Pse Duhet Ti Themi Jo Shen Valentinit?

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

Pse duhet ti themi jo Shen Valentinit?

Nuk eshte nje jo e nje propozimi por nje jo e cila ka lidhje me mentalitetin sesi njerzit duhet te
perceptojne dashurine, romancen dhe lidhjen .

30:21. Dhe një prej shenjave të Tij(Zotit) është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të
qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja,
për njerëzit që mendojnë.

Duhej te vdiste nje prift i dashuruar dikur me nje vajze dhe miliona njerez te perpiqeshin qe ti jepnit
dashurise me shume vemendje, me shume perkushtim ne nje dite te vetme dhe ta emertonin diten e
saj me emrin e nje prifti kur dikur vete prifterinjte e ben tabu dashurine, duke u bere murgjer dhe
duke i vetemohuar vetes, dashurine bashkeshortore por dhe ate prinderore.Ne emer te kujt shume
murgesha por dhe prifterinj nuk I japim te drejten vetes per te qene nje nene, baba, gjysh apo gjyshe,
grua apo burre? Ne emer te Zotit qe krijoi Ademin dhe Havan(Even)!? Jo jo eshte plotesisht e gabuar
ti mohosh vetes natyrshmerine tende me te cilen Zoti te krijoi.

Zoti thote ne Kuranin famelarte


“Sa për murgërinë, Ne nuk ua urdhëruam atë, por ata e shpikën vetë” (Surja 57/27)

Per muslimanet e zgjuar dhe per ato qe e pranojne llogjiken si udheheqje te tyre do iu kerkoja qe ti
shikonit pak keto fjale me vemendje me te madhe.Duke i thene jo Shen Valentinit kesaj feste kur me
shume ka c'nderime, imoralitet, fallsivitet, komercializem, katunarizem sesa ka dashuri.

Profeti Muhamed a.s thote


“Veprimi me i dashur tek Zoti eshte vepra qe e eshte e vazhdueshme edhe pse eshte e paket.”
Muslimi (sesa vepra a shumte, por e nderprere)

Nje fjale madheshtore prej te ciles perfitohet shume rregulla per jeten njerzore.

Njeriu ecen me jeten e tij cdo dite.Perpara tij ka kohen dhe mbrapa tij le gjurmet e hapave e
veprimeve te tij, qofshin keto gjurme te embelta apo te trishtuara.

Ne kujtesen tone ndaj se shkuares ne indetifikojme kujtimet dhe hidherimet.

Ne diten e Shen Valentinit shume prej njerzve shpalosin fantazine, idete, ndjenjat japin maksimalen
qe kjo dite te jete sa me e bukur, dhurojne dhe marrin dhurata, falin dashuri dhurojne puthje me
shume se cdo dite tjeter. Kjo eshte dita ku memoria tyre e ruan ne kujtimet e saj me te bukura.

Zhgenjimi qe ju vjen njerzve nga kjo dite eshte se njeriu dhuron dashuri shume me shume se cdo dite
tjeter.Kjo me vone partnereve u sjelle zhgenjim sepse ato ne jeten e perditshme do te marrin si
shembull kete dite dhe pastaj do te ngelin te zhgenjyer nga mospritshmeria e asaj qe mendojne se do
te ndodhe.

Muslimani i mire nuk ka nevoje per keto festa, jo sepse ai nuk di e festoje porse sepse ai eshte i mire
me familjen e tij, bashkeshorten e tij ne cdo kohe ne cdo moment dhe ne cdo vend.Materializmi ua ka
mbyllur njerzve dyert e shijimit te dashurise ne jeten e perditshme, dhe ato perpiqen te dalin nga kjo
jete, me shpikjen nje feste .

Prandaj ketu na vjen ne ndihme thenia profetike e Muhamedit a.s .


“Veprimi me i dashur tek Zoti eshte vepra qe e eshte e vazhdueshme edhe pse eshte e paket.”
Muslimi (sesa vepra a shumte, por e nderprere)

Shume prej njerzve nuk i japin te drejten partnerit te tyre. Pale te interesuara ne bashkepunim dhe me
firmat e bizneseve te cilat ne dite feste kane rritje te ardhurash, formojne dhe shpikin festa qe me
shume jane komerciale sesa shpirterore.I dirigjojne njerzit per te vepruar ndryshem dhe te sillen
ndryshem jo sepse deshirojne te prishin monotonine sepse monotonia nuk prishet kolektivisht sepse
kur behet nje gje ne menyre kolektive i humb sensi dhe i te qenures e vecante, e bukur e rralle,
suprize. Dashuria nuk eshte kooperativizim kolektiv. Jo vetem per Shen Valentinin, po kjo gje ndodh
edhe me festen e nenes.Shume prej tyre nuk respektojne nenen fare gjate vitit, kujtohen per te kur ajo
ka ditelindjen njehere ne vit ose kur duan qe ajo tu sherbeje si nje dado per ti mbajtur femijet. Vetem
ne dite festash ata japin kontributin e tyre duke u bere me te mire.Por a e bene se u erdhi shpirterish
nga brenda apo ja imponoi masiviteti i nje feste kjo duhet analizuar.Gjithashtu dhe bashkeshortes
shume prej tyre qe u dhurojne lule apo dhurata te tjera per Shen Valentin do ishte me mire ti
dhuronin dhe besnikeri ne ditet e tjera.Islami e meson njeriun qe ai te jete i mire dhe i dashur si me
nenen ashtu dhe me partnerin ne te gjithe kohen .Prandaj per ti nxjerre njerzit nga ky zhgenjim mbas
Shen Valentinit por edhe mos e perjetojne dashurine si nje ndjenje kolektive por si nje ndjenje
imtime e cila eshte konstante ose jo por e pavarur nga komercialiteti fallco apo sjella e te tjereve po
sjellim disa opinione ..

