Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 7

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

URDHER PER NDALIMIN E SHTETASES


MIRA BUSHI

Në Tiranë, sot më datë 08.02.2020.


Unë Bledar Valikaj me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi u njoha
me teresine e akteve të procedimit penal nr.281 viti 2021,

K o n s t a t o v a:

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në
ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet
143/2 te Kodit Penal
Nga aktet ka rezultuar si me poshte vijon:
Nga ana e policise gjyqsore te Seksionit per Hetimin e Korrupsionit Sektorit per Krimin Ekonomik e
Financiar ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane eshte kryer ndalimi me iniciative dhe referimi i materialit
hetimor ne ngarkim te shtetases Tire Alldervishi.
Keshtu më datë 12.01.2021 në orën 19:30, është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962
pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte
e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu
në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.
Më konkretisht, pas sqarimit të plotë të rrethanat të faktit penal ka rezultuar si me poshte:
Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar
pozitive me COVID 19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është
infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se
punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti
jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më
pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në
lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për
infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që
kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e
ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte
thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata. Mami i kallzueses kurohej në katin e dytë në
dhomën 30. Ajo ka mesazhet e mamit e cila i ka pohuar që i kanë larguar karrigen e ushqimit që të mos hante se
kishin merak se mos e ndërronin dhe i kanë thënë vetëm lengje do pish dhe do hash vetëm kur të themi ne. Në
një rast ka marrë një shumë prej 7000 lekësh dhe i ka thënë që për atë janë pak për atë natë dhe që kallzuesja i
kishte premtuar sipas saj që do e rregullonte dorën. I ka thënë që ti thojë sa do se do tja japë në mëngjes vetëm ti
rrijë mamit afër. Këtë gjë e ka të faktuar me anë të mesazheve në Whatsapp. Mami i ka thënë disa herë që atje
nuk i bëjnë shërbim. Kallzuesja ka kërkuar për të takuar ndonjë doktorr apo infermier tjetër në këtë spital por
nuk i kanë dalë, vetëm një ditë që i ka gjetur të ulur në lokal dhe ka pyetur për gjendjen e mamit, por asnjëri nuk
i ka kërkuar ndonjë shumë lekësh. Ajo ka biseduar me një infermiere e cila quhej Bona e cila i ka thënë që nuk
kërkon asnjë shumë parash për shërbimet e saj. Në datën 20 dhjetor pasi e ka kuptuar që paratë nuk i merrnin
infermierët dhe doktorrët, por i merrte kjo, kallzuesja ka biseduar me shetasen Tire Alldervishi ku i ka thënë që
ti kthejë shumën e lekëve që ka marrë ndaj saj pasi paratë i kishte marrë të gjitha për vete. Tirja nuk i ka kthyer
fare përgjigje. Shuma totale që kallzuesja i ka dhënë shtetases Tire Alldervishi është rreth 800 000 lekë te reja
duke mos përshirë ilaçet. Për këto para ajo është detyruar të marrë borxhe dhe të kërkojë nëpër shokë pasi e
kishte shumë të vështirë për ti gjetur. Në datën 25.12.2020 nëna e saj ka ndërruar jetë gjatë natës. Këtë gjë e ka
marrë vesh nga një telefonatë nga reaminatori i spitalit. Kallzuesja dyshon që mami i saj mund të ketë ndërruar
jetë edhe prej keqshërbimit sepse ajo ka mesazhe të mamit e cila i thotë që të mos bëjë shumë zë sepse po i
bërtasin atje. Pas kësaj ka pritur që ta lajmëronin për situatën. Pas shumë telefonatash ku i pyet a është në spital
apo në morg, i thanë që mamin e kanë shoqëruar drejt morgut që nga ora 07:30 e mëngjesit. Nuk i japin ndonjë
informacion nëse do ta bëjë ajo varrimin apo do ta bënte morgu sic bëhet në raste të tilla. E kam marrë nga
morgu vetë nënën e saj pasi nuk u interesua askush dhe ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit edhe
pse kjo gjë duhet të bëhej nga shteti. Për këtë gjë ajo është paraqitur në datën 08.01.2021 tek “Stopi” ku i ka
shpjeguar situatën. Në datën 11.01.2021 ka vendosur pajisjet e stopit për të bërë përgjimin e bisedës me
shtetasen Tire Alldervishi. Në bisedën e rregjistruar ajo pranon dhe pohon çdo gjë. Tek emisioni i ka shpjeguar
dhe me detaje të gjithë ngjarjen. Pamjet do të transmetohen në darkë në “Klan TV”. Nuk ka ardhur më përpara
në polici pasi ka pas frikë se mos i bënin gjë mamit të saj.
Nga ana e policise gjyqsore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i shtetases Tire Alldervishi si
dhe u bë kqyrja e telefonit të saj në të cilën gjenden mesazhet me shtetasen Eltjana Siananaj. Në kqyrje
pasqyrohen të gjitha bisedat e bëra nga shtetasja Tire Alldervishi dhe Eltjana Sinanaj ku vërtetohen dhe thëniet e
kallzueses.

