Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 10

HOBSI – faqe 105

Ka dhene kontribut te çmuar ne analizën e jetës se njerëzve duke filluar nga parimet e te drejtës
natyrore ku sipas kësaj te drejt te gjithë njerëzit kan te drejta te barabarta ne cdo gje dhe cdo njeri ka te
drejete ta perdor forcën e vet per ta mbrojtur veten dhe per ti realizuar synimet e tij te bazuara ne
arsyen e gjykimit sipas te cilës mendon se ka te drejte.

Per te dalur nga kjo gjendje Hobsi parasheh krijimin e nje organi te përbashkët i cili do te rregullonte
raportet ne mes njerëzve e ky është Shteti.

Sipas Hobsit atje ku nuk ka shtet nuk ka as ligj, atje ku nuk ka ligj nuk ka as padrejtësi.... drejtësia dhe
pa drejtësia nuk janë dhunti as e trupit dhe as e mendjes... ato janë veti te njrzve qe jetojnë ne shoqëri e
jo te njeriu i vetmuar.

Ligjet natyrore te Hobsit nuk janë assgje tjetër vetëm rregulla te pergjitheshme te cilat jan te krijuara
nga arsyeja e njeriut e me ane te se cilave rregullohen raportet e ndryshme ne mes njerëzve.
Hobsi shtetin e sheh si rregullatorin kryesor ne organizmin e jetës shoqerore.

Drejtësia sipas Hobsit eshte “ vullnet i perhereshem per ti dhene njeriut ate qe i takon”

Hobsi kur flet per te drejten, ai flet per:

E drejta ndërvepruese – sipas Hobsit, eshte drejtësia e kontraktuesit DMTH zbatimi i nje kontrate ne blerje e
shitje, ne marrje dhe dhënie me qira.

E drejta shpërndarëse – distributive – eshte drejtësi e arbitrit DMTH akt i përcaktimit se c’eshte e drejte, dhe kur
arbitri e kryen detyrën qe i kane besuar, thuhet se ai i ak shperndare secilit ate qe i takon dhe kjo quhet drejtësi
shpërndarëse.

Te Hobsi shihet se te drejtën dhe ligjin e krijon dhe i zbaton sovrani.


Sovrani sipas Hobsit eshte sundues suprem, ligjin e krijon sovrani dhe se ligji nuk eshte asgjë tjetër veçse fjala e
sovranit “ qe sipas te drejtës urdhëron mbi te tjerët”

Ligjet natyrore te Hobsit te cilat bejne rregullimin e raporteve dhe organizimin e jetes se qytetareve ne
perditshmeri jane te pa ndryshueshme dhe te perjeteshme.

SHARL LUJ MONTESKJE - Faqe 111


Sipas Monteskje llojet e ligjeve rrjedhin sipas llojit te qeverisjes, ne librin e tij “ Fryma e Ligjeve” .
Sipas Monteskje te gjitha qeniet i kan ligjet e tyre duke filluar nga perëndia , bota materiale, shtazët dhe
njeriu.
Te Monteskje te drejten e shohim te ndryshuar ne kohe dhe hapsire. Sipas tij asgje nuk eshte e
vulosur. Andaj vepra e tij “ fryma e ligjeve” ze nje vend te pa zevendesueshem ne historine e
sociologjise se drejtes.

1
Bota e ndergjegjeshme apo shoqëria sipas Monteskje duhet te qeveriset mire ashtu si bota fizike apo
natyrore.
Bota e ndergjegjeshme nuk i respekton ligjet e pandryshueshme ne menyre te perhreshme ashtu sic i
respekton bota fizike per dy arsye:
1- Njeriu ka aftësi te kufizuara dhe si rezultat i kësaj gabon,
2- Qeniet e ndergjegjeshme veprojnë madje shpesh ato nuk nuk i ndjekin as ato ligje qe ata vet i
kan krijuar.
Monteskje ka folur per Ligjet Natyrore dhe Ligjet Pozitive:
Ligjet Natyrore - kishin per qellim qe te krijojn nje rend me gjendje natyrore te njerëzve te cilët ishin
te interesuar ta ruajnë qenien e tyre nga rreziqet e ndryshme duke filluar nga paqeja, kërkimi i ushqimit
lutjet per raporte te mira ne mes tyre.
Ligjet Pozitive - “ Nuk jan asgjë tjetër vcse arsyeja njerezore e cila qeveris te gjithë popujt e
botes” ...Ligjet duhet te jene tërësisht te pershtateshem per popullin per te cilin janë bere.

