Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 86

Shkëlqim Hoxha

ZABEL POETIK

Korrektor: Idajet Jahaj


Redaktor: Eqerem Canaj
Recezent: Idajet Jahaj

Sponsor: Viktor Rustemi

1
Nr. cel. 069 96 61 582

2
POEZI ...

1.

E nënvizojmë thjesht: POEZI. Sepse të tillë


nivel kanë vjershat e Shkëlqim Hoxhës. Kjo fjalë
shpreh më shumë se një metaforë apo epitet. Nuk
përdorim mburrjet apo superlativat folklorike si:
gjëmimtar, i madh, këngëtar,etj. Theksojmë thjesht
fjalën “poezi”. Kjo ka të vërtetën dhe modestinë, për
këtë lëvrues të vonuar të vjershërimit. Pra, libri
përgjithësisht ka vektor cilësor.
Marrim thjesht njërën nga vjershat e tij (të
arrira)- “Kur çel një syth”. Si ndritin metaforat aty:

Çeli një syth


Në zabelin poetik,
Për të pastrehët
Libri lidhi shpirt!
Në kujtesën e njeriut
Nis’ e rriten sythe;
Malli e lumturia
Humbasin nën gjethe.

Me dorën e poetit
3
Gdhenden mure shkronjash,
Në pikën e vesës
Njomen buzë ndjenjash...
Do thosha: një mrekulli ! Dhe ja kuptimshmëria:
... Libri- një zabel poetik. Një lëndinë midis
florës malore. Atje ku ka jetuar Shkëlqimi. Pra, fjalë
e bukur, e freskët, poetike. Fjala “zabel” është e
fondit verior, por përgjithëson. Kjo është e denjë
edhe për titull të libërthit.

Për të pastrehët
Libri lidhi shpirt !

Pra, shpirti njerëzor në vargje. Metaforë e rrallë.


Shkëlqimi i ka shkruar këto thjesht, ndoshta pa i
ditur si teori letërsie, por ato të thella për të dhënë
esenca të botës shpirtërore të njeriut.
... Sythet e njeriut rriten (optimizëm). Përzierja
me gjethet (natyrë). Poeti gdhend “mure
shkronjash”. A nuk të japin kënaqësi këto metafora?
Dhe më bukur akoma:

Në pikën e vesës
Njomen buzë ndjenjash.

4
Prandaj shkrova “poezi” në krye të këtyre
rreshtave.

2.

Shkëlqim Hoxha nuk ka shkruar më parë poezi.


Por ai ka akumuluar shumë mendime poetike në
jetë, dhe ja ku jep tani disa nga ato gjetjet e e
bukura, për të cilat ka menduar. Ai po afron të 70-tat
me moshën e tij dhe “më mirë vonë se kurrë”, siç
shprehet ai i dha këto vjersha si mozaik të jetës.
Libri i tij modest, prej rreth 80 faqesh paraqet
vjersha me nga tri strofa secila. Por qëllimin e ka
realizuar edhe me kësi strofash.
Si tematikë ai shkruan për vendlindjen e
kooperativën, për familjen e të dashurit e zemrës,
për mërgimin e historinë, . Por edhe për vargun e
poezinë. Viset e vendlindjes shkreptijnë herë-herë
nëpër figura, ashtu sikurse toponimet që tingëllojnë
poetikisht. Përmend : Grykën e Hoxhe e Çipinin,
Markovën e Labërinë, Parikën e Smokthinecin. Vise
të dashura, që i kanë frymëzuar vargun e figurat. Ai
përzien në to cicërimat e zogjve, gurgullimën e
burimit, këngën e erës, këngën smokthinjote. Dhe të

5
gjitha këto jo në mënyrë folklorike, por me sa më
shumë poezi. Ka vjersha për babain e nënën, vëllain
e motrën, fëmijët e nipat. Përdor epitet e cilësorë:
babai i urtë, nëna me sy të pikëlluar nga mërgimi i
bijve, drita- motër, vëllai- meteor, etj.
Kooperativën e sheh si një tmerr varfërie, Ajo
mbolli urrejtje në popull, për shumë dekada.
“Premtimi e dashuria u fishkën në këtë tokë”.Poeti
në mërgim “ecën me heshtjen nën qiej të panjohur”.
Shkruan për sakrificat e baballarëve në luftë, por me
mjete të thjeshta. Për ta flet edhe “balta e verdhë e
rrëkeve të Parikës”. Me të tilla mjete poezia del e
freskët e mesazhi del origjinal.
Gati gjysmën e vjershave ai i ka të thjeshta, por
në pjesën tjetër ngrihet në poezi origjinale, të
këndshme. Këto i japin tonin “Zabelit” të tij poetik.
Ari i tij ngërthen metafora e metonimi, epitete e
paralelizma figurativë. Elementet e imta të natyrës
janë shprehëse e nocioneve njerëzore. Përdor: “ mur
fjalësh/ avujt e vesës/ dashuri e fishkur/ psherëtimë e
harkuar (mrekulli kjo figurë)/ dhembje e rënduar/
zbrazet çanta e ditëve/ etj.
Dhe vazhdon: “Jam si ajo dallga që përplaset me
bregun e bën shkumë të bardha/ Këputa sythe
germash/ libri lidhi shpirt (kryemetaforë/ në mërgim

