi kontrata, bëhen ndryshime të çmimeve,
produkti paguhet nga blerësi në bazë të çmimeve që kanë qenë në kohën e
dorëzimit të tij, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga dispozita të Këshillit
të Ministrave në lidhje me ndryshimet e çmimeve.
 
Neni 205
 
Ci1ësi a produktit që do të furnizohet, duhet të jetë sipas kushteve të
kontratës.
 
Neni 206
 
Kur llojshmëria e produktit të furnizuar nuk i përgjigjet 1lojshmërisë që
është parashikuar në kontratë, blerësi ka të drejtë:
a) ose të mos pranojë atë pjesë të produktit që nuk është si llojshmëria e
parashikuar në kontratë dhe të kërkojë që kjo pjesë t’i furnizohet sipas llojshmërisë
së caktuar në kontratë;
b) ose të mos pranojë të marrë të gjithë produktin, kur një e drejtë e tillë
parashikohet nga kushtet themelore ose nga kontrata.
 
Neni 207
 
Kur cilësia e produkteve të furnizuara nuk është sipas kushteve  të
kontratës, blerësi ka të drejtë të mos pranojë produktin dhe të mos paguajë çmimin
e tij; në rast se ka paguar çmimin ka të drejtë të kërkojë kthimin e tij ose të kërkojë
ndreqjen e të metave ose t’i ndreqë këto vetë për llogari të furnizuesit.
 
Neni 208
 
Kur produkti i furnizuar nuk është i plotë, blerësi ka të drejtë të kërkojë që
ky të plotësohet me pjesët që i mungojnë ose të zëvendësohet me nje produkt të
njëllojtë, të cilit nuk i mungojnë pjesët.
Gjersa produkti i furnizuar nuk do të jetë plotësuar me pjesët që i mungojnë
ose nuk do të jetë zëvendësuar me një produkt tjetër të plotë, blerësi ka të drejtë të
mos paguajë çmimin dhe, në rast se e ka paguar, të kërkojë kthimin e tij.
 
Neni 209
 
Mënyra, vendi dhe afatet e verifikimit nga blerësi të sasisë, cilësisë, plotësisë
dhe të llojshmërisë së produktit që ka marrë, si edhe mënyra e paraqitjes së
kërkesave në lidhje me këto, rregullohen me dispozita të veçanta të Këshillti
të  Ministrave.
 
Neni 210
 
Blerësi që nuk pranon produktin për shkak se është furnizuar me të pa e
pasur kontraktuar ose për shkak se nuk u përgjigjet kushteve të kontratës, ose i
është furnizuar para afatit, detyrohet ta mbajë atë në ruajtje në depon e tij.
Mënyra e mbajtjes së produktit në ruajtje dhe afatet caktohen me dispozita
të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 211
 
Sasia e produktit që nuk është dorëzuar nga furnizuesi ose nuk është
pranuar nga blerësi në afatin e caktuar duhet të furnizohet e të pranohet
në mënyrën dhe në afatet e parashikuara në kushtet themelore të furnizimit ose në
kontratë.
Megjithatë, blërësi, pasi ta ketë lajmëruar furnizuesin, ka të drejtë të mos
pranojë të marrë produktin që i është dërguar me vonesë, përveç rasteve kur
parashikohet ndryshe në kontratë. Produkti i nisur nga furnizuesi me vonesë, por
para njoftimit nga blerësi, duhet të pranohet, duke i paguar edhe çmimin.
 
Neni 212
 
Për sendet e furnizuara me afate garancie, furnizuesi detyrohet ose të
riparojë sendin me shpenzimet e tij ose të paguajë shpenzimet e riparimit të bëra
nga pala blerëse ose të zëvendësojë sendin, përveç rasteve kur në kontratë
parashikohet ndryshe.
 
Neni 213
 
Kushtet dhe mënyra e furnizimit të mallrave për eksport caktohen me
dispozita të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 214
 
Dispozitat e përgjithshme të kontratës së shitjes zbatohen edhe për
kontratën e furnizimit, në qoftë se nuk parashikohet ndryshe nga dispozitat e kësaj
kontrate.
 
Kontrata e ndërtimeve themelore
Neni 215
 
Me kontratën e ndërtimeve themelore një ndërmarrje ndërtimi (ndërtuesi)
detyrohet të kryejë me fuqitë dhe mjetet e saj, sipas porosisë së një ndërmarrjeje,
institucioni, kooperative bujqësore a organizatë shoqërore (investuese), ndërtime të
parashikuara nga plani i shtetit, kurse investuesi detyrohet të pranojë në afatin e
caktuar në kontratë ndërtimet e bëra dhe të paguajë vlerën e punimeve të kryera
sipas preventivit të shpenzimeve.
Mënyra dhe afatet e lidhjes së kontratës caktohen me dispozita të veçanta të
Këshillit të Ministrave.
 
Neni 216
 
Kontrata e ndërtimeve themellore lidhet kur investuesi i dorëzon ndërtuesit
të gjitha dokumentet që nevojiten për ndërtimet themelore (projektet, preventivat,
vendin e ndërtimit etj.). Përjashtim nga ky rregull mund të bëhet vetëm me vendim
të Kryesisë së Këshillit të Ministrave.
Projekti i ndërtimeve, si edhe preventivi i shpenzimeve miratohen sipas
mënyrës së caktuar me dispozita të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 217
 
Për vepra, ndërtimi i të  cilave vazhdon më shumë se një vit, lidhet kontratë
e përgjithshme e ndërtimeve themelore.
Në bazë të kontratës së përgjithshme, palët lidhin kontrata vjetore për
ndërtimet që do të kryhen gjatë vitit.
 
Neni 218
 
Ndërmarrja ndërtuese mund të bëjë në këto ndërtime punime të veçanta
(punime montimi, elektroteknike, tekniko-sanitare etj.) me anën e ndërmarrjeve të
tjera të specializuara.
 
Neni 219
 
Investuesi është i detyruar:
a) të dorëzojë në kohë dokumentacionin. materialet teknologjike, makineritë
dhe pajisjet sipas radhës së parashikuar në kontratë;
b) të vërë në dispozicion të ndërmarrjes ndërtuese specialistë e teknologe dhe
të zgjidhë në kohën e duhur çështjet që ngre ndërmarrja ndërtuese për projektet e
preventivat;
c) të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës së vazhdimit të
punimeve, me qëllim që vepra të ndërtohet me cilësi të mirë, sipas projektzbatimit
dhe preventivit përfundimtar, brenda fondeve të planifikuara dhe vlerës së plotë të
miratuar, me qëllim që ajo të vihet në shfrytëzim në afatin e caktuar dhe me
aftësinë e projektuar;
ç) të ushtrojë kontroll mbi cilësinë e materialeve që përdoren për ndërtimin e
veprës;
d) të kontrollojë vlerën e punës së raportuar;
dh) të bashkërendojë punën me ndërmarrjet e tjera për lidhjen e veprave me
ujësjellës- kanalizim, energji elektrike dhe rrugë, sipas afateve të caktuara ne
kontratë.
 
Neni 220
 
Ndërmarrja ndërtuese është e detyruar:
a) të kryejë të gjitha punimet e parashikuara në kontratë, sipas projekteve,
grafikëve dhe kushteve teknike të zbatimit, me mjetet dhe materialet e veta;
b) të lidhë kontrata të veçanta për kryerjen e punimeve që duhet të bëhen me
ndërmarrje të specializuara;
c) t’u paraqesë investuesit dhe institucionit projektues, vërejtjet lidhur me
projektzbatimin dhe preventivin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga dita e
marrjes në dorëzim te tyre;
ç) të dorëzojë veprën në afatin e caktuar.
 
Neni 221
 
Pas përfundimit të pjesëve të veçanta të ndërtimeve ose të të gjithë veprës
ndërmarrja e ndërtimit bën dorëzimin e tyre dhe investuesi është i detyruar t’i
pranojë këto, kur janë kryer sipas projektit teknik dhe kushteve të caktuara në
kontratë.
Marrja në dorëzim e veprës bëhet sipas dispozitave të veçanta të Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 222
 
Mënyra e financimit të ndërtimeve themelore caktohet me dispozita të
Këshillit të Ministrave.
 
Kontratat e grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale, si edhe të
bimëve mjekësore dhe eterovajore
Neni 223
 
Me kontratën e grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale, si edhe të
bimëve mjekësore dhe eterovajore koperativat bujqësore detyrohen të
prodhojnë  ose të mbledhin e t’u dorëzojnë ndërmarrjeve të grumbullimit,
ndërmarrjeve ushqimore, tregtare dhe pyjore produktet bujqësore e blegtorale, në
bazë të planit të miratuar nga organet përkatëse, ndërsa këto të fundit detyrohen t’i
pranojnë dhe t’u paguajnë çmimin e caktuar.
Këto detyrohen, gjithashtu, të pranojnë edhe sasitë e produkteve mbi planin
e kontraktuar, kur ky produkt është sipas llojshmërisë dhe kushteve teknike të
miratuara.
Mënyra dhe afatet e lidhjes së kontratës caktohen me dispozita të Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 224
 
Në kontratën e grumbullimit duhet të parashikohen sidomos:
a) Sasia, cilësia e prodhimeve, afatet, mënyra, kushtet dhe vendi i dorëzimit
të tyre;
b) masat agroteknike që duhet të zbatojë kooperativa bujqësore;
c) ndihma materiale dhe teknike që duhet të japë ndërmarrja;
ç) detyrimi i ndërmarrjes për të marrë në dorëzim në kohën e duhur
prodhimet dhe për të paguar vlerën sipas çmimeve;
d) përgjegjësia e palëve për mospërmbushjen e detyrimeve.
 