Sipas Monteskje menyra e qeverisjes “ushtron mbi ligjet nje ndikim tejet te madh”, nga kjo del se ligjet
burojne ose nxirren si rezultat i nevojave apo kerkesave te shoqerise.

Imanuel KANTI – Faqe 115


Pikpamjet e Kantit per natyrën, njeriun dhe shoqërinë janë kritike dhe insistuese per nje njohje sa me te
thelle te tyre. Keto pikëpamje i mbështet ne tri pyetje kryesore:
- Çka mund te dimë,
- Çka duhet te bëjmë, dhe
- Çka mund te shpresojmë.
Për pyetjen e pare ka shkruar Librin “ “Kritika e mendjes se pastër”
Për pyetjen e dyte ka shkruar Librin “ Kritiken e mendjes praktike”
Për pyetjen e trete ka shkruar librin “ Kritika e fuqisë se te gjykuarit”
Sipas Kantit moraliteti i njeriut varet nga fakti se njerëzit ate qe eshte e moraleshme e kuptojnë ne
mënyra te ndryshme varësisht nga rrethanat, vendi koha ndikimet e brendshme.

Imperativi kategorik eshte nje urdhër i pa kusht dhe universal per rate se si duhet te veprojmë nëse
duam qe veprimi yne te jete i drejte dhe i moraleshem... eshte udhërrëfyes per sjellje e veprime morale.

Kanti imperativin kategorik e formulon dhe e arsyeton ne menyra te ndryshme:


- Imperativ i Kohes – qe nenkupton si kerkese te kohes ne menyre te pa shtyeshme.
- Imperativ i Situates – qe nenkupton imperativin kur njeriu eshte ne situate te ndryshme
qe ne te gjitha situatat ky imperativ ka forme kerkese dhe urdherese.
Universaliteti i ligjit te Kantit qëndron ne te urdhëruarit pa dallim per te gjithë duke i “kundërshtuar
veçantitë” apo synimet individuale.
Ligji sipas Kantit eshte parim objektiv, i vlefeshem per cdo qenie racinale, parimi, sipas te cilit duhet
vepruar domethënë nje imperativ. Ligji i perfshine te gjithe njerezit dhe ka mbeshtetjen e te gjitheve.
Sipas Kantit duhet te ekzistoj nje parim praktik i cili do te urdhëroj vullnetin e njeriut i cili rrjedh nga
parafytyrimi i tij.

2
Percaktimi i njeriut si qenie praktike do te thotë se kemi te bëjmë me nje qenie ne qdo veprim qe ka nje
qellim qe ka veprime vetanake dhe i përdor me vetëdije.

HEGELI - Faqe 119


Vepra e tij “ Filozofia e se drejtës”
Te Hegeli vend qendror ze liria qe sipas tij eshte “ Force lëvizëse e shoqërisë.... dhe historia botërore
nuk eshte gje tjetër veçse nje ndërgjegjësim ne rritje për lirinë”
Per Hegelin liria eshte brendia e se drejtes. E drejyta eshte rruga kah liria, eshte mjet per realizimin e
liris.
Hegeli ka njohur disa forma te se drejtës, duke filluar nga e Drejta
- Subjektive,
- Objektive, dhe
- E drejta Absolute.
Nëse e drejta subjektive e kupton njeriun si te vetëm si fryme te individëve ,
E drejta objektive gjendet ne raport ne mes te qëllimit te se drejtës dhe faktorëve objektiv te botes.
E Drejta objektive “selia e se drejtes” ka te beje me te drejtën me studimin e se cilës mirret drejtësia apo
jurisprudenca.

Hegeli flet edhe per te drejtën Pozitive, i cili kete te drejte e konsideron te varur nga e drejta objektive,
e drejta pozitive sipas Hegelit duhet te marr nga e drejta objektive te gjitha dispozitat e rendsisheme.

Hegeli mendon se individi i vetmuar nuk mund ta përkufizoj qëllimin e tij dhe nuk mund te veproj sipas
mendjes, ai si i vetmuar dhe si i izoluar ka aftësi te dobëta per te gjykuar.
Hegeli hedh poshtë pikpamjen se legjislacioni duhet te jete i prsosur qe ne fillim.

EMIL DYRKEMI - Faqe 131


Dyrkemi ka shkruar nje numer te madh veprash, dhe ishte i interesuar per njohjen e faktoreve te cilet
ndikojne ne ndryshimin dhe transformimin e shoqerise.
Dyrkemi niset nga nga dy lloje te solidaritetit:
- Solidariteti Mekanik – eshte i pranishëm ne fazën e pare te zhvillimit shoqëror e cila
karakterizohet me zhvillim te ulet dhe i takon shoqeris mekanike.
- Solidariteti Organik - eshte i mundshem vetëm nëse “ cdo njeri e ka fushën e vet te veprimit,
dhe vetëm nëse ka personalitet, solidariteti organik eshte karakteristik e shoqërisë organike e cila eshte
ne nje shkalle me te larte te zhvillimit.

Organizimi shoqëror i Dyrkemit ka per baze ndarjen e punese cila eshte vendimtare per nje shoqëri te
organizuar mire.
Per Dyrkemin e drejta dhe ligji jan evolutive dhe janë mbështetje e zhvillimit te solidaritetit shoqëror.
Dyrkemi Normat Juridike i ndanë ne dy grupe:
- E Drejta Represive - eshte karakteristik per solidaritetin mekanik apo shoqerin mekanike e cila
përcillet me masa represive, e drejta represive kishte karakter fetar.
3
- E Drejta Restitutive - ne esenc eshte mbështetur ne kërkesën per kompensimin e demit te
shkaktuar dhe kthimin ne gjendjen e me parshme
Sipas Dirkemit jeta shoqerore asnjëherë nuk largohet nga jeta juridike.

Ndarja e Punes sipas Dirkemit eshte funksioni kryesor i integrimit te shoqërisë, ndarja e punës duhet te
shoqërohet nga veprimi i disa rregullave qe e rregullojne bashkëpunimin dhe kooperimin midis
funksioneve e niveleve te ndryshme.

MAKS VEBERI - faqe 139

Veberi ne menyre te veqante studioi te drejten dhe ligjin ku e mbeshteti konceptin e racionalizmit dhe
nenkuptonte “mendimin ligjorte kohes”
Sipas veberit ekzistojnë 4 faza te zhvillimit:
- Faza e Pare - eshte faza karizmatike e zhvillimit te se drejtës e cila perbehet përmes
udhëheqësve dhe profetëve fetar.
- Faza e dyte -eshte faza empirike ku e drejta zbatohet përmes njerëzve vendor te cilët janë te
obliguar ta zbatojnë te drejtën.
- Faza e trete – ka te beje me rregullimin – përforcimin - konsolidimin - e qendrave me fuqi
politik per zbatimin e se drejtes
- Faza e katërt – karakterizohet nga profesionalizmi, kjo eshte faza e fundit e afirmimit te drejtës
racionale.

Sipas relacionit substancial krijimi i ligjit dhe se drejtës si dhe zbatimi i tyre behet kur ligji dhe e
drejta “pasqyrojnë normat e pergjitheshme te cilat ekzistojnë jasht kunturave te parimeve ligjore dhe
formulimeve te pergjitheshme.
Sipas racionalizmit formal Veberi mendon se e drjta dhe ligji jan iracionale kur vendimet ligjore
bazohen ne te dhëna te cilat nuk janë te kontrolluara dhe te verifikuara ne aspektin intelektual.

