Detyre Tematike

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

DETYRE TEMATIKE: Deficiti buxhetor dhe borxhi kombetar

Lenda: Ekonomi

Punoi : Megi Lala,Alba Ibrahimi,Visara Celaj,Ermis Hasa , Albin Elezi.

Klasa: XIIC

Pikat e mbeshtetjes:

 Sa ka qene borxhi I Shqiperise/deficiti buxhetor ne 10 vitet e fundit? Sa


perqind eshte borxh I brendshem dhe sa eshte I jashtem?
 C’po ndodh me borxhin publik te Shqiperise? Po rritet apo po zvogelohet?
 Arsyet qe ka rritje/ulje te borxhit?
 Per cfare perdoret ky borxh? A eshte nje borxh me te cilin qeveria abuzon
apo nje borxh qe ndihmn ne zhvillimin e ekonomise se vendit?
 A eshte I rrezikuar borxhi publik I Shqiperise? A eshte I leverdisshem per
ekonomine dhe te ardhmen e vendit? A eshte I sigurt?
 Propozim per te ulur deficitin buxhetor
 Grafiket e deficitit buxhetor, borxhit publik, borxhit te brendshem dhe te
jashtem.
Në kontabilitetin kombëtar, deficiti buxhetor rezulton kur të ardhurat e shtetit
janë më të vogla se shpenzimet e tij, pra, bilanci buxhetor është negativ.
Gjithashtu, administratat publike (tërësia e organizmave të tjera qëndrore, e
qeverisjes vendore dhe e administratës së sigurimeve shoqërore) njohin
një deficit publik kur shpenzimet publike për një vit janë më të larta se të ardhurat
publike; pra bilanci i financave publike është negativ. Për të ekuilibruar llogaritë,
deficiti mund të kompensohet nëpërmjet:
 huamarrjes, kjo e çvendos problemin në kohë, nevojitet besimi i
kreditorëve dhe ka një kosto suplementare meqënëse duhet të paguhen
interesat;
 përdorimit të rezervave paraprakisht të akumuluara prej tepricave
buxhetore të realizuara gjatë viteve të mëparshme;
 rritjes së tatimeve, duke supozuar që ato nuk mbysin aktivitetin
ekonomik, gjë që do të sillte uljen e të hyrave për buxhetin publik.,
Anasjelltas, ulja e tatimeve e ndërtuar për të stimuluar rritjen e
aktivitetit ekonomik do të sillte rritjen e shumatores të të ardhurat
fiskale;
 emetimit monetar;
 reduktimit të shpenzimeve publike.
Duke nisur nga viti 2010, qeveria po merrte masa për përmirësimin e
treguesve fiskal, në mënyrë të veçantë të Borxhit dhe Deficitit Fiskal. Në këtë
vit, Deficiti u ul me 53% krahasuar me vitin 2009 dhe ishte në kufirin e 3.11% e
PBB-së. Ky trend vijoi edhe në vitet 2011-2012. Viti 2013, si vit elektoral, u
shoqërua me probleme në realizimin e të ardhurave, fakt që nuk u reflektua në
ulje të lartë të shpenzimeve, duke rezultuar në rritje të deficitit nga 3.4% të
PBB-së që ishte parashikuar në fillim të vitit, në 5.16% të PBB-së.

Pavarësisht nevojës për konsolidiminin e borxhit dhe deficiti fiskal, viti 2014 u
prezantua me një Deficit thuajse në të njëjtat nivele si në vitin 2013, 72.1
miliardë lekë apo 5.1% e PBB-së. Kjo situatë, sipas qeverisë, lidhej me
domosdoshmërinë për njohjen dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura, të
cilat dhanë efektin e tyre në rritjen e Shpenzimeve Totale të buxhetit. Nga
6.57% e PBB-së që ishte parashikuar në fillim të vitit, 2014-a u mbyll me një
Deficit 5.1% të PBB-së, i shkaktuar kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve
kapitale.

