Ekonomi - Pytje Pergjigje Kollekium 1

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 9

1 - Ekonomia është shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit,

shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve.


2- Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala – oikos - dhe
do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala – nomos - që do të
thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë donë të thotë "rregull
shtëpiak.“
3- Shkolla Liberale ne Ekonomi- neoliberalizmi kundërshton ndërhyrjen e
shtetit ne ekonomi dhe mbronte tezen e vetë rregullimit automatik te
ekonomisë se tregut.
4- FAKTORET E PRODHIMIT –TOKA, PUNA, KAPITALI,
NDERMARRESIA
5- INTERVENIMI I SHTETIT NË EKONOMI- Ky intervenim shfaqet
më së shpeshti në rastet kur tregu është joefikas p.sh. paraqitja e monopoleve
etj. Shteti siguron të mirat publike për të cilat ndërmarrjet private nuk janë të
interesuara, rendi publik, siguria, parqet nacionale etj.
6- Institucionet Ekonomike - sistemi ekonomik përfshinë institucionet
kyqe shoqërore ekonomike dhe parimet ne te cilat mbështetet funksionimi
dhe zhvillimi i nje shteti. E përbejnë te gjitha ato institucione politike,
ekonomike dhe sociale (psh. shteti, bankat, ministritë, odat ekonomike,
tregu, ndërmarrja …)
7- Sistemi Anglosakson i ekonomisë së tregut mbështetet kryekëput në
besimin gjithëpërfshirës të efikasitetit të mekanizmave të tregut si dhe në
efektshmërinë shumë më të lartë të subjekteve private në krahasim me ato
shtetërore.
7- Monopoli – Është kur një ndërmarrje dominon në treg
8- KAPITALI - është pasuri materiale por edhe si marrëdhënie shoqërore.
9- Rrethxhirimi i kapitalit nënkupton lëvizjen rrethore ku fillon me para
dhe përfundon me para.
Kapitali tregtar fazën e rrethxhirimit e posedon:
A. P ---- M -----P
B. P1 ---- M -----P1
C. P ---- M1 -----P1
D. P ---- M -----P1
10- Modeli ekonomik - Është pasqyrim matematikor i raportit në mes dy
apo më shumë variablave.
11- Ndarja e Ekonomise-
 Mikroekonomia
 Makroekonomia
• Mezoekonomia
• Megaekonomia
• Ekonomia e re (informative)
• Mikroekonomia është fushë e veçantë e shkencës ekonomike që
studion sjelljet dhe qëndrimet individuale të disa komponentëve të
shoqërisë që janë: sektorët prodhues, firmat dhe amvisëritë
• Makroekonomia si fushë e ekonomisë, studion funksionimin e
ekonomisë kombëtare si një tërësi. Termin makroekonomi për herë të
parë e ka përdorur laureati norvegjez i Cmimit Nobel Ragnar Frisch
në vitin 1933.
Makroekonomia merret me studimin e asaj që është ne kuadër të një
ekonomie kombëtare përcaktohet niveli dhe shtimi i Prodhimit,
studion problemet e inflacionit, devalvimit, stagflacionit, papunësisë
analizohet se si disa degë industrial zhvillohen më shpejtë e disa më
ngadalë etj.
Mezoekonomia Është fushë e veqantë e shkencës ekonomike,e cila studion
nivelet e ndërmjetme qe gjenden ne mes njësisë atomike te
mikorekonomis(firmës) dhe tërsisë makroekonomike. Objekti I studimit të
mezoekonomisë ,është që të studiojë: degët,sektorët,rajonet etj.
Megaoekonomia Studion fushëveprimin e komplekseve nacioanle dhe
multinacionale, problemet globale të njerëzimit, zhvillimin e “botës së
tretë”, tregjet financiare ndërkombëtare
Ekonomia e Re (e-ekonomia) Interesimi për “ekonominë e re” është rritur
në gjysmën e dytë të shekullit XX kur ekonomia amerikane arriti norma të
larta por dhe jo stabile të shtimit ekonomik. Ekonomia e re, e-ekonomia
apo si quhet ndryshe ekonomia informative (digjitale) janë terma për
produktet e reja, shërbimet dhe tregjet që janë të ndërlidhura me përodorimin
e kompjuterëve
12- Ekonomia marksiste - Përfaqësuesit: Karl Marks “Kapitali”, Fridrih Engels
“Kritika e ekonomisë politike”, Koncepti Marksist – Ekonomia definohet si
shkencë e marrëdhënieve shoqërore, ajo është metodë e analizës së formave
dhe të prodhimit në lidhje të gjerë me raportet shoqërore

Koncepti marksist – ekonomia si shkencë e marrëdhënieve shoqërore.