Emrat dashurise

Orienti e ka kuptuar shume mire temen e dashurise e cila ka qene shume e afert me zemrat e tyre dhe
prandaj dashurise i kane dhene shume emra.Dashuria ka qene dicka qe e kane njohur mire dhe qe
shpesh u ka fjetur ne zemer, andaj duke e vleresuar kete dhe duke i kushtuar vemendje te posacme,
duke i dhuruar meritat qe i takojne, e kane quajtur me shume cilesi.Ne lindjen e larget, femra ka qene
me e paekspozuar, sesa ne perendim dhe kjo ka ndikuar qe vlera e dashurise mos te
zhvleresohet.Shekspiri e “vetevriste” dashurine e Zhulites me Romeon, ne lindje i ndertonin Taxh
Mahalin dashurise.Mbulesa e femres apo shamia ka qene nje shkak per ruajtjen e dashurise se cifteve
sepse femrat e mbuluara nuk intereferojne ne zemrat e nje bashkeshorti te huaj.Ne perendim
interferenca e lakuriqesise se huaj tek partneret pothuajse eshte shkatarrimtare.Shumica e tyre e
konsumojne epshin rrugeve saqe kur shkojne ne shtepi ndjehen te plogeshtuar.Si mund te ruash
familjen kur nuk ruan dashurine !? Si mund te ruash dashurine kur perhap lakuriqesine !? Dashuria
tek lindoret nuk ka qene nje takim spontan, por nje mision jetesor.Ato kane ruajtur me shume se 60
emertime per dashurine sic jane :

El Mehaba-(Dashuri),
El Alaka-(Lidhje),
El-Heua-(Anim),
El-Sabva-(Simpati),
Es Sababa-(Dashje me zjarr),
Esh-Shegaf-(Dashurohem me passion),
El Mika-(Vemendje),
El-Uexhd-(Dashuri e perzier me vuajtje),
El-Kelef-(Besnikeri),
Et-Tetejjum-(Magjepsje),
El-Ishk-(Verberim nga dashuria),
EL-Xheua-(Epshi dashurise),
Ed-Denef-( Qe shkakton semundje),
Esh-Shexhu-(I Emocionuar),
Esh-Sheuk-(Mall),
El-Hilaba-(Dashuri e rreme),
El-Belabil-(Shqetesim),
Et Tebarih-(Lakmi),
Es-Sedem-(Pendim),
El-Gamerat-(Dehje),
El-Uehel-(Frike),
Esh-Shexhen-(Nevoje),
El-Liaxh- (Dashuri e dhimbshme),
El-Iktiab-(Permallim)
El-Uesab-(Dhembje e perhershme)
El-Huzn-(Pikellim),
El-Kemed-{Kujtim),
El-Lezu-(Thyej zemren/dashurine),
El-Hurek-(Zjarr)
Es-Suhd-(Pagjumesi)
El-Erek-(Mosfjetje),
El-Lehf-(Mallengjim),
El-Hanin-(Dashuri delikate),
El-Istikana-(Nenshtrim),
Et-Tebala-(Budalluk),
El-Leua-(Prush),
El-Futun-(Sprove),
El-Xhunun-(Marrezi),
El-Lemem-(Simpati ndaj femres),
El-Habl-(Cmenduri),
Er-Resis-(Shenjat e para te dashurise),
Ed-Daul-Muhamir-(Semundje e cila te dehe),
El-Vedd-(Anim),
El-Hula-(Miqesi),
El-Hilm-(Shoqeri),
El-Garam-(Pasion),
El-Hujam-(I dashuruar marrezisht),
Et-Tedlija-(Hutim),
El-Ueleh-(Dashuri e pasionuar)
El Akt -(Kontrate),

Ketu permedem disa emra te cilat jo te gjithe jane emra te dashurise ne essence jo vetem emertime
por dhe rezulate ose pasoja prej dashurise-

Teoria e dashurise

Te dashurosh dashurine
Te dish te dashurosh
Te dish te dashurojne
C’eshte dashuria

Dashuria dhe Romanca

-Behu artist i marredhenies tende

Dashuria eshte art. Aktoret kryesore jane partneret. Skenari nuk eshte tragjedi por as komedi.

Te krijosh nje lidhje dashuria eshte sfida e veshtire dhe e komplikuar

-Ne krahasim me dashurine, cdo ndjenje tjeter eshte pak me e lehte.Ti mund te mesosh per atomin,
mund te shkosh ne hene, mund te behesh sportist por qe te behesh nje partner i mire duhet pak kohe
dhe vullnet. Atehere duhet te marrim pak caste nga koha jote.

Romancen jetoje perdite

-Mos prisni diten e Shen Valnetinit .Ata qe e zbulojne romantizmin e tyre ne kete dite jane persona te
deshtuar ne dashuri.Ato qe e zbulojne romantizmin dhe dashurine ne aktivitetin e tyre te perditshem e
dine sekretin e dashurise dhe lumturise.
Nje telefonate nga puna, nje dhurate e papritur,nje mbasdite kendshme, perkedhelje te brishta.Darke
ose dreke me familjen dhe femijet ne nje piknik, nje puthje e pafund etj .

