Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 27

Menaxhimi i Ndërmarrjes

Organizimi i Prodhimtarisë

Ligjerata të bazuara në librin Menxhimi i Ndërmarrjes,


Prishtinë, 2008, të autorit Prof. Dr. Isa Tahiri
Lënda dhe Detyrat e Ekonomikes

• Shkencat ekonomike në fundament studiojnë


problemet që lidhen me nevojat materiale dhe
jomateriale të njerëzve, si dhe raportet që
rrjedhin nga to.

• Vështruar në aspektin historik, shkencat


ekonomike, fillimisht janë zhvilluar si teori e
përgjithshme ekonomike dhe kanë ecur në
harmoni me rrjedhat e tërësishme të lëmenjëve
ekonomik të jetës shoqërore.
Historiku i Shkencave Ekonomike

• Fillet e studimit të shkencave ekonomike janë


shfaqur kah fundi i shekullit XVI (1675).

• Gjatë shekullit XVII në universitetet e Europës


Perëndimore këto shkenca janë quajtur shkenca
kamerale në Gjermani , kurse merkantilizëm
në Francë.
Historiku i Shkencave Ekonomike

• Ndërmarrjet më të mëdha dhe më të ndërlikuara


fillojnë të themelohen kah fundi i shekullit XVIII.

• Pronaret e këtyre ndërmarrjeve janë përpjekur të


menaxhojnë afarizmin e këtyre ndërmarrjeve
duke siguruar konkurrencë në treg dhe realizim
sa më të madh të profitit.

• Si rrjedhojë, kërkohet ndihmë nga shkencat


ekonomike për realizimin e këtyre qëllimeve.
Historiku i Shkencave Ekonomike

• Shkenca e përgjithshme ekonomike nuk ka


arritur tu përgjigjet me sukses atyre kërkesave.

• Si rrjedhojë, është bërë ndarja e shkencave


ekonomike në shumë disiplina shkencore të cilan
janë orientuar në studimin e problematikave të
veçanta.
Historiku i Shkencave Ekonomike

• Studimi i jetës shoqërore mund të ketë qasje të


dimensionit makro dhe mikro.
• Makro (madhore) – shkencat ekonomike që
studiojnë ekonominë shoqërore në tërësi dhe
ligjësitë e funksionimit të jetë shoqërore. Këtu
hyjnë: Ekonomia politike, Ekonomia e një vendi
të caktuar, Ekonomia monetare etj.
• Mikro (minore) – shkencat ekonomike që
studiojnë jetën ekonomike që zhvillohet në
kuadrin e bartësve ose subjekteve të riprodhimit
shoqëror.
Te mikro bëjnë pjesë ndërmarrjet.
Zhvillimi i Ndërmarrjes

• Një sërë përpjekjesh për hedhjen dritë në disa


elemente të ndërmarrjes ose verifikimit praktik të
dias ideve nuk kanë pasur mbështeje përkatëse
teorike.

• Kontributet në fushën e zhvillimit të ndërmarrjes


që i kanë arritur përmasat botërore janë ato të
Henri Fajollit, Frederik Tejlorit dhe Henry Fordit.
Kontributet i Fajollit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Henri Fayol (1841-1925) ka jetuar


dhe punuar në Francë si inxhinier i
xehtarisë, ku ka kaluar 58 vite
kryesisht si drejtor në ndërmarrje
xehrore dhe koorporata.

• Puna në xehrore që kërkon


disiplinë për shkak të
rrezikshmërisë së lartë ka ndikuar
dukshëm në mendimin e Fajollit në
rolin e ndërmarrjeve prodhuese.
Kontributet i Fajollit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Parimet e zhvillimit të ndërmarrjes sipas Fayol-it:


• Udhëheqje unike – në ndërmarrje ekziston një program i
cili përmbledh dhe orienton të gjitha forcat;
• Komandim unik – çdonjëri ka vetëm një urdhërdhënës;
• Hierarkia – urdhëresat bëhen nga lartë poshtë;
• Disiplina – asgjë nuk mund të organizohet pa disiplinë,
d.m.th. pa respektimin e rregullave të miratuara.