Neni 225
 
Kooperativat bujqësore detyrohen të marrin masa me kohë për të siguruar
produktet bujqësore e blegtorale të kontraktuara në sasi, në cilësi dhe në afat, të
kryejnë punimet e shërbimet e nevojshme agrozooteknike, të marrin rendimente të
larta dhe t’i dorëzojnë ato brenda standardeve e kushteve teknike, sias dispozitave
të veçanta.
 
Kontrata  e stacionit të makinave dhe të traktorëve për punimet bujqësore e
blegtorale
Neni 226
 
Me kontratën për punimet bujqësore e blegtorale stacioni i makinave dhe i
traktorëve (SMT-ja) detyrohet që me mjetet e mekanizuara që ka të bëjë punime
sipas kushteve të përcaktuara, kurse kooperativa bujqësore detyrohet të marrë në
dorëzim punimet e kryera sipas kontratës dhe t’i paguajë SMT-së shpërblimin
përkatës.
Mënyra dhe afatet e lidhjes së kontratës caktohen me dispozita të Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 227
 
Në kontratën për punime bujqësore e blegtorale duhet të parashikohen, në
bazë të planit të prodhimit të kooperativës bujqësore, llojet, vëllimi, treguesit e
cilësisë dhe afatet, brenda të cilave do të kryhen punimet.
 
Neni 228
SMT-ja detyrohet:
 
a) të kryejë me mjetet e saj në sasi, cilësi dhe në afatet më të mira
agrozooteknike punimet dhe shërbimet bujqësore e blegtorale të caktuara në
kontratë;
b) të mbajë në gatishmëri mjetet e mekanizuara për kryerjen  e punimeve në
kohë;
c) të përgatitë dhe të rritë kualifikimin e koopertivistëve që ngarkohen të
punojnë me makina bujqësore e me pajisje të tjera të SMT-së.
 
Neni 229
 
Kooperativa bujqësore detyrohet:
a) të marrë masat dhe të përgatitë me kohë ngastrat në mënyrë që mjetet e
mekanizuara të SMT-së të mos pengohen për të filluar punën në afatet e caktuara
dhe të mos dëmtohen;
b) të caktojë në kohë kooperativistët që do të punojnë me mekanizmat
bujqësore;
c) të përcaktojë kushtet e kryerjes së punimeve sipas kërkesave agroteknike
dhe zooteknike;
ç) të paguajë në afat vlerën e punimeve dhe të shërbimeve të kryera nga
SMT-ja, sipas tarifave të caktuara nga Këshilli i Ministrave.
 
Neni 230
 
Pasi përfundon punimet dhe shërbimet, SMT-ja i bën kooperativës bujqësore
dorëzimin e tyre.
Punimet dhe shërbimet e kryera nga SMT-ja me cilësi jo të mirë nuk merren
në dorëzim nga kooperativa bujëqosre. Kur kërkesat agroteknikë e lejojnë, ato
përsëriten nga SMT-ja për llogari të saj.
 
Kontrata për dhënie uji ekonomive bujëqosre për ujitjen e kulturave bujqësore
Neni 231
 
Me kontratën e dhënies së ujit për ujitjen e kulturave bujqësore ndërmarrja
administron ujërat merr përsipër t’u japë ekonomive bujqësore ujë nga veprat
ujitëse që administrohen prej saj.
 
Neni 232
 
Ndërmarrja që administron ujërat detyrohet të verë në gatishmëri veprat
ujitëse që administrohen prej saj, të sigurojë sasinë e ujit të nevojshëm nga këto
vepra dhe të drejtojë teknikisht mirëmbajtjen e veprave e të rrjetit ujitës të
brendshëm të ekonomive bujqësore, si edhe të rrjetit të brendshëm të veprave që
administrohen prej saj brenda territorit të ekonomive bujqësore.
 
Neni 233
 
Ekonomia bujqësore detyrohet të verë në gatishmëri e të mirëmbajë rrjetin e
brendshëm ujitës, të shfrytëzojë me kursim ujin që merr për ujitjen e kulturave
bujqësore dhe të paguajë çmimin sipas tarifave shtetërore.
 
Kontrata e transportit
Neni 234
 
Me kontratën e transportit transportuesi (ndërmarrja e transportit
automobilistik, hekurudhor, ujor dhe ajror) merr përsipër të transportojë nga një
vend në një tjetër udhëtarë, mallra ose bagazhe, ndërsa udhëtari, dërguesi i mallit
ose i bagazhit detyrohet të japë për transport mallrat e kontraktuara dhe të paguajë
çmimin e transportit.
 
Neni 235
 
Në bazë të planit të transportit dhe për zbatimin e tij, ndërmarrja e
transportit lidh kontratë me dërguesin për detajimin e planit të transportit.
Në zbatim të kontratës për detajimin e planit të transportit, në transportin e
përzier ndërmarrjet transportuese lidhin kontratë midis tyre.
Kontrata lidhet me afat vjetor, e ndarë në tremujorë e në muaj ose edhe me
afate më të shkurtëra.
Mënyra dhe afatet e lidhjes së kontratës caktohen me dispozita të Këshillit të
Ministrave.
 
Neni 236
 
Kontrata e transportimit vërtetohet me dokumentin përkatës të transportimit
(fletëngarkesa transportimin e mallrave, bileta për transportimin e udhëtarëve dhe
dëftesëmarrja për transportimin e bagazheve).
 
Neni 237
 
Transportimi i mallrave për çdo dërgesë bëhet në bazë të fletëngarkesës, që
përpilohet nga dërguesi e nënshkruhet edhe nga transportuesi dhe i dorëzohet
pritësit të mallit.
 
Neni 238
 
Për humbjet dhe dëmtimet e mallrave gjatë transportimit me automjetet e
ndërmarrjeve të tjera për llogari të ndërmarrjeve kontraktuese të transportit, ndaj
dërguesit të mallit përgjigjet direkt ndërmarrja që ka transportuar mallin. Kur malli
transportohet nga dy ose më shumë transportues, për dëmet e shkaktuara,
përgjigjet transportuesti i parë.
 
Neni 239
 
Ndërmarrja transportuese ka për detyrë:
a) të dërgojë mjetet në vendin e në kohën e caktuar në kontratë për
transportimin e ngarkesës;
b) të lajmërojë në kohë dërguesin për vënien në dispozicion të mjeteve;
c) të transportojë mallrat e t’i ruajë ato që nga çasti kur i merr në dorëzim e
deri në kohën kur ia dorëzon pritësit;
ç) të përgjigjet për humbjen e mallit në vlerën e plotë, ndërsa, për dëmtimet,
në masën e vlerës së pakësuar të tyre.
 
Neni 240
 
Dërguesi është i detyruar:
a) të bëjë gati ngarkesën, të ambalazhuar sipas llojshmërisë ose kushteve
teknike;
b) të ngarkojë mjetet brenda kohës së caktuar me punëtorët e me
shpenzimet e veta;
c) të paguajë çmimin e transportit dhe shpenzimet për shërbimet plotësuese
të transportit deri në destinacionin e fundit, sipas mënyrës së caktuar nga Këshillit
i Ministrave.
Pritësi i mallrave detyrohet të shkarkojë mjetet e transportit.
 
Neni 241
 
Kur në rastin e dorëzimit të mallrave vihet re se këto janë dëmtuar ose nuk i
përgjigjen sasisë që tregohet në dokumentin e transportimit, transportuesi
detyrohet, me kërkesën e pritësit, të përpilojë një procesverbal.
 
Neni 242
 
Kur dorëzimi i mallrave është bërë me vonesë, transportuesi i paguan
pritësit kusht disiplinor në msën e caktuar me dispozita nga Këshilli i Ministrave.
 
Neni 243
 
Transportuesi nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e mallrave që i janë
dorëzuar për t’i transportuar, kur humbja ose dëmtimi kanë ngjarë:
a) për shkak force madhore;
b) për fajin e dërguesit ose të pritësit të mallrave (për shkak të të metave të
mallrave, ambalazhimit të tyre etj.);
c) për shkaqe që kanë lidhje me ngarkimin ose shkarkimin me mjetet e
dërguesit ose të pritësit të mallrave;
ç) për shkak se personi i ngarkuar nga dërguesi për të shoqëruar mallrat
nuk ka marrë masat e nevojshme për ruajtjen e tyre;
d) për shkak të firos së caktuar natyrore.
 
Neni 244
 
Përgjegjësia e transportuesit, e dërguesit dhe e pritësit të mallrave për
mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore, dokumentet që duhet të plotësohen për
kërkimin e mallrave të padorëzuara nga transportuesi, si edhe rregullat e tjera të
transportit, përcaktohen me dispozita të veçanta të Këshillit të Ministrave
 
Neni 245
 
Kushtet e transportimit të udhëtarëve e të bagazheve dhe përgjegjësia e
palëve përcaktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 246
 
Personat, që mund të kenë kundër transportuesit pretendime, të cilat
rrjedhin nga transportimi, duhet që, para se të ngrenë padi, kërkesat e tyre t’ia
paraqesin drejtorisë së ndërmarrjes së transportit.
Personat që kanë të drejtë të paraqesin kërkesë bashkë me dokumentet
përkatëse, caktohen me dispozita të veçanta.
 