Jepi partnerit tend mundesi te zgjedhje

-
Flori apo argjend?
Tani apo me vone?
Sot apo neser?
Te kuqe apo blu?
Klasike apo moderne?
Konservatore apo liberale?
Publike apo private?
E pasur apo e varfer?
E shtrenjte apo e lire?
Ketu apo atje?
Bejeni partnerit te lumtur me zgjedhjen e tij.

Dashuria nuk te meson, ajo te tregon rrugen .Dashuria nuk mban fjalime, ajo thjesht dashuron.

-Mbeshtetja pozitive eshte nje teknike per te motivuar partnerin qe te jete romantik. Ankesa sjell
fyerje dhe sjell distance.Ti s’mund te japesh mesim per dashurine per mund te modelosh sjelljen e
dashurise, behu ti i pari ne rrokullisjen e sferes romantike.

Ndryshoni jeten tuaj

- Mbushe shtepine me gjalleri, beji supriza, nderroji rrobat shpesh, behu tjeter ne syte e saj ose tij.

Romanca eshte procesi dashuria eshte qellimi.


Romanca eshte procesi qe kremtojne dy njerez qe i bejne te gjene koicidensen.

-
Si u takuat?
A e mbani mend kohen dhe vendin?
A ishte dashuri zemre?
Romantiket e medhenj e dine qe festimet nuk duhet te jene te medha ekstravagante apo te shtrenjta.

Ciftet qe angazhohen seriozisht per te qendruar bashke, pelqejne te ndryshojne se bashku.

-
Ndrysho dicka ne jeten tende ne rutinen tende te perditshme ajo mund te kete ndikim te madh ne
lidhjen tende.
Zgjohu heret.Festoje wikendin, diten e premte ,ndrysho mynyren e te veshurit dhe sjelljes tende .

Angazhimi kerkon riperteritje te perditshme .


Nje premtim i mbajtur, nje veprim i kryer, e keshtu pa fund.

- Si mund ti zbatosh premtimet e mbajtura per martese kur ti as nuk i mban mend se cilat jane
ato.Nguli ne mendjen tende betimet dhe premtimet e para dhe zbatoji ato dhe mos u kenaq vetem me
ato, por bej dhe te tjera premtime .

Qellimi i diskutimit eshte qe te marresh sa me shume qe mundesh per veten tende Ndersa synimi i
kompromisit, eshte te japesh po aq sa merr.

-Te gjitha marredheniet e sukseshme perfshijne kompromisin.


Ti nuk mund te kompromentosh veten tende apo vlerat e tua, ben kompromis per qellimet, sjelljet
apo qendrimet.
Modeli Fitoj-Humbas mund te fuksionoje ne boten e jashtme por ai shkaton probleme ne
marredheniet intime.
Kur vetem nje person ben kompromis ai humbet, kur dy njerez bejne kompromis ato fitojne.
Ti s'mund ta kontrollosh nje lidhje nese nuk di ta derigjosh ate,
Ti mund te kesh degjuar disa gjera se ku mund te shkoje ajo por jo te gjitha.
Prandaj disa gjera zbuloji vete me fantazine tende.

-
Perpjekjet per te ndryshuar ose kontrolluar partnerin tend ne fund te fundit mund te mbysin ate vecori
qe ju lidhin me njeri-tjetrin.Hidhi nje sy te sinqerte vetes tende dhe strategjive te kontrollit dhe
drejtimit qe ke shpikur ne mynyre te pavetdijshme e puno ti permisosh ato.Provo qe te keshillohesh
me partnerit tend.

Grindjet e ashpra nuk ndihmojne.

-
Te gjitha ciftet grinden, por kjo nuk eshte beteje dhe nuk duhet te bertasesh me ze te larte.
Diskutimet e qeta sjellin zgjidhje dhe shtojne afrimitetin, ndersa zenkat cojne ne rruge qorre dhe
zemerim.
Diskutoni ne ceshtjen qe keni kontradikta
Thuaj cfare ndien sinqerisht
Perqendro te ndryshosh sjelljen tende dhe jo te njerit-tjetrit.
Mos akuzo dhe arsytoje partnerin tend.

Te dashurosh do te thote te jesh krijues


Te jesh krijues do te thote te shprehesh dashuri
Ska dashuri pa fantazi

-
Nje marredhenie eshte dhe akt veprimit ose ndikon lidhjen tende cdo dite ose ti ke mbetur ne dicka te
vjeter te pamjaftueshme te merzitshme ne fund te fundit te pakenaqshme.
Shkruaj nje kartoline, nje leter per te.
Bej nje poezi per te

Ai ose Ajo kurre nuk kerkon ndihme

-Mos harro dashuria eshte te japesh dhe te marresh


A keni ekuiliber te mire te dhenies dhe te marrjes ne marredheniet tuaja
Jepe kohen dhe merre ate .Lere te dashurin te hyje ne zemren tende, ne labirinthet e zemres tende, ne
mynyre qe mos dali dot me. Lere dashurine te rrjedhe si uji i burimit, derisa dhe shkembin me te forte
ta bej grope.

Fjalet shprehin pasion, puthja e konfirmon ate

- Te flasesh per ndjenjat e tua eshte nevojshme por kur arrin ne ate pike qe ke nevoje te thuash une te
dua me shume sesa shprehja me goje! Eshte casti kur goja ta shprehi kete me nje puthje te embel.

Praktiko te menduarin cift.


Fillimisht shikoje veten tende si pjesetar i nje cifti."Mendoj per Ne" dhe "neve" perpara se te thuash
“Une” dhe “Mua”

-Kultura jone synon te vere theksin mbi individualizmin dhe nuk terhek sa duhet vemendjen mbi
ndertimin e nje marredhenie dhe mynyren sesi formohen lidhjet.
Ciftet e forte mbeshtesin individe te forte “ne” dhe “neve” jemi me te forte se “ti” ose “une” vec e
vec.