Veberi percaktoi katër forma te Jurisprudences:


1. Jurisprudenca karizmatike
2. Drejtesia e Kadiut
3. Gjykimet Empirike
4. Jurisprudenca racionale

Veberi u kushtoj kujdes eshe kontratave qe i ndau ne dy grupe:


Me Kontrat statusore – Veberi lejon “ndryshimin e pozicionit te palëve te përfshira ne kontrate”
Me Kontrat qellimore – “ nuk e prekin statusin e palëve qe lidhin kontrate”

Rosko Paund – faqe 159


Rosko Paund – Veprat me te njohura te tij - “ Fryma e se Drejtes se Pergjithshme” ,
“Hyrje ne filozofine e se Drejes”, “ E Drejta dhe Morali” etj.
4
Rosko Paund ceshtjet teorike juridike i ka studjuar ne shume aspekte, si nga aspekti sociologjik,
filozofik, nga historia e se drejtes si dhe duke i marr parasysh problemet e gjykatave.
Rosko Paund mendonte se me shume “duhet te merret parasysh ndikimi i se drejtes dhe efekti i saj ne
rastin e zbatimit ne sitemet juridike ne teorite kompetente dhe te drejteperdrejta per vendosje ne
proceduara administrative.

Ai mendonte se asnje shkence nuk i mjafton ne vetvete, dhe ndarja e plote e jurisprudences nga shkencat
shoqerore do te ishte fatkeqesi.
Paund ishte i interesuar qe te behen reforma si ne aspektin e krijimit ashtu edhe ne menyren e zbatimit
te saj.

Ai mendon se sistemi ligjor eshte forma me e mire dhe me efektive e kontrollit.


Reforma ne drejtesi sipas Rosko Paund nuk mund te behet nese ne te drejten, drejtesine, ligjin,
sistemin juridik e veshtrojme vetem nga nje pike apo i qasemi vetem nga nje aspekt i sundimit.

Studimin e ketyre efekteve Paund e ka bere permes metodave te ndryshme:


- Metoda Analitike – me te cilen ka studjuar strukturen, objektin dhe parimet e sistemit
juridik.
- Metoda Historike – me te cilen ka hulumtuar anen historike te sistemeve juridike te
normave te se drejtes, te institucioneve.
- Metoda Filozofike – Paund insiston qe sistemet juridike, teorite, institucionet mund te
jene te vleresuara dhe te kritikuara.

Ai mendon se normat dhe ligjet duhet te ndryshojne varesisht nga dobishmeria shoqerore dhe menyra e
organizimit.

Mendon se e drejta dhe ligji te mos vleresohen nga aspekti teorik dhe abstrakt, te analizohet qdo norme
dhe te vleresohet dobishmeria e saj.

Objekti i studimit te sociologjise se drejtes - Faqe 165

Te drejten e studiojne: filozofia e se drejtes, sociologjia e se drejtes, shkencat juridike dhe lemi te
tjera, andaj ketu e drejta studiohet dhe trajtohet nga aspekti i sociolgjise se drejtes e cila qaset ne nje
menyre tjeter per dallim nga shkencat juridike.

Kemi dy mendime, pikpamjen qe mendojn se e drejta eshte e mjaftueshme te studiohet vetem nga
ana teorike dhe jane te njohur si “teoricien te ashper”, dhe mendimi tjeter eshte se e drejta duhet te
studiohet edhe nga ana praktike.

Ata qe mendojn se te drejtes i mjafton vetem teoria ata e “shohin te drejten si krijes shkencore e cila
eshte ndertuar prej nocioneve dhe parimeve te shumta nga permbajtja e normave juridike.
5
Studimin e shumeaneshem te se drejtes e ben sociologjia e se drejtes e cila hap dimensione te reja te
sqarimit dhe te perkufizimit.

Sipas sociologeve Gjerman e drejta duhet te hulumtohet ne tri dimensione:


1. Drejtimi i pare – duhet te hulumtoj arsyeshmerine e se drejtes dhe vlerat te cilat qendrojne
prapa rregullave te caktuara juridike.
2. Drejtimi i dyte - hulumton rrethanat qe ne situata te caktuara qka mund te konsiderohet si e
drejte.
3. Drejtimi i trete – hulumton realitetin shoqeror te normave jurdike, respektivisht jeten juridike.