Neni 247
 
Kërkesat që rrjedhin nga transportimet mund të paraqiten brenda katër
muajve, përveç kërkesave për gjoba dhe kusht disiplinor.
Transportuesi detyrohet të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe të njoftojë
kërkuesin për pranimin ose mospranimin e tyre brenda dy muajve, përveç
kërkesave për gjobë dhe kusht disiplinor.
 
Neni 248
 
Kur kërkesat nuk janë pranuar ose nuk është marrë përgjigje në afatin e
caktuar në nenin 247, kërkuesi ka të drejtë të ngrejë padi brenda një muaji që nga
dita që ka marrë përgjigjen e transportuesit ose nga dita e kalimit të afatit për
përgjigje.
 
Kontrata e përpunimit
Neni 249
 
Në kontratën e përpunimit njëra palë (përpunuesi) detyrohet që, nën
përgjegjësinë e saj dhe sipas kërkesave të palës tjetër (porositësit), kundrejt
shpërblimit, të bëjë, të shndërrojë ose të ndreqë një send.
Si përpunues në kontratën e përpunimit mund të jenë vetëm ndërmarrjet
shtetërore, kurse si porositës çdo shtetas ose person juridik, me përjashtim të
rasteve të parashikuara me dispozita të veçanta.
Në këtë kontratë si përpunues mund të jenë edhe kooperativat bujqësore.
 
Neni 250
 
Përpunuesi kryen përpunimin me materialet dhe me mjetet e veta, përveç
rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë.
Kur përpunuesi kryhen përpunimin me materialet e veta, ai përgjigjet për
cilësinë e materialit.
 
Neni 251
 
Përpunuesi detyrohet të paralajmërojë porositësin para fillimit të përpunimit:
a) kur materiali që i është dhënë nga porositësi për kryerjen e përpunimit
është me cilësi jo të mirë ose i papërshtatshëm;
b) kur udhëzimet e porositësit për kryerjen e përpunimit nuk mund të
zbatohen ose kur zbatimi i tyre bën që sendi i përpunuar të mos jetë i
qëndrueshëm ose i përshtatshëm.
Përpunuesi që nuk ka bërë paralajmërimin si më sipër përgjigjet për dëmin
që ka pësuar porositësi.
Kur porositësi, megjithëse është paralajmëruar në kohën e duhur, nuk
zëvendëson materialin e papërshtatshëm ose nuk ndryshon udhëzimet për kryerjen
e përpunimit, përpunuesi mund të heqë dorë nga zbatimi i kontratës dhe të kërkojë
shpërblimin e dëmit që ka pësuar.
 
Neni 252
 
Përpunuesi përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e materialit që është dhënë
nga porositësi, duke u përfshirë në dëmtim edhe harxhimi i materialeve tej
normave të parashikuara.
Përpunuesi detyrohet t’i kthejë porositësit pjesët e materialeve që kanë
tepruar pas përfundimit të përpunimit.
 
Neni 253
 
Kur materiali humbet ose dëmtohet për shkak të forcës madhore, palët nuk
kanë të drejtë t’i kërkojnë njëra-tjetrës vlerën e materialit ose të punës së kryer.
Kur vepra e përgatitur me material të përpunuesit humbet ose dëmtohet jo
për fajin e palëve, por sepse porositësi është në vonesë për marrjen e veprës në
dorëzim, ky detyrohet t’i paguajë përpunuesit vlerën e materialit dhe të punës së
kryer.
Kur materiali që i është dhënë përpunuesit nga porositësi ose kur vepra e
përgatitur me këtë material humbet a dëmtohet, si edhe kur përfundimi i veprës
bëhet i pamundshëm, jo për fajin e palëve, por sepse përpunuesi është në vonesë
për dorëzimin e saj, ky është i detyruar t’i paguajë porositësit vlerën e materialit, pa
pasur të drejtë të kërkojë prej tij shpërblimin për punën e kryer.
 
Neni 254
 
Porositësi detyrohet të pranojë sendin e përpunuar sipas kontratës e ta
kontrollojë atë dhe, kur përpunimi nuk është kryer sipas kontratës ose ka të meta,
detyrohet t’ia njoftojë këto të dhëna përpunuesit brenda pesë ditëve nga marrja e
sendit të përpunuar.
Kur të metat nuk mund të zbulohen me kontrollin e zakonshëm, porositësi
ka të drejtë t’ia verë në dukje ato përpunuesit brenda pesë muajve nga dita e
marrjes së sendit të përpunuar, kur në kontratë nuk është parashikuar ndryshe.
 
Neni 255
 
Kur sendi nuk është përpunuar sipas kontratës ose ka të meta, porositësi,
pasi të ketë njoftuar përpunuesit, në rast se në kontratë nuk është parashikuar
ndryshe, ka të drejtë të kërkojë që të metat e sendit të përpunuar të ndreqen
brenda dhjetë ditëve nga dita e dorëzimit të tij; kur të metat janë aq të mëdha saqë
sendi nuk mund të shërbejë më për qëllimin e tij të zakonshëm ose për qëllimin e
caktuar në kontratë, ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe shpërblimin e
dëmit të shkaktuar.
 
Neni 256
 
Përpunuesi mban përgjegjësi për cilësinë e përpunimit në afatin e
përcaktuar në kontratë.
 
Neni 257
 
Kur ndërmarrja ose kooperativa bujqësore ka marrë përsipër të kryejë një
vepër me material të porositësit dhe ky nuk paraqitet për të marrë në dorëzim
veprën brenda gjashtë muajve, ajo ka të drejtë ta shesë veprën dhe shumën e
nxjerrë, pasi të ketë mbajtur shpërblimin për punën e kryer prej saj, ta depozitojë
në emër të porositësit, sipas paragrafit të dytë të nenit 295.
 
Kontrata e sigurimit të pasurisë
Neni 258
 
Me kontratën e sigurimit njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja
e parashikuar në kontratë (rasti i sigurimit), detyrohet t’i paguajë palës tjetër (të
siguruarit) ose një personi të tretë, në dobi të të cilit është lidhur kontrata,
shpërblimin e sigurimit brenda kufijve të shumës që është parashikuar në
kontratë. I siguruari detyrohet të paguajë primin (çmimin e sigurimit) në afatin e
caktuar në kontratë.
Sigurues mund të jetë vetëm institucioni shtetëror i caktuar me dispozita të
veçanta.
Ky institucion mund të lidhë kontrata risigurimi sipas dispozitave të
veçanta.
 
Neni 259
 
Kontrata e sigurimit mund të jetë vullnetare dhe e detyrueshme kur
parashikohet shprehimisht në dispozita të veçanta.
Kontrata e sigurimit duhet të bëhet me shkresë, me anë të dëshmisë së
sigurimit (policës së sigurimit), që siguruesi i lëshon të siguruarit, për ndryshe
është e pavlefshme.
 
Neni 260
 
I siguruari ka këto detyrime:
a) T’i njoftojë siguruesit në kohën e lidhjes së kontratës të gjitha rrethanat
për të cilat ka dijeni dhe që kane rëndësi thelbësore për pprcaktimin e natyrës e të
masës së rrezikut.
b) T’i njoftojë siguruesit gjatë kohës që kontrata është në fuqi, të gjitha
ndryshimet e rrethanave për të cilat ka marrë dijeni pas lidhjes se kontratës dhe që
mund të ndihmojnë për shtimin e rrezikut.
c) T’i njoftojë siguruesit, brenda afatit të caktuar në dispozita të veçanta,
rastin e sigurimit dhe të marrë masat e nevojshme që varen prej tij, me qëllim që të
ndalohet ose të pakësohet dëmi.
ç) Të ruajë me kujdes pasurinë e siguruar, sipas dispozitave kundër zjarrit,
dispozitave agronomike dhe zoovete-rinare.
 
Neni 261
 
Kur i siguruari nuk i bën siguruesit njoftimet e treguara në shkronjat a dhe
b të nenit të mësipërm, siguruesi ka të drejtë të ndryshojë ose të zgjidhë kontratën
e sigurimit ndërsa, kur nuk është bërë  njoftimi i treguar në shkronjën "c",
siguruesi ka të drejtë të mos paguajë shpërblimin e sigurimit.
 
Neni 262
 
Kontrata e sigurimit të pasurisë mund të bëhet si për sigurimin e sendeve të
paluajtshme, ashtu dhe për sigurimin e sendeve të luajtshme ose për sigurimin e
përgjegjësisë për dëmet (risigurimi).
Shuma e sigurimit nuk mund të jetë më e madhe se vlera e pasurisë.
Kur shuma e sigurimit është më e vogël se vlera e pasurisë së siguruar;
shpërblimi i dëmit caktohet në përpjesëtim me raportin ndërmjet shumës së
sigurimit dhe vlerës së pasurisë së siguruar, përveç rasteve kur me dispozita të
veçanta parashikohen mënyra të tjera për shpërblimin e dëmeve.
 
Neni 263
 
Siguruesi shkarkohet nga detyrimi për të paguar shpërblimin e sigurimit, në
qoftë se rasti i sigurimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të
siguruarit, ose e personit në dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit.
Siguruesi, që ka paguar shpërblimin e sigurimit, ka të drejtë të kërkojë
kthimin e shumës së paguar nga personat që janë përgjegjës për
shkaktimin e dëmit.
 