Romantizmi i vertete eshte nje shprehje qe shkon pertej trendafilave, eshte me delikat se cfaredo lloj
dhurate.Eshte me i bute se peshperitja dhe me i qete se fjalet.

-Intimiteti i vertete eshte me i mundur nese njeh dhe kupton partnerin tend thellesisht.Per te arritur
kete duhet te degjosh me te vertete partnerin tend.
Eshte e nevojshme qe te jesh i hapur pa paragjykime, elastik, fleksibel.
Jepi partnerit tend nje vemendje te pandare per 10 minuta, 20 minuta, gjithe jeten.

Romantizmi, dashuria ne veprim eshte e perditshme, ndryshuese, sfiduese, e gjalle nje aktivitet ne
zhvillim.

-Romantizmi shpesh fillon si nje gjendje shpirterore por ai duhet te shkoje pertej mendimeve dhe
qellimeve ai duhet ti kumunikohet te bashkeshortit permes fjaleve, veprimeve, dhuratave
xhesteve.psh nje shikim befasues.
Fantazi moj, mos na braktis.
....................................................................................................................................

Romantizmi eshte nje proces, jo nje ngjarje.

-Romantizmi nuk duhet te jete nje ish. Nuk eshte dicka qe eshte realizuar me pare dhe pastaj eshte
harruar te fuksionoje. Ai duhet te jete dicka ne vazhdimesi, nje pjese e asaj qe realizon cdo dite ne
jeten tende.

Nje marredhenie eshte nje experience qe te meson.Por meso nga teoria dhe jo nga praktika ne
mynyre qe te mos gabosh.

-Te jesh cift eshte te mesosh nga njeri- tjetri, mos harro se te mesosh do te thote zhvillim dhe fantazi
te dyja.Mesimi kerkon kohe dhe durim dhe shpesh here mesojme me gabime, por mundohu qe te
mesoh prej teorise dhe jo prej gabimit.Dhe sigurisht te mesuarit ska fund.
Cfare ke mesuar nga partneri yt javen e kaluar?
Diskuto me partnerin tend dhe zbuloni tek njeri-tjetri cilesi te mira dhe gjera te reja.

Nuk mundesh te jesh perfekt, thjesht duhet te perpiqesh vazhdimisht qe te behesh shume i mire.

-Ata qe presin perfeksionimin, gjithmone ngelen te zhgenjyer.Nese pretendon qe partneri yt do te jete


i perkryer ti po i kerkon atij ose asaj nje standart te pamundur te cilin as ti vete se ke arritur
ndonjehere.
Brenda nje marredhenie njeriu perpiqet dhe meson, qesh, argetohet, luan dhe prape gabon por prape
ai perpiqet per te rregulluar veten perderisa ai ekziston duke vepruar dhe dashuron duke qene i
egzistueshem.

Problemet e marredhenieve nuk jane gjithmone te rrenjosura thelle.Ndonjehere jane rruge romantike
pa krye.

-Startegjia per ta prishur kete rruge pa krye gjate se ciles asnjeri nga partneret nuk leshon nga vetja e
tij, duke pritur tjetrin te ndryshoje dhe te bej ai hapin e pare.Prano qe lidhja jote nuk eshte konkurs,
nuk ke asgje asgje per te humbur ose fituar.
Njeri nga ju kapercen krenarine e tjetrit, per nje minute dorezohet dhe cdo gje fillon te jete si me
pare.Eshte e sigurte se ti do te fitosh me teper nga ky dorezim sesa nga egoja jote ose kokefortesia e
te mbajturit e anes tende.

Ciftet e pjekura e kuptojne dhe e praktikojne ndervaresine.

-Gjate jetes sone ne luftojme dhe ndeshemi me varesine, paversine dhe ndervaresine.
Varesia eshte e lidhur me papjekurine dhe mungesen e mosbesimit ke vetja.
Pavarsia lidhet me pjekurine pa kaluar ne ekstreme.
Ndervaresia eshte shkalla me a larte e pjekurise
Dashuria zakonisht ngatarrohet me shume me varesine, por ne fakt, ti mund te dashurosh vetem ne
raport me kapacitetin tend per pavarsi.

Kthehu tek klasiket

-Nje trendafil i kuq


Darke ne nje restorant frances
Nje medalion me emrin tend aty.

Behu krijuese dhe fantazuese.

-Shkruaj nje poezi, nje esse, nje proze, nje leter.Kujdes me veshjen tende.Thuri germat ne nje leter
dashurie.Mbaj nje ditar dashurie .

Njerez pasive nuk jane apasionante.

-Se kam kuptuar asnjehere perse ka kaq shume njerez qe bejne nje jete me pak emocione Ti o njeri
meriton me shume, nje jete plot emocione dhe nje marredhenie te mirefillte.Te marresh ate qe
deshiron, kerkon mirebesim, vetevleresim pozitiv dhe gatishmeri per te marre pergjegjesi per
marredhenien tende dhe jeten tende.Askush ska thene se eshte e lehte, por shperblimet jane te
pabesueshme!