6
do më ngrohë loti/ Me heshtjen brodha në vetmi/
dashuri e tharë/ etj. Fjali e togfjalësha të një poeti të
spikatur. Dhe është e çuditshme kur ky nuk ka
shkruar më parë poezi. Pra, ai vepron me dy linja
për të qenë poet: me elementet e imta të natyrës dhe
nocionet abstrakte të njeriut , duke i përdorur ato si
qenie të gjalla.
Mikro-objektet e mjedisit përreth flasin: rrapi,
pisha, bleta, lulja, zabeli, lëndina, rrëketë, balta,
vesa, si dhe ato kozmike: yjet, hëna, qielli,etj. Ato
jehojnë e cicërojnë, tunden e këndojnë, flasin e
pasqyrojnë gjendje e mesazhe të njeriut. Po ashtu
edhe konceptet abstrakte: vetmia, trishtimi, ëndrra,
vuajtja, shpresa, heshtja, mendimi, brenga,
dhembja...
Vargu i Shkëlqimit arrin edhe në filozofi:

Shkëmbi tharmohet,
Kthehet në rërë;
Troket pleqëria,
Hapshkurtër, zemërgjerë...

Dhe tani- edhe një poezi tjetër, si për


argumentuar atë titullin e mësipërm ”poezi” :

7
Fjala

Si zogu na kafaz
U kyç fjala,
Prej fatit plot maraz
U burgos qeshja.

Vajtonte për penën


E vjetruar nga koha,
Ngelej brenda germave
Si legjendë- e pathëna.

Natës blu
Me yje mbuluar,
Kërrusur ecte fjala
Me kuptimin gjysmuar...

8
Një tog fjalësh

Këtë tog fjalësh


Kam vite që e mbledh,
Netëve të ftohta të dimrit
Një nga një i kam sjellë.

Unë poet dot s’ bëhem,


Veç fjalët di t’i zgjedh,
Di ku t’i vendos,
Di dhe ku t’i gjej.

Me pëllëmbë i kam lëmuar,


I kam vënë në seri;
Sa shumë jam lodhur me to
Gjersa i bëra saksi.

9
Lagjes sime

Atje ku kam lerë


Zogjtë bënin folenë,
Ujët te rrapi buronte
E poshtë gurgullonte.

Tani Gryk’ e Hoxhe mbeti bosh,


Dhe Markova qan me lot;
S’ di, e shkreta, çfarë të thotë,
Se i kanë ikur të zotë.

S’ ishim mësuar ndonjëherë


Të thithnim ajër me pluhur,
E të ecnim nëpër baltë,
Mushkonjat nëpër gjak futur.

10
Diploma

Poezia e jetës-
Psherëtimë harkuar,
Një varg mërzie,
Një dhembje e rënduar.

Si pellg moçali
Vjen në takime,
Me shqetësim krahëve
Diploma jetime.

Zbrazet çanta e ditëve,


Çdo ditë bëhet bosh;
Shfaqet gur’ i rëndë
Emri im në sfond.

11
Në fshat

Lë asfaltin
E hidhem në lumë;
Po shkoj në fshat
Ku kam lindur unë.

Atje ku u rrita,
Në Mesaplik;
E kujtoj çdo çast,
E kujtoj çdo ditë.

Njerëzit dhe miqtë


Dalin si ngaherë,
Në sheshin para fshatit
Si zogjtë në pranverë.

Si zogjtë cicërojnë
Me ngazëllim,
E këngët jehojnë,
Mesapliku im.

12
I vetëm

Kështu, i vetëm,
Larg juve jam;
Përballem me jetën,
Mendjen aty e kam.

Dhe zemra me mall


Më djeg si zjarr,
U dua këtu pranë
T’ju thërras me radhë.

I shkrova këto vargje


Për ju që jeni larg,
Nga kodrat i mblodha,
Nga deti plot dallgë…

13
Shokëve të maturës

Sa shumë do doja
Të ktheheshim prapë,
Si…kur na ndante vera
Pas një pushimi të gjatë.

Shumë vite na ndanë,


S’ ju flas dot me emra;
Jemi të pandarë
Ashtu si na do zemra.

Dua një natë të vini,


Zgjuar të rri për ju;
Zjarrin në oxhak ta ndez,
Ta mbaj plot me dru.

14
Poetëve të fshatit

Po ecja një ditë


Nëpër qytet,
Ashtu papritur
Takoj ca poetë.

Poetët e Mesaplikut
Si yjet në qiell,
Në ballin e kohës
Ndriçojnë si diell.