• Duke punuar si drejtor Fayol-i e ka kuptuar


ndërmarrjen si tërësi dhe shpesh e ka krahasuar
me organizmin e gjallë.
Kontributet i Fajollit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Në veprën e tij Administrata e përgjithshme dhe


industriale (1916), Fayol-i thekson nevojën e
ndarjes së punës në nivel të tërësisë në këto
grupe të punës:
• Teknike
• Komerciale,
• Financiare,
• Të sigurisë së pasurisë dhe personave,
• Të kontabilitetit dhe administratës
• Punën administrative e quan sistem nervor të
ndërmarrjes.
Kontributet i Fajollit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Fayol-i shpjegon punën administrative duke


precizuar këto elemente:
• Parashikimin e ndodhive të ardhme si përgatitje për
programin e aktivitetetve;
• Organizimin, sigurimin e materialit dhe kuadrave për
punë;
• Komandimin, vuarjen në levizje të materialit të
përgatitur;
• Harmonizimin (koordinimin) e të gjithë faktorëve gjatë
punës, dhe
• Kontrolli, verifikimi se sa realizimi përputhet me
parashikimet
Kontributet i Tejlorit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Frederick Taylor (1856-1915) ka


lindur në SHBA. Fillimisht ka qenë
punëtor fizik dhe punëdhënës dhe
më von është shkolluar për inxhinier
duke iu përkushtuar hulumtimit të
ndërmarrjes.

• Në fillim interesimi i tij kryesor ka


qenë i lidhur me vendin e punës,
gjegjësisht njeriun si ekzekutues i tij
dhe gjetjen e mundësive për rritjen
e prodhimit.
Kontributet i Tejlorit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Duke kombinuar përsosmërinë e veglave dhe


metodat e punës për pushime të shkurtra dhe të
shpeshta Taylor ka arritur të shumëfishoj
prodhimin.
• I njohur është shembulli i tij i ngarkimit të
bllokave të çelikut. Duke zgjedhur punëtorët më
të fuqishëm, ka përcaktuar që në shpejtësi të
njëjtë të bartë blloka dhe në çdo orë të lejoj
pushim për punëtor.
• Prodhimi fillestar prej 12.5 tona gjatë një dite
pune është rritur në 47 tona gjatë një dite pune.
Kontributet i Tejlorit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Taylor ka konstatuar se nje njeri nuk mund ti


kryej profesionalisht të gjitha detyrat e besuara,
siç janë:
• sigurimi i materialit,
• veglave
• riparimi i makinave
• ndihma e dhënë punëtorve etj.
• Pra, ai ka propozuar ndarjen e specializuar të
punës, ku në vend të një punëdhënisi ka
paraparë gjashtë.
Kontributet i Tejlorit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Përpjekja e Taylor-it për specializimin është njëra


ndër ndihmesat më të mëdha për të arritur
prodhim me punë me qëllim të realizimit të fitimit
më të lartë në ndërmarrje.

• Ndarja në përgaitje dhe zbatim paraqet fillimin e


organizimit më kualitativ në industrinë
prodhuese.

• Taylor-i vëmendje të posaçme i ka kushtuar


sistemit të shërbimit duke shprehur stimulimin
material.
Kontributet i Fordit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Henry Ford (1863-1947) është


njëri nga hulumtuesit më të njohur
të organizimit të praktikës.

• Risitë e tij organizative nuk kanë


humbur nga aktualiteti as nga
aspekti i menaxhimit bashkëkohor.

• Duke orientuar hulumtimet e veta


në faktor teknik, Ford ka mbetur
krijues i një sistemi prodhimi.
Kontributet i Fordit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes

• Është i njohur
sistemi i shiritit
lëvizës, përkatësisht
shiritat e pafundëm.

• Ky sistem i ka
kontribuar
përparimit të punës
së prodhimit.

Vija montuese e Fordit 1913


Kontributet i Fordit në Fushën e Zhvillimit
të Ndërmarrjes
Modeli i vitit 1908

• Vetura T-Model (1908-


1927)
• Vetura e parë e prodhuar në
vijë montuese e jo me punë
individuale.

• Vetura e parë e prodhuar me


pjesë të ndërrueshme.

