Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Le të mendojmë për

miqësinë

“Miqësia është si një


kështjellë rëre, e vështirë ta
ndërtosh e thjeshtë ta
shkatërrosh shumë e bukur
ta rindërtosh…..”
E di?
Ndonjeherë jeta na duket e
pakuptimtë ,e padrejtë ,e
veshtirë dhe mizore deri sa
të vijë një person që të ti
japë ngjyrë ,kuptim e gjallëri
apo me një fjalë të na
plotësojë ne...!
Në miqësi një pikë të
rëndësishme e zë respekti
reciprok. Miqësia nuk
pretendohet por ndërtohet
me kohën mbi të njëjta
themele të besnikërisë dhe
respektit. Të respektosh do
të thotë të bashkëjetosh me
mendimin e tjetrit, të lësh
tjetrin të flasë e të shprehet
pa limit. Të dish të dëgjosh
pa paragjykuar, të pranosh
tjetrin ashtu si është pa
kusht.
Të respektosh do të thotë të
dish të flasësh dhe të 
dëgjosh. Të përdorësh një
fjalor të matur dhe jo fyes.
Prandaj: “Bëhu ndryshimi që
dëshiron të shohësh në botë.
Bëhu miku që dëshiron të
kesh”.
Një mik i mirë është ai që të
bën ta njohësh dhe ta
vlerësosh veten!
Është ai që e ndan dhimbjen
e gëzimin bashkë me ty ,
është ai që ta zgjatë doren
kur ti të jesh rrëzuar , është
ai që të mbeshtetë kur ti je
vetvetja!
Dhe ndonjeherë të bën të
perballesh me anën tënde të
errët për të ta ndriçuar atë!
Andaj miqësia është vlerë
morale e njeriut sepse na vë
para disa detyrave ndaj të
tjereve!
Është vlerë sepse nuk i lë
vend mashtrimit, hipokrizisë,
thashethemeve, imponimit e
kushtëzimit!
Është një mardhenie që merr
dhe dhuron.
Është një lidhje e dashurisë
pa kushte e
respektit ,besimit dhe
mbështetjes e cila nuk
perfundon kurrë!
Miqësia është një zemër në
dy trupa të ndryshëm!
“Kush gjen një mik ,gjen një
thesar...ose më sakt të themi
kush gjen një mik gjen veten
e tij!”

You might also like