 
Neni 264
 
Kontrata e sigurimit hyn në fuqi në orën njëzet e katër të ditës së pagimit të
primit të sigurimit dhe, në rastet e pagimit të primit me këste, në orën njëzet e
katër të ditës së pagimit të këstit të parë.
Kur pasuria e siguruar kalon në pronësinë e një personi tjetër, kontrata e
sigurimit quhet e zgjidhur. Në këtë rast primi i paguar për ndërtesat i kthehet të
siguruarit në përpjesëtim me kohën që mbetet gjer në mbarimin e afatit të
kontratës së sigurimit, kurse primi i paguar për sendet e luajtshme nuk kthehet.
 
Neni 265
 
Kushtet për sigurimin vullnetar ose të detyrueshëm të pasurisë caktohen me
dispozita të veçanta të Ministrisë së Financave.
 
Kontrata e qirase
Neni 266
 
Me kontratën e qirasë njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër
(qiramarrësit) kundrejt shpërblimit një send të caktuar në përdorim të
përkohshëm.
Kontrata e qirasë së sendit duhet të bëhet me shkresë.
 
Neni 267
 
Kontrata e qirasë mund të lidhet me afat ose pa afat. Kur kontrata e qirasë
lidhet me afat, ky afat nuk mund të jetë më i gjatë se pesë vjet.
Kur kontrata e qirasë lidhet për një kohë të pacaktuar, secila nga palët ka të
drejtë të zgjidhë kontratën në çdo kohë, pasi të ketë paralajmëruar palën tjetër, tre
muaj më parë.
 
Neni 268
 
Qiradhënësi është i detyruar t’i dorëzoj qiramarrësit sendin në kohën e
caktuar dhe në gjendje të tillë, që ai të shërbejë për qëllimin, për të cilin është
marrë me qira. Ai nuk përgjigjet për të metat e sendit të dhënë me qira, të cilat
qiramarrësi në kohën e lidhjes së kontratës i dinte ose duhej t’i dinte.
Qiradhënësi është i detyruar të bëjë ndreqjet e nevojshme të sendit, përveç
rasteve kur në kontratë parashikohet ndryshe.
 
Neni 269
 
Qiraja nuk mund të jetë më e madhe sesa qiraja e caktuar në dispozitat e
veçanta.
Banesat që janë pronë vetjake në vendet klimaterike mund të jepen me qira
për pushim, kurim, qëllime sportive etj.
Banesat e mësipërme mund të jepen me qira vetëm pasi të jetë marrë më
parë miratim i organit përkatës të vendit ku ndodhet banesa.
Çmimi i qirasë në këto raste nuk mund të jetë më i madh sesa çmimi i
banesave shtetërore që përdoren për këtë qëllim.
 
Neni 270
 
Qiramarrësi është i detyruar të paguajë qiranë.
Qiramarrësi duhet ta përdorë sendin e marrë me qira për qëllimin që është
parashikuar në kontratë dhe, kur nuk është parashikuar në kontratë, për qëllimin
që del nga vetë natyra e sendit. Kur mbaron kontrata e qirasë, qiramarrësi
detyrohet t’i kthejë qiradhënësit sendin po në atë gjendje që e mori, me ndryshimet
që ka pësuar sendi nga përdorimi.
Qiramarrësi është i detyruar të bëjë me shpenzimet e tij
ndreqjet e zakonshme të sendit përveç rasteve kur në ligj ose në kontratë
parashikohet ndryshe.
Qiramarrësi detyrohet t’i shpërblejë qiradhënësit dëmet që i ka shkaktuar
sendit për fajin e tij ose për fajin e personave të tjerë, që i ka lejuar të përdorin
sendin.
 
Neni 271
 
Kur sendi i dhënë me qira kalon nga qiradhënësi në pronësi të një personi
tjetër, kontrata e qirasë ka fuqi edhe për pronarin e ri.
 
Neni 272
 
Qiradhënësi ka të drejtë të zgjidhë  kontratën e qirasë para mbarimit të afatit
kur:
a) qiramarrësi nuk paguan qiranë nga data e caktuar për pagim;
b) qiramarrësi me dashje ose nga pakujdesia keqëson gjendjen e sendit të
dhënë me qira;
c) qiramarrësi nuk e përdor sendin sipas qëllimit që parashikohet në
kontratë ose që del nga vetë natyra e sendit.
Zgjidhja e kontratës në rastet e mësipërme mund të  bëhet vetëm kur
qiradhënësi e ka paralajmëruar më parë qiradhënësin për mosplotësimin
e  detyrimeve të tij.
 
Neni 273
 
Qiramarrësi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës së qirasë para
mbarimit të afatit kur:
a) qiradhënësi nuk i dorëzon sendin e dhënë me qira;
b) sendi i dhënë me qira nuk mund t’i shërbejë qëllimit për të cilin merret me
qira;
c) qiradhënësi nuk bën ndreqjet e nevojshme të sendit të dhënë me qira.
 
Kontrata e qirasë së banesave
Neni 274
 
Me kontratën e qirasë së banesave qiradhënësi detyrohet t’i japë qiramarrësit
kundrejt shpërblimit një ndërtesë për banim.
Kontrata e qirasë së banesave lidhet në bazë të autorizimit për strehim të
organit kompetent shtetëror.
 
Neni 275
 
Kontrata e qirasë mund të lidhet me afat ose pa afat.
Kur kontrata e qirasë lidhet pa afat, quhet se është e lidhur për një kohë prej
një viti.
Në mbarim të kohës së kontratës së qirasë qiramarrësi ka të drejtë të
përsëritë kontratën. Gjersa të përsëritet kontrata, qiramarrësi vazhdon të mbajë
ndërtesën me kushtet e mëparshme.
 
Neni 276
 
Çmimet e qirasë së ndërtesave për banim dhe përmasat (normat) e
sipërfaqes së banimit që i takon çdo personi caktohen me dispozita të Këshillit të
Ministrave.
Në normën e sipërfaqes së banimit nuk përfshihen kuzhina, korridoret,
bodrumet dhe çdo vend tjetër që nuk shërben për banim.
 
Neni 277
 
Dispozitat e kësaj kontrate zbatohen për banesat që janë pronë shtetërore në
qytet e në fshat, si edhe për banesat që janë pronë vetjake në qytet pavarësisht nga
koha e ndërtimit të tyre.
 
Neni 278
 
Qiramarrësi dhe anëtarët e familjes së tij janë të detyruar të respektojnë
kontratën dhe rregullat për mirëmbajtjen  e banesave.
Rregullat për mirëmbajtjen e banesave caktohen nga Ministria e Ekonomisë
Komunale.
 
Neni 279
 
Qiramarrësi dhe anëtarët e familjes së tij janë të detyruar të ruajnë me
kujdes banesën e instalimet e saj dhe të mbajnë pastër si banesën, ashtu dhe
vendet e përdorimit të përbashkët. Kur shkatërrohet a dëmtohet ndërtesa ose
vendet e përdorimit të përbashkët nga qiramarrësi e nga anëtarët e farmiljes së tij,
qiramarrësi është i detyruar të shpërblejë dëmin.
Kur dëmtimet janë bërë në ndërtesat e fondit shtetëror të banesave, ndreqjet
bëhen menjëherë nga organi që administron këto ndërtesa; të gjitha shpenzimet i
ngarkohen qiramarrësit fajtor dhe nxirren prej tij në bazë të ligjit mbi nxjerrjen e të
ardhurave shtetërore.
 
Neni 280
 
Qiradhënësi është i detyruar t’i dorëzojë qiramarrësit banesën në kohën e
caktuar dhe në gjendje që t’i shërbejë për banim. Gjithashtu, ai është i detyruar të
bëjë ndreqjet e nevojshme për ndërtesën e banimit, përveç rasteve kur në kontratë
parashikohet ndryshe.
 
Neni 281
 
Anëtarët madhorë të familjes, që kanë pagë të veçantë, kanë të drejta dhe detyrime
të njëllojta me ato që ka qiramarrësi nga kontrata e qirasë.
 
Neni 282
 
Anëtari madhor i familjes, që ka pagë të veçantë, ka të drejtë të kërkojë të
lidhë edhe vetë kontratë të veçantë, në rast se ai ka në disponim një dhomë të
veçantë. Kur nuk ka në disponim një dhomë të veçantë, ka të drejtë të kërkojë e të
marrë pjesë në kontratë si bashkëqiramarrës, duke përmendur dhe pjesën e
banesës që ka në disponim.
 
Neni 283
 
Kur në banesën e zënë nga qiramarrësi ose pronari krijohet një tepricë
sipërfaqeje banimi tej normës së caktuar dhe kjo tepricë përbën dhomë të veçantë,
qiramarrësi ose pronari ka të drejtë të vendos në këtë dhomë një person që e zgjedh
vetë nga ata që janë planifikuar nga organi kompetent shtetëror.
Kur qiramarrësi ose pronari nuk e ushtron këtë të drejtë brenda një muaji
nga data e lajmërimit ose qiramarrësi nuk pranon të vendoset në një banesë tjetër
të përshtatshme për nevojat e familjes së tij për banim, dhomën e veçuar ka të
drejtë ta disponojë organi kompetent shtetëror, i cili nxjerr urdhër administrativ.
Qiramarrësi ose pronari ka të drejtë të ankohet kundër urdhrit administrativ
në gjykatë, brenda pesë ditëve nga data e komunikimit të urdhrit administrativ.
Vendimi i Gjykatës është i formës së prerë. Ankimi i bërë brenda afatit, pezullon
urdhrin administrativ.
 