Në vitet 2015-2016 vihet re një përpjekje për uljen e deficitit nga 3.7% në
2015-n në 2.16% në 2016-n. Në vitin 2015 kjo u mundësua nga rishikimi i
vazhdueshëm i buxhetit, ku mosrealizimi i të ardhurave u mundua të
rregullohet nëpërmjet uljes së shpenzimeve. Pavarësisht se kjo politikë
mundësoi kontrollin e vazhdueshëm të Deficitit, ajo flet për një mungesë të
aftësisë buxhetuese dhe menaxhimit të financave publike.

2016-a shfaqet si një vit tepër sfidues nga këndvështrimi i mbajtjes së Deficitit
në nivelin e parashikuar. Shifrat e buxhetit fillestar flasin për një rritje të
shpenzimeve totale, e cila është reflektuar vetëm në shpenzimet korrente, pasi
investimet janë në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Kjo qasje e qeverisë të
konsolidimit financiar nëpërmjet tkurrjes së investimeve publike paraqitet me
shumë risk, pasi rrezikon zhvillimin ekonomik të vendit për periudhat e
ardhshme.

SI MUND TE ULET DEFICITI BUXHETOR? Shqipëria ka nevojë për rregulla më të


qarta për të kufizuar hapësirat ligjore të qeverisë, për të zhytur më tej vendin në
borxhe, bëhet e ditur nga raporti vjetor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për
vendin tonë.
 Rekomandimi Nr 1. i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të
sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha
publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së
borxhit publik.
 Fondi propozon që Shqipëria të vendosë si rregull që qeveria të mos ketë të
drejtë të parashikojë shpenzime buxhetore më të larta se 2 për qind nga
realizimi i vitit paraardhës.
 Fondi këshillon si një mënyrë të drejtpërdrejtë për uljen e borxhit
shkurtime të shpenzimeve ose rritjen e të ardhurave përmes luftës ndaj
informalitetit. Një rrugë e tretë konsiderohet edhe rritja e taksave.
 Ulje graduale e borxhit nëpërmjet kontrollit të deficitit fiskal dhe
përshtatjes me rritjen ekonomike (vendosja e një rregulli fiskal transparent
e të besueshëm).
 Përdorimi efikas i parave publike që politika fiskale të sjellë përmirësim
gradual dhe të shëndetshëm të treguesve makroekonomikë, duhet të
sigurohet efikasiteti i realizimit të shpenzimeve publike.
 Bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare dhe ato të
Bashkimit Evropian; -Menaxhimit të borxhit publik dhe ankorimit në
mbështetje të borxhit publik nën kontroll; -Harmonizimit të menaxhimit
financiar dhe kontrollit efektiv të shpenzimeve në institucionet publike; -
 Për tatimet direkte politikat 4-vjeçare përmbledhin: -Tatimi mbi fitimin e
biznesit të vogël do të jetë rreth dy herë më i vogël se tatimi mbi fitimin e
biznesit të madh, ndërsa do të hiqet taksa mbi biznesin e vogël. -Tatimi mbi
fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të lartë se ajo aktuale,
për të reflektuar parimin e taksimit të ndershëm dhe nevojën që kompanitë
e mëdha të kontribuojnë më shumë se bizneset e vogla që funksionojnë
nëpërmjet vetëpunësimit. -Tatimi mbi të ardhurat personale të individëve
do të ndryshohet në një skemë të normave progresive, duke rritur
ngarkesën fiskale për pagat më të larta dhe duke e ulur për pjesën tjetër.

Borxhi publik
Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave të
maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre. Marrja e
borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të
hyrave për mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik shtohet çdo vit kur
deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave
të shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga
organizmat që janë në mvartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe ato
të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i vendit, sepse
ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike private dhe të shtetasve
të vet. Kur borxhet e marra përdoren në mënyrë produktive për zhvillimin
ekonomik të vendit, atëhere mund të jenë dobiprurëse. Në rast të kundërt
kthehen në një barrë të rëndë për gjeneratat e ardhshme të vendit, të cilat do
të duhet të përballojnë shlyerjen e tyre.

