Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 160

Udhërrëfyes për edukimin e familjes

(Shtatëdhjet e pesë vërjetje mbi edukimin e fëmijëve)


prof. dr. Abdulkerim Bekkar
Profesor në Universitetin e Mbretit Halid

1
Parathënia e përkthyesit

Pas një punë sporadike në një kohë të gjatë prej katër vitesh
lexuesit shqiptar i ofrojmë një material mjaft interesantë dhe mbi
një temë shumë të rëndsishme.
Muslimanët shqiptar që jetojnë në këtë kohë të tranzicioneve të
mëdhaja politike dhe ekonomike ata ballafaqohen edhe me një
tranzicion shumë të madh psiqik dhe shpirtëror, si pasojë e kësaj
edhe atë edukativ.
Andaj themelohen familje të reja të cilat nuk janë të përgaditura tu
ofrojnë fëmijëve të tyre asnjë lloj kornize të vlerave të cilat duhet ta
udhëheqin sjelljen e tyre edhe atë në raport me Krijuesin e tyre, në
raport me vetveten dhe në raport me shoqërinë. Këto familje të reja
nuk ofrojnë parametra të cilat do të bëhen bazë e pikënisjes për
formulimin e identitetit të fëmijëve të tyre, as atë kombtar e as atë
fetar. Nëse vazhdohet me këtë avaz në këtë çeshtje kam frikë se
për një kohë shumë të shkurtë ne si komb do të tretemi dhe do të
tjetërsohemi duke ra nën ndikimin e kulturave globaliste të cilat pa
mëshirë janë duke gllabëruar çdo gjë autoktone, private dhe intime
që gjinden në popullin tonë.
Kjo që ofrohet në këtë material nga ky dijetar shumë i aftë dhe i cili
hollësisht është munduar t’i paraqes disa vërejtje dhe shenime mbi
edukimin e familjeve tona është një aktivitet që në mënyrë
preventive të parandalojmë këtë shthurje të familjes, e cila i
paraprinë shthurjes së mbarë shoqërisë.
Mendojmë se me këtë që ofrohet në këtë libër do tu ndihmojmë
shumë sidomos atyre të rinjëve që kanë bërë hapat e parë në jetën
bashkëshortore, të cilët nëse veprojnë sipas asaj që paraqitet në
këtë libër, do të arrijnë që të nxjerin në shesh një brez të ri të
fëmijëve, të cilët do të jenë të aftë të ballafaqohen me sfidat e reja të
cilat i presin në kohën kur ata duhet të vendosin dhe udhëheqin
fatin e populli tonë.
Me këtë që ofrohet në këtë libër do të ndihmojmë të bëjmë
parapërgaditjen e fëmijëve tanë për të menaxhuar jetën e tyre në
formën më të mirë, duke arritur sukses ne jetën shpirtërore dhe në
atë materiale, sepse vetëm ky është suksesi i plotë dhe i vërtetë.
Mendoj se duke e lexuar këtë libër shumkushi prej nesh, të rriturit,
do ta gjen vetveten në këtë libër dhe do të vëren nevojën e zbatimit
të disa këshillave dhe sqarimeve që jepen në këtë libër edhe për
edukimin e vet atij.

2
Edukimi është punë shumë e mundimshme dhe e lodhshme, është
punë shumë precize dhe e rëndësishme, sepse nga mënyra e
edukimit mvaret edhe ardhmëria e popullit tonë.
Kjo na shtyn neve që të mendojmë për reforma rrënjësore në
sistemin tonë edukativo arsimor, duke filluar nga mbindërtimi i
dijeve që i posedojnë kuadrot e vjetra e deri te përgaditja shumë e
avancuar e kuadrove të reja, të cilëve nuk do tu duhet vetëm se
shkollim profesional përkatës për lëndën që e ligjërojnë, por edhe
stërvitje dhe përgaditje pedagogjike, e cila do tu ndihmon të jenë
shembull praktik për nxënësit dhe vet me lëvizjet dhe gjestet e tyre
tu le mbresa dhe gjurmë të pafshira në kujtesën e nxënësve dhe të
bëhen një model, të cilin shumica dërmuese e nxënësve do të
mundohen ta imitojnë.
Duke ditur rëndësinë e madhe që ka edukimi në përparimin e një
populli, këtë detyrë më së miri e kanë kryer pejgamberët e All-
llahut, të cilët përpos mësimit dhe arsimimit kanë bërë edhe
edukimin e popujve të tyre, duke u mbështetur në mësimet e All-
llahu, Krijuesit të njerëzve dhe Atij që hollësisht di çdo gjë që ka
nevojë për te njeriu.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
ِْ ‫ث ِِف األ ُِّميِّني رسوالً ِمْن هم ي ْت لُو علَي ِهم آياتِِو وي َزِّكي ِهم وي علِّمهم الْ ِكتاب و‬ ِ
‫ْم َة‬
َ ‫اْلك‬ َ َ َ ْ ُ ُ َُ َ ْ ُ َ َ ْ ْ َ َ ْ ُ َُ َ َ ‫ُى َو الَّذي بَ َع‬
ٍ ‫ض‬ ِ ِ
‫) اجلمعة‬2( ‫ني‬ ٍ ِ‫الل ُمب‬ َ ‫َوإِ ْن َكانُوا م ْن قَْب ُل لَفي‬
“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga
mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë
librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të
dukshme”. (El-Xhumua: 2).
ِْ ‫ث فِي ِهم رسوالً ِمْن هم ي ْت لُو علَي ِهم آياتِك وي علِّمهم الْ ِكتاب و‬
‫ت الْ َع ِز ُيز‬ َ ‫ْمةَ َويَُزِّكي ِه ْم إِن‬
َ ْ‫َّك أَن‬ َ ‫اْلك‬ َ َ َ ْ ُ ُ ََُ َ َ ْ ْ َ َ ْ ُ ُ َ ْ ْ ‫َربَّنَا َوابْ َع‬
‫) البقرة‬929( ‫يم‬ ِْ
ُ ‫اْلَك‬
“Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë
atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë
(prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je
ngadhënjyesi, i dijshmi”. (El-Bekare: 129).
‫ث فِي ِه ْم َر ُسوالً ِم ْن أَنْ ُف ِس ِه ْم يَْت لُوا َعلَْي ِه ْم آيَاتِِو َويَُزِّكي ِه ْم‬ َ ‫ني إِ ْذ بَ َع‬ِِ
َ ‫لََق ْد َم َّن اللَّوُ َعلَى الْ ُم ْؤمن‬
ٍ ‫ض‬ ِ ِ ِْ ‫وي علِّمهم الْ ِكتاب و‬
‫) آل عمران‬964( ‫ني‬ ٍ ِ‫الل ُمب‬ َ ‫ْمةَ َوإِ ْن َكانُوا م ْن قَْب ُل لَفي‬َ ‫اْلك‬ َ َ َ ْ ُ ُ َُ َ
“Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve,
kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë
shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin,

3
edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. (Ali Imran:
164).
Këtë rol e kanë marrë pejgamberët për shkak se ata janë
udhëhequr nga All-llahu në këtë rol dhe se kjo detyrë është shumë
e rëndësishme në procesin e nxjerjes së popujve në rrugë të mbarë,
në rrugën e suksesit, fitimit dhe përparimit.

Ideja për përkthim dhe botim të këtij libri

Fillimisht kishim vendosur që ta lexojmë këtë libër bashkë me


bashkëshortën time për të shtuar kulturën tonë mbi pedagogjinë
islame, pasiqë edhe ne vetëm sa kishim themeluar një familje të re.
Duke lexuar në këtë libër dhe duke pa nevojën që kemi dhe dobinë
e madhe që kanë këto këshilla dhe porosi, vendosëm ta
përkthejmë, me qëllim që të ndajmë këtë përfitim dhe gëzim se
bashku me të gjith vëllezërit dhe motrat tonë musliman.
Pasiqë All-llahu na fali fëmijë dhe këtu te ne është traditë që
fëmijëve kur lindin tu japin peshqeshe dhe dhurata në rroba apo
para, po e njejta gjë ndodh edhe gjatë bajrameve, ata grumbulluan
një sasi të konsiderueshme të parave. Duke jetuar me brengën e
librit dhe mësimeve nga ky, lindi ideja që këto të holla të fëmijëve
t’i investojmë në botimin e këtij libri që të jetë një investim i
fëmijëve tanë në publikimin e këtij libri, vepër e cila do të
përcaktohej si dhënie e një vakëfi për përhapje të mësimeve islame
nëpërmjet të literaturave që botohen për këtë qëllim. Domethënë
se të ardhurat nga ky libër të investohen vazhdimisht në botimin e
librave të ndryshëm dhe të njëpasnjëshëm. Normalisht se me këtë
vepër synojmë që ky kontribut i tyre të jetë edhe një masë
edukative ndaj tyre, të mësohen që të jenë bujar, fisnik dhe
dorëdhënë dhe të jetë një veprim praktik për kontributin që duhet
ta japim të gjith ne në përhapjen e mësimeve islame.
All-llahun e lusim që ta bën këtë vepër të sinqertë për Te dhe të
pranuar tek Ai. Amin.
Bekir Halimi
Shkup
22. sheval. 1427
14. 11. 2006

4

Hyrje

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, paqa dhe bekimi


qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, familjen dhe shkët e
tij.
Në këtë kohë shumë flitet për rëndësinë e edukimit në përgaditjen
e të rinjve për të jetuar në një kohë përplot me kërkesa, joshje dhe
sfida dhe koncentrimi ynë përqëndrohet veçanorisht
domosdoshmëria e përkrahjes së rolit edukues të familjes, pasiqë
shtëpia është fortifikata e fundit, ku akoma familja ka një lloj
pushteti aty. Ky orientim drejt efektizimit të rolit të familjes është
orientim i saktë dhe ska asnjë vërejtje, mirëpo nuk duhet të presim
se do të arrijmë ti zgjedhim të gjitha problemet nëpërmjet të
edukimit, nuk është as e logjikshme ta kërkojmë këtë gjë. Mirëpo
ska dyshim se kur shtëpitë e kryejnë këtë detyrë, ata ofrojnë shumë
kushte të mira dhe shumë bazamente që na mundësojnë të
ringjallim dhe zgjidhim llojet e ndryshme të vuajtjeve nga të cilat
vuajnë shumica dërmuese e muslimanëve.
Tema e edukimit është një temë që ripërtërihet, sepse të gjitha
format e përparimit dhe zhvillimit civilizues reflektohen te
edukatori, ia ndryshojnë pikëpmajet dhe mënyrat, reflektohen
edhe te fëmijët, ua ndryshon synimet, sjelljet e tyre dhe përcakton
kualitetin e përgjigjes së kontributit pedagogjik. Për këtë të gjitha
popujt veprojnë në zgjedhjen e çeshtjeve të ndërlikuara të
edukimit, kurse studimet, hulumtimet dhe librat pedagogjik
shtohen vazhdimisht. Mirëpo fatkeqësisht edhe problemet
edukative shtohen dhe zmadhohen. Është e sigurtë se shtimi i
studimeve pedagogjike nuk është shkaku i shtimit të problemeve
të fëmijëve dhe adoloshentëve, sepse mos shkruarja mbi çeshtjet
edukative do ta keqëson edhe ma shumë situatën. Sidoqoftë,
ekziston një konsenzus se njerëzimi pëparon në fushën e
teknologjisë me një përparim permanent, mirëpo përparimi moral
dhe edukativ është shumë i ngadalshëm apo inekzistent, madje
disa aspekte të sjelljes përjetojnë shembje, sepse vetvrasja, divorcet,
narkomania, mashtrimi në marëdhënie shoqërore dhe produkte,
kundërshtimi i rregullave ekzistuese, etj. të gjitha këto fenomene
5
janë duke e zgjeruar qarkun e tyre anë e mbanë botës. Kjo gjendje e
vështirë ka shkaktuar që përparimi i madh teknologjik në sferën e
komunikimit të shkatërron ambjentet e vjetra pedagogjike. Në këtë
kohë umeti islam edukohet në ambijente të hapura dhe të
kontaminuara, sepse perendimi dhe bota industriale në përgjithësi
i ka hapur dyert e dhomave të tyre të fjetjes gjërë e gjatë dhe të
gjitha gjërat që më herë llogariteshin si sekrete të publikuara para
syve të të mëdhenjve dhe të vegjlive në një formë turpëruese dhe
neveritëse, kurse shumë edukatorë ranë në mëdyshje në punën e
tyre sepse marrja e vendimit të saktë shumë i vështirë!
Ne kur edukojmë bashkëveprojmë me njeriun i cili gëzon
komponent shpirtëror dhe vullnet të lirë dhe përveç se ka
trashëguar nga prindërit e tij veçori intelektuale dhe psiqike, ai
jeton në një ambijent me të dhëna të caktuara dhe përballohet me
ndodhitë e jetës së tij të veçantë. Krejt kjo secilin fëmijë e bën rast
specijal apo kopje e veçantë, sjellja me te kërkon për kuptim të
veçantë. Të gjitha këshillat, porositë dhe principet edukative që i
dëgjojmë apo i lexojmë nuk mjaftojnë për të qenë të suksesshëm në
detyrën tonë, andaj e kemi domosdo të përpiqemi, analizojmë dhe
sillemi mirë. Pas zgjërimit të kulturës dhe dhënies së tërë
kontributit tonë nuk duhet të presim rezultate të fuqishme dhe
vendimtare, sepse edukimi realizohet në mes të një grupi të
sistemeve të hapura, kurse ne nuk dimë saktësisht rezultatet e
bashkveprimit të përjekjeve tona edukative me ato sisteme. Për
këtë, Pejgamberët e All-llahut, të cilët ndihmoheshin me shpallje, i
luteshin All-llahut që të përmirësojë pasardhësit e tyre, andaj edhe
ne duhet sa ma shumë t'i lutemi All-llahut që tu jep fëmijëve dhe
nxënësve tanë vepra të sakta dhe sukses, sepse shkaqet që ne i
realizojmë nuk ia arrijnë të arrijnë qëllimin e tyre.
Sadoqë japim mund dhe kohë për edukimin ajo që presim të
arrijmë është shumë ma shumë se ajo që japim, sepse kur lind
fëmiu njerëzishmëria e tij paraqet vetëm gatishmëri, kurse
nëpërmjet edukimit i posedon komponentet e njerzishmërisë,
sikurse janë: logjikimi, gjuha, ndjenjat, kriteret e gabimit dhe të
saktës, etj. Andaj fëmiu i njeriut nuk bëhet njeri nëse nuk e edukon
njeriu. Vijat e thella në personalitetin e fëmijës vizatohen në
gjashtë vitet e para të ymrit të tij, kurse tre vitet e tija të para
paraqesin rilindjen e tij. Kjo na e tregon rëndësinë e detyrës të cilën
e kryen nëna në veçanti dhe prindërit në përgjithësi gjatë edukimit
të fëmijëve të tyre.

6
Detyra e familjes në veprimtarinë e saj dita ditës bëhet edhe ma e
vështirë, sepse globalizmi e skajëson pushtetin e familjes, shkollës
dhe shoqërisë duke përhapur nxitjen e rebelimin ndaj traditave
dhe duke joshë me preteksin e zgjërimit të qarqeve të zgjedhjes
personale dhe lirisë individuale, mirëpo para nesh nuk kemi asnjë
zgjedhje përpos vazhdimit në përpjekjet tona edukative dhe
përmirësit të situatës së punës tonë në mënyrë maksimale.
Umeti islam nuk posedon shumë pasuri, thesare dhe mundësi
materiale, e as përparim të madh shkencor e teknologjik, mirëpo i
posedon dy gjëra:
1- Metodologjinë hyjnore dhe të drejtë me të cilën na ka nderuar
All-llahu.
2- Komponenti njerëzor i cili vazhdimisht rritet, pasiqe
muslimanët kanë arritur të jenë një e pesta ose një e katërta e botës.
Këto dhjetra milionë fëmijë që lindin për çdo vit kanë nevojë të
pranohen psiqikisht dhe shoqërisht dhe kanë nevojë për edukim,
orientim dhe aftësim për të jetuar në kohën e cila është përplot me
sfida shumë të mëdhaja. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë ashtu si
duhet atëherë fëmijët tanë do t'i ngjajnë një ushtrie të pastërvitur
dhe të paarmatosur që është vënduar në një vend shumë të
ngushtë, kjo padyshim se do të shkakton shkatërrimin e tyre total.
Sipas besimit tim prindërit pa kulturë pedagogjike nuk munden të
dijnë se çka është e natyrshme dhe jo e natyrshme të fëmijët e tyre,
gjë që bëhet shkak të trishtohen për gjëra që nuk duhet të
trishtohen dhe i neglizhojnë disa gjëra të cilat duhet ti çrehatojnë
maksimalisht.
E ndiej se vetëdija jonë edukative është duke u përmirësuar,
mirëpo akoma mes nesh dhe nivelit të synuar ka hapësira të
mëdhaja. Jam munduar tu ofroj prindërve shtatëdhjet e pesë
vërejtje1 të llojllojshme dhe përmbledhëse të aspekteve të
ndryshme dhe të rëndësishme të edukimit. Gjithashtu jam
munduar të bëj një lloj të renditjes së brendshme duke shpresuar
prej All-llahut, subhanehu ve teala, që këto vërejtje të paraqesin
kontribut modest në ngritjen e nivelit të vetëdijes pedagogjike te

1 Vërejtje: Vështrim i kujdesshëm e i ngulur për një kohë të gjatë te dikush a te diçka;
vëmendje, kujdes i përqendruar. E pa me vërejtje. Na tërhoqi vërejtjen na ra në sy, na tërhoqi
vëmendjen; na bëri përshtypje.
Përfundim i përgjithshëm a i veçantë kritik që nxirret gjatë shqyrtimit a studimit të diçkaje
dhe që i jepet dikujt, zakonisht për të bërë ndonjë ndreqje a rregullim; mendim kritik i
shprehur me ndonjë shënim anash në një tekst të shkruar ose i shprehur me gojë në një
mbledhje etj. (Shiko: FSHS, fq. 1455). (Sh.p).
7
muslimani bashkëkohor. All-llahu është Ai që mund të ma jep këtë
sukses dhe Ai më mjafton mua, sepse Ai është Mbështetësi më i
mirë.

Autori
Ebha
15/12/1421

8
Fëmijët tanë kanë nevojë për edukatë tjetër nga ajo e jona

Qëllimi i përgjithshëm nga përpjekjet e shumta edukative të cilat i


bëjnë prindërit dhe tjerët është përgaditja e fëmijut që të jeton jetë
të këndshme siç i ka hije një njeriut musliman. Këtë jetë të
këndshme nuk mund ta jeton nëse nuk është i mirë në moralin,
sjelljen, mardhëniet e tija dhe nëse nuk është i suksesshëm në
veprat e tija me të cilat e dëshmon vetveten dhe e fiton rizkun
(furnizimin) e tij.
Ne, sot, jemi dëshmitar të ndryshimeve te mëdhaja në të gjitha
segmentet e jetës, me këto ndryshime të pergjithshme do të
ndryshojnë shumë gjëra, më e rëndësishmeja: shanset e ofruara
dhe sfidat e reja. Ballafaqimi me sfidat dhe shfrytëzimi i shanseve,
kërkojnë prej fëmijëve tanë botëkuptime dhe përgaditje te reja te
cilat kërkojnë ekzistim të një edukate të re.
Fillimisht nuk është i saktë supozimi se të gjitha metodat
edukative që i kanë perdorur prindërit dhe mësuesit gjat edukimit
tanë kanë qenë te shëndosha. Ata janë përpjekur dhe kanë bërë
çdo gjë ose atë që kanë mundur të bëjnë, mirëpo nuk ka asnjë
garancë për vërtetësin e asaj që e kanë bërë ata. Nëse supozojmë se
ata kanë përdorur metodat më të mira në edukimin tonë, kjo nuk
do të thotë se metodat e tyre vlejn për çdo kohë dhe për të gjitha
gjeneratat. Besimi jonë në mundësin e zhvillimit të përceptimit
(vetëdijes) na lejon që të presim nga kjo gjeneratë edukim më të
mirë të fëmijëve të tyre se sa edukata që e kan marë nga prinderit e
tyre. Këtë e themi duke u nisur nga supozimi se kemi përfituar nga
përvoja e tyre, kemi kuptuar pikat defektive tek ata, gje që na e ka
mundësuar zgjërimin e horizontit të shikimit ashtu sikurse i
zgjerohet horizonti njeriut i cili hyp ne shpinen e një krijese
gjigante.
Ambientet e reja na imponojnë butësinë gjat sjelljes me të tjerët,
vetbesimin dhe mundësinë per të kontrolluar vetveten, pastaj
aktivitet në realizim, precizitet në kuptim dhe nxitim kah e mira
më e madhe sesa ajo që ka qenë e pranishme në gjeneratën që ka
qenë para nesh. Mbjellja e këtyre nocioneve dhe aktivizimi i tyre
ka nevoj për përvoja dhe metoda të reja edukative.
Do të humbim shumë nëse edukimin e shfrytëzojm si mjet për tu
lënë trashëgim fëmijëve tanë atë që e kemi trashiguar nga
gjenerata para neve duke mos e kontrolluar, filtruar dhe selektuar
ate.

9
Historia është dëshmitar për përfundimin e popujve te cilët
edukimin e kanë shfrytëzuar si mjet për ta forcuar realitetin, pa e
kritikuar a ndryshuar a zhvilluar ate.
Fëmijët tanë janë krijuar që të jetojnë në një kohë që dallon nga
koha jonë andaj kanë nevojë për edukatë që dallon nga edukata
jonë.

11
Ti pranojmë fëmijët ashtu sikurse janë

Fëmijt tanë na dojnë neve sepse ne u ofrojm dashuri të pa kufizuar.


Këtë edhe duhet ta bëjmë. Ngase fmijët janë dhurata prej Zotit dhe
duhet ta pranojmë këtë dhuratë në çfarë gjendje është. All-llahu,
subhanehu ve teala, njeriut mund ti jep fëmi me të meta fizike ose
me intelegjencë të dobët ose të jetë i përgaditur të jetë shumë i
trash ose të jetë shumë i shkurtë etj.
Të gjitha këto raste duhet të shfaqin ndjenjat e simpatisë dhe
kënaqësisë. Shum prindër brengosen për gjëra për të cilat nuk
duhet të brengosen për vonimin e ecjes së tyre ose për vonimin e
foljes së tyre ose e sheh të mbyllur në vetvete e pas disa vite e
shohim se kjo brengosje ka qenë pa vend dhe se ajo për të cilën
frigoheshim ka qenë vetëm iluzion. Un i thëras gjith prindërit që të
posedojnë diç nga kultura e edukimit e cila ju mundëson që të
njihemi me veçurit e zhvillimit në çdo etapë të jetës së fmijve të
tyre, që mos bëhemi preh i iluzioneve dhe ëndërave.
Vetëm me këto njohuri reagimet e tyre ndaj situatave të ndryshme
i bëne të matura dhe udhëzuese. Në këtë drejtim mjafton që në
shtëpin tonë të kemi një libër të mirë që shtjellon çështjet e
edukimit të mirë të fëmijës.
Porosija ime që të pranojmë fëmijët ashtu si janë, nuk buron vetëm
prej shkaqeve morale dhe emotive por ka edhe një pikë të
rëndësishme praktike për fëmijën. Ajo është se fëmiju të cilin
familja e pranon, pa marë parasysh mangësit dhe të metat që i ka,
zhvillohet duke i besuar vetvetes, krenar dhe i lumtur në jetë edhe
për skaj vështrësive që ja shkaktojnë të metat e tija.
Fëmijën që si të tillë e pranon familja bart me vete shpirt dhe moral
të lartë që i mundëson të përfiton nga i tërë potenciali i tij, të
shfrytëzon të gjitha mundësit që i ofrohen maksimalisht dhe
posedon potencial të madh për tu ballafaquar me sfidat që i dalin
para. Pranimi i fëmijut me të metat që i ka i ofron përkrahje
shoqërore kur ka më së shumti nevojë për te. Kjo përkrahje i ofron
siguri dhe vetbesim ma shum se sa mund ta parafytyrojmë. Në të
kundërtën fëmijut të cilit familja ja përmendin të metat, mangesit
ose ja bejnë me dije se paraqet barrë për familjen, ata me këto
veprime gjurmët e të metave mentale dhe fizike ja bëjnë të
shumfishta.
Ejani që t’i harojmë të metat e fëmijëve tanë e të përqëndrohemi në
zhvillimin e pikave të fuqisë, e për shkak të të mirave dhe fryteve
të tyre tua kompenzon All-llahu, subhanehu ve teala, atyre të
11
gjitha ato gjëra që i kanë humbur në ndonjë segment të
personalitetit të tyre.

12
3- Mbetet e rëndësishme ajo që thotë ambienti shoqëror

Prindërit dhe mësuesit harxhojnë mund të madh për të ngritur ata


që i edukojn mirëpo shpesh herë ndjejnë hidhërim për shkak të
rezultateve të vogla të cilat i arijnë. Nga shkaku se shtëpit dhe
shkollat sado që të kujdesen nuk ka mundesi të vetmohen në
udhëzim dhe në ndikim sepse edhe shoqëria e thot fjalën e vetë në
edukim, gjë të cilën nuk duhet nënçmuar.
Sigurisht që e kemi të qartë se gjendja e shoqërive tona jo çdo herë
përputhet me gjendjen e familjeve tona. Në kohën tonë ambienti
shoqëror nuk është i sigurt për shkak të depërtimit të kulturave të
dëmshme të cilat na vijnë nëpërmjet kanaleve satelitore, rrjeteve të
informatave të medias.
Fëmijët, atë që na e themi nuk e marim drejpërsëdrejti por i japin
shije të ambientit shoqëror në të cilin jetojm, p.sh. nëse e nxisim një
fëmij tonin që mos të dal në rrugë, në kohë kurë shumica e
mocanikëve të tij luajnë në rrugë, do të ngushtohet nga ajo që i
themi dhe këtë do ta kuptonte si një ashpërsi të pa kuptuar.
Nese e nxit që të jetë aktiv, kur të afërmit dhe shokët e tij janë
dembela, ai këtë do ta kupton si nxitje në idealizëm dhe një lloj i
përkujdesit që e arinë gradën e sundimit apsolut, etj.
Tërë kjo d.m.th se prindërit duhet ta analizojnë ndikimin e fjalëve
të tyre dhe ta shtojnë dialogun me ata e t’ju ofrojnë klimë e cila i
zhvillon domethëniet e të mirës, përqëndrimit dhe seriozitetit.
Përvec kësaj ata duhet të punojnë që ti largojnë nga shokët e
këqinjë.
Problemi i ambienteve të këqija dhe shkatëruese qëndron në faktin
se ata u ofrojnë fëmijëve shembull të keq dhe ua bën aspiratat e
atyre të kufizuara kurse synimet modeste.
Rjedhimisht pjesa më e madhe e mundit të edukatorëve shkon kot.
E gjith kjo e potencon faktin se projekti i edukimit duhet të jetë
projekt i tërë umetit dhe se përmirësimi i klimës së përgjithshme
është përgjegjësi e mbarë bijve të shoqërisë.
Çdo të mirë që ja ofrojmë shoqëris sonë dhe çdo bamirsi që e
perhapim në te, frytet e atyre do ti vjelim në dunja para ahiretit në
formë të ndihmës në procesin e rritjes së fëmijëve me vlera, epërsi
dhe sukses. Këtë e potencon edhe fakti se ata që në mesin e
njerëzve përhapin domethëniet e liberalizmit, devijimit dhe
shembujve mashtrues, ata vet do t’i vjelin frytet e tyre në formë të
refleksioneve shoqërore të këqija te fëmijët dhe pasardhësit e tyre.

13
4- Prindi nuk është targambledhës e as nëna nuk është shërbëtore

Ndjenja për përgjegjësitë tona është ajo që në fund i orienton


sjelljet tona dhe i përcakton llojet e reagimeve. Detyra e prindit
nuk kufizohet në lodhje nga mëngjesi deri në mbërëmje ose të
udhëton anë mbanë botës për të aritur shpenzimet e familjes,
kurse detyrat e nënës nuk kufizohen në regullimin e shtëpisë,
pastrimin e robave dhe përgaditjen e ushqimit.
Këto detyra fisnike të cilat i kryejnë prindërit nuk duhet tua
marrin tërë kohën dhe mundin e tyre sepse këto janë vetëm disa
pjesë të rëndësishme prej elementeve të ambijentit të mirë
pedagogjik, kurse veprimtaria edukative është diçka tjetër.
Ne kemi trashëguar nga gjeneratat e kaluara që tërë kujdesin tonë
tua kushtojmë gjërave që i përmendëm. Nëse shikojmë programin
ditor të shumicës së prindërve do të shohim se ata shumicën e
kohës së tyre e kalojnë jashtë shtëpisë dhe kur ndonjëri prej tyre
kthehet në shtëpi, kthehet i raskapitur, pasiqë kanë harxhuar tërë
potencialin e tyre psiqik. Shumë prej tyre kthehen pasiqë fëmijët e
tyre i ka zërë gjumi dhe shumë prej tyre shkojnë në punë para se të
zgjohen fëmijët. Nuk duhet të injorojmë vështirësinë e fitimit të
parasë për shumicën e njerëzve, mirëpo edhe nuk duhet të
nënçmojmë shpërblimin e madh që i pret ata që lodhen për të
fituar kafshatën e gojës, nëse këtë e bëjnë me qëllim të mirë.
Mirëpo kur e dimë se udhëzimi i fëmijëve tanë dhe kujdesi për ta
është baza dhe boshti atëherë do të gjejmë kohë që të ulemi me ta.
Është e pëlqyeshme që familja t’i cakton disa orë në javë ose një
ditë në muaj ku të gjith do të dalin nga shtëpia, do të largohen nga
punët shtëpiake për të folur rreth çeshtjeve të ndryshme dhe të
përkujtojmë obligimet që duhet ti realizojmë në të ardhmen dhe
prindërit tu ofrojnë fëmijëve udhëzime që do ti ngrisin lart.
Në anën tjetër shohim shumë nëna që flasin me bijat e tyre për
shumë gjëra, mirëpo nuk flasin për gjërat që ato i bëjnë gra të mira
dhe nëna të vlefshme në ardhmëri. Shpresoj që kjo çështje të mer
nga kujdesi i nënave muslimane një çerek kohe nga koha që ua
mer biseda rreth kuzhinës, veshmbathjes, ahengjeve dhe
manifestimeve të ndryshme…
Andaj ju o prindër para se gjithash jeni edukator dhe udhëzues.

14
5- Ska alternativë për politikën e punës afatgjate

Edukimi është sikur se lufta, ka nevojë për njeri që ka qëndresë në


një vend, kurse raporti i edukatorit me atë që edukon i ngjan
gjendjes së dyluftimit mes dy ushtrive në luftë. Andaj nxitimi i
vjeljes së fryteve dëmton dhe nuk ban aspak dobi.
Etapa e fëmijërisë te njerëzit është më e gjatë në krahasim me
etapën e fëmijërisë tek kafshët. Nëse themi se jeta mesatare e një
njeriu është gjashtëdhjet vjet, etapa e fëmijërisë është një çerek e
kësaj kohe. Kurse maceja, për shembull, mesatarisht jeton tetë vite,
kurse etapa e fëmijërisë është tre muaj, domethënë një e teta e
fëmijërisë së njeriut. Koha e gjatë e etapës fëminore domethënë
kohë e gjatë e vuajtjeve të prindërve dhe se ajo që pritet pas
edukimit është një gjë shumë e madhe.
Kush thotë se nëse njeriu arrin moshën e pjekurisë nuk ka nevojë
për edukim?
Është e vërtetë se njerëzimi mëson vazhdimisht dhe do të ketë
nevojë për një lloj të udhëzimit një kohë të gjatë deri sa të mbush
njeriu njëzet e pesë vjet. Kur'ani na mëson se rezultatet e mëdhaja
kanë nevojë për durim, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, na ka
treguar se të zgjedhurit e Tij prijatarinë e tyre në fe e kanë arritur
vetëm me durim dhe besim të patundur. All-llahu, subhanehu ve
teala, thotë:
)24( ‫صبَ ُروا َوَكانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُو َن‬ ِ ِ
َ ‫َو َج َعْلنَا مْن ُه ْم أَئ َّمةً يَ ْه ُدو َن بِأ َْم ِرنَا لَ َّما‬
“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi
që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj
argumenteve Tona ishin të bindur”. (Es-Sexhde: 24).
)932( ‫ك َوالْ َعاقِبَةُ لِلتَّ ْق َوى‬ َ ُ‫اصطَِ ِْب َعلَْي َها ال نَ ْسأَل‬
َ ُ‫ك ِرْزقاً ََْن ُن نَ ْرُزق‬
ِ َّ ِ‫وأْمر أَىلَك ب‬
ْ ‫الصالة َو‬ َ ْ ُْ َ
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë,
ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për
familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë
është e atij që ruhet”. (Taha: 932).
All-llahu, subhanehu ve teala, na stimulon të durojmë gjatë
urdhërimit në namaz, sepse dëshirojmë që ta bëjmë atë një pjesë të
sjelljes së përditshme të atyreve që i edukojmë. Në realitet çdo gjë
që ka të bëjë me moralin dhe sjelljen dhe programimin e tyre në
personalitetin e njeriut kërkon një kohë të gjatë, sidomos te fëmiu i
cili ndoshta nuk i kupton gjërat ashtu si dëshirojmë ne. Vlerat dhe
shembujt nuk janë të qarta në mendjen e fëmijës sa janë të qarta në

15
mendjen tonë. Andaj mund të ndodh përmbysja dhe zmbrapsja
edhe në pedagogji.
Ngritja e zërit ndaj fëmijës apo rrahja e tij nuk do ta largon fëmiun
nga gënjeshtra ose shprehia e përllomjes së rrobave, ose thithjes së
gishtërinjëve, andaj ato duhet përcjellur qetë disa vite. Pjesa më e
madhe e vështirësive tona me fëmijët buron nga fakti se elementi i
elasticitetit tek ata nuk është i plotësuar. Për këtë, sadoqë natyra e
fëmijës është e shkëlqyeshme dhe rfespektuese, sadoqë edukatori
është i mençur dhe i shkolluar dhe sadoqë ambijenti në të cilin i
edukon fëmijët është i mirë dhe i përshtatshëm, shumë vështirësi
na presin në rrugë, mirëpo shpërblimi na vjen nga All-llahu dhe
sipas vështirësisë. Andaj duhet të jemi të vendosur në këtë rrugë.

16
6- Nuk do të ishte e saktë që të shfaqemi para fëmijëve si të
pagabueshëm

Ska ma bukur se kur të shikon fëmiu në familjen e vet e të sheh te


babai, nëna dhe vëllëzerit e tij pozita të larta të cilat i synon. Ska
ma bukur se sa kur mbushet fëmiu me ndjenja, pëlqim dhe respekt
ndaj atyre që e edukojnë dhe udhëzojnë, mirëpo me kusht që të
jetë i natyrshëm e jo artificial dhe me spitullim.
Nëse e shikojmë jetën tonë të përgjithshme do të gjejëm se kemi një
frikë të madhe nga qartësia dhe hedhja e dritës, andaj ka përpjekje
të palodhshme prej shum njerëzve që ti fshehin faktet dhe të
shfaqen me pamje të pranueshme.
Kështu shumë njerëz fituan dy sjellje, ajo që shihet është më e mirë
se ajo që është e fshehur, edhe pse te muslimani duhet të jetë jeta e
brendshme (e fshehur) më e mirë se jeta e dukshme, e jashtme.
Shumë prindër nuk kan guxim të pranojnë gabimin që ka bërë
kundrejt fëmijës të vet dhe shumë nëna insistojnë në qëndrimet e
tyra të marra edhe pse e dinë se ato janë gabim. Çka presim që të
jetë qëndrimi i fëmijës kur të sheh se të gjith ata që janë përreth tij
pretendojnë se janë të plotë dhe shfaqen në petkun e njeriut të
pagabueshëm?
Ska dyshim se edhe ai do të veprojë atë që e veprojnë tjerët, do të
mëson polemikën dhe mbrojtjen e vetvetes qoftë me të drejtë ose
pa të drejtë dhe do të fsheh prej prindërve të vet shumë gjëra, për
të cilat do ta qortonin nëse do t'i dinin ato vepra.
Një pedagog i madh i mblidhte fëmijët dhe nipat e vet në një ndejë
për të biseduar shlirë dhe hapur e u thoshte: mi tregoni gabimet e
mia, çfarë shihni gabim te unë?!
Në fillim të gjithë kishin turp të thonin ndonjë gjë, mirëpo kur
shihnin se ai insiston atëherë ia thonin disa gjëra për të cilat
besonin se janë gabime të tija. Pasiqë e përfundonin ata bisedën e
tyre u thoshte: në këto gjëra jeni pajtuar, kurse në këto gjëra keni
patur mendime të ndryshme, une e detyroj veten ti realizoj të
gjitha ato mendime në të cilat ishit të pajtuar.
Nëse i pranojmë gabimet tona para fëmijëve tanë, nuk do të
bëhemi të pavlerë në sytë e tyre, siç mendojnë disa njerëz, por kjo
do ta shton dashurinë dhe respektin e tyre ndaj nesh dhe do të
nuhasin në shtëpinë tonë aromën e vërtetësisë dhe sinqeritetit.
Sjellja e natyrshme dhe normale pa spitullim dhe falsifikim ka një
shije të veçantë, nuk ia dinë kënaqësinë askush tjetër përos atij që e
shijon. Vallë, a do ta shijojmë?
17
7- Edukimi është shërbim e jo shkllavërim

Muslimani nga edukimi i fëmijëve të tij dhe përkujdesi ndaj


familjes shpreson fitimin e kënaqësisë së All-llahut dhe
shpërblimit të Tij. Pastaj lodhjen që e përjeton në edukimin e tyre
është larje e borxhit të vjetër, sepse edhe prindërit tanë janë lodhur
në edukimin tonë ashtu siç lodhemi ne me fëmijët tanë, i këtillë
është ligji i All-llahut në krijesat e Tij. Nëse kështu është kjo çeshtje
atëherë është e papranueshme ajo që shohim nga disa prindër,
tentimi për hegjemoni ndaj fëmijëve të tyre të vegjël në atë formë
saqë raportin mes tyre e shndëron në raport dominimi dhe
skllavërie.
Kjo shfaqet qartë në urdhërat e shumtë dhënë fëmijëve, refuzimin
e dëshirave të tyre, detyrimi i tyre në sjellje të caktuara dhe
formulimi i shijeve të tyre private konform dëshirave të familjes.
Disa prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre vazhdimisht të jenë të
përgaditur që tu përgjigjen kërkesave të tyre të cilat nuk ndalen
askund. Disa të tjerë, kur janë në gjum ose kanë musafir,
dëshirojnë që e tërë familja të ecin në majë të gishtave. Të tretët ua
ndalojnë fëmijëve të analizojnë atë që kanë thënë ata, edhe në
qoftëse ky tentim i fëmijës është shumë me edukatë ose është e
saktë ajo që thotë ai!
Disa nëna dëshirojnë prej vajzës së tyre të luan, të han dhe të
mëson sikur ka bërë kur ka qenë e vogël, madje disa nëna
ndërhyjnë edhe në ngjyrën e çantës së saj dhe formën e fustanit të
saj. Tërë kjo shkakton që fëmija të ndien veten pa personalitet dhe
se raporti mes tij dhe prindërve të vet shumë i ngjan raportit të
njeriut të burgosur me gardianët.
Rezultatet që burijnë nga tërë kjo detyrimisht se do të jenë të
këqija. Pedagogët shumë herë kanë vërejtur se kjo sjellje dhe kjo
mënyrë e edukimit i ka sjellur këto rezultate të këqija:
- Mbyllja e fëmijës në vetvete.
- Nuk gjen rehati gjatë ndejës me prindërit.
- Ndien veten se ka mangësi.
- Armiqësi dhe shkatërrim çdo herë që i jepet mundësia.
- Ka thithur tekstualizmin dhe disiplinën e tepruar.
- Anon kah negativiteti nga shkaku i sjelljes negative me te.
Edukimi i mirë nuk është ai edukim që e bën fëmiun ta ndien
veten si ushtar në një kazermë ushtarake, por edukata e cila
shkakton që fëmiu të ndihet i gëzuar kur është në shoqëri të

18
prindërve dhe se zgjedhjet e tija miren në konsideratë dhe
vlerësohen.

19
8- Njoftoje fëmiun me All-llahun

Gjëja e parë të cilën duhet ta bëjnë prindërit, e sidomos nëna, ta


njoftojnë fëmiun me All-llahun dhe të kultivojnë te ai dashuri ndaj
Tij, duke i treguar se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Dhënësi, Bujari,
I Buti, I Informuari, i cili e meriton falënderimin dhe mirënjohjen
më të madhe dhe se Ai i di hollësisht gjendjet e robërve të Vet, i
sheh qëllimet dhe veprat e tyre, gjë që shkakton sinqeritet,
vetkontrollë dhe frikë nga denimi i Tij. Në këtë na ka mësuar
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë këshillës së madhe
që ia ka dhënë Ibën Abasit, radijall-llahu anhu, i cili ishte i hipur
pas tij në deve:
"Djalosh! Do t'i mësoj disa fjalë: ruaje All-llahun që të ruan All-
llahu ty; ruaje All-llahun, do ta gjesh para teje; kur të lutesh, lutju
All-llahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko nga All-llahu. Dije se
mbarë umeti nëse grumbullohen që të të bëjnë dobi, nuk do të
kenë mundësi të të bëjnë dobi asgjë përpos asaj që ka caktuar All-
llahu dhe nëse tërë ata grumbullohen që të të bëjnë dëm, nuk
munden të të bëjnë dëm asgjë përpos asaj që ta ka caktuar All-
llahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët". (Sahih, Tirmidhiu).
Prindërit kanë mundësi që ta ndërlidhin zemrën e fëmijës me All-
llahun disa herë duke pyetur e disa herë duke e mësuar dhe
diktuar, duke i thënë: kush të ka dhënë këto flokë të bukura? Kush
na e ka furnizuar këtë ushqim që e hamë? Kujt duhet t'i falemi, t'i
lutemi dhe ta respektojmë urdhërin e Tij? E nëse e gabon
përgjigjen, ia sqarojmë dhe e mësojmë.
Nëna ka mundësi që kur fëmiu kërkon për ti blerë diçka ti thotë:
kërko prej All-llahut që ta furnizojë babën tënd dhe ta sjell ty. Baba
nëse vëren se fëmiu i vet gënjen mund ti thotë: e nuk e di se All-
llahu na shikon dhe se e di se ti je duke gënjyer?
Në këtë mënyrë e kultivojmë kontrollën e brendshme dhe krijojmë
ndjenja dashurie ndaj All-llahut, vetkontrollë dhe ndejnjën se All-
llahu është me ne.
Ne në këto ditë kemi nevojë shumë të madhe t'i kultivojmë këto
domethënie sepse ajo që e dëgjon dhe sheh fëmiu në media është e
zbrazët nga këto elemente thelbësore, pasiqë botën e ka kapluar
një valë e argëtimit, dëfrimit, ahengut, tregimeve dhe dramave që
ia mbushin mendjen fëmijës me çdo gjë përpos tevhidit,
monoteizmit dhe çeshtjes së qëllimit të madh të ekzistimit!!