Te dashuruarit kane nje burim te brendshem qe i con ata pertej kufijve te asaj cka nje njeri mund te
arije i vetem.
-
Cmimi i intimitetit eshte i larte .Dhe rreziku eshte i madh. Cmimi je vete ti, eshte nderi yt, rreziku
nga braktisja, humbja dhe poshterimi.. .Keto jane pengesa te medha te kuptueshme.
Por shperblimi i intimitetit ?
Njerzit qe kane intimitet me partnerin e tyre dihen.Ata kane nje strehe te sigurte dhe kjo i ndihmon
ato te perballen me boten ne mynyre efikase.Ata kane me teper qetesi te brendshme dhe emocionale
se njerzit e tjere.Mos harro kujdes nga humbja, fito mbi humbjen me lidhje serioze e cila eshte
kurorzuar me martese dhe nuk eshte eksperiment emocional.

Thuaji fjalet qe i dashuri deshiron te degjoje.


Sigurisht gjitmone eshte “Te dua”

-
Por cfare fjalesh te tjera jane domethenese per bashkeshortin tend?
Poezi te bukura, premtime dhe betime.
Fjale te embla, zemer, shpirt, ylli, jeta ime.
Me mungon, me ka marre malli, ndjehem bosh pa ty, te dua shume, te tjerat ju mund ti fantazoni
vete.

Shprehjet jane te panumurta, kuptimi eshte nje “Te dua”!

-Nje prekje lehte, nje xhest I thjeshte, nje fjale embel, nje shkelje syri, nje dhurate, nje suprize, nje
mbremje vetem, nje banjo ne vakse, nje shetitje buze detit, nje vallezim shtepiak, etj shprehin vetem
dicka ."Te dua" .

Per shkak se momentet jane te ngarkuara me emocion, ato ngacmojne kujtesen gjithe jeten.

-E kaluara eshte shtepia e kujtimeve te dashurise.E kaluara eshte nje rezervuar i madh e i pasur me
experience dhe mesime qe na ndihmojne per ti cuar metej.Te trokiturit se bashku me te kaluaren
mund te jete nje burim i fuqishem romantik.Nese respekton te kaluaren tende, ti mund ta shfrytezosh
ate per te ndihmuar te vleresosh te tashmen dhe te ndertosh nje te ardhme qe ploteson gabimet. A
keni kujtuar kujtime romantike kohet e fundit?

Ti mund te jesh romantik pa ndryshuar veten tende.


Ti mund te besh kompromise pa u vetekompromisur.
Mund te ndryshosh, pa humbur vecorite tua.
Mund te japesh, pa humbur asgje
Mund te mos jesh dakort, por paqa eshte e nevojshme.
Mund te ndjesh pa e humbur llogjiken dhe kontrollin.

Carpe diem

-Jeto te sotmen
Bej nje liste te 10 gjerave qe i dashuri yt do ti pelqente.
Zgjidh dy prej tyre per te realizuar javen e ardhme.
Pastaj zgjidh nje per te realizuar javet qe vazhdojne derisa te mbarojne.
Po pastaj ? -lind pyetja.
Bej nje liste tjeter natyrisht.

Romanca fokuson seksualitetin, drejt nje qellimi qe ka te bej me dashurine dhe rritjen e intimitetit.

-Pa romantizem, seksi eshte thjesht joshje.


Pa romatizem, seksi rrezikon te jete manipulim ose shfrytezim.
Pa romantizem, seksi shenderrohet ne zakon te zbrazet, monoton ose detyre te merzitshme.
Me romantizem, seksi lidhet me dashurine.
Me romantizem, seksi do te thote te japesh dhe jo vetem te marresh.

Behu artist i lidhjes tende

-Dashuria eshte art, kur aktoret duhet te jene artiste te shkeqyer.


Shpirti krijues vjen nga tensioni dinamik.Tensioni midis lirise dhe disiplines ,,, kaosit dhe rregullit ,,,
te vjetres dhe te rese ,,pasionit dhe rutines ,, njohurive dhe besimit.
Marredhien permbajne te gjitha tensione dhe sfidat e lartepermendura.Ndryshimi midis romantikeve
dhe cdo personi tjeter eshte se romantiket I pranojne keto tensione si sfida dhe sprova krijuese ndersa
te tjeret i shikojne si kercenime per lidhjen tyre.

Kujdes me pyetjet ndaj partnerit tend?

-Mundohu nese do te mesosh dicka prej tij, pyetjet tia besh ne mynyren me te mire duke zbuluar tek
ai deshira, qe ti ke ndermend tia plotesosh.Mos bej pyetje qe pergjigja e saj do te merzisi.

S’mund te mesosh per afrimitetin, nga nje shkrim ose liber por nga jeta.

-Afrimiteti duhet te perjetohet dhe te eksperimentohet.Maksimumi qe mund te bej nje shkrim ose nje
liber eshte qe tiu mesoj rruget,
Kujtohuni se ju jeni i vetmi pergjegjes.Ajo cka eshte e rendesishme eshte se si ndihesh dhe si reagon
dhe sesi te dyja keto mund te intregohen brenda nje individi te vetem i cili je ti.

Romantizmi eshte gjuha e dashurise

-Dashuria eshte nje ide, nje concept, nje ndenje


Dashuria gjen shprehi tek romantizmi
Gjuha e dashurise merr shume forma.Disa kane formen e te folurit .Disa ate te veprimit .Disa te
shikuarit.Disa te shkruarit.Disa te te vepruarit.

Shkruaj

-Shkruaj “Te dua!” .Ku?


Ne pasqyren dhomes me buzekuqin tend(ajo) ose te saj(ai).
Shkruaj nje leter dashurie
Ler nje leter mbi krevat.

Thuaj …

-Thuaj -Te dua ne japonisht “Ai shite imasu”!