Borxhi publik ndahet në borxh të brëndshëm (të marrë nga agjentët


ekonomikë residentë në vend) dhe borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të
tjera ose organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare). Borxhi publik
më shpesh matet në përqindje të PBB. Ky tregues është ekonomikisht më i
përshtatshëm se vetë vlefta e borxhit publik. Në fakt, kapaciteti i një shteti për
të rimbursuar borxhin e tij është në funksion të burimeve që ai mund të
mobilizojë për këtë qëllim. Burimet janë funksion i madhësisë së PBB, sepse
masa e tatimeve është në përpjestim të drejtë me aktivitetin ekonomik të
vendit. Pra, pesha e borxhit publik është në funksion të PBB së vendit – sa më i
pasur të jetë një vend, aq më shumë mund të marrë borxh.
Borxhi publik i Shqipërisë arriti në 1 088 miliardë lekë (1.08 trilion) në fund të vitit
2017 ose 69.92% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Borxhi publik thuajse
është dyfishuar në vlerë gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2007 borxhi publik
shënonte 517 miliardë lekë. Për të njëjtën periudhë borxhi publik i Shqipërisë
është rritur edhe si raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 53.5 për qind e
PBB që ishte në vitin 2007 në 69.92 për qind në fund të 2017-ës. Stoku i Borxhit
Publik të Brendshëm për vitin 2017 është 577 miliardë lekë ose rreth 2.8% më
shumë se në vitin 2016, ndërkohë Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm është 510.2
miliardë lekë. Borxhi i jashtëm publik është rritur me 1.1 % krahasuar me një vit
më parë.
Por nëse raportohet për të gjithë periudhën, borxhi i brendshëm dhe i jashtëm
kanë një ecuri të ndryshme. Në raport me Prodhimin Kombëtar, borxhi i
brendshëm në fund të vitit 2017 ishte më 1.17 pikë përqindje më i ulët se në vitin
2007. Kjo do të thotë se e gjithë rritja e borxhit publik në 10 vitet e fundit ka
ardhur nga huamarrja e jashtme.
Niveli i borxhit të jashtëm publik është rritur me ritme të shpejta. Krahasuar me
vitin 2007, stoku i borxhit të jashtëm është rritur me 3.45 herë në vlerë, ndërsa në
raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ai është dyfishuar, nga 15.28 për qind që
ishte në 32.81 për qind.
Megjithatë rekordi i borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin e Brendshëm
Bruto është shënuar në vitin 2015, kur ky tregues arriti në 34.38 për qind si pasojë
e emetimit të eurobondit, por edhe marrjes së 700 milionë eurove kredi nga FMN
dhe Banka Botërore në formën e mbështetjes buxhetore.
Por pas vitit 2015, ashtu si stoku total i borxhit publik, edhe borxhi i jashtëm ka
filluar të ulet si pasojë e politikës konsoliduese dhe angazhimeve të qeverisë për
stabilizuar financat publike.
Niveli i borxhit të qeverisjes qendrore në raport me Produktin e Brendshëm Bruto
ka hyrë në një trajektore rënëse që prej vitit 2016, ku vlerësimet për fundin e vitit
2019 tregojnë një rënie me rreth 2.5 pikë përqindje të borxhit të qeverisjes
qendrore në raport me PBB. Në paralel me trajektoren rënëse të borxhit, edhe
deficiti buxhetor ka rënë nën nivelet e 2%, e konkretisht: në vitin 2018 në 1.6 %
dhe në vitin 2019 në 1.9 % ndaj PBB-së. Për vitin 2020, parashikimi vijon të jetë në
nivelet e 1.6%.