21
9- Mbjell bazën e besimit në mendjen e fëmijës

Baza besimore formon infrastrukturën e çdo gjendje kulturore,


andaj aq sa e fuqishme është kjo bazë aq i fuqishëm është edhe
ndërtesa kulturore. Në këtë çeshtje, vëndimin e themeleve të
besimit, duhet ta shohim shtëpinë si përgjegjës të parë, sepse
planprogramet shkollore të shumicës së shteteve nuk i sigurojnë
fëmijës musliman informatat e duhura që kanë të bëjnë me besimet
dhe botëkuptimet kryesore. Disa ofrojnë informata të bollshme,
mirëpo jo në mënyrë të mirë, gjë që të arriturat e fëmijës në këtë
drejtim i bën të kufizuara. Këtu nuk dëshiroj të paraqes njësitë e
shtyllave të besimit, por do të përmendi disa shembuj të tyre në
këtë formë:
- All-llahu është Një, pa rival dhe askush nuk i përngjan Atij.
- Të gjitha krijesat kanë nevojë për Te.
- All-llahu nuk ka nevojë për asgjë.
- Veçimi i tij me adhurim është obligim.
- I Din gjërat e fshehura dhe publike të robërve të Vet.
- Mëshira e Tij është e madhe, kurse denimi i Tij i ashpër.
- E do bamirësin dhe e urren mëkatarin.
- Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues gjat adhurimit të Tij.
- Vetëm Atij i lutemi dhe askujt përpos Atij.
- Nuk respektohet krijesa në të bërit mëkat ndaj Krijuesit.
- Mendojmë mbi krijesat e Tija e jo mbi Qenien e Tij.
- Ai e sjell dobinë dhe dëmin.
- Besojmë se All-llahu i ka dërguar pejgamberët te njerëzit që
të udhëzohen ata.
- Të gjithë pejgamberët thërrasin në tevhid, monoteizëm dhe
adhurimin e All-llahut.
- Pejgamberët janë të mbrojtur nga rënia në gabime dhe
mëkate.
- Pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
është dërguar për mbarë njerëzit, kurse çdo pejgamber para
tij është dërguar vetëm për popullin e vet.
- Pejgamberët janë shumë, mirëpo All-llahu, xhel-le shanuhu,
në Kur'an na ka treguar për njëzet e pesë prej tyre.
- Të zgjedhurit prej pejgamberëve janë pesë: Nuhu, Ibrahimi,
Musai, Isau dhe Muhammedi, alejhimusselam.
Kështu i mëson fëmijut që nga vegjëlia e tij librat qiellor, melaqet,
ditën e kijametit dhe çështjet tjera esenciale të besimit. Pyetjet që
na i bëjnë fëmijët për çeshtjet metafizike, gajbin, duhet ti pranojmë
21
shumë zemërgjërë dhe tu përgjigjemi aq sa kuptojnë, kurse në disa
pyetje mund tu themi: tani ti nuk kupton atë që të themi, mirëpo
kur të ritesh pak do ti kuptosh shumë lehtë.
Krahas kësaj, duhet shumë të kujdesemi që mos të hyjmë në
çeshtje sekondare, në divergjencat e dijetarëve rreth ndonjë çeshtje
të besimit me qëllim që mos te çorientojmë mendjen e fëmijës e të
lëmë përshypje tek ai se çeshtjet e besimit mund të debatohen, të
ketë divergjenca rreth tyre dhe të jepen konkluza individuale, dhe
të mos ketë atë peshë që duhet.
Tani gjinden libërtha që ua paraqesin besimin islam fëmijëve në
mënyrë joshëse dhe të lehtë. Nëna duhet ti posedojë këto libra dhe
ti lexojë me fëmijët e vet. Gjithashtu ka edhe disa kengë fetare për
fëmijë ku madhërohet Krijuesi, lavdërohet Ai dhe përmenden disa
Virtyte të Tija. Ska dyshim se fëmiu do të përfiton prej dëgjimit të
tyre. Ato janë edhe audio edhe video kaseta.

22
10- Kujdesi për pastërtinë e gjuhës dhe zhvillimin e saj

Do të jemi gabim nëse mendojmë se njerëzit në origjinë janë të


vetëdijshëm dhe të informuar aq sa duhet. E vërteta është se
fëmijët dhe të mëdhenjtë nuk dinë derisa nuk mësojnë, andaj
injoranca dominon te shumica e njerëzve. Pa marë parasysh se në
çfarë familje fetare ose intelektuale rritet fëmiu, gjuha e tij mund të
mos jetë e pastër, sepse takohet me shumë njerëz jashta familjes
dhe prej tyre dëgjon fjalë që e ndytin pastërtinë e besimit, apo fjalë
të ndyta dhe të pista. Për këtë detyra e prindërve është që të
tentojnë të pastrojnë gjuhën e fëmijëve të tyre dhe ta kultivojnë ate.
Ja disa aspekte në të cilat duhet patur kujdes:
- Disa fëmijë janë mësuar të betohen në tjetërkënd përpos All-
llahut, kurse kjo nuk lejohet dhe duhet të ndalohet fëmija
nga betimi i shpeshtë, sepse nëse mësohet kështu ai mund të
betohet edhe rrejshëm. Duhet tia bëjmë me dije fëmijës se
është i drejtë dhe besnik, andaj nuk ka nevojë që të betohet.
- Është ndaluar të shahet koha, ethet, apo era, sepse këto gjëra
ndodhin me caktimin e All-llahut, subhanehu ve teala, andaj
këto gjëra nuk logjikojnë që të bartin përgjegjësi dhe të japin
llogari, e të shahen dhe ofendohen, për këtë ai që bënë këto
veprime nuk është i logjikshëm e as racional.
Ka edhe një qëllim tjetër, e ai është zhvillimi i gjuhës së fëmijës
musliman dhe ligjerimit të tij, kurse sharja dhe ofendimi e ulin
posht këtë ligjërim. Me këtë shkak kanë ardhur edhe ndalesat për
ofendimin e njeriut, kafshës apo objekteve të ngurta. Besimtari,
sikurse ka ardhur në hadith, nuk akuzon, nuk mallkon e as fol fjalë
të ndyta. Ndalohet kategorisht dhe në veçanti mallkimi i
besimtarit, madje Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë:
"Mallkim i besimtarit është sikur vrasja e tij".
Fatkeqësisht mallkimi është i prnaishëm në gjuhën e
adoloshentëve dhe dalin prej tyre në mënyrë spontane dhe pa
asnjë vështirësie!
- Disa njerëz flasin fjalë që paraqesin kundërshtim të caktimit
të All-llahut ose tregojnë se ky njeri është fatalist, ose është
gabim. Për shembull, kemi njerëz që thonë: "Kur fillova të
tregtoj me kanë mu shtuan mërzitë" ose "filani nuk mëshiron
dhe nuk lejon që të zbret mëshira e All-llahut mbi njerëzit".
Kjo nuk është e vërtetë, sepse askush nuk mund ta ndalë
mëshirën e All-llahut, subhanehu ve teala. "Një kirat fat
23
është më i mirë se një fidan aftësi". Kjo është fatalizëm dhe
moszbatim i shkaqeve. Ka disa që thonë: "All-llahu i jep fyt
atij që si ka veshët". Kjo është kundërshtim i mënyrës se si
All-llahu ka ndarë furnizimin në mesin e njerëzve.
Shprehjet e njeriut tregojnë besimin dhe kuptimin e tij, andaj
duhet shumë të kujdesemi për besimin e shëndoshë të fëmijëve
tanë. Problemi është nëse ndonjë prind i përdor këto shprehje,
çka duhet bërë?!

24
11- Lëshimi pe në princip është humbje për un-in

Prej detyrave të prindërve është që fëmijës ti japin kulturë të


përqëndrimit në urdhërat e All-llahut dhe stabilitet në principe
në çdo gjendje, pasiqë e vërteta mbetet e vërtetë deri në Ditën e
Kijametit, ashtu sikurse edhe e kota mbetet e kotë deri në Ditën
e Kijametit. Kurse detyrë e muslimanit në këtë jetë është
manifestimi i të vërtetës dhe kapja për te dhe eliminimi i të
kotës dhe largimi prej saj. Në realitet ai që bën koncesione në
principet e veta ai e humb unin e tij, kurse ai që e humb unin e
tij nuk është e saktë të thuhet se ka fituar diçka tjetër.
Nyja e sprovës në temën e fetarizmit qëndron në faktin se
shumë herë intereset tona kryqëzohen me principet tona dhe na
obligohet që të braktisim disa interesa tonë në disa çaste nëse
dëshirojmë të mbetemi në rrugën e saktë.
Prindërit duhet tua sqarojnë fëmijëve të tyre se muslimani që
përqëndron në principet e tija mund të humbë diç në planin
afatshkurt, mirëpo është fitimtari më i madh në planin
afatgjatë, sepse nuk ka shpëtim e as fitim pa përqëndruar në të
vërtetë dhe pa u kapur për te.
Ata duhet tu sqarojnë atyreve se nëse dalin prej principeve të
tyre për të realizuar ndonjë interes të tyre, në planin afatshkurtë
mund të fitojë ndonjë gjë, mirëpo në fund do të jetë nga
humbësit.
Qëndrimet praktike të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem, flasin se burri nuk pranon koncesione dhe nuk e
nënçmojnë gjërat joshëse, ashtuqë kur Kurejshitët i ofruan
pasuri dhe autoritet për të lëshuar pe në thirrjen e tij, ai u tha:
"Sa keni fuqi ju të merni nga ky diell një flakë zjari, aq kam
mundësi unë të braktisi këtë thirrje me të cilën jam dërguar".
Domethënë paaftësia ime për ta lërë thirrjen time është më e
madhe se paaftësia juaj për të marrë një flakë nga dielli!
Në kohën tonë potencimi i kapjes për princip është shumë i
rëndësishëm, sepse globalizmi përhap tek njerëzit edukatë të
kontratave tregtare, ku shfaqen mirësitë dhe fshihen mangësitë
dhe stimulohen negociatat dhe kompromiset, shtoja kësaj edhe
hiperbolizimet, hilet dhe veprimi për të arritur dobinë në çdo
aspekt.
Nëse ndodh e tërë kjo, ajo ndodh në llogari të fesë së njeriut,
nderit dhe principeve të tija. Duhet ta mësojmë fëmiun se kur ta
le rrugën e udhëzimit për të fituar ndonjë interes, ai i
25
eksponbohet denimit të All-llahut dhe se kur flijon për të
mbetur në rrugën e drejtë, ai me këtë e fiton mëshirën dhe
bujarinë e All-llahut, azze ve xhel-le, kurse ai që le një gjë për
hirë të All-llahut, All-llahu ia kompenzon me gjëra më të mira.
Përqëndrimi në princip shkakton që njeriu ta ndien veten si një
burrë që i posedon komponentet e burrërisë dhe i bën ballë
mashtrimit.
Sjellja personale e prindërit, në veçanti, duhet të jetë llambë
ndriçuese për fëmjët, të cilin duhet ta kenë udhërrëfyes në
rezistimin e presioneve dhe mashtrimeve. Kjo është gjëja më e
mirë që mund tua ofrojmë fëmijëve nëpërmjet origjanlitetit të
personalitetit dhe fuqisë së tij.

26
12- Ne jemi ata që i japim jetës kuptimin përfundimtar

Gjithësia është kjo që shohim dhe se besimet dhe mendimet


tona mbi jetën janë ato që i manifestojnë domethëniet e jetës për
secilin prej nesh. Krijuesi, azze ve xhel-le, secilit prej neve i ka
dhënë fuqi që të ngrisë pozitën e çdo ndodhie në jetën e tij dhe
të zvogëloj atë pozitë çdo herë që dëshiron.
Nëse dikush prej nesh hyn në një projekt tregtar me disa tjerë
dhe më vonë kacafyten ortakët, dështon projekti dhe secili vjen
në qorsokak, atëherë secili prej nesh këtij rasti i jep domethënie
të veçantë për te. Unë, për shembull mund të them: nuk do të
hyj me askend në ndonjë projekt tregtar. Njerëzit janë të lodhur
dhe ata me të cilët mund të përfiton njeriu prej tyre nëse punon
me ta nuk ekzistojnë në këtë kohë.
Mund të gjej pesëdhjet ose njëqind raste që e vërtetojnë
konkluzën në të cilën kam arritur. Kurse ti mund të thuash:
shkaku për mossuksesin e projektit tonë nuk është pronë e disa
personave të caktuar, por është pasojë e moszgjedhjes së mirë të
njerëzve më të cilët e kam filluar projektin. Mund të themi edhe
këtë: sfera që kemi zgjedhur nuk ka qenë e mirë. Ose të themi:
filluam një fillim të dobët dhe ndodhi kjo që ndodhi. Do të
gjesh në realitet dhe në përvojat e tjerëve me qindra dëshmi që e
konfirmojnë vërtetësinë e të gjitha analizave tuaja të shkaqeve
të dështimit të projektit. Kështu që një ndodhi mund ta lexojmë
me shumë lexime dhe të dalim me mësime të ndryshme dhe
normalisht se do të kenë ndikim të ndryshëm në orientimin e
veprimeve në të ardhmen. Mund ta gjeneralizojmë këtë
shembull në të gjitha gjërat me të cilat ballafaqohemi në jetën
tonë.
Në fjalën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Çudi është puna e besimtarit, mbarë çështjet e tija janë mirësi,
kurse këtë nuk e ka askush përpos besimtarit. Nëse e godet
ndonjë mirësi e falënderon All-llahun për këtë dhe kjo është
mirë për te. nëse e godet ndonjë fatkeqësi duron dhe kjo është
mirë për te" ka aludim direkt në këtë kuptim. Natyra e të mirës
dhe të keqes përkufizohet në përputhje me reagimet tona dhe
nga qëndrimet tona kundrejt tyre. Dhuntitë shndërrohen në
denim nëse i mohojmë ose i shfrytëzojmë në gjëra që nuk e
kënaqin All-llahun. Fatkeqësit shndërrohen në mirësi nëse ne
durojmë dhe shpresojmë shpërblimin te All-llahu.

27
Tërë kjo domethënë se prindërit duhet tu ndihmojnë fëmijëve të
tyre në formulimin e pikëpamjes së shëndoshë mbi ndodhitë e
jetës. Kjo pikëpamje nuk mund të jetë e shëndoshë nëse nuk
mbështetet në botëkuptimin islam dhe udhërrëfyes, i cili ngritet
mbi besimin në aftësinë e njeriut për tu zhvilluar dhe për të
tejkaluar vështirësitë dhe që mbështetet në besimin se ka
ndikim të fuqishëm të besimit të njerëzve në sjelljen dhe leximin
e tyre të ndodhive.
Prindërit mund ta bëjnë këtë duke i mësuar fëmijët që të
koncentrohen në reagimet e tyre kundrejt ndodhive dhe të
bashkëveprpn me to në vend se tu dorëzohet dhe të del nga
mejdani para se të fillon beteja. Është e dobishme në këtë
drejtim tu tregohen fëmijëve disa tregime të burrave që kanë
realizuar fitore të mëdhaja pas viteve të tëra të dështimit dhe
zënies në thua.
Kjo ka ndodhur nga shkaku i besimit në ndihmën e All-llahut,
optimizmit të tyre dhe insistimit në sukses dhe për shkak të
leximit pozitiv të reziqeve dhe vështirësive.

28
13. Të gjitha sukseset dhe dështimet në këtë jetë janë të
përkohshme

Pasiqë jeta e dynjasë është e përkohshme dhe afati i jetesës së


secilit prej nesh në te është e kufizuar, atëherë çdo gjë që na godet
në dynja qoftë përparim, a sukses, fatkeqësi, dëm a dështim, dhe
këto janë të përkohshme. Ky besim na jep fuqi maramendëse për
barazpeshë, andaj nuk bëhemi mendjmëdhenjë e kryelartë kur
fitojmë dhe korrim sukses e as nuk nënçmohemi, përulemi a
thehemi kur na kaplon fatkeqësia apo dështojmë.
Këtë e gjejmë në fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala:
‫) لِ َكْيال‬22( ٌ‫ك َعلَى اللَّ ِو يَ ِسري‬ ِ
َ ‫اب ِم ْن قَ ْب ِل أَ ْن نَْب َرأ ََىا إِ َّن َذل‬
ٍ َ‫ض وال ِِف أَنْ ُف ِس ُكم إِالَّ ِِف كِت‬
ْ ِ ٍ ِ ِ َ ‫َص‬
َ ِ ‫اب م ْن ُمصيبَة ِف األ َْر‬ َ ‫َما أ‬
)23( ‫خوٍر‬ ٍ ُّ ‫تَأْ َس ْوا عَلَى َما فَاتَ ُك ْم َوال تَ ْفَر ُحوا ِِبَا آتَا ُك ْم َواللَّوُ ال ُُِي‬
ُ َ‫ب ُك َّل ُمُْتَال ف‬
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos
jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo
për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për
atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka
dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të
tjerëve”. (El-Hadid: 22 – 23).
Do të gëzojmë këtë barazpeshë të shkëlqyeshme nëse mundohemi
të çlirohemi nga robëria e brengavem cytjeve dhe iluzioneve dhe
mundohemi të thithim ndihmën dhe përkrahjen nga All-llahu, i
Fuqishmi dhe Krenari. Ne krahas kësaj çdo herë duhet ti zbatojmë
shkaqet dhe të veprojmë atë që mund të veprojmë në drejtimin e
saktë dhe pastaj të jemi të kënaqur me rezultatet dhe ti dorëzohemi
urdhërit të All-llahut, subhanehu ve teala.
Ne të mëdhenjtë kemi nevojë shumë të madhe për këtë pikëpamje
nëse dëshirojmë të na ecë jeta mirë dhe e kemi obligim që kështu të
edukojmë fëmijët tanë. Mjeti më i mirë në këtë drejtim është sjellja
jonë personale, sepse fëmiu duhet të sheh te prindërit e tij maturi
dhe barazpeshë në të gjitha çeshtjet e tyre, normalisht dhe duke
shfrytëzuaqr çdo rast që na jipet për të potencuar këtë të vërtetë,
ashtu që nëse djali arrin suksese të larta në mësime ia urojmë këtë
vepër, e stimulojmë që të vazhdon në këtë rrugë dhe i sqarojmë se
çdo sukses në këtë dynja e fiton vlerën nga qëllimi që kemi nga kjo
vepër, andaj nëse synojmë me këtë vepër përfitimin personal dhe
sjelljen e dobisë muslimanëve, atëherë kjo vepër do të jetë mirësi
dhe bereqet për ne, kurse ky sukses do të jetë i përkohshëm nëse
nuk e lidhim me ahiretin nëpërmjet nijetit të mirë. Përballë këtij
rasti, nëse dështon fëmiu në ndonjë vit (klasë) shkollor, ose në
ndonjë garë ose në ndonjë veprim që synonte fitimin, atëherë në
29
mundohemi së bashku me te që të zbulojmë shkaqet e dështimit, i
sqarojmë mundësitë e përmirësimit dhe kompenzimit, gjithashtu i
sqarojmë se dështimi i cili nuk shpie në dështim të ahiretit mund
të tejkalohet dhe të shpëtojmë prej tij, sepse fitoreja e vërtetë është
fitoreja e ahiretit, sikurse ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:
)985( ‫اْلَيَا ُة الدُّنْيَا إِالَّ َمتَاعُ الْغُُروِر‬ ْ ‫ِح َع ْن النَّا ِر َوأ ُْد ِخ َل‬
ْ ‫اجلَنَّةَ فَ َق ْد فَ َاز َوَما‬ َ ‫فَ َم ْن ُز ْحز‬
“… e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur
shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim
mashtrues”. (Ali Imran: 985).
Burimet që ekzistojnë në këtë jetë janë shumë më pak se janë
kërkesat e aspiratave dhe synimeve të njerëzve, andaj ti lidhim me
botën e gjërë të ahiretit që të na zë të gjithve.
Ta mësojmë fëmiun që mos tu dorëzohet gjendjeve momentale, pa
marë parasysh se a janë ato gjendje gëzuese ose mërzitëse dhe
vazhdimisht të shikon drejt pasojave dhe përfundimeve, se vetëm
në këtë mënyrë mund të del nga burgu i realitetit drejt horizontit
të gjërë të ardhmërisë.

31
14. Kapja për Sunnet

Në kohën e tanishme, që njihet si kohë e globalizmit, pritet që


shumë sunnete, edukata fetare dhe shoqërore të neglizhohen dhe
të mos jemi serioz në zbatimin e tyre për një shkak thelbësor, e ajo
është se globalizmi përhap simbole dhe nocione që stimulojnë
individualizmin dhe zgjidhjen e lirë, skajëson shpirtin e seriozitetit
dhe diciplinës në kundërshtim të plotë të asaj që rezaton kapja për
sunnet dhe dukata fetare në përgjithësi, ku sjellja dhe lëvijza e
njeriut bëhen sipas udhëzimit pejgamberik dhe metodës së drejtë
hyjnore. Është e qartë se kapja për sunnet kultivon te muslimani
vullnetin dhe refuzimin e epsheve dhe pasioneve, kurse sjelljes
shoqërore i jep natyrë të unitetit dhe homogjenitetit, e kjo është
shumë e rëndësishme për unifikimin e ndjenjave dhe nocioneve.
Duke u nisur nga ky parim del si obligim i prindërve, sidomos
nënës, tia mëson fëmijëve ato sunnete, lutje dhe edukata që mund
tia mëson dhe të cilat e formulojnë sjelljen e tij, kurse ato janë
shumë, disa prej tyre janë gojore, disa prej tyre janë sjellje dhe
vepra.
Prej sunneteve dhe eddukatave gojore janë:
- Të thotë: elhamdulilah, kur teshtis dhe ti thojë:
jerhamukallah, kur ta dëgjon dikend duke teshtis.
- Të thotë: bismilah në fillim të ushqimit dhe elhamdulilah, në
fund të ushqimit.
- Kur të sheh fëmiu diçka që i pëlqen të thotë: subhanallah, në
vend të fishkëllimës, britmës ose duartrokitjes që i bëjnë disa
të rinjë sot.
- E mëson fëmiun që kur të zgjohet nga gjumi të thotë:
elhamdulilah el-ledhi ehjana bade ma ematena ve ilejhin-
nushur.
Dhe shum lutje dhe dhikre tjera që kanë ardhur në tekste dhe
hadithe të sakta dhe të vërteta, sikurse janë lutjet kur hyhet në
shtëpi, lutjet gjatë daljes nga shtëpia, lutjet e mëngjesit dhe
mbrëmjes, etj.
Do të ishte mirë që biblioteka shtëpiake të posedojë disa libërtha
që orinetojnë në këtë drejtim.
Sunnetet dhe edukatat veprore që duhet tua mësojmë fëmijëve
tanë janë:
fillimi me anën e djathtë gjatë veshjes së rrobave dhe këpucëve,
kur të hyjë në xhami, kur ti shkurton thonjtë, kur të jep dhe kur të

31
mer, etj, kurse të fillon me anën e majtë në veprimet e kundërta të
këtyreve, sikurse është dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, etj.
Ta mësojmë fëmiun që të largon pengesat nga rruga, e nëse nuk
largon pengesat nga rruga, sëpaku mos të hedh pengesa dhe
mbeturina në rrugë apo vende publike, sepse shumë fëmijë
kanoqet boshe dhe disa mbeturina i hedhin në rrugë dhe vende
publike pa kujdesi!
Duhet ta mësojmë fëmiun që të ha me dorën e djathtë dhe para
vetes dhe mos të shikoj në fytyrën e atyreve që hanë në sofër. Nëse
mer diç në pjatën e tij të veçantë le të mer aq sa i duhet dhe le të di
si të hanë në pjatën e tij dhe mos të lë asgjë në atë pjatë.
Prindërit duhet ti mësojnë fëmiët e tyre që të kujdesen për të mirat
dhe pronat e përgjithshme, duke mos lënë drita të ndezura pasiqë
të del nga dhoma, të mbyll çesmat pasi të përfundon përdorimin e
ujit, mos të harxhon ujë më tepër se sa i duhet, sado që është i lirë
ose i pranishëm, e kështu me rradhë.

32
15. Respektimi i të vërtetës

E vërteta posedon fuqi personale, u imponohet njerëzve edhe pse


ata mundohen ta injorojnë, fshehin ose zhvlerësojnë. Shpirtërat e
mëdhenj i gëzohen të vërtetës dhe ndiejnë lumturi të madhe kur e
gjejnë atë, madje aq shumë ndikohet saqë edhe qanë, sikurse
tregon All-llahu, subhanehu ve teala, për disa kristian:
ْ ‫يض ِم ْن الد َّْم ِع ِِمَّا َعَرفُوا ِم ْن‬
‫اْلَ ِّق يَ ُقولُو َن َربَّنَا‬ ِ ِ َّ ‫وإِ َذا ََِسعوا ما أُن ِزَل إِ ََل‬
ُ ‫الر ُسول تَ َرى أ َْعيُنَ ُه ْم تَف‬ َ ُ َ
)83( ‫ين‬ ِ ِ
َ ‫َآمنَّا فَا ْكتُْب نَا َم َع الشَّاىد‬
“Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej
syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe
thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që
dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit)”. (El-Maide: 83).
Gjatë mohimit të vërtetës ka një lloj vetmashtrim dhe është vepër e
poshtër, kurse ata që janë bërë të mvarur nga mohimi i të vërtetës
dhe nënçmimin e saj ndiejnë një erësirë shpirtërore sepse i
rebelohen një zërit të thellë i cili buron nga thellësira e tyre.
Kur'ani Fisnik na mëson që të ballafaqohemi fuqishëm dhe me
qendresë me të vërtetat sado që janë të vështira. Shikoni si u
sqaron atyreve që nuk morën pjesë në betejen e hudejbisë se do të
thirren që të takohen me një popull edhe më të vështirë, e ata ishin
populli benu hanif, që të përgaditen për këtë luftë:
ٍ ‫اب ست ْدعو َن إِ ََل قَوٍم أُوِِل ب ْأ ٍس ش ِد‬
‫يد تُ َقاتِلُونَ ُه ْم أ َْو يُ ْسلِ ُمو َن فَِإ ْن‬ ِ ِ ‫قُل لِْلمخلَّ ِف‬
َ َ ْ ْ ْ َ ُ َ ‫ني م ْن األ َْعَر‬ َ َُ ْ
)96( ً‫َجراً َح َسناً َوإِ ْن تَتَ َولَّْوا َك َما تَ َولَّْيتُ ْم ِم ْن قَْب ُل يُ َع ِّذبْ ُك ْم َع َذاباً أَلِيما‬ ِ ِ
ْ ‫تُط ُيعوا يُ ْؤت ُك ْم اللَّوُ أ‬
“Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një
popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta
pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju
jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më
parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm". (El-Fet’h :
16).
Tërë kjo na mëson që ti mësojmë fëmijët tanë që të bashkëveprojnë
me të vërtetën objektivisht nëpërmjet sjelljes tonë personale, andaj
nëse duhet që fëmiu të pi ilaç të hidhur, nuk duhet ti themi se ky
ilaç është i ëmbël dhe i këndshëm dhe se kur do ta përdorish do ta
duash dhe do ta kërkosh, por duhet ti themi: vallah, biri im, është i
hidhur, edhe unë kur isha i vogël si ti e kisha vështirë të pi këtë
ilaç, mirëpo ti mund të jesh më trim se unë, po ti duhet patjetër ta
pishë edhe në qoftë se është i hidhur nëse dëshiron të shërohesh,
me leje të All-llahut.
33
Nëse e angazhojmë fëmiun me ndonjë vepër të rëndë nuk duhet ti
themi: është më e lehtë se pirja e ujit, por duhet ti themi: është
vepër e rëndë, mirëpo besojmë se ti mund ta kryejsh këtë vepër,
madje edhe ato vepra që janë më të rënda se kjo.
Nëse fëmiu zihet me ndonjë shok të vetin dhe nuk ka të drejtë,
duhet ti themi me vërtetësi dhe besnikëri: e drejta është me te,
kurse ti ke gabuar me te…
Fatkeqësisht shumë familje muslimane nuk ecin në këtë rrugë, i
falsifikon të vërtetat para fëmijëve dhe i mëson që të ikin nga e
vërteta. Kjo më së shumti shihet në shtëpitë ku është i përhapur
hasedi dhe përgojimi i njerëzve, ata çdo herë paraqiten para
fëmijëve se janë më të mirë se tjerët dhe se ata vazhdimisht janë në
të saktë, kurse mangësia dhe gabimi çdo herë janë hise e tjerëve.
Kur të rriten fëmijët dhe të fillojnë ti kuptojnë gjërat ashtu si janë
tek ata lind një lloj i dëshpërimit dhe një lloj nënçmimi i edukatës
që kanë pranuar!

34
16. Ndihmoji fëmijës që ta zbulojë veten

Injoranca është problemi më i rëzikshëm me të cilin ballafaqohet


njeriu gjatë historisë, kurse mosnjohja e vetes është lloji më i
rezikshëm i injorancës. Shoqëritë që i nënshtrohen programeve të
ashpra të ndërtuara mbi adetet dhe zakonet e paqarta, e thellojnë
mosnjohjen e fëmijëve tanë të vetvetes duke i izoluar nga shoqëritë
tjera dhe duke u dhënë njohuri të gabuara ose të shëmtuara, andaj
shikimi i tyre ndaj vetvetes bëhet i paqartë, mu skur ai që e sheh
veten në pasqyrë me pjertësira ose me fund.
Njeriu ka nevojë ta njeh mirë vetveten që ta përmirëson raportin e
tij me All-llahun dhe raportin e tij me njerëzit dhe që të njeh
mundësitë e dhëna dhe reziqet që i kërcënohen.
Mundi më i mirë që e japim është mundi që shfrytëzohet për të
njohur gjendjet tona speciale, t’i kptojmë aftësitë e tona që i
posedojmë dhe realitetin e vështirësive që e pengojnë përparimin
tonë. Pa e njohur njeriu vetveten nuk mund ta dominon atë e as
ambijentin në të cilin jeton, ose raportet që i krijon.
Në të vërtetë zbulimi i unit të fëmijës nuk është çeshtje e lehtë,
mirëpo njohja e animeve, përgaditjet dhe pikat e fuqisë tek ai
mbetet vepër e afërt për ana.izë.
Nëse dëshirojnë prindërit të arrijnë këtë gjë duhet ti kenë dy gjëra:
kulturë të mirë dhe preokupim të madh.
Ekzistojnë disa mjete që na ndihmojnë në këtë detyrë, prej tyre
janë edhe këto:
a. Testi i intelegjencës me të cilin matë një grumbull të aftësive
intelektuale te fëmiu. Këtë test mund tia bësh edhe kur është
fëmiu në klasën e tretë ose katërt. I ruan prindi këto rezultate
dhe mund tia tregon edhe mësuesit të tij. Edhe pse ka akuza
në drejtim të testit të intelegjencës, se ajo matë vetëm aftësitë
intelektuale të përziera me kulturë dhe se anon kah fëmijët e
një shtrese të caktuar, ai do të mbetet vazhdimisht një
tregues i mirë.
b. Notat që i mer fëmiu në shkollë na ndihmojnë për të kuptuar
përgaditjet e tija. Me këtë gjë, psh, zbulojmë fuqinë e kujtesës
nëpërmjet lëndëve që duhet të mësohen përmendsh, kurse
nëpërmjet notave të matematikës mësojmë aftësinë e tij për
shumëzim dhe pjestim, kurse nëpërmjet lëndëve të artit dhe
batit mësojmë aftësitë dhe shkathtësitë e tija artistike.
c. Njeriu e mbush kohën e tij me gjërat më të dashura për te,
kurse ne mund të zbulojmë animet e fëmijës duke përcjellur
35
aktivitetet e tija gjatë pushimeve verore, gjatë pikniqeve dhe
gjatë kohës boshe gjatë tërë vitit.
d. Ëndërat dhe shpresat e fëmijës, pasiqë fëmiu mund të
informon prindin e tij për shkencën që e do dhe synon ta
studion në të ardhmen, ose zanatin a punën që do ta bëjë.
Detyra jonë pasiqë të zbulojmë animet dhe përgaditjet e tija
është që ta ndihmojmë në përforcimin e tyre nëpërmjet
leximeve të ngjeshura, përgjat disa kurseve dhe përgjat
mbikqyrjes së specialsitëve mbi ato lëmi.
Ne duhet të dimë se aftyësitë e fëmijës për pranim janë shumë
të ndieshme e nëse neglizhohen ato eliminohen, e nëse kaliten,
kujdesemi për to dhe stërviten, japin llojlloj frytesh.

36
17. Formulimi i mendjes së hapur drejt ndryshimeve

Ndryshimet dhe transformimet janë ligj prej ligjeve të All-llahut


që dominojnë mbi krijesat dhe në të njejtën kohë konsiderohen
begati e All-llahut, sepse vazhdimësia e çdo gjëje në mënyrë
statike e bën të mërzitshme dhe e humb ngazëllimin dhe
shkëlqimin.
Shekulli ynë është shekull i ndryshimeve të shpejta, kurse kjo
ndodh për shkak se shumë mendime të vjetra i nënshtrohen
eksperimentit dhe bëhet e qartë se ato nuk janë të sakta andaj
edhe anashkalohen. Psh. Aristoteli ka menduar se burri ka më
shumë dhëmbë se sa gruaja. Ky njeri edhe pse ka qenë i
martuar dy herë, asnjëher nuk i ka shkuar ndërmend që të
kërkon prej njërës grua që të hap gojën dhe ti numëron
dhëmbët e saja, e po të kishte bërë këtë vepër do të kuptonte se
thënia të cilës njerëzit i kanë besuar shekuj me rradhë nuk është
e saktë.
Sot çdo gjë eksperimentohet dhe ka anim të fuqishëm drejt
zbatimit të mendimeve të reja për të përmirësuar kualitetin e
jetesës.
Sipas kritereve islame e reja nuk cilësohet as si e keqe e as si e
mirë, ka mundësi të paraqet një hap në drejtim të saktë dhe ka
mundësi të paraqet degradim, kurse njerëzve u mbetet ta
analizojnë dhe të hapen drejt saj jo për ta praktikuar por për ta
kuptuar thelbin dhe esencën e saj.
Fëmiu nga natyra e do çdo të re, do aspiratat, pyetjet dhe
zbulimet, mirëpo frika e të mëdhenjve nga e reja dhe kënaqja
me të vjetrën i dobëson këto prirje të fëmiu që në fund të bëhen
edhe ata sikur të mëdhenjtë!
Ndoshta disa fraza që përsëriten në mesin e njerëzve sikur
proverbe popullore e përshkruajnë këtë gjë në mënyrë të qartë,
sikurse është fjala popullore:
“Nuk mund ta dish të mirën e një gjëje derisa nuk e provon
dikush tjetër”.
“Ajo që e di është më e mirë se ajo që e mëson”.
Kërkohet prej prindërve në shtëpi që të formulojnë mendjen e
fëmijës që të jetë i barazpeshuar drejt gjërave të ndryshueshme
dhe të reja, e mos të kapet për të vjetrën vetëm pse është e vjetër
e as mos të gëzohet për të renë vetëm pse është e re.
Prej gjërave që na ndihmojnë në këtë drejtim janë edhe këto:

37
a. Ta mësojmë fëmiun që të besojë se urtësia është gjë e
humbur e besimtarit dhe kudo që e gjenë ai ma shumë e
meriton, sikurse ka ardhur në hadith2, dhe se fjala e vërtetë
mund të na vijë nga njeriu i mirë ashtu sikurse mund të na
vijë edhe nga njeriu i keq, mund të na vijë nga miku por
edhe nga armiku.
b. Ta mësojmë fëmiun që të eksperimentojë, ashtuqë nëse është
në dilemë cilën metodë ta përdorë, ne duhet ta stimulojmë që
ti provojë të dy metodat dhe le të sheh se cila metodë është
më e saktë dhe më e sukseshme.
c. Duhet tia bëjmë të qartë fëmijës se sistemet dhe mjetet që i ka
shpikur njeriu i ka shpikur për përfitim, shërbim dhe
realizim të dobisë së tij, andaj është nga urtësia që ti braktisë
ato atëherë që humbin aftësinë për ti shërbyer atij ose kur të
gjejë mjete me realizim më të mirë dhe harxhime më të
vogla.
d. Të kultivojmë shqisat e krahasimit tek fëmiu, sepse
krahasimi është element kryesor në zhvillimin e çdo shkence
dhe në ndërtimin e vetëdijes njerëzore. Me krahasime fëmiu
mund ti zbulon veçoritë e gjërave dhe defektet e tyre dhe me
këtë bëhet i aftë që të zgjedh mes të vjetrës dhe të resë.
e. Të kultivon tek fëmiu aftësinë për të dëgjuar pikëpamjet e
ndryshme sado që duken se janë sipërfaqësore dhe të
palogjikshme, kurse pas dëgjimit të tyre të jep gjykimin dhe
të bën dallimin mes tyre.
f. Duhet ti mësojmë fëmijët se çdo mendim që e dëgjon mund
të jetë i saktë dhe i gabuar dhe se të mëdhenjtë gabojnë ashtu
sikurse gabojnë edhe fëmijët, mirëpo dallon për nga lloji i
gabimit. Secili dijetar i replikon dijetarëve tjerë edhe ata i
replikojnë këtij, përpos të pagabueshmit, Muhammedit, sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse muslimani gjeneralisht i
njeh burrat npërmjet të vërtetës dhe nuk e njeh të vërtetën
nëpërmjet burrave.
g. Prindërit duhet të mbështeten në metodën e dialogut dhe
debatit me fëmijët gjatë sqarimit të qëndrimit ndaj gjërave të
reja.