Në vijim u krye ndalimi me iniciative i shtetases Tire Alldërvishi nga ana e policisë gjyqsore për kryerjen e
veprës penale të “Mashtrimit”, kryer më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe ndaj saj
nga ana e Gjykates se shkalles se pare Tirane u vendos masa e sigurise “arrest ne burg”.

Nga ana e Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte kryer nje volum i madh veprimesh
hetimore si per te qartesuar si mekanizmin se si ka vepruar shtetasja Tire Alldervishi, ashtu edhe per te
evidentuar nese ndodheshim para nje veprimi qe kjo shtetase e ka kryer e vetme apo nese ndodheshim edhe
para bashkepunimit te kesaj shtetaseje me persona te tjere me qellim perfitimin e vlerave monetare duke
shperdoruar detyren e tyre ne kurriz te pacienteve me te semure me COVID 19 apo familjareve te tyre.
.
Personit nën hetim Tire Alldervishi, i është kqyrur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat
celular i markës ”Samsung” me kartë sim të operatorit të telefonisë celulare ”One Communications” me numër
0685808402.
Nga kqyrja e aparatit celular në posedim nga personi nën hetim Tire Alldervishi, rezulton se kjo shetasese ka
shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe
sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.
Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”WhatsApp” dhe SMS,
rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me
pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para
familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.
Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo
edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja ne dore e
vlerave monetare dhe duke e perdorur detyren e tyre si mjet perfitimi personal.
Më konkretisht,
I) Në datë 05/12/2020 shtetases Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga kontakti i regjistruar në
telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3” me numër 0682605111 ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre
është si më poshtë vijon: 08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap
kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj”.
Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 0682605111 i perket shtetases
Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu
sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga
spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sheqerije Koçi figuron ne listen e infermierëve të këtij
spitali, me numër celular 0682605111.

2
Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi Muhamet Skutina, përdorues i numrit të
telefonit 0693524722, i cili sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e
dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë
përiudhës kohorë që është dërguar mesazhi.
Nga ana jonë është pyetur shtetasi Muhamet Skutina i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet
Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjeksor që i
kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi
vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij. Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila
është përdoruese e numrit 0699626380 e cila i ka shërbyer. Ai pohon se I ka lënë bakshish (duke mos dhënë
detaje të tjera),. Shtetasen Tire Alldervishi ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë
kohës që ka qenë i shtruar në spital.
II). Në vijim të këtij episodi, në datë 12/12/2020 shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 0695176047
të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Mira Vod”.
Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 0695176047 i perket shtetases
Mira Sifi Bushi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas
dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali
“Shefqet Ndoqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Mira Bushi figuron në listën e infermierëve të këtij spitali,
me numër celular 0695176047.
Nga biseda e datës 12.12.2020 Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë
që ska gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të
bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu
përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë
diçka Sheqerijes që sipas bindjes sone ka qene perfitim monetar.
17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6 Kam ber gabim
apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.
17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj
17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von
17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha
17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di qe punojm bashke
17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma
17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken
17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm
17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes
17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort
07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

III) Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 0693025877 të
rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se
numri telefonik celular “0693025877” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas
dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet
Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sidorela Çela figuron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër
celular 0693025877. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e
punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë:
15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10
15:21, 26/09/2020 - Sidorela Kat 3: Kur ta dha
15.23, 26/09/2020 - Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit
15:23, 26/09/2020 - Sidorela Kat 3: Mua sme dha
15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz ... vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp është si më poshtë vijon:
30/08/2020, 22:20 - Sidorela Kat 3: Tire
30/08/2020, 22:20 - Sidorela Kat 3: Ca ben
30/08/2020, 22:20 - Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje
30/08/2020, 22:20 - Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi
30/08/2020, 22:20 - Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend
30/08/2020, 22:21 - Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove
30/08/2020, 22:21 - Sidorela Kat 3: Mthuaj
30/08/2020, 22:21 - Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi
30/08/2020, 22:21 - Sidorela Kat 3: Tlutem

3
31/08/2020, 10:55 - Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf
31/08/2020, 10:55 - Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher
31/08/2020, 10:58 - Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter
0672831847
31/08/2020, 22:53 - Sidorela Kat 3: Vajte
31/08/2020, 22:53 - Sidorela Kat 3: Atje
31/08/2020, 22:53 - Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira
02/09/2020, 17:43 - Sidorela Kat 3: Ku je ti
02/09/2020, 17:44 - Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer
02/09/2020, 17:44 - Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan
02/09/2020, 17:44 - Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek
02/09/2020, 17:44 - Sidorela Kat 3: Ok
02/09/2020, 17:44 - Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr
02/09/2020, 17:45 - Tire Alldervishi: You deleted this message
02/09/2020, 17:45 - Sidorela Kat 3: Kush e ka kte
02/09/2020, 17:45 - Sidorela Kat 3: Nr
02/09/2020, 17:45 - Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer
02/09/2020, 17:46 - Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem
02/09/2020, 17:46 - Tire Alldervishi: Quhet Lume
02/09/2020, 17:47 - Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel
02/09/2020, 17:47 - Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot
05/10/2020, 19:14 - Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari
05/10/2020, 19:14 - Sidorela Kat 3: Ma gjejcik
05/10/2020, 19:14 - Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit
05/10/2020, 19:14 - Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi
05/10/2020, 19:15 - Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe
05/10/2020, 19:15 - Sidorela Kat 3: Kafe
05/10/2020, 19:15 - Sidorela Kat 3: 😉

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana jonë me
proçesverbal të ”kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar më sipër me emrin ”Gzimi”
është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim Lemnushi dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është
bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 0692450511. Ndersa, Ferzi
Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi Ferzi Hymetllari i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve,
ka qenë pacient në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.
Gjithashtu, rezulton që në një tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit + 355696545815
të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim
Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë.
Biseda është si më poshtë vijon:
20:00, 12/12/2020 - +355696545815: Po paté ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5
kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo elona nk me prgj. Vetem thjesht
me falenderoj per porosin
08:04, 13/12/2020 - +355696545815: Mgjesi. Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi
08:15, 13/12/2020 - Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi
08:16,13/12/2020 - +355696545815: Ska gje
08:19, 13/12/2020 - +355696545815: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.
Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi Mariglen Allgjata i cili është nipi i shtetasit Agim
Allgjata i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i
cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia tarakale. Në datën
16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në
derën e spitalit kur ka qënë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder
që ti dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i
përcaktuar për të dorëzuar ushqimet. Marigleni i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë lekësh të ri.
Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët Ai ju ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh
të vjetër. Infermieret të cilëve ju ka lënë nga një dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin
”Elona” përdoruese e numrit 0698528517 dhe ”Sidorela” përdoruese e numrit 0693025877.
Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Cela, siç është sqaruar dhe më sipër, me
detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.