I takoj me radhë,
Eqrem, Idajet,
Tomor, Namik,
Bedri, Ahmet.

Nga shpirti i tyre


Ata si gjithmonë
Mes njerëzve të thjeshtë
Mendjen ndriçojnë.

15
Veterani

Jetën e tij lexova


Pashë dhe medaljen;
Trupi mu mbush mornica
Për jetën dhe ndarjen.

“Medaljen e Trimërisë”
Në gjoks mbante gjithmonë,
Në rrugën e lirisë
Si rreze ndriçon.

Emri i tij me germa


Në trup të atdheut shkruar,
Qëndron ti, o veteran,
Flakadan i pashuar…

16
Nata

Mezi po e kaloj natën,


Mezi po gdhihem;
Nuk më zë gjumi
E veç përpëlitem.

Kjo natë me asnjë


S’ ka për të ngjarë,
Se ma vodhi shpresën
Dhe shumë më ka vrarë.

Me zërin tim të fortë


Do guxoj t’i flas,
Dhe kur të jetë harruar,
Ajo prapë do godasë.

17
Si dallga…

Unë jam
Si ajo dallga
Që përplaset me bregun
E lëshon shkumë të bardha.

Qëndroj fare pak


E pastaj zhdukem,
Fajtor kthehem prapë
E bregut vërsulem.

Prandaj desha vetëm


Të ishe e vërtetë,
Se për këtë unë prita,
Por s’ munda në jetë.

18
Ndoshta

Ndoshta dhe mund


Të më kesh harruar,
As në një mesnatë
S’ më ke kujtuar.

Kam dashur vetë


Që të jam fshehur,
Në perëndim të diellit,
Pas një dite me mjegull.

Tani jam këtu


Jo për të pritur ty,
Por vetëm një herë
Të të shoh me sy…

19
Ankth

E pashë vetë
Qiellin e nxirë,
Qytetin tim të 97-tës
Me tym që në të gdhirë.

Mes turmës unë


Zura një vend në këmbë,
Mes thirrjeve të shumta-
Thirrja ime- gjëmë.

Firmat Piramidale
Pa themele qenë
I morën paratë
E më s’i kthyen!

Dhe kujën e zgjatën


Deri në qiell,
S’i ngrohte më
Asnjë rreze diell…

20
Shkrove vargun
(një poeti)

E shkrove vargun
Me penën e përgjumur;
Shfletove orët
Në qiellin e murrmë.

Këpute sythe germash


Në bahçen e poezisë,
Hodhe këmbët rëndë
Nga shiu i stuhisë.

Në mendje shkëmbinjsh
Lartësuar prej poetëve
Si vetëtima mes majit
Shkrirë monumenteve.

21
Pena

…Jam një penë


Që gdhend drurin,
Rënduar nga etja
Të pëlcas dhe gurin.

Hapet boja dheut


Si hija pasdite,
Humbur nëpër vargje
Kthej orët në pritje.

Me trupin copëtuar
Gdhihet fleta bosh,
Marr forcë të shkruaj
Vargjet që s’i derdha dot.

22
Fletët e ditarit

Ia këputa degën selvisë


Në kodrën e plakur;
I dhashë kuptimin vargut
Në fletën e lagur.

Gjelbërimin e saj
Ia hodha farë gurëve,
E copëtuar nga pena
Nëpër germa rrugëve.

Lulëkuqeve kryeneçe
Ua ngrita petalet mes barit,
Kapur një ferrë e shtrembër
Griste fletët e ditarit…

23
Kur çel një syth

Çeli një syth


Në zabelin poetik,
Për të pastrehët
Libri lidhi shpirt.

Në kujtesën e njeriut
Nisin e rriten sythe,
Malli e lumturia
Humbasin nëpër gjethe.

Me dorën e poetit,
Gdhenden mure shkronjash,
Në pikën e vesës
Njomen buzë ndjenjash…

24
E vërteta

Në bregun e fjalës
Gur u bë e pathëna,
Ngelej brenda germave
Legjendë- e pathëna.

Në gjurmët e pashkelura
Njolla gri në varg,
Në prehrin e harresës
U lidhën ca fjalë.

Dhe doli dielli


Pas kreshtës së dallgës,
Ashtu dhe e vërteta
Në sy të imagjinatës…

25
Një këngë Labërie

Majë skelave të ndërtimit


Punoj me nxitim,
T’i mbijetoj kohës,
Me vrull e me guxim.

Mes shiut e borës


Në acare e të ftohtë
Hedh si jorgan
Këngën smokthinjote.

Majë pallatit ku era


Më shtyn të bie,
Zgjata dorën, u mbajta
Te një këngë Labërie...

26
Në vallen pleqërishte

S’ dua të më shohin
Sytë e botës,
Më mirë të fshihem
Pas gjethit të shkozës.

Nën një pjergull rrushi


A te rrapet diku,
Atje ku këndon
Një harabel kuturu.