2 Ky hadith është i dobët!!!


38
98. T’ia mësojmë fëmijës gjërat e natyrshme dhe të jonatyrshme

Fëmijët janë të aftë ti kuptojnë shumë mendime dhe rregulla


edukative (praktike) nëse ua sqaron në mënyrë të lehtë dhe të
thjeshtë dhe nëse u jep një numër të madh të shembujve. Ne kur
koncentrohemi që tua hapim sytë fëmijëve në preokupimin mbi
vendimet logjikore dhe pastrimi i tyre nga gabimet që mund ti
posedojnë, në këtë mënyrë i vëndojmë në rrugë të saktë për të
shikuar në gjërat dhe për të bashkëvepruar me ndodhitë.
Vërehet shumë qartë se shumë njerëz i përziejnë gjërat e
zakonshme me ato të pazakonshme, të natyrshmet me ato të
jonatyrshme, të rregullta me ato që janë përjashtime, kurse kjo
përzierje e mjegullon botëkuptimin tonë dhe ndikon negativisht në
qëndrimet, sjelljet dhe raportet tona.
Ja disa shembuj që e sqarojnë këtë vërejtje:
a. Spitalet janë shoqëri të dobëta, sepse këto vende i synojnë
vetëm ata që janë të sëmurë, andaj prania e njerëzve të
sëmurë në këto vende është gjë e zakonshme dhe e
natyrshme. Mirëpo nëse shtrihet në krevatet e këtij spitali
ndonjë njeri i shëndoshë, i cili shtiret si i sëmurë, për ndonjë
qëllim të caktuar, atëherë kjo është përjashtim dhe nuk është
e natyrshme, kurse përqindja e tyre nuk është as dy ose tre
në njëmijë njerëz.
Në anën tjetër vërejmë se sportistët vijojnë klubot e sportit edhe
pse janë të shëndoshë dhe me elan për të shtuar fuqinë dhe elanin
e tyre, mirëpo nëse vërejmë ndonjë njëri të sëmurë, i cili i viziton
këto vende për ndonjë qëllim të caktuar të tij, atëherë kjo është
përjashtim dhe vepër e jonatyrshme.
b. Suksesi i nxënësit serioz në mësimet e tija dhe që i kryen
detyrat është gjë e natyrshme dhe rregull, gjithashtu edhe
ngelja e nxnësit dembel dhe neglizhues është gjë e natyrshme
dhe zakontë. Mirëpo nëse ndodh e kundërta e kësaj me
secilin prej tyre, atëherë kjo është përjashtim.
c. Kur udhëtojmë me veturë të re është e zakonshme dhe e
natyrshme që të arrijmë deri te destinacioni i caktuar pa na
ndodhur ndonjë defekt apo prishje, sepse afati i skadimit të
pjesëve të kësaj veture sa ka filluar, andaj nëse ndodh ndonjë
defekt ose prishje, kjo nuk është e natyrshme dhe e
zakonshme. Mirëpo nëse përdorim veturë të vjetër njëzet
vjet, ndodhia e defektit apo prishjes gjatë rrugës është gjë e
zakonshme dhe e natyrshme, madje disa njerëz do të habiten
39
me ty nëse i beson kësaj veture dhe e përdor për kësi
udhëtimi të gjatë, e kështu me rradhë…
Dembelët dhe kaotikët ndërlidhen me shembujt që janë përjashtim
me qëllim për ta rrënuar rregullin, e kjo është e zakonshme në
shumë vende të pazhvilluara. Kemi parë shumë studentë dembela
duke thënë: filani nuk ka mësuar as gjatë provimeve e as para tyre,
mirëpo kaloi. Filani lexoi dhe mësoi ditën dhe natën, mirëpo ngeli
në provim. Po tërë kjo ndodh, mirëpo kjo nuk është rregull, por
është përjashtim i cili e përforcon rregullin.
Shumë fëmijë u thonë prindërve të tyre: filani vazhdimisht më
rrah, mirëpo gjatë hulumtimit kuptohet se ai vetëm një herë e ka
rrahur, mirëpo ky fëmij këtë përjashtim e bëri rregull.
Nëse dëshirojmë ta ruajmë fëmiun nga ky gabim ne duhet
vazhdimisht ta transferojmë nga biseda e përgjithshme në
shfrytëzimin e gjuhës së sasisë, andaj nëse dikush thotë se filan
nxënësi ka kaluar provimin pa mësuar, i themi: sa janë ata që i njeh
ti që kanë kaluar pa mësuar? Nëse thotë: ata janë shumë, i themi:
sa është përqindja e tyre në krahasim me ata që kanë kaluar si
rezultat i mësimit dhe punës së tyre, e kështu me rradhë…

41
19. Tia mësojmë fëmijëve dallimin mes vlerës së qëllimit dhe vlerës
së mjetit

Përzierja mes qëllimeve supreme dhe qëllimeve mjete dhe mjeteve


të pastra ka shkaktuar shumë dilema dhe vështirësi për shumë
njerëz, andaj prej detyrave tona në shtëpi është që të kujdesemi për
këtë gjë nëse dëshirojmë të vendojmë gurëthemelin e
preokupimeve të fëmijëve tanë dhe orientimin e sjelljes së tyre.
Qëllimet supreme janë ato gjëra që paraqesin nevojat kryesore dhe
të thella të ekzistimit tonë. Ato janë të shumta, në krye të tyre
qëndron fitimi i kënaqësisë së All-llahut, subhanehu ve teala, dhe
fitimi në ahiret, kjo pa dyshim është qëllimi i qëllimeve dhe synimi
i synimeve. Çdo qëllim qoftë i vogël ose i madh, të cilin e realizon
muslimani në këtë jetë në fund duhet t’i shërbejë atij qëllimi. Ka
qëllime me vlerë më të vogël, e ato janë qëllime që kanë të bëjnë
me komponentet e jetës tonë dhe nevojave të ekzistimit tonë,
sikurse është lumturia, liria, solidariteti, siguria, qetësia, stabiliteti,
etj.
Vendimet e mëdhaja që i marim në jetë duhet ti shërbejnë
qëllimeve tona të mëdhaja, kurse vendimet që u shërbejnë
qëllimeve të vogla duhet ti shikojmë sikurse vendime të vogla.
Mjetet/qëllime, janë ato që kanë të bëjnë me qëllimet e mëdhaja
dhe arrijmë ti realizojmë duke dhënë mund dhe duke shfrytëzuar
disa mjete. Psh. Pasuria është mjet për të siguruar ushqim,
veshmbathje, vendbanim, etj, posedimi i këtyre gjërave na
ndihmon që të sigurojmë ndjenjat e sigurisë, stabilitetit dhe
qetësisë.
Kurse mjetet e pastërta, janë ato mekanizma që na ndihmojnë për
të arritur aty ku synojmë. Lapsi me të cilin shkruaj nuk është më
shumë se një mjet me të cilin shkruaj dhe vlera e këtij mjetet
ndërlidhet me kualitetin me të cilin e kryen këtë detyrë. Llamba
nuk është më shumë se mjet i ndriçimit, ska dyshim se ekziston
dallim mes shkallës së bukurisë së një llambe dhe tjetrës, mes një
lapsi dhe tjetri, mes aftësive të një llambe dhe tjetrës dhe mes një
aftësive të një lapsi dhe tjetri në realizimin e detyrës për të cilën
është prodhuar, mirëpo këto dallime kanë të bëjnë me aspektet e
bukurisë dhe plotësisë, dhe nuk kanë konsiderata thelbësore.
Pas kësaj hyrje mendoj se te fëmiu duhet të mbjellim këto nocione
që kanë të bëjnë me këto gjëra:
a. Të sillemi përreth qëllimeve të mëdhaja dhe ti bëjmë ato
kriter të qëllimeve më të vogla. Adhurimet e llojllojshme
41
duhet të shpiejnë në përmirësimin e raportit tonë me All-
llahun dhe t’i pasurojmë ndjenjat e dashurisë ndaj Tij,
përndryshe do të përmbajnë ndonjë defekt të caktuar dhe si
vijim i kësaj do të kemi nevojë për rianalizim të tyre, sepse
mund të kemi mangësi të sinqeritetit ose mangësi në
korrektësi gjatë kryerjes së tyre.
b. Aq sa fuqishëm kapemi për qëllimet aq jemi elastik kundrejt
mjeteve dhe mënyrave. Nëse suksesi është qëllim të cilin
dëshirojmë ta realizojmë, mjetet që na shpiejnë te ky qëllim
janë të shumta, andaj nuk ka problem për njeriun të përdorë
cilindo mjet përderisa është legjitim fetarisht. Kuptimi, psh.
është qëllim thelbësor i leximit, andaj mund të arrijme te ky
qëllim me mënyra të ndryshme të leximit. Nga kjo lindi arti i
adiministrimit (menaxhimit) të qëllimeve.
c. Ndërlidhja e mjeteve me qëllimet nuk është i detyrueshëm e
as automatik, mund të posedojmë pasuri dhe mos të jemi të
sigurtë, të posedojmë laps dhe të mos shkruajmë, andaj nuk
duhet të ndalemi tek mjetet, duhet ti kalojmë ato dhe të
arrijmë te qëllimet dhe të konsiderojmë çdo mjet gjë formale,
kurse qëllimin te i cili dëshirojmë te arrijme me to, thelbësor
dhe përmbajtësor.

42
20. Formimi i logjikës kauzale

Bestytnitë kanë bë fole në mendjen e shumë njerëzve, sepse nuk


kanë marrë edukatë akaidologjike dhe ideologjike të mirë.
Muslimanët kanë kaluar disa shekuj ku kanë ngecur mbrapa
veprimet intelektuale dhe ka dominuar analfabetizmi, janë shtuar
gënjeshtarët (mashtruesit- dexhallët), ka munguar ndërlidhja e
udhëzuar mes shkaqeve dhe pasojave, mes parathënieve dhe
rezultateve, gjë që solli destabilizim të përgjithshëm në mbarë jetën
islame.
Ska dyshim se gjenjda tani është më e mirë në shumë sfera.
Edukata është ajo që na ndihmon të përmirësohemi vazhdimisht
dhe ti rezistojmë formave të bestytnisë, fatalizmit- tevakulit, dhe
keqkuptimeve që mund tu jepen mendjeve të fëmijëve dhe
besimeve të tyre në çdo rast.
Bota e dynjasë është botë e shkaqeve ku dalin në shesh ndërlidhja
mes gjërave, kurse bota e ahiretit është një botë ku del në shesh
fuqia e Krijuesit, subhanehu ve teala. Shkenca moderne ka zbuluar
një numër të madh të shkaqeve që i ndërlidh një numër të madh të
fenomeneve, kurse këto zbulime të mëdhaja sigurojnë kushte të
rëndëishme të zhvillimit teknologjik dhe shumë herë i formulojnë
disa manifestime.
Veprimi sipas shkaqeve është kërkesë fetare, ka shumë tekste dhe
shembuj nga praksa e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
në këtë drejtim dhe ato janë të njohura për lexuesin e nderuar.
Prej urtësive të ndalimit të alkoolit është edhe fakti se dehja anulon
kuptimin e kauzalitetit në mendjen e atij që konsumon alkoolin.
Duhet tia bëjmë të qartë fëmijëve se kuptimi i jetës nuk mund të
ndodh në mënyrë të saktë përpos se nëse kuptojmë ndërlidhjen
mes gjërave ashtu siç janë. Duhet tua zgjërojmë kuptimin e tyre
ndaj kësaj çeshtjeje duke i studiuar disa fenomene, sepse ka
mundësi që shkak i një fenomeni të jetë një shkak, por mund të
ketë edhe shumë shkaqe, gjithashtu mund të ketë shkaqe direkte
dhe indirekte.
Psh. një bakterie e caktuar mund të jetë shkak i vetëm dhe i
drejtpërsëdrejti për ndodhinë e një sëmundjeje të caktuar dhe kjo
sëmundje mund të jetë shkaku i vetëm dhe i drejtpërsëdrejtë i
ndjenjës së dhimbjes. Mirëpo pas një fenomeni mund të ekzistojë
edhe shkaqe të ndryshme. Krimi në shoqëri mund të ketë shkak
ekonomik, sikurse është varfëria, shkak që ka të bëjë me vlerat,
sikurse është hakmarja për gjak apo për nderë, por mund të ketë
43
edhe shkaqe fiziologjike dhe gjenetike, sikurse është ekzistimi i
defektit të caktuar në tru, ose në përbërjen mentale, ose për shkak
të konsumimit të alkoolit apo drogës, etj. Pesha e çdo shkaku dhe
sasia e kontributit të tij në ndodhinë e ndonjë fenomeni nuk
kuptohet përpos se nëpërmjet të numrimit (el-Ihsa).
Prindërit mund të formulojnë logjikën kauzale të fëmijët e tyre
duke i përmendur shkaqet e ndodhive dhe fenomeneve në bisedat
me tyre, duke u thënë: filanit i janë krimbur dhëmbët sepse nuk i
ka larë. Filani ka korrë sukses, sepse e ka shfrytëzuar kohën.
Filanit i shndërit fytyra sepse e përmend All-llahun, subhanehu ve
teala. Filani fiton në tregtinë e tij sepse është i saktë në sjelljen e tij
me myshteritë, etj.
Arsyetimi dhe aftësitë e tija në formulimin e logjikës kauzale na
ndihmon në mbjelljen e disa vlerave dhe zgjimin e ndjenjave të
fëmijës drejt tyre.

44
21. Ndërtimi i logjikës së vërtetimit dhe bindjes

Transmetimi i lajmeve ashtu si na vijnë pa i vërtetuar dhe filtruar


ato është një bela që e ka kapluar shoqërinë tonë islame, madje
është sëmundje e përgjithsme njerëzore. Aq sa ma shumë përhapet
injoranca aq më tepër përhapet kjo sëmundje. Njerëzit e privuar
nga kultura e mirë i besojnë secilit lajm që e lexojnë në gazeta dhe
e pranojnë çdo dezinformatë që bie në veshin e tyre dhe në të
shumtën e rasteve refuzojnë çdo debat mbi te, sepse sipas besimit
të tyre është gjë e saktë dhe e qartë. Kurse dijetarët dhe njerëzit me
përvojë nga përvoja e tyre e gjatë në veprat e tyre shkencore kanë
mësuar se shumë gjëra që janë quajtur të vërteta shkencore, pas një
kohë janë bërë gjëra të dyshimta. Këta njerëz, për dallim të
injorantëve, bëjnë dallimin mes mendimit që e ka një person, ose
ndonjë individ prej njerëzve dhe të vërtetave shkencore që ka
konsenzus mbi to. Shumica e njerëzve, në mesin e tyre janë edhe
disa specialistë, nuk posedojnë shqisa të mjaftueshme për të
kritikuar lajmet dhe për të vërtetuar vërtetësinë e tyre. Disa ua
mësojnë studentëve kontributin e muhadithëve në shoshitjen e
lajmeve dhe vlerësimin e tyre, mirëpo nuk ka aftësi që të përfitojë
nga kjo që e thotë në jetën e tij praktike!
Kur'ani Fisnik na ka urdhëruar që të sqarojmë dhe vërtetohemi,
duke thënë:
ٍ ِ ِ ِ ِ َّ
ْ ُ‫ين َآمنُوا إِ ْن َجاءَ ُك ْم فَاس ٌق بِنَبٍَإ فَتَبَ يَّ نُوا أَ ْن تُصيبُوا قَ ْوماً ِبَ َهالَة فَت‬
‫صبِ ُحوا َعلَى َما‬ َ ‫يَا أَيُّ َها الذ‬
)6( ‫ني‬ ِِ
َ ‫فَ َعْلتُ ْم نَادم‬
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë
lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull
pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”.
(El-Huxhurat: 6).
Kur dëgjon njeriu fjalë që nuk e dinë a janë të sakta ose jo, ai nuk
duhet ti transmetojë përpos se duke i kritikuar dhe vlerësuar ato,
që mos të shtohet edhe më shumë ky problem. Pejgamberi, sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Mjafton ti regjistrohet njeriut gënjeshtër nëse flet çdo gjë që
dëgjon”. (Sahih).
Ne duhet ti mësojmë fëmijët tanë se shumica e lajmeve që i
transmetojnë njerëzit ose nuk janë të sakta ose nuk janë precize. Aq
sa ma shumë përhapet një lajm dhe aq sa ma shumë e përdorin aq
më tepër shtohet mundësi e ndryshimit dhe falsifikimit. Njerëzit e
urrejnë boshllëkun, andaj nëse e dëgjojnë një tregim të mangët ose
45
të palogjikshëm, atëherë logjika e tyre popullore shpik gjëra që e
plotësojnë atë mangësi dhe e largojnë atë palogjikshmëri.
Nëse ndonjëri fëmijë na sjell ndonjë lajm, ne duhet ti ndihmojmë
në analizimin e tij, i japim vërejtje që mos të nxiton në besimin e
gjith asaj që dëgjon dhe mos ta përhapë. Mund ti themi: ai që ta ka
treguar këtë lajm a e ka parë vet ose e ka dëgjuar me vesht e tija
nga ai që i ka ndodhur, me qëllim që të vërtetohemi nga lajmi, ose
çeshtja është ndryshe?!
Është e dobishme që të ushtrojmë fëmiun, sidomos adoloshentët,
që të kritikojnë gjërat që i dëgjojnë, ti analizojnë ato, të sqarohen
hiperbolizimet dhe kontradiktat që i bartë në vete dhe në këtë
mënyrë do të përfitojnë shumë.

46
22. Zhvillimi i shkathtësive logjikore

Shekulli ynë është shekull i shpërthimit informatik, kurse ajo që


solli deri te kjo është shfrytëzimi i mundësive intelektuale që na i
ka dhënë All-llahu, subhanehu ve teala, me një shkathtësi të
madhe. Prej tani e tutje arritje deri te informatat nuk do të paraqet
ndonjë problem për njerëzit dhe posedimi i informatave nuk do të
jetë dalluesi kryesor mes popujve dhe individëve, por dallimet e
mëdhaja do të qëndrojnë në shkathtësitë e njerëzve në përdorimin
e informatave dhe analizimin dhe përdorimin e tyre. Andaj
zhvillimi i shkathtësive logjikore tek fëmijët do të ketë rëndësi
shtesë.
Familja ka mundësi ta vëndojë tullën e parë në ndërtesën e
mendjes së fëmijës duke e mësuar fëmiun si të zhvillon
shkathtësitë e tija logjikore dhe ti bëjë një pjesë e lojërave që i
zhvillon me familjen e tij në shtëpi ose në pikniqe, me fëmijët e
fqinjëve dhe shokëve.
Ja disa shembuj në këtë drejtim:
a. Vëndo një aparat para fëmijëve, qoftë motoçikletë, telefon
apo sahat dhe kërko prej fëmijëve që të mendojnë se çka
mund të përmirësohen këto gjëra dhe ndonjë i madh e
debaton secilin propozim të tyre duke i sqaruar pozitivitetet
dhe negativitetet e tyre.
b. Një grupi të fëmijëve u thuhet: ejani dhe mendoni me ne mbi
sjelljen shembullore kundrejt këtyre qëndrimeve të vështira:
- Ke hyrë në restorant dhe pasiqë ke ngrënë nuk ke gjetur
paratë në xhepin tënd.
- Një njeri që nuk e njeh është drejtuar drejt teje dhe pretendon
se të njeh dhe fillon bisedën me ty.
- Ke hyrë në sallën e provimeve duke menduar se ke provim
në lëndën e tevhidit, mirëpo provimi ishte në lëndën e
historisë.
c. Mendo se çka kishte ndodhur nëse:
- Ecë në gjumë.
- Duke qenë në shkollë ke vërejtur se ngjyra e njërës këpucë
dallon nga ngjyra e këpucës tjetër.
- Janë të ngjajshme fytyrat e krejt njerëzve.
d. Çka do të kishte pasuar pas kësaj që vijon:
- Përhapja e luksit në shoqëri.
- Ekzistimi i epidemive vendore.
- Mungesa e besimit mes njerëzve.
47
- Mos respektimi i ligjeve të komunikacionit.
Do të ishte e shkëlqyeshme familja të organizon takime njëorëshe
mujore ose gjysmë mujore ku do të ndodhte e ashtuquajtura
shtrydhje intelektuale duke paraqitur ndonjë temë për debat dhe
duke dhënë secili mendimin e vet në atë drejtim.

48
23. Ëndërat dhe fantazitë e fëmijëve

Fantazia e vëndon njeriun jashtë kufijve të përvojës së vet dhe jasht


kufijve të situatës së tij, fluturon me ne në një tokë pjellore, të cilën
nuk e kemi shkelur më herët, duke i kaluar të gjitha prangat në të
cilat kemi ekzistuar deri më tani. Fantazinë kur e koncentrojmë në
një gjë të caktuar na jep vizion dhe largpamësi në zbulimin e
horizonteve të kësaj gjëje. Varfëria e fantazisë ndoshta është prej
shkaqeve të shumta që shkaktojnë dështimin e individëve dhe
institucioneve. Sadoqë flasim për fuqinë e vullnetit dhe vlerën e
forcës së tij, do të mbetet fantazia me ndikim më të madh në jetën
tonë se sa vullneti dhjetra herë. Ajnshtajni thoshte: “Fantazia është
më e fuqishme se shkenca”.
Ta shtyjmë fëmiun të fantazon se do të bëhet fekih sikur Shafiu,
muhadith sikur Buhariu, poet sikur Buhteriu, etj. Kjo fantazi nuk
kushton asgjë, mirëpo kur vazhdon i jep kahje fëmijës dhe i jep
preokupime që e ndihmojnë këtë drejtim. Pas një kohe fillon
sinteza dhe bashkëveprimi me këtë që ëndëron. Kur të arrijmë në
këtë gjendje fillojnë të lindin programet dhe të çelin prirjet, të
shpërthejnë fuqitë e brendshme që i ndihmojnë në realizimin e asaj
ëndëre. Ndoshta njeriu nuk arrinë në atë që e ëndëron, mirëpo
zakonisht arrinë afër asaj dhe dallohet prej tjerëve në realizimin e
asaj ëndëre.
Nënat dhe gjyshet që nga koha e injorancës e dinin vlerën e
ngacmimit të fantazisë te fëmijët, andaj u tregonin atyreve tregime
të heroizmit, bujarisë dhe altruizmit, sidomos para se të flejnë,
derisa të thellohen mirë këto domethënie në ndërdijen e tyre dhe të
fillon veprimin e vet të fshehur. Ato duke përkundur djepin e
fëmijëve këndonin poezi që bartnin domethënie të epërsisë,
madhështisë, dominimit dhe lavdisë, sikurse është e njohur kjo gjë.
Në këtë kontekst tregohet se Hindi, e bija e Utbes, kishte me vete
djalin e saj, Muavije ibën Ebi Sufjanin, radijall-llahu anhu, i cili
ishte i vogël kur një grua e cila pa zgjuarsinë e tij e tha: ky djal i yti
nëse do të jetojë do të sundojë popullin e vet. Ia ktheu Hindi, e cila
ishte grua e ndershme dhe me aspirata shumë të mëdhaja: vaj për
te nëse vetëm popullin e vet do ta sundojë. Ajo kishte vënduar në
mendjen e saj se nuk është dakord me djalin e saj që vetëm
popullin e vet ta sundojë. Ashtu edhe ndodhi. Muaviu, radijall-
llahu anhu, ishte guvernator i Shamit njëzet vjet dhe udhëhoqi
shtetin emevit njëzet vjet tjera.

49
Ti ndihmojmë fëmijës që në vegjëli të ëndëron për gjëra të
mëdhaja, le tu sjellim libra që flasin për biografinë e burrave që
ishin të dalluar në këtë drejtim, që të hyjë në botën e tyre dhe të ecë
hapave të tyre. Herë pas here duhet tia përkujtojmë aspiratat e tija
dhe duhet ti ndihmojmë në sigurimin e situatës që i mundëson
realizimin e kësaj.

51
24. Të stimulojmë shpirtin kureshtar te fëmiu

Njeriu lind me nevojë të madhe për të gjitha përvojat që e bëjnë të


ecë në rrugën e posedimit të humanizmit të vet. Për këtë All-llahu,
subhanehu ve teala, i ka dhënë fëmijëve dashurinë për pyetje,
kureshtje dhe njohjen e shkaqeve. Nëse analizojmë llojin e pyetjeve
që i paraqesin fëmijët do të vëndojmë veten para një filozofi të
madh, i cili dëshiron të arrijë te kuptimi i të gjitha fenomeneve dhe
shkakut të tyre.
Fëmijët janë heronjtë e vërtetë të procesit të parashtrimit të
pyetjeve dhe ndoshta kjo është prej atyre pak çështjeve që të
mëdhenjtë duhet t’i mësojnë prej të vegjlive.
Të mëdhenjtë, fatkeqësisht, duke mos kuptuar sasinë e dobisë që i
kthehet fëmijës nga dashuria e tyre për pyetje, sillen me sjellje
dëmtuese kundrejt kësaj çeshtjeje, duke e fikur shpirtin kureshtar
dhe zbulues të fëmijës. Herë e gënjejnë fëmiun që të rehatohen nga
bara e mendimit mbi përgjigjen, herë i japin përgjigje bestytnie që
ska lidhje aspak me të vërtetën, herë e qortojnë dhe ndalojnë,
madje ndoshta edhe i thojnë: mjaftë më filozofove, çka përfiton
nga pyetjet e shumta? Si rezultat i tërë kësaj i vogli bëhet sikur i
madhi, asket në dituri dhe pret diktimin dhe informatat e vogla që
do tia japin familja dhe mësuesit e tij!
Nëse meditojmë mbi jetëpërshkrimin e njerëzve të suksesshëm në
jetë do të vërejmë se ata kanë patur mundësi të pyesin pyetje të
mençura dhe që i kanë përgaditur për të pritur përgjigje të
mençura që u bëjnë dobi në jetën e tyre. Shumica e etapave të
procesit të logjikimit kalojnë me pyetje dhe përgjigje, sikurse: si ka
mundësi të ndodh kjo? A ka mundësi të ndodh kjo? Çka mund të
bëjmë ne? cilat janë pengesat që e pengojnë punën tonë?...
Ngulfatja e dashurisë për pyetje është shembje e bazës intelektuale
e cila një njeri mund ta bëjë mendimtar të lirë dhe kreativ.
Ska dyshim se fëmijët u parashtrojnë prindërve disa pyetje të
zorshme (muhrixhe), atëherë ata para vetës kanë vetëm dy rrugë:
të pranojnë se nuk dinë, sikurse të thotë prindi: pyetje e mirë,
mirëpo nuk më kujtohet përgjigjeja tani, do ta hulumtojë përgjigjen
dhe do të lajmëroj. Ose përdorimi i urtësisë, duke i thënë nëna:
pyetja jote është e shkëlqyeshme, mirëpo tani nuk përfiton asgjë
nga përgjigjeja, e kur të rritesh do ti kuptosh vet këto gjëra pa të
ndihmuar askush. Këtë apo atë metdoë duhet ta përdorim vetëm
kur kemi nevojë, kurse në origjinë duhet ti stimulojmë fëmijët të

51
bëjnë sa ma shumë pyetje dhe të gjejnë përgjigje të sakta dhe të
mira për pyetjet që i parashtrojnë.
Do të kishte qenë shumë mirë poqëse gjatë udhëtimeve dhe
pikniqeve do të kishim organizuar gara për pyetjen më të mirë që
parashtrohet dhe për përgjigjen më të mirë që mund tu jepet
pyetjeve të tilla.
Shkollat fillore duhet të përcaktojnë dhurata speciale për pyetjen
më të mirë shkencore të cilën mund ta parashtrojnë nxënësit.

52
25. Edukimi i fëmijës në praktikimin e teorive

Kur Kur'ani Fisnik krahas besimit përmend edhe veprat e mira, me


këtë shumë qartë tregon se muslimani duhet të posedojë
prakticitet dhe mos të mjaftohet vetëm me teoritizim. Përparimi i
madh teknologjik ka ndodhur atëherë kur intelekti njerëzor është
orientuar drejt bashkveprimit praktik me gjërat. Çdo vepër sadoqë
është e vogël ka veçoritë e veprave të mëdhaja: paraqet fillimin
dhe na nxjer nga sfera e qëllimit, pasiqë personifikon realizim të
një projekti, i cili llogaritet në regjistrin e veprave që i kryen. Çdo
vepër jo që ndryshon vetëm realitetin e jashtëm por edhe vet atë që
e realizon atë vepër, sepse në këtë formë i ndihmon për ta njohur
pjesën e panjohur të egos së tij, pa të cilën vepër nuk do ta njihte
atë pjesë.
Nënat e mëdhaja kuptojnë vazhdimisht domethënien e zhvillimit
praktik të fëmijëve të tyre. Nëna e Sufjan Theuriut, djetarit të
njohur, kur filloi të kërkon dijen i tha: “Djali im, kur ti shkruash
dhjetë shkronja, shiko a shtohet te ti përulja, butësia dhe dinjiteti,
nëse nuk të shtohen këto gjëra dije se të dëmton kjo dije dhe nuk të
bën dobi”.
Të gjtha përgaditjet, aftësitë dhe vlerat e fëmijëve do të mbeten të
mbuluara dhe të thërmuara nëse nuk persnifikohen në sjelljen e
tyre sikurse flet rregulli: “Çdo gjë që nuk e shfrytëzojmë do ta
humbim”.
Trimëria që nuk shfrytëzohet humbë. Solidariteti me tjerët nëse
nuk personifikohet në ndonjë vepër shkrihet de fshehet. Andaj
vepra nuk ka alternativ nëse njeriu dëshiron të mbetet njeri.
Formulimi i prakticitetit te fëmijët ka nevojë për këto gjëra:
1- Modestia në pamje dhe veshja e rrobave që përputhet
me aktivitetin të cilin e bën fëmiu, pa marë parasysh
elegancën dhe bukurinë e fëmijës.
Kjo është rregull i përgjithshëm ku më shumë koncentrohemi në
detyrat që na i sjellin gjërat se sa në formën e jashtme. Shëbimin që
e jep lapsi është më i rëndësishëm se sa ngjyra apo forma e lapsit,
në kohën kur duhet të zgjedhim ndonjë laps.
2- Të shikojmë të tashmen dhe të ardhmen e mos të
miremi shumë me të kaluarën, sepse koha që ka kaluar
nuk është e përshtatshme për të kryer ndonjë gjë në te.
Këtë duhet ta potencojmë në mendjen e fëmijës.
3- principet, verat dhe nocionet kanë nevojë për
programe dhe mjete që i shëndrojnë ato në realitet.
53
Sado që flet fëmiu për dashurinë e tij ndaj suksesit dhe epërsisë, ai
duhet të na tregoj sa orë në ditë mëson.
4- Të kërkojmë nga fëmijët që vazhdimisht ti kontrollojnë
rezultatet që mund tia arrijnë, sepse mundi
jofrytdhënës sado që është i madh vazhdimisht do të
mbetet si dilemë dhe do të ketë nevojë për rianalizim.
5- Mësimi i të gjitha problemeve nga realiteti e jo nga
shembullimi logjik dhe tentimi për tu gjetur zgjidhje.
Mund ti stërvisim fëmijët që të rregullojnë disa gjëra në
shtëpi, ti përmirësojnë disa mjete, sepse kjo është një
detyrë e përbashkët mes shtëpisë dhe shkollës.

54
26- Ngazëllimi është i kërkuar

Gjallesat janë në lëvizje konstante për të realizuar sigurinë dhe


rehatinë dhe për tu mbrojtur nga dëmi dhe pengesat, e në kokë të
tyre është njeriu. Në realitet para nesh kemi tre gjëra të përziera,
ato janë: kënaqësia, ndjenja e pëlqimit dhe ndjenja e lumturisë.
Kënaqësia është ndjenja e rehatisë dhe ‫ نشوة‬që e kaplon njeriun për
një kohë të shkurtër në momentin kur gjinden shkaqet për te dhe
kalojnë këto ndjenja kur largohen shkaqet, ngjajshëm me njeriun e
etur i cili kur pi ujë ndien kënaqësi dhe përfundon kjo kënqësi në
momentin kur e largon ujin nga goja. Nëse kënaqësia vjen nga
shkaku i bërjes së ndonjë harami, atëherë njeriu do të ndien një
shkallë të mërzisë dhe errësirës shpirtërore.
Ndjenja e pëlqimit është një lloj i vlerësimit intelektual të
kënaqësive si rezultat i ndjenjave të njeriut se është i sukseshëm
dhe meritor në syt e tij dhe të tjerëve, andaj ndërlidhet me
rrethanat e jashtme dhe me qëndrimin e tjerëve ndaj nesh.
Kurse lumturia është një lloj uljeje në kulmin e gëzimit,
zemërgjërësisë dhe ngazëllimit. Këto ndjenja subjektive dhe të
brendshme janë dobtë të ndërlidhura me rrethanat materiale të
jashtme. Mund të ndihet i lumtur ai që jeton në çadër apo në shtëpi
nga balta, sikurse mund të ndihet i pafat dhe i kobshëm ai që jeton
në pallat dhe posedon shumë pasuri.
Burimi kryesor i ndjenjës për lumturi te muslimani qëndron në
faktin se sa arrinë të përputh mes besimit dhe fjalëve e sjelljes së tij.
Disa dijetarë të tefsirit se domethënia e jetës së këndshme që
përmendet në ajetin:
ِ ِ ِ ‫من ع ِمل‬
ْ ‫َجَرُى ْم بِأ‬
‫َح َس ِن‬ ُ ‫صاْلاً م ْن ذَ َك ٍر أ َْو أُنثَى َو ُى َو ُم ْؤم ٌن فَلَنُ ْحيِيَ نَّوُ َحيَاةً طَيِّبَةً َولَنَ ْج ِزيَن‬
ْ ‫َّه ْم أ‬ َ َ َ َْ
)97( ‫َما َكانُوا يَ ْع َملُو َن‬
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë
besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në
botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e
tyre”. (En-Nahël: 97) është lumturia.
Përputhja mes besimit dhe sjelljes domethënë se njeriu beson se
është në rrugën e vërtetë dhe se është duke i kryer detyrat e tija.
Kjo i jep atij fuqi dhe e bën të çelikt në ballafaqimin me ndodhitë e
jetës duke pritur nga All-llahu shpërblimin dhe ndihmën.
Ne duhet tua sqarojmë fëmijëve tanë këtë domethënie thelbësore
që mos të shkojnë pas atyreve që hulumtojnë lumturinë
iluzioniste, të cilën mendojnë se mund ta gjejnë te dëfrimi,
55
udhëtimi, vizita e restoranteve, kujdesi për pamjen dhe
formalitetin…
Njerëzit shkojnë drejt këtyre gjërave si tentim të kompenzimit të
lumturisë së vërtetë, të cilën e kanë humbur, për shkak adhurimit
të dobët dhe për shkak shumë gjynaheve dhe gabimeve.
Nëse dëshirojmë që fëmijët tanë të shijojnë lumturinë e vërtetë ne
duhet t’i stërvisim në këtë gjë. Duhet ti themi fëmijës: fali dy reqate
me përulje dhe pastaj mi trego ndjenjat që i ndien. Ose ti themi:
jepi fukarasë një pjesë të parave që i ke për harxhime ditore pastaj
shiko se si ndihesh. Ose ti themi: ndihmoi një plakut që ti mban
gjërat e tija …
Nëse bie në mëkat dhe gabim i themi: kontrollo vetveten, hulumtoi
ndjenjat e ngushticës që i ndien në shpirt, e nëse pendohesh do të
ndryshon gjendja yte dhe do të ndiesh ndjenja të ndryshme.

56
27- Mësoje fëmiun që të vazhdojë në dhënien e mundit

Kur të shikojmë trashëgiminë tonë pedagogjike do të vërejmë se


vazhdimishtg kemi lavdëruar mençurinë dhe gjenialitetin dhe ata
që kanë qenë të këtillë i kemi shikuar me lakmi dhe respekt. Kjo
nuk është gabim, mirëpo gabimi vjen kur mençurinë e bëjmë hyrje
në besimin xhebrit, i cili e pasivizon vullnetin e shumicës tonë dhe
i largon nga kërkimi i lartësirave.
Shumë njerëz kam dëgjuar duke thënë: filani është i mençur andaj
është i sukseshëm, filani është i marrë dhe argument për këtë është
dështimi i tij, edhe pse mençuria është shkak prej shkaqeve të
suksesit, por jo çdo njeri i mençur është edhe i sukseshëm.
Marrëzia është shkak prej shkaqeve të dështimit, mirëpo nuk është
shkaku i vetëm.
Nëse dëshirojmë ti vëndojmë pikat shkronjave do të kishim thënë:
bashkimi i epërsisë intelektuale dhe dhënia e mundit shembullor
dhe të vazhdueshëm me lejen e All-llahut do të japin rezultate
mahnitëse. Nëse parashtrohet pyetja: mençuria normale dhe
mundi i vazhdueshëm dhe i organizuar është më i dobishëm për
një njeri ose mençuria e lartë dhe kaosi e mundi i ndërprerë e
modest?
Do të kishim thënë pas asnjë dyshim: njeriu me mençuri standarte
nëse organizon kohën e tij dhe zgjedh hapësirën e saktë për
aktivitetin e tij dhe vazhdimisht shfrytëzon mundësitë e dhëna,
shpresohet se mirësia dhe përfitimi do të jetë shumfish më e
madhe se sa ajo që mund të arrijë një njeri që ka vetëm mençuri të
hatashme. Një njeri prej tyre ka thënë: mençuria nuk i ban dobi atij
që ska asgjë tjetër përpos mençurisë, çka mund të bëjë një çoban
analfabet i cili ka mençuri të hatashme që ia ka dhënë All-llahu?
Duke u mbështetur në këtë që tham ne nuk duhet të potencojmë
çeshtjen e mençurisë në edukatën tonë dhe do të ishte gabim i
madh klasifikimi i fëmijëve tanë në këtë bazë, e të themi: fëmiu i
ynë Salihu është gjenial, fëmiu ynë Mahmudi është me mençuri
mesatare, kurse Halidi është më pak i mençur se vëllau i tij. Kjo
nuk pengon që të dim saktësisht realitetin e mençurisë së secilit
fëmijë.
Prindërit e pjekur dhe që njohin detyrën e tyre fisnike tërësisht e
injorojnë çeshtjen e mençurisë dhe mundin e tyre pedagogjik e
koncentrojnë në këtë çeshtje në këtë që vijon:

57
- Ti mësojmë fëmijët që të shfrytëzojnë shanset e dhëna dhe
mundesitë e vogla;
- Ti mësojmë ata që të kujdesen për kohën dhe ta shfrytëzojnë
në mënyrën më të mirë të mundshme;
- Ti mësojmë ata si të përcaktojnë ide të vogla dhe të punojnë
në realizimin e tyre dhe çdo herë që realizon një qëllim i
cakton vetes qëllim tjetër;
- ti mësojmë ata që të kujdesen për sferë të caktuar ku do të jep
mundin e vet dhe do të kultivon përvojën e tij;
- ti mësojmë që të kujdesen në fitimin e shkathtësive të reja
çdo herë që u jepet shansi;
- ti stimulojmë që të planifikojnë jetën e tyre, të shikojnë
ardhmërinë dhe të analizojnë atë që kanë realizuar dhe ta
kritikojnë atë.
Unë prerazi vlerësoj se nëse 5 % të bijve të këtij umeti fusin këto
gjëra në jetën e tyre personale, pa marë parasysh nivelin e
mençurisë së tyre për të ndryshuar fytyrën e jetës në botën tonë
islame. A ka kush e provon këtë gjë?

58
28- Themelimi i vetbesimit

Prej muslimanit kërkohet që ta pastrojë dhe dlirësoj shpirtin e tij, e


kjo nuk domethënë që ta nënçmoj ate, tia han hakun ose ta
angazhon me gjëra që nuk mund ti mban ose ta akuzon me gjëra
nga të cilat ajo është e pastër. Njeriu duhet ta dijë vlerën e tij duke i
kujtuar të arriturat dhe duke i njh aftësitë që gjinden te ai.
Rëndësia e kësaj çeshtje del në shesh edhe më shumë kur ta dimë
se shumë shanse na ikin dhe mirësi na kalojnë nga shkaku i
dyshimit të njeriut në aftësitë e tija për të përfituar nga kjo gjë.
Prej prindërve kërkohet që të kenë vetëdije të madhe dhe kulturë
të gjërë që u mundëson tu japin fëmijëve kujdes shembullor, i cili i
shtynë ata drejt suksesit dhe shpëtimit.
Ka shumë shkaqe që ndikojnë që fëmiu të ketë vetbesim të dobët,
prej tyre do të përmendim:
- Vrazhdësia gjatë edukimit të tij, teprimi në qortim dhe rrahje
gjatë gabimeve të tija.
- Kritikimi i vazhdueshëm prej prindërve dhe vëllezërve më të
mëdhenjë, përcjellja e çdo gabimi të tij, qoft i madh apo i
vogël gjersa ta detyrojnë të mendon për vete se është i zhytër
në gabime.
- Dominimi i familjes në të gjitha çeshtjet e tija dhe privimi i tij
nga përvojat që zakonisht u mundësohen fëmijëve tjerë.
- Shpeshtimi i bërjes së krahasimeve mes tij dhe vëllezërve të
vet ose mes tij dhe mocanikve të vet që janë më të mirë se ai.
- Pëshpëritja e familjes se nuk është i aftë që të bëhet dikush i
madh në të ardhmen.
- Trupi i tij i vogël dhe i dobtë dhe të metat që mund ti ketë,
sikurse është çalosja apo syshtrembëria.
- Niveli i ultë i intelegjencës dhe dekadenca në shkollim.
- Konfliktet e shpeshta mes prindërve në shtëpi.
- Angazhimi me punë që janë mbi nivelin e tij të aftësive dhe
prirjeve.
- Pesha e të gjitha këtyre elementeve në dobësimin e
vetbesimit dallojnë nga personi në person, mirëpo të gjitha
lënë mbresa të caktuara.
Besoj se prej gjërave që ndihmojnë në ndërtimin e vetbesimit te
fëmijët janë edhe këto:
- Ngrohtësia prindërore që ia ofrojnë fëmijës dhe informimi se
e duan atë.

59
- Dhënia e një shkalle të pamvarësisë në zgjedhjen e
veshmbathjes, lojave dhe kontakteve.
- Trimërimi, lavdërimi dhe përkujtimi i tij me veçoritë dhe
sukseset e tija.
- Përmendja e pikave të epërsisë të cilat i posedon gjatë
krahasimit të tij me tjerët.
- Trimërimi i tij për aplikime shkencore në mejdanet e
ndryshme të jetës, sepse e then pengesën e iluzionit dhe e
largon frikën intuitive ndaj të panjohurës.
- Duhet t’ia tregojmë fëmijës shkaqet që shpiejnë në dështim,
pasiqë dështimi i përsëritur shkakton humbjen e vetbesimit.
Nëse dështimi i tij është nga shkaku i neglizhencës, prindërit
duhet ta mësojnë se si duhet të kujdeset ndaj mësimit, si ta
organizon kohën dhe e përcjellin në këtë drejtim.
- T’ia mësojnë mënyrën e kompenzimit dhe zëvendësimit,
nëse fëmiu vuan nga ndonjë e metë në trupin e tij e orienton
që të koncentrohet në në sferat shkencore dhe mendimore,
nëpërmjet të cilave manifeston vetbesimin. Nëse nuk gëzon
mençuri të qartë e orienton që të shton leximin dhe
përmirëson kuptimin, e kështu me rradhë…

61
29- Ndihmoi fëmijës që ta përforcon vullnetin e tij

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka krijuar njerëzit me dallime në


aftësitë fizike, intelektuale dhe psikologjike, mirëpo ky dallim nuk
duhet të paraqet themelin esencial të atij dallimi të madh që e
vërejmë në gjendjen e tyre të përgjithshme. Dallimi në gjendjen e
njerëzve zakonisht i kthehet dallimit të vullneteve, vendoshmërisë,
qëllimeve të qarta dhe aspiratave të mëdhaja. Familja dhe shoqëria
kanë ndikimin më të madh në ngritjen e nivelit të vullnetit të
individëve, ngrfitja e familjes i ngrit edhe kërkesat jetësore, e me
këtë ngritje ngriten edhe kriteret e realizimit dhe disiplinës. Tërë
kjo e vëndon njeriun në gjendje ku kërkohet dominim më të madh
në dëshirat dhe shtesë të veprave dhe të të arriturave.
Jetojmë në kohë të vështirë dhe me detyra të shumta, andaj
kërkohet një nivel i lartë i vullnetit të çelikt, efektivitet dhe kualitet
të lartë të realizimit. Këto gjendje janë në një kompleksivitet të
vazhdueshëm.
Fëmijët tanë do të ballafaqohen me sfida më të vështira se sa sfidat
me të cilat jemi ballafaquar ne, mirëpo ne, fatkeqësisht, nuk
posedojmë vetëdije dhe përvojë aq sa na mjaftojnë për ti
përgaditur për atë gjë, madje shumë herë vëndojmë pengesa para
rrotës, i tradhtojmë dhe i pengojmë në orientimin e tyre drejt
piksynimeve të tyre. Detyra e shkrimtarëve sot nuk përkufizohet
në stimulimin e familjes në kryerjen e detyrave të tyre, por duhet
tua sqarojnë prindërve detyrat që duhet ti kryejnë dhe kjo është ajo
që jemi duke bërë tash.
Nëse dëshirojmë të çelikosim vullnetin e fëmijëve tanë duhet të
bëjmë këtë që vijon:
- Ia hapim sytë fëmijës se përqëndrimi i muslimanit në fe të
All-llahut, subhanehu ve teala, kërkon kundërshtim të epshit
dhe lufta ndaj nepsit, kurse nënshtrimi dembelisë dhe kaosit
i sjell përfundimin më të frikshëm. Kjo gjë, për të hyrë në
shtresat e thella të vetëdijes, ka nevojë për përcjellje të
përhershme dhe debate të vazhdueshme.
- I Mësojmë fëmijët se nëse dëshirojnë të sigurohen në fuqinë e
vullnetit të tyre, duhet të shikojnë sasinë e fuqisë që
posedojnë për plotësimin e veprave që i kanë nisë. Njeriu me
vullnet të çelikt posedon aftësi që të vazhdojë në realizimin e
atyre veprave me të cilën e ka obliguar vetveten. Ai nëse ka
vendosur që për çdo ditë ta mësojë përmendsh nga një faqe
të Kur'anit, ose leximin e tredhjet faqeve ose të stërvitet një
61
kohë të caktuar për të fituar ndonjë shkathtësi, ai do të
vazhdojë në realizimin e asaj që ka planifikuar. Nëse e vëren
që fillon një punë e në mes ia le këtë punë dikujt tjetër para
se ta përfundon, kjo është argument se ky fëmijë ka vullnet
të dobët.
- Duhet të veprojmë gradualisht në edukimin e vullnetit, duke
obliguar fëmijët me vepra të vogla, mirëpo duke kërkuar prej
tyre realizim tekstual të tyre, kurse pas një kohë i shtojmë
pak këto detyra. Kjo është mënyra më e mirë për të fituar
shprehi të reja.
- Ti mësojmë fëmijët tanë të lexojnë jetëpërshkrimin e burrave
të mëdhenjë të cilët kanë realizuar suksese shumë të mëdha,
sepse zakonisht pas sukseseve të mëdha qëndrojnë vullnete
të çelikta.
- Ti ndihmojmë fëmijës që të vëndojë program për t’i larguar
disa shprehi të këqija dhe t’i zëvendësojë me disa shprehi të
mira, sepse çdo program nuk mund të realizohet e as të
ushqehet përpos se me përforcimin e vullnetit dhe
përkrahjen e tij.

