Ergo Nomi

You might also like

Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Skender Zatriqi

1.Ergonomia

është shkencë që ka të bëjë me hartimin dhe rregullimin e gjërave që njerëzit përdorin në vendet e
punës së tyrë apo kudo, në mënyrë që t’ju lehtësohet puna, të jenë më efikas dhe më të sigurtë.

2.Qëllimi i ergonomisë qëndron në:

Eliminimin e dëmtimeve në vendin e punës –kjo arrihet duke rregulluar mjedisin e punës, hapësirat,
kontrollimin e paisjeve të punës, ndriçimin. Duhet të vetëdijesohen për problemet shëndetësore si
pasojë e qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës në mënyrë jo korrekte, ngritjen e peshave të rënda,
qëndrimin e gjatë ulur, përdredhjet e ndryshme, etj

3.Përgatitja e instrumenteve për sterilizim

Instrumentet të cilat janë përdorur gjatë operimit duhet të pastrohen dhe të lahen me ujë të zakonshëm
nga instrumentistja, gjatë larjes ato fërkohen me brushë. Nëse instrumentet kanë qenë në kontakt me
plagën atëherë ato duhet të qëndrojnë në mjet antiseptik 10 min. pastaj instrumentet fshihen dhe
vendosen në kuti metalike për sterilizim.

4.Përmirësimet ergonomike

nuk kanë nevojë të përfshijnë karrige të shtrenjta ergonomike, mjete pune, apo tavolina pune.

5.Temperatura ideale per dhoma spitalore eshte

rreth 18-20⁰C,

dhomat per lidhjen e plageve 22⁰C,

ne sallat e operacionit 26⁰C,

ne shok dhoma 25⁰C dhe

ne laborator 19⁰C.

6. Larja kirurgjike e duarve bëhet në disa etapa:

Larja higjienike – nënkupton larjen e duarve me sapun dhe me ujë të ngrohët i cili rrjedh vazhdimisht, në
afat prej 5min.

Larja mekanike – nënkupton edhe përdorimin e brushës e cila më parë është zhytur në ndonjë mjet
antiseptik dhe është sterilizuar më parë me zierje. Larja bëhet me brushë dhe sapun prej majave të
gishtave në drejtim të bërrylave, në atë drejtim edhe shpërlahen duart nën ujë.

Larja kimike – është etapa e fundit e dezinfektimit të duarve dhe arrihet përmes mjeteve kimike, siç janë:
asepsol,dezoli, alkooli, ose duart fërkohen me povidon jod.
7.Komunikimi i avansuar

kombinon një grup të aftësive dhe përfshinë të dëgjuarit efektiv, të menduarit e aftë, jo-verbal dhe
aftësia për të menagjuar konfliktin

8.Ergonomia Ndryshe quhet edhe si

bioteknologji, inxhineri njerëzore apo faktorët njerëzor.

9.▪Ergonomia është shkencë e

inxhinerisë njerëzore, e cila përfshinë hartimin e një vendi pune që i përshtatet dimensioneve fizike të
personit, me qëllim të parandalimit të lëndimeve dhe sëmundjeve të lidhura me punën dhe rritjen e
rehatisë dhe produktivitetin.

10.▪Ergonomia ka të bëjë me

veshjet, aksesorët, qëndrimin e drejtë në punë dhe mjetet adekuate sa më të sigurta që duhet ti kemi në
vendin e punës për kryerjen sa më të mirë të detyrave dhe shërbimeve ndaj pacientëve si profesionist
shëndetësorë.

11.Themelet e shkencës së ergonomisë

duket se janë përcaktuar brenda kontekstit të kulturës së Greqisë së lashtë.

12.Termi ergonomi daton nga

Lufta e Dytë Botërore, e projektuar nga dizajnerë të aeroplanëve, britanikët u përpoqën të dizajnonin
kabinat që ishin më të përshtatshme për pilotët e aeroplanëve.

13.Specialistët e Faktorëve Njerëzore janë të involvuar në:

▪Planifikim të stacioneve punuese, ashtu që personeli të ketë çdo gjë afër dhe jo kalim konstant prej
njërës trakë në tjetrën për të kryer punën.

▪Planifikim të paneleve lajmëruese, për të siguruar që informatat e punës të jenë lehtë të qasshme dhe
të kuptueshme, përmes sinjaleve vizuele dhe tonike, me sinjale mbështetëse për shkak të mos-
funksionimit të pajisjeve të rëndësishme.

▪Planifikim të sistemeve ashtuqë puna lëvizë në një seri procesesh logjike drejt finalizimit të produktit.

14.Faktorët në ambientin fizik të punës, siç janë:

zhurma, ndriçimi, nxemja , orari i gjatë i punës, puna ditën apo natën , të gjitha këto mund të
kontribuojnë në shëndetin dhe sigurinë e personit në punë.

15.Objektivi themelor për vlerësimin dhe uljen e rrezikut në punë me zhvillimin e teknologjisë ka të
bëjë me:
▪Parandalim të rrezikut profesional

▪Informim të personelit

▪Trajnime me paisje të reja

▪Zbatim të organizuar të masave mbrojtëse

▪Vlerësimi i rrezikut, përsëritet gjatë çdo

ndryshimi të kushteve, mjedisit,

teknologjise së re të avansuar.

16.Llojet e ergonomisë

▪Ergonomia fizike – është përgjigja e trupit njerëzor për ngarkesat fizike dhe fiziologjike të punës.

▪Ergonomia njohëse merret me proceset mendore dhe kapacitetet e njerëzve kur është në punë. Stresi
nga ngarkesa në punë, vendimmarrja, gabimi njerëzor dhe trajnimi bien në këtë kategori.

▪Ergonomia organizative – merret me strukturat organizative, politikat dhe proceset në mjedisin e punës,
si p.sh. puna e zhvendosjes, planifikimi, kënaqësia e punës, motivimi, mbikqyrja, puna ekipore, etika.

17.Ka raste kur puntorët shëndetësorë hasin në probleme me organizmin e tyre siç janë:

dhimbje shpine, dhimbje të këmbëve, duarve, qafës, etj.

18.Ambienti i punës:

▪Duhet rregulluar lartësinë e karrigës, vendin apo mjedisin ku punon, tavolinën dhe sipërfaqen e saj në
mënyrë që të punoni me më rehati dhe lehtësi, uluni në një pozicion relaksues. Profesionistët dhe
infermierët duhet të sigurojnë dhe kontrollojnë në vendin e punës manifestimet e vërejtura në punën e
përditshme të funksioneve të puntorëve për të parandaluar faktorët e rrezikut që mund të kenë në
shëndetin e tyre.

19.Sterilizimi me avuj nën trysni bëhet në aparatin e quajtur

autoklavë.

20.Lëndimet muskuloskeletore përfshijnë:

20.Sindroma e kanalit karpal

Zgjatja e ligamenteve

Sindroma e tensionit në qafë

Dhimbja mekanike në shpinë


Hernia diskale

Lodhje e përgjithshme

Bursti (inflamacion i patellës së gjurit i shkaktuar nga hiperpërdorimi dhe mbingarkesa)

21.Burimet e grumbullimit te te dhenave jan:

burimet primare : personi (pacienti),

Burimet sekondare: familja e klientit ose persona të tjerë , individët në mjedisin rrethues, pjestarë të
tjerë të ekipit shëndetësor, kartela shëndetësore.

22.Infermierja gjatë vlerësimit fillestