Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Projekt

Tema: Mozaiku natyror dhe kulturor i trevave Shqiptare.

Tema e grupit: Trevat Shqiptare në Serbi dhe Greqi.

Nëntema: Trashëgimia natyrore, kultura, traditat, besimi


. në trevat shqiptare në Greqi.

 Trashëgimia Natyrore
Bujqësia është dega kryesore e ekonomisë,degë të tjera të zhvilluara janë:
blegtoria, bletaria, peshkimi, industria e përpunimit të produkteve bujqësore
dhe blegtorale, turizmi dhe artizanati.
Ndërtimi gjeologjik Trualli i këtyre trevave përbëhet kryesisht nga
. shkëmbinj sedimentarë (gëlqerorë) dhe është zonë
. sizmike.
Format kryesore të relievit janë malet, kodrat, fushat dhe luginat
Fushat kryesore janë e Llurit dhe e Frarit
Klima Kanë klimë tipike mesdhetare në perëndim, Dimri është i butë dhe
. i lagësht dhe vera e nxehtë dhe e thatë. Në lindje, me rritjen e
. lartësisë mbi nivelin e detit, klima është malore
HidrografiaLumenjtë jantë të shkurtër e malorë: Kalama, Lluri, Arta. Në
. këto treva kalon dhe rrjedha e sipërme e lumit të Aliakmonit i
. cili derdhet në detin Egje. Liqenet më të mëdhenj janë ai i
. Kosturit dhe i Janinës.
Tokat Janë pjellore në fusha e laguna dhe të varfa në shpatet e kodrave
. dhe maleve.
Bimësia është tipike mesdhetare. Takohen katër katet e bimësisë.
 Besimi
Çamët, si të gjithë shqiptarët, para pesë shekujsh, ishin të krishterë. Kjo
dëshmohet nga historia dhe nuk të habit fakti që, në Çamëri, myslimanët
kanë të afërm të krishter.Gjatë sundimit osman, çamët, si shumica e
shqiptarëve përqafuan fenë islame, por kjo nuk e ndryshoi racën e tyre
Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveri të ndryshme greke
zhvendosën me forcë mijëra shqiptarë nga popullata myslimane në Turqi,
me pretekstin se ishin "turq" për shkak të fesë së tyre. Qeveri të ndryshme
greke që nga ajo kohë deri më sot, me metodat më mizore, kryen masakra,
spastrime etno-fetare, ndaluan shkollat në gjuhën shqipe dhe mohuan të
gjitha të drejtat e njeriut, duke plaçkitur tokat në mënyra të ndryshme dhe
duke mbjellë terror psikologjik.
Në Mars të vitit 1913, 72 intelektualë dhe personalitete Çamëri u
masakruan. Në vitet 1920, rreth 15,000 myslimanë çamë u zhvendosën me
forcë, duke i shkëmbyer me grekë të Anadollit. Në vitin 1940, 6,000 burra
të moshës 15-70 vjeç u ndanë nga familjet e tyre dhe u dëbuan në ishujt e
Egjeut pa ndonjë arsye të dukshme, ku më shumë se 500 njerëz vdiqën si
rezultat i torturave. Në periudhën 27 qershor 1944 - 13 mars 1945,
spastrimi përfundimtar etnik-fetar i mbi 50,000 shqiptarëve çamë të fesë
myslimane u krye nga tokat e tyre me një gjenocid të paparë, ku rreth
9,000 njerëz humbën jetën dhe vdiqën në rrugë në Republikën e
Shqipërisë, nga uria dhe sëmundja. , rreth 2400 të tjerë.
Sot në Çamëri jetojnë arvanitas dhe shqiptarë çamë ortodoksë, por pa të
drejtë arsimi në gjuhën e tyre amtare, pa të drejta kombëtare dhe njerëzore
dhe pa të drejtë të deklarojnë identitetin e tyre kombëtar. Popullsia çame e
besimit mysliman u dëbua plotësisht në vitin 1945 nga ushtria shovinist-
fashiste e Greqisë.
Përhapja e Islamit në provincën e Çamërisë dhe Janinës, si dhe në të
gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë, përkon me pushtimin turk të këtyre
tokave. Por duhet thënë se përqafimi i fesë islame nga popullata shqiptare
në këto krahina ndodhi pak më vonë sesa në Shqipërinë Qendrore dhe
Verilindore. Megjithëse kjo hark kohor nuk është shumë e madhe, ajo na
bën të konkludojmë se mosha e disa objekteve të kultit islamik (xhamive)
në këto krahina është më e re se ajo e të njëjtave objekte në rajonet e
mesme dhe verilindore të Shqipërisë.
 Traditat
Gatimet tradicionale Came Çorba është një version i lehtë i supës me mish.
Gatuhet me pak oriz, piper të zi, limon dhe mish të grirë me dorë. Pjata e
parë ishte gjithnjë e lehtë pasi dreka shërbente jo vetëm si proçes i të
ngrënit por edhe si koha e kuvendimit të punëve dhe aktivitetit të ditës.
Çorba pasohej nga një pjatë e madhe e cila përgjithësisht vendosej në mes
të tryezës e quajtur ‘Mish Çomblek’.Mishi supozohej të jepte mjaftueshëm
“fuqi” për të punuar gjatë ditës. Çombleku gatuhej kryesisht me mish
qengji. Në fillim skuqen qepë të prera shumë, dhe hudhra të cilat gjatë
skuqjes përzihen me mishin.
Menjëherë pas skuqjes të gjitha futen të ziehen. Pasi zonjat arrinin ta
njihnin fundin e këtij proçesi nëpërmjet aromës, e ndanin ushqimin në disa
tava balte të cilat ruanin nxehtësinë dhe aromën e fortë të mishit. Në pjata
anësore servirej bashkë me çomblekun edhe “Qahia”. Qahia gatuhej me
petë të mbytura në gjalpë mbi të cilat shtrihej vezë e rrahur dhe thërrime
djathi të kripur. Këto peta piqeshin në furrën me dru e apo oxhakun që nuk i
mungonin shtëpive të gjera, me pak dhoma (2 ose 3) por me shumë
hapësirë.
Patjetër se pas këtyre pjatave të “nxehta” mesdhetare, do të duhej pak
qetësim me ndonjë ëmbëlsirë. Për këtë shërbente “Përvëlaku”. Përvëlaku
ishte ëmbëlsira më e gatuar në çdo qytet të krahinës së çamërisë. Edhe
pse ndoshta e ngopur, tryeza ende e priste përvëlakun. Kjo ëmbëlsirë
përgatitej me miell të përzier me vezë e gjalp të rrahur. Pasi masa merrte
formë vinte moment i prekjes finale.
Drutë e djegura në oxhak, tashmë të bëra hi, grumbulloheshin dhe futeshin
në ndonjë enë metalike (bakri). Uji që hiri lëshonte quhej “Alsivë”. Alsiva
ishte një veçori tipike e përvëlakut. Uji i hirit i hidhej sipër masës së miellit,
vezëve fhe gjalpit. Përvëlaku servirej edhe në moment pause të ndryshme
apo për festa popullore.
Patjetër që një vend aq pjellor sa ç’është Çamëria ka pafund fruta. Frutat
përdoreshin gjithnjë për të mbyllur ushqimin e çdo vakti. Pemët frutore në
këtë krahinë janë jo vetëm të shumëllojshme por edhe tejet pjellore. Kjo
sepse bashkohen disa elementë si toka e punueshme dhe pjellore; klima
që i përmbante të katër stinët dhe mbi të gjitha, Mesdheu. Deti i cili e
përcakton tokën që lag si pjesën më të lakmuar të planetit. E pra Çamëria
është vend tipik mesdhetar, në shumë karakteristika por veçorisht në
gatimet tryezës
Veshjet tradicionale Burrat Burrat came visheshin me rrobat e tyre
elegante e luksoze, këmisha të bardha të gjata, të qëndisura anash me ar
dhe fermeletë, xhamadanët të shkurtër bojë vishnje me shirita të qëndisura
me ar e të përpunuar me shije të hollë, me pistoleta të lara me argjend dhe
thika të ngjeshura në brez e me guna të gjata Gra Kësisoj veshja më e
përhapur ishte ajo me tumane.
Pjesë të tjera të kësaj veshje ishin këmisha e mëndafshtë e endur në
avlemend shtëpiak dhe jelekët e mëngoret e qëndisura më fije ari ose
argjendi. Ndonjëherë mbi jelek vishnin edhe një sako prej kadifeje me
mëngë të gjata, gjithashtu të qëndisura me fije ari. Në kokë vinin shami
mëndafshi të zbukuruara me oje të punuara nga vetë gratë çame. Akoma
më shumë ia shtonin bukurinë kësaj veshje brezi prej argjendi, shamija e
mëndafshit me oje dhe një numër i shumtë stolish prej ari si vëthët,
varëset, unazat, byzylykët, etj.