Ne rusisht “Ja ljublju tebja”!
Ne gjuhen ekzsimeze kur te jete ftohte “Nagligivaget”
Ne anglisht "I love you"
Ne italisht “Tiamo”
Frengjisht “Zhytem”
Ne shqip tingullon me bukur “TE DUA”
Mos harroni gjuhen tuaj sepse tinguj e gjuhes tuaj hyne me mire ne zemer.

Rregulla e arte, nuk fuksionon gjithmone!

-Beji dhurate te tjereve, ate qe ti do kishe deshire ta benin ty ato.


Zbatoje kete te rregull, te arte. Vepro per te tjeret ate qe ta deshirojne te veprojne ato me ty.Mendohu
mire per kete.

Kenaquni per ngjashmerite tuaja.Respektoni ndryshimet tuaja.

-Perse grate te cilat e kuptojne rendesine e durimit ne lindje e kane kaq te veshtire te jene te
durueshme me meshkujt kur duhet te diskutojne per afrimitetin?
Pse meshkujt e kuptojne shume mire te praktikuarit e teknikes ne sport, por e kane te veshtire te
praktikojne tekniken ne marredheniet e tyre me femrat?

Marredheniet me te shkelqyera jane ato qe ndryshojne dhe zhvillohen.

-Ne rastin me te mire nje marredhenie dinamike eshte perhere ne proces ndryshimi ku dy njerez
ndajne se bashku cdo gje, duke filluar nga gezimet dhe hidherimet.
Nje marredhenie e sukseshme do te thote process i cili perfshin lojen e roleve te ndryshme ne kohe te
ndryshme.Une jam i forte, ti je i dobet, ti ke besim kur une ndihem i pasigurte.
Monotonia nuk luftohet me tradheti, por me dinamike ndryshimi.Shume partnere zgjedhin tradhetine
per te dale nga monotonia nderkohe qe duhet te zgjedhin dinamiken e ndryshimit.
Ndrysho vendin e fjetjes, ndrysho ambientin, ndrysho veshjet. Behu racional dhe besnik/e.

Marredheniet me te mira jane ato marredhenie qe ekuilibrohen mire.Nje ekuliber delikat, jo nje
ekuliber ne prehje por nje ekuiliber dinamik qe ndryshon vazhdimisht.

-Marredhenit e mira ekuilibrohen me kohen kjo do te thote se nje moment te caktuar ne kohe
marredhenia mund te duket gati e pa ekuilibruar,njeri nga partneret mund te jete i arsimuar, njeri
mund te jete i papune, tjetri gezon mbeshtetjen financiare.Por nese te dy partneret jane te dashur dhe
mirekuptohen japin dhe jane te perkushtuar, atehere marredhenia mund te perballoje cfaredo lloj
ngjitje dhe ulje dhe ende mund te jete e forte, emocionuese dhe romantike. Marredheniet jane me
shume shpirterore se sa material.
Dashuria nuk lendon, ajo smund te lendoje, eshte mungesa e dashurise ajo qe lendon.

- Dashuria smund te shfrytezohet per te lenduar.Nese nje person manipulon nje tjeter atehere egziston
mungesa e saj.Ata qe qendrojne ne nje lidhje fyese per shkak te dashurise ata e mbajne ate sepse kane
frike .Ata besojne se skane mundesi tjeter ose te vete vleresohen pak, por harrojne se vetevleresimi
me i mire mund te jete pajtimi.Dashuria sheron, ajo nuk lendon sepse smundet te bej nje gje te tille.

Zgjidh mire

Romantizmi nuk eshte pergjigja e te gjitha problemeve te marredhenies tende.Romantizmi fillon


mbas lidhjes.Hapat e pare i merr arsyeja jote .Njeriu me romantik me bote nese lidhet me nje person
te papershtatshem do behet i mjer ose shume i trishtuar dhe konfuz.Duhen dy njerez te pershatshem
per njeri-tjetrin per te krijuar nje marredhenie te sukseshme.Me kuptoni te pershtashem, jo perfekte.

Respektoje te bashkeshortin/en tend/e besoji dhe kujdesu per te, tregoji sekretet ,diskutoni bashke,
qeshu me te, -------- dashuroje.------

-Respektoje gjithmone
Ndaji fantazite
Beji supriza
Pyete per femijerine tij/saj.
Mesoji gustot, veset, preferencat e tij.

Njihe mire te dashuren, dashuroje ate vleresoje ate degjoje dhe fol me te.

-Fol me zemer
Plotesoji pasionet dhe deshirat
Kujdes! harxho kohe me te.

Keni 10 vjet eksperience, apo nje vit eksperince e perseritur 10 here?

-Kujdes nga monotonia


Eksperienca nuk eshte patjeter e barabarte me zgjuarsine.
Duhet te mesosh nga gabimet, qe te jesh me i mire ne te ardhmen.

Askush se ka thene se do jete e lehte!

-Nuk mund te njohi nese nuk ia hap zemren.


Nuk mund te dashurosh pa qene i ndjeshem
Nuk mund te ti ndash ndjenjat e tua ne nje ambient qe ste mbeshtet
Nuk mund te fillosh nje lidhje duke kerkuar garanci
Nuk mund te jesh kontrollues dhe spontan ne te njeten kohe.

Zgjidh shpirtin tend binjak dhe njeriun qe do te pershtatet ne jete ne principe e tua, moral, parime dhe
besim tend.