62
30 – Marrja e përgjegjësive

Marrja e përgjegjësive të ndryshme është mjeti më i mirë i shfaqjes


së personalitetit. Gjatë preokupimit, zbatimit dhe përcjelljes njeriu
e zbulon vetveten dhe i beson atij, ashtu sikurse edhe zbulon pikat
e dobëta të tija. Nëse dëshirojmë të piqen dhe tu happen prirjet
fëmijëve tanë duhet tu ndihmojmë që të posedojnë një nivel të
zgjimit personal kundrejt çeshtjeve personale në skallë të parë.
Kur lind njeriu është i pastër nga marrja e përgjegjësive kundrejt
ndokujt dhe çdo herë që rritet i shtohet aftësia për të perceptuar
dhe dalluar, i shtohet aftësia për të vepruar dhe ndaluar, e kjo
vetvetiu shkakton marrjen e përgjegjësisë për shumë veprime të
tija.
Familja së pari duhet të zgjojnë ndjenjat e fëmijëve të tyre kundrejt
shqisave, dëgjimit, shikimit dhe gjuhës, para kësaj zemrës dhe çdo
gjë që e pason këtë. Duhet tia tërhjek vërejtjen që herët se ai ka
përgjegjësi për gjuhën, andaj nuk duhet të gënjen, nuk duhet të
shpreh fjalë të këqija dhe nuk duhet të ngris zërin pa nevojë…
Kështu duhet bërë edhe me shqisat tjera.
All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
َ ِ‫صَر َوالْ ُف َؤ َاد ُك ُّل أ ُْولَئ‬
ً‫ك َكا َن َعْنوُ َم ْسئُوال‬ َّ ‫ك بِِو ِعْل ٌم إِ َّن‬
َ َ‫الس ْم َع َوالْب‬ َ َ‫س ل‬
َ ‫ف َما لَْي‬
ُ ‫َوال تَ ْق‬
er)36(
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të
pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).
Prindërit duhet gradualisht ta mësojnë fëmiun në zgjërimin e
përgjegjësive të veta, sepse nxitimi dhe koncentrimi i shpejtë në
këto gjëra mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin psiqik të
fëmijës dhe shumë herë shpien në rebelimin e fëmijës, mërzinë apo
devijimin e tij kur të rritet.
Ndoshta gjatë bashkëveprimit tonë me fëmiun në çeshtjen e
namazit ka mësime dhe këshilla. Jo rastësisht fëmiu urdhërohet të
fal namaz kur ti mbush shtatë vjet, e nëse vërejmë përgjigje të
dobët, ndoshta e shtojmë dozën e stimulimit deri te qortimi i
ashpë, kur ti mbush dhjetë vite edhe me rrahje, mirëpo akoma nuk
i është bërë detyrim dhe nuk llogaritet për te derisa të hyjë në
bylyg, moshën e pejkurisë.
Gjërat, përgjegjësinë e të cilëve mund ta bartin fëmijët janë të
shumta, disa prej tyre kanë të bëjnë me çeshtjet e tija dhe veprimet
e tija të posaçme dhe disa kanë të bëjnë me familjen dhe qarqet më
të gjëra shoqërore.
63
Është gjë shumë e bukur që nëna ti mëson fëmijët që të bartin
përgjegjësinë e pastërtisë së rribave të tyre, aq sa kanë mundësi, të
kujdesen për pastërtinë e dhomës dhe krevateve të tyre. Shtoja
kësaj edhe kujdesin për librat, fletoret dhe mjetet shkollore.
Fëmijës të vogël mund ti japish detyrë që të blej nga dyqani që
është afër, psh. të blejë buk. Ose e obligon që të kujdeset për
vëllaun e tij më të bogël ose ti bëjë disa shërbime gjatë pikniqeve,
etj.
Është shumë me rëndësi që fëmiu të mësojë me aq sa ka mundësi
se si duhet të kujdeset për çeshtjet e tija personale duke mos u
mbështetur në tjetërkend, sepse kjo është prej cilësive të
përgjithshme të besimtarit, qoftë i vogël apo i madh.
Në hadth të vërtetë tregohet se disa njerëz kanë qenë te
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e dikush ka thënë:
“A nuk bëni beslidhje me Pejgamberin e All-llahut? Thanë: për çka
të lidhim besëlidhje? Tha: Me jepni besën se:
- do të adhuroni All-llahun dhe Atij nuk do ti bëni rival;
- faljen e pesë kohëve dhe;
- ta respektoni, pastaj tha një fjalë sekrete, e ajo ishte:
- mos të kërkoni asgjë nga njerëzit”.
Transmetuesi i këtij hadithi tha: I kam parë disa prej tyre saqë
edhe kur u binte shkopi nuk kërkonte nga askush që tia afrojnë”.

64
31- Shpirti i rezistencës (kifah)

Shumicën e gjërave që na i ka dhuruar All-llahu janë të ngajshme


deri në nivel të lartë, kurse sprovimi me të mira dhe të këqija është
për të gjith njerëzit, mirëpo rezultatet që i arrijmë gjatë këtyre
veprimeve kanë dallim të madh. Kjo nodh për shkak se njeriu në
fund është ai që jetës së vet i jep shije të veçantë gjatë zbatimit të
mësimeve të sherijatit fisnik dhe gjatë veprimtaris së përditshme
dhe përcjellja e punës së lodhshme në rrugën e suksesit dhe
realizimeve.
Ka kaluar koha e gjërvae të zakonshme, ka ardhur koha e gjërave
superiore, andaj fëmijët tanë kanë nevojë që të mësohen si të
dallojnë dhe të bëhen superior dhe si ti tejkalojnë gjendjet e
vështira me të cilat ballafaqohen. Mendoj se edukatorët në
përgjithësi dhe prindërit në veçanti duhet tek fëmijët të themelojnë
nocione dhe shprehi që i vëndojnë ata në kontekst të ballafaqimit
të vështirësive të jetës në mënyrë të hapur, ngulmim dhe
vendoshmëri ta pathyer. Që të ndodh kjo, ne duhet ti bëjmë disa
gjëra, me të rëndësishmet janë:
- Të themelojnë te fëmijat tanë vetëdijen se ekzistimi i sfidave
në jetë është gjë normale, kurse njerëzimi përparon
nëpërmjet krizave më shumë se sa nëpërmjet komoditetit.
Hapi i parë në bashkëveprimin tonë me sfidat është ballafaqimi i
tyre me mendje të hapur, me tentime të vazhdueshme për ti
kuptuar si duhet dhe me një karikim të madh të shpresës dhe
optimizmit për mundësin e ekzistimit të ndonjë zgjidhjeje ose për
arritjen e ndonjë rezultati. Kjo në situatën më të keqe është më
mirë se sa dorëzimi para problemeve ose ikja prej tyre.
- Ardhmëria, të cilën e presim, plotësinë që e synojmë dhe
gjërat që dëshirojmë ti arrijmë nuk janë gjëra që qëndrojnë
para syve tonë, ose i prekim me duart tona, i përdorim e
rehatohemi, por është një gjë që shkëlqen dhe shndërrit në
horizont.
Me mund të veçantë ndodh personifikimi dhe transferimi i tij në
realitet nga i cili përiftojmë dhe aq sa lodhemi, mundohemi dhe
durojmë vështirësitë aq ma shumë zmadhohet ajo që e presim dhe
na pret.
- Familjarët në shtëpi dhe mësuesit në shkolla duhet të
mbjellin në mendjen e nxënësve dhe ndjenjat e tyre se ka
ikur shekulli i gjërave falas dhe se secili prej nesh duhet të
paguaj çmimin për çdo gjë që dëshiron. Kjo kërkon prej nesh
65
që mos ti mësojmë fëmijët rrugët e lehta për arritje në
qëllimet e tyre. Ti edukojmë në respektim të punës së
lodhshme dhe ta vlerësojnë atë edhe pse ndoshta në fillim
rezultatet e sajë janë të kufizuara ose nuk shihen hiq, sepse
puna vetvetiu është begati pa marë parasysh se çka mund të
sjell.
- Duhet të kalisim te fëmijët tanë shpirtin rezistues ndaj
presioneve të jashtme me të cilat ballafaqohen, rezistimin e
përtesës dhe fatalizmit dhe luftimin e mbështetjes në aspirata
të vogla dhe joshëse, të cilat mund ta shmangin nga arritja e
qëllimeve dhe synimeve fisnike.
- Njeriu pa ndonjë projekt personal të cilit i përmbahet, ia
kushton kohën dhe ymrin, ndihet i pavlerë dhe i kotë, kurse
jeta e tij bëhet e mërzitshme dhe e kufizuar. Shumë njerëz
bëhen të kotë për asgjë tjetër përpos se për shkak se kanë
humbur vendoshmërinë që të angazhohen me gjëra të
mëdha.
Jeta është botë e sprovave, vuajtjeve dhe dhënies, për besimtarin
nuk ka vend për rehati përpos se të takohet me All-llahun.

66
32- Dashuria e rendit

Zhvillimi i jetës sipas një rendi dhe rregullave të caktuara është


kërkesë fetare dhe civilizuese. Shumë mësime islame, sikurse është
namazi, agjërimi, haxhi, zekati, sunetet dhe edukatat islame që
duhet ti zbatojë njeriu në jetën e tij të përditshme, të gjitha këto, e
vëndojnë muslimamnin në një kontekst të përgjithshëm që i
imponon të jetojë sipas themeleve dhe bazave të caktuara.
Njerëzit urrejnë ti përmbahen ligjeve, sepse ua përkufizon lirinë
dhe i pengon nga disa dëshira, mirëpo njeriu nuk zhvillohet dhe
nuk i kalon situatat primitive përpos se me rend i cili konsiderohet
thelbi i përcaktimit të mënyrave dhe kornizave për përdorim të
fuqisë dhe mbrojtjen e të dobtive dhe shfrytëzimi maksimal i
burimeve dhe mundësive të dhëna. Është shumë e qartë se
organizimi i jetës së përgjithshme dhe organizimi i ambijenteve të
punës kanë ndikimin më të mah në nodhjen e përparimit
qytetërues mahnitës që e shohim sot.
Po, duhet mos të mohojmë se përmbajtja e rendit e mbyt shpirtin
inicues tek individi dhe e dobëson lirinë e tij shpirtërore. Fëmiu
vjen në këtë jetë dhe dëshiron ta jetojë ashtu si duhet, andaj
programimi i mendjes dhe emocioneve të tija konform moralit,
edukatës dhe zakoneve në të cilat duhet të rritet, zakonisht
përballet me refuzim dhe mospëlqim, andaj është shumë me
rëndësi që tia bëjmë të dashur atij respektimin e rendit dhe ligjeve
që e ndihmojnë jetën tonë të përgjithshme me një metodë të butë
dhe vazhdimisht tia sqarojmë reziqet e kaosit për jetën e njerëzve.
Nëse dëshirojmë që ta arrijmë këtë gjë duhet të bëjmë këtë që
vijon:
- Përgjegjësi e nënës është të përhap rend në shtëpi, duke
caktuar khë të caktuar për ngrënien e ushqimit, kohë të
caktuar për gjumin e fëmijëve dhe koha kur i kryejnë detyrat
shtëpiake dhe përsëritjen e mësimeve. Ky organizim dhe ky
rend gdhendin te fëmiu domethëniet e disiplinës dhe
kujdesit për kohën.
- Duhet sqaruar vazhdimisht fëmijëve dobinë që pëfitojnë nga
kujdesi për rendin. Ata me këtë vepër nuk humbin asnjë
detyrë apo përgjegjësi, shfrytëzojnë kohën, japin më pak
mund dhe kanë pamje të bukur, etj.
- Ti mësojmë fëmijët të kenë rend në çeshtjet e tyre personale,
si psh. ta përcjellim a i pastron dhëmbët me rregull para
gjumit, a organizon gjërat që i ka në dhomë, a organizon
67
harxhimet e tija, etj. Kur të rritet fëmiu i ndihmojmë që të
organizon kohën për lexim, shfletim, zgjërim të kulturës dhe
raporteve shoqërore…
- Shfrytëzimi i disa materialeve të medias sikurse është
shikimi i pasojave negative që ka dalja kundër rendit dhe
zullumi ndaj tjerëve, pasojat nga mosrespektimi i ligjeve që
ekzistojnë dhe tentimi i ngacmimit të disa debateve
shtëpiake mbi këto gjëra.

68
33- Edukimi i njeriut pozitiv

Gjendja e përgjithshme e umetit islam ndërton te fëmiu psikologji


negative. I vogli që nga ditë që hap sytë nga prindërit e tij dëgjon
vetëm qortim dhe ankesë për gjendjen e keqe, ofkëllon nga
dominimi i armiqve, ka keqardhje të madhe ndaj shërbimeve që u
ofrohen njerëzve, etj. Kështu fëmiu kupton se çdo gjë është e
përmbysur, andaj mëson ankimin dhe mbylljen, e humb shpirtin e
iniciativave personale. Me kalimin e kohës ky i vogël rritet dhe
bëhet një pjesë e problemit të umetit islam në vend se të kontribon
për zgjidhjen e problemeve të saja! Për këtë duhet të këputet kjo
unazë në këtë zinxhir të keq me edukim të mirë në shtëpi dhe
shkolla.
Kush është personaliteti pozitiv?
Personalitet pozitiv është njeriu i qetë, që ka barazpeshë, vetbesim
dhe paanshmëri. Gjithashtu është i hapur, i pranon mendimet e
reja dhe posedon shpirt inicues. Personaliteti pozitiv ka aftësi për
të dëgjuar dhe debatuar, ai vazhdimisht e di se ka aftësi për të
ndryshuar gjërat që ka nevojë ti ndryshojë në jetën e tij, ai beson në
përsëritjen e shanseve, andaj asnjëher nuk humb shpresën dhe
beson se çdo herë ka mundësi të reja për zhvillim dhe përparim. Si
rezultat i tërë kësaj ai posedon aftësi të madhe të ambijentohet me
gjendjet e reja.
Ky është personaliteti pozitiv sipas meje, andaj si duhet ta
edukojmë këtë njeri?
Sipas meje mendja e fëmijës dhe ndjenjat e tij ushqehen me
udhëzim pozitiv dhe negativ nga pozita e familjes dhe pikëpamja e
tyre për jetën, andaj ne duhet aq shumë të potencojmë deri në
mërzi se edukimi është një proces i rezikshëm dhe nuk mjafton
vetëm mençuria në mungesë të kulturës së mirë të edukimit dhe
me mos interesimin për detajet e vogla të cilave nuk u japin
rëndësi shumica e njerëzve të thjeshtë.
Këto janë gjërat që ndihmonë në formulimin e njeriut pozitiv:
1- Familja duhet ta bëjnë të zakonshme debatin dhe polemikën
për çeshtje të ndryshme dhe shkëmbimin e pikëpamjeve.
2- Pakësimi i kritikave dhe koncentrimi në ndërtim. Do të ishte
shumë keq që të dëgjojë fëmiu në shtëpi vetëm kritika ndaj
njerëzve e pastaj të vëren se familja e tij nuk dallojnë në asgjë
nga ata.
3- Ti mësojmë fëmijët të bëjnë krahasime dhe kur ndokush të
përmend veçoritë e ndonjë gjëje duhet ti themi: Cilat janë
69
negativitetet? E kur të flet për negativitetet e ndonjë personi
ose ndonjë mënyre, duhet ta pyesim për pozitivitetet, e nëse
nuk i gjen, ia tregojmë dhe ia mësojmë.
4- Përhapja e optimizmit dhe shpresës te fëmiu dhe ta bëjmë të
besojë se në çdo murë ka derë që mund ta hapim dhe se
dëshpërimi nuk është moral i muslimanit dhe është shkak i
dembelisë, pasivitetit dhe mosveprimit.
5- Stimulimi i fëmijës që të mer inicijativë për ti kryer vetë disa
punë të mira pa ndonjë orientim nga dikush, sikurse të
vëndon ujin në tryezë, të përgaditet për të shkuar në shkollë
pa e ndihmuar askush dhe të kontribojë për rregullimin e
shtëpisë.
6- Të përmendim vazhdimisht para tij të mirat e ndryshimit
dhe ripërtërirjes dhe se ne kemi mundësi duke i shfrytëzuar
gjërat e reja që të jemi më fetar dhe më të sukseshëm dhe në
epërsi.

71
34- Orientimi i drejtimit shkencor

Prej detyrave kryesore të prindërve është njohja e animeve të


vërteta të fëmijëve të tyre, kuptimi i aftësive dhe shkathtësive të
tyre dhe marja e tyre në konsideratë gjatë orientimit dhe
udhëzimit të tyre drejt një drejtimi ose veprimarinë drejt të cilit
mund të orientohen në të ardhmen. Ata do të arrijnë të njohin këtë
nëpërmjet notave që i marin në shkollë, nëpërmjet lojërave dhe
nëpërmjet preokupimeve gjatë kohës së lirë dhe gjatë pushimeve.
Secili njeri ka aspekte inovatore në personalitetin e tij, e nëse
përkujdesemi aq sa duhet për to, i japim rëndësi sa duhet dhe i
kalisim, ato sjellin rezultate të papritura.
Kur të arrijnë këtë gjë familja atëherë ndalin vrullin e fëmijëve
drejt mësimit të gjërave që nuk ju përshtaten ose drejt punëve që
nuk u sjellin ndonjë dobi apo të mirë.
Në këtë kontekst përmendin se Imam Maliku kur ka qenë i vogël i
ka thën ënënës së vet: dëshiroj të shkoj te filan këngëtari dhe të
mësoj këndimin, kurse nëna e tij e devotshme i tha: djali im,
njerëzit nuk e pëlqejnë këngën që del nga mjkera dhe mustaqeja
(domethënë nga burat), por shko dhe mësoje fenë. Kur u nisë në
këtë rrugë, i veshi nëna rrobat që i vishnin nxënësit e dijes në atë
kohë dhe në kokë i vëndoi një kapelë e i tha: tani shko e mëso fenë.
Gjithashtu i thoshte: shko te Rebiu dhe mëso prej edukatës së tij
para se të mësosh nga dija e tij. Imam Maliku përfitoi nga All-llahu
me këtë udhëzim të nënës së vet e u bë një imam i fesë dhe një
dijetar i madh i umetit islam.
Orientimi i fëmijës drejt asaj që duhet ta mësojë dhe përsos mund
ti kushtojë para, të cilat nuk mund ti siguron lehtë familja, andaj në
këso rastesh doemos duhet flijim, durim dhe organizim i gjërave
për shkak të mësimit të asaj që i përshtatet dhe i përputhet.
Transmeton Imam Ahmedi nga Vekiu, i cili ka thënë: Nëna e
Sufjan Theuriut, muhadithit dhe fekihut të njohur, kur ka qenë i
vogël i ka thënë: biri im, kërko dijen e unë do të fitoj para duke
thurë. Ajo, All-llahu e mëshiroftë, thurte dhe fitonte paratë që i
duheshin birit të saj për shkollimin e tij.
Prindërit duhet të përhapin në shtëpinë e tyre dashurinë e dijes së
dobishme duke formuar bibliotekë të mirë shtëpiake, e cila do të
posedonte libra në shkencat esenciale fetare, libra ideologjik,
letërsi dhe libra për zhvillim të personalitetit. Edhe bisedat
familjare kanë ndikim të madh në zhvillimin e dashurisë së
shkencës te fëmijët.
71
Ka dallim të madh mes fëmijëve që nga prindërit e tyre dhe
vëllezërve të tyre të mëdhenjë dëgjojnë vtëm biseda mbi filmat,
dramat, veturat dhe çmimet e ulta dhe fëmijëve që prindërit e tyre
bisedojnë për çeshtjet e fetarizmit, sjelljes së shëndoshë, suksesit,
globalizmit dhe ardhmërisë.
Bisedat e njerëzve në shtëpi zgjojnë fantazinë, krijojnë shpresat dhe
forcojnë orientimin. Andaj duhet të dimë se për çka flasim dhe le
të prekim gjurmët që lënë bisedat tona në shpirtin e të vegjlive.

72
35- Nevoja e fëmijës për dhembshuri (ngrohtësi)

Lind fëmiu me humanizëm të mangut dhe duke u përgjigjur


nevojave të tija të ndryshme plotësohet humanizmi i tij, kurse kjo,
pasha All-llahun, pedagogëve u jep përgjegjësi shumë të mëdhaja.
Detyrë e jona është që ti mundësojmë fëmijës të ndien se e duan
dhe dëshirojnë njerëzit dhe se ne jemi të gëzuar që ai është në
mesin tonë. Krijuesi, subhanehu ve teala, i ka dhënë fëmijës
mundësinë e lidhshmërisë së hershme të fëmijës me nënën e tij në
veçanti. Disa studime kanë vërtetuar se fëmiu e njeh nënën e vet
që nga orët e para të lindjes nëpërmjet nuhajtes, pas një kohe
fillojnë një sërë parashikimesh që nuk përfundojnë, e ai pret nga të
gjith që i ka përreth, sidomos nga nëna e tij, përkujdesi,
dhembshuri dhe ngrohtësi. Ai ka nevojë par atë që i buzëqesh dhe
e shikon fytyrhapur, bisedon dhe lozë me te, e lazdëron dhe e
përkdhel aq sa ka nevojë për ushqim dhe pije. Aq sa i ofrojmë
dashuri dhe ngrohtësi aq në të ardhmen do të jet i kënaqur me
vetveten dhe do ti dojë njerëzit.
Mirëpo fëmiu që nuk gëzon atë që e meriton ai bëhet me ndjenja të
ftohta dhe me reagime të dobta.
Në jetëpërshkrimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
shohim përkujdesi të veçantë ndaj fëmijëve. Në disa raste, ai i falte
njerëzit dhe e mbante Umamen, bijën e Zejnebes, mbesën e tij, e
kur bënte sexhde e lëshonte në tokë, e kur ngritej e mbante në
duar. Transmeton Imam Muslimi, se njerëzit kur shihnin frytet e
para ia sjellnin Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kur i
merte ato thoshte: “All-llahu im na jep bereqet në frytet tona, na
jep bereqet na saun (katër grushta) dhe mudin (dy grushta- njësi
matëse) tonë”. Pastaj thërriste fëmiun më të vogël dhe i jepte të
shojjë këto fryta.
Nëna e vlefshme i edukon fëmijët e vet me buzëqeshje, shikim dhe
pëshpëritje dhe nëpërmjet këtyre veprimeve themelojnë raporte
shumë të ndijshme (rehife- ‫)رىيفة‬. Prindi i vlefshëm e përqafon
fëmiun e vet, e puth, lozë dhe duron gabimet apo sjelljet e tija të
pahijeshme! Këta të dy për të gjitha këto veprime shpresojnë
shpërblim nga All-llahu, subhanehu ve teala.
Fëmiu ka nevojë të jetë i dashur, afrimi i ynë i vazhdueshmë me te,
përkdhelja e tij dhe kujdesi i ynë ndaj tij e joshë për dashuri ndaj
prindërve dhe e bën sumë të lumtur.

73
Kur i japim fëmijës një kukëll ajo mundohet ta derdh
dhembshurinë e saj mbi te dhe mundohet ta shfryjë këtë nevojë të
tij.
Ne e kemi obligim ta dhurojmë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe
përkujdesin tonë jetimëve të muslimanëve, ata që janë privuar nga
prekja e ngrohtë dhe kujdesi i prindërit apo nënës! Ai që ka
mundësi të përkujdeset për ndonjë jetim le ta bëjë këtë gjë, sepse
hpërblimi për këtë gjë është shumë i madh. Mjafton si sqarim për
këtë gjë hadithi të cilin e transmeton Buhariu, se Pejgamberi, sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Unë dhe ai që kujdeset për jetimin jemi kështu në xhennet” dhe
bashkoi mes gishtit tregues dhe atij të mesëm.

74
36- Ofroi fëmijës vlerësime dhe stimulime

Prej fjalëve simbolike është edhe kjo: çdo person lind kurse në
ballin e tij ka shenjë që thotë: të lutem më bën të ndihem se jam i
rëndësishëm. Çdo herë që njerëzit kontaktojnë mes vete, mes tyre
shkëmbejnë porosi të heshtur: të lutem më rekomando, mos kalo
pran meje me injorim, të lutem prano ekzistimin tim, sikurse të
kemi nevojë për vlerësim dhe pranim prej tjerëve, sepse nuk është
i sigurtë për pozitën që ka te ata.
Fëmiu dëshiron ta vërteton këtë gjë dhe dëshiron që të sigurohet se
është në rrugë të saktë, andaj nevoja e tij për vlerësim është me e
madhe se te njerëzit e mëdhenjë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, u jepte selam fëmijëve dhe lozte me ta për ti bërë të ndihen
se janë të rëndësishëm.
Fëmiu nuk është pa ndjenja edhe pse ndoshta ka mungesë të
përvojës. Edhe ai ndien atë që ndien i madhi. Fëmiu një vjeqar kur
ta shikosh me fytyr të zymtë dhe ti krudhish vjetullat qanë, sepse e
ndien kjo pozitë e fytyrës tënde manifeston hidhërimin.
Fëmiu i cili mësohet me qëndrime nënçmuese nga edukatorët dhe
familja e tij e harxhon tërë resursin e këtyre ndjenjave dhe si vijim i
kësaj shkon kot i tërë mundi i edukatorëve. Nëse posedon ndjenja
të krenarisë dhe mburrjes, atëherë mund ti themi: kjo nuk të
përkon ty, njeriu si ti nuk e bën këtë gjë. Këto fjalë do të kenë
domethënie për te.
Fëmiu ka nevojë për stimulim dhe lavdërim të asaj që e bën, sepse
kjo e joshë që të shton veprat e mira, andaj nëse fëmiu mëson
përmendsh ndonjë xhuz (pjesë) nga Kur'ani i ofrojmë dhuratë, e
nëse është superior në mësimet e tija mburremi me te dhe e
shpërblejmë, kurse nëse na jep një gotë ujë i themi: faleminderit.
Këtë na e ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në
hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibën Abasi,
radijall-llahu anhuma, i cili tha:
"Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shkoi në nevojtore e në
ndërkohë i përgadita ujin e abdestit, e kur doli tha: kush e solli
këtë ujë? I treguan, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem, bëri lutjen: "All-llahu im, mësoja fenë dhe komentimin".
Kur pa një ëndër Abdullah ibën Omeri, radijall-llahu anhu, dhe ia
tregoi motrës së tij, Hafsës, ajo ia tregoi Pejgamberit, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, e ai tha:
"Sa burri i mirë është Abdullahu, mirëpo po të kishte falur edhe
namaz nate". (Buhariu). Salimi tregon: Abdullahu tërë naten falej
75
dhe shumë pak flinte. Lavdërimi që ia dha Pejgamberi, sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem, e shtyri që të shtojë adhurimet dhe veprat e
mira.

76
37- Shtëpia duhet të jetë ambijent i qetë

All-llahu, subhanehu ve teala, në natyrën e fëmijës ka vënduar


dashurinë për lozje dhe ndjenjat për avanturë dhe rezikim, e kjo
për tu zhvilluar dhe të pasurohet me përvoja e të hyjë në botën e të
mëdhenjve. Aktivitetet e fëmijëve, në disa raste, kanë edhe reziqe,
andaj nëna, në veçanti, duhet që mos të ngushtohet nga lëvizjet e
shumta të fëmijës por duhet të kontrollon lojërat që mund ta
dëmtojnë. Kjo kërkon që ta bëjë shtëpinë e saj ambijent të sigurt
për jetesë duke mos lërë mjete të mprehta në duar të fëmijëve dhe
ti kontrollon dritaret e ulta, në të cilat mund të hypë fëmiu e të
rëzohet prej tyre. Nëna duhet ti jep interesim të veçantë zjarit dhe
mundësisë për ta ndezur zjarin fëmija, ose vëndimit të dorës në te.
Duhet të kujdesemi që mos të lejojmë afrimin e fëmijëve pranë
aparateve të rezikshme, sikurse është maqina për të bluar mishin
ose ventilatori.
Nevoja e fëmijës për siguri është shumë e madhe. Në realitet ka një
varg të ndërhyrjes mes rezikut dhe sigurisë, ai kur ndihet më i
sigurit rezikon, kurse kur rezikon ka nevojë për siguri. Duhet t'i
mundësojmë fëmijut të ndien në çdo gjendje se ne jemi ndihmësi,
strehimi dhe vendi më i sigurtë për te. Derisa të përhapim siguri te
fëmiu dhe në jetën e tij, duhet ti ikim të gjitha gjërave që
shkaktojnë te ai frikësime, siç janë:
- Kërcënimi i fëmijës me ndonjë ndodhi të tmershme, sikurse ti
themi: nëse del nga shtëpia të shkel treni ose të kidnapon
kriminali.
- Çdo veprim i befasishëm, sikurse zëri i lartë, rënia e befasishme,
alarmi, apo alarmi për zjar. Nëse i dëgjon këto zëra jashtë shtëpisë
duhet ta qetësojmë dhe ta sigurojmë.
- Frika e të mëdhenjve. Kur nëna manifeston frikë të befasishme
nga ndonjë vepër apo zë, sikurse është vetëtima, edhe fëmiu do të
frikësohet nga i njejti zë, sepse fëmiu beson se nëse njeriu i madh,
në të cilin mbështetet ai, frikësohet nga një gjë, detyrmisht ajo gjë
është frikësuese. Është vërejtur se nëna e cila frikohet nga erësira,
ose nga disa insekte shtëpiake, nga vetëtima apo bubullima, edhe
fëmija e trashgëon këtë gjë, andaj ajo duhet të lirohet nga kjo frikë.
- Disa tregime dhe biseda që i bëjnë të mëdhenjtë dhe që
përmbajnë disa gjëra që në sy të fëmijëve janë të rezikshme,
sikurse është biseda për gjakderdhjen që i ka ndodhur nënës gjatë
hekjes së dhëmbit, biseda gjatë luftës apo sulmet ajrore.

77
- Kundërthnëiet e ashpra mes prindërve ku përdorin edhe rrahjen,
kërcënimin dhe ofendimet. Këto raste në realitet tek fëmijët
ngjallin një përzierje të frikës dhe mërzisë, e cila e rëndon dhe i jep
ndjenja të paqarta, të cilat ia shkatërrojnë nervat dhe e fusin në
dilemë.
Nëna me përvojën dhe aftësinë e sajë mund ta bëjë shtëpinë kopsht
të pasur ku lozin fëmijët dhe mësojnë çdo gjë që u bën dobi. Kurse
me neglizhimin dhe injorancën e saj mund ta bëjë shtëpinë e saj
ambijent të keq, i cili i shtyn fëmijët në rrugë, pasiqë ndiejnë së
shtëpia e tyre nuk është shtëpia e përshtatshme për jetesën e
kërkuar!

78
38- Bukuria

Detyrë pedagogjike e familjes është formulimi i ndjenjave të


qytetërisë dhe civilizimit te fëmijët duke i kultivuar tek shqisat e
bukurisë dhe elegancës. Këto shqisa kultivohen te fëmijët që nga
muajt e parë të lindjes gjatë përkdheljes së prindërve dhe mënyrës
se si ata i afrohen atij.
Bukuria është aq e gjallë saqë mund të depërton thellë në çdo gjë.
Edhe gjërat më të ashpra dhe të hidhura mund të fitojnë ngjyrë të
bukurisë. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
َِ ً‫واصِِب علَى ما ي ُقولُو َن واىجرىم ىجرا‬
)91( ً‫َجيال‬ ْ َ ْ ُ ُْ ْ َ َ َ َ ْْ َ
"Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre në mënyrë
të bukur". (El-Muzemil: 10).
Mosfolja është një lloj i këputjes së lidhjeve, mirëpo ka mundësi
me qenë e bukur, nëse nuk shoqërohet me qortim.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
َِ ً‫فَاصِِب صِبا‬
)5( ً‫َجيال‬ َْ ْ ْ
"Ti pra, duro me një durim të bukur (pa ankesë)". (El-Mearixh: 5).
Kur nuk shoqërohet me ankesë te tjetërkush përpos All-llahut,
subhanehu ve teala.
Qytetërimi, të cilin e solli islami është shpirt që qarkullon në trupin
e njeriut e i jep natyrë të veçantë, gjë të cilën e vërejnë njerëzit në të
gjitha çeshtjet e tija: mënyrën e bisedës, shprehjet e tija të
zgjedhura, në mënyrën e dëgjimit, mënyrën e shfrytëzimit të
mundësisë për të folur, në mënyrën si e udhëheq veturën e tij,
mënyrën se si arrin te e drejta e tij, mënyrën si i jep vërejtje
gabimtarit, mënyrën se si i zgjidh problemet, etj.
Bukuria i bën sjelljet e njeriut më të njoma dhe më transparent dhe
e ngrit nivelin e ndjenjave kundrejt tjerëve.
Nëna e vlefshme mund të formulon këto ndjenja për të bukurën
tek fëmiu i saj duke e organizuar shtëpinë në të cilën jeton familja,
sepse shtëpia e çrregulluar, kaotike dhe jo e pastër nuk i
ndihmojnë atij që banon në te të ndien bukurinë. Ajo mund ta bëjë
këtë duke ia mësuar veshmbathjen me ngjyra që përputhen mes
tyre dhe duke e stimuluar që gjërat e tij të jenë të organizuara dhe
të pastërta. Në kulmin e mjeteve që ndihmojnë në formulimin e
shqisave për të bukurën është gjuha e bisedës që dominon në
shtëpi, sepse paraqet nivelin e qytetërimit të cilin e kanë arritur
antarët e asaj familjeje.

79
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar muslimanin
ti thojë robit: robi dhe robëresha ime, e në vend të kësaj duhet të
thojë: djali dhe vajza ime, sepse në këtë formë ngrit nivelin e
gjuhës me të cilën bisedohet. Shprehjet e bukura dhe transparente
ngjallin te fëmiu ndjenja të lartësisë, butësisë, mirësisë, njomësisë
dhe elegancës. Le të krahasojmë mes dy lloj shprehjeve që i
shfrytëzojnë nëna e devotshme, e cila di detyrën e saj edukative
dhe i shfrytëzon ato dhe ajo tjetra:
- Kur të hidhërohet nëna e devotshme me fëmijët e sajë u thotë:
All-llahu ju udhëzoftë, All-llahu ju përmirësoftë, kurse nëna tjetër i
mallkon e u thotë: All-llahu ju sprovoftë me fatkeqësi dhe tmerre.
- Nëna e devotshme thotë: Muslimani i edukuar e bën këtë e këtë
për të hyrë në xhennet, kurse nëna tjetër i kërcënohet dhe e qorton
duke i thënë: ai që do të rrihet bën këtë e këtë.
- Nëse fëmiu mer gjëra që nuk janë të tijat, nëna e devotshme i
thotë: kjo nuk është e jotja, nuk është e drejta e jote, ktheja pronarit
të vet, kurse nëna tjetër thotë: hajdut, hajn…
Ne, pas gjith kësaj, duhet t'i mësojmë fëmijët se veprat e mira
paraqesin kulmin e bukurisë dhe se komoditeti shpirtëror nuk
arrihet përpos se nëse kalojmë nga veprat obligative në ato
vullnetare. Gjithashtu duhet tia sqarojmë fëmijës se çdo formë e
gjunaheve, çdo formë e mangësisë në zbatimin e urdhërave të All-
llahut ndërlidhet në ndonjë formë me të shëmtuarën. Është shumë
keqardhëse të na shkëlqen dhe shndërrit çdo gjë në jetën tonë
kurse zemrat tona të jenë boshe dhe të errësuara.

81
39- Formulimi i personalitetit të sukseshëm

Gjatë tërë historisë suksesi është gjë ngazëllues dhe i kërkuar. Nuk
besoj se njerëzimi ka kaluar kohë kur suksesi është më shumë i
nevojshëm se sa në këtë kohë, sepse dallimet mes të suksesshmive
dhe të dështuarve rritet vazhdimisht, andaj janë fatzi ata që jetojnë
në fund dhe dakordohen me çdo gjë që shtohet. Globalizmi që e ka
kapluar botën i ka anashkaluar të gjitha çeshtjet e zakonshme dhe
u ka shtuar rëndësinë gjërave përparimtare. Në anën tjetër nga
natyra e përparimit civilizues është sjellja e shansave dhe sfidave
të reja, kurse shfrytëzimi i shanseve na ndihmon në ballafaqimin e
sfidave, e ai që nuk i shfrytëzon këto shanse duhet ta përgaditë
veten për shtimin e sfidave. Interesimi për zbatimin e ideve dhe
mënyrave që janë thënë në këtë libër synojnë krijimin e fëmijës të
devotshëm dhe të sukseshëm, me leje të All-llahut, mirëpo këtu
dëshiroj ti përmendi disa nocione dhe baza të cilat duhet ti
potencojnë prindërit në mendjen e fëmijës dhe vetvetes, duke u
nisur nga rëndësia e veçantë që kanë:
1- Epërsia dhe suksesi në mejdanet e ndryshme të jetës nuk
përputhen me inovacionin, sepse njeri mund të jetë gjenial, mirëpo
mos të jetë i sukseshëm, ose mund të jetë i sukseshëm, mirëpo mo
stë jetë gjenial.
2- Nuk është me rëndësi që njeriu të ketë shumë mundësi dhe
burime, por me rëndësi është përdorimi dhe organizimi i tyre në
formën më të mirë të mundshme. Organizimi i mirë është
shkathtësi që mund të përfitohet.
3- Shansët në jetë janë të shumta në krahasim me zgjimin që i
aftëson njerëzit të përfitojnë prej tyre, mirëpo janë shumë të pakta
për dembelët, kaotikët dhe njerëzit me aspirata të kufizuara, andaj
stimulimi i fëmijëve drejt shanseve që u shfaqen para tyre është
detyrë e prindërve.
4- Forma më e madhe e epërsisë është epërsia ndaj unit, kjo arrihet
vetëm duke iu përmbajtur procesit të përmirësimit të
vazhdueshëm. Andaj personaliteti i sukseshëm nuk pajtohet me
gjendjen në të cilën është dhe vazhdimisht synon atë që është më e
mirë dhe më e lartë.
5- Të gjitha sukseset në këtë dynja nuk janë të vërteta përpos se
nëse e ndihmojnë edhe suksesin e ahiretit, andaj suksesi i vërtetë
është suksesi që ndërldihet me mirësinë dhe rrugët që të shpiejnë
të suksesi duhet të jenë të ligjshme.

81
6- Nuk ka njerëz të sukseshëm që nuk kujdesen për kohën dhe nuk
veprojnë për shfrytëzimin e tij maksimalisht.
7- Njerëzit e sukseshëm çdo herë kanë qëllime, qofshin ato të vogla
apo të mëdhaja. Ato vazhdimisht janë të qarta, janë elastike dhe
lehtë mund të realizohen.
8- Njerëzit e suksesshëm besojnë se sukseset e vogla kur
grumbullohen shndërrohen në sukses të madh, andaj ata kujdesen
për veprat e vazhdueshme dhe nuk i largon nga ajo vepër suksesi i
vogël.
9- Sjellja e njerëzve të suksesshëm është i logjikshëm, ata e
aftësojnë veten për sukses dhe fitojnë shkathtësi që kërkohen nga
punët të cilat dëshirojnë ti realizojnë.
10- Njerëzit e suksesshëm kanë vullnet të çelikt dhe kur i rreken
një pune ata kanë energji për të vazhduar deri në realizimin e tij.
Prindërit duhet ti edukojnë fëmijët e tyre në këto domethënie dhe
të mundohen ti bëjnë pjesë e nocioneve të tyre mbi jetën dhe një
pjesë e sjelljes së tyre personale, e pastaj do të gjejnë dobi shumë të
mëdhaja prej kësaj vepre, me lejen e All-llahut.

82
40- Edukimi i ndjenjave për lojalitet ndaj familjes

Në shekullin e globalizmit ndodhin disa procese të organizuara


dhe në shumë mënyra të shkuljes. Është shumë e qartë se
globalizmi synon dobësimin e lidhjes së individit me familjen dhe
të familjes me shoqërinë, kurse të shoqërisë me mbarë umetin e
madh. Kjo ndodh për shkak të riformulimit të krejt këtyre gjërave
sipas interesit të atyreve që përfitojnë nga globalizmi. Andaj është
detyrë e jona në shtëpi ti bëjmë fëmijët të ndihen shumë lojal ndaj
familjes së tyre. Kjo sipas pikëpamjeve të mia vjen nëpërmjet
ambijentit të përgjithshëm familjar, sepse fëmiu e do familjen dhe
është krenar që i përket asaj familje aq sa është e mirë dhe e
sukseshme në përkujdesin dhe edukimin e tij. Kjo nuk mund të
ndodh përpos se kur sigurohen në familje disa domethënie:
- Respektimi i prindërve mes tyre dhe sjellja e tyre ndaj fëmijës
sipas rregullave islame të mirësjelljes dhe moralit islam, në
përputhje me normat dhe marëveshjet që i kanë tubuar ato në një
familje. Është shumë e qartë se mungesa e kësaj veçorie e stimulon
fëmijun që të jetë i guximshëm kundrejt prindërve dhe
preokupimin e tij ndaj asaj që e thonë ata e bën të dobët, madje
fëmiu nga kjo e mëson edhe mosrespektimin e tjerëve jashtë gjirit
familjar.
- Realizimi i secilit prind të detyrave të tyre familjare. Prindin, i cili
lodhet duke fituar rizkun dhe punon për të siguruar kafshatën e
gojës fëmijët e shikojnë me respekt, mirënjohje dhe lidhen për te.
Ngrohtësia e nënës, përkujdesi i saj për fëmijët dhe shërbimi i tyre
i lind po të njejtat ndjenja ndaj nënës. Kjo gjendje e bën fëmiun të
ndihet se është duke jetuar nën hije të një sigurie të plotë, kurse
krejt kjo e shton lojalitetin e tij ndaj familjes së vet, ndërlidhjes së tij
për te dhe ndjenja të krenarisë se i takon kësaj familjeje.
- Përdorimi i mirë i burimeve familjare dhe menaxhimi i mirë i
buxhetit që e posedojnë. Dihet shumë mirë se shumë familje kanë
mjaft rizk, mirëpo i mungon menaxhim i mirë i rizkut dhe
shpenzimi i tij në atë formë që tu përgjigjet të gjitha nevojave të
familjes. Sa prindër kemi parë që i privojnë fëmijët e tyre nga disa
nevoja të tyre esencijale, sepse pasurinë që ka kursyer e ka
shpenzuar për çeshtjet e tija personale ose nuk i ka vënduar ku
duhet. Fëmiu zakonisht nuk është i aftë ta kuptojë këtë defekt,
mirëpo mungesën e kupton si mangësi ndaj tij dhe me këtë ndihen
ndër fëmijët tjerë dhe se familja e tij është nën familjet tjera.