• Vetura e parë e arritshme për


klasën e mesme shoqërore
fale qasjes në prodhim.
Modeli i vitit 1925
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Shkencat ekonomike në hulumtimet e veta


shkencore shfrytëzojnë:
• njohuritë pozitive shkencore të shkencave tjera
shoqërore dhe teknike
• metodat e përgjithshme shkencore
• metoda të caktuara që kanë rëndësi të veçantë për
fushën e studimit
• Metodat e përgjithshme dhe të veçanta
shkencore që shfrytëzohen për hulumtimin e
ekonomisë janë metodat:
• induktivo-deduktive, analizës, sintezës,
• hulumtimit statistikor, kontabilitetit, krahasimit ,etj.
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda Induktive
• Qasjen në hulumtim e TEORIA
ka nga e thjeshta kah e
përbëra, duke u
mbështetur në rezultate
HIPOTEZA
logjike që arrihen gjatë TENTUESE
Ngjitja
studimit. kodrës

• Paraqet tendencën e
gjeneralizimit të dhe MODELI
nxjerrjen e
konkluzioneve në bazë
të rezultateve, dukurive
dhe proceseve Observimi
ekonomike.
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda deduktive
• Plotësisht e kundërta e
metodës induktive. TEORIA

• Niset nga fakti se një


dukuri është e HIPOTEZA
pranueshme, mbase në Ujëvarra
të shumtën e rasteve e
vërtetuar paraprakisht
OBSERVIMI
• Karakteristika e veçorive
të kësaj metode merret
si rregull për rastet e
tjera të veçanta KONFIRMIMI
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda e analizës
• Merret me studimin dhe hulumtimin e
dukurive dhe proceseve ekonomike në
mënyrë analitike
• Nga tërësitë e përbëra ndahen elemente
relevante për t’iu nënshtruar hulumtimit
analitik.

• Metoda e sintezës
• Është metodë e grupëzimit apo bashkimit të
pjesëve të veçanta në një tërësi
• Elementet thelbësore ose relevante lidhe në
tërësi ose komplekse që duhet hulumtuar
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda e të vërejturit
• Mbështetet në procesin sistematik të
të vërejturit të dukurive të caktuara
• Në bazë të saj mund të shihen,
regjistrohen dhe përshkruhen të
gjitha faktet që janë të rëndësishme
për hulumtimin.

• Metoda e hulumtimit statistikor


• Shfrytëzon burimet e të dhënave që
nevojiten për studimin e dukurive
ekonomike dhe ligjësive që shfaqen
në tregun e vendit dhe të jashtëm,
ndërmarrje etj.
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Kontabiliteti
• Sistemi i mbledhjes, mbajtjes dhe
përpunimit të informatave të ndërmarrjes.

• Këto informatat kanë të bëjnë me efekte të


depozitimeve, rezultateve dhe raporteve të tyre, siç janë
llogaritë periodike të afarizmit të ndërmarrjes, llogaritë
vjetore etj.

• Këto informata janë burime të mira prej nga nxirren


shënime dhe të dhëna kontabël që shfrytëzohen në
ndërmarrje për analizimin, verifikimin dhe raportimin e
rezultateve.
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda krahasimtare
• Mbështetet në krahasimin e rezultateve mesatare të
lëmenjve të ndryshëm të shkencës që shihen në
dimensionin hapësinor dhe kohorë
• Me krahasimin hapësinor përcaktohet identiteti ose
ngjashmëria e një dukurie me një dukuri që ka ngjarë
ose që ngjanë në ndërmarrje të tjera.
• Me krahasim kohorë ndërmarrja ne hulumtimet e veta
që lidhen me afarizmin e ndërmarrjes krahason gjendjen
reale të një procesi me:
• gjendjen e planifikuar,
• rezultatet e realizuara, dhe
• depozitat në vitin vijues me rezultatet dhe depozitat ne
vitin e kaluar.
Metodat e Hulumtimit dhe të Studimit të
Shkencave Ekonomike

• Metoda e projektimit
• Në kërkimet e veta niset nga fakti i hulumtimit të
dukurive dhe proceseve që janë lëndë e ndërmarrjes
• duke pasqyruar gjendjen reale ekzistuese,
• dhe duke përfshirë dhe projektimin dhe planifikimin e
paraparë.
• Drejtimi i zhvillimit projektohet në bazë të rezultateve të
arritura, depozitimeve dhe kushteve objektive.

• Përveç këtyre metodave ndërmarrja shfrytëzon


dhe metoda tjera siç janë intervistat (me gojë)
dhe anketat (me shkrim) si mënyrë e analizë së
mendimit të konsumatorëve.
Faleminderit për vëmendjen.

You might also like