Neni 284
 
Shtetasve që jane thirrur për të kryer shërbimin ushtarak aktiv, nxënësve
dhe studentëve që ndjekin shkollën në qytete të tjera, personave që ndodhen për
mjekim në një institucion shëndetësor, atyre që dalin jashtë shtetit me punë, si
edhe atyre që dërgohen përkohësisht me punë në një vend tjetër u ruhet sipërfaqja
e banimit për gjithë kohën gjersa të përfundojë shërbimi, studimi ose mjekimi
Gjithashtu, u ruhet sipërfaqja e banimit personave të arrestuar përderisa të
përfundojë hetimi dhe gjykimi i çështjes për të cilën janë marrë si të pandehur.
Personat që dënohen me heqje lirie ose internohen ose dëbohen për më tepër
se gjashtë muaj humbasin të drejtën e sipërfaqes së banimit, në qoftë se sipërfaqja
e banimit që disponojnë përbën dhomë të veçantë.
 
Neni 285
 
Qiramarrësit e banesave shtetërore kanë të drejtë që me leje të organit
kompetent shtetëror të shkëmbejnë ndërmjet tyre banesat. Në këtë rast secili prej
tyre ka të drejta dhe detyrime, që rrjedhin nga kontrata e re. Në rastet kur banesa
është pronë vetjake, për këmbim duhet të merret edhe pëlqimi i pronarit, kur ai
banon në të njëjtën ndërtesë.
 
Neni 286          
 
Me kërkesën e qiradhënësit kontrata e qirasë mund të zgjidhet në çdo kohë
nga gjykata kur:
a) qiramarrësi ose anëtarët e familjes së tij dëmtojnë sistematikisht
ndërtesën e banimit ose me sjelljen e tyre bëjnë të pamundur bashkëbanimin për
fqinjët;
b) qiramarrësi e përdor ndërtesën jo sipas ligjit, kontratës ose destinimit të
saj;
c) ndërtesa e banimit që është pronë vetjake e qiradhënësit, për shkak të
ndryshimit të kushteve familjare ose të kushteve të banesës së tij, i nevojitet për të
banuar familjarishit;
ç) ndërtesën, pronë të tij vetjake, qiradhënësi kërkon ta shkëmbejë me
banesën, në të cilën banon vetë, në qofte se të dyja banesat janë në kushte
përafërsisht të barabarta.
 
Neni 287
 
Kontrata e qirasë mund të zgjidhet me urdhër të organit kompetent shtetëror
kur:
a) qiradhenësit i është dhënë nga organi kompetent shtetëror e drejta t’i bëjë
ndërtesës ndryshime ose zmadhime rrënjësore;
b) ndërtesa, që është pronë shtetërore ose vetjake, i nevojitet shtetit për
nevoja shtetërore ose shoqërore;
c) ndërtesa, sipas konstatimit të organeve përkatëse, ka rrezik të shëmbet
ose kur ajo, në zbatim të planit rregullues të qytetit, duhet te shëmbet.
ç) qiramarrësi, pa shkaqe të arsyeshme, nuk e përdor banesën e dhënë me
qira për me tepër se gjashtë muaj.
 
Neni 288
 
Kur kontrata e qirasë zgjidhet sipas shkronjës c të nenit 283 dhe shkronjave
a, b dhe c të nenit 287, qiramarrësit i sigurohet një sipërfaqe tjetër banimi, aq sa
ka pasur, por jo më tepër sesa norma që i takon, brenda perimetrit të qytetit; kjo
sipërfaqe banimi duhet të plotësojë kushtet shëndetësore të nevojshme.
Gjykata, kur e shqyrton mosmarrëveshjen për rastet e parashikuara nga
gërmat a dhe b të nenit 286, duke çmuar rethanat e çështjes, në vend që të zgjidhë
kontratën, mund të mjaftohet duke i bërë qiramarrësit një paralajmërim. Në rastet
kur zgjidhet kontrata e qirasë, qiramarrësit i jepet një sipërfaqe tjetër banimi, e cila
mund të jetë nën normën e sipërfaqes që i takon.
Kur kontrata zgjidhet në bazë të gërmës c të nenit 287, qiramarrësi nuk
humbet të drejtën e planifikimit që i është bërë për strehimin e tij nga organet
kompetente.
 
Neni 289
 
Kur kontrata e qirasë zgjidhet me urdhër të organit kompetent shtetëror,
sipas nenit 287 të këtij Kodi, qiramarrësi ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda
pesë ditëve nga data e komunikimit të urdhrit. Vendimi i gjykatës është i formës së
prerë. Ankimi i paraqitur brenda afatit pezullon urdhrin.
Shtetasi që nuk është pronar dhe që ka zënë një ndërtesë për banim pa
autorizimin e organit kompetent shtetëror, mund të nxirret nga kjo ndërtesë me
urdhër administrativ, pa qenë e detyrueshme dhënia e një sipërfaqeje tjetër banimi.
 
Neni 290
 
Qiramarrësi që ka bërë përmirësime në banesën e marrë me qira, me
pëlqimin e qiradhënësit, ka të drejtë të kërkoj nga ky shpenzimet për këto
përmirësime. Në rast se përmirësimet i ka bërë pa pëlqimin e qiradhënësit,
qiramarrësi nuk ka të drejtë të kërkojë shpenzimet që ka bërë për to por vetëm ka
të drejtë të heqë nga banesa ato që ka bashkuar dhe që mund të ndahen pa dëm,
përveç  rasteve kur pronari pranon të paguajë vlerën e tyre.
Për i shtetërore zbatohen rregullat e caktuara nga Ministria e Ekonomisë
Komunale.
 
Kontrata e depozitës
Neni 291
 
Në kontratën e depozitës njëra palë (depozitëmarrësi) detyrohet të mbajë
sendin e luajtshëm që i është dorëzuar nga pala tjetër (depozituesi) dhe t’ia kthejë
prapë depozituesit në çdo kohë që ai e kërkon.
Kontrata e depozitës, kur lidhet me shpërblim duhet të bëhet me shkresë.
 
Neni 292
 
Depozitëmarrësi është i detyruar:
a) të marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e sendit;
b) të mos e përdorë sendin që i është lënë në ruajtje, përveç rasteve kur
është parashikuar ndryshe në kontratë ose kur përdorim del nga vetë natyra e
sendit.
 
Neni 293
 
Depozitëmarrësi ka të drejtë të kërkojë nga depozituesi shpenzimet e
jashtëzakonshme në rast se këto kanë qenë të domosdoshme a të ngutshme, si
edhe shpenzimet e nevojshme kur depozita është pa shpërblim.
Depozituesi është i detyruar të shpërblejë dëmin që i është shkaktuar
depozitëmarrësit nga të metat e fshehta të sendit, në qoftë se ai i ka ditur ato dhe
nuk ia ka njoftuar depozitëmarrësit.
 
Neni 294
 
Personi juridik, që është depozitëmarrës, përgjigjet në të gjitha rastet për
humbjen dhe dëmtimin e sendeve të dhëna depozitë, përveç rasteve kur provon se
humbja ose dëmtimi i tyre është shkaktuar:
a) nga vetë cilësia e sendeve të lëna depozitë;
b) nga  forca madhore;
c) nga pakujdesia e rëndë e depozituesit.
 
Neni 295
 
Kur sendi që është lënë depozitë nuk është tërhequr në kohën e duhur
depozitëmarrësi nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e sendit që ka ndodhur
pas kësaj kohe, përveç rasteve kur humbja ose dëmtimi është shkaktuar me dashje
ose nga pakujdesia e tij e rëndë.
Personi juridik depozitëmarrës pas kalimit të kohës brenda të cilës duhet të
tërhiqet sendi i lënë në depozitë, ka të drejtë ta shesë atë me anën e ndërmarrjeve
tregtare. Shumat e nxjerra nga shitja e sendit, pasi të zbriten shumat që ka për të
marrë depozitëmarrësi, i dorëzohen depozituesit ose depozitohen në një institucion
krediti në emër të tij.
 
Kontrata e huapërdorjes
Neni 296
 
Me kontratën e huapërdorjes njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër
(huamarrësit) pa kundërshpërblim një send të caktuar që të përdorë përkohësisht
dhe kjo palë detyrohet ta kthejë po atë send në afatin e caktuar në kontratë ose,
kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e palës që ka dhënë sendin.
Kontrata e huapërdorjes quhet e lidhur që nga çasti që është dorëzuar sendi.
 
Neni 297
 
Huamarrësi duhet të përdorë sendin vetëm për atë qëllim që caktohet nga
kontrata ose, ku qëllimi nuk parashikohet në kontratë, për atë që del nga natyra e
sendit. Huamarrësi, pa pëlqimin e huadhënësit, nuk mund t’i japë një tjetri sendin
për përdorim.
Huamarrësi është përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e sendit, përveç
rasteve kur provon se humbja ose dëmtimi i sendit do të kishte ndodhur edhe në
rast se nuk do të ishte dhënë për huapërdorje.
 