83
- Respektimi i fëmijëve dhe vlerësimi i tyre nga prindërit e bën të
ndihet se është duke jetuar në një familje që meriton respekt dhe
nderim. Nëse prindi pa masë shfrytëzon goditjen ndaj fëmijëve të
vet ose nëna shumë shpesh i ofendon dhe shanë, lidhshmëria e
fëmijës me ta do të jetë i dobët.
- Të sigurojmë domethënien e jetës familjare duke u kënaqur me
ndejat e përbashkëta të antarëve të familjes, duke pritur me mall
antarin që ka munguar dhe kontaktin me atë që është larg,
solidarizimi me njeriun që ka kriza dhe brenga, etj.

84
41- Flijimi dhe altruizmi

Dynjaja është shumë e ngushtë nëse nuk e hap një dritare kah
ahireti. Njerëzit do të garojnë në grumbullimin e pasurisë dhe do
të vriten për te sepse e eksponuara prej saj është më pak se sa
kërkohet. Nuk mund të kthejmë barazpeshën në jetën tonë
shoqërore dhe të përmirësojmë defektin që e shkakton padrejtësia
shoqërore përpos se nëse kultivojmë në shpirtin tonë dhe të
atyreve që ne i edukojmë kulturën e sakrificës, flijimit dhe
altruizmit, duke pritur premtimet e All-llahut për kompenzim në
dynja dhe shpërblim të madh në ahiret.
Flijimi buron nga ndjenja e njeriut për nder që i takon umetit islam
dhe për detyra që ka karshi tij. Në historinë tonë islame kemi
shumë raste fisnike kur nëna të ndershme kanë dhënë fëmijët e
tyre, loçkën e zemrës së tyre, në mejdanet e luftës dhe xhihadit.
Ato raste janë të shumta, mirëpo të panjohura për shumë njerëz.
Ato të njohurat ngacmojnë habinë.
Transmeton Ibën Ebi Shejbe se një grua në ditën e Uhudit i kishte
dhënë djalit të tij një shpatë, e ai nuk mundi ta bartë, e ia lidhi për
bylyzyku me litar e pastaj erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, e i tha: e kam sjellë djalin tim që të ruan ty. Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: shko aty. Pas një kohë u plagos
ky djalosh dhe ia sollën Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
kurse ky i tha: mos u trishtove që të ngjau kjo? Tha: jo, o Resulull-
llah!
Altruizëm domethënë që njeriu ti jep përparësi tjerëve para disa
intereseve të vetvetës në këtë dynja, e kjo lind nga bindja e
fuqishme, lakmimi i asaj që është te All-llahu dhe durimi në
vështirësi. All-llahu, subhanehu ve teala, i ka lavdëruar ensarët,
sepse kanë dashur të mirën dhe u kanë dhënë përparësi vëllezërve
të tyre muhaxhir para vetvetes, duke thënë:
ِ ِ ِ ِِ ِ ِ َّ
ً‫اجة‬َ ‫ص ُدوِرى ْم َح‬ ُ ‫اجَر إِلَْي ِه ْم َوال ََي ُدو َن ِِف‬
َ ‫َّار َوا ِإلميَا َن م ْن قَْبله ْم ُُيبُّو َن َم ْن َى‬
َ ‫ين تَبَ َّوءُوا الد‬
َ ‫َوالذ‬
ِ
‫ك ُى ْم‬َ ِ‫وق ُش َّح نَ ْف ِس ِو فَأ ُْولَئ‬َ ُ‫اصةٌ َوَم ْن ي‬
َ ‫ص‬
ِِ ِ ِ
َ ‫ِمَّا أُوتُوا َويُ ْؤث ُرو َن َعلَى أَنْ ُفس ِه ْم َولَْو َكا َن ِب ْم َخ‬
)9( ‫الْ ُم ْفلِ ُحو َن‬
"Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i
duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e
tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre
(muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u

85
jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej
lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (El-Hashr: 9).
A ka altruizëm më të madh se sa tia afrojë mysafirve të vet darkën
e fëmijëve të tij, sikurse kanë bërë disa as'hab dhe e fikte llambën
që të mendonte mysafiri se edhe ai është duke ngrënë me të e të
bie në gjym i uritur?!
Individualizmi që promovohet në shekullin tonë shumë lehtë
mund të shndërrohet në egoizëm të keq, andaj duhet të ruhemi
nga kjo gjë duke i edukuar fëmijët tanë të vegjël me edukatën e
flijimit dhe altruizmit, edhe atë nëpërmjet sjelljes personale, kur
nëna i jep përparësi rehatisë së burrit dhe fëmijëve para rehatisë së
saj dhe kur prindi i jep përparësi djalit në harxhime… Do të ishte
mirë që në ndonjë ditë të javës të ha familja atë që ekziston dhe
vlerën e ushqimit që mund të përgaditej t'ia japin ndonjë familje të
varfër që zakonisht nuk e kanë. Duhet ti mësojmë fëmijët që disa
ëmbëlsira tia japin fëmijës të komshisë dhe tua jep disa lodra
fëmijëve të mysafirve që të lozin me to. Nëse flasim për sadaka
vullnetare dhe ai e jep e falënderojmë dhe e lavdërojmë atë dhe e
stimulojmë në këtë vepër.

86
42- Bujaria dhe fisnikëria

Umeti islam nuk mund të ngritet pa shpërthy burimet e bujarisë,


fisnikërisë dhe tolerancës në raportet tona shoqërore. E nëse
sillemi me njëri tjetrin sikurse sillen tregtar, çdo gjë me çmim ose
sillemi me drejtësi absolute, secili gabimtar paguan çmimin e
gabimit të vet, atëherë jeta jonë shoqërore do të humbë shkëlqimin
dhe bukurinë e saj dhe shumë gjëra do të neglizhoheshin sepse
askush nuk do ti merte përsipër.
Bujaria, toleranca dhe fisnikëria janë veti që ndërlidhen në formë të
caktuar dhe dhurata falas dhe të pakushtëzuara, ato i kalojnë të
drejtat, rregullat e ngushta të drejtësisë dhe informatat tekstuale që
i posedojmë, i tejkalojnë të dhënat e të kaluarës dhe të sodit, i
injrojnë gabimet dhe sjelljet e pahijeshme, i kalojnë të gjitha këto
dhe bëhen arsyetim për secilin njeri, në tentim për të kuptuar
vështirësitë dhe situata në të cilën janë duke kaluar dhe tentim për
ti shikuar gjërat nga një kënd tjetër. Është një lloj besimi se secili
njeri ka mirësi të caktuar dhe se esenca është brendësia e mirë.
Ska dyshim se njerëzit fisnik dhe ata bujar akuzohen me llojlloj
akuzash: se janë njerëz sipërfaqësor, i shikojnë formalitetet dhe
nuk shikojnë të keqen, dinakrinë dhe kurthet që fshihen brenda
tyre, për këtë shumë lehtë është për t'i mashtruar ata. Ata
akuzohen se janë të marrë, sepse qëllimisht nuk e shohin të keqen
dhe me këtë gjest sikurse e çaktivizojnë mendjen e tyre kur i
injorojnë kriteret e të mirës dhe të keqes, të saktës dhe gabimit.
Këto akuza që u bëhen këtyre njerëzve kanë nga pak të vërteta në
vetevete. Krejt njerëzit nuk duhet të jenë në medhhebin e Omer
ibën Hatabit, radijall-llahu anhu, në mirësi, fisnikëri dhe zgjuarsi të
madhe kur thoshte: "Nuk mashtroj por as që lë dikend të më
mashtroj mua". Mirëpo nëse krahasojmë mes fotografive të
tolerancës dhe fisnikërisë dhe vërejtjet rreth tyre dhe mes
fotografisë së kopracisë, poshtërsisë, mendimit të keq, mbylljes në
interesin personal dhe veprimin sipas parimit: "asgjë ska falas", po
ti krahasojmë këto dy fotografi do të vërejmë se më mirë për
njeriun dhe shoqërinë është të posedon moralin e njerëzve fisnik
dhe tolerant, të cilët nëse gabojnë në vlerësimin e gjërave disa herë
ata ja kanë qëlluar në nijetin e mirë, brendësinë e kulluar dhe
dashurinë për njerëz që kanë.
Gjeneralizimi i këtij morali të madh kërkon që të përhapim në
shtëpitë tona këto kuptime dhe nocione:

87
- Secili njeri ka ndonjë mirësi. All-llahu, azze ve xhel-le, vlerat si ka
bërë monopoll i një pjese të njerëzve, ashtu sikurse të keqen se ka
lënë veti e perhershme e disa njerëzve të caktuar. Do të ishte
shumë më mirë për ne që te njerëzit të shohim elementin iluminist
në jetën e tyre, sepse vetëm kjo do të na ndihmojë të krijojmë
raporte të mira me ta.
- Çdo shërbim që ia afrojmë çdo muslimani është vepër që do të
shpërblehet nga All-llahu, subhanehu ve teala, nëse e bëjmë
sinqerisht. Ne nuk duhet të mërzitemi nga përsëritja e ajeteve dhe
haditheve që flasin për respektimin e mysafirit, bamirësisë ndaj
komshiut, përkujdesit ndaj jetimit, ndihma dhënë nevojtarit,
dhënia e borxhit, vizita e të sëmurit, etj. derisa të bashkëvepron me
shpirtin e fëmijës dhe derisa të thelloset thellë në ndjenjat e tija.
- Tua duam njerëzve atë që ia duam vetvetes, tu ndihmojmë
kolegëve që të ngriten dhe përparojnë dhe suksesin e çdo
muslimani e konsiderojmë sukses të gjith muslimanëve.
- Largohemi nga përgojimi dhe përcjellja e të metave të
muslimanëve, t'i arsyetojmë ata dhe mos të qortojmë asnjë njeri
për ndonjë vepër apo çështje që e ka bërë pa dëshirë apo
përdhunshëm.
- Të ikim nga lokalizmi, nacionalizmi dhe fanatizmi në vlerësimin
e njerëzve dhe bashkëpunimit me ta. Secili njeri ka të drejtë, kurse
muslimani ka edhe një të drejtë shtesë, kurse farefisi ka edhe disa
të drejta tjera, andaj ne duhet secilit ti japim të drejtat e veta.

88
43- Kujdesi për shëndetin e fëmijëve

Shëndeti i fëmijëve është amanet në duart e prindërve, andaj ata


duhet ta çojnë në vend këtë amanet ashtu si duhet, sidomos me
këtë mashtrim në ushqime, i cili arrinë nivele shumë të rezikshme.
Kujdesi për shëndetin e fëmijëve kërkon prej nesh disa gjëra:
1- Ngrënia e ushqimit të këndshëm pa harxhime të tepruara dhe
duke qenë mesatar. Ska dyshim se ushqimi më i këndshëm është ai
që është hallall, andaj prinid duhet të kujdeset që ti ikë
maksimalisht haramit dhe fitimit të dyshimt, nëse dëshiron ti
lëshohet bereqeti në te dhe familjen e tij.
2- Ta mësojmë fëmiun që të mër ilaçin e duhur për ti rezistuar
sëmundjet dhe epidemitë që e sulmojnë trupin e njeriut. Disa
prindër nuk ofrojnë shembull të mirë në këtë drejtim, sepse
neglizhojnë marjen e barërave dhe ikin prej tyre, e kjo i joshë edhe
fëmijët pasiqë ata i imitojnë prindërit.
3- Prindërit duhet tu sigurojnë fëmijëve ushqim të balansuar sipas
mundësive dhe kapacitetit, dhe kjo kërkon nga nëna që të posedojë
një nivel të mjaftueshëm të kulturës shëndetsore.
Detyrat e ushqimit në trupin e njeriut janë katër: ndërtimi,
prodhimi i energjisë, përforcimi i imunitetit dhe mbetja e llojit.
Nëse dëshirojmë ta ushqejmë trupin me ushqim në formën më të
mirë atëherë në ai ushqim duhet të përbëhet prej 15- 18 % proteina,
30 % yndyrëra, 52- 55 % sheqer, shtoja kësaj edhe disa cehe dhe
vitamina. Defekti i madh në këto përqindje shkakton dëme të
mëdhaja për trupin në planin afatgjatë.
Prindërit duhet të kujdesen për burimin e ushqimit dhe llojin e
tyre, sepse shumë ushqime janë prodhime të ingjinerisë gjenetike,
gjithashtu në shumicën e ushqimeve përdoren lëndë për ngjyrosje
dhe konzervansa të ndryshëm, andaj kërkohet nga nëna që të
pakëson përdorimin e ushqimeve të gatshme, sidomos të mishit
dhe të ruhet nga përzierjet sekrete që publikohen në vende të
ndryshme. Duhet pakësuar përdorimin e pijeve të gazuara deri në
minimum. Ushqimet e natyrshme dhe të freskta do të mbeten çdo
herë më të sigurta dhe më të dobishme për t'i përdorur, andaj edh
eduhet të kujdesemi për to.
4- Nëna duhet të kujdeset për peshën e fëmijëve dhe nuk duhet të
bën peshë të madhe sepse kjo është shkak për shumë sëmundje.
Ne jemi adaptuar në shtëpi që ti stimulojmë fëmijët të hanë sa ma
shumë dhe në të kaluarën njerëzit e shihnin peshën e madhe si
shenjë e shëndetit, mirëpo nuk kanë kuptuar reziqet e mëdha që ka
89
për shëndetin e përgjithshëm të secilit prej nesh. Pesha e tëpruar
shkakton ritjen e tensionit, yndyrat e shumta në mëlqi, romatizmin
kronik, puna e dobtë e zemrës, sëmundja e kapilarëve të gjakut,
sëmundja e sheqerit, e cila është armiku numër një i nyjeve të
këmbëve, pasiqë i shkatërron tërësisht, etj.
5- Nuk mund të plotësohet shëndeti i fëmijut nëse nuk kujdesemi
për pastërtinë personale, pastërtinë e rrobave dhe dhomës. Andaj
na është caktuar abdesti në disa kohë gjatë ditës dhe gjatë veprimit
të disa veprave të ndryshme. Duhet të mësojmë fëmijët pastrimin e
dhëmbëve, kujdesi për pastërtinë e rrobave, dhomës dhe klasës ku
mëson.
6- Nëna nuk duhet të neglizhojë kohën e gjumit të fëmijëve, sepse
në kohën tonë janë përhapur disa shprehi të këqija, ashtuqë ndodh
që fëmiu të rri zgjuar deri në orët e vona të natës, e kur të vijë koha
e namazit të sabahut dhe shkuarjes në shkollë, zgjohen gjysmë në
gjum! Rënia në gjum herët dhe zgjimi i hershëm janë vepra që na
stimulon në to feja dhe kanë dobi shumë të madhe në shëndetin
psikofizik.

91
44- Si të veprojmë me pikën e dobët

Secila krjesë që jeton në këtë rruzull tokësor ka pikën e dobët


kundrejt disa ekzistenca të natyrshme ose kundrejt disa
gjallëresave tjera. Disa kanë pikë të dobët ushqimin, ai sado që
fiton peshë të tepruar nuk mund të ndalet nga ushqimi, ndokush
pikë të dobët ka insekttet apo ndonjë kafshë. Ndokush pikë të
dobët ka mungesën e ndonjë shqise, apo trupin e madh, apo
stresin dhe zymtësinë e përhershme, etj.
Më e rezikshmeja në pikën e dobët është ndikimi i tij në reagimet e
njeriut, përgjigjet dhe vlerësimin e vetvetes, andaj kjo ndikon në
kufizimin e aspiratave dhe synimeve të tija.
Ne mund të themi se: çdo situatë që e largon njeriun nga reagimi i
natyrshëm në ambijentin e tij shoqëror len gjurmë të caktuara në
zhvillimin e personalitetit të tij dhe në nivelin e pjekurisë së tij.
Ftakeqësisht njerëzit jo çdo herë dhe jo në të gjitha rastet i
vlerësojnë aq sa duhet reziqet e pikave të dobta për njeriun e me
këtë i shtojnë vuajtjet e personave të jonatyrshëm, sepse presin prej
tyre atë që presin prej njerëzve të shëndoshë në realizim dhe
bashkëveprim, kurse kjo e zmadhon problemin.
Nëse arsyetohet shoqëria në këtë drejtim, nuk arsyetohet familja e
fëmijës, i cili vuan nga problem psiqik dhe fizik. All-llahu e ka
krijuar në atë familje që ta sprovon atë familje, andaj ajo duhet të
tenton të ketë sukses në këtë sprovë. Prindërit nuk do të arrijnë ti
ndihmojnë fëmijës në bashkveprimin e tij me pikën apo pikat e
dobta që i ka në mungesë të kulturës së mirë që u ndihmon në
kuptimin e natyrës së problemit nga i cili vuan fëmiu dhe gjurmët
që zakonisht i le dhe mos njohja e mjeteve dhe metodave për t'i
ndihmuar atij.
Për shembull: një familje mund të sprovohet me një fëmijë që ka
dëgjim të dobët, i cili e pengon nga fitimi i informatave gjuhësore,
e kjo me automatizëm ndikon në zhvillimin e mësimeve në
shkollë.
Shumica dërmuese e fëmijëve shurdhë nga aspekti shoqëror
tërhiqen nga shoqëria për shkak kësaj të mete dhe nëse ka kontakt
me ndonjë njeri pa këso të metash, ai kontakt nuk është efektiv.
Pjekuria shoqërore të fëmiu shurdh është më e vogël për 20 % se sa
te fëmiu i rëndomtë dhe normalisht se manifeston paaftësi të qartë
për të marë përsipër ndonjë përgjegjësi.

91
Nga aspekti i reagimeve, fëmiu i shurdhër ka çrregullim psiqik
dhe të emocioneve, ndien se ka nevojë të madhe për përkujdesi
dhe ngrohtësie sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës në të gjitha
format e saja. Sa i përket intelegjencës së tij ajo është më pak se të
fëmijët e rëndomtë për 10 %, edhe pse kjo përqindje nuk është aq e
madhe për tu përmendur.
Në kësi rasti prindërit duhet ta çojnë fëmiun në shkollat e posaçme
për shurdhmemec dhe nuk duhet të vazhdojnë komunikimin me
ta nëpërmjet gjuhës së gjestikulacionit, të cilën e mësojnë në
shkollë. Ata duhet ti kuptojnë mendimet dhe përshtypjet e
gabuara që i ka për vetveten dhe refuzimi e eliminimi i ityre,
shtimi i vetbesimit dhe zhgjidhja e problemeve të tija materiale.
Fëmiun e këtillë duhet ta ndihmojmë që të mëson zanate, në
zgjedhjen e specializimit apo punën e cila i përshtatet situatës së
tij. Ndoshta edhe prindërit do të kenë nevojë për ndonjë tretman
personal për eliminimin e gjurmëve psiqike negative që mund të le
tek ata prania e një fëmijës me nevoja speciale në mesin e tyre.

92
45- Pesë rregullat universale të Islamit janë baza e sjelljes
shoqërore

Gjatë leximit të kthjellur të dispozitave të sherijatit tonë të pastër


dijetarët tanë që kanë jetuar në shekullin e tretë kanë nxjerur pesë
rregullat universale të Islamit apo objektivat madhore të Islamit, e
ato janë: ruajtja e fesë, shpirtit, mendjes, nderit dhe pasurisë. Këto
pesë rregulla universale mund ti rishikojmë dhe ti bëjmë pikënisje
dhe boshte për rritjen e fëmijëve tanë me një edukim të shëndosh
shoqëror, kurse kjo realisht paraqet logjikën e përgjithshme në
ndërtimin e vetëdijes shoqërore dhe në ndërtimin e kornizave
referentuese për rregullim shoqëror të umetit Islam.
Prej muslimanit kërkohet ta mbron fenë e tij, të kujdeset për
fetarizmin dhe zbatimin e normave fetare. Prej atij, gjithashtu,
kërkohet që të ruan fetarizmin e vëllezërve të tij musliman dhe tu
ndihmojë në këtë drejtim, andaj nuk duhet ti eksponon para
fitneve, të udhëzon të devijuarin, ta mer përdore gjunahqarin dhe
të devijuarin, etj. Prej muslimanit kërkohet që ta ruan shpirtin,
shëndetin dhe mendjen e tij, andaj nuk duhet të konsumon pije
dhe nuk duhet të bën veprime që e dëmtojnë. Prej atij, gjithashtu,
kërkohet që të ruan edhe jetën e vëllezërve të tij musliman duke u
ndihmuar, duke i mbrojtur dhe duke mos bërë asnjë vepër që u
shkakton dëm apo pengesë. Andaj janë ndaluar tregtia me alkool,
drogë, mish të ngordhur dhe çdo gjë që dëmton njeriun.
Muslimani urdhërohet të ruan nderin e vet dhe nderin e
muslimanëve, urdhërohet të ruan pasurinë e tij dhe të
muslimanëve, sepse gjaku dhe pasuria e muslimanit janë të
ndaluara të nëpërkëmben, kurse besimi i një muslimani nuk është i
plotë derisa nuk ja do vëllaut të vet atë që ia do vetvetes, tia urren
vëllaut të vet atë që ia urren vetvetes, sikurse kanë treguar
hadithet e sakta.
Prej gjërave që i potencojnë këto kuptime të bukura që i
përmendëm është edhe lutja që e thotë muslimani kur del nga
shtëpia:
ِ ِ ‫ك أَ ْن أ‬
ْ ‫ أ َْو أ‬، ‫ أ َْو أُ َز َّل أ َْو أَظْل َم أ َْو أُظْلَ َم‬، ‫ أ َْو أَ ِز َّل‬، ‫ض َّل‬
.‫َج َه َل أ َْو يُ ْج َه َل َعلَ َّي‬ َ ُ‫ أ َْو أ‬، ‫َض َّل‬ َ ِ‫َع ْوذُ ب‬
ُ ‫اللَّ ُه َّم إِنِّي أ‬
All-llahumme inní e údhu bike en edil-le ev udal-le, ev ezil-le ev uzel-le, ev
adhlime ev udhleme, ev exh-hele ev juxh-hele alejje.
(O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje
[dalalet], e as dikush të mos më dërgojë në humbje [dalalet]; kërkoj
mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas [nga e vërteta], e as të shkaktoj që
dikush të rrëshqas; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e dëmtoj
93
askend e as dikush të mos më dëmtojë mua; kërkoj mbrojtjen
Tënde që të mos e injoroj askënd e as dikush të mos më injoroj
mua). (Sahih, Tirmidhiu).
Sepse me daljen nga shtëpia njeriu përzihet me vëllezërit e tij
musliman, e përzierja me njerëz ka mundësi të shkaktojë zullum
dhe armiqësi, andaj muslimani e bën këtë lutje për veten dhe
vëllaun e tij musliman.
Prindërit duhet tua sqarojnë fëmijëve të tyre se njerëzit përngjajnë
në shumë gjëra dhe se ajo që e gëzon një njeri i gëzon edhe
vëllezërit e tij musliman dhe se ajo që i çrehaton dhe mërzit i
çrehaton dhe mërzit edhe tjerët. Me këto sqarime e thellojnë
vetëdijen e fëmijëve në kuptimin e sherijatit dhe vetvetes, kurse
këtë vetëdije e bëjnë kornizë udhëzuese në sjelljen e fëmijëve të
tyre më mocanikët dhe shokët e tyre.
Sa bukur është kur i potencojmë në ndjenjat e fëmijës dhe nocionet
e tija shoqërore dispozitat dhe rregullat e mirësjelljes të
ndërlidhura me pesë rregullat universale që i përmendëm, duke
bërë krahasime të vazhdueshme. Nëse një fëmijë përgojon dikend
tjetër, i themi: a do të të përgojon dikush ty? Nëse merr diçka që
nuk është e tija, i thua: a dëshiron që ndonjë shok i yti të mer
fletorën apo lapsin tënd pa lejen tënde? Nëse ndonjë shok i tij ka
bërë ndonjë gabim e stimulojmë që ta këshillojë derisa të largohet
nga ai gabim, sepse këtë ia duam fëmijëve tanë dhe shpresojmë që
mos të binë në asnjë gabim.
Vëllezëria e vërtetë islame do të jetë boshe dhe e zbrazur nga
domethënia nëse nuk e mbushin me këtë lloj të ndjenjave,
raporteve dhe sjelljeve.

94
46- Krijimi i ndjenjave

Takimi i njerëzve mes veti natyrisht lind raporte të acaruara dhe


kundërshtime dhe se nyja e sprovës në jetën shoqërore rrotullohet
rreth mos unitetit të shijeve të njerëzve dhe mos përputhjes së
interesave.
Prej nesh kërkohet që të kuptojmë gjërat që shkaktojnë konlikte
mes njerëzve e pastaj të sillemi ndaj tyre me urtësi të kërkuar,
madje ta kalojmë këtë gjë dhe të krijojmë ndjenja të dashurisë,
vëllezërisë dhe respektit të ndërsjelltë.
Gjërat që shkaktojnë ngacmime dhe armiqësi mes njerëzve janë të
shumta, mirëpo më të rëndësishmet janë këto:
- Garimi për shanset dhe burimet e kufizuara dhe të pakta. Secili
njeri kur i pakësohen shanset mundet të ecë rrugëve jolegale për të
fituar kolegët e tij e kjo shkakton urrejtjen, hidhërimin dhe bërjen e
kurtheve.
- Të jetë njeriu shumë i ndijshëm ndaj kritikave. Shumë njerëz
ngushtohen prej çdo këshille apo kritike që ju drejtohet, sidomos
nëse mënyra e kritikimit është e vrazhdë.
- Disa njerëz kanë natyra të këqija, sikurse është inati, hidhërimi i
shpejtë, etj. dhe këto cilësi raportet e tija me tjerët i bëjnë çdo herë
jostabile.
- Keqkuptimi i sjelljes së njerëzve dhe komentimi i gabuar i
ndodhive shkakton që njerëzit ti bëjnë keq njëri tjetrit dhe të marin
qëndrime të gabuara.
Prindërit kanë mundësi tua sqarojnë këto gjëra fëmijëve të tyre
duke i shfrytëzuar zënkat dhe hidhërimet që ndodhin mes
fëmijëve, qofshin me vëllezërit, shokët, mocanikët, fëmijëet e
komshisë, etj. që tua sqarojnë shkaqet e këtyre zënkave dhe
qëndrimin e shëndoshë ndaj tyre.
Detyra jonë nuk kufizohet në këtë gjë por e kalon dhe arrinë derite
mësimi i fëmijëve dhe nxënësve tanë si të krijojmë ndjenja fisnike
te tjerët, si të lindim tek ata ndjenja të dashurisë, miqësisë dhe
solidaritetit. Fatkeqësisht shumë njerëz janë fatalist dhe gjen
shumë njerëz që të thonë: nuk mund të parafytyroj ditën kur do ta
dua filanin, ose unë aq shumë e dua filanin dhe sado që bën
gabime ndaj mua unë do ta dua. Ky teprim në dy rastet e cekura
është si rezultat i keqkuptimit të natyrës së ndjenjave. All-llahu,
azze ve xhel-le, na mëson se ndjenjat manifestojnë frytet e veprave
dhe aktiviteteve dhe nuk janë gjëra që duhet tu nënshtrohemi.
Për këtë All-llahu, subhanehu ve teala, na thotë:
95
ِ ِ
‫ِل‬ َ َ‫َح َس ُن فَِإ َذا الَّذي بَْي ن‬
ٌّ ِ‫ك َوبَْي نَوُ َع َد َاوٌة َكأَنَّوُ َو‬ ْ ‫السيِّئَةُ ْادفَ ْع بِالَِِّت ى َي أ‬ ْ ‫َوال تَ ْستَ ِوي‬
َّ ‫اْلَ َسنَةُ َوال‬
)34( ‫يم‬ ِ
ٌ ‫ََح‬
"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje
në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë
armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fusilet: 34). Ballafaqimi i të
keqes së tjerëve me mirësi i ndryshon ndjenjat e tyre kundrejt nesh
dhe i transferon nga armiqë në miq.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni dhe nuk do të
besoni derisa nuk duheni, a t'ju tregoj një gjë që nëse e veproni do
të duheni? Përhapne selamin mes juve". (Sahih, Ahmedi).
Duhet ti mësojmë fëmijët tanë se rruga e shpejtë deri te zemra dhe
mendja e tjerëve është bamirësia ndaj tyre, kujdesi për ta, falja e
gabimeve të tyre dhe ndihmesa që ua japim për tu ballafaquar me
krizat e tyre. Fëmiu do të mund ta provon këtë me shokët e tij në
shkollë.

96
47- Bashkëpunimi dhe shpirti ekipor

Bashkëpunimi është princip i madh islamik dhe shtohet rëndësia e


veprimit me këtë princip sot sepse globalizmi vepron për të
demontuar lidhjet mes njerëzve dhe vepron për anashkalimin e të
gjitha forcave dhe aktivitetet e vogla në interes të forcave të
gjigante, kurse të vegjlit nuk do të gjejnë hapësira të gjëra për
lëvizje në botën e të mëdhenjve.
Përvojat tregojnë se shtohet potenciali i njeriut duke punuar në
ekipë edhe ato jo sipas matematikave standarde, ku 2+2 = 4 sepse
ajo që shohim në sferën e punës se dy plus dy mund të bëjnë
gjashtë, shtatë, tetë e më shumë. Për këtë duhet të edukojmë
fëmijët tanë që të duan punën me tjerët dhe të pasurohen me
moral dhe nocione që e ndihmojnë këtë gjë. Prindërit duhet të
edukojnë fëmijët e tyre se bashkëpunimi çdo herë është më i mirë
se sa konkurenca. Për shembull: nëse nota e fëmuiut tënd është
shumë mirë kurse e fëmijës tim mirë gjatë konkurencës, ata nëse
bashkëpunojnë gjatë mësimit dhe përsëritjes, djali yt do të arrijë
notën e shkëlqyeshme, kurse djali im shumë mirë, sepse
bashkëpunimi sjell dobi të përbashkët mes atyreve që
bashkëpunojnë.
Me këtë nuk kam për qëllim që të braktisim koncentrimin në
krijimin e shpirtit inicues te femiu dhe shtytja për të bërë punën që
duhet ta bëjë edhe nëse është vet, por kam për qëllim që mos ta
ndërtojmë mendjen e fëmijës në bazë të koprracisë, të jetë i rrallë
dhe mungesës së shanseve, sepse në mënyrë të pavetëdijshme tek
ai formojmë shpirt vjedhës, grabitjeje, mashtrimi, zilie dhe kurthe,
por duhet vazhdimisht ti sqarojmë se ka mjaft, shanset janë të
shumta dhe se aleancat, bashkëpunimi dhe koordinimi i mundit
është rruga më e mirë për të arritur deri te ato.
Nëse dëshirojmë ti aftësojmë fëmijët tanë që të punojnë në mënyrë
ekipore, ti bëjmë të aftë për bashkëpunim dhe mirëkuptim me
tjerët, ne gjatë edukimit të tyre duhet të koncentrohemi në këto
nocione dhe rregulla islame të mirësjelljes:
- Dëgjimi i mirë dhe me vëmendje e pikëpamjeve që mund ti
paraqesin antarët e ekipit.
- Kuptimi i natyrës së punës në të cilën do të bashkëpunon me
tjerët dhe të kupton dimenzionet dhe synimet.
- Tentimi për të kuptuar prapavijën psiqike të antarëve të ekipit që
të di si të sillet me ta, sepse mund të ketë në mesin e tyre njerëz
shumë të ndijshëm ndaj shakave apo kritikave, ose të atillë që te
97
ata dominon mendimi i keq dhe dëshira për të gjuajtur defektet e
tjerëve.
- Konsultohimi për çdo pikë të paqartë në punë ekipore.
- Pranimi i gabimit dhe mundohu të mësosh prej gabimit tënd.
- Mos mer asnjë hap të cilin antarët e ekipit mund ta keqkuptojnë
ose të dëmtohen prej tij.
- Mos publiko sekretet e punës dhe kujdesu që mos të flas për
gjërat që nuk janë specijalitet i tij.
- Nxitimi për përmirësimin e secilit gabim që ndodh nga ndonjë
antar i ekipit ose devijim që ndodh gjatë punës sipas rregullave
dhe kushteve të këshillës.
- Duroi tejkalimet e kufinjve dhe gabimet që i bën ndonjë antar i
ekipit dhe shpreso shpërblim për këtë durim te All-llahu,
subhanehu ve teala.
- Nëse e sheh se nuk mund të vazhdon me atë ekip le ta braktis, le
ta mbyll atë dosie, mos të flet për atë punë e as për shkaqet që e
kanë shtyer ta braktisë atë, le të tenton të hulumton përgjegjësinë e
tij në këtë që ka ndodhur dhe mos ti qorton vetëm të tjerët.

98
48- Respekto privatizmin e tjerëve

Na ka mësuar Islami si të jemi preciz në ndarjen mes hapësirës


tonë dhe hapësirës në të cilën jetojnë tjerët, sepse çdo krijesë e
gjallë, sidomos njerëzit, i përcakton vetes sferë të gjallë të cilën e
shikon si zonë e qetë e jetesës për te dhe ata që ia ngushtojnë jetën
aty i shohin sikur armiq që duhet të rezistohet. Sado që janë
raportet tona me tjerët të ngrohta dhe përzierja mes nesh e madhe
në shumë raste dëshirojmë të jemi në vend të sigurtë dhe larg
shikimit të tjerëve, ashtu sikurse dëshirojmë të kemi lajme,
informata dhe gjëra te veçanta për ne, që askush mos të dijë asgjë
për ne.
Kur'ani Fisnik na i ka dhënë disa tregues dhe disa organizime në
këtë drejtim që ti bëjmë bazë në sjelljen tonë me gjërat private tona.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
ِ َّ ِ َّ ِ ِ ِ َّ
َ َ‫اْلُلُ َم ِمْن ُك ْم ث‬
‫الث‬ ْ ‫ين ََلْ يَْب لُغُوا‬َ ‫ت أَْميَانُ ُك ْم َوالذ‬ َ ‫ين َآمنُوا ليَ ْستَأْذنْ ُك ْم الذ‬
ْ ‫ين َملَ َك‬ َ ‫يَا أَيُّ َها الذ‬
ِ ِ ِ ِ
ُ َ‫صالةِ الْعِ َشاء ث‬
‫الث‬ ِ ِ
َ ‫ض ُعو َن ثيَابَ ُك ْم م ْن الظَّ ِه َرية َوم ْن بَ ْعد‬ َ َ‫ني ت‬
ِ ِ ‫ات ِمن قَب ِل‬
َ ‫صالة الْ َف ْج ِر َوح‬َ ْ ْ ‫َمَّر‬
ٍ
ٍ
ٍ ‫ض ُك ْم َعلَى بَ ْع‬
‫ض‬ ٌ َ‫س َعلَْي ُك ْم َوال َعلَْي ِه ْم ُجن‬
ُ ‫اح بَ ْع َد ُى َّن طََّوافُو َن َعلَْي ُك ْم بَ ْع‬ َ ‫َع ْوَرات لَ ُك ْم لَْي‬
ِ ِ ِ ِ
)58( ‫يم‬ ٌ ‫يم َحك‬ ٌ ‫ني اللَّوُ لَ ُك ْم اآليَات َواللَّوُ َعل‬
ُ ِّ َ‫ك يُب‬
َ ‫َك َذل‬
"O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj
(shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë,
duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para
namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për
të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur
ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për
ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron
argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti". (En-Nur: 58).
Kur'ani Fisnik na ka udhëzuar që ti mësojmë fëmijët tanë dhe ata
që janë në shërbim tonin në shtëpiat tona domosdoshmërinë e
kërkimit të lejes para se të hyjnë te ne në kohëra të caktuara që
konsiderohen kohëra të rehatisë dhe momente private, ku nuk
është i gatshëm të pranon askend. Andaj prindërit, sidomos nëna,
duhet ta mësojnë fëmiun thelbin e privatizmit të tjerëve dhe
kufinjtë e tij, stimulimin për respektim të tij, andaj askush nuk
duhet të hyjë te askush në vendin e tij të veçantë pa leje, nuk duhet
të hap gjëra të mbyllura që nuk janë të tij, qoftë derë shtëpie,
frigorifer, libër, fletore, sanduk, etj sadoqë gjat rri në atë vend.
Gjëja më e rëndësishme që duhet ta këshillojmë fëmiun është
ruajtja e sekreteve që i lihen në amanet dhe bisedat që bëhen në
99
takime private, biseda të cilat nuk dëshirojnë ti publikojnë. Këtë
edukatë kanë patur brezi i artë i muslimanëve, sahabet e
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje edhe fëmijët e
tyre i kishin kuptuar këto gjëra.
Enesi, radijall-llahu anhu, thotë:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më pa duke lozur me
disa fëmijë dhe më dërgoi për tia kryer një punë, unë u nisa për ta
kryer atë punë, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
më pritke në hije derisa të kthehesha. Duke e kryer këtë punë iu
vonova nënës time dhe kur erdha në hstëpi më pyeti: çka të vonoi?
I thashë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më dërgoi tia
kryej një punë. Tha: çka ishte ajo punë? I thashë: është sekret i
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo më tha: ruaji
sekretet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Thabiti,
transmetuesi i këtij hadithi tha: Enesi më tha: po tia kisha treguar
këtë gjë dikujt, do ta kisha treguar ty. (Sahih, Edebul-Mufred).
Shiko qëndrimin e Enesit dhe qëndrimin e nënës së tij dhe
krahasoje me qëndrimin e disa nënave, shumë prej tyre insistojnë
te fëmijët e tyre që tu tregojnë çdo gjë që shohin apo dëgjojnë,
sadoqë ato fjalë i dëmtojnë tjerët!
Duhet ta mësojë fëmiun që mos ta ngrit zërin kur flet, sepse
bërtitja e dëmton dëgjimin dhe e prish rehatinë e ndejës. Duhet ta
mësojë që të vëndojë dorën në gojë kur të qeshet, kur të teshtis, kur
të ti hapet goja që mos ti dëmton sytë e njerëzve që janë në atë
ndejë me gjëra që nuk dëshirojnë ti shohin. Duhet të mësohet
fëmija që mos të zgjat këmbët në tubimin ku ka njerëz më të vjetër
se ai. Duhet ti jepet vërejtje fëmijës që të le hapësirë mes tij dhe
kalimtarëve në rrugë ku ka shumë njerëz dhe nuk duhet ti shikon
shumë gjat njerëzit në fytyrë.
Duhet ta mësojmë fëmiun që mos të pyet askend se ku shkon,
kurse nëse dikush mer prej tij borxh ose huazon diçka nuk duhet
këtë gjë tia tregon askujt. Nëse i analizon këto rregulla të
mirësjelljes islame do të vëresh se me mosrespektim të këtyre
rregullave bëjmë një lloj armiqësie ndaj privatizmit të tjerëve.
Të gjitha këto rregulla e përgadisin fëmiun që të hyjë në botën e të
mëdhenjve dhe të cilësohet me cilësitë e tyre.

111
49- Disa rregulla shoqërore

Islami vazhdimisht i stimulon muslimanët në bashkim dhe flakje


të përçarjes dhe moszhytja në çeshtjet personale dhe të largohemi
nga kujdesi për çeshtjet e përgjithshme.
Për të dashur njerëzit bashkimin duhet me qenë të lehtë, të
ngazëlluar, të bukur dhe larg çdo gjëje që largon dhe nevrikos.
Andaj edhe prej të vegjlive edhe prej të mëdhenjve kërkohet që të
sillen sipas disa rregullave të caktuara shoqërore, kurse ato në
realitet janë shumë, disa prej tyre i përmendëm në titullin e kaluar,
kurse tani do ti tregojmë edhe disa tjera:
- Duhet ta mësojmë fëmiun si të flet dhe se nuk duhet t'ia ndërpret
fjalën bashkëbiseduesit derisa nuk e përfundon. Nëse në atë tubim
ka njerëz më të mëdhenjë nuk duhet të hyn në bisedë pa marrë
leje, e nëse flet duhet të flet shkurtë dhe në të njejtën temë për të
cilën flasin të mëdhenjtë.
- Prindërit buzëqeshjen, fytyrbardhësinë dhe harenë duhet ta bëjnë
pamje të natyrshme të fëmijës të tyre, sepse kjo manifeston
kënaqësinë, qetësinë dhe dlirësinë dhe me këtë fusim gëzimin dhe
harenë në zemrat dhe shpirtërat e atyreve që i takojmë. Andaj nuk
është për tu habitur pse buzëqeshja është bërë një vepër më të cilën
njeriu i afrohet All-llahut, subhanehu ve teala, vepër të cilën e
tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka, lëmoshë".
(Sahih, Tirmidhiu).
- Nëse takohet një fëmi me një të madh duke hyrë apo dal nga
dikund, apo gjatë larjes së duarve, ai e di se duhet tia lëshoj rrugën
atyreve që janë më të mëdhenjë dhe më pleq dhe nëse dikush prej
tyre ka nevojë për ndihmesë duhet të nxitojë që tu ofroj ndihme
me vullnet dhe dëshirë.
- Pastërtia edhe pse është kërkesë fetare dhe civilizuese përdorimi i
tij ka vende të caktuara, andaj nuk është mirë që njeriu të pastrojë
veten para tjerëve, andaj duhet ta mësojmë fëmiun që mos të
pastron hundën apo veshin para njerëzve, gjithashtu edhe mos ti
shkurton thonjtë në prani të njerëzve.
- Mund që njeriu të mos ketë mundësi ti ofrojë vëllezërve dhe
shokëve të vet ndonjë dhuratë të madhe, mirëpo mund tua ofrojë
të shoqëruara me emocione, dashuri dhe shprehje të bukura e të
ëmbla. Sa bukur do të kishte qenë ti mësojmë fëmijët që kur u japin
dhuratë apo ua bëjnë ndonjë shërbim që tua ofrojnë të shoqëruara
me arsyetim të sinqertë për mangësinë dhe me shpresë për
111
pranim. Kjo vepër në shumë raste është më i rëndësishëm se sa vet
dhurata.
- Ti mësojmë fëmijët që të mirpresin mysafirët dhe ti përcjellin
gjatë shkuarjes deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe të kujdesen
për nevojat e mysafirit para se ti kërkon, ashtuqë fëmiu ia sjell
gotën me ujë para se ta kërkon ose i ofron faculetën kur të teshtis
mysafiri.
- E mëson fëmiun që kur të flet në telefon mos ta ulë dëgjuesen e
telefonit para se ta ulë bashkëbiseduesi. E mëson fëmiun që mos të
nxiton dhe të bën gara se kush i pari do ta mer telefonin kur të
cingërojë, e nëse i përgjigjet ndonjë herë cingërimës së telefonit
duhet të flet me edukatë, duhet të di emrin e atij që ka thirrur dhe
kohën e përshtatshme për ta thirrur..
- Islami i jep obligime të mëdha muslimanit ndaj fqiut dhe kjo
sigurisht se është e qartë për lexuesin, mirëpo këto gjëra duhet tia
mësojmë edhe fëmijës. Detyra jonë minimale ndaj tyre është që
mos tu bëjmë dëm dhe mos tu pengojmë me zërat, lojën apo
vrapimin e tyre. Nga nderimi i ynë ndaj fqiut është edhe nderimi i
fëmijëve të tyre, bamirësia ndaj tyre, tu lejojmë të luajnë me lodrat
e fëmijëve tanë dhe duhet ti stërvisim në të gjitha këto gjëra…
- Nëse gabon fëmiu ndaj dikujt nuk duhet tia arsyetojmë gabimin
dhe ti lejojmë ta mbron veten me të drejtë apo pa të drejtë, por
duhet ta mësojmë të shkon te ai ndaj të cilit ka gabuar e të kërkon
falje dhe hallallëk…
Sjelljet e fëmijës reflektojnë nivelin e kujdesit të prindërve ndaj
fëmijëve dhe preokupimit të tyre me te, andaj duhet të lexojmë
përpjekjet dhe sukseset tona pedagogjike në sjelljen e fëmijëve tanë
ndaj tjerëve.