13- Sistemet Ekonomike - Kemi gjithsej tre sisteme kryesore ekonomike:
• Ekonomia e komanduar ( ekonomi e planifikuar)
• Ekonomia e tregut të lirë
• Ekonomia e përzier ose mikse

14- Aktivitetet Ekonomike – Prodhimi, Shpërndarja, Këmbimi, Konsumi


15- Resurset natyrore - Resurset natyrore ndahen ne 3 grupe:
• A) të pagjenerueshme
• B) të regjenerushme
• C) Resurset që nuk regjenerohen (pejsazhed natyrore)
16- Kapitali nënkupton - prona private mbi mjetet e prodhimit.
17- Asete Fikse - Kapitali fiks ose kryesor (themelor) – ndërtesat,
makineritë, pajimet, impiantet . Kapitali fiks merre pjesë në prodhim por në
mallin e prodhuar përcjell vetëm pjesërisht vlerën e vet (shkalla e
zhvlerësimit).
18- Oferta - Sasia e mallrave dhe shërbimeve te caktuara dhe ne një moment
te caktuar mund te nxirren ne treg.
Kërkesa Definohet si: Sasia e parave qe kane blerësit për blerjen e
mallrave.
19- Ne ekonominë e tregut Planifikimi është – Decentralizimi
20- Konkurrenca ndahet ne - Konkurrenca plotësisht e lirë, Konkurrenca
e kufizuar, Konkurrenca plotësisht e kufizuar
21- Metodat e studimit të ekonomisë- Në kuadër të metodave të
përgjithshme përfshihen:
a.) Metoda e deudksionit (apstraksionit)
b.) Metoda e induksionit
Metoda e deudksionit - Kjo metodë niset nga e përgjithshmja që zbatohet
nga ekonomistet bashkëkohor . Kjo metode ndërtohet mbi bazën e disa
supozimeve në të cilat mbështet përcaktimi i variablave ekonomike, që
sugjerojnë realizimin e qëllimeve te parashkruara që i përgjigjet realitetit .
Përmes deduksionit logjik, në modelet ekonomike nxirren hipoteza të
verifikueshme në praktikë .
Metoda e deduksionit si metodë e përgjithshme shkencore bazohet ne:
niset nga e përgjithshmja tek e veçanta.
22- MERKANTILIZMI –mendimet e para te kësaj shkolle u paraqiten ne
periudhën e kapitalizmit tregtar, kur format dominante te kapitalit, ishin
kapitali tregtar dhe ai i fajdesë. Mendimet e merkantilisteve ishin te
kushtëzuara ne radhe te pare nga situata ekonomike dhe problemet e
atëhershme te kohës.
25- Akumulimi i kapitalit zhvillohet si- Akumulimi në para (nominal),
Akumulimi real (i vërtet).
26- Klasa Shoqërore ne kapitalizëm ndahet ne : pronar dhe jo pronar.
27- TRI DIMENSIONET E EKONOMISË – KONKURRENCA,
KOMANDA, NDËRRIMI
29- Përfaqësuesit e Shkollës Klasike: Adam Smith, David Rikardo,
Wiliam Pet, Zhan Batist Sej, Robert Malthus ne Angli; Sismondi ne
Francë.
30- Asetet Qarkulluese –– cilësohet me shpenzimin e plotë gjatë çdo
rrotullimi dhe për të prodhuar përsëri duhet të bëhet kompensimi i kapitalit
të shpenzuar , Kapitali qarkullues është proporcional me sasinë e
prodhimtarisë që duhet kuptuar se me rritjen e vëllimit prodhues
proporcionalisht rritet edhe sasia e shpenzuar e kapitalit qarkullues
31- Ekonomia e Tregut - Ky sistem është e kundërta e sistemit të
ekonomisë së komanduar, Në të, qeveria luan një rol asnjanës, duke mos
ndërhyrë fare në ekonomi. Në praktikë, sistemet ekonomike të tregut
plotësisht të lirë janë shumë të rralla.
Ekonomia e Planifikuar (Komanduar) - Në një ekonomi të komanduar,
organet shtetërore zotërojnë dhe kontrollojnë të gjithë faktorët e prodhimit
(ose burimet - tokën, kapitalin dhe punën), mënyrën e përdorimit të tyre dhe
shpërndarjen te konsumatorët e fundit. Në këtë sistem ekonomik, pronësia
private është shumë e kufizuar.