Ne baze te kesaj shkenca juridike ndahet ne :


- Sfera aksiologjike, qe studion vlerat,
- Sfera normative , dhe
- Sfera sociologjike e cila studion pervojen.

Sociologjia e se drejtes nuk e studion te drejten si nje teresi te normave juridike te cilat jane ne fuqi,
si nje e drejte qe eshte ne leter, kjo te drejten e studion si te gjalle, ne aksion..

Sociologjia e se drejtes te drejten e sheh si pjese te jetes se njerezve e cila i rregullon raportet ne
mes tyre, ajo e kundershton te drejten e cila eshte produkt i teorise se paster juridike.

Edrejta qe te jete efikase dhe me dobi shoqerore sociologjia e se drejtes kerkon qe ajo te jete:
- Funksionale
- Efikase, dhe
- E Dobishme
Te dihen efektet pozitive dhe negative me rastin e zbatimit te saj.
E drejta nuk mund te funksionoj nese eshte vetem e natyres se ngusht juridike.

5. Origjina e se drejtes dhe rendesia e Saj - faqe 171

E drejta nuk ekziston jashte shoqerise, origjina e se drejtes eshte ne shoqeri,ajo buron nga
shoqeria si nevoj e domosdoshme per organizimine saj dhe rregullimin e raporteve ne mes te
individeve, grupeve etj.
6
Njeriut nuk i mjafton vetvetja, ai aktivitetin dhe jeten e vet mund ta zhvilloj vetem ne raport
me te tjeret,ne fillim ne bashkesi dhe me vone ne shoqeri te organizuar.
Norma e ruan njeriun nga te tjeret dhe te tjeter i ruan prej tij.
Per sociologjin e se drejtes krijimi i se drejtes eshte nga momenti “kur realitetit shoqeror i
jepet forma juridike... ku qellimi i se drejtes sipas saj eshte rregullimi i marredhenieve
shoqerore”.
Disa te drejten dhe shtetin i i trajtojne si te ndara por kjo ndarje nuk mund te qendroj sepse
shteti eshte faktori kryesor qe ndikon ne krijimin e te drejtes., pra e drejta nuk mund te
ekzistoj pa burimn e saj qe eshte jeta reale apo realiteti shoqeror.

---- Sistemi i se drejtes dhe llojet e se drejtes -- Sistemi i se Drejtes -- faqe 175

Sistemi i se drejtes perbehet nga teresi e normave juridike, parimeve e rregullave te cilat kan
nderlishje harmonike.
Sistemet e se drejtes ndahen ne dy sisteme te medha te se drejtes:
1. Sistemi Anglosakson – ne menyre te qete mbeshtete ne Common Law qe nenkupton te
drejten e pergjitheshme zakonore.
2. Sistemi Eurokontinental - mbeshtete ne burimet e te drejtes romake e cila njihet si e drejte e
shkruar.
Sociologjise se drejtes nuk i intereson shume ana formale dhe strukturale e sistemit te se
drejtes kesaj i intereson e drejta dhe llojet e se drejtes.
Sistemi i sedrejtes perbehet prej dy Elementeve:
6. Elementi Shoqeror, dhe
7. Elementi Juridik,
Apo thene me qarte nga sfera shoqerore dhe sfera juridike.

Karakteristik tjeter e e sistemit juridik eshte edhe percaktimi i tij kohor dhe hapsinor....
percaktimi kohor i sistemit eshte me rendesi esenciale per stabilitetin dhe funksionimin e
shoqerise.

Per te drejten territoriale te funksionimit te sistemit juridik kemi dy pikepamje:


1. Moniste – mbron mendimin se ne nje shtet sovran zbatohet nje sistem juridik,
2. Pluraliste –vlereson se brenda nje shteti mund te ekzistojne me shume sisteme te drejtesise.

Andaj si rezultat i kkonflikteve dhe mosmarrveshjeve vjen deri te kriza e sistemit shoqeror
dhe atij jurdik.
Sociologjia e se drejtes ka per qellim qe gjate studimit te fenomeneve te caktuara juridike siq
eshte norma dhe e drejta apo gjate studimit te institucioneve shoqerore dhe organizimit te tyre
te ndihmoj dhe te ndikoj ne zvoglimin e dallueshmerise ne mes normatives dhe reales.