112
50 – Edukimi me shembull

Baballarët dhe nënat në shtëpi mund të japin shumë këshilla dhe


tua tërhjekin vërejtjen për shumë gjëra, mirëpo kriteri i fundit për
përgjigje të tyre është ajo që flasin personalitetet dhe gjendja e tyre
e përgjithshme. Fëmijët janë më të mençur se sa mendojmë, ata i
vërejnë shumë gjëra për të cilat ne mendojmë se janë të shkujdesur.
Andaj prej problemeve më të mëdha me të cilat janë ballafaquar
përpjekjet pedagogjike në çdo kohë dhe çdo vend është hendeku i
madh mes fjalëve dhe veprave të edukatorëve. Për këtë shkak
ndoshta ndikimi i mësuesit te nxënësi është më i madh se sa i
prindërit tek ai, sepse ai e sheh prindin në çdo gjendje, kurse
mësuesin e sheh vetëm në gjendjen më të mirë, tek ai përafërsisht
sheh vetëm barazpeshë dhe plotësi.
All-llahu, azze ve xhel-le, i urren pamjet ku del në shesh hendeku
mes fjalëve dhe veprave, duke thënë:
‫) َكبُ َر َم ْقتاً ِعْن َد اللَّ ِو أَ ْن تَ ُقولُوا َما ال تَ ْف َعلُو َن‬2( ‫ين آَ َمنُوا َِلَ تَ ُقولُو َن َما ال تَ ْف َعلُو َن‬ ِ َّ
َ ‫يَا أَيُّ َها الذ‬
)3(
"O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek All-llahu
është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! (Es-Saff: 2- 3).
)44( ‫اب أَفَال تَ ْع ِقلُو َن‬ ِ
َ َ‫نس ْو َن أَن ُف َس ُك ْم َوأَنْتُ ْم تَْت لُو َن الْكت‬
ِ ِ ‫أَتَأْمرو َن الن‬
َ َ‫َّاس بالْ ِِّب َوت‬
َ ُُ
"A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj
po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po
mendoni? (El-Bekare: 44).
Duhet të pranojmë se problemi ynë në edukimin e fëmijëve tanë
nuk manifestohet vazhdimisht në kundërthënien mes fjalëve dhe
veprave, por ai disa herë i kalon këto kufinjë dhe kalon edhe në
disa sfera të dijes, sepse ne zakonisht e përdorim të njejtën metodë
që ka përdorur me ne baba dhe nëna jonë. Nëse ata kanë qenë të
rreptë ashtu edhe ne sillemi me fëmijët tanë, nëse ata nuk janë
interesuar për ndonjë aspekt në personalitetin tonë edhe ne nuk
interesohemi mu për ato aspekte të personalitetit të fëmijëve tanë,
etj. Ne kemi nevojë të ndërpresim këtë varg të keq dhe ti
tejkalojmë shumë mënyra edukative që janë përdorur mbi ne edhe
ate jo vetëm pse kanë qenë të gabuara por edhe sepse koha ka
ndryshuar, janë shfaqur kërkesa të reja, sfida që skanë qenë më
herët, kurse shkenca e pedagogjisë ka përparuar për shkak të
hulumtimeve dhe përvojave të llojllojshme. Kush mund të
pretendon se është i mahnitur me ata që e kanë edukuar, qofshin

113
prindërit, mësuesit apo edukatorët e tij? Kush mund të thotë se sa
ka qenë i vogël i ka marrë të gjitha mësimet që është dashur dhe
me metoda të shëndosha?
Rezymeja e krejt kësaj që thashë është se ne të mëdhenjtë kemi
nevojë të shikohemi në pasqyrë që të shohim me vëmendje
gjendjen tonë, ti zbulojmë mangësitë në jetën tonë dhe nëse e
veprojmë këtë gjë secili prej nesh do të vëren se ka nevojë për
riaftësim në shumë aspekte të personalitetit të vet, të ndryshon
shumë gjendje dhe situata të tija për të luajtur rolin e kërkuar
edukativ në formën më të shëndoshë.
Baba që pi duhan, nëse me të vërtetë dëshiron që fëmijët e tij mos
të jenë duhanxhi, ai vet duhet ta le duhanin që tu jep mësim
fëmijëve në manifestimin e fuqisë së vullnetit dhe aftësisë për
ndryshim. Babai që nuk e fal namazin me xhemat, ai fillimisht
duhet të fillon ta fal namazin me xhemat, nëse dëshiron që edhe
fëmijët e tij të jenë vizitor të rregulltë të xhamisë.
Nëna që dëshiron vajzën e saj të sheh me shami mbi kokë, ajo e
para duhet të jetë e kujdeshme për mbulesën, hixhabin e sajë.
Pas tërë kësaj që thash mendoj se ne në këtë drejtim duhet të bëjmë
këtë që vijon:
- Tia bëjmë me dije fëmijëve se gjendja jonë nuk është ashtu si
duhet dhe secili që është në shtëpi ka nevojë për të ndryshuar disa
sjellje të tija.
- Ta kritikojmë vetveten, ti pranojmë gabimet e tona dhe të flasim
para tyre për domosdoshmërinë e pendimit.
- Të publikojmë vazhdimisht se njerëzit janë gabimtar, kurse
gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen dhe se Pejgamberi
ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është shembulli i
plotë, pasiqë All-llahu e ka nderuar me pagabueshmëri.

114
51- Bisedë e hapur pa llogari precize

Ndodhia e gabimeve dhe gjërave të padëshirueshme nga fëmiu


është gjë e natyrshme, sepse kriteret e gabimit dhe të saktës, të
dëmshmes dhe të dobishmes, asaj që bën dhe asaj që nuk bën
akoma nuk janë plotësuar te ai. Kjo nuk paraqet aspak rezik nëse
raportet e prindërve me te zhvillohen në kahjen e saktë. Ne kemi
nevojë për ura të besimit mes nesh, tu shpalosim atë që kemi në
shpirt dhe të na shpalosin atë që kanë në shpirt, e nga kjo do të
përfitojmë në dy drejtime:
Një: Ndikimi në ta, pasiqë është e njohur se njeriu, qoftë i vogël
apo i madh, ndikohet nga ai që e do e i pëlqen dhe rri me të.
Shtohet ky ndikim aq sa shtohet kontakti dhe besimi në te.
Dy: Përmirësimi i gabimeve të fëmijës dhe drejtimi i devijimeve.
Është e qartë se djali nuk do tia shpalos sekretet babës e as vajza
nënës nëse nuk përmbushen këto kushte:
- Dashuri dhe miqësi të vërtetë mes prindërve dhe fëmijëve.
- Besimi i fëmijës se nuk do të pëson ndëshkime të rënda nëse ia
shpalos gabimin e vet prindërve.
- Besimi se do të kuptojnë shtytësit e gabimit dhe situatën që e ka
rrethekuar.
- Besimi se familja do të qëndrojnë në anën e tij për të përballuar
gjurmët e këtij gabimi.
Gjendja ideale do të ishte kur do ta mësonim fëmiun ti na i shpalos
të gjitha çështjet e tija vetvetiu dhe me vetinicijativë, mirëpo nuk
ka pengesë nëse disa herë e pyesim për gjëra që e çrehatojnë ose
mërzisin, ose për disa shok të tij apo për disa gjëra që i mendon,
sepse kjo ia bën me dije se ne interesohemi për te dhe na pengon
ajo që i pengon atij.
Mirëpo duhet të rruhemi nga llogaritë detale dhe tentimi për të
hetuar çdo imtësi në jetën e tij, sepse nuk ka asnjë interesi që fëmiu
para nesh të zbulohet tërësisht, sepse kjo ia lëndon krenarinë, ia
destabilizon vetëdijen dhe e shtyn të gënjen dhe arsyetohet me
gjëra të kota. Ashtu sikurse nuk duhet të pyesim për çdo detal
ashtu edhe nuk duhet tia tregojmë të gjitha gjërat që i vërejmë në
sjelljen e tij. Nëse është kjo e domosdoshme duhet ta bëjmë këtë në
mënyrë sporadike dhe në situata të përshtatshme.
Këtë sjellje madhështore e kemi mësuar nga Pejgamberi, sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem, pasiqë Hafsa, radijall-llahu anha, ia tregoi
një sekret të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Aishes,
radijall-llahu anha. Këtë gjë ia tregoi All-llahu, azze ve xhel-le,
115
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kurse Pejgamberi, sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk polemizoi me te për të gjitha gjërat
që ia kishte treguar por vetëm për disa pjesë.
All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:
‫ض‬ َ ‫َت بِِو َوأَظْ َهَرهُ اللَّوُ َعلَْي ِو َعَّر‬ ِ ِ ِ ِ ‫وإِ ْذ أَسَّر النَِِّب إِ ََل ب ع‬
َ ‫ضوُ َوأ َْعَر‬
َ ‫ف بَ ْع‬ ْ ‫ض أ َْزَواجو َحديثاً فَلَ َّما نَبَّأ‬ ْ َ ُّ َ َ
ِ ِ ِ
)3( ُ‫اْلَبِري‬ْ ‫يم‬ ْ َ‫ض فَلَ َّما نَبَّأ ََىا بِو قَال‬
ُ ‫ت َم ْن أَنْبَأ ََك َى َذا قَ َال نَبَّأَِن الْ َعل‬ ٍ ‫َع ْن بَ ْع‬
"(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi
fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu
(pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua),
ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër
heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i
kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më
tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!" (Et-Tahrim: 3).
Hasan Basriu, rahimehull-llah, ka thënë: "Fisniku kurrë nuk
llogaritë".
Sufjan Theuriu, rahimehull-llah, ka thënë: "Veti e njerëzve fisnik
është shtirja si i pakujdesshëm".

116
52- Sqarimi i urdhërave dhe ndalesave

Në esencë edukatori nuk duhet të jep shumë urdhëra dhe ndalesa,


sepse edukatën që e ofrojmë është vepër vullnetare dhe shërbim i
pakushtëzuar dhe kjo është sekreti që fëmijët i duan prindërit dhe
janë mirënjohës ndaj tyre. Nga ana tjetër, shpirti i mirëkuptimit
dhe homogjenitetit që dominon në shtëpi nëvojën për ndërhyrje të
familjes e bën shumë të kufizuar, sepse fëmijët i dijnë obligimet
dhe detyrat e tyre, ato që duhet bërë dhe ato që duhet flakur.
Mirëpo nëse urdhërojmë një fëmijë të bëjë një punë të caktuar ose
për të lërë disa sjellje çdo herë duhet të vërtetohemi se zbatimi i
asaj që e urdhërojmë apo ndalojmë buron nga bindja dhe kuptimi i
tij. Kjo bindje mund të buron nga besimi i fëmijës në urtësinë e të
mëdhenjve dhe pikëpamjeve të tyre të sakta ose nga sqarimet që
ua bëjnë të mëdhenjtë.
Nëse e shikojmë gjuhën që e përdorim me fëmijët tanë ajo
zakonisht përdor shprehje të urdhërave dhe ndalesave të prera:
krehi flokët, pastroi dhëmbët, zbathi këpucët, shko në gjum, etj.
Ska dyshim se disa urdhëra nuk kanë nevojë për sqarim dhe
arsyetim, mirëpo shumë herë nuk është kështu.
Qëllimi nga sqarimi dhe arsyetimi është arritja e dy gjërave:
Një: Të ndërtojmë logjikën kauzale te fëmiu duke e mësuar që nga
vegjëlia të ndërlidh mes fenomenit dhe shkakut, rezultateve dhe
paraveprave. Kjo forcon te ai pikëpamjet logjikore dhe
metodologjike dhe i ndihmon në fitimin e suksesit në jetë.
Gjithashtu ky veprim ia rruan logjikën nga depërtimi i bestytnive
tek ai. Kur i themi fëmijës: mos dil të lozish sot sepse koha është e
ftohur ose kur i themi: pastroi dhëmbët nëse dëshiron të të mbesin
të shëndoshë dhe të fuqishëm, ne e ndihmojmë që ti kupton njësitë
e ekzistimit të ndërlidhura dhe ndërvarura në një kornizë, kurse
kjo është realiteti i jetës.
Dy: E ruajmë nderin e fëmijës sepse sqarimi nënkupton pranimin e
rëndësisë së fëmijës. Ne nuk dëshirojmë të edukojmë imitator, i cili
sillet sikur pasues i përulur, por dëshirojmë të edukojmë burrë me
personalitet të pavarur, i dalluar dhe që vepron sipas bindjes së tij.
Ne kur ia sqarojmë fëmijës qëndrimet dhe shkaqet e refuzimit të
një vepre që ai dëshiron ta bën, ne me këtë i ofrojmë mundësi që ta
mbron mendimin e vet dhe të debaton për pikëpamjen e tij. E ajo
mund të jetë bindëse dhe e saktë.
Njohim shumë fëmijë që ecin rrugës së dyftyrshave për shkak të
gjuhës së rreptë të familjes me ta, ata realizojnë tërësisht dhe ashtu
117
si duhet atë që urdhërohen, mirëpo brenda tyre e refuzojnë
tërësisht tërë këtë. Andaj në momentin që u jepet rasti të bëjnë atë
që dëshirojnë ata e bëjnë në mënyrë të pakontrolluar dhe duke
mos i brengosur aspak qëndrimi i familjes së tyre.
Nëse i themi fëmijës: natën e provimit mos dil nga shtëpia që ti
përkushtohesh mësimit dhe tentojmë ta bindim në këtë vepër e
nëse ai nuk bindet, ne nuk duhet ta lëmë të veprojë sipas tekave të
tija, sepse aty qëndron dëmtimi i interesit të tij. Ne e ndalim nga
dalja dhe i sqarojmë në një kohë të përshtatshme gabimin e asaj që
dëshironte ta bënte.
Ska dyshim se procesi i sqarimit dhe komentimit është paksa i
vështirë, sidomos nëse fëmiu është inatçor, mirëpo kush është që
thotë se në edukim ka diçka të lehtë.
Edukimi është mund i njëpasnjëshëm dhe nuk e dim saktësisht se
kur japin frytet e shpresuara, andaj edhe duhet duruar, kurse te
All-llahu është shpërblimi dhe dhurata.

118
53- Llojllojshmëria e metodave edukative

Fëmiu, të cilin e edukon, është gjallëresë, i cili përbëhet nga shpirti


dhe vullneti i lirë, është një qenie që shpejt ndryshon dhe shumë
ndikohet. Është shum ëvështirë që saktësisht të përcaktohet burimi
i ndryhsimit dhe ndikimit dhe gjithashtu nuk mun dtë
përcaktojmë gjendjen në të cilën do të arrijë. Çka do që themi për
përngjajësimin e njerëzve mes tyre dhe unitetin e natyralitetit të
njerëzimit, duhet ditur se secili fëmijë, nëse shikojmë detalisht,
është një kopje e veçantë dhe bashkëvperimi ynë me te kërkon një
kuptim të veçantë. Besoj se problemi më i madh me të cilin
ballafaqohen edukatorët është zbulimi i pikës së barazpeshës në
bashkëveprimin tonë me ata që i edukojmë, barzpesha mes
butësisë dhe vrazhdësisë, mes përcjelljes dhe shikimit mes
gishtave, mes shpërblimit dhe denimit, etj…
Një nënë e ndershme shpreh përvojën e saj dhe vuajtjet që i
përjeton në edukim duke thënë:
Jam munduar ti zbatoj principet e edukatës që i kam lexuar në disa
libra dhe fillova të stimuloj fëmiun tim, sepse dija se ai ka aftësi
dhe shkathtësi të mira, e pas një kohe filloi fëmiu të flas për veten e
tij, të mburret me aftësitë e tija, filloi ta qortoi vëllaun e tij, i cili
është dy vjet më i madh se ai, se është i marrë dhe se nuk do të
ketë ardhmëri të lumtur. Krahas kësah e lavdëroja se shumë shpejt
i përgjigjet kërkesave, mirëpo pas një kohe filloi të ofkëllon kur
kërkoja diçka prej tij e thoshte: le ta bëjë këtë dikush tjetër sepse
unë kam punuar mjaft. Kjo edukatore e ndershme thotë: kjo më
shtyri të rianalizoj llogaritë e mia, të eci në rrugë të kundërt, andaj
fillova mos ta lavdëroj shumë intelegjencën dhe aktivitetin e tij,
koncentrohesha në modestinë dhe flakjen e egoizmit,
mosvlerësimin e intelegjencës në arritjen e suksesit, koncentrimi në
vazhdimin e dhënies së mundit dhe veprimit të veprave të rënda.
Pakësova kërkimin e shërbimeve prej tij që të kupton se jeta e
shtëpisë mund të vazhdon edhe pa shërbimet e tija.
Këtë përvojë e kalojnë shumë edukatorë, mirëpo ata që e vërrejnë
janë shumë pak, kurse ata që veprojnë ashtu si duhet duke
ndryshuar mënyrat e edukimit, ata janë edhe më pak.
Nëse tregimi i kësaj edukatores lë përshtypje negative, duhet ditur
se ka shumë ndryshime pozitive që ndodhin gjat ndryshimit në
personalitetin e fëmijës, kurse ne duhet ti përgjigjemi këtyre
ndryshimeve dhe të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj fëmijës dhe
në mënyrën e bashkëvperimit me te. Disa fëmijë nuk mësojnë aq sa
119
duhet, atëherë prindi duhet të jetë më rigoroz mbi mënyrën e
harxhimit të kohës dhe kryerjes së detyrave shtëpiake…
nNdodh që fëmiu të përparon në mësime dhe i përmirësohet
gjendja, edhe pse ky përmirësim mund të jetë i vogël, kurse
prindërit e neglizhojnë këtë fakt dhe vazhdojnë edukimin e tij me
mënyrat e vjetra, kurse fëmiu fillon të ngushtohet sepse e ndien se
ky rigorizitet nga prindërit e tij është i tepruar dhe ndien një
demoralizim, sepse ai shpresonte falënderim, stimulim dhe
shpërblim për mundin dhe përmirësimin e tij në mësime.
Për tërë këtë që tham ne kemi nevojë për analizim periodik të
mënyrave pedagogjike dhe hulumtimin e rezultateve të cilat mund
ti arrijmë nëse i përdorim ato. Në frymë të këtyre analizave
vizatohen vijat e sjelljes edukative tonë të re.

111
54- Drejtësia mes fëmijëve

Drejtësia mes fëmijëve është detyrë fetare dhe është njëra prej
kërkesave të suksesit në edukim.
Numan Ibën Beshiri, radijall-llahu anhu, tregon se babai i tij ka
shkuar te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i ka thënë:
Këtij djalit tim i kam dhënë një skllav. Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, i tha: a secilit djalë i ke dhënë kaq? Tha: jo.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Mos më bë
dëshmitar të padrejtësisë". Kurse në transmetimin tjetër qëndron:
"Keni frikë All-llahun dhe jeni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj".
(Buhariu dhe Muslimi).
Shum njerëz ndiejnë një ngushticë dhe vështirësi sepse emocionet
e tyre ndaj fëmijëve të tyre nuk janë të njejta. Kjo tregon se sa të
ndershëm dhe të vlershëm janë ata. Mirëpo realisht njerëzit
zakonisht nuk mund të dominojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre.
Vet fëmiu mund të jetë shkak i dashurisë së dobët që kanë
prindërit ndaj tij, sepse është dembel në shkollë, kurse familja
synon të jetë shembullor. Mund të qanë shumë sepse ka dhimbje të
stomakut, kurse prindi e përjeton si mbetje pa gjum atëherë kur
më së shumti i nevojitet. Disa herë prindërit kanë synime të
jologjikshme dhe normalisht se do të ndihen të dëshpëruar nëse
fëmiu i tyre nuk i realizon të gjitha ato synime, sikurse për
shembull prindi të jetë njeri që mirret me sport dhe pret që të ketë
fëmijë fizikisht të fuqishëm, kurse All-llahu i çon një fëmijë
fizikisht të dobtë dhe njeri që nuk e pëlqen sportin, ose një nënë e
cila ka pritur vajzë simpatike, e i ka ardhur një vajzë jo e bukur…
Sidoqoftë, këto ndjenja nuk duhet të manifestohen e as të
publikohen, e asesi të ndikojnë në sjelljen e familjes ndaj fëmijëve
të tyre.
Sa i përket çeshtjeve materiale, barazia mes antarëve të familjes
duhet të jetë absolute, mirëpo në disa raste dhe situata të
imponohet që njërit fëmijë ti japish më shumë se tjerëve, sikurse në
raste kur njëri fëmijë mëson në universitet, kurse vëllezërit i
punojnë në ndonjë punë dhe vet e fitojnë rizkun e tyre, ose
ndonjëri fëmijë në shkollom ka zgjedhur drejtim, i cili është më i
shtrenjtë se drejtimi i vëllezërve të vet, ose gjendja shëndetsore e tij
është e veçantë dhe kërkon shpenzim shtesë për këtë gjë, etj.
Tërë kjo duhet të ndodhë sipas nevojës, me drejtësi, pëlqim dhe
brenda suazave të traditës.

111
Nuk është e drejtë të kërkojmë nga të gjith fëmijët të arritura të
njejta në studimet dhe veprimet e tyre. Disa mund të kenë aftësi
më të vogla se tjerët ose situata të ndryshme, andaj prindërit nuk
duhet të bëjnë krahasime mes fëmijëve dhe mes tyre dhe tjerëve,
sikurse ti thotë nëna vajzes së saj: shiko si arriti ajo vajzë të jetë e
para kurse ti ke ngelur, shiko si fiton filani, kurse ti ske fituar
aspak, sepse këto krahasime shumë herë nuk janë të drejta. Këto
krahasime e shëmtojnë shikimin e fëmijës ndaj vetvetes, e shembin
vetbesimin dhe shumë rrallë mund të arrijmë ndonjë gjë pozitive.
Nëna duhet të di si ti ndajë preokupimet e saja në mesin e
fëmijëve, ndoshta preokupohet me fëmiun e ri, kurse fëmiu më i
madh të ndien se ka humbur nënën për shkak të vëllaut të tij të
vogël, e ta urren dhe ta dëmton. Mund të ndihet se i është bërë
padrejtësi dhe të vuan nga kjo gjë një kohë të gjatë.
Dihet se fëmiu më i madh zakonisht mer përkujdesin më të madh
të familjes, kurse fëmiu i fundit zakonisht konsiderohet fëmiu i
lazdëruar i shtëpisë, kurse fëmijës të mesëm i kushtohet përkujdes
më të vogël, andaj edhe nëna edhe familja duhet ta vërejnë këtë
gjë.
Shpesh herë ndezet zjari i armiësisë mes vëllezërve për shkak të
sjelljes së prindërve ndaj tyre, në tregimin e Jusufit, alejhisselam,
me vëllezërit e tij kemi shumë mësime dhe këshilla.

112
55- Mes shpërblimit dhe denimit

Përdorimi i denimeve në edukimin e fëmijëve në shtëpi apo


shkolla ka shkaktuar polemika të shumta në mesin e pedagogëve
dhe edukatorëve. Nuk dëshirojmë të zhvillojmë debat mbi nevojën
e denimit në edukim, por dëshiroj të sqaroj disa principe që kanë
të bëjnë me këtë temë, edhe atë në këto pika:
- Ne duhet të besojmë se burimi esencijal i edukimit të
shëndoshë është rritja e fëmijës në një familje ku dominon
dashuria dhe ngrohtësia, ku është i dashur dhe ka
transparencë dhe mëson si ti don të tjerët. Në këtë familje
dhe në këtë ambijet ngazëllues i mëson kriteret e të saktës
dhe gabimit, atë që i ka hije dhe atë që nuk i ka hije.
- Shumica dërmuese e prindërve ndjejnë se nuk kanë mundësi
të rregullojnë çeshtjet e tyre me fëmijët e vet nëse nuk
përdorin denimin herë pas here. Në realitet një pjesë e
madhe e kësaj ndërlidhet me mënyrën e edukimit të
prindërve. Nëse ata ndonjë herë janë denuar nga prindërit e
tyre për ndonjë arsye të shëndoshë është shumë normal të
përdorin denimin në rastet e ngjajshme. Nëse ata përderisa
kanë qenë të vegjël vetëm janë udhëzuar pozitivisht, në të
shumtën e rasteve ata do të mendojnë se mund të sillen
poashtu edhe me fëmijët e tyre.
- Të bëjmë që edukimi ynë të mbështetet në shpërblime,
dhurata dhe stimulime, sepse këto veprime e shtyjnë fëmiun
në rrugën e saktë dhe të mirë dhe e ruan gatishmërinë e mirë
në drejtim të zhvillimit dhe përmirësimit. Është shumë e
qartë se sjellja e mirë përbëhet nga një tërësi e shprehive të
mira, ashtu sikurse sjellja e keqe përbëhet nga një tërësi e
shprehive të këqija, andaj nuk ka mënyrë më të mirë për të
penguar veprat e këqija se sa stimulimi i fëmijës që ta bën
shprehi veprimin e veprave të mira dhe të bukura.
Andaj duhet të tentojmë ti mësojmë gjërat që i dojnë fëmijët që tia
japim çdo herë që fëmiu ban ndonjë vepër të mirë.
- Nëse domosdo duhet denuar, atëherë të përdorim
gradualitetin, mund ta fillojmë këtë gjë me shikim apo
kollitje. Mund të fillojmë me lavdërimin e mocanikve të tij
para tij, mirëpo me kusht që të jetë në kohën e denimit e jo në
çdo kohë. Mund ta denojmë duke e neglizhuar dhe injoruar
derisa të kupton gabimin e vet. Denimi mund të jetë privimi
nga shpenzimet ditore të tija, apo nga pikniku që e kishim të
113
zakonshëm të dalim. Mund të jetë me kërcënim, etj. Më së
miri është që nëna ta shfrytëzojë kërcënimin duke i thënë
fëmijës: nëse e përsërit atë vepër do ta informoi babain.
Testimi më i mirë i dobisë së denimeve është përcjellja e
rezultateve që vijojnë. Nëse ndikojnë në ndryshimin e sjelljes
së fëmijës drejt asaj që dëshirojmë, duke mos lënë gjurmë
psiqike apo fizike, kjo domethënë se denimi ishte i
suksesshëm. Mirëpo nëse nga fëmiu bëjmë njeri të hidhëruar
dhe sfidues ose sjelljen e tij e bëjmë më keq se sa ka qenë, ska
dyshim se ky denim ishte i dështuar.
Nuk duhet të përdorim rrahjen gjat denimit përpos se kur të
përfundojnë të gjitha mënyrat tjera, kjo i ngjan sikurse operimit
nga mjeku. Nëse detyrohemi ta përdorim këtë metodë, atëherë
duhet tu përmbahemi rregullave që i kanë përmendur pedagogët
musliman, e prej tyre janë këto:
1- Nuk duhet rrahur fëmiun para se ti mbush dhjetë vjet.
2- Nuk duhet rrahur në kokë apo fytyrë.
3- Nuk duhet rrahur fëmiun kur edukatori është në vrullin e
hidhërimit. Po e qorton në momentin kur e zbulon gabimin,
kurse e rreh pasiqë ti kalon hidhërimi.
4- Mos ta rreh para dikujt.
5- Rrahja mos të jetë lënduese e të le gjurmë psiqike dhe fizike.
6- Mos të kërkon kërkim faljeje nga fëmiu gjatë rrahjes dhe pas
rrahjes.
Ejani që bashkarisht të tentojmë për të arritur në edukatë të mirë
pa rrahje, sepse rruga e suksesit në këtë çështje është e provuar
dhe e hapur.

114
56- Të kuptojmë rrënjët e problemeve të fëmijëve

Sjellja e njeriut është një enigmë e madhe, andaj edhe komenti i tij
ashtu si duhet është një punë e vështirë. Njohja e shtytësve dhe
prapavijat e një qëndrimi apo mënyre janë gjëra shumë të vështira
në shumë raste, mirëpo kur arrijmë të njohim realitetin e rrënjëve
të problemeve që i jetojnë disa fëmijë tanë ne do ti kursejmë vetes
dhe atyreve shumë mund dhe shumë lodhje.
Parafytyro një njeri i cili qëndron në bregun e një lumi dhe sheh
një njeri papritmas duke kërkuar ndihmë, e hidhet ky njeri në ujë
dhe e shpëton. Në momentin kur është duke dalë nga uji dhe duke
u mbushur me frymë dëgjon një britmë tjetër, ai sërish pa
mëdyshje hidhet në ujë për të shpëtuar dy njerëz tjerë. Akoma pa
arritur të rikthen forcën e vet dëgjon zërin e katër personave tjerë
duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë. Kështu i kaloi tërë dita
duke shpëtuar njerëz një pas tjetri, mirëpo po të kishte lëvizur pak
më lartë dhe të kishte parë se dikush i hedhë tërë ata njerëz në ujë.
Ai po të kishte vepruar kështu do tia lehtësonte vetes punën dhe
do të kursente shumë mund, e kjo do ti mundësonte të zgjidh
rrënjët e problemit.
Do ti përmendi disa gjëre rrënjësore pse fëmijët bijnë në gabime të
përgjithshme që më pas të përmendi disa shkaqe të veçanta, të
cilat e sjellin mu atë problem.
Shkaqet e thella për rënie të fëmijëve në gabime të përgjithshme
janë të shumta, prej tyre janë edhe këto:
- Mungesa e përvojës së fëmijës mbi edukatën e shoqërisë dhe
mos përvehtësimi i zakoneve të shoqërise aq sa duhet
aparatin e rregullimit e bëjnë të paaftë për të sunduar
dëshirat dhe pasionet e tija dhe shtyhet drejt një vepre për të
cilën mendon se është e lezetshme dhe e dobishme për te.
- Koha boshe dhe mospreokupimi i familjes me te shkakton te
fëmiu mërzi dhe nervozizëm, kurse kjo e shtyn atë që sillet
me sjellje jotë hijeshme, duke thyer ndonjë gjë, duke rrahur
fëmijët e mysafirëve, etj. për të larguar mërzinë ose për të
kthyer interesimin e njerëzve kah ai.
- Presioni i madh nga nëna ose baba bëhet shkak për tu
keqësuar sjellja e fëmijës, ndoshta e shtyn në kundështim
apo sherre.
- Dëshira e fëmijës për të realizuar punët e tija pa patur nevojë
për tjerët bëhet shkak që të bie në disa gabime.

115
- Kurreshtja dhe parashtrimi i pyetjeve, veti në të cilën i ka
krijuar All-llahu shkakton t'i prish disa gjëra që të njeh
esencën e tyre.
Tani t'i sqarojmë shkaqet që i shpiejnë fëmijët të bijnë në problem
të caktuar, psh, ngelja e përsëritur në matematikë. Ato janë shkaqe
të llojllojshme, por do të mjaftohemi me përmendjen të më të
rëndësishmëve:
- Ekzistimi i një lloj dobësie te fëmiu për aftësi të bashveprimit
me numra.
- Mësuesi nuk i sqaron në mënyrë të mirë dhe të mjaftueshme
mësimet.
- Familja nuk e përcjellin në shtëpi dhe nuk i shkruan detyrat
e tija shtëpiake.
- Nxënësi e urren lëndën sepse nuk është përputhur me
mësuesin e kësaj lënde në një vit të kaluar shkollor.
- Prindi e detyron të punojë me te në dyqan apo arrë, e kjo ia
mer kohën që i nevojitet për përësritje të mësimeve.
- Besimi i thellë që gjindet te fëmija se në të ardhmen kurrë
nuk do të bëhet mësues i matematikës.
Mund të grumbullohen më shumë se një shkak për një fenomen,
andaj do të jetë shumë me rëndësi që familja të kupton shkaqet
esencijale të problemit.

116
57- Divergjenca e edukatorëve e prish edukimin

Mungesa e përvojës te fëmiu e bën që të pret me mall çdo gjë që


thonë pirndërit, të tenton ta kupton dhe komenton. Për këtë shkak
është bërë shumë me rëndësi që prindërit të spikatin gjuhë të
përbashkët të cilën e përdorin në udhëzimin dhe edukimin e
fëmijëve të tyre.
Nëse shohim gjendjen e shumë shtëpive do të vërejmë forma të
ndryshme të divergjencave dhe konflikteve të qeta mes prindërve,
por edhe një përqindje e vogël e divergjencave të ashpra dhe
konflikteve të vazhdueshme. Nëse analizojmë më preciz shkaqet e
këtyre divergjencave do të vërejmë se ata esencijalist i referohen
moskuptimit të natyrës së raporteve mes burrit dhe gruas, pasiqë
burri kërkon që edhe gruaja e tij të mendon ashtu si mendon ai, ti
dëshiron ato gjëra që i dëshiron ai she të ketë të njejtat emocione që
i ka edhe ai. Të njejtën gjë e kërkon edhe gruaja prej burrit. Kjo
dëshirë nuk është në vend, sepse raportet mes burrave dhe grave
nuk ndërtohen mbi ngjajshmërinë mes tyre, por mbi divergjencën,
sipas parimit "dallojmë që të pajtohemi", sepse përbërja fizike dhe
psiqike, vargu i rregullave logjike dhe vlerat prioritare, të gjitha
këto dallojnë mes burrit dhe gruas dhe mosperceptimi i kësaj e
shkakton ndezjen e divergjencave mes bashkëshortëve.
Eliminimi i divergjencave të shumta mes bashkëshortëve mund të
ndodh duke kuptuar secili natyrën, nevojën, situatën, aspiratat,
mundësitë dhe problemet e tjetrit. Ato që smund të eliminohen
mund të menaxhohen dhe të pakësohen reziqet.
Është e pëlqyeshme që prindërit ti lënë divergjencat e tyre larg
fëmijëve të tyre e pas kësaj të pajtohen në politikën edukative të
cilën do ta përcjellin në bashkëveprimin e tyre me fëmijët dhe
detyrat e secilit prej tyre.
Ndoshta do të sihte e dobishme që nëna të mirret me përkujdesin e
fëmijëve më të vegjël, kurse baba të mirret me përkujdesin e
çështjeve esencijale të fëmijëve më të mëdhenjë. Ndoshta është e
dobishme që nëna të paraqitet në pamjen e dhembshurisë dhe
ndërmjetësuesit, kurse babai në pamjen e edukatorit të vendosur, i
cili e ka fjalën e fundit. Nëpërmjet këtyre dallimeve ndodh edhe
koordinimi mes prindërve.
Konflikti mes prindërve dhe mungesa e pajtimit të tyre për
politikë të caktuar dhe të përbashkët edukative sjell dëme shumë
të mëdha, prej tyre janë mëdyshja te femiu, personaliteti i dobët

117
dhe lëngështim të disa vlerave të tija, sidomos ato vlera që janë në
fazë të kundështimeve të prindërve mes tyre.
Nuk duhet të harojmë rëndësinë e kordinimit mes antarëve tjerë të
familjes, sepse gjyshërit dhe gjyshet, tezet dhe hallat e vëllezërit e
mëdhenjë kanë mundësi të abortojnë shumë politika dhe përpjekje
edukative të prindërve, sepse shfaqin emocione aty ku duhet
vendoshmëri. Në disa raste gjyshja mund ti thotë prindit në prani
të fëmijëve: kur ishe edhe ti në vitet e tija çka nuk bëshe, kurse
fëmiu yt tani është më i mirë se ti, andaj qetësohu, ose interesohet
më shumë se ti për shkollimin, etj. Këto ndërhyrje janë shumë të
dëmshme për pozitën e prindit tek fëmiu.
Në fund, shpresoj të vjen koha kur do të arrijmë të krijojmë kanale
efektive të komunikimit mes shtëpisë dhe shkollës që të krijojmë
kordinim dhe bashkveprim mes tyre. Besoj se roli i udhëzuesve
shoqëror esencijalisht duhet të koncentrohet në këtë detyrë shumë
të madhe.

118
58- Mënyra të ndryshme për bindje

Njeriu lindet i pajisur me pak principe që i ndihmojnë për të


kuptuar disa ndodhi të ndryshme, mirëpo me mundësi dhe
gatishmëri të mëdhaja për tu ngritur në të gjitha aspektet e jetës.
Në shumë vende kemi përmendur domosdoshmërinë e kujdesit
për formim të logjikës kauzale te fëmijët dhe tentimin për ti bërë të
gjitha sjelljet e tija që të kupthen dhe analizohen. Në të vërtetë
bindja e fëmijës është proces i lehtë dhe pamundshëm, ai bindet
shumë lehtë por edhe e ndërron bindjen shumë lehtë. Kjo është
shkaku që na shtyn që çdo herë të kemi nevojë të kemi llojlloj
mënyra për ta bindur dhe të mbështetemi gjat këtij procesi në baza
logjikore krahas zakoneve shoqërore, informatave të përgjithshme,
sjelljen e shembujve dhe spikatjen e disa yrnekeve të veçuara në
mirësi dhe keqbërje.
Para se të flasim për ndonjë gjë në këtë drejtim dëshiroj të sinjalizoi
se shkalla e bindjes së fëmijës në atë që ia themi fillimisht ka të bëjë
me sasinë e përputhjes tonë me vetveten (ska në mesin tonë njeri
që është në përputhje me veten e vet tërësisht) dhe me sasinë e
besimit në sinqeritetin tonë. Kur të lëmë atë që e urdhërojmë dhe
kur të veprojmë atë që e ndalojmë, fëmiu i vogël do ta lëviz kokën
duke publikuar konfirmimin, mirëpo brenda tij egzistojnë pyetje,
kundërshtime, madje edhe refuzime të plota ndaj asaj që e themi
në disa raste.
Tani të sqarojmë një mënyrë për ta bindur fëmiun për një çeshtje të
vlefshme dhe një mënyrë tjetër për ta bindur që të largohet nga një
shprehi e keqe.
Nëse vërejmë të fëmiu mos interesim për shfletim dhe refuzim të
leximit dhe fitimit të kulturës, ne kemi mundësi që të mundohemi
tia ndryshojmë këtë qëndrim duke e stimuluar për lexim dhe
shoqërim të librave duke u mbështetur në këto shprehje:
- Ia sqarojmë fëmijës se kërkimi i dijes është prej veprave që
më së shumti e afron njeriun te All-llahu, kur ekziston
qëllimi i shëndoshë.
- Të sigurojmë në bibliotekën shtëpiake libra që i tërhjekin
fëmijët, sikurse janë librat me tregime për fëmijë, përrallat
për ta, libra që flasin për njerëz të mëdhenjë që janë shkruar
në mënyrë të lehtë dhe joshëse.
- I sqarojmë fëmijës se ajo sasi e harxhimeve mujore duhet
përcaktuar për të blerë gazetën për fëmijë, apo ndonjë libërth
që e zgjedh ai dhe e pëlqejmë ne.
119
- I pyesim vëllezërit e fëmijës që e dëshirojnë leximin për
përshtypjet nga ajo që kanë lexuar, debatojmë me ta rreth
asaj që kanë lexuar, dhe tentojnë të kuptojmë qartë atë që
kanë përfituar.
- U sqarojmë fëmijëve tanë, duke patur parasysh dallimin e
moshave të tyre, se dituritë që i fitojnë nga leximi janë në të
shumtën e rasteve më të rëndësishme se sa atë mençuri dhe
intelegjencë që kanë trashëguar nga familja e tyre.
- U sqarojmë fëmijëve se shumica e gabimeve që i bëjnë
njerëzit është si rezultat i injorancës së tyre, andaj ai që
dëshiron të largohet nga gabimi duhet të lexojë edhe më
shumë. I përkujtojmë vazhdimisht se dashuria ndaj leximit
nuk domethënë braktisje e lojës dhe argëtimit. Duhet të
bëjmë bashkimin e këtyre veprave. Mirëpo së paku një ore
duhet të shfletojmë libra që nuk kanë të bëjnë me
planprogramin shkollor.
- I përmendim fëmijës tanë shembuj nga jetëpërshkrimi i
dijetarëve tanë të mëdhenjë që fituan publicitet shumë të
madh nga shkaku i dashurisë së tyre për lexim dhe kujdesit
të tyre të madh për kërkim të dijes.
Kurse sa i përket mënyrave që duhet pasuar gjatë tentimit për të
larguar fëmiun nga një shprehi e keqe, si psh hapja e çantës së
vëllaut të vet pa leje, mund të jenë këto që i përmendim:
- E përkujtom çdo herë fëmiun se shikimi i gjërave të veçanta
të tjerëve pa lejen e tyre nuk lejohet fetarisht dhe se njeriu
denohet për këtë vepër. Nëse ndodh kjo vepër mes njerëzve
që jetojnë në një shtëpi, atëherë nënkupton edhe një sasi të
tradhtisë dhe mashtrimit.
- I sqarojmë fëmijës se prej moralit të muslimanit është që të
sillet me njerëzit ashti sukrse dëshiron që ata të sillen me te.
Ai sigurisht se nuk dëshiron që dikush të shikon në ato gjëra
që ky i konsideron si sekrete të tija.
- Kjo vepër kultivon kurreshtjen dhe sjelljen fëminore që janë
në kundërshtim me nderin dhe moralin.
- Shtëpia është e nderuar kur fëmijët e kësaj shtëpie i nderojnë
veçoritë e njeri tjetrit.