Në melodinë e këngës
Dua të dehem,
Në vallen pleqërishte
Të shtrihem, të prehem.

27
Në telat e hardhisë

Në tela hardhie
I vara këto vargje;
Pse s’ma theve këmbën
Në të tuat pragje?

Si shtylla tensioni
Që lidhen me tela,
Zemra më lëngon
Në dhera të tjera.

Kam një reumatizëm


Që s’e shëroj dot,
Kockat më dhembin
E i shtrëngoj fort.

28
Ku t’i gjej shenjat ?

Ku t’i gjej shenjat


E para të njerëzimit ?
Në ç’ kohë ta gjej
Fillesën e besimit?

Në kalanë e Cerjes
Apo në Boder ?
U ngritën qytezat
Dhe armët u derdhë.

Në qendër të fshatit
Është një mozaik,
Tregon prejardhjen
E fshatit Mesaplik.

29
Krismat

Kur krismat e para


Shkrepën pranë nesh,
Mali i Çipinit
Nga mjegulla u vesh.

Lufta u ndez
Në male e dete,
Fshatarët nxorën armët
E fshehura në sepete.

Fshati ynë kishte


Bij e bij e bija lastarë,
Që plumbin e merrnin
Në gjoks e në ballë.

30
Bie si trung

Nga mërgimi
Erdha një ditë,
Rrjedha e lotëve
M’i prishi sytë.

Rashë si trung
Atje ku kam lerë,
Ku pika e djersës
Filloi të bjerë.

Shumë gjëra unë


Kam për t’i thënë,
Por fjalët një bletë
Mori për t’i ngrënë...

31
Vargjet

Shkrova ca vargje
Ashtu si i marrë,
Veç kur u vërsulën
Të gjithë për t’i parë.

Askush s’ më bëri
Sugjerim a vërejtje,
S’ di si i kam shkruar,
Do jap dorëheqje !

Ngjarjet e mëdha
S’i kam përmendur,
Se në këtë poezi
S’ ka vend të mbetur.

32
Ngërçi

Kam një ngërç,


Më ngelet maraz,
Tretem përbrenda,
Më vjen të pëlcas !

Një brez i tërë


Bukur ia thoshte,
S’ bëra dot një varg
Për këngën smokthinjote.

As lule të rënëve
S’u vura në kokë,
S’i ngjita në podium
T’u dëgjoj zërin fort.

33
Plagë zemre

Në netët e gjata
Po vlon jeta,
Një lule ankohet
Harruar nga bleta.

Dikush e nxehur
Nga epsh’ i lulëzimit,
Tjetra loton
Nga gjemb’ i trëndafilit.

Psherëtima lulesh
Zemër-lënduara,
Plagë zemre
Të pashëruara...

34
Ika unë

Ika unë me thesin


E mallkime mbi shpinë,
Gati ta rrokullisja
Në ndonjë greminë.

Ika unë i humbur


Në orët e ditës,
Qerpikët thyer nga ngricat,
Nxirë nga tymi i errësirës.

Ika më tej unë


Thellë në horizont,
S’ do ketë më dimër,
Do më ngrohë një lot...

35
Mëngjes

Kur mëngjesi i bukur


Na zgjon nga gjumi,
Mjegulla shtrihet
mbi shtratin e një lumi.

Malet përreth
Me thirrje ngarkuar,
Si velenxë e bardhë
Nga bora mbuluar.

Dhe lulet e gjora


Po hapin sytë,
Nga vesa e natës
Rënë mbi qerpikë.

36
Dialog me Engjëllin

Ai vjen në takim
Si një i druajtur fëmijë,
Që të na ngashërejë
Me kristal-zemrën e tij.

Na thërret: Mos fli!-


Dhe ikën pa zë.
-Ne s’ bëjmë mrekulli.
Ende s’ kuptojmë gjë.

Shqetësimi ynë,
Mëkati fillestar:
Nga ai të zhvishemi
E të kullojmë ar...

37
Pas derës

Pas derës sate


Dikush vë veshin,
Me gishtat mbi lloz
Pret të shikojë trupin.

Trupi i tij i gjatë


Nuk shpreh padurim,
Veç heshtja e tij pyet:
-A do dalësh në takim?

Apo është vonë


Dëshira për tu takuar?
Apo është i vogël
Besimi yt i vonuar?

38
Fotografia

Përpara kam një fotografi,


I ulur në stol me ty;
Ashtu të qeshur ishim,
Si dy kokrra qershi.

Vështroj pamjen e zymtë,


Zhveshur nga ndarja tani,
Dashuria jonë u tha,
Si lastari në qershi...

Si kopshtar i kërrusur
Trishtuar shikoj qiellin,
Me të drejtën e pendesës
Që hodha poshtë mundimin.

39
Në kafe “Petrino”

Në një kafe mes pishave


Një vajzë greke përballë rri;
S’i dëgjoj fare shokët
Për atë vajzë perri.