-Thelle ne s’jemi te gjithe njelloj


Te gjithe duam, te na dashurojne, te kujdesen per ne dhe te na vlersojne.
Ska rendesi nese je shofer kamioni ose student, i ri apo i vjeter, i pasur apo i varfer, perendimor apo
lindor, te gjithe jemi te njejte, qenie njerzore.
Emocionet tona, arsyeja, shpirti, deshirat, besimi dhe nevojat jane thelbesisht te ndryshme
Variacionet dhe ndryshimet perbehen nga nje shtrese e holle por e rendesishme e gjithesecilit.
Nese nuk perputhem karakteret se paku te perputhen principet dhe idete.

Lidhjet nuk jane 50% me 50%, por ato jane 100% me 100%.

-Te dy jeni pergjegjes per lidhjen tuaj


Kjo sdo te thote nje ekuacion 50% me 50% ekuacion i ekuilibruar ne forme te barabarte.
Kjo do te thote 100% me 100%, secili jep maksimumin e tij.
Kjo eshte e verteta edhe pse ti se pranon kete pergjegjesi.

Kenaqe veteveten me dashuri


Shprehe ate
Njihe ate
Duaje ate
Rreziko
Fantazo
Dhuro
Zhvillo
Kjo eshte jeta jote

Keshilla per beqaret

Martesa apo bashkejetesa?

Ndryshimi midis bashkejeteses dhe marteses nuk eshte vetem ne aspektin social dhe ligjor por dhe ne
aspektin konceptual.Nje vajze qe mendon se duhet te bashkejetoje per te njohur partnerin e saj e
konsideron jeten eksperiment.Martesa nuk eshte ceshtje eksperimenti ajo eshte nje kontrate
besnikerie, dashurie kur te dy partneret pranojne njeri-tjetrin me te mirat dhe te keqijat e tyre.Njerzit
pozitive, shikojne gjerat pozitive tek partneri i tyre.Te kerkosh partner pa te meta do te thote te rrish
pa partner.Kjo kalohet vetem duke bere nje ekulibrim gjykues midis te mirave dhe te metave te tij
dhe duke i dhene rendesi te mirave dhe duke u perpjekur per korrigjimin e te metave me metoda te
ndryshme.Bashkejetesa me shume se nje metode jetese ne origjinen e saj eshte nje zgjidhje
pasanikesh nga frika e divorcit dhe ndarjes se pasurise e cila pastaj kaloi ne shtresat e
ndryshme.Bashkejetesa nuk i ofron femres siguri, as qetesi ajo shijohet si eksperiment dhe jo si nje
lidhje e cila ofron te drejta dhe detyrime, sikurse eshte martesa, institucioni me serioz dhe i shenjte
per te cilen njeriu ndjehet ne paqe.Eshte e pallogjikshme sesi vajzat zgjedhin te jene pjese e nje
eksperimenti per vite te tera nderkohe qe duhet te zgjidhnin institucionin e marteses, duhet te
zgjidhnin te formonin nje familje solide e cila rigjeneron dhe qenien njerzore.Martesa ofron mundesi
mirekuptimi dhe ne qellim e saj nuk ka eksperimentin por jetegjatesine.Ka mirekuptimin, tolerancen,
pranimin e te qenurit me gabime, dhe rigjenerimin e nje energjie pozitive per kalimin e problemeve
dhe konflikteve.Bashkejetesa eshte me mendjeshkurter ajo zgjedh ndarjen direkt me arsyetimin e
mosperputhjes, ndersa martesa eshte me e urte me e zgjuar ajo i jep mundesi jetes bashkeshortore te
rikuperoje veteveten dhe kur ka probleme.

Thote Zoti ne Kuranin famelarte

Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara
(hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e
ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u
jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si
dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër
është prej të shkatërruarve.Maide 5

Martesa apo lidhja ilegale?

Martesa eshte nje lidhje paqeje e cila harmonizon emocionet ne menyren me te shkelqyer.Ajo nuk
eshte aventure, te ciles partneret i frikesohen shfaqes se saj.Ajo eshte publike, ligjore nuk i druhet
asnje njeriu, nuk i dergon partneret drejt aventurave dhe moteleve.Ajo ka shtepine e saj te ngrohte
prej te ciles dashuria dhe marredhenia eshte e qete, e paqte, e embel, e ndergjegjshme, pa stres, e pa
turp sepse ajo eshte e ligjeruar ne te gjitha format e saj. Dy familje qe e kane pranuar por dhe ne
menyre ligjore e kane celebruar.
Lidhja ilegale eshte stresuese, imorale, emocionale qe e le adrenalinen te demtojne trupin por dhe
psikologjia njerzore demtohet per shkak se lidhja ilegale nuk ofron c’lodhjen e ndjenjave te dashurise
ne menyre te shpejte por ajo kerkon kohe derisa partneret te organizojne aventuren e tyre.Njeriu si
qenie eshte i krijuar me epsh i cili nese ndizet, rrit adrenalinen duke crregulluar sistemin emocional te
njeriut pastaj kerkon qe kete ta konkretizoje ose performoje ne nje marredhenie seksuale.Sa me e
madhe te jete koha e pritjes per kete konkretizim aq me e madhe eshte demtimi qe sjell cregullimi
emocional tek njeriu.Pikerisht martesa duke qene se i mban partneret afer njeri-tjetrit ajo i jep
zgjidhje me te shpejte per eleminimin e crregullimit emocional qe japin ndjenjat e dashurise ne
zemer.Marredhenie seksuale ne vetvete eshte nje prehje.
Eshte e pakuptimte per disa vajza te cilat zgjedhin te jene dashnore ilegale ne vend te zgjedhin
bashkeshorte.Vajza nese nje djale ju do kerkon te kaloje jeten me ju dhe jo vetem disa caste
aventure.Mos e thyeni besimin dhe prekupimin e prinderve tuaj te cilet dhe ato kane te drejten e
informimit se me ke vajza e tyre shoqerohet apo do te lidhet.Kane te drejten e tyre tiu keshillojne
juve pavarsisht se ndjenjat e juaja te moshes nuk jua thone kete gje.Por mos harroni se asksuh nuk ju
do me shume ne bote se prindi.Dhe askush ne bote nuk e ze vendin e tij qofte ai dhe i dashuri.Jepini
seriozitet lidhjeve tuaja, bejini ato te perjetshme me martese, familje, femije dhe jo sporadike,
moteleve, si pjese e aventurave emocionale te moshes. Martesa eshte e bekuar prej Zotit prandaj
eshte dhe me e paqte.Eshte dhe bekim prej prinderve te tu.