59- Luftimi i gënjeshtrës

Gënjeshtra është prej cilësive më të këqija që mund ti fiton njeriu.


Kur njeriu ia lehtëson vetes rënien në gënjeshtër ai ka rënë në një
121
pozitë që e trimëron për të bërë mëkate të mëdha. Kjo shihet qartë
në hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Gënjeshtra udhëzon në prishje (amoral) dhe se njeriu vazhdon
duke gënjyer derisa të shkruhet te All-llahu gënjeshtar". Gjithashtu
bëhet njeri i pabesueshëm dhe e humbë respektin prej tjerëve.
Vallë, nga fillon gënjeshtra?
Mund të themi se: gënjeshtra lind te fëmiu nga tre burime:
1- Përzierja mes të vërtetës dhe iluzionit tek ata, fëmiu katër
vjeçar nuk mund të bën dallimin mes asaj që është e vërtetë
dhe asaj që është iluzion i madh, andaj ata ju tregojnë
tregime të gjata dhe iluzionare. Kur ti mbush pesë vjet
mendon se ky iluzion i madh mund ti ndihmon që ti shfaq
mendimet në të cilat beson sikurse të jenë të vërteta.
Fëmiu fillon ti kthehet realitetit duke lexuar reagimet tona të
çuditshme, duke mësuar natyrën e ekzistencës dhe rrethin në të
cilin jeton. Mirëpo si duket disa fëmijë edhe më tej i ruajnë disa
iluzione gjat bashkëveprimit me gjërat dhe këto iluzione sadopak
mbeten aktive gjatë vlerësimit të gjërave dhe lajmërimit të tij për
disa realitete. Këtu del në shesh përgjegjësia e prindërve dhe
mësuesve për ta kthyer në realitet dhe për tia mësuar principet e
mendimit objektiv.
2- Kultivimi i shqisave morale dhe shfaqja e principit moral te
fëmiu kanë nevojë për kohë, andaj vërejmë se një fëmijë
gjashtëvjeçar mohon se është sjellur keq dhe shpikë
arsyetime për të dalur nga kjo vështirësi në të cilën u gjind.
Duke u nisur nga ky fakt aq sa më të shumta janë gabimet dhe
sjelljet e këqija të një fëmiu mundësi e tij për të gënjyer është më e
madhe. Mirëpo ky fenomen fillon të zhduket me hyrjen e fëmijës
në vitin e shtatë, kurse kur ti mbush fëmiu tetë vjet është i sinqertë,
i vërtetë për të gjitha çeshtjet që ka interes të veçantë për to. Fëmiu
shtatëvjeçar në shumicën e bisedimeve është i vërtetë dhe dallimi
mes të vërtetës dhe iluzionit tek ai është shumë i qartë. Nga jeta
shoqërore kupton rëndësinë e vërtetësisë dhe gabimin e
gënjeshtrës. Kështu fëmiu e mëson të saktën dhe të gabuarën dhe
pranimi i tyre i kultivon ato dalngadal. Familja dhe shoqëria e
ndihmojnë në plotësimin e këtij zhvillimi ose e ndalin në ndonjë
kufi të caktuar.
3- Fëmiu që rritet në një familje e cila plotësisht është e vërtetë
tek ai forcohet shqisa morale dhe plotësohet sjellja morale,
kurse familja që gënjen nuk u ndihmon fëmijëve të vet që të
posedojnë vlerën e vërtetësisë, por ua lehtëson vazhdimin në
121
iluzionet fëminore dhe përcakton kufinjë logjike dhe
shqisore për të plotësuar këtë vlerë tek fëmijët e vet. A
kupton prindi i cili nuk e flet të vërtetën dhe nëna e cila
gënjen përgjegjësinë e shumfishuar të sjelljes së tyre?
Vazhdimi i gënjeshtrës në jetën e fëmijës dhe moslargimi nga ky
ves dhe mbushja e viteve konsiderohen defekte të rezikshme që
kanë nevojë për përcjellje dhe vëzhgim të vazhdueshëm. Aisheja,
radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, kur shihte se dikush nga familja gënjente e injoronte
derisa nuk pendohej. (sahih, Ahmedi).
Duhet të marrim besë nga fëmiu se do të flet të vërtetën dhe ta
stimulojmë në këtë drejtim, tia falim gabimin nëse tregon drejtë, e
nëse nuk ban dobi këshilla dhe përcjellja atëherë duhet të përdor
denime të dhembshme.

122
60- Kritiko sjelljen e jo personin

Prindërit duhet të kritikojnë fëmijët e tyre sepse jo çdo herë punët


do të shkojnë ashtu si duhet. Problemi qëndron në faktin se ne gjat
kritikimit shumë herë injorojmë qenien e fëmijës dhe se
detyrimisht, pasiqë na ka të afërt dhe ne kujdesemi për te, duhet të
na dëgjojë dhe të zbatojë çdo gjë që i themi. Kjo nuk është e saktë,
sepse fëmiu posedon emocione të plota dhe një nivel të ultë të
intelegjencës, andaj nevoja e tij për përkëdhelje dhe sjellje të butë
është më e madhe se te i madhi. Andaj, ne duhet të pakësojmë
këshillimin direkt dhe kritikën e ashpër aq sa kemi mundësi. Ne
nuk dëshirojmë tia thejmë kryelartësinë e fëmijës dhe tia lëndojmë
nderin me qëllim të drejtimit të diçkafit që është shtrembëruar te
ai. Aludimi dhe këshillimi indirekt sjellin përmirësimin e kërkuar
dhe ndihmon në zhvillimin e perceptimit të fëmijës, në kohë kur
qortimi i përhershëm ia humb vetbesimin dhe ia destabilizon
vetëdijen.
Të gjith ne, të vegjël dhe të mëdhenjë, pranojmë që dikush tjetër të
na i kritikojë disa qëndrime tona ose disa sjellje dhe cilësi, mirëpo
të gjith ne refuzojmë që të klasifikohemi vazhdimisht në grupin e
marrëve, hajnave apo të këqinjve…
Ne, fatkeqësisht, shpesh herë i klasifikojmë fëmijët tanë me
klasifikime të ndryshme, të cilat nëse janë të sakta, nuk janë të
përshtatshme. Sa herë kemi dëgjuar prindërit duke thënë: filan
fëmiu im ka nivel më të vogël të intelegjencës së vëllezërit e vet,
ose tjetrin që thotë: jam dëshpëruar prej filan fëmijës, nuk pres
asnjë dobi nga edukimi i tij, ose ai që thotë: filani nëse e kryen
shkollën fillore, ai shumë ka arritur, etj.
Kjo mund të thuhet para këtyre fëmijëve, ska dyshim se kjo i
dëmton shumë fëmijët, sepse fëmiu e formon fotografinë e tij për
veten nëpërmjet të asaj që e themi ne për te, madje atë që e themi
për te e bën shkas për të mos mësuar ose për të vazhduar në
gabim.
Prindërit duhet të ruhen nga fjalët akuzuese kalimtare, sepse
fëmiu i kapë ato dhe ndikojnë në iluzionin e tij dhe shkaktojnë
stres dhe frikë, kurse familja aspak nuk llogarit se ka thënë diçka
gabim.
Si shembull do t'ju sjellim një rast. Një nënë një ditë tha: filan vajza
ime u përngjan djemve. Kur lindi kemi menduar se është djal.
Andaj e kemi emërtuar sadije, sepse babi i saj e ka emrin sad. Kjo

123
thënie e preokupon fëmiun dhe bën që të frikohet se ndoshta nuk
do ta dojë askush dhe se ka mungesë të feminizmit.
Ne me gabimet e fëmijëve duhet të sillemi duke i mbyllur dosjet,
andaj nëse në ndonjë moshë bën ndonjë gabim të madh ose të voël
dhe pastaj largohet prej atij gabimi, ne detyrimisht duhet ta
harojmë atë gabim dhe ti ndihmojmë që ta harojë, sepse ai që
pendohet nga një gabim është sikur ai që ska gabuar fare.
Mirëpo, fatkeqësisht, disa prindër ata nuk lodhen që çdo herë që
gabon ndonjëri fëmijë tia përmend gabimet që i ka bërë edhe më
herët, duke i sjellur si argument se e keqeja është bërë pjesë
integrale e karakterit të tij!
Do të mbetet me rëndësi që gjat shërimit të gabimit të fëmijëve
mos të bimë në gabime që janë të veçanta për të mëdhenjtë.

124
61- Rruga e shpejtë drejt botës së fëmijëve

Përvojat e popujve dhe dëshmia e ndodhive vërtetojnë se njerëzit,


të mëdhenjt dhe të vegjëlit, në rend të parë janë qenia emocionale.
Aspekti racional është më i dobët se sa që mendojmë, andaj
shumicën e njerëzve në shumë çeshtje të tyre i udhëheqin
emocionet dhe veprojnë sipas ligjikës dhe premisave ideologjike të
tyre. Fëmijët, sikurse kemi përmendur, ndjenjat i kanë të plota,
kurse logjika e tyre është e kufizuar, për këtë shkak çeshtjet
emocionale ndikojnë shumë tek ata.
Bota e fëmijëve është botë e huaj, andaj nëse dëshirojmë të
ndikojmë në te duhet të hyjmë brenda. Cila është rruga që na shpie
në atë botë dhe cila është dera nga e cila mund të hyjmë në atë
botë?
Vetëm një derë ekziston për të hyrë në këtë botë, e ajo është dera e
butësisë, mëshirës, dhimbshurisë, flijimit dhe ngrohtësisë.
Nëpërmjet dhuratave, shërbimit, përkdheljes, buzëqeshjes,
shikimit mund të mbushim shpirtërat e fëmijëve me gëzim,
kënaqësi, hare dhe siguri. Në këtë moment hapet dera për të hyrë
te shpirti dhe mendja e tyre dhe për të mbjellur vlera, principe,
koncepte dhe mendime. Këtë duhet ta bëjmë. Pejgamberi, sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem, i puthte fëmijët, luante me ta, i përdhelte
kokat e tyre dhe u dhuronte gjëra që posedonte…
Disa vepra që i bënte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
nuk u përkonin disa njerëzve dhe nuk ishin sipas zakoneve të
arabëve në atë kohë. Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, puthi Hasanin, birin e
Aliut, radijall-llahu anhu. kur pa këtë pamje Ekre ibën Habisi,
radijall-llahu anhu, tha: unë kam dhjetë fëmjië, askend nuk e kam
puthur. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: "Nuk
mëshirohet ai që nuk mëshiron". (Buhariu dhe Muslimi).
Transmeton Ibën Asakiri nga Enesi, radijall-llahu anhu, i cili
tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu
më i mëshirshëm ndaj fëmijëve dhe familjes".
Disa prindër e bëjnë të kundërtën e kësaj që përmendëm, ai
këshillat ia jep fëmijës të vet pas një racioni të yndyrshëm me
qortime dhe akuza dhe nuk ze vend, andaj rezultat e edukimit të
tyre janë dëshpëruese.
Disa prindër tjerë nuk i japin rëndësi këtyre gjërave që i
përmendëm dhe i privojnë fëmijët nga çdo inspirim pozitiv. Ata në
vend se ti falënderojnë dhe stimulojnë për disa vepra që i kanë
125
bërë i zmbrapsin ata dhe vëndojnë perde mes tyre dhe fëmijëve të
vet. Ndodh që fëmiu të thotë: kam mësuar përmendsh këtë sure të
Kur'anit, ia pret prindi duke thënë: a i ke kryer detyrat? Ndoshta
vajza thotë: kam falur namazin e drekës sot, kurse ia pret prindi
duke i thënë: a i ke ndihmuar nënë në punët shtëpiake? E kështu
me rradhë…
Fëmiu kur të informon se çka ka bërë këtë e bënë që të mer uratën
tënde dhe stimulimin, andaj mundësoi ti dëgjojë këto gjëra, kurse
pas një çerek ore pyet për gjërat që të interesojnë.

126
62- Edukimi i fëmijëve nga ana e shërbëtorëve

Prania e shërbëtoreve është bërë domosdoshmëri në shumë


shtëpia edhe pse ndoshta ka nevojë për praninë e tyre, nëse një
nënë ka shumë fëmijë, ose punon jashta shtëpisë. Mirëpo është e
vërtetë se disa gra sjellin shërbëtore në shtëpinë e tyre për të ikur
nga përgjegjësia e edukimit, ose nga dashuria për të qenë të
rehatshëm ose për shkak të mburrjes dhe krenarisë para shoqeve…
Pa marë parasysh nevojën e vërtetë për praninë e shërbëtores në
shtëpi, nuk është e saktë në asnjë rast të autorizohet për edukimin
e fëmijëve. Shërbëtoreja mund të ndihmon nënën në pastrimin e
shtëpisë ose kuzhinës, mirëpo kujdesi për fëmijët duhet të mbetet
vetëm te nëna, edhe ate për këto arsye:
1- Shërbëtoreja mund të jetë jomuslimane. Kjo domethënë nëse
nuk i mëson fëmijës diçka prej fesë së saj, ajo sigurisht se nuk
do ti mësojë diçka nga islami. Gjithashtu shumë vlera në të
cilat beson ai person nuk përputhen me vlerat islame. Kur të
jetë shërbëtoreja jomuslimane shumë e afërt me fëmijët, kjo,
së paku, domethënë se fëmiu do të ketë dy shembuj për
pasim: nënë e vet dhe shërbetoren. Kurse këto dy janë
shembuj të ndryshme për shumë aspekte.
2- Angazhimi i shërbëtores në edukimin e fëmijëve e dobëson
kontaktin e fëmijës me nënën e tyre. Fëmijat tanë na duan
sepse u ofrojmë shuëm gjëra pa kushte, kurse nëse detyrën e
nënës e kryen shërbëtoreja, çka do ti ofrojë nëna fëmijës të
vet dhe si do të ndihen mirënjohëse ndaj saj?
3- Shërbëtoret edhe nëse janë muslimane zakonisht vijnë nga
familjet injorante dhe të varfëra, madje edhe jofetare, kurse
vlerat mbi edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve që i bartin ata
zakonisht janë koncepte dhe vlera të mangëta apo të
shëmtuara. Fëmiu zakonisht bie nën ndikim të madh të asaj
që dëgjon dhe sheh dhe nuk do të kemi aspak interes që të
barten konceptet e gabuara, shprehitë, zakonet dhe adetet e
ulta tek këta fëmijë të pafajshëm.
4- Njerëzit që dëshironin për fëmijët e tyre ardhmëri më të mirë
fëmijët e tyre ua jepnin në përkujdesi edukatorëve dhe
pedagogëve më të aftë dhe me përvojë. Kështu veproi Harun
Reshidi kur ia dha Kesaiut, imamit të shkollës kufitë në
gramatikën e gjuhës arabe, djemt e tij Eminin dhe Memunin.
Domethënë se familjet e ndershme dhe të kujdeshme për
formulimin e fëmijës të tyre në formë të shëndoshë për
127
edukimin e fëmijëve të tyre zgjedhin njerëz më të dalluar
dhe profesionalist në çeshtjet e edukimit, se sa nëna dhe
babai i tyre. Gratë që edukimin e fëmijëve të tyre u lënë
shërbëtoreve e bëjnë të kundërtën. Kjo është një zmbrapsje
dhe ngurrim pa asnjë arsyetim logjik!
Mendoj se media pak punon në drejtim të sqarimit të rezikut të
kësaj çeshtje dhe sqarimin e efekteve negative që le. Ashtu edhe
shkollat nuk kanë vënduar asnjë planprogrami për shërimin e
gjurmëve negative që bëjnë disa nëna në këtë çështje.

128
63- Edukimi me përrallë dhe tregim

Ndoshta tregimi i disa përrallave të qëlluara është mënyra më e


mirë për të mbjellur disa domethënie tek fëmijët, larg urdhërimit,
ndalesës dhe këshillimit direkt. Kjo mënyrë është edhe shumë e
dobishme në nxjerjen e fëmijës nga inspirimet e ambientit lokal
dhe të kufizuar, i cili mund të jetë i keq në një ambient më të gjërë
dhe më të mirë, ku personifikohen principet morale dhe konceptet
e përqëndrimit dhe suksesit. Shtoja kësaj edhe faktin se përralla e
aftëson fëmiun ti kupton edhe çeshtjet logjikore, siç është besimi,
sinqeriteti, dashuria, optimizmi, etj. sepse tregimi me tërë
personazhet dhe ndodhitë i ndihmojnë në afrimin e këtyre
koncepteve dhe kuptimeve në formë të fotografive të gjalla dhe
konkrete. Tregimi e ndihmon fëmiun në posedimin e aftësisë së
dëgjimit me vëmendje dhe për tu koncentruar, ashtu sikurse edhe
e ndihmon për të zhvilluar aftësitë e tija për harmonizimin e ideve
dhe ofrimin e tyre në formë kronologjike dhe në pëputhje me
logjikën.
Në të kaluarën, nga varfëria, shtëpitë ishin përplot me
humanizëm, atëherë nuk kishte mjete elektronike dhe audio
kaseta, por përrallat dhe tregimet e nënave dhe gjysheve kishin
ndikimin më të madh në formulimin e iluzionit të fëmijës dhe
ëndërave të tija dhe në mbjelljen e disa vlerave dhe principeve tek
ata.
Përrallat para gjumit kanë një shije të veçantë në këtë drejtim.
Nëna qëndron afër shtratit të fëmijës të vet para se të flejë, kjo e
lidh edhe më shumë fëmiun me te dhe i jep ndjenja të sigurisë dhe
qetësisë. Gjithashtu domethënia e tregimeve që i dëgjon fëmiu
para gjumit regjistrohen në kujtesën e tij, kurse mendja i
programon në konstrukcionin ideor të fëmijës gjat gjumit. Për këtë
nëna duhet të zgjedh tregime të qëllimta dhe të pastra nga
përfundimet trishtuese ose që përmbajnë bestytni, ose që flasin për
ndodhi ku heronjë janë bishat e egra dhe frikësuese.
Ndodhitë e tregimeve duhet të jenë në përputhje me vitet e
fëmijës, kurse në shumicën e librave për fëmijë që sot janë në treg
shkruan edhe mosha e fëmijës. Sepse tregimet që nuk janë të
përshtatshme për moshën e fëmijës ato e mërzisin ose ia lodhin
mendjen, sepse janë mbi nivelin e tij.
Edukimi ynë, në përgjithësi, synon ta bën fëmiun që të apsorbon
moralin, konceptet dhe shprehitë që e bëjnë njeriun të mirë dhe të
sukseshëm, andaj edhe të gjtiha tregimet që ua tregojmë duhet të
129
kenë për qëllim këto dy gjëra. Tregimet e pejgamberëve, paqa dhe
bekimi i All-llahut qoftë mbi ta, i ofrojnë fëmijës një numër të
madh të principeve të cilat duhet të përzihen me mishin dhe
gjakun e tyre, sikurse është besimi në All-llahun, durimi, qëndresa
në princip, publikimi i të vërtetës, durimi i dëmtimeve, mësimi i
dallimeve mes besimit dhe mosbesimit, mes të udhëzuarve dhe të
devijuarve, etj.
Gjithashtu është me rëndësi që fëmiu ti mësojë tregimet e
heronjëve islam dhe dijetarëve musliman, të cilit kishin rol të
dukshëm në mbrojtjen e ummetit, pajisjen e tij me dituri dhe
përparimin e tij. Ato janë shumë tregime dhe të shkruara me një
gjuhë të lehtë dhe të kuptueshme dhe gjinden në çdo vend. 3
Është shumë me rëndësi që ti largojmë tregimet dhe romanet
kriminalistike që ua mësojnë fëmijëve krimin dhe ua bën të lehtë
zhvillimin e tyre. Duhet larguar edhe tregimet që e lavdërojnë
suksesin e kësaj bote edhe është jashta normave morale, ose
tregimet ku heronjtë e tyre bëjnë mëkate të mëdha, sikurse është
vrasja, konsumimi i alkoolit, zinaja, etj.
Tregimi është një armë shumë efektive, kurse ne duhet të dimë kur
ta përdorim dhe si ta përdorim.

3 Tek ne akoma nuk ka aq shumë libra me tregime islame, edhe ato që janë, janë shkruar për
një ambient dhe kulturë tjetër, andaj përkthimi i tyre jo çdo herë është i dobishëm. Por
mbetemi me shpres se brezat e ardhshëm, sidomos ata që kanë prirjen e shkrimit, të shruajnë
tregime me domethënie të këtillë, sikurse i përmend autori në tekstin e mësipërm. (sh. p.).
131
64- Kujdesu për kafshatë hallall

Kjo vërejtje ka të bëjë me personalitetin e edukatorit dhe është


shumë me rëndësi, sepse ndërlidhet në mënyrë të veçantë me një
përgjegjësi shumë të madhe të prindërve, sepse ata zakonisht
veprojnë për të fituar rizkun e familjes. Në shekullin tonë,
shekullin e globalizmit, shumë musliman kanë humbur ndjenjat
mbi qëllimet e mëdha, për të cilat duhet të veprojnë muslimanët
dhe drejt së cilave duhet të orientohen të gjitha aktivitetet e tyre në
këtë jetë. Kjo ndodh për shkak te edukatës së dobët që e mer njeriu
në vegjëli dhe për shkak se globalizmi koncentrohet në zhvillimin
ekonomik dhe ndihmon në anashkalimin e të gjitha aspekteve tjera
të jetës së njeriut.
Çështja e kujdesit për rizk hallall në rend të parë është çështje
fetare, kurse prej muslimanit kërkohet që vetëm ushqim të
këndshëm dhe hallal të han, po edhe familjen e tij ta ushqen me
hallall.
Urdhëri për të ngrënë ushqim hallall dhe për tu larguar nga
ushqimi haram dhe i fëlliqur është urdhër hyjnor të cilin ua ka
drejtuar All-llahu Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre gjatë
historisë. Në hadith të vërtetë qëndron:
"All-llahu është i mirë dhe vetëm të mirën e pranon. All-llahu i ka
urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar pejgamberët e ka
thënë:
"O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe
falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni". (El-
Bekare: 172).
Pastaj përmendi një njeri që udhëtonte udhëtim të gjatë, i pakrehur
dhe i pluhurosur, i cili i ngritke duart në qiell duke thënë: O Zot, o
Zot, mirëpo ushqimin e ka haram, pijen haram, veshmbathjen
haram, është ushqyer me haram, si ka mundësi t'i vjen përgjigja
këtij njeriu".
Ai që nuk brengoset si e fiton rizkun, mer çdo gjë që gjen para
vetes, qoftë hallall ose haram, qoftë kamatë, ryshfet, mashtrim,
pagë për të cilën nuk e ka bërë punën, vjedhje, ose pasuri publike,
etj.
Këta njerëz dhe të ngjajshmit me ta humbin me një humbje shumë
të madhe, sepse ata bartin mëkatin e fitimit të tyre dhe ushqejnë
familjen e tyre me haram e me këtë vepër i trahdtojnë ata, e nëse
japin sadaka kjo sadaka nuk pranohet prej tyre, sikurse ka thënë

131
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na hadithin që
transmeton Imam Muslimi:
"All-llahu nuk pranon namazin pa abdest dhe sadakanë nga malli i
vjedhur".
E kanë pyetur Ibën Abbasin, radijall-llahu anhu, për një njeri i cili
bënte zullum dhe merte pasuri haram, pastaj është penduar e
kryen haxhin, çliron robër dhe jep sadaka, çka është puna e tij?
Tha: Flliqësira nuk shlyhet me vepër të flliqësirë". Kurse Hasan
Basriu, rahimehull-llah, ka thënë:
"Ti që jep sadaka në shenjë mëshire ndaj të ngratit, mëshiro atë që i
ke bërë zullum".
Nëse pyetemi se çfarë fotografie do të parafytyron fëmiu për
prindin i cili e fiton rizkun me ryshfet, kurse lexon dhe dëgjon se
All-llahu ka mallkuar atë që jep dhe mer ryshfet?! Fëmiu duke u
rritur dhe duke e perceptuar këtë gjë i shtohet hidhërimi ndaj këtij
prindi i cili nuk largohet nga haramet!
Shumë nëna i detyrojnë prindërit që të fitojmë rizkun me mënyra
të ndaluara duke insistuar që të shpenzojnë më shumë dhe
nëpërmjet kërkesave të pafundta të tyre. E kur të bienë në haram,
ato nuk i ndalojnë nga kjo vepër e as që i frikësojnë në emër të All-
llahut, por gjejnë stimulim për të vazhduar në këtë rrugë!
Nëna besimtare kupton se All-llahu nuk jep bereqet në haram dhe
nuk jep bereqet në një jetë e cila zhvillimin dhe mburrjen e ka nga
harami, andaj ajo kujdeset për burrin e sajë dhe nuk e ngarkon me
atë që nuk mund të mbajë. Nëse sjell ndonjë pasuri nga ndonjë
burim i panjohur e analizon hollësisht derisa të vërtetohet se burri
i saj akoma është në rrugën e shëndoshë.
Unë besoj se shumica e grave janë më shumë alergjik kundrejt
çeshtjes së fitimit haram dhe kjo na jep bindjen se nëna muslimane
nuk do të tradhton përgjegjësinë e sajë për të ndaluar nga e keqeja
dhe urdhërimit në të mirë, si obligim që ka ndaj burrit të saj, i cili
është njeriu më i afërt i saj dhe njeriu që ka më së shumti nevojë
për ta përkrahur dhe ndihmuar.

132
65. Barazpesha mes mbrojtjes dhe lazdrimit

Barazpesha mes metodave të ndryshme pedagogjike është prej


gjërave më të rëndësishme që duhet ti njeh mirë pedagogu. Ne kur
edukojmë fëmiun mundohemi ta integrojmë atë në shoqri duke
mos injoruar natyrën dhe veçoritë e tija, e kjo nuk është një punë e
lehtë. Problemi i shumë njerëzve është se ata janë bërë ekstrem për
nga natyra e tyre, sikurse kjo të jetë një gjë që gjindet në kodin
gjenetik të njerëzimit. Jemi mësuar të shohim shumë familje që
llastojnë fëmijët e tyre dhe u përgjigjen të gjitha kërkesave të tyre
duke mos i kontrolluar sa duhet sjelljet dhe kontaktet e tyre.
Gjithashtu jemi mësuar të shohim ata që edukojnë në mënyrë të
(thyerjes së eshtrave), me gjuhë të kërcënimit, qortimit dhe
privimit të fëmijës nga ajo që mendon se është e drejta e tij, shtoja
kësaj dyhsimet, kontrollin dhe përcjelljen e shumtë.
Teprimi në lazdërim, zakonisht, shoqërisë i nxjer një fëmijë që ka
vetbesim, mirëpo mund të ketë egoizëm, mendjemadhësi dhe
ndjenja të dobëta për përgjegjësi, madje edhe aplikim të dobët të
fesë.
Ai që edukohet në mënyrën e dytë është i mbushur me ndjenja të
mposhtjes, dështimit, inferioritetit dhe hakmarrjes dhe zakonisht
ka dy sjellje, një sjellje që i përgjigjet me te kërkesave të tija
subjektive dhe një sjellje që kënaq me të familjen dhe shoqërrin që
ka përreth tij.
Përvojat e popujve tregojnë se doemos duhet bërë përzierje në
edukimin e fëmijës mes këtyre dy elementeve: elementit të
dashurisë së fëmijës, kujdesi për ndjenjat e tija dhe përgjigja e disa
kërkesave të tija dhe elementit të orientimit, disiplinës dhe
përcjelljes. Pasimi i ndonjërës metodë dhe bërja e tij bazë ne
edukim zakonisht nuk ndodh me dëshirën e dy prindërve, por e
përcaktonë natyra e edukatës që kanë marrë. Ashtuqë ai që është
edukuar në mënyrë ku dominon lazdërimi, ecë po të njejtën rrugë
në edukimin e fëmijëve të vet, kurse ai që është edukuar në
mënyrë ku dominon ashpërsia, ai përsërit të njejtën mënyrë me
fëmijët e tij në shumicën e çeshtjeve. Në këtë ndikojnë edhe pozita
e veçantë e fëmijës dhe ambijenti që e rrethekon.
Nëse prindërit vërejnë se në mënyrën që e zbatojnë ata dominon
natyra e lazdrisë dhe plotësimi i dëshirave të fëmijës, duhet patur
parasysh këto gjëra:

133
1- Mos përulja para çdo kushti të fëmijës dhe mos dhënia e çdo
gjëje që e kërkon, sepse këto janë gjëra që skanë fund dhe
mund ta prishim atë që e edukojmë.
2- Duhet të sigurohemi se fëmiu i përmbahet edukatës së
përgjithshme dhe nuk i neglizhon detyrat e tija fetare.
3- Njohja e fëmijëve me të cilët shoqërohet dhe ti ndihmojmë në
zgjedhjen e shokëve nga mesi i fëmijëve të mirë.
4- Tia bëjmë me dije her pas herë se ne ekzistojmë dhe se në
shtëpi ka pushtet dhe disiplinë dhe fjala e fundit është e
prindërve.

Nëse prindërit vërejnë se në mënyrën e edukimit që e zbatojnë ata


ka ashpërsi dhe vrazhdësi relative, ata duhet të kujdesen për këto
gjëra:

1- Duhet ti japim fëmijëve të kuptojnë herë pas here se kjo


ashpërsi ndaj tyre është në interes të tyre. Këtë duhet tua
themi me përkdhelje dhe lozje dhe duke i ofruar atë që e
gëzon.
2- Nuk duhet ta përcjellim aq shumë fëmiun derisa të shkelim
privatizmin e tij, andaj nuk duhet të hapim dollapin e tij ose
të hulumtojmë çantën e tij, përpos se në situata emergjente,
ose të përcjellim bisedat telefonike. Duhet të ndihet se është
njeri që familja ka besim tek ai.
3- Të marrim në konsideratë pozitën e e tij të veçantë, mos ta
ngarkon me gjëra që nuk mund ti bartë, mos të kërkojmë që
të realizon gjëra që i konsideron si të rënda dhe mos të
kërkon prej tij që të bëhet kopje e vëllaut të tij ose dikujt
tjetër…
4- Prindërit duhet të sillen me butësi dhe ngrohtësi gjat
edukimit të fëmijëve që të bëhet kjo natyre e tyre.
Sa i përket faktit se si mund të vlerëson njeriu se është i ashpër apo
i butë, kjo është një çeshtje që vështirë e kemi ti japim përgjigje,
ndoshta na ndihmon në këtë drejtim krahasimi me atë që dominon
në ambijentin tonë.

134
66- Fëmiu i zemruar (hidhëruar)

Rrallë mund të gjejsh fëmijë që nuk zemrohet, e nëse gjejmë nuk


duhet të gëzohemi, sepse kjo është shenjë për zhvillim dhe pjekuri
të ngadalshëm. Nëse fëmiu kalon vitin e tij të parë, fillon të ecë, i
zhvillohen gradualisht aftësitë e tija intelektuale dhe gjuhësore, kjo
domethënë se ka filluar të zhvillojë edhe dëshirat e tija personale
dhe animet e tija individuale. Kur i del në rrugën e këtij zhvillimi
ndonjë pengesë apo ngushticë, ai e kupton këtë dhe kjo e
hidhëron. Ajo që e hidhëron fëmiun është edhe kritikimi, qortimi,
përcjellja e tij, tregimi i veprimeve të sakta, krahasimi i tij me tjerët,
obligimi i tij me detyra të rënda dhe mbi fuqinë e tij, ndërhyrja në
projektet e tija të veçanta në lidhje me lojat…
Fëmiu e manifeston hidhërimin e tij në vitet e para me veprime që
nuk janë të orientuara ndaj askujt, sepse nuk është zhvilluar sa
duhet intuita e luftimit, sikurse është bërtitja, rënia në tokë,
përplasja e këmbëve, kërcimi lart posht…etj. Pas vitit të katërt
zbehen këto shprehje tek ai dhe i zëvendëson me përdorim të disa
fjalëve shoqërore që mund të arrijnë deri te ofendimi, sharrja apo
kërcënimi. Ska dyshim se niveli i reagimit hidhërues tek fëmijët
nuk është një ashtu sikurse edhe pajtimi i fëmijës pas hidhërimit
nuk ndodh për kohë të njejtë për secilin.
Për tu ballafaquar me hidhërimin e fëmijëve duhet të sillemi në
kufi të nocioneve dhe procedurave në vijim:
- Ne, fillimisht, nuk duhet të hidhërohemi kur hidhërohet
ndojë fëmij i yni, por duhet të tentojmë të kuptojmë shkaqet
e hihërimit të tij. Nëse, psh. shkak i hidhërimit të tij është
uria, i sigurojmë ushqim dhe veprojmë që mos tia vonojmë
kohën e ushqimit. Nëse shkak i hidhërimit të tij është prishja
e rrotës së veturës së tij, duhet tia rregullojmë atë, ose ti
premtojm se do ti blejmë veturë tjetër. Nëse shkak i
hidhërimit të tij është përcjellja e rrepte e tij në shtëpi,
kufizimi i lëvizjes së tij dhe pengimi që të luan në liri të
plotë, atëherë duhet rishikuar këto veprime tona dhe duhet
të hulumtojmë vende ku do të luajnë në liri dhe në siguri…
- Nëse fëmiu e manifeston hidhërimin e tij me qarje dhe
britmë duke mos thyer asgjë ose duke mos dëmtuar askend,
duhet ta lëmë të qanë derisa të arrijë në kulm dhe të
angazhohemi me punë tjera e mos të mirremi me te. Mund ti
themi atij: kur të përfundosh qarjen tënde eja në sofër të
ushqimit. Me rëndësi është që të kupton se nuk përfiton
135
asgjë me qarjen e tij, në imponimin e kushteve të tija pao
arritjen e dëshirave të veta.
- Nuk ka dobi nga debatimi me fëmiun e hidhëruar dhe
sqarimin e gjërave para tij, andaj më së miri është mos të
flasish me te gjatë hidhërimit, e kur të qetësohet hidhërimi i
tij, flasim me te për çka dëshirojmë.
- Disa nëna i ndalojnë fëmijët nga të qarët dhe ankimin për
disa gjëra, e kjo nuk është veprim i saktë, sepse ndalimi i
shprehjes së hidhërimit dhe ngulfatja e reagimeve e keqëson
raportin e mirë me nënën e vet, sidomos nëse e hesht me
rrahje dhe kërcënime.
E mësojmë fëmiun gradualisht si duhet ta shpreh hidhërimin e tij
para se të grumbullohen gjërat dhe duhet vazhdimisht ta
stimulojmë që të flet mbi atë që nuk i pëlqen nga prindërit, shokët,
mësuesit dhe duhet tia bëjmë me dije se edhe ne brengosemi për
atë që e brengos atë dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë.

136
67- Fëmiu inatçor

Pajtohemi se fëmijët, sikurse edhe të mëdhenjtë, kanë natyra të


ndryshme, prej tyre ka që janë të lehtë për ti udhëhequr dhe me
moral te lehtë, i zbaton të gjitha ato gjëra që kërkohen prej tij dhe
ka të tjerë që nuk janë të tillë. Mirëpo ekziston një etapë e jetës ku
shumë fëmijë shfaqin refuzimin dhe kundërshtimin, e ajo është
mes vitit të dytë dhe të tretë. Unë personalisht mendoj se ky
refuzim i ashpër ndaj çdo gjëje që e bën fëmiu në këtë moshë është
një armë që ia ka dhënë All-llahu, subhanehu ve teala, që ta ruan
unin e tij nga shkrirja në ambijentin shoqëror, sepse ne të
mëdhenjtë zakonisht e përdorim edukimin si mjet i shkrirjes së
fëmijëve në shoqëri dhe mjet për të na ngjarë ata neve në çdo gjë.
Ky veprim nuk është vendim i saktë dhe insistimi që ta bëjmë
fëmiun një kopje e jona nuk është vepër e lavdëruar, sepse
pasurimi kulturor dhe civilizues nuk vjen nga unifikimi por nga
llojllojshmëria.
Fëmiu pas vitit të parë fillon kundërshtimin e nënës së vet, kurse
në vitin e dytë fillon të kundërshton edhe vetveten, sepse e ka
vështirë të vendos se çka dëshiron e nëse mer ndonjë vendim
shpejt e ndryshon. Ai sillet me sjellje të njeriut që ndien se ka
dikush që synon ta dominon edhe pse ska kush e pengon, ai vet
është njeri që shum tenton të dominon. Nëse dikush tenton ti
ndërhyn në çeshtjet e tija të veçanta, ai do ta refuzon këtë me fuqi.
Nëse fëmiu në këtë moshë bëhet i ngurtë, kjo vjen si rezultat se
natyra e tij i dikton që vet ti vendos gjërat e tija dhe ti rezistojë
presionet e tjerëve. Duke patur parasysh mungesën e përvojës në
bashkëveprimin me këto gjëra, ai si mënyrë më të mirë e gjen
refuzimin. Disa fëmijë shfaqin mospëlqim të madh ndaj tubimit të
prindërve për ta udhëzuar atë, sepse me këtë e ndien veten sikurse
është në pikë të dobët karshi dy personave të fuqishëm. Zakonisht
prindi refuzohet.

Si duhet të sillemi me fëmiun inatçor?

- Fillimisht duhet ta dimë se secila etapë e ymrit të fëmijës ka


veçori psikologjike të caktuara, para se të rrumbullaksohen
vijat përfundimtare të personalitetit të tij dhe të arrijë një
gradë të logjikshme të pjekurisë. Andaj prindërit nuk duhet
të formojnë përshtypje përfundimtare për fëmiun e tyre nëse

137
vërejnë tek ai inatnë vitin e dytë, apo tretë apo të katërt,
sepse kjo është gjë e natyrshme.
- Një pjesë të inatit e mbjellin vet prindërit tek fëmiu herë herë
duke i lazdëruar tepër ose duke mos përdor politika
edukative të qarta, sepse konuzioni i edukatorit në
bashkëveprimin me ata që i edukon shkakton përzierjen e
nocioneve te fëmiu dhe reagime të këqija.
- Mirëkuptimi me fëmiun dyvjeçar në realitet është i vështirë
dhe nuk ka ndonjë dobi që mund të përmendet nga bindja e
tij për ndonjë çështje të caktuar, andaj, nëna, në veçanti
duhet të kupton gjendjen e fëmijës, nuk duhet të ndërhyjë
shumë në çeshtjet e tija, nuk duhet ta nxiton gjatë veshjes së
rrobave, ose gjatë ngrënies, nuk duhet të polemizon shumë,
por duhet ta mer përdore, ti flet për gjëra që i pëlqejnë dhe të
lozë dhe ta përkdhel atë.
- Inati mund të lind te fëmiu nga shkaku i kohës boshe, nga
shkaku i vetmisë, kur nuk ka në shtëpi asnjë fëmijë në
moshën e tij, andaj prej shërimit preventiv të inatosjes është
sigurimi i lpjërave për fëmiun, sjellja e lojërave të reja, aq sa
ka mundësi. Gjithashtu ndihmon në këtë drejtim edhe
njoftoimi i tij me fëmijët e komshive që të luajnë së bashku.

138
68- Fëmiu i talentuar

Në botë është duke u shtuar ndjenja për domosdoshmërinë e


përkujdesit ndaj atyreve që All-llahu u ka dhënë mundësi
intelektuale të mëdhaja, pasiqë të talentuarit dhe inovatorët i japin
ngjyrën e tyre të veçantë shekullit të tyre dhe kontribojnë në
mënyrë të veçatë në shtyerjen e rrotës së përparimit dhe pasurimin
e civilizimit njerëzor.
Umeti Islam, i cili vuan nga hendeku i madh që ekziston mes tij
dhe botës industriale, ka shumë nevojë që të kujdeset për fëmijët e
talentuar dhe tu kushton kujdes të veçantë që ata ti ndihmojnë në
të ardhmen në tejkalimin e sprovës së tij.
Niveli i lartë i intelegjencës mund të fshihet ose të pakësohet
efektiviteti nëse neglizhohet, ose nuk shfrytëzohet, ose nuk
përdoret ose keqorientohet. Zakonisht shtohet aftësia e fëmijës për
kreativitet me fillimin e vitit të tretë, kurse kulminacionin e arrinë
në vitin e katërt, e pastaj zvogëlohet befasisht kur hyn në shkollë, e
kjo mund të ndodh për shkak të ndonjë metode të arsimit që
përdoret në shkollë ose për shkaqe që nuk i dimë.
Këto janë prej shenjave të fëmijës të talentuar:

- Kureshtja, pyetjet e shumta dhe mosbindja me përgjigje të


thjeshta.
- Aftësia e madhe për të vërejtur gjërat dhe për t'i kuptuar
shpejt.
- Aftësia e qartë për të perceptuar lidhjen mes gjërave,
numrave dhe fajlëve.
- Është i hapur dhe i pranon mendimet dhe informatat.
- Ambijentohet me qëndrimet dhe ndryshimet e reja.
- Ka fantazi aktive dhe efektive jonormale.
- Ndjenja të gjalla ndaj çdo gjëje që sheh, dëgjon apo prek.
Këto shenja te disa fëmijë shihen më qartë se sa te disa tjerë. Tani
ka disa masa matëse për njohjen e aftësive intelektuale të
ndryshme. Sot është shumë lehtë të bëhet testim i intelegjencës së
fëmijës për të njohur drejtimin shkencor që më së shumti
përputhet me aftësitë e tija intelektuale.
Fëmiu i talentuar dhe inovator është dhuratë nga All-llahu, sepse
kërkon ma pak mund në arsim dhe jep rezultate më të mëdhaja se
sa fëmiu i zakonshëm. Falënderimi i kësaj dhuntie ndodh duke u
kujdesur për këtë fëmijë, arsimimin e tij, stërvitjen e tij dhe
dhënien e mundësisë së plotë për të shfaqur talentin e tij. Nëse i
139
japim moralin e njerëzve punëtor, ka qëndresë dhe ka aftësi për të
vazhduar me dhënien e mundit në mënyrë të organizuar dhe
interesim, atëherë, me leje të All-llahut, do të jep fryte
maramendës për vetveten, familjen dhe umetin. Prindërit, të cilëve
All-llahu u ka dhënë fëmijë të talentuar mund ti ndihmojnë në
zhvillimin e talentit të tij dhe punësimin e talentit të tij duke bërë
këtë që vijon:
- Stimulimin e fëmijës që të luan lojërat intelegjente, zgjidhjen
e enigmave dhe kuptimin e ndërlidhjeve mes gjërave.
- Mësoja leximin e mirë të librave dhe ndihmoi në selektimin e
librave shkencorë dhe ideologjik që ia ngrisin nivelin e tij
intelektual.
- Mësoje të përsëris tentimin çdo herë që dështon në arritjen e
qëllimit, sepse ashtu sikurse është mësuar të ecë duke u
rëzuar dhe duke i zënë këmba, ashtu arrinë edhe në rezultate
të mira duke i përsëritur përvojat e ndryshme.
- Largoje nga zhurmat, grindjet, filmat që përmbajnë dhunë
dhe përgaditi ambijent të përshtatshmë për meditim dhe
shpikje.
- Siguroi lëndë të parë dhe pajisje që i ndihmojnë në
prodhimin e disa gjërave.
- Stërvite për analiza të logjikshme dhe deduktive,
parashikimin e ndodhjes së disa ndodhive duke u
mbështetur në disa të dhëna të realizuara.
- Mësoje në logjikim objektiv dhe ndihmoje në vlerësimin e
vetes dhe të tjerëve.
- Bëja me dije se ne i kemi lakmi për rezultatet në të cilat ka
arritur dhe se do ti ndihmojmë në projektet e tija në të
ardhmen.
- Stimuloje të krijon raporte të fuqishme me disa djem të
devotshëm të talentuar dhe superior.