Sa e bukur modernia,
Me kostumin si mëngjes !
Me këmbën përmbi këmbë
Cigaren heq me finesë.

E shikoj pa turp fare,


Dhe pse i turpshëm jam
Me sytë lozonjarë
Më jep sinjale “bam” !

I përgjigjem dhe unë lojës


E kalova pak cakun;
I shkela syrin vajzës
I hoqa vetes lakun...

40
Këputi një meteor
(vëllait tim, Bilbilit)

Atë ditë shtatori


Sëmundja vëllain ma mori,
Do shkruaj ca vargje me këngë,
Po s’i ngre dot, se janë të rëndë.

Do shkruaj me lot nga zemra,


Dhimbjen do përcjell te kënga;
Do flas për culen dyjare
Që i binte në dritare.

Se vdekja di kë zgjedh,
I këputi jetën në mes;
Këputi një meteor,
Sikur e zgjodhi me dorë...

41
Nuk e di

Nuk e di se pse
Më hedh ca shikime,
Të pëlqej si pamje,
Apo veshja ime ?

Dukem pak si tepër


Për moshën që kam,
Po unë qëllimisht
Kështu veshur jam.

Po ti s’ bën mëkat
Të më pëlqesh mua,
Se i kam ca vlera
Nuk zverdhem si ftua...

42
Për ty

Gotat janë ende


Mbi tavolinë,
I le kur ike,
Atë ditë që pimë.

Dikur ne kishim
Arsye për të pirë,
Por sot jam vetëm
Si në errësirë.

As vetë s’e di
Pse i kam lënë aty,
Do t’i kthej të dyja
Me fund për ty !

43
Malli

Ndjenjat e saj
Me mall të zjarrtë
E bënin vajzën
Më të pafat.

Lotët- rrëkezë,
Shumë e bezdisnin;
Ëndrrat e shumta
Në zemër e grisnin.

Kush ia vrau dhembjen?


Ia vrau djali;
Kush e lëndoi?
Ai ishte malli...

44
Sa keq !

Sa keq, e dashur,
Që s’e përmbushe
Qëllimin tënd
Të mbrapshtë, mohues.

Në je e prirur
Të bësh keq,
Dije se ëndrrat
Nga mendja s’ m’i heq !

Sepse ato janë


Të pashkruara,
Kanë kodet e tyre,
S’i gjen dot pa mua...

45
Dashuri e tharë

Ti s’e di, e dashur,


Sa do të të kushtojë
Ikja ime buzëplasur
Si një qiell pa bojë...

Më le fare kot,
E pa arsye,
Sikur braktise
Një qiell me yje.
Një ditë do vish
Ti duke qarë,
Dhe... e penduar
Për dashurinë e tharë...

Por.. a do ma gjesh
Rrezen e parë?
Sikur edhe gjithë
Ylberin të vesh?...

46
Zëri i fëmijëve

Kur në shpirt
Më rëndon brenga,
Zëri i fëmijëve
Më shëron përbrenda.

Ndonëse lodhja zë vend


Në nerva e kocka,
Nga ata më e madhe
Më bëhet bota.

Kur vijnë fëmijët


E mblidhen në shtëpi,
Sytë më vezullojnë
E bëhem i ri.

47
Pa përgjigje

Pse zoti më la
Me këmbë të çalë?
Desha nga ju
Një përgjigje të gjallë.

Pse kjo jeta ime


(As vetë s’e kuptoj)
Më harroi mua?
Apo bëri lojë?

Unë jetës i bëra


Shërbime të paqme,
Dhe doja nga ajo
Aromë manushaqeje.

Por..kot thërras me zjarr:


-O jetë, ku je?
Se përgjigje s’ marr.
Nuk di pse? Pse?

48
Eja

Në derën e poezisë
Dua të trokas,
Te porta po pres
Dikush të më thërrasë.

Kam frikë të qëndroj


Me njerëzit mendjelartë,
Se njohuritë e mia
Janë disi më pak.

Megjithatë, i heshtur
Shkoj e trokas;
Poetët më thonë:
-Eja, mos rri pas !

49
Poezitë e tua
(poetit Idajet Jahaj)

Te poezitë e tua
Një ditë ndalova,
Me shumë dëshirë
Ato i lexova.

O zot, sa shumë
Të bukura ishin !
Mu duk se lexova
Dritëroin a Lasgushin !

Mora guximin
E një ditë të fola;
Të thashë: nga ti
Poezinë e mësova !

50
Markova

O moj ti, Markova ime,


S’ të ngjit dot, se nuk kam këmbë;
Por do vij me shpirt e mendje,
Do të sjell vargje e këngë.

Unë vetë i kam shkruar


Kur ngjitja shpatet mbi krua;
Me ëndje për t’i lexuar
Zogjt’ e thëllëzat e tua.