Neni 298
 
Huamarrësi është i detyruar të bëjë me shpenzimet e tij ndreqjen e
zakonshme të sendit që i është dhënë për huapërdorje, kurse ndreqjet e tjera
bëhen nga huadhënësi, në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe në kontratë.
Huamarrësi detyrohet të shpërblejë huadhënësin për dëmin që ka pësuar
sendi si për faj të tij, ashtu dhe për faj të personave të tjerë, që janë lejuar prej tij
që ta përdorin sendin.
Huamarrësi detyrohet të lajmërojë menjëherë huadhënësin për humbjen e
sendit ose për dëmin që i është bërë, përndryshe detyrohet të shpërblejë atë.
 
Neni 299
 
Huadhënësi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës para mbarimit të
afatit edhe kur:
a) huamarrësi me dashje ose nga pakujdesia keqëson gjendjen e sendit;
b) huamarrësi nuk e përdor sendin për qëllimin që është në kontratë ose për
qëllimin që buron nga natyra e tij;
e) huamarrësi ia jep sendin për përdorim një tjetri.
 
Neni 300
 
Kur mbaron afati i kontratës ose kur kontrata zgjidhet para këtij afati,
huamarrësi është i detyruar t’i kthejë huadhënësit sendin po në atë gjendje në të
ciiën e mori, me ndryshimet e zakonshme të shkaktuara nga përdorimi normal i tij
ose në gjendjen e parashikuar në kontratë. Gjer sa nuk provohet e kundërta, zihet
që sendi është marrë në gjendje të mirë.
 
Kontrata e huas
Neni 301
 
Me kontratën e huas njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër
(huamarrësit) një shumë të hollash ose një send që përcaktohen në numër, në
peshë a në masë, ndërsa huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla
ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie brenda afatit të caktuar në kontratë ose,
kur nuk është caktuar afat, brenda një muaji nga dita që ia ka kërkuar
huadhenësi. Kontrata e huas quhet e lidhur që nga çasti i dorëzimit të shumës së
të hollave ose të sendeve.
 
Neni 302
 
Huatë që jep Banka e Shtetit Shqiptar në formë kredie, financimi ose në çdo
formë tjetër, si edhe huatë që u jep shtetasve rregullohen me dispozita të Këshillit
të Ministrave.
 
Neni 303
 
Kontrata e huas ndërmjet shtetasve lidhet kurdoherë pa shpërblim.
 
Neni 304
Kontrata dhurimit
 
Me kontratën e dhurimit njëra palë dhuruesi) i kalon në pronësi pa
shpërblim palës tjetër një send të caktuar.
Kontrata e dhurimit të sendeve të luajtshme quhet e lidhur që nga çasti i
dorëzimit të sendit, përveç rastit të parashikuar në nenin 84/11 të këtij Kodi.
Kontrata e dhurimit të sendeve të paluajtshme bëhet me akt noterial,
përndryshe është e pavlefshme.
 
Kontrata e porosisë
Neni 305
 
Me kontratën e porosisë njëra palë (i porosituri) detyrohet të kryejë një a më
shumë punë ose veprime juridike për llogari të palës tjetër (porositësit).
 
Neni 306
 
I porosituri është i detyruar të kryejë detyrën e ngarkuar sipas udhëzimeve
të porositësit. Ai mund të largohet nga këto udhëzime vetëm kur kjo është e
domosdoshme për të mbrojti interesat e porositësit dhe kur nuk ka pasur asnjë
mundësi që të merrej vesh më parë më të.
 
Neni 307
 
I porosituri është i detyruar:
a) t’i japë porositësit, kur ky e kërkon, të gjitha njoftimet që kanë lidhje me
kryerjen e porosisë;
b) t’i japë porositësit llogari për kryerjen e porosisë, duke i paraqitur edhe
dokumentet përkatëse;
c) t’i japë porositësit në kohën e duhur çdo gjë që ka marrë për shkak të
kryerjes së porosisë.
 
Neni 308
 
I porosituri detyrohet ta kryejë vetë porosinë. Në raste të jashtëzakonshme, i
porosituri, për të mbrojtur interesat e porositësit, mund të ngarkojë për kryerjen e
porosisë një person të tretë, por për këtë veprim është i detyruar të lajmërojë
menjëherë porositësin.
 
Neni 309
 
Porositësi është i detyruar:
a) të pranojë të gjitha veprimet e kryera nga i porosituri brenda kufijve të
kontratës;
b) t’i japë të porositurit mjetet e nevojshme për kryerjen e porosisë;
c) të paguajë të gjitha shpenzimet që janë kryer për plotësimin e porosisë;
c) të paguajë shpërblimin në masën e caktuar në kontratë.
 
Neni 310
 
Kontrata e porosisë merr fund kur:
a) është kryer porosia sipas kontratës;
b) ka kaluar afati për të cilin është bërë porosia;
c) njëra nga palët e kontratës ka vdekur, kur asaj i është të hequr zotësia
për të vepruar ose kur ajo ka hequr dorë nga kontrata e porosisë.
 
Neni 311
 
Me kontratën e komisionit njëra palë (komisioneri) detyrohet të kryejë në
bazë të porosisë së palës tjetër (porositësit) kundrejt shpërblimit, një ose më shumë
veprime juridike, në emër të tij, por për llogari të porositësit.
 
Kontrata e komisionit
Neni 312
 
Me kontratën e lidhur nga komisioneri me personin e tretë, është
komisioneri, dhe jo porositësi ai që fiton të drejta dhe merr përsipër detyrime, edhe
kur porositësi është përmendur në kontratë ose ka pasur drejtpërdrejt marrëdhënie
me personin e tretë për shkak të përmbushjes së kësaj kontrate.
 
Neni 313
 
Kur personi i tretë nuk përmbush detyrimet e tij që rrjedhin nga kontrata e
lidhur me porositësin, si edhe kur në pasurinë e porositësit, që ndodhet në zotërim
të komisionerit, shkaktohet ndonjë dëm, komisioneri është i detyruar të lajmërojë
menjëherë porositësin, të mbledhë e të sigurojë provat e rastit dhe të marrë të
gjitha masat e tjera që janë të nevojshme për mbrojtjen e interesave të porositësit.
Sendet që porositësi ia ka dorëzuar komisionerit, si edhe sendet që
komisioneri ka fituar për llogan të porositësit, janë pronë e porositësit.
Komisioneri është i detyruar të lidhë kontratë sigurimi per sendet e
porositësit që ndodhen pranë tij, vetëm po të jetë parashikuar në kontratën e
komisionit ose po të jetë sigurim i detyrueshëm në bazë të ligjit.
 
Neni 314
 
Dispozitat për kontratën e porosisë zbatohen edhe për komisionin gjersa nuk
parashikohet ndryshe në këtë kontratë.
 
KREU  VII
E DREJTA E AUTORIT
 
Neni 315
Objekti i së drejtës së autorit
 
Objekt i së drejtës së autorit janë të gjitha veprat e krijimtarisë në fushën e
prodhimit a të shkencës, veprat letrare ose artistike, që i shërbejnë ndërtimit të
socializmit dhe edukimit komunist të masave, cilado qoftë mënyra e forma e
paraqitjes dhe destinimi i tyre.
Janë gjithashtu objekt i së drejtës së autorit përshtatjet, inskenimet,
ekranizimet, orkestrimet dhe çdo transformim i veprave letrare, muzikore ose
shkencore si edhe për kthimet e veprave letrare ose shkencore në një gjuhë tjetër.
 
Neni 316
Subjekti dhe lindja e së drejtës së autorit
 
Autor është personi që ka krijuar veprën.
E drejta e autorit lind nga çasti që vepra është shprehur me gojë ose ka
marrë formën e dorëshkrimit, të skicës, të grafikut, të figurës, të tablosë a çdo
formë tjetër konkrete.
Për veprat fotografike e drejta e autorit lind vetëm në rast se në çdo
ekzemplar janë treguar emri i autorit, viti dhe vendi i botimit të veprës.
 
Bashkautorësia
Neni 317
 
E drejta e autorit mbi një vepër të krijuar nga dy ose më shumë autorë u
përket në mënyrë të pandarë të gjithë bashkautorëve, si në rastin kur vepra e
përbashkët përbën një tërësi të pandarë, ashtu edhe kur kjo për nga pjesë që kanë
një vlerë letrare, artistike ose shkencore me vete.
Secili nga bashkautorët ruan të drejtën e autorët mbi pjesën e tij, në rast se
kjo pjesë ka një vlerë me vete dhe në rast se ndërmjet tyre nuk ka marreveshje të
kundërt.
Nuk quhen bashkautorë personat që i kanë dhënë autorit të veprës ndihmë
teknike, ekzekutuesit, regjisorët dhe redaktorët e veprës.
 
Neni 318
 
Kinostudioja, radiopërhapja, televizioni dhe institucionet e tjera që bëjnë
regjistrimin mekanik të zërit kanë të drejtën e autorit në tërësi mbi veprën e krijuar
prej tyre.
Autori i subjektit letrar, i skenarit letrar, i veprës muzikore, i veprës së artit
figurativ ose i veprës fotografike ruan të drejtën e autorit mbi veprën e tij kur ajo
është për fshirë me veprën e krijuar bashkërisht.
 