141
69- Marëdhëniet mes vëllezërve

në marëdhëniet mes anëtarëve të një familje dominon


bashkëveprimi dhe intragraviteti, ashtu sikurse prindi ndikohet
me përvojat e nënës, ashtu edhe nëna ndikohet me përvojat e
prindit, gjithashtu edhe fëmijët e vegjël ndikohen me përvojat e
vëllezërve të mëdhenj që i kanë ose dëmtohen nga ekzistimi i tyre,
për shkak të natyrës së raporteve që dominojnë.
Këtu, dëshiroj ti sqaroj disa pika:
- Prindërit zakonisht kujdesen për fëmiun e madh dhe ai fiton
hisen më të madhe të interesimit dhe kujdesit dhe kjo
shkakton që ai të piqet dhe të fiton përvojë më shumë se
vëllezërit e tij pas tij. Ky interesim nuk duhet të kufizohet në
lazdërimin dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të tija, por
duhet të kuptojmë se ne duhet ta përgadisim atë që të jetë
shembull për vëllezërit e vet. Më herët është thënë: "Vëllau i
madh është në vend të babës".
Të vegjëlit mësojnë nga vëllau i tyre i madh edukatën, shumë
nocione dhe ide. Andaj nëse e përgadisim mirë fëmiun e parë, ai
do të na ndihmojë në edukimin e vëllezërve të tij. Mirëpo duhet të
kujdesemi që mos ta godet fëmiun e parë kompleksi i vëllaut të
madh, sepse shumë fëmijë të mëdhenjë anojnë nga përdorimi i
pushtetit të prindërit ndaj vëllezërve të tij më të vegjël dhe tu
imponohen atyreve, e kjo e shton presionin e tyre ndaj fëmijëve të
vegjël. Gjith ne e shohim se prej zakoneve të përcjellura në
shumicën e familjeve është dominimi i të madhit ndaj të voglit dhe
mashkullit ndaj femrës, mirëpo disa herë ky dominim kalon
kufinjtë e përkujdesit dhe orientimit në padrejtësi dhe vrazhdësi.
Përgjegjësia e prindërve është që të pengojnë ndodhjen e kësaj
gjëje.
- Jetesa e fëmijëve bashkë në një shtëpi zakonisht sjell edhe
hasmimin dhe zënkat me styre dhe kjo shpesh herë ndodh
për shkak të gjërave të oërbashkëta që kanë. Gjendja
ekonomike e një familjeje ia detyron që katër vëllezërit ti
vëndon në një dhomë, madje është shumë normale dhe e
zakonshme që disa vëllezër të përdorin të njejtat paisje
shkollore njëri pas tjetrit, disa herë rrobat, këpucët, e disa
herë edhe mbulesat e gjumit, etj. kjo zakonisht ndez
konfliktin dhe zënkat mes vëllezërve, sepse përzierja
zakonisht shkakton zullumin dhe armiqësinë, sikurse ka
thënë All-llahu, subhanehu ve teala:
141
‫يل َما‬ِ ِ ِ َّ ‫ض إِالَّ الَّ ِذين آمنوا وع ِملُوا‬
ٍ ‫ض ُه ْم َعلَى بَ ْع‬ ِ ِ ْ ‫وإِ َّن َكثِرياً ِمن‬
ٌ ‫الصاْلَات َوقَل‬ َ َ َُ َ ُ ‫اْلُلَطَاء لَيَْبغي بَ ْع‬ ْ َ
‫ُى ْم‬
"…Është e vërtetë se shumica prej ortakëve i bëjnë padrejt njëri-
tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të
mira, por të tillë janë pak!...". (Sad: 24).
Për këtë ne duhet të mundohemi me aq sa kemi mundësi që secili
fëmijë ti posedojë gjërat e tija të veçanta, në të cilat nuk
participojnë tjerët, me qëllim të pakësimit të konflikteve dhe
zënkave mes fëmijëve deri në minimum.
- Shumë herë vëllau i katërt ngushtohet nga vëllau i tretë, ky i
treti nga vëllau i dytë, e i dyti nga i pari, sepse i madhi
këanqet me gjërat e reja e pastaj të vjetëruara ia len atij që
është më i vogël. Kjo ndodh në dy gjëra: tek rrobat dhe
pajisjet shkollore. Kur një palë rrobash i vijnë të vogla vëllaut
të madh, pasiqë ai vazhdimisht rritet, i jepen vëllaut të vogël.
Fëmiu që është klasa e tretë i pëdor librat e vëllaut të vet që
tani është klasa e katërt. Një mik një herë më tha: gjatë
studimeve të tija që nga klasa e parë e deri në vitin e katërt të
shkollës së mesme, asnjëherë nuk është kënaqur të lexon në
libër të ri, sepse kishte një vëlla, i cili ka qenë një vjet para tij,
andaj mësonte në librat e tija.
Ndaj këtyre gjërave duhet të jemi më syçelë.

142
70- Gota e mbushur

Nëse analizojmë historinë e civilizimeve do të shohim një të


vërtetë shumë të rëndsishme, e ajo është se veprat gjigante dhe të
arriturat e mëdhaja kanë buruar nga veprimi dhe iniciativa e jo
nga ndalesa ose pengimi. Gjithashtu edhe edukimi i mirë varet nga
pasurimi i personalitetit të fëmijës me vlera, principe, nocione,
shprehi dhe sjellje të mira dhe të dobishme, në kundërshtim me
veprime të shumë prindërve që nuk u diktojnë fëmijëve gjërat që
duhet diktuar atyreve, e kur të gabon fëmiu, ose kur të sjellet keq,
ose kur nuk e kryen ndonjë detyrë e qortojnë dhe ia ndalojnë, duke
mos kuptuar se vetëm ndalimi dhe qortimi nuk ban dobi nëse nuk
i kemi sqaruar fëmijës vazhdimisht dhe në mënyrë shumë të qartë
pamjen e vërtetë në të cilën duhet me qenë ai.
Natyra e urren boshllëkun, e nëse ne lëmë bosh mendjen dhe
zemrën e fëmijës, të tjerët do ta mbushin dhe fëmiu do ta pret këtë
me padurim dhe mallëngjim. Fëmiu i ngjan gotës, të cilën nëse e
mbushin ne, nuk lëm vend për ta mbushur të tjerët.
Ne mund ta mbushim jetën e fëmijës gjatë këtyre gjërave:
1- Orientim dhe udhëzim, në mënyrë indirekte sa të kemi
mundësi, shtoja kësaj edhe vëndimin e tij në pozita pozitive
duke ia mbushur kohën, duke i dhënë për të kuptuar se
është njeri i rëndësishëm, duke e shoqëruar me vete në
xhami, ose në disa tubime me burra, angazhimi i tij me disa
veprime kulturore ose shërbyese, sikurse është bërja e
rezymesë të ndonjë libri, memorizimi i ndonjë pjese,
pastrimi i bafçes së shtëpisë, ose kryerja e ndonjë shërbimi
tezës, etj.
2- Ngopja e nevojës së fëmijës për lojë. All-llahu, subhanehu ve
teala, e ka bërë natyrë të fëmijës dashurinë për lëvizje dhe
veprime të kota derisa të rritet fizikisht, intelektualisht,
psiqikisht dhe në aspekt shoqëror. Për shembull, fëmiu gjatë
lojës i mëson disa vlera shoqërore, sikurse është drejtësia,
vërtetësia, besnikëria, përmbajtja e vetvetes, shpirtin sportiv,
mëson disiplinën dhe nënshtrimin ligjeve, etj. Nëse
provojmë e u japim një lojë të njejtë katër fëmijëve të moshës
katërvjeçare do të vërejmë se për disa minuta secili prej tyre
do të shpik mënyrë të veçantë për shfrytëzimin e asaj loje
dhe do ti përmbahet asaj mënyre.
Loja për fëmijët nuk paraqet dëfrim e as një gjë që e humb kohën
me te, por është një mjet i rëndësishëm i edukimit dhe mjet për
143
largimin e stresit dhe sëkëlldisë, të cilin e manifeston fëmiu si
rezultat i urdhërave dhe ndalesave të shumta që i vijnë në çdo
kohë. Shtoja kësaj edhe faktin se loja me lojëra ia largon mërzinë të
cilën e gjen fëmiu në shkollë gjatë orëve të mësimit.
Disa njerëz kanë mbushur shtëpinë e tyre me llojlloj dekorimesh
dhe elementesh te bukura, mirëpo nuk kanë menduar të caktojnë
një vend ku do të luajnë fëmijët, andaj frika për ato orendi dhe
dekorime është bërë burim i përkufizimit të lëvizjes së fëmijës dhe
burim i shumë presioneve psiqike ndaj tij!

144
71- Adoloshenca nuk është krizë

adoloshenca është një etapë e jetës së njeriut, fillon nga mosha


trembëdhjet vjeçare deri në moshën tetëmbëdhjet vjeçare, mund të
zgjas edhe deri në moshën njëzet vjeçare. Kemi dy drejtime
ekstreme kundrejt këtij fenomeni:
Një drejtim që mendon se islami nuk e pranon këtë epitet të kësaj
moshe, ajo që është para bylygut (moshës së pjekurisë) është
fëmijëri dhe ajo që vjen pas është burrëri. Argument i tyre është se
fëmiu kur të hyn në bylyg fillojnë përgjegjësitë dhe të gjitha
detyrimet fetare, apo fizike dhe ato finansiare dhe mban
përgjegjësinë e plotë për veprat që i bën.
Drejtimi tjetër mendon se etapa e adoloshencës është etapë që
qëndron vetvetiu dhe është etapë që dallohet me revolucion,
rebelim, stres dhe konflikt.
Drejtimi i parë nuk është i saktë, sepse përcaktimi i moshës për të
filluar dispozitat fetare dhe përgjegjësitë është një gjë e
domosdoshme, e Islami këtë e ka caktuar me bylygun, mirëpo kjo
nuk domethënë refuzim i ekzistimit të një etape kohore kalimtare
mes foshnjërisë dhe burrërisë së vërtetë. Adoloshenti dëshiron të
del nga foshnjëria, nga e cila vetëm pjesërisht është larguar prej
sajë, ashtu sikurse kapet për burrërinë, nga e cila vetëm disa cilësi
dhe veçori i ka poseduar. Ka ardhur në hadith të vërtetë se në
mesin e atyreve që do të jenë nën hijen e Arshit të All-llahut është
edhe i riu i cili rininë e fillon në adhurim, e kjo sepse devijimi dhe
gabimi ndodh nga i riu për shkak të dominimit të dobët ndaj vetes
në shumë raste dhe nga mungesa e posedimit të mjaftueshëm të
përvojës, pjekurisë dhe udhëzimit. Argumentet tjera që i
ndihmojnë njëra tjetrës i japin bazë këtij kuptimi, sikurse është
hadithi:
"Habitet Zoti yt me djaloshin i cili nuk ka anim kah epshi".
(transmeton Ahmedi, Taberaniu, Daif). Dhe hadithin të cilin e
transmeton Ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, nga Pejgamberi, sal-
lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Rinia është një pjesë e çmendurisë".
(Daif, transmeton Haraiti në "Amalul-Kulub").
Kurse mendimi se adoloshenc është etapë e fortunave të egra dhe
etapë e pavarur nga tjerat, edhe ky mendim nuk është i saktë,
sepse shtyllat e para të zhvillimit trupor, intelektual dhe
emocionale kanë filluar në etapën e foshnjërisë e pastaj kanë filluar
të piqen në etapën e adoloshencës, andaj nuk është e saktë të

145
supozohet vijë ndarëse mes etapës së foshnjërisë dhe adoloshencës
dhe mes etapës së rinisë dhe burrërisë.
Shkolla e vjetër e psikologëve mendonin se etapa e adoloshencës
dallohet me revolucionarizëm dhe rebelim, rebelim ndaj prindërve
dhe rebelimi tjetër ndaj përgjegjësve në shkollë.
Mund të themi se: vetia e keqe me të cilën zakonisht cilësohet
etapa e adoloshencës ka të bëjë me dy gjëra:
1- Ndryshimet e shpejta që i ndodhin në aspekte të ndryshme
të personalitetit të adoloshentit.
Këto ndryshime pasiqë janë të shpejta ata që mirren me ta i
shpiejnë në një panikë dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe
perceptojnë.
2- Mungesa e përvojës te shumë njerëz që mirren me edukimin
e adoloshentëve dhe udhëzimin e tyre.
Andaj ata sillen vrazht me ta, u vëndojnë përkufizime që u
vëndohen fëmijëve të vegjël, duke i injoruar të gjitha ndryshimet e
reja që kanë ndodhur në personalitetin e tij dhe të cilat e shtyejnë
drejt çlirimit dhe pavarësisë. Shumë herë shohim adoloshentë dhe
adoloshente që nuk humbin barazpeshën e tyre ose ti shkaktojnë
problem dikujt për shkak të edukimit të mirë që kanë dhe për
shkak të sjelljes vizionare të pedagogëve ndaj tyre.

146
72- Veçoritë e etapës së adoloshencës

Më herët thamë se: adoloshenca është etapë kalimtare nga


foshnjëria në burrëri (me argumentimin e gjërë), kurse cilësi e çdo
etape kalimtare është destabiliteti, debalansi dhe përzierja e vetive
dhe veçorive, mu këtë e vërejmë në etapën e adoloshencës.
Veçoritë më të dalluara të adoloshencës shihen në këtë që vijon:
- Fillon zhvillimi i shpejt fizik një vjet para se të arrijë mshën e
bylygut seksual. Vazhdon ky zhvillim në këtë formë dy vjet
ose më shumë, ashtuqë i zgjaten eshtrat fëmijës, mer trashje
të re në shpejtësi, kurse muskujt marrin formë dhe
shtrëngohen. Organet gjenitale fillojnë të nxjerin hormone të
veçanta, pastaj pason dalja e qimeve në disa pjesë të trupit, i
trashet zëri meshkujve dhe i rriten gjintë femrave, etj.
- Adoloshenti në aspektin emocional dhe shqisor dallohet me
mprehtësi, ai në shumë raste eksplodon për shumë shkaqe
banale, sikurse veprojnë edhe fëmijët e vegjël. Adoloshenti
në fazën e parë të adoloshencës e vëren dominimin e dobët
mbi pamjen e jashtme të gjendjes së tij emocionale, saqë kur
hidhërohet ose provokohet ai bërtet, sulmon me këmbë apo
grushta, i shtyn gjërat, hedhë në tokë pjatat, gotat, etj. kjo gjë
ndodh me te edhe kur të gëzohet. Bën veprime që nuk
tregojnë barazpeshë emocionale.
Disa adoloshentë kalojnë faza të dëshpërimit, demoralizimit,
mërzisë dhe dhimbjeve psiqike si rezultat i destabilitetit personal
kundrejt nivelit të zhvillimit në të cilin e sheh veten dhe si rezultat
i bashkëveprimit të atyreve që janë rreth disa herë. Kjo etapë
gjithashtu dallohet me themelimin e disa emocioneve personale të
orientuara drejt tij, sikurse është preokupimi me veteveten, kujdesi
për veshmbathjen, mënyrën e foljes, etj., sepse mendon se nuk
është më ai fëmiu i cili i zbatonte urdhërat që urdhërohej me to pa
shfaqur mendimin e tij dhe pa të drejtë të polemizimit. Fëmiu
thotë: ti, kurse adoloshenti: unë, e njeri i pjekur: ne.
- Adoloshenca në aspektin mental dhe ideologjik dallohet me
aftësi dhe shpejtësi të mësimit dhe memorizimit. Vërehet se
adoloshenti i jep përparësi mësimit të mësimeve duke u
mbështetur në kuptim, andaj jep më pak mund për
memorizimin e lëndës që e kupton se sa për lëndën që nuk e
kupton. Gjithashtu vërehet se fëmiu koncentrohet në ndodhi
që kanë kontakt me përvojën e tij direkte dhe çeshtjet e tija
personale, kurse adoloshenti e angazhon veten me gjëra
147
indirekte dhe mundohet të shëron probleme abstrakte dhe jo
konkrete dhe interesohet për ndodhi që ndodhin larg botës
së tij.
Krahas kësaj, adoloshenti ka fantazi të zhvilluar. Nëse mënyrat e
shkrimit të fëmijës janë në nivel të dobët dhe të thjeshtë,
adoloshenti shkruan me një fanatazi të bujshme dhe shpirt
transparent, andaj ky e qendis shkrimin e tij dhe e stolis në atë
formë që u pëlqen njerëzve.
Përvoja e prindërve në këto gjëra i bën ata të kuptojnë se shumë
sjellje të fëmijëve të tyre adoloshentë që nuk i pëlqejnë janë të
natyrshme dhe ua imponon natyra e etapës.

148
73- Adoloshenti dhe jeta shoqërore

Sjellja shoqërore e një individi është proces i cili vazhdimisht


zhvillohet, andaj sipas gjërësisë së ambijentit me të cilin
bashkëvepron fëmiu formulohet edhe mënyra e sjelljes së tij.
Me fillimin e adoloshencës fillon ngritja e nivelit të vetëdijes
kolektive duke manifestuar adoloshenti nevojat e tija të mëdha për
lojalitet ndaj kolektivit, sidomos kur presion apo stres nga
prindërit. Ai insiston që të mer konfirmim indirekt nga rrethi i tij
shoqëror për sjelljet e tija dhe moskundërshtimin e tij. Pasiqë kjo
nuk është e mundshme të ndodh vazhdimisht, atëherë adoloshenti
hulumton një rreth të ngushti të cilit do t'i përket, do ta lavdëron,
duke e paraqitur si një shembull shoqëror që më së shumti
përputhet me moshën dhe pozitën e tij. Ai është shumë i sinqertë
ndaj asaj shoqërie ose grupi dhe mendon se mendimet dhe sjelljet
e kësaj shoqërie i japin një përkrahje të fshehur dhe ndihmesë të
fuqishme në qëndrimin e tij kundrejt pushtetit të prindërve apo
shkollës.
Vërehet te sjellja shoqërore e adoloshentit ekzistimi i dëshirës së
flakt që të posedojë pozitë qendrore të pranuar nga anëtarët e
familjes, grupit të tij dhe fëmijëve të shkollës dhe lagjës së tij.
Për tua imponuar atyreve pranimin e kësaj pozite ai vazhdimisht
mundohet të bëjë vepra që ua tërhjekin vëmendjen e tjerëve. Mjetet
që përdori për këtë qëllim janë të shumëllojshme. Ai herë vesh
rroba me ngjyrë tërhjekëse, ose sipas modeleve më të reja. Mjet i tij
në këtë drejtim mund të jetë artificialiteti gjatë bisedimit, qeshjes
apo ecjes. Mundohet ta imponon veten duke u futur në debate që
janë mbi nivelin e tij dhe polemizon për gjëra që janë shumë larg
nga përvoja dhe njohuritë e tija. Adoloshenti mund të kupton se
mënyra më e mirë për të forcuar pozitën e tij shoqërore është
ofrimi i disa shërbimeve dhe përmirësimeve në shtëpi apo në
ambijentin e familjes së tij të zgjedhur. Atë e kaplon stresohi dhe
dëshpërimi nëse nuk manifestohet mirëseardhja për këto shërbime
dhe ai e komenton këtë si rrënim i gjenialitetit të tij.
Sjellja e tij shoqërore manifeston animin kah çlirimi, dëshirën për
rezistencë ndaj çdo pushteti që zhvillohet mbi te, andaj ai ëndëron
ta sheh veten në një botë jashta ambijentit familjar, botë përplot me
shokë, miq, liri, pavarsi dhe çlirim nga imitimi fëminor, kurse para
vetes sheh si pengesë familjen dhe shkollën, për këtë ai rebelohet,
refuzon, hidhërohet, kërcënohet me ikje nga shtëpia, gjetje të
punës dhe braktisjen e familjes apo shkuarje vullnetare në ushtri.
149
Kjo normalisht nuk ka një formë dhe nuk ka një nivel të
ashpërsisë, mirëpo është një gjë të cilën e tregojnë shumë familje.
Adoloshenti kërkon idealen në disa gjëra për shkak të përvojës së
dobtë praktike. Ai nuk i njeh çdo herë kufinjtë ndarëse mes asaj që
është obligim dhe asaj që është e mundshme. Kjo ndjenjë lind një
lloj zhvillimi të shëmtuar të aftësisë për kritikë dhe qortim i
veprimeve të tjerëve çfarëdo autoriteti ose pozite që kanë.
Adoloshentët andaj shprehin kundërshtim të sjelljeve të prindërve,
farefisit, mësuesve dhe pozitën e përgjithshme të shoqërisë. Atij
mund mos ti pëlqejnë as rrobat e prindërve, as mobiljet e shtëpisë,
e as mënyra e mësuesve gjatë bisedës dhe sqarimit. Ai nga përvoja
e tij e dobët disa fenomene dhe gjëra i mer si shembull që i pëlqen
dhe kërkon nga tjerët që edhe atyreve tu pëlqejnë dhe t'i zbatojnë.

151
74- Sjellja jonë ndaj adoloshentit

Ndryshimet e natyrshme që ndodhin në personalitetin e fëmijës në


etapën e adoloshencës synojnë përgaditjen e tyre për të hyrë në
etapën e burrërisë. Do të rehatohemi shumë kur ta kuptojmë
natyrën e këtyre ndryshimeve dhe ti komentojmë në mënyrë
pozitive. Ne mund tu ndihmojmë fëmijëve ta kalojnë këtë etapë në
paqë dhe siguri, madje edhe të përfitojnë nga kjo fazë për ta bartur
përgjegjësinë e etapës së burrërisë me lehtë dhe më me aftësi.
Problemi ynë, i pedagogëve, është se shum ëherë nuk jemi të aftë
të ballafaqohemi me ndryshimet e shpejta që i përjetojnë fëmijët
tanë në kohën e adoloshencës, por sillemi me ta sikur me fëmijë që
nuk janë të aftë të rregullojnë çështjet e tyre, disa herë i
keqkuptojmë e mendojmë se ata na armiqësojnë, ose kanë humbur
lojalitetin ndaj familjes dhe janë duke kërkuar pavarësi të plotë
prej nesh. Adoloshenti hulumton pavarësinë, lirinë dhe
mbështetjen në vetveten, mirëpo në të njejtën kohë ndjen nevojën
për përkujdesin prindëror dhe kujdeset që mos të privohet prej
udhëzimeve të tyre.
Unë në këtë kontekst kamë këto vërejtje:
- Kemi shumë mjete me të cilat mund tu përgjigjemi nevojave të
adoloshentëve për pavarësi dhe ta mbrojmë nga defekti i rebelimit
dhe demoralizimit. Prej këtyre mjeteve është edhe përcaktimi i një
sasie mujore për harxhimet e tija personale, ti japim mundësi për
të fituar pasuri duke i bërë disa punë të përshtatshme, nëse e
dëshiron këtë gjë. Gjithashtu duhet ti japim liri në zgjedhjen e
rrobave dhe blerjes së tyre brenda kornizave të logjikshmes dhe të
zakonshmes. Obligoje të blejë nevojat shtëpiake, etj. Me rëndësi
është që adoloshenti të ndien se ne perceptojmë aftësitë e tija të
reja që i ka fituar dhe të ndien se besimi ynë tek ai është duke u
rritur çdo herë që piqet dhe i afrohet etapës së burrërisë.
- Barazpesha gjatë sjelljes tonë me adoloshentët është kërkesë
esenciale në çeshtjet e edukimit. Vërejmë se disa prindër sillet me
ashpërsi ndaj birit të tij adoloshentë dhe e sheh sikur burim të së
keqes së pafund dhe se i shkakton turp dhe pozitë të keqe. Disa të
tjerë sillen me tolerancë shumë të madhe ndaj adoloshentëve, gjë
që arrinë gradën e shkujdesit, andaj nuk dinë se çka veprojnë ata,
nuk dinë asgjë për raportet e tyre e as për miqtë e tyre, e kjo
shkakton që adoloshenti të bie në probleme të kobshme.
Ka prindër që u sigurojnë mbrojtje të tepruar adoloshentëve, andaj
sillet ndaj tyre në mënyrë shumë rigoroze, dyshon në çdo lëvizje të
151
tij dhe nuk e autorizon për asnjë çështje, qoftë ajo personale ose
familjare, ai sillet me te sikur akoma të jetë fëmijë në vitet e para.
Krejt kjo është gabim shumë i madh. E sakta qëndron në hapësirën
ndarëse mes këtyre dy shembujve: vendoshmëri pa ashpërsi,
tolerancë pa shkujdesi dhe besim pa teprim.
- Prindi medoemos duhet të tentoj të sillet me fëmiun e tij sikurse
ta ketë shok, kurse nëna duhet të tentoj të sillet me vajzën e saj
sikur ta ketë shoqe. Të stimulojnë fëmijët e tyre që të shpalosin
brengat dhe aspiratat e tyre, të bisedojnë rreth mendimeve të tyre
të përgjithshme në çeshtje të ndryshme, e të dominojë çiltërësia
dhe të shkarkon adoloshenti nga supet e tij shumë bara që e
lodhin. Adoloshenti shumë herë vetizolohet dhe ka turp të flas për
disa gjëra, andaj detyrë e jona është që ta trimërojmë që të jetë i
hapur dhe të shpalos atë që ka brenda dhe të marrim qëndrim të
njeriut të urtë dhe që i kupton gjërat për të cilat hapet me ne.

152
75- Edukimi nuk është përgjegjësi pa shpërblim

Edukimi i fëmijëve tanë, shpenzimi për ta dhe shërbimi i tyre


derisa të arrijnë pjekurinë është detyrë që na është dhënë nga All-
llahu, subhanehu ve teala, me qëllim që të vazhdon gjinia
njerëzore dhe të vazhdojë bashkëpunimi kulturor mes gjeneratave.
Kjo detyrë na jep përgjegjësi të veçantë, për të cilën do të japim
llogari para All-llahut, subhanehu ve teala, andaj duhet ta kryejmë
mirë këtë detyre me aq sa kemi mundësi, që të lajmë përgjegjësinë
dhe të fitojmë shpërblimin e madh. Baba është kujdestari gjeneral i
familjes dhe ka rol të veçantë në edukimin e familjes, pasiqë ai,
zakonisht, elementin më të vetëdijshëm, më kulturor dhe më të
thirru dhe të aftë për të menaxhuar çeshtjet familjare dhe kryejren
e shumë detyrave edukative.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
‫كلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيتو فاإلمام الذي على الناس راع وىو مسؤول عن رعيتو والرجل‬
‫راع على أىل بيتو وىو مسؤول عن رعيتو والمرأة راعية على بيت زوجها وولده وىي مسؤولة عنهم‬
. ‫وعبد الرجل راع على مال سيده وىو مسؤول عنو أال فكلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيتو‬
) ‫( متفق عليو‬
"Të gjith jeni bari dhe të gjith do të jepni llogari për tufën tuaj.
Imami i njerëzve është bari dhe do të jep llogari për tufën e tij,
burri është bari në familjen e tij dhe do të jep llogari për tufën e tij,
gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët dhe
do të jep llogari për tufën e saj, robi i një njeriu është bari në
pasurinë e pronarit të vet dhe do të jep llogari për këtë përgjegjësi.
Dijeni se secili jeni bari dhe secili do të jepni llogari për tufën e tij".
(Buhariu dhe Muslimi).
Kjo përgjegjësi për kujdes dhe edukim nuk është falas por ka
vlerësimin më të madh në sherijatin tonë të pastër. Prej fëmijëve
kërkohet që të jenë të sjellshëm ndaj prindërve të tyre sa janë të
vegjël, të jen ëbamirës ndaj tyre kur të rriten, tu ndihmojnë
prindërve në ballafaqimin e vështirësisë së jetesës, sidomos kur të
bëhen pleq. Ajetet që flasin në këtë drejtim janë shumë të njohura.
Fëmijët çka do që bëjnë, ata kurrë nuk do tia japin hakun kujdesit
ndaj babës dhe nënës. Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:
‫ال يجزئ ولد والده إال أن يجده مملوكا فيشتريو فيعتقو‬
"Fëmiu nuk mund të paguan prindin e vet përpos se ta gjejë si
skllav, ta blejë dhe ta lirojë". (Muslimi).
153
Nëna ka pozitë të veçantë në bamirësi për shkak të vështirësive që
ka përjetuar gjatë shtatzanisë, lindjes, edukimit dhe shërbimit. Një
as'hab ka pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Cili meriton më shumë përkujdesin tim? Nëna, është përgjigjur
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pastaj nëna, pastaj
sërish nëna, pasatj babai, e pastaj ata që i ke më afër e më afër".
(Buhariu dhe Muslimi).
Nëse gruaja kujdeset për fëmijët e sajë dhe i edukon pas vdekjes së
burrit të saj, fiton shpërblim dhe nderim të cilin nuk mund ta
fitojnë shumë musliman. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem, ka thënë:
"Kujdestari i jetimit dhe unë kështu do të jemi afër në Ditën e
Kijametit" dhe tregoi me gishtin tregues dhe atë të mesëm.
(Muslimi).
Pasuria që harxhohet për fëmijët dhe familjen konsiderohet
sadakaja më e mirë, nëse njeriu këtë veprim e bën me nijet të
fitimit të shpërblimit te All-llahu dhe sinqerisht. Për këtë
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
"Një dinar që ke dhënë në rrugë të All-llahut, një dinar që ke dhënë
për çlirimin e njër robi, një dinar që ke dhënë sadaka dhe një dinar
që ke harxhuar për familjen, dije se shpërblim më të madh ka
dinari që ke harxhuar për familjen tënde". (Muslimi).
Nuk duhet të harojmë se prindërit kanë hise në shpërblimin e
veprave të mira që i bëjnë fëmijët e tyre, sepse ata i kanë edukuar,
ata i kanë rritur, ata i kanë orientuar dhe ata u kanë ndihmuar
drejt tyre. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Ai që udhërrëfen dikend drejt mirësisë ka shpërblimin e atij që e
zbaton këtë mirësi". (Sahih, Tirmidhiu).
Edukimi i vajzave dhe kujdesi ndaj tyre është veçori e veçantë
sepse janë komponenti më i dobët, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Kush kujdeset për dy vajza derisa të rriten, në Ditën e kijametit do
të jemi bashk kështu" dhe i mblodhi gishtat e dorës. (Muslimi).
Vazhdimisht burrat e ndershëm dhe të devotshëm të këtij umeti i
janë afruar All-llahut me nderimin e vajzave dhe fitimin e pëlqimit
të tyre për dallim të asaj që bëjnë shumë injorantë sot duke u
dhënë përparësi djemve ndaj vajzave, duke nënçmuar vajzat dhe
duke i privuar ato nga trashëgimia, All-llahu na ruajtë nga
devijimi pas udhëzimit.
Pas tërë kësaj shihet qartë se ne kemi anuar pak nga idealizimi i
gjërave në këtë libër, ndoshta i kam ngarkuar prindërit me barën e
154
edukimit, mirëpo kjo është natyra e gjërave, synojmë vazhdimisht
të vizatojmë kufinjtë e fotografisë ideale dhe pastaj të tentojmë ti
afrohemi me aq sa mundemi. Çeshtja është ti afrohemi All-llahut,
ai që ka mundësi ti afrohet më shumë, le të bëjë, sepse shpërblimi
është i madh, kurse rezultatet maramendëse, me lejen e All-llahut,
kurse secili njeri që përpiqet do të fiton shpërblim sipas përpjekjes
së tij.

Lutja jonë e fundit është: falënderimi i takon All-llahut, Zotit të


botërave, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi robin dhe
Pejgamberin e Tij, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij në
përgjithësi.

155
Referenca të zgjedhura

1- El-Aba ve terbijetul-Ebna (prindërit dhe edukimi i fëmijëve),


Muhamed Abdurahim Ades, Darul-Fikër, botimi i parë, viti
1416.
2- Terbijetul Murahiki fi rihabil-Islam (Edukimi i adoloshentit
në prehun e Islamit), Muhamed Nasir dhe Haula Dervish, ,
Daru Remadi Li Neshri, botimi i parë, 1417.
3- 365 Hapa të suksesit, Përgaditi sektori i përkthimeve pranë
shtëpisë botuese Ed-Duvelije, Kairo, botimi i parë, 1996.
4- Haule Terbijeti vet-Talim (Mbi edukimin dhe arsimin), Abul-
Kerim Bekkar, Rijad, Darul-Muslim, botimi i parë, 1420.
5- Sijasat Terbevijeti hatia (Politika të gabuara edukative),
Muhamed Dejmas, Bejrut, Daru Ibën Hazmi, 1420.
6- Et-Tifl fi Merhaletil-Hadane (Fëmiu në etapën e përkujdesit),
dr. Sadik Baktar, Kairo, Biblioteka Anglo-Egjyptiane, 1955.
7- Asruna vel-Ajshu fi zemanihi es-Sabu (Shekulli yne dhe jeta
në këtë kohë të vështirë), dr. AdulKerim Bekkar, Damask,
Darul-Kalem, botimi i parë, 1421.
8- Fenu terbijetul evlad fil Islam (Arti i edukimit të fëmijëve në
Islam), Muhamed Seid Mersi, Kairo, Daru Tevziil Islamije,
botimi i parë, 1418.
9- El-Mevakif El-Ahlakije (Qëndrime morale), Roxhe Mil,
përktheu në arabisht Adil Ava, Bejrut, botimi i parë, 1987.
10- Meusatul- Inajeti Bit-Tifli (Enciklopedija e Kujdesit për
fëmiun), dr. Benjamin Sebuk, përktheu në arabisht Adnan
Kejali dhe Ijli Laund, Bejrut, Institucioni arab për studime
dhe publikime, 1972.
11- Minhaxhut-Tiflil-Muslim, Ahmed Sulejman, Saudi,
botimi i parë, 1419.
12- Hakedha rabani xhedi Ali Tantavi (Kështu më ka
edukuar gjyshi im Ali Tantavi), Abide El-Muejed Eladhm,
Xhide, Darul-Menare, botimi i parë, 1419.

156
Vepra të autorit

1- Es-Safve minel-Kavaid El-I'rabije, Damask, Darul-Kalem,


botimi i parë.
2- Etherul-Kiraat Es-Sebu fi tetavur et-Tefkir el-lugavi, Damask,
Darul-Kalem, botimi i parë.
3- El-Kavaid vel-Irshadat fi Usulil-Kiraat (Recenzim), Damask,
Darul-Kalem, botimi i parë.
4- El-Mehdevi ve menhexhuhu fi kitabihi El-Muvadah,
Damask, Darul-Kalem, botimi i parë.
5- Redu Intikadi alash-Shafii fil-Lugati, Imam Bejhakiu,
recenzim, Burejde, Mektebetul-Buhari, botimi i parë.
6- Ibën Abas muesisu ulumil-arabijeti, Xhide, Darus-Suvejdi,
botimi i parë.
7- Fusulun fit-tefkiril-Meudui (Disa kapituj mbi logjikimin
objektiv), Damask, Darul-Kalem, botimi i parë.
8- Nahve Fehmi Amak Lil-Vakiil-Islami, (Drejt një kuptimi më
të thellë të realitetin islamik), Rijad, Darul-Muslimi dhe
Damask, Darul-Kalem.
9- Min exhli intilakati hadarije shamile (Për një pikënisje
civilizuese globale), Rijad, Darul-Muslimi dhe Damask,
Darul-Kalem.
10- Mukadimat linuhud bil-amel ed-davi (Premisa për
renesansë të veprimtarisë davetore), Rijad, Darul-Muslimi
dhe Damask, Darul-Kalem.
11- Med'hal ila Et-Tenmijetil-Mutekamile (Hyrje në
zhvillim të plotë), Rijad, Darul-Muslimi dhe Damask, Darul-
Kalem.
12- Texhdidul-Vaji (Ripërtërirja e Vetëdijes), Rijad, Darul-
Muslimi dhe Damask, Darul-Kalem.
13- Haulet-Terbijeti vet-talim (Rreth edukimit dhe arsimit),
Rijad, Darul-Muslimi, botimi i parë.
14- Rua thekafijetir-Rijad, Rijad, Darul-Muslimi, botimi i
parë.
15- Asruna vel-Ajshu fi zemanihi es-Sabu (Shekulli yne
dhe jeta në këtë kohë të vështirë), dr. AdulKerim Bekkar,
Damask, Darul-Kalem, botimi i parë.
16- El-Kiraetul-Muthmire (Leximi i frytshëm), Damask,
Darul-Kalem, botimi.
17- El-Avleme (Globalizmi), Aman, Darul-I'lam.

157
18- Fi Ishrakatil-Ajeti (Nën shkëndijën e ajetit), Ebha, Daru
Hexhr.
19- Iktishafudh-Dhat (Zbulimi i Unit), Aman, Darul-I'lam.

Fëmijët tanë kanë nevojë për edukatë tjetër nga ajo e jona
Ti pranojmë fëmijët ashtu sikurse janë
3- Mbetet e rëndësishme ajo që thotë ambienti shoqëror
4- Prindi nuk është targambledhës e as nëna nuk është
shërbëtore
5- Ska alternativë për politikën e punës afatgjate
6- Nuk do të ishte e saktë që të shfaqemi para fëmijëve si të
pagabueshëm
7- Edukimi është shërbim e jo shkllavërim
8- Njoftoje fëmiun me All-llahun
9- Mbjell bazën e besimit në mendjen e fëmijës
10- Kujdesi për pastërtinë e gjuhës dhe zhvillimin e saj
11- Lëshimi pe në princip është humbje për un-in
12- Ne jemi ata që i japim jetës kuptimin përfundimtar
13. Të gjitha sukseset dhe dështimet në këtë jetë janë të
përkohshme
14. Kapja për Sunnet
15. Respektimi i të vërtetës
16. Ndihmoji fëmijës që ta zbulojë veten
17. Formulimi i mendjes së hapur drejt ndryshimeve
18. T’ia mësojmë fëmijës gjërat e natyrshme dhe të jonatyrshme
19. Tia mësojmë fëmijëve dallimin mes vlerës së qëllimit dhe
vlerës së mjetit
20. Formimi i logjikës kauzale
21. Ndërtimi i logjikës së vërtetimit dhe bindjes
22. Zhvillimi i shkathtësive logjikore
23. Ëndërat dhe fantazitë e fëmijëve
24. Të stimulojmë shpirtin kureshtar te fëmiu
25. Edukimi i fëmijës në praktikimin e teorive
26- Ngazëllimi është i kërkuar
27- Mësoje fëmiun që të vazhdojë në dhënien e mundit
28- Themelimi i vetbesimit
29- Ndihmoi fëmijës që ta përforcon vullnetin e tij
30 – Marrja e përgjegjësive
31- Shpirti i rezistencës (kifah)
32- Dashuria e rendit
33- Edukimi i njeriut pozitiv
158
34- Orientimi i drejtimit shkencor
35- Nevoja e fëmijës për dhembshuri (ngrohtësi)
36- Ofroi fëmijës vlerësime dhe stimulime
37- Shtëpia duhet të jetë ambijent i qetë
38- Bukuria
39- Formulimi i personalitetit të sukseshëm
40- Edukimi i ndjenjave për lojalitet ndaj familjes
41- Flijimi dhe altruizmi
42- Bujaria dhe fisnikëria
43- Kujdesi për shëndetin e fëmijëve
44- Si të veprojmë me pikën e dobët
45- Pesë rregullat universale të Islamit janë baza e sjelljes
shoqërore
46- Krijimi i ndjenjave
47- Bashkëpunimi dhe shpirti ekipor
48- Respekto privatizmin e tjerëve
49- Disa rregulla shoqërore
50 – Edukimi me shembull
51- Bisedë e hapur pa llogari precise
52- Sqarimi i urdhërave dhe ndalesave
53- Llojllojshmëria e metodave educative
54- Drejtësia mes fëmijëve
55- Mes shpërblimit dhe denimit
56- Të kuptojmë rrënjët e problemeve të fëmijëve
57- Divergjenca e edukatorëve e prish edukimin
58- Mënyra të ndryshme për bindje
59- Luftimi i gënjeshtrës
60- Kritiko sjelljen e jo personin
61- Rruga e shpejtë drejt botës së fëmijëve
62- Edukimi i fëmijëve nga ana e shërbëtorëve
63- Edukimi me përrallë dhe tregim
64- Kujdesu për kafshatë hallall
65. Barazpesha mes mbrojtjes dhe lazdrimit
66- Fëmiu i zemruar (hidhëruar)
67- Fëmiu inatçor
68- Fëmiu i talentuar
69- Marëdhëniet mes vëllezërve
70- Gota e mbushur
71- Adoloshenca nuk është krizë
72- Veçoritë e etapës së adoloshencës
73- Adoloshenti dhe jeta shoqërore
74- Sjellja jonë ndaj adoloshentit
159
75- Edukimi nuk është përgjegjësi pa shpërblim

161

You might also like