The-Others-Of-Migjeni-Towards-A-Marginal-Poetics - Content File PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

You have downloaded a document from

The Central and Eastern European Online Library

The joined archive of hundreds of Central-, East- and South-East-European publishers,


research institutes, and various content providers

Source: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture

Location: Kosova
Author(s): Eljon Doçe
Title: Të tjerët e Migjenit - Drejt një poetike të margjinales
The others of Migjeni - Towards a marginal poetics
Issue: 35/2017
Citation Eljon Doçe. "Të tjerët e Migjenit - Drejt një poetike të margjinales". Seminari Ndërkombëtar
style: për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 35:761 - 765.

https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=734249
CEEOL copyright 2020

“TË TJERËT E MIGJENIT”

Eljon DOÇE

“TË TJERËT E MIGJENIT”


(Drejt një poetike të margjinales)

“Mund të zbulosh të tjerët te vetja, të marrësh vesh se nuk je një substancë homogjene dhe
rrënjësisht e huaj ndaj gjithçkaje që nuk është vetja: uni është një tjetër. Por edhe të tjerët janë
unë-r subjekte si unë, që vetëm këndvështrimi im, për të cilin të gjithë janë atje dhe vetëm unë
jam këtu, i ndan dhe i dallon vërtet prej meje.”1

Kur T. Todorovi flet për zbulimin dhe pastaj pushtimin e Amerikës, më shumë
sesa si një fakt apo një e dhënë historike, ai këtë çast të historisë e trajton në një plan
të thellë kulturologjik dhe antropologjik dhe brenda këtij plani duket se për tëështë jo
thjesht zbulimi fizik i Indisë së supozuar fillimisht e cila më pas do të quhej Amerikë,
porse zbulimi i tjetrit nga sytë e unit, në atë që Todorovi e quan si “takimi mëi
habitshëm i historisë sonë”.2
Na shërbejnë metaforat eudhëtimit,zbulimitdhe takimitkur i qasemi letërsisë për
shkak se duket se në çdo akt receptimi estetik ka vazhdimishtbrenda një udhëtim drejt
botëve të trilluara, pastaj një takim me të renë e të panjohurën (ose ritakim apo rinjohje
me të njohurën), takim i cili në letërsi, në jo pak raste rezulton edhe në një zbulim (ose
rizbulim) të diçkaje e cila ka qenë përherë aty dhe që ndoshta ka kaluar pa vëmendje, por
që kur bëhet objekt i ligjërimit krijon ndiesinëepifanisë, shfaqjes apo zbulimit.
Duke e rilexuar veprën e Migjenit nën optikën e zbulimit të tjetrit, shohim
se“tjetri”, si personazhnë krijimtarinë e këtij autori është i pranishëm në mënyrëgati
përjashtuese çka do të thotë se sidomos në nivel personazhi thuajse në të gjitha rastet
personazhi është gjithnjë një “tjetër” dhe ky personazh ndërtohet duke mos pasur
modele paaradhëse në traditën e letërsisë shqipe, pra është e pamundur të gjenden në
të gjurmë personazhesh me të hershëm (të intertektualizuar), ose edhe kur këto gjurmë
(gjegjësisht intertekste) janë, ato përherë vijnë si përpjekje për t’i parodizuar ose
çmitizuar3, praështë sistematike qëllimshmëria autoriale për t’i tëhuajësuar këta
personazhe nga modeli prej të cilit zënë fill.

1 Todorov, Tzvetan. Konkuista e Amerikës (çështja e “tjetrit”), përktheu P. Shllaku, Pika pa


sipërfaqe, Tiranë, 2015.
2 Todorov, T., po aty.
3 Për këtë rast mund të kujtojmë këtu figurën e malësorit te “Legjenda e misrit” e cila është

çmitizuar dhe kthyer në një figurë parodike dhe madje e gjithë skica është një parodi për aq sa
761

CEEOL copyright 2020


CEEOL copyright 2020

Eljon DOÇE
Arshi Pipa, ndër të parët lexues të Migjenit dhe mbase edhe ndër më
tëvëmendshmit në kohë, e ka vënë re qysh herët dhe e ka nënvizuar faktin se
personazhet e Migjenit janë tjetërsoj dhe se te ata ka diçka të ndryshme në raport me
personazhet e tjerë që tradita krijuese shqipe kishte ofruar deri në kontekstin lerat të
viteve ‘30.
Këtë fakt, në mënyrë sistematike e ka nënvizuar edhe kritika e realizmit
socialist, por ndryshe nga qasja e Pipës, kjo lloj kritike është mjaftuar duke i parë
personazhet që autori i marrë në shqyrtim ka krijuar, vetëm në planin e një analize
ngushtësisht të drejtuar kah përplasja e shtresave apo, më saktë, klasave shoqërore.
Lidhur me personazhet e Migjenit Pipa shprehet:
“Ndër skutat e qelbta të rrugavet, mes poteravet të tymosuna të mejhanavet, mbi shtratet e
zhyeme të prostitutavet,ndër burgje, ndër kësolla edhe ma t’errta se burgjet, lohet nji tragjedi
(apo nji komedi?) e përherëshme. Njerëzit qi e losin (njerëz a maska?): lavira, rrugaça,
dobiça, hajna, pijanecë, të burgosun, të sëmundë, të çmendun, sillen në nji valle
fantasmagorike turpi e uje të pa-fund. […] Ky asht skenari qi zbulon syni i Migjenit. Tjerët
kan kalue pa e shënue. Vagabonda, të burgosun, lavira! Bota sjell kryet mënjanë për mos me
i pa kto qenje të mjera të neverituna…Migjeni i ban protagonist të poemavet të tij. Nji
simpati e fortë e afron kah kta të dënuem, kah kto viktima të shoqnis.”4