I mblodha fjalë për fjalë


Në livadhe e korie;
Ku një zog e një thëllëzë
Thurnin vargje dashurie...

51
Në Qafën e Pishës

Sa male e pyje
Kam shkelur me këmbë,
Në ditët me diell
E netët pa hënë.

Kam ndenjur në prita


Me pushkë në dorë,
Në Qafën e Pishës
Mbuluar me borë.

Më besoni, shokë,
Ç’ më ndodhi një ditë,
Po ndiqja sorkadhen,
E zura një pritë.

Po përballë më doli
Si zanë një femër;
Shikimet e saj
Më shpuan në zemër...

52
Djersa

Shikoj në djersën tënde


Bujarinë e ndershme;
Aty ngjyej penën
T’ ua jap dritë të tjerëve.

Në detin e kaltër,
Në rërën e tij
Pulëbardhat më thonë:
Shpreso, dita jote do vijë !

Drita e perëndimit
Si një fllad, zefir,
Kujton ëndrrën time
Për jetë më të mirë.

53
Fjala

Si zogu në kafaz
U kyç fare fjala;
Prej fatit plot maraz
U burgos qeshja !

Vajtonte për penën


E sfilitur nga ëndrra;
Ngelej brenda gërmave
Si legjendë- e pathëna.

Nëpër natën blu


Me yje mbuluar,
Kërrusur ecte fjala
Me kuptimin gjysmuar.

54
Pijaneci

Shiu binte me egërsi


Mbi xhaketën e tij të grisur,
Shëtitores së qytetit-
Një pijanec i braktisur.

Me trupin e gjakosur
Ecën shëtitores zvarrë,
Me peshën e viteve mbi supe
Me një këmbë në varr.

Kokën tund i menduar


Lëkundet plot pikëllim;
Po shkatërronte veten,
Kishte humbur shtëpinë!

Dhe, sikur i lutej shiut


Ta rrëmbente si fletë,
Diku në gropa ta hidhte
Ta fshinte nga kjo jetë.

55
Balta e Parikës

Kur vinte vjeshta


Me shi dhe erë,
Rrëkezat e pyllit
Sillnin baltë të verdhë.

Zverdhoje rrugët
Ti për çdo herë,
Moj baltë e Parikës,
E ëmbla- sheqer.

S’i harron kurrë


Kujtimet, moj baltë,
Trimat e tu
Me gjerdan të artë.

Me ta ti fjete
Kudo në llogore,
Me ta u shkrive
Kudo në kasolle...

56
Erdha, profesor
(viteve të shkollës)

Erdha, profesor,
Nga lumi kam ardhur;
Përzier kam dhimbjet
Me gurët e bardhë...

I lava sytë
Më valët e këtij lumi,
Kur të hapet dita,
Do më dalë dhe gjumi.

Dhe tani po pres,


Dielli po ikën;
Erdha, profesor,
Të më hapësh dritën...

57
Burimi i Kacorit
( në lagjen e fshatit)

Te burimi i Kacorit
Ndalova në rrugë,
Si uji i tij
Mendimet marrin udhë.

Pas qafës, më tej,


Ku rriten dhe drizat,
Te shtëpia ime
Bien rrezet si shtizat.

Po pse s’ po përmendem
Te degët që përqafohen?
Humbas në mallin tim
Në ëndën që çlodhet...

Vë buzën te burimi
Të shuaj pak etjen,
Po ky s’ është si çdo ujë
Se më shumë të ndez vetveten!

58
Te rrapi

Te rrapi buronte kroi


Si një lot i hidhur,
Në degët e tij
Sythet kishin çelur.

Në majën e rrapit
Me zogjtë lidha miqësi,
Në foletë me fije kashte
Ata loznin si fëmijë.

Vinë afër meje e më çokasin,


Ndoshta më duan shumë,
Prej gëzimit të tyre
Atje shkova dhe unë...

Dhe zemrën lashë atje


Te maja e rrapit,
Si rrezja kur del në re
Në pikë të vrapit...
59
Vendlindja

Çipini mbi kokë


Dhe lumi në fushë;
Mesapliku im,
Si flori në gushë !

Sa i bukur je,
Në dy lagje ndarë;
Njëra në mesfushë,
Tjetra quhet Shalës.

Nga mal’ i Çipinit


Dielli kur del,
Të përndrit fytyrën
Në dimër e verë.

60
Kur isha në spital

Erdha unë këtu,


Në të shkretin spital,
Për këmbën e dhembur,
Për këmbën e vrarë.

Qëndrova në ethe
Disa net me radhë,
Në krevat të hekurt,
Në krevat të bardhë.

Krevati- i bardhë,
Po dhembja e zezë,
Fati paska marrë
Të poshtën e mjerë...

S’ kam për t’i harruar


Dhembjet e netëve,
Sa kam ndenjur zgjuar
Nga pickimi i lotëve !

61
Motrës sime

Zemrën plot me dritë


E ke, moj Linditë;
Dhe ngado që shkon
Hënën e verbon.