4
IV) Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +355694005066 të rregjistruar
në telefonin e saj me emrin “Altini Djanes” identifikuar si (Altin Riza Stafaj). Biseda është si më poshtë vijon:
07:51, 07/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam
07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim
07:55, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin
07:57, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm
07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne ëhatsup
07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +355688043148
07:36, 10/12/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je
07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen
07:38, 10/12/2020 AltiniDjanes: Ok flm
07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “0688043148” që Tirja e prezanton si
shoqen e saj që do të vijë për të marrë porosinë i përket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton të jetë
vajza e shtetases Rukije Ramazan Hoxhaj, e cila është e punësuar në Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”.
Referuar dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali
“Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e shënuar në planin javor të punës të
sanitareve, pavioni 3 B.
Nga ana jonë është pyetur shtetasi Altin Stafaj i cili sqaron se: me shtetasen Tire Alldervishi ka lidhje të largët
miqësie. Me datë 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij Riza Stafaj, është shtruar në spitalin Shefet Ndroqi, Tiranë.
Babai i tij ka qëndruar i shtruar në spital pothuaj 10 ditë dhe ka ndërruar jetë në spital. Infermjerja qe ka ndjekur
ecurinë e sëmundjes se babait të tij të ndjerë, quhet Irma me të cilën ai ka komunikuar në telefon pothuajse çdo
ditë, dhe ajo e ka sqaruar per gjendjen e babait. Kryeinfermierja qe ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Per shkak
të njohjes që Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me të për gjendjen e
babait, ushqimin dhe pastrimin e tij. Babi i tij ka qene i shtruar në katin e tretë, dhomën e shtrimit nuk e kujton.
Gjatë këtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ndaj mjekëve. Shtetasi Altin sqaron se në
dy apo tre raste i ka dhënë ndonjë dhjetë mijë lekësh. Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton që
Tirja i ka dhënë numrin e një shoqes së saj qe ishte santitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë të dilte tek porta
për ti dhënë ushqimin e babait. Përvec qeses me ushqime ai i ka dhënë sanitares në fjalë një dhjetë mijë
lekësh të vjetër për përkujdesjen që ajo tregonte ndaj babait të tij. Sanitaren që doli tek porta nuk e njeh.

Nga biseda e zhvilluar më datë 04/12/2020 mes pacientes Liljana Kalemi dhe sanitares Tire Alldervishi del që e
ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për ti sjellë ushqim apo për tu kujdesur për të. Nga biseda me Tiren
del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që ti sillnin ushqim. Biseda e plotë është si më
poshtë vijon:
04/12/2020, 19:35 - Tire Alldervishi: Gzohem te jsh mir
05/12/2020, 18:32 - Liljana: Mos u merzit per zotin te duam shum
05/12/2020, 18:59 - Tire Alldervishi: Pa merak❤
05/12/2020, 19:01 - Tire Alldervishi: <Media omitted>
06/12/2020, 08:49 - Liljana: Ta honksha mutin hajde nje sekont
06/12/2020, 09:36 - Liljana: O tire hajde ta honksha mutin
06/12/2020, 20:15 - Tire Alldervishi: Ate po pres
07/12/2020, 08:16 - Tire Alldervishi: Mgjes TEZE
07/12/2020, 08:17 - Tire Alldervishi: Jam ne shpi jo ne pun
07/12/2020, 08:17 - Liljana: Te du shumhajdepak
07/12/2020, 08:28 - Tire Alldervishi: Jooo
07/12/2020, 08:29 - Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik
07/12/2020, 17:04 - Liljana: 💋💋💋💋💋💋treo
07/12/2020, 17:54 - Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur😘😘😘
09/12/2020, 08:53 - Liljana: Hsjde pes minuta
11/12/2020, 16:15 - Liljana: Po ku shkove
11/12/2020, 16:32 - Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha
11/12/2020, 18:02 - Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit
11/12/2020, 18:05 - Liljana: Missed voice call
11/12/2020, 18:50 - Liljana: Tire meri te dyja po pate lek e nap dhr bisakor
12/12/2020, 09:33 - Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk

5
12/12/2020, 09:35 - Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt
12/12/2020, 09:36 - Liljana: Missed voice call
12/12/2020, 10:04 - Liljana: Tethash me jep icik buk me ike
12/12/2020, 10:15 - Liljana: Hajde se me ra t
12/12/2020, 17:56 - Tire Alldervishi: TerujtZoti
13/12/2020, 14:04 - Liljana: Kur do haj buk
13/12/2020, 14:12 - Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak
13/12/2020, 14:29 - Liljana: Otire hade pak te lutem
18/12/2020, 09:42 - Liljana: Pse me tradhtove jam keq
18/12/2020, 09:43 - Liljana: Me kthe prgjigje

Pra nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo
sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te
perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.
Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te
gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te
perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper.
Keta persona ne mungese te plote te pergjegjesise qe i ngarkon detyra, ne mungese te plote te solidaritetit, ne
shkelje totale te ligjit dhe te moralit shoqeror kane treguar sesi mund te njolloset kemisha e bardhe e cila duhet
te perfaqesoje gjithe solidaritetin dhe perkushtimin ndaj pacienteve dhe jo ngritjen ne sistem te abuzimit me
detyren dhe perfitmit ne kurriz te pacienteve dhe te familjareve te tyre.
I perket veprimtarise se metejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjere te cilet
mund te jene te perfshire apo qe kane perfituar ne kurriz te ushtrimit ne menyre te perkushtuar te detyres.

Pra në analizë të fakteve të mësipërme, në ekzistencë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për
kryerje vepre penale nga këto subjekte, duke pare rendesine e faktit dhe rrezikshmerine shoqerore si
edhe duke qene evident rreziku i ikjes pra duke pasur shkaqe te bazuara ne ligj persa me lart, ne
perputhje me nenin 253 te K.Pr.Penale, është e detyrueshme që në ngarkim të tyre të nxirret Urdheri i
Ndalimit pasi ndaj tyre plotesohen kushtet dhe kriteret si per te nxjerre Urdherin e Ndalimit por edhe qe
me pas ky Ndalim te vleftesohet i ligjshem si edhe te caktohen masa të sigurimit personal në përputhje me
kushtet dhe kriteret ligjore sipas parashikimeve të neneve 228, 229, 230,232 e vijues të Kodit të
Procedurës Penale.

Ky Urdher Ndalimi nxirret bazuar:


- Në ekzistencën e fakteve të dyshuara si të ndodhura dhe që përbëjnë vepra penale,
- Ne rrezikun e marrjes se vertetesise se provave ne ngarkim te tyre
- Ekzitencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova në lidhje me këto vepra penale,
- Ekzistencën e rrezikut të ikjes me qëllim shmangien nga procedimi penal për të hetuarit,
- Rrethanave individuale për secilin të hetuar,
- Rrezikshmërinë e veprave të kryera dhe të autorëve që i kanë kryer ato,
- Pasojat e ardhura nga veprat e kryera,
- Marzhet e dënimit që parashikohen në ligj.
Për këto arsye në bazë të nenit 253 të K.Pr.Penale,

U R D H E R O J:
Ndalimin e shtetasit:
1. Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me
detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres
penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal.
Me ekzekutimin e ketij Urdheri ngarkohet policia gjyqsore e seksionit te luftes kunder krimit ekonomik te
D.V.P.Tirane

PROKURORI

6
Bledar VALIKAJ

You might also like