------ Llojet e te Drejtes --- faqe 179


Te drejtat sipas ormave te organizimit shoqeror jane:
8. E drejta shoqerore

7
9. E drejta nderindividuale
10. E drejta e mases
11. E drejta e bashkesive te gjera
12. E drejta e bashkesive te ngushta
13. E drejta e ndarjes
14. E drejta e bashkimit, si dhe
15. E drejta e strukturave te perziera.

Te drejtat sipas shtresave shoqerore sipas Gurviqit jane:


16. E drejta e pa organizuar
17. E drejta e organizuar
18. E drejta e caktuar me par vetem per nje rast

Per percaktimin e llojeve te se drejtes ne baze te organizimeve shoqeroreka folur edhe Zhan
Karbonjei cili thote se ‘ grupacionet e veqanta e zbatojne te drejten e cil eshte e ndryshme nga
e drejta shteterore”
Disa mendimtar normat juridike i ndajne ne dy grupe:
19. Normat juridike sociologjike, keto norma krijohen ne shoqeri pavaresisht nga ndikimi i
shtetit.
20. Normat juridike shteterore – bejne pjese ato norma te ciilat jan te krijuara si rezultat i
percaktimit politik te shtetit.

Disa mendojn se te drejten dhe shtetin mund ti trajtojne ndaras ne mes vetidhe sipas tyre e
drejta pozitive i ka dy burime:
21. Ne nje ane e ka shoqerine, dhe
22. Ne anen tjeter shtetin si burim i se drejtes.

Faqe 183 ---


Per ruajtjen e jestes se organizuar ne bashkesi, harmonizimin e interesave te njerezve grupeve
dhe formave te ndryshme te organizimit shoqeror duhet te funksionoj e drejta e cila e bene
“orientimin e marredhenieve shoqerore ne drejtimin e duhur”

Disa mendojne se normat njeriun e disiplinojne ne dy ane: anen e jashtme qe eshte ne raort
me te drejten dhe anen e brendshme permes normave morale.
E drejta sipas sociologjis se drejtes eshte “vetedija e jone per ne e cila eshte me
permbajtesorja me e verteta me e pasura, me e plota e cila per ne do te mbetete edhe
ndergjegje e jone”

Faqe 185 - Shmangia dhe kontrolli shoqeror


Mosmarrveshjet ne mes njerezve dhe grupeve si dhe konfliktete ne mes tyre paraqiten per
shak se qdo njeri dhe qdo forme e organizmit te shoqerise nuk i “ppermbahet gjithnje asaj qe
pritet nga shoqeria”
Shmangia nuk mund te vleresohet qdo here negativisht

8
Vleresimi negativ per shmangien mbeshtete ne pasojat qe dalin prej sjelljeve te tilla
Vleresimi pozitiv i shmangies eshte kur individet apo grupet e njerezve kryejne aktivitete te
tilla te cilat nuk jane parapar me norma por qe jane te dobishme dhe kane vlere per shoqerine.
Kur shmangia nuk e merr vleresimin as pozitiv dhe as negativ kur nuk denohet as nuk
shperblehet ka te beje me ato raste kur individet e caktuar sillen ndryshe prej te tjereve ne
vendin ku jetojne dhe dallohen.

Kontrlli shoqeror eshte pjese perberese e shoqerise, disa mendimtar thone se” historia
njerezore nuk njeh ndonje shoqeri ne te cilen nuk ka ekzistuar kontrolli shoqeror”
Ne shoqerin bashkekohore e drejta i rregullon te gjitha sferat e jetes shoqerore.

Faqe 191 –
Krijimit te drejtes nuk i mjafton vetem veprimtaria normative si mendojn teoricientet
Holmsi e kundershton formalizimin ligjor per krijimin dhe zbatimin e te drejtes qe sundonte
ne mendimin ligjor amerikan ne fillim te shekullit XX (20).
Krijimi i te drejtes sipas praktikes gjyqesore dhe vendimeve te gjykatave realisht eshte i
mundeshem duke u nisr nga fakti se jeta shoqerore eshte shume komplese dhe mu per kete
eshte e pa mundur te behet rregullimi i teresishem normativ i jetes shoqerore.