32- Karakteristikat e Ekonomisë se tregut


a) pjesa dërmuese e të mirave kapitale gjenden në pronësi private
b) ekzistimi i lirive të plota ekonomike
c) formimi I çmimeve nëpërmjet mekanizmave të tregut
d) konkurrenca ndërmjet subjekteve të ndryshme ekonomike
e) autonomia e plotë e subjekteve ekonomike
f) decentralizimi I pushtetit ekonomik

33- Kostoja Oportune - Duke bërë zgjedhjen në mes të dy mundësive


alternative, ne bëjmë sakrifikimin e mundësisë së lëshuar. Vlera e së mirës
apo shërbimit të sakrifikuar quhet kostoja oportune
34- Çmimet rriten kur: shteti shtyp më shumë para
35- Funksionet me te rëndësishme te shkencës ekonomike –Njohëse,
Praktike, Metodologjike
37- Llojet – tipat e ekonomisë se tregut
Disa nga modelet e sistemeve ekonomike me karakteristike ne bote sot
konsiderohen:
1. Modeli amerikan
2. Modeli gjerman
3. Modeli japonez
4. Modeli suedez
5. Modeli i ish-shteteve socialiste, kinez dhe ruse
6. Modeli i sistemit administativ-komandues
Përmbledhje:
Tipi i ekonomisë se tregut:
1. Anglosakson
2. Aziatiko-lindior-japonez
3. Kontinental (gjerman)

38- Problemet parësore të ekonomisë së tregut


• Çka të prodhohet?
• Si të prodhohet?
• Për kënd të prodhohet?
39- Ekonomia e planifikuar (Ekonomi Komanduese)- Është ekonomia e
centralizuar në kuadër të të cilës pjesa më e madhe e firmave gjenden në
pronësi të shtetit. Këtu “dora e padukshme e tregut” (konkurenca,
kërkesa, oferta, çmimi I tregut) zëvendësohet me “dorën e dukshme të
tregut” (fuqinë dhe autoritetin shtetërorë).
40- Konkurrenca i ka disa strategji: Konkurrenca e çmimeve, Depërtimi,
Fuqia monopoliste
41- Shkolla Fiziokrate – Lindi në Itali dhe Angli në gjysmën e dytë të
shek XVII por si atdhe i saj konsiderohet Franca. Fiziokratët paraqesin
organizimin e atillë të shoqërisë ne fokus të të cilit është Bujqësia. Për
dallim nga merkantilistët (burim e konsideronin kapitali tregtar dhe ai i
fajdesë) fiziokratët si burim të pasurisë e shihnin prodhimtarinë (bujqësore)
e cila sipas tyre është e vetmja veprimtari produktive, pasi që vetëm ajo e
krijon produktin e pastër (produit net). Ideja e Përfaqësuesit kryesor Kene
ishte se “toka është burim I vetëm I pasurisë dhe se bujqësia ato I rrit”
42- Periudha e rregulluar e Ekonomisë së Tregut – ku shteti luan rolin
më aktiv në jetën ekonomike dhe prania e tij është gjithnjë më e madhe. Në
këtë periudhë formohen por edhe zgjerohen ndërmarrjet shtetërore, po ashtu
bëhet intervenimi në sferën e punësimit dhe në pagat. Mekanizmi i
rregullimit paraqet fundin e mos përzierjes së shtetit në iniciativën private.