Duket se vetëdija krijuese e Migjenit merr dhe bën pjesë të botës së saj artistike
një kategori të tërënjerëzoredhe tepër të pazakontë për letërsinë e kësaj periudhe në
letërsinë shqipe, kategori e cila mund të emërtohet thjesht si “ata, të tjerët”.
Në veprën e tij “Pushteti dhe dija” Mishel Foucault shprehet: Shumë nga ne e
kanë këtë ëndërr fisnike: t’u japësh më në fund fjalën atyre që deri më sot nuk e kanë marrë dot
kurrë, atyre që u detyruan të heshtin nga historia, nga dhuna e historisë, nga tërë sistemet e sundimit
dhe të shfrytëzimit.”5
Nga i burgosuri te“Kanga e të burgosurit”, te i papuni në prozën e shkurtër
“Moll’ e ndalueme”, pastaj te lypësi në “Një refren i qytetit tem”, te Luli në “Luli i
vocër”, foshnja në “Bukuria qe vret”, Zeneli në prozën me të njëjtin emër, Kola në
“Bukën e përditshme falna sot”, Trumcaku te “Vetvrasja e trumcakut”, malësori në
“Legjenda e misrit”, përsëri malësori në “Recital’ i malësorit”, malësorja në “A do
gjymyr zotni?” dhe ndoshta rasti më emblematik, Lukja në “Historia e njenës nga ato”
dhe të tjerë shembuj si këta, personazhet janë në të gjitha rastet të deheroizuar (edhe
atje ku pritet të jenë heronj) dhe madje në mjaft raste ata kanë trajta të antiheroit.
Duke i bërë pjesë e madje qendër të krijimtarisë dhe duke u dhënë zë këtyre
personazheve, Migjeni bën, në letërsinë shqipe, pak a shumëdiçka të ngjashme me atë

shkruhet me ton\stil epik ndërkohë që ngjarja në vetvete nuk përmban asgjë e cila të mund të
asociohet me legjendën.
4 Pipa, Arshi. Për Migjenin -tri ese, Princi, Tiranë, 2006, f. 6.
5 Foucault, Michel. “Pushteti dhe dija”, ISP & DITA 2000.

762

CEEOL copyright 2020


CEEOL copyright 2020

“TË TJERËT E MIGJENIT”


që patë bërë Sh. Bodleri në poezinë e tij i cili duke kishte si muzë frymëzimi, ndër të
tjera, edhe femrën, por një femër ndryshe, tjetër, atë që ishte shmangur si figurë e
denjë për frymëzim poetik, prostitutën.
Të tjerët e Migjenit, janë personazhe të përditshmërisë, ata janë të rëndomtë,
përgjithësisht nuk kanë ndonjë cilësi të dallueshme morale apo intelektuale, ose edhe
kur e kanë, rrethanat në të cilat ndodhen nuk ua mundësojnë që ata të shkëlqejnë; ata
mund të jenë madje me vese dhe shpesh (në mos gjithmonë) nuk ia dalin dot t’i
shpëtojnë rrethanave në të cilat janë mbërthyer. Gjithsesi, të tjerët e Migjenit janë
pikërisht aty për të dëshmuar ekzistencën e tyre dhe të drejtën që “tjetri”, “i
ndryshmi”, “i huaji”, “i mënjanuari”, “alieni” etj. ka për të qenë pjesë e historisë dhe
për t’u dëgjuar.
Migjeni, përmes personazheve tëkrijuar, të tjerëve, dëshmon se në vetëdijen e tij
krijuese ka një qasje për të zhvendosur dhe ndërkëmbyer statusin e asaj çka përbën
qendrën dhe të asaj çka përbën periferinë.Këmbëngulja e tij për ta ndërtuar thuajse të
gjithëkorpusin e personazheve të tij me këta “të tjerë”, çon vetëm në përfundimin se ai
e ka pasur këtë një intencë autoriale të mirëpërcaktuar për ta drejtuar objektivin e vet
krijueskah margjina, bota dhe jetët e vogla, të përbëra nga njerëz të vegjël, nga histori
të vogla dhe pse jo edhe të rëndomta e deri fare banale, por për të zbuluar atje
njëunivers të tërë,i cili gjallon dhe qëështë po aq njerëzor dhe i rëndësishëm sa ato që
zakonisht (dhe gabimisht, gjithashtu) quhen “botë të mëdha”.
Nëse vijojmë të flasim për konceptin e tjetrit, me interes gjejmë edhe toposin
artistik në të cilin vendosen\marrin jetë ngjarjet dhe gjallojnë personazhet dhe ky
interes vjen për faktin sepse “qyteti i veriut”, te i cili identifikojmë Shkodrën (edhe pse
nominalisht nuk përmendet asnjëherë në skicat apo poezitë e Migjenit) është një
Shkodër krejt e ndryshme dhe madje e përmbysur në raport me një tjetër autor
bashkëkohës te i cili gjejmë të njëjtin topos artistik dhe këtu është fjala për Shkodrën e
Koliqit.Ndërkohë që te ky i fundit toposi letrar është në kufijtë e një Shkodre të
mitizuar, gati utopike, në rastin e Migjenit, kjo Shkodër është pasqyra e përmbysur e së
parës.Te të dy autorët kemi epifanizimin6 e toposit dhe objektve, por epifania e njërit
është epangjashme me atë të tjetrit.
Në këtë pikë, pashmangshëm mund të lindë pyetja se pse kjo zgjedhje e
Migjenit në ndërtimin e personazheve dhe cilat mund të kenë qenë shtysat e
brendshme, ndoshta edhe të pandërgjegjshme, të autorit për të shkuar drejt kësaj
estetike?
Interpretimet mund të jenë të shumta dhe ndër vite studuesit, të nisur prej
premisave të ndryshme teorike kanë dhënë përgjigjet e tyre çështje të ndryshme lidhur