Faqe 197 –
Sociologjia e se dejtes ne Kosove eshte ne fillim te zhvillimi dhe afirmimit si shkence
Ne Kosove tranzicioni eshte gjitheperfshires jo vetem ne ekonomi, tregeti, politike por edhe
ne sistemin juridik.
Kjo shkence ka per qellim qe gjate zhvillimit shoqeror dhe juridik ta zvogeloj sa me shume
mundesine e ndikimit te se kaluares ne te ardhmen.

Teoria e MARKSIT - faqe 127


I ka kushtuar kujdes te vecante ides se zhvillimit dhe vizionit optimist te njeriut, lirisë cila
sipas tij e ka mudnesuar emancipimin e individit dhe pikpamjes holistike.
Marksi i ka kushtuar kujdes te vecant dialektikes te cilën marksistet e kuptojnë si argumentim
praktik, dhe e konsiderojnë metod te vecante shkencore.
Marksi mendonte se ne shoqërinë borgjeze nuk ka te drejt dhe as drejtësi ne kuptimin
mirëfilltë, borgjezia mund te artikuloj e shprehe pushtetin e vet ekonomik edhe ne nivelet
politike.
Teoria e Marksit mund te konsiderohet si “ përpjekje per themelimin e sociologjise historike”
Marksi te drjeten dhe shtetin cdo here konsideron instrument ne duar te klasës sunduese, dhe
sistemin ligjor e konsideronte si nje instrument te kontrollit ne shërbim te klasës sunduese .
E drejta dhe jurisprudenca sipas Marksit nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm se i përligjin ppraktikat
e ushtrimit te ligjit kapitalist mbi bazën e konceptit te drejtësisë.
E drejta nuk mund te shikohet vetëm formalisht vetëm si dukuri normative por duhet te
studiohet ne menyre shkencor.

9
BARUH DE SPINOZA - Faqe 109

Sipas Spinozes e drejta natyrore” e cdo njeriu definohet jo me mendjen e shendoshe por me
dehsiren dhe fuqinë”,per Spinozen njeriu nuk hste nje qenie e pastër shoqerore e as nje egoist
i thjesht, ai nga natyra ka veti te këqija dhe te mira.

Per te dalur nga kjo gjendje natyrore ku dominon fuqia e jo arsyeja Spinoza mendon se
njerëzit duhet te jetojnë sipas ligjeve te arsyes duke kaluar nga gjendja natyrore ne gjendjen
politike ne baze te konceptit te teorisë se kontratës shoqerore.

Spinoza zfjidhjen e kësaj çështje e gjen te “ligji i pergjitheshem i mekanikes efektive” qe


nënkupton friken se nga shkelja e kontratës mund te kemi dem me te madh apo shpresa se
respektimi i kontratës na e sjell nje te mir me te madhe.
Zoti per spinozen eshte nje qenie e pakufishme do te thotë nje substance e perbere nga nje
pakufi e atributeve prej te cilave cdo njeri shpreh nje esence te perjeteshme e te pa kufishme.
Pushteti sovran duhet te ushtrohet sipas kërkesave te mendjes dhe duhet te kujdeset per te
mirën e përbashkët.
E drejta dhe shteti kane per qellim përmbushjen e qëllimeve qe i synojnë. Qellimi i shtetit
eshte te siguroj paqen dhe sigurinë e jtes se qytetareve. Shteti me i mire eshte si “ligjet e te
cilit nuk shkelen”.

Fridrich Karl Von Savigny - Faqe 125


Ka studjuar te Drejten Romake dhe te Drejten Civile
E përjashton ligjin natyror te ciline konsideron te vullneteshme dhe jo historik.
Sipas tij me nuk ka vend per nocionin e se drejtës natyrore dhe ne vend te kësaj shkencat
juridike duhet te përqendrohen ne te studjuarit e te drejtës pozitive.

10

You might also like