Studimi I Modulimit Dhe Demodulimit PWM

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

DEPARTAMENTI I ELEKTRONIKËS DHE TELEKOMUNIKACIONIT


FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

PUNË LABORATORI NË

BAZAT E TELEKOMUNIKACIONEVE

Punoi: Pranoi:

Msc. Erli GRUDA


Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

PUNË LABORATORI NR.3

Tema: Studimi i modulimit dhe demodulimit PWM – Modulimit të kohëzgjatjes së


impulseve.

Objektivat:

1. Shqyrtimi i modulimit dhe demodulimit PWM – Pulse width modulation me MATLAB


Simulink
2. Vështrimi i formës së sinjalit PWM nga dalja e sinjalit së modulimit PAM
3. Verifikimi i daljeve teorike të Modulimit të kohëzgjatjes së impulsit

3.1 Teoria

Një sinjal impulsiv mund të jetë i modulur në disa forma, në varesi të faktit se cili nga parametrat
e tij do të modulohet sipas sinjalit modulues të dobishëm. Kështu nëse amplituda e sinjalit
impulsiv është në perpjesetim të drejtë me amplitudën e sinjalit modulues kemi përftuar një
sinjal të moduluar impulsiv në amplitude PAM. Nëse gjerësia e sinjalit impulsiv bartës
ndryshohet sipas një ligji me amplitudën e sinjalit modulues përftohet një sinjal PWM, apo në
rastin kur pozicioni i impulseve është në përpjestim të drejtë me sinjalin modulues përftojmë
sinjalin PPM.

Për të tre tipet e modulimit referohuni në figurat e mëposhtme:

F
ig.1. Daljet hap pas hapi në modulimin e kohëzgjatjes së impulseve

2
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

3.2 Modulatori PWM

Skema e modulatorit PWM është e montuar në modul dhe skematikisht është si me poshtë.
Modulatori PWM është i ndërtuar nga një stad krahasues i cili krahason amplitudat e:
 Një sinjali PAM të përftuar nga kampionimi i sinjalit analog në hyrje
 Një sinjali sharrë i sinkronizuar me sinjalin impulsive të kampionuar.
Krahasuesi komuton në dalje kur amplituda e sinjalit PAM është më e madhe se
amplituda e sinjalit sharrë, keshtu dalja është një sinjal impulsive në të cilin gjerësia e
impulsive është në përpjestim të drejtë me amplitudën e sinjalit analog në hyrje.Vihet re se
format e sinjalit zbritës PWM janë të korrespondencë me impulset e kampionuara , ndërsa
ato rritëse janë në korrespondencë me komutimin e komutuesit.

Fig.2. Skema reale e nje modulatori PWM

3
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

Fig.3. Demodulatori PWM

3.3 Procedura

1. Hapni në kompjuter programin MATLAB Simulink


2. Klikoni në ikonen Simulink. Në dritaren file zgjidhni new dhe pastaj zgjidhni blank model. Do
tju shfaqet një dritare e re.
3. Vendosni blloqet si në figurën më poshtë.
4. Për cdo bllok funksional të PWM – Modulimit te kohezgjatjes se impulsit, vendosni
parametrat përkatës.
5. Shikoni daljet në grafikë.

Shënim: Për realizimin e simulimit është përdorur versioni MATLAB Simulink R2020a. Cdo
version 2015b, 2016a, 2016b është i përshtatshem për zhivllimin e laboratorit.

4
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

Fig.4. Skema e implementimit të modulimit dhe demodulimit PWM në MATLAB


Simulink

Parametrat

5
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

6
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

Fig.5. Parametrat për blloqet e skemës Modulatori - Demodulatori PWM

Sinjali ne hyrje me scope me dy hyrje(Impulset dhe sinjali sinusoidal)

7
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

Sinjali pas bllokut switch(ku shohim impulst e clock-ut

Sinjali ne dalje te modulatorit e demodulatorit PWM

8
Bazat e Telekomunikacioneve
Punë laboratori Nr.3
Viti 2019-2020

Pyetje dhe perfundime!


1. C’farë mund të thoni për sinjalin PWM?

Modulatori PWM është i ndërtuar nga një stad krahasues i cili krahason amplitudat e:

Një sinjali PAM të përftuar nga kampionimi i sinjalit analog në hyrje Një sinjali sharrë i
sinkronizuar me sinjalin impulsive të kampionuar.
Krahasuesi komuton në dalje kur amplituda e sinjalit PAM është më e madhe se amplituda e
sinjalit sharrë, keshtu dalja është një sinjal impulsive në të cilin gjerësia e impulsive është në
përpjestim të drejtë me amplitudën e sinjalit analog në hyrje.

2. Shpjegoni shkurtimisht secilen dalje ne grafike !

Ne hyrjen ne scope 1 kemi sinjalet e hyrjes sine wave qe eshte sinjali analog dhe sinjali i clock-ut
nga gjeneratori i impulseve pas sic e dime scope 1 eshte me 2 hyrje.Me pas ne scope2 shohim
vetem impulset e clockut pas bllot te switch-it ku shohim se frekuenca e impilseve te clock-ut
eshte shume e madhe dhe sic e shoh, se koha midis impulseve eshte shume e vogel pra ka
periode te vogel.Ne dalje pasi ka ndodhur procesi i modulimit dhe demodulimt PWM kemi nje
sinjal i cili nga zeroja shkon dhe rritet dhe po ti logarisesh vleren mesatare sinjalit sinusoidal ne
dalje shohim se eshte 2.5 qe eshte sa mesatarja e dy konsateve te perdorura ne skemen e
ekzekutuar ne simulink .

3. Si mund ta dalloni sinjalin PWM dhe ate PAM qe zhvilluat ne LAB 1?


Dallimi midis ketyre dy tipeve te modulimit eshte se ne modulimin PAM amplituda e sinjalit
bartes te pulsuar ndryshon sipas amplitudes se sinjalit modulus analog ndersa ne PWM eshte
gjeresia e pulseve te sinjalit bartes e cila ndryshon sipas sinjalit modulus.Gjithashtu nese fusim
dhe efektin ezhurmave vlen te theksohet se PWM eshte imun ndaj zhurmave ndryshe nga sinjali
PAM I cili ndikohet nga zhurmat.

4.Duke vezhguar skemen e demodulatorit PWM cfare mund te thoni?


Per te perftuar sinjalin origjinal perdoret nje decoder ose demodulator me te cilin behet dhe
perftimi I sinjalit sinusoidal te hyrje.Perdorimi I kostanteve behet per te ngritur dhe ulur pulset e
sinjalit ne dalje ku ndikim te rendesishem ka dhe blloku subtract ku realizohet dhe forma me
ngritjet dhe uljet e sinjalit.Blloku switch ne dalje nxjerr nje sinjal te paster katerkendor qe jane
impulse e clock-ut me
frekuence te larte dhe ne fund me ne fund me ndihmen e nje filtri te frekuencave te ulta
realizohet sinjali sinusoidal.

You might also like