6Për më gjerë për konceptin e epifanisë te Koliqishih Dhurata Shehri në “Koliqi mes malit dhe
detit”,Onufri, Tiranë 2006.
763

CEEOL copyright 2020


CEEOL copyright 2020

Eljon DOÇE
me krijimtarinë e Migjenit, interpretime të cilat nisin nga atomarksiste e deri
nëpsikoanalitike.
Duke iu rikthyer edhe një herë M. Foucault-it, në trajtesën e hollësishme
strukturaliste që ai i bën pikërisht kategorive të margjinalizuara brenda një shoqërie në
“Pushteti dhe dija”, mendojmë se ka një përgjigjje që ndoshta e kënaq pyetjen tonë
dhe që duket se në rastin e Migjenit është një shpjegim i mundshëm se pse ai zgjedh
për t’i bërë pjesë të ligjërimit të tij pikërisht të tjerët:
“Po vërtet, do të më pëlqente të shkruaja historinë e të mundurve.”7

Bibliografi

Tzvetan Todorov, Konkuista e Amerikës (çështja e “tjetrit”), përktheu P. Shllaku, Pika pa


sipërfaqe, Tiranë, 2015.
Michel Foucault, “Pushteti dhe dija”, ISP & DITA 2000.
Arshi Pipa, Për Migjenin -tri ese, Princi, Tiranë, 2006.
Migjeni, Vepra, Vargjet e lira dhe Novelat e Qytetit të Veriut, mbledhur dhe redaktuar nga
Skënder Luarasi, Cetis Tirana,Shtypur në Gorenjski Tisk, Slloveni, 2002.
Dhurata Shehri, Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë 2006.

Eljon DOÇE

"THE OTHERS OF MIGJENI"


(Towards a marginal poetics)

Abstract

The purpose of this paper is to consider the concept of "the other" in the work
of Migjeni.
Within the course of the many thematic, formal and, in general, aesthetic
innovations that Migjeni brought to the Albanian literature of the 1930s, one can note
the presence and even the exclusionary presence of the characters that may be called
"the others".
Since the term "the other" consists only of the half of the dichotomy "I-he/she
(the other) and we-they (the others)", as well as the synonymous subordinate meanings of
the "other" as, "the foreigner" "the different", "the outsider", "the alien", and also "the
harmful", "the dangerous" etc., to Migjeni the apparent presence of this "other"
encourages you to look at this dimension.

7 Foucault, Michel. “Pushteti dhe dija”, ISP & DITA 2000, f. 15.
764

CEEOL copyright 2020


CEEOL copyright 2020

“TË TJERËT E MIGJENIT”


Especially when we look at the historical context when his works were created,
where such characters in Albanian literature did not seem to have been present.
With "the others" in Migjeni's work, we will not understand only the idea of
creating different personalities/characters in the field of Albanian literature of this
period, but in the "others" we will see his conscious selection to build his work by
making present the poetics for the "other", a marginalised one, an attempt that can
simultaneously bring the periphery to the center, or move the center to the periphery,
ie to "others" where the Albanian literature had not yet gone, and where Migjeni went
by gathering all of that which M. Foucault calls "the plebeian" in a way to give them a
voice to speak for themselves.

765

CEEOL copyright 2020


CEEOL copyright 2020

Eljon DOÇE

766

CEEOL copyright 2020

You might also like