 Kultura
Kultura çame ka shumë veçori por më kryesoret janë këto:
Së pari, kultura çame është pjesë e kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo
mbart dhe trashëgon tiparet dhe vlerat e kulturës shqiptare në tërësi dhe
siç do të shohim më poshtë, edhe ato regjionale në veçanti. Do të ishte
gabim ta ndanim atë prej të tërës, pra asaj që quhet shqiptare ose ta
trajtonim atë vetëm si kulturë regjionale, të një territori e popullsie që
shtrihet e jeton në një teritor të caktuar.

Së dyti, kultura çame është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori


të lashtë, bart shtresësime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme.
Siç mund të jetë vënë në dukje nga studjuesit e ndryshëm, ajo është
formuar nga elementë të lashtë parailirë (Pellazgë, Ilirë e që u trashëguan
në mesjetën e hershme e në kohën e formimit të kombësisë shqiptare. Nuk
është e rastit një nga përfundimet e studjuesve gjermanë në librin “Këngët
e çamëve” se “ky gjurmim muzikologjik dhe tekstologjik dhe botimi i
materialit të mbledhur na tregon qarta se te këngët çame kemi të bëjmë me
një shtresë arkaike të muzikës shqiptare”. Atje ne trojet tona të braktisura,
lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj, gjallon bota e
miteve, bota parapagane e pagane, bota e perëndive. Ato janë në shtëpitë
e tyre dhe zota që nuk ka fuqi ti shpërngulë. Më besoni, në rrugëtimin e
fillim majit të këtij vitit në Çamëri, unë kam ndjerë dhe prekur jo hijet e kësaj
bote të lashtë thesprotë, por trupin dhe shpirtin e saj.

Së treti. Çamëria dhe kultura e saj, duke qenë në kufi me Greqinë ka


dhënë dhe ka marrë me kulturën greke. Kulturat nuk kanë njohur e as
njohin sinore, kufij apo barriera artificiale. Popujt e Ballkanit kanë ditur që
përtej politikave ndarëse e urrejtjeve primitive të doktrinave famkeqe të
shekullit XIX, të ndërtojnë ura miqësie dhe mirëkuptimi reciprok. Kulturat e
larmishme e origjinale të Ballkanit kanë dhënë e marrë mes tyre. Unë jam
njohës dhe admiruesi kulturës së madhe greke, e cila ka rrezatuar dhe
vazhdon të rrezatojë prej shekujsh në Europë e botë. Nuk është e rastit që
një nga vallet levende çame, është pjesë e pandarë e të gjitha koncerteve
të ansambleve greke apo kostumi burrëror i Çamërisë, është bërë veshja e
Gardës Kombëtare të Republikës së Greqisë.

Së katërti, kultura çame është kultura e një popullsie të zhvendosur me


dhunë nga trojet e veta shekullore. Si e tillë ajo është bërë pjesë e pandarë
e vitalitetit dhe ekzistencës së saj.Popullsia çame, në rrugëtimin biblik për
në Shqipëri, krahas imazheve të tmerrshme të krimeve, djegieve të
shtëpive, grabitjes së pasurisë nga banditët famëkeq të Zërves, morën me
vete, si ca gurë të rëndë, edhe mitet, legjendat, përrallat këngët dhe vallet
mahnitëse, kostumet, epikën dhe lirikën e asaj pra gjithçka që unë do të
quaja universi çam.Për fat të keq ky univers marramendës, me vdekjen e
brezit të parë dhe të dytë, është mbuluar nga bota (dheu) e Vlorës,
Durrësit, Elbasanit, Lushnjës, Fierit, Çerrikut, Rrogozhinës, Delvinës e
Sarandës. Kultura Çame e zhvendosur në Shqipëri bashkë me bartësit e
saj, është bërë mjet i fuqishëm vitaliteti, por edhe ekzistence të kësaj
popullsie. Nga ana tjetër, kjo zhvendosje ka ndikuar në psiqikën e kësaj
popullsiesi dhe kulturën e saj. Me të drejtë etnomuzikologu francez Bernard
Lorta Zhakob, duke njohur nga afër këtë kulturë, shkruan: “Në ketë gjendje
mërgimi, muzika çame karakterizohet nga një forcë shprehëse shumë e
veçantë dhe ushqehet ende edhe sot nga një nostalgji e kudondodhur: ajo
kujton mënxyrën e një populli që ka humbur tokat e veta, shtëpitë e veta,
kullotat e veta. Ajo flet për dele të humbura, për dashuri të humbura, për
jetë të këputura, të një kohe të kaluar mitike dhe të lavdishme”
Së pesti, kultura çame është shprehëse ose më saktë është e lidhur
ngushtë jo vetëm me historinë e Çamërisë e të popullsisë së saj, por në
origjinalitetin, vlerat dhe veçoritë e saj, padyshim ndikim të madh ka edhe
mjedisi ku ajo është krijuar e zhvilluar. Në Literaturën e sotme për kulturën,
shumë studjues e kulturologë modern, vënë thekse edhe në rolin që luan
natyra, mjedisi në psiqikën e popullsive e të kulturave të tyre.
Universi i kulturës çame bota shpirtërore e çamëve, kultura shpirtërore e
materiale çame, doket dhe zakonet, mënyra e jetesës etj.etj është i
pashkëputur nga bukuritë dhe larmitë e natyrës së Çamërisë. “Çamëria
e vendosur me fytyrë nga ishujt jonianë, shkruan Elena Gjika,
nga qyteti magjik i Pargës tonë e një nga gratë më të kulturuara shqiptare e
europiane të shekullit të 19-të, është nga krahinat më të këndshme në
lindje. Unë nuk besoj se i bëj lëshime entuziazmit patriotik, kur ju mburr
bukuritë e këtij vendi të mrekullueshëm. Në luginën e Akerusisë dhe nën
lisnajat e Dodonës, mbretëron një pranverë e përjetshme. Në gjirin e
pyjeve shekullorë avullojnë mijëra parfume, qarkullon gjatë verës një fllad i
freskët që zbret nga majat me borë”

You might also like