Kjo fytyra jote


Bukuri e rrallë,
Me petale lulesh
Ajo është larë.

Bashkë me Artanin
Ti, o moj Linditë,
Ke tre djem si yje
Që lëshojnë dritë.

62
Dua të rri

Në pyllin me lisa,
Plot ajër, freski;
Aty ndehet dielli,
Dua që të vij.

Nisem me ngadalë,
Kërkoj nëpër pyll;
Me ajrin e pastër
Në malin me yll.

Te ledhet e Gjane,
Fllad e kënaqësi,
Cicërima zogjsh
Më bëjnë violi...

Dhe te kroi i Meçe


Ujët gurgullon,
Buron nëpër rrepe,
Sëmundjet shëron.

63
Vargu i parë

Gjithmonë në ikje
Ty, varg, të jam fshehur;
Por prapë një mbrëmje
Në gji më je futur.

Nuk di ku të shkel,
E prandaj kërkoj
Portën e të nesërmes
Kush të ma tregojë.

Zemra jote e bukur


Si diell më ngrohte,
Që kur se të hodha
Në rreshta, fletore.

64
I vetmuar

Këto vargje kur i shkrova,


Isha shumë i hidhëruar;
Përcollëm një shokun tonë
Kishte mbetur i vetmuar.

E përcollëm me nderime,
Me respekt e shumë lot;
Fëmijët ishin shpërndarë
Porsi zogjtë nëpër botë.

Edhe kur na mbaron jeta,


Nuk mbaroka tragjedia;
Kur s’i ke pranë fëmijët,
Të përcjell shoqëria.

65
Ëndrra vrastare
(për të vrarët e 21 janarit)

Një ëndërr e bukur


Ata i vrau ,
E me shkop gome
Shteti i rrahu !

Se nuk i donte
Të ishin gjallë,
Të ngrinin grushtin
Në demonstratën-mal !

Të mjerët e vuajtur !
Në dhé janë tretë,
Në vorbullën e ngatërruar
Për një të vërtetë.

66
Muri im

Këtë mur fjalësh


Kam vite që e ngre lart;
Në net të gjata dimri
Pranë oxhakut gjatë.

Tani kam frikë


Mos muri më bie,
Dhe nën vete më zë,
Në këto mure poezie.

Usta dot s’ bëhem,


Veç gurët di t’i zgjedh;
Nëpër ledhet e rëna
E prapë në mur t’i hedh.

67
Kuzum Babait
(teqe mbi Vlorë)

Për te ti u nisa,
Vallë do sosem në kohë?
Te shkallinat e gurta
Ballin ta çlodh.

Buzëçarë nga ngrica,


Nga larg vij këtë herë;
Qirinjtë mbaj në dorë
Tek ti t’i ndez.

Me engjëjt dua të flas,


Në dëgjofshin t’u them;
Të më bëjnë pranë teje
Një kënd që ta kem...

68
Vuante shpresa

Shpresa vlerësohej
Si një rrobë e grisur;
E tretur, e vrarë,
E trembur, brengosur.

Gratë punonin tokën,


Si kafshë pune ishin;
Gjithë ditën në punë,
Hënë e zbehtë ishin.

Dhe pse shpirti u vinte


Në majë të hundës,
I përplasnin duart:
“Lavdi Partisë së Punës” !

Si në rrethoren e skllevërve
Të lashtë të Egjiptit,
Me një krodhe bukë
E mbanin shpirtin...

69
Ç’ m’i do zemra

Mbi kalanë e Cerjes


Hedh vështrimin larg,
Poshtë lumi gjarpëron,
Malet janë varg...

Vijnë kodrat radhë


Anash lumit të ngadaltë,
Te kjo luginë e artë
Shqipet rrahin krahët.

Një mall si zjarr e kam,


Për këto vise të mia;
M’i do zemra si mjaltë,
Si vargjet te poezia.

70
Doja të ikja

Atë ditë prilli


U ngrita me nxitim;
Më zgjatej rruga larg,
Ndoshta pa kthim...

Te pragu i shtëpisë
Lashë nënën e plakur,
Në sy s’e pashë
Se ishte përlotur.

Te shteti fqinjë
Në ishuj- bukuri
Humba në mendime
Me heshtjen në vetmi...

Nëpër qiell më shfaqej


Ikona- nënë,
Me sytë plot lot,
Me shpirtin në dhëmbë...

71
Pemë e verdhë...

Sa shumë gjethe
Ranë nga kjo pemë !
Gjithnjë ato bien
Si tingujt në tastierë.

Kjo pemë e rritur


Në mallin e të dashurve,
Me rrënjë të ujitura
Nga loti i të ndarëve...

Kurrë s’e veshi,


Petkun e blertë,
Po mbeti e zverdhur
Si të ishte vjeshtë...