Ministrja tha se gjatë vitit të ardhshëm dhe në periudhën afatmesme do të vijohet


me aktivitete të cilat kanë si objektiv reduktimin e mëtejshëm të riskut të
rifinancimit dhe atij të normave të interesit të borxhit të brendshëm. Në këtë
drejtim, prioritet do të mbetet zgjatja e jetëgjatësisë së borxhit nëpërmjet uljes së
mëtejshme të përqendrimit të titujve afatshkurtër në portofol.

Gjatë pesëvjeçarit të fundit, burimet e brendshme të financimit kanë mbajtur


peshën kryesore në mbulimin e nevojave për huamarrje në terma bruto.
Megjithatë, gjatë viteve më të fundit ka spikatur roli i huamarrjes nga jashtë, në
funksion të mirëmenaxhimit të likuiditetit dhe shlyerjes së detyrimeve të
borxhit në valutë për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Kjo mënyrë
huamarrjeje u diktua nga rënia e normave të interesit në tregjet
ndërkombëtare, si edhe nga kushtet e favorshme të financimit nga institucionet
financiare ndërkombëtare. Zhvillimin kryesor në këtë aspekt e ka mbartur
emetimi i Eurobond-it në shumën 500 milion euro në fund të vitit 2018, i cili u
shoqërua me procesin e parablerjessë pjesshme (buyback) të Eurobond-it
ekzistues në vlerën prej 200 milion Euro. Ky proces mundësoi jo vetëm
plotësimin e nevojave për likuiditet të vitit 2018 dhe 2019, por edhe
menaxhimin aktiv të detyrimeve të borxhit, duke mbajtur nën kontroll riskun e
rifinancimit dhe atë të normave të interesit në periudhën afatshkurtër dhe
afatmesme.

Ekspozimi më i ulët ndaj risqeve është arritur nëpërmjet përqendrimit më të


lartë të huamarrjes së brendshme tek titujt afatgjatë me norma interesi fikse.
Nga ana tjetër, rënia e normave të interesit shoqëruar me përdorimin më të
lartë të burimeve të huaja të financimit me natyrë dypalëshe dhe
shumëpalëshe, kanë ndikuar në optimizimin e kostos së përgjithshme të
huamarrjes. Në këtë aspekt, vlen të përmendet se gjatë viteve të funditkostot
për njësi të borxhit, janë ulur ndjeshëm, pavarësisht rritjes së stokut të borxhit
në vlerë absolute.

Në funksion të arritjes së objektivit për përmirësimin e mëtejshëm të tregut


primar të titujve shtetërorë, si edhe krijimin e kushteve për zhvillimin e tregut
sekondar, janë ndjekur hapat e nevojshëm që kanë synuar rritjen e eficiencës,
likuiditetit dhe transparencës.
Në këtë drejtim vlen të përmendet zbatimi i projektit pilot për emetimin e
obligacioneve referencë, i cili ka filluar me obligacionin 5 vjeçar gjatë vitit 2018
dhe është shtrirë edhe në obligacionin 3 vjeçar gjatë vitit 2019.
Nga ana tjetër, baza e investitorëve për titujt shtetërorë, megjithëse mbetet
ende jo shumë e diversifikuar dhe e përqendruar kryesisht tek sektori bankar,
ka shfaqur një shtrirje më të gjerë drejt institucioneve jo-financiare, financiare
jo-banka, si edhe drejt individëve.

Burimi kryesor i huamarrjes vazhdon të mbetet tregu i brendshëm, megjithëse


gjatëvitit 2018 ka pasur një rritje në drejtim të financimit të huaj si rezultat i
emetimit të Eurobondit
Huamarrja bruto në vlerë absolute dhe relative ndaj PBB (2015-2019)
Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 15%
të nevojave të përgjithshmetëqeverisë për hua. Burimet kryesore të financimit
mbeten burimet shumëpalëshe dhe ato dypalëshe, të cilat kryesisht janë
përdorur për të financuar projektet prioritare, si edhe politikat zhvillimore dhe
reformat e ndërmarra nga qeveria. Këto burime kanë pasur një ndikim të
rëndësishëm kryesisht në aspektin e optimizimit të kostove të borxhit dhe
sigurimit të valutës së nevojshme për të shërbyer detyrimet e borxhit në valutë.