43- Ekonomia e përzier apo mikse - Praktikisht, nuk ekziston asnjë


ekonomi tregu e pastër dhe asnjë ekonomi e komanduar apo e planifikuar e
pastër. Pothuajse të gjitha ekonomitë në botë janë të përziera, të cilat
kombinojnë në shkallë të ndryshme tipare të ekonomisë së tregut me ato të
ekonomisë së komanduar. Pra, në ekonominë mikse, shteti luan rol
rregullues.
44- Ekonomia sociale e tregut - Ideja qendrore e ekonomisë sociale të
tregut është të mbrojë lirinë e gjithë pjesëmarrësve të tregut si në drejtim të
ofertës, ashtu edhe të kërkesës, duke siguruar në të njëjtën kohë barazinë
sociale.
45- PËRBËRJA ORGANIKE E KAPITALIT - Përbërja organike e
kapitalit paraqet raportin sasior në mesë mjeteve të prodhimit dhe sasisë së
punës së gjallë e nevojshme gjatë prodhimit
46- Resurset ndërmarrëse- përfshinë vet punën, iniciativën, diturinë,
efikasitetin e organizimit te punës, menaxhimit, marrjen e rrezikut e tjera.
47- Qëllimet e ekonomisë Bashkëkohore? Zhvillimi Ekonomik, Liria
Ekonomike, Efikasiteti Ekonomik, Barazia Ekonomike, Siguria Ekonomike,
Punësimi i Plote, Stabiliteti i Çmimeve.
48- Amortizimi, kuptimi dhe ndarja e tij - Amortizimi fizik i aseteve fikse
(jetëgjatësia e asetit) dhe amortizimi ekonomik (moral) vjetërsimi i
teknologjikë.
49- KAPITALI INDUSTRIAL – daton që nga shthurja e prodhimtarisë
manifakturale (revolucioni industrial- Angli) kalohet nga prodhimi me vegla
dore në prodhimtari me makina komplekse që përfaqësojnë kapitalin
industrial.
Kapitali industrial përbëhet nga : Mjetet e prodhimit, Fuqia punëtore,
Malli dhe Paraja
50- Konsumi –aktivitet i shpenzimit te te mirave materiale dhe shërbimeve.
Konsumi i individual dhe përbashkët.
51- Mendimi ekonomik ne periudhën antike - Në Greqinë antike ishin të
zhvilluara punët bankare në këmbim (sarafetë) ku ekzistonte mundësia edhe
për marrjen e kredive.
52- Konkurrenca jolojale – kur nuk respektohen rregullat por përdore edhe
mjete joligjore si spiunim i konkurrencës, pengim i daljes së tyre në treg,
pengimi I furnizimit të rregullit me lëndë të punës apo me energji, madje
duke bërë grabitjen e njerëzve apo atentate.

53- Fitimi neto krijohet Kur?- FITIMI (profit)- të ardhurat neto që


grumbullohen nga prodhimi ose shitja e mallrave dhe shërbimeve.
54- Karakteristikat kryesore te kapitalizmit - Kapitalizmi është një sistem
ekonomik i karakterizuar nga pronësia private e të mirave kapitale, nga
sistemi i çmimeve, nga prodhimi dhe nga shpërndarja e të mirave dhe
shërbimeve nëpërmjet konkurrencës dhe tregut të lirë.
55- Konkurrenca e përkryer ekziston atëherë kur: b) Homogjeniteti-
produktet e ofruara nga ndërmarrjet e ndryshme janë identike
56- Nuk ekziston konkurrenca atëherë Kur: Një ndërmarrje dominon ne
treg
58- Elementet përbërëse te Sitemit Ekonomik: Sistemi ekonomik është i
përbërë nga individë dhe organizma, të cilët veprojnë për të përmbushur
nevojat e shoqërisë nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve të ndryshme.
59- Derregullimi i ekonomisë së Tregut – nënkupton zvogëlimin e
përzierjes së shtetit në aspektin administrativ dhe ligjor. Në këtë periudhë
përparësi gjithnjë më të madhe fitojnë Konkurrenca dhe tregu.

60- Analiza Ex ante Ex post – Analiza Ex Post ose llogaria kombëtare


DMTH analiza statistikore e te dhënave mundëson analizën e rezultateve të
veprimtarive ekonomike, paraqitjen e problemeve dhe fenomeneve negative
varësisht nga rezultatet propozon masa konkrete për politikën ekonomike.
Analiza Ex Ante DMTH ka të bëjë me hulumtimet që kryesisht janë të
ndërlidhura me parimet makroekonomike.
Këto dy analiza kanë te bëjnë me hulumtimet qe kryesisht janë te
ndërlidhura me parimet e makroekonomisë dhe problemet e saje.
66- Nuk Ekziston konkurrencë atëherë Kur: Një ndërmarrje dominon në
treg
68- Elementet konstituive të sistemit ekonomik janë: resurset, subjektet
ekonomike, aktivitetet dhe institucionet.

You might also like