Neni 319
 
Institucionet që botojnë, me anë të çfarëdo shtëpie botuese, broshura
shkencore, gazeta ose botime të tjera peridike, encikiopedi, fjalorë ose tregues kanë
të drejtën e autorit në tërësi mbi këto botime. Secili nga autorët e veprave, që
përfshihen në një nga botimet e përmendura, ruan të drejtën e autorit mbi veprën e
tij.
 
Neni 320
 
Botimi i një vepre lejohet vetëm me pëlqimin e autorit. Vepra quhet e botuar
kur ajo është shtypur, është shfaqur, ekzekutuar e paraqitur në publik ose kur ka
dalë në dritë në çdo mënyrë tjetër.
Botimi i letrave dhe i ditarëve me karakter personal lejohet vetëm me
pëlqimin e autorit dhe të personit të cilit i janë dërguar. Në rast vdekjeje të
ndonjërit prej tyre ose të të dyve, botimi lejohet me pëlqimin e bashkëshortit, të
fëmijëve ose të prindërve të të vdekurit.
 
Neni 321
 
E drejta e autorit mbi një vepër që është botuar për herë të parë në territorin
e Republikës Popu1lore Socialiste të Shqipërisë ose që ndodhet në territorin e saj
në formë dorëshkrimi, skicë ose në ndonjë formë tjetër konkrete i njihet autorit,
pavarësisht nga shtetësia e tij.
 
Neni 322
 
E drejta e autorit, që nuk është shtetas shqiptar, mbi një vepër që është
botuar ose që ndodhet jashtë territorit të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë, në formë dorëshkrimi, skice ose ne ndonjë formë tjetër konkrete, njihet
në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë vetëm në rast se është lidhur me
shtetin e interesuar një marrëveshje e posaçme dhe brenda kufijve të kësaj
marrëveshjeje.
Botimi, shfaqja ose ekzekutimi jashtë shtetit i një vepre të pabotuar të një
autori shtetas shqiptar lejohen vetëm me pëlqimin e institucioneve shtetërore.
 
Përmbajtja e së drejtës së autorit
Neni 323
 
Autorit i njihet e drejta që vepra t’i botohet me emrin e tij, me pseudonimin e
tij ose pa emër (anonim), që të mos lejojë ndryshimin e veprës ose përdorimin e saj
në mënyrë të padrejtë, që të botojë, të shfaqë ose të ekzekutojë e të paraqesë në
publik, të përhapë, të përdorë në çdo mënyrë tjetër veprën me të gjitha mjetet e
lejuara, si edhe e drejta për t’u shpërblyer.
 
Neni 324
 
Botimi, shfaqja ose ekzekutimi në publik i veprës së pa botuar, si edhe
ribotimi, përhapja, riprodhimi, ekspozimi ose përdorimi në ndonjë mënyrë tjetër i
veprës së tjetrit lejohen vetëm me pëlqimin e autorit.
Pa pëlqimin e autorit nuk mund t’i bëhen veprës së tij shtesa, shkurtime a
ndryshime me rastin e botimit, të shfaqjes, të ekzekutimit në publik ose të
përdorimit në çdo mënyrë tjetër të veprës.
 
Neni 326
 
Nuk quhet shkelje e së drejtës së autorit:
a) përdorimi i veprës letrare, muzikore ose shkencore të tjetrit për përshtatje,
përpunim, orkestrim muzikor ose çdo transformim tjetër, si edhe kthimi i një vepre
të pikturës në skulpturë ose anasjelltas, por për këtë duhet të vihet në dijeni
autori;
b) përdorimi në vepra shkencore ose në vepra të kritikës letrare etj., i pjesëve
të nxjerra nga veprat e botuara të të tjerëve (citate);
c) përfshirja e pjesëve të nxjerra nga vepra të botuara letrare, artistike dhe
shkencore, si edhe e fotografive të veçanta, në përmbledhjet shkencore, politiko-
mësimore, në tekstet dhe manualet mësimore, në antologjitë dhe në kalendarët, por
brenda caqeve të nevojshme për të arritur qëllimin e veprës;
c) botimi në shtypin e përditshëm ose periodik i fjalimeve ose i raporteve të
mbajtura në mbledhje, në konferenca politike ose shoqërore, si edhe i të dhënave
ose i pjesëve të nxjerra prej tyre;
d) ribotimi në shtypin e përditshëm dhe periodik ose në botime përkujtirnore
i lajmeve, i artikujve dhe i fotografive të botuara në gazetat e tjera dhe në shtypin
periodik, si edhe i pjesëve të nxjerra nga vepra të botuara letrare, artistike ose
shkencore;
dh) shfaqja ose ekzekutimi në institucione kulturore, arsimore etj. i veprave
të botuara, të shfaqura ose të ekzekutuara në publik;
e) riprodhimi i veprave artistike dhe i fotografive artistike, për të cilat autorit
i është paguar një herë shpërblimi;
ë) transmetimi me anë të radios ose të televizionit i të veprave letrare,
artistike ose shkencore të botuara, të shfaqura ose të ekzekutuara në publik, si
edhe marrja e këtyre veprave në film për t’u përdorur në filma dokumentarë
kronikalë;
f) përkthimi i një vepre në një gjuhë të huaj.
 
Neni 327
 
Kur e kërkon interesi i përgjithshëm, me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit e të
Kulturës, lejohet botimi, shfaqja, ekzekutimi ose përdorimi në ndonjë mënyrë tjetër
i veprave letrare dhe i ditarëve vetjakë të pabotuar edhe pa pëlqimin e autorit.
 
Neni 328
 
Masa e shpërblimit të autorit dhe mënyra e pagimit të tij caktohen me
dispozita të Këshillit të Ministrave.
Shpërblim të menjëhershëm, në masën e caktuar në dispozitat e veçanta,
merr edhe personi që dorëzon për botim një vepër të një autori që ka vdekur.
 
E drejta e shpikjes dhe e racionalizimit
Neni 329
 
Shpikje quhet zgjidhja e një problemi teknik në çdo fushë të ekonomisë
popullore, të kulturës, të shëndetësisë ose në sektorë të tjerë, që karakterizohet nga
elemente të reja thelbësore dhe që jep rezultate pozitive.
Nuk quhet shpikje dhënia vetëm e idesë pa u treguar mënyra a vënies në
zbatim dhe efekti që mund të ketë.
Shpikja quhet plotësuese, në qoftë se është përsosje e një shpikjeje tjetër, pa
zbatimin e së cilës shpikja plotësuese nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të
pavarur.
 
Neni 330
 
Racionalizim quhet zgjidhja që përmirëson teknikën dhe teknologjinë e
prodhimit, që shton vëllimin e prodhimit, të llojshmërisë, nxjerr prodhime të reja,
rrit rendimentin, ul koston e prodhimit.
Racionalizim quhet, gjithashtu, zgjidhja që përmirëson organizimin e punës
dhe administrimin e ekonomisë, kur ka sjellë dobi të madhe ekonomike.
Nuk quhet racionalizim zgjidhja e detyrave të caktuara në bazë të planeve të
miratuara ose porosive të dhëna nga ndërmarrja, institucioni ose organizata.
 
Neni 331
 
Autorët e shpikjeve dhe të racionalizimeve pajisen për shpikje me dëshmi
autori dhe për racionalizime me dëshmi racionalizimi.
Kur shpikja ose racionalizimi janë rezultat i krijimtarisë kolektive dëshmia e
autorit ose dëshmia e racionalizimit i jepet secilit bashkautor, duke përmendur
emrat e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këtë shpikje ose në këtë racionalizim.
Dëshmia për racionalizim, që vlen për një ndërmarrje ose institucion jepet
nga ndërmarrja ose institucioni; kur vlen për disa ndërmarrje, jepet nga ministria
ose institucioni tjetër qendror.
Dëshmia  e autorit jepet në çdo rast nga ministria ose nga institucioni tjetër
qendror.
 
Neni 332
 
E drejta e shfrytëzimit të shpikjes dhe të racionalizimit i takon shtetit.
Në kushte të njëjta me shtetin, kooperativat bujqësore kanë të drejtë të
shfrytëzojnë shpikjet dhe racionalizimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.
 
Neni 333
 
Dhënia e shpikjes dhe e racionalizimit nga autori jashtë shtetit, si edhe vënia
në jetë jashtë shtetit e një shpikjeje ose e një racionalizimi, që është bërë në
territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, bëhen vetëm me lejen e
organeve shtetërore përkatëse.
 
Neni 334
 
Për mbrojtjen e të drejtave të shpikësit jashtë shtetit, dëshmia e autorit
barazohet me patentën.
 
Neni 335
 
Autorët e shpikjes dhe të racionalizimit shpërblehen në bazë të kritereve të
caktuara nga Këshilli i Ministrave.
 
KREU VIII
DETYRIMET QË LINDIN NGA SHKAKTIMI I DËMIT
 
Neni 336
 
Personi, që me faj dhe në mënyrë të paligjshme i shkakton një dëm pasuror
tjetrit, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.
Personi që ka shkaktuar dëmin, nuk përgjigjet kur provon se dëmi nuk ka
ardhur për faj të tij.
 
Neni 337
 
Personi që ka shkaktuar dëm, duke qenë në gjendje të mbrojtjes së
nevojshme, nuk detyrohet ta shpërbleje atë.
Personi që ka shkaktuar dëm, duke qenë ne gjendje të nevojës ekstreme,
detyrohet ta shpërblejë atë. Por gjykata, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat
është shkaktuar ky dëm, mund t’ia ngarkojë detyrimin për shpërblimin e tij
personit të tretë, në interesin e të cilit ka vepruar shkaktuesi i dëmit ose ta
shkarkojë plotësisht ose pjesërisht nga detyrimi i shpërblirnit të dëmit si personin e
tretë, ashtu dhe shkaktuesin e dëmit.
 