72
Mallkimi i bunkerëve

Kohët ikën,
Shkojnë dhe vinë;
Dëshmi e gjallë-
Bunkerët e zinj.

Kërpudha dekadash,
Si brumbuj skëterre;
Mbuluar me mallkimin
E popullit të mjerë.

Në avujt e vesës-
Vuajtja e popullit tim;
As myshk, asgjë,
Veç sharje e mallkim.

73
Mos qaj, o nënë !
(për një të rënë në krye të punës)

Ç’ ka Smokthineci
Që në heshtje gjëmon?
Vallë ndonjë këngë
Nis e këndon?

Jo, Smokthineci
S’ di këngë e valle,
Por vetëm vaje,
Mjerime e halle...

Një djalosh të ri
E zu’ lisi në brinjë,
Për nënën e tij,
Oooo, sa trishtim !
-Mbahu, o nënë,
Bëhu e fortë ti !
Dhe ti, o motër,
Që e di ç’ do vijë.

Edhe ti, vëlla,


Që e pret në shtëpi,
Bëje zemrën gur
Për fatin e tij...
74
Tmerret e fshatit

Ktheheshin bujqit
Nga arat sfilitur,
Urrejtja në gjuhë
U ishte mahisur.

Me fytyra të nxira
Nga mundimet në jetë,
Gjuhën kishin lidhur
Pas dhëmbit të vet.

Brigadieri- egër
I ndiqte nga pas,
Me çantën në krah
E në dorë kompas.

Tmerret e fshatit
Shumë pak i dinë,
Nga ata që lëkura
Si gjarpër u ndrin...

75
Nipçja

Më puthi, më nduku,
“Copa” më bëri;
Nga buzkat e tij
U njoma i tëri...

Me shumë mundim
E ngrita në këmbë,
I hapa gojën,
I pashë ca dhëmbë.

U shtri mbi mua,


Gjoksit u venit;
S’ munda këtë natë
Ta rritja një çikë ...

76
Amaneti

Fëmijët e mi,
Ju lë një amanet,
Të mirë, të bukur,
Të lumtur në jetë:

Kudo përreth
Do jetë shpirti im,
Nga ju unë dua
Të vetmin nderim:

Kur balta nga ju


Të më ketë ndarë,
U dua të vini
Me lule mbi varr !

77
Troket pleqëria

Premtimi e dashuria
Fishkur ranë në tokë;
Mugëtirës u fikën
E shkrinë në lot.

Shkëmbi thërrmohet
E kthehet në rërë,
Troket pleqëria
Hapshkurtër, zemërgjerë.

Humbjen me brengën,
Shpresa në breg
Kryet me thinja
Mbyllin çdo shteg !

78
Nderi

Si shishe e zbrazët
Të flakën në pleh,
Si hëna mes reve
Bukuria t’u zbeh.

Nderin dhe jetën


Shkarkoja çdo natë,
Sytë e tu të bukur
Vitrinë- fillikat...

Njollë e zezë
Në trup t’u bë pjesë;
Jeta ka vdekje,
Po nderi kurrë s’ vdes !

79
Babai

Ku është babai
Që ulej përherë
Në tryezën pranë këndit
Mbi një trung të prerë?

Mospërfillës ishte
Ndaj vetmisë së vet,
Para filxhanit të kafesë,
Kredhur në bisedë.

Me buzëqeshjen e ëmbël
U nis dhe iku,
I fortë qëndrimi i tij,
S’e mposhti kurrë armiku...

80
Përmbajtja

Një tog fjalësh....................


Lagjes sime
Diploma
Në fshat
I vetëm
Shokëve të maturës
Poetëve të fshatit
Veterani
Nata
Si dallga
Ndoshta
Ankth
Shkrove vargun
Pena
Fletët e ditarit
Kur çel një syth
E vërteta
Një këngë Labërie
Në vallen pleqërishte
Në telat e hardhisë

81
Ku t’i gjej shenjat ?
Krismat
Bie si trung
Vargjet
Ngërçi
Plagë zemre
Ika unë
Mëngjes
Dialog me Engjëllin
Pas derës
Fotografia
Në kafe “Petrino”
Këputi një meteor
Nuk e di
Për ty
Malli
Sa keq
Dashuri e tharë
Zëri i fëmijëve
Pa përgjigje
Eja
Poezitë e tua
Markova
Në Qafën e Pishës
Djersa

82
Fjala
Pijaneci
Balta e Parikës
Erdha, profesor
Burimi i Kacorit
Te rrapi
Vendlindja
Kur isha në spital
Motrës sime
Dua të rri
Vargu i parë
I vetmuar
Ëndrra vrastare
Muri im
Kuzum- Babait
Vuante shpresa
Ç’ m’i do zemra
Doja të ikja
Pema e verdhë
Mallkimi i bunkerëve
Mos qaj, o nënë
Tmerret e fshatit
Nipçja
Amaneti
Troket pleqëria

83
Nderi
Babai

84
85
86

You might also like