Koha e romances

Disa e shijojne romancen para martese dhe ne martese ndjehen te zbrazur, ndersa disa mbasi
martohen shijojne romancen.Nuk mund te rrish 10 vjet si dashnore ilegale, pastaj te martohesh.Nje
pararomance nuk duhet te zgjasi me shume se 6 muaj.Duhet te martohesh pastaj te perjetosh
romancen.Deshtimi i shume martesave vjen per shkak se e kane konsumuar romancen para martese
dhe ndjehen te zbrazet gjate marteses.Disa nuk bejne as muaj mjalti sepse e kane konsumuar ate para
martese.Martesa per ta fatkeqesisht shenderrohet vetem ne nje cope leter, edhe djegia e shamise se
beqarit nuk ka me kuptim tek ato. Mos e konsumo shume romancen para martese sepse do te
shkatarrosh martesen tende.Permbaju tradites tone shqiptare.Kerkoje vajzen tek prinderit e saj,
dhuroji asaj besimin e nje lidhje serioze, me pas fejohu me te, njihu me të ne nje periudhe ne
pararomance.Bej dasmen me te, pastaj shijo muajin e mjaltit dhe martesen.Romantizohu ne martese
se keshtu i zgjat jetes asaj..

"Mendo si nje person I martuar"

"Individualiteti"

-Megjithese s’mund ti imponosh lidhjen, ti mund ta kthesh ate ne nje qellim.Kur mendojne per te
beqaret jane afatshkurter dhe perceptojne cektas, gje e cila si pasoje sjell vetmine.
Keshtu do te ishte me mire te perqendrohesh tek suksesi i lidhjes, dhe kushtoji kohe asaj.

"Te menduarit afatgjate"

-Truri konsumohet nga qellime afatshkurtra.A kam ndonje variant per martese? Cfare do te vesh? etj.
Zgjohuni beqare dhe beqareshka.
Te adoptosh nje strukturete menduari afatgjate per lidhje serioze do ti largoje shume streset tua do te
ndihmoje te jesh me teper vetvetja dhe do te jape nje prespektive te mire te gjerave ne te ardhmen
tende. Mos e humb kohen ne beqari, ti mund te formosh nje familje.

"Veprimi"

-Pamja e beqarëve dhe beqareve karakterizohet me shume nga pozat, levdatat, vetepelqimet dhe
ngacmimet e fantazise.Ata qe kalojne pertej ketyre gjerave kane mundesi te lidhen dhe te njohin dhe
te arrijen ate qe duan. Dhe keshtu fillojne udhetimin e tyre.

-Behu kerkues, mos u dorezo.

Perse sherben njohja ? Per shume gjera por me shume impresionimi.Ato qe heqin masken e
kamuflazhit, shpesh shperblehen me lidhje domethenese dhe te sinqerta.

Keshilla per te martuarit

"Mendo si beqar"

"Flirtimi"

-Kur eshte hera e fundit qe ke flirtuar me burrin tend apo gruan tende
Ne te gjitheve na pelqen te na bindin te tjeret dhe te na kushtojne vemendje te vecante.
Mund te mesosh dicka dhe nga miqte tu beqare. Ato kane nje mall, per ate qe e ke ti si i martuar.

"Kenaqesia e momentit"

-Struktura e te menduarit tek nje person e i martuar eshte afatgjate.Ana pozitive eshte se kjo do te
thote siguri, angazhim dhe qetesi.Prandaj ju keshilloj nje fejese dhe martese se sa lidhje
dashurore.Ajo do te krijonte stres, do me marri apo jo do me leje .Por tek te martuarat kemi dhe disa
probleme si pertacia monotonia dhe mungesa aktivitetit.
Nje mynyre per te luftuar anet negative eshte adoptimi i mendimeve dhe i pasioneve i nje djali beqar
ose vajze beqare.

"Joshja"

-Kur ishte hera e fundit qe e joshe partnerin tend?


Sa here je perpjekur te besh humor me te, te vishesh bukur para tij/saj, ti thuash fjale te embelta ta
impresionosh.

"Merr persiper rrezikun"

-Siguria dhe komfortiteti mund te cojne ne pertaci.Nuk merren me rreziqe nuk e stermundojne me
veten.Nuk eshte e cuditshme qe pasioni te zhduket.Beqaret marrin me shume rreziqe emocionale sesa
te martuarit, jane me fantazues dhe kerkues te gjerave te bukura dhe romantike.Pak rrezik brenda
marteses ka fuqi te energjizoje marredhienien tende ne mynyra te pabesueshme.

30:21. Dhe një prej shenjave të Tij(Zotit) është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të
qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja,
për njerëzit që mendojnë.

You might also like