Neni 338
 
I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, nuk përgjigjet për
dëmin e shkaktuar prej tij. Për këtë dëm përgjigjen prindërit ose kujdestari i tij.
Kur i mituri, që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, e ka
shkaktuar dëmin gjatë kohës që ndodhej nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një
institucioni arsimor, edukues a shëndetësor ose nën mbikëqyrjen enjë personi
tjetër, për këtë dëm mbajnë përgjegjësi këta të fundit, në qoftë se nuk provojnë se
nuk kanë pasur mundësi të ndalonin  shkaktimin e dëmit.
 
Neni 339
 
I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, përgjigjet për dëmin e
shkaktuar prej tij.
Kur i mituri, që ka mbu moshën katërmbëdhjetë vjeç, nuk nxjerr të ardhura
nga puna ose nuk ka vetë pasuri, për dëmin e shkaktuar prej tij përgjigjen
prindërit ose kujdestari i tij.
 
Neni 340
 
Për dëmet e shkaktuara nga një person që i është hequr zotësia për të
vepruar përgjigjet kujdestari ose institucioni që e ka në mbikëqyrje këtë person.
Personi, që nuk është i vetëdijshëm për veprën e tij, nuk përgjigjet për dëmin
që ka shkaktuar duke u ndodhur në këtë gjendje, përveç rasteve kur për faj të vet e
ka sjellë veten në këtë gjendje.
 
Neni 341
 
Kur dëmi është shkaktuar nga organi i personit juridik, në kryerjen e punës
ose të detyrës, zhdëmtimi bëhet nga personi juridik.
Personi juridik përgjigjet për dëmin e shkaktuar me faj nga nëpunësi dhe
punëtorët e tij në lidhje me kryerjen e shërbimit të tyre, por vetëm kur për fajin e
vet ose të organeve të tij janë marrë në shërbim nëpunës a punëtorë të
papërshtatshëm, ose kur nuk është ushtruar mbikëqyrja e duhur mbi veprimet e
tyre.
 
Neni 342
 
Për dëmin e shkaktuar nga veprimet e parregullta të nëpunësve gjatë
kryerjes së detyrave të administrimit shtetëror që u janë ngarkuar personi juridik
përgjigjet vetëm në rastet e parashikuara shprehimisht nga ligji.
Në çdo rast personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga
veprimet e parregullta të nëpunësve në lidhje me pasuritë (të hollat) që, në zbatim
të një dispozite ligjore ose të një vendimi a urdhri të organit kompetent, i janë
dorëzuar për ruajtje këtij personi juridik.
Personi juridik, që ka paguar shpërblimin e dëmit të shkaktuar me faj nga
personat e parashikuar në nenin 341 dhe në paragrafin e parë të këtij neni, ka të
drejtë të kërkojë nga këta kthimin e shpërblimit që ka paguar.
 
Neni 343
 
Personi që zhvillon një veprimtari, e cila është burim rreziku të shtuar për
mjedisin rrethues, përgjigjet për dëmin e shkaktuar nga burimi i rrezikut të shtuar,
përveç rasteve kur provon se dëmi është shkaktuar nga një forcë madhore.
 
Neni 344
 
Kur dëmi është shkaktuar nga shumë persona së bashku, këta përgjigjen
kundrejt të dëmtuarit solidarisht.
 
Neni 345
 
Për dëmin që i shkaktohet një personi, kur ky është duke prapsur një dëm
që i kanoset pasurisë socia1iste, përgjigjet personi juridik që ka në administrim
këtë pasuri.
 
Neni 346
 
Kur dëmi ose shtimi i sasisë së tij është shkaktuar edhe me dashjen ose
edhe nga pakujdesia e rëndë e të dëmtuarit, si edhe kur ky nuk ka treguar
kujdesin e duhur për pakësimin e dëmit, organi që zgjidh çështjen mund të
pakësojë shpërblimin e dëmit ose të shkarkojë krejtësisht dëmtuesin nga detyrimi
për të shpërblyer dëmin.
 
Neni 347
 
Çdo person që ka paguar shpërblimin e dëmit të shkaktuar me faj nga
persona të tjerë ka të drejtë të kërkojë nga këta kthimin e shpërblimit që ka
paguar.
Prindërit ose kujdestarët që kanë paguar shpërblimin e dëmit të shkaktuar
nga të miturit ose nga persona, të cilëve u është hequr zotësia për të vepruar, nuk
kanë të drejtë të kërkojnë nga këta kthimin e shpërblimit të dëmit që kanë paguar.
 
Neni 348
 
Për shpërblimin e dëmit gjykata, sipas rrethanave të çështjes, mund të
vendosë detyrimin e personit, që ka shkaktuar dëmin ose me zëvendësimin e dëmit
ose me shpërblimin e humbjeve, duke përfshirë në këtë, kur është rasti, edhe
fitimin e munguar.
 
Neni 349
 
Kur shkaktohet vdekja, shpërblehet dëmi që kanë pësuar personat e mitur
dhe të paaftë për punë, të cilët kanë qenë në ngarkim të të vdekurit.
Kur shkaktohet dëmtimi i shëndetit, shpërblehet dëmi që ka ardhur nga
humbja ose pakësimi i aftësisë për punë, si edhe shpenzimet e bëra në lidhje me
dëmtimin e shëndetit. Masa e shpërblimit mund të hiqet, pakësohet ose të shtohet
në varësi nga gjendja shëndetësore. Shpenzimet e bëra për mjekim në institucionet
shtetërore janë falas dhe përballohen nga shteti.
Në rastet e mësipëm kur i dëmtuari ose personat në ngarkim të të vdekurit
përfitojnë nga sigurimet shoqërore shtetërore, dëmi shpërblehet nga organi i
sigurimeve shoqërore shtetërore në mënyrën e caktuar me dispozita të veçanta. Në
rastet e tjera dëmi shpërblehet nga personi fajtor.
Organi i sigurimeve shoqërore shtetërore që ka paguar shpërblimin e dëmit
ka të drejtë të kërkojë kthimin e shpërblimit të dëmit nga personi që me faj e ka
shkaktuar atë.
 
KREU IX
DBTYRIMET QË LINDIN NGA P ËRFITIMI PASUROR PA TË DREJTË
 
Neni 350
 
Personi që ka përfituar ose ka kursyer një pasuri në dëm të një personi tjetër
pa ndonjë shkak të ligjshëm ose për shkak që nuk është vërtetuar ose është
zhdukur me pas detyrohet të kthejë atë që ka përfituar ose kursyer në dëm të
tjetrit.
 
Neni 351
 
Personi që ka fituar një send të tjetrit, sipas nenit 5O, detyrohet ta kthejë atë
bashkë me të ardhurat që ka nxjerrë ose që duhet të nxirrte, por ka të drejtë të
kërkojë pagimin e shpenzimeve që ka bërë për sendin, sipas dispozitave të padisë
për kërkimin e sendit nga nëdorësi i paligjshëm (nenet 135-138 të këtij Kodi).
 
KREU X
DISPOZITA TË FUNDIT
 
Neni 352
 
Dispozitat e fitimit të pronësisë me anë trashëgimie zbatohen edhe për
trashëgimitë që janë çelur para hyrjes në fuqi të këtij Kodi kur pasuria
trashëgimore është pjesëtuar me marrëveshje të bashkëtrashëgimtarëve,  me
vendim gjyqësor ose me akt noterial.
Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për marrëdhëniet e pronësisë midis
bashkëshortëve të lindura para hyrjes së tij në fuqi, në qoftë se nuk janë pjesëtuar
me marrëveshje të bashkëshortëve, me vendim gjyqësor ose me akt noterial.
 
Neni 353
 
Ligji nr.2022, datë 2.4.1955 “Mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Civil”; ligji
nr.2023, datë 2.4.1955 “Mbi zbatimin e ligjit mbi pjesën e përgjithshme të Kodit
Civil”; dekreti nr.2083, datë 6.7.1955 “Mbi pronësine”; dekreti nr.2084, datë
6.7.1955 “Mbi zbatimin e dekretit “Mbi pronësinë”"; ligji nr.2359, datë 15.11.1956
“Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”; ligji nr.2360, datë 15.11.1956 “Mbi zbatimin
e ligjit “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”"; dekreti nr.1892, datë 5.7.1954 “Mbi
trashëgiminë": dekreti nr.4389, datë  7.5.1968, ndryshuar me ligjin nr.4408, datë
25.6. 1968 “Mbi të drejtën e autorit"; dekreti nr.4548, datë 3.10.1969 “Mbi shpikjet
dhe raciona1izimet” me gjithë shtesat dhe ndryshimet e mëvonshme të këtyre
akteve, si dhe çdo dispozitë tjetër, që vjen në kundërshtim me këtë Kod,
shfuqizohen.
 
Neni 354
 
Ky Kod hyn në fuqi më 1 janar 1982.
 
SEKRETARI I PRESIDIUMIT TË KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT
KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE
POPULLORE SOCIALISTE TË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
SHQIPËRISË
Xhafer Spahiu Haxhi Lleshi
 
 
 

You might also like