Në linjë me objektivat për reduktimin e risqeve të portofolit të borxhit të


brendshëm, nevojat për hua nëpërmjet burimeve të brendshme janë reduktuar
ndjeshëm, duke mundësuar uljen e huamarrjes nëpërmjet titujve afatshkurtër.

Paraqitje Grafike 2.1 (a): Huamarrja e brendshme në vlerë absolute dhe në


raport me PBB
(2015-2019)
Borxhi publik nisi të rritet ndjeshëm nga viti 2012. Zakonisht në Shqipëri borxhi
merret për të mbuluar gabimet dhe nevojat e ngutshme ekonomike dhe sociale
dhe për të korigjuar politikat ekonomiko-sociale. Aktualisht qeveria rinegocion për
shtyrjen e afateve të borxhit. Studiuesit kërkuan transparencë më të madhe për
statistikat bankare dhe saktësi në shifrave të borxhit publik.

Nivelet e larta të borxhit publik në Shqipëri mbeten një kërcënim potencial për
qëndrueshmërinë makro-ekonomike. Ky rrezik është evidentuar edhe nga raporti i
fundit i FMN-së edhe në raport-progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë sa
u takon financave publike. 

Për kushtet e Shqipërisë dhe nivelin ekonomik e social të zhvillimit të saj, niveli
aktual i borxhit publik prej 72% është një shifër e lartë dhe vështirësisht e
menaxueshme pa cënuar stabilitetin e financave publike dhe investimet publike.
Megjithëse Shqipëria rezulton me një përqindje deri diku favorizuese në raportet
ndërmjet borxhit të brendshëm në lekë dhe borxhit të jashtëm në valutë të huaj,
kryesisht euro dhe dollarë, përsëri, kosto vjetore e shërbimit të borxhit, ku futet
pagimi i një pjese të principalit dhe interesat vjetore, është e lartë. Për buxhetin e
Shqipërisë, një nivel borxhi prej 72% është një peshë e rëndë, sidomos në kushtet
e një rritje ekonomike anemike që nuk e kalon nivelin prej 3%.

Janë 3 rrugët më të mira për uljen e borxhit: së pari, rritja ekonomike më


intensive në nivelet 5-7%, së dyti, mosmarrja e borxheve të reja dhe mbi të gjitha
mos përdorimi i borxheve të reja për të paguar borxhet e vjetra: së treti, lufta ndaj
informalitetit dhe plotësimi i objektivave në të ardhurat nga tatimet dhe doganat.
Kostot e borxhit për frymë përllogariten se do të jenë në fillim të 2018-s në vlerën
14 410 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e dhjetë). Kosto e borxhit në total sipas
projektbuxhetit të 2018-s parashikohet të jetë dyzet e një pikë pesë miliard lekë.
Kjo është shumë e interesave të borxhit të jashtëm, interesave të borxhit të
brendshëm dhe kontigjencës së rritjes së borxhit. Sipas tabelës së treguesve
fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kostot e borxhit në
2018-n parashikohen të jenë sa 2.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 
Për sa i përket kostove të borxhit për frymë për periudhën nga 2010-2018,
treguesi shënoi vlerën më të lartë në 2013-n, kur përllogaritej të ishte 14 952
lekë.  Në dy vitet që do të vinin më pas, kostot e borxhit për frymë do të pësonin
rënie. Për periudhën e marrë në shqyrtim, viti 2016 pati nivelin më të ulët të këtij
treguesi me 12 564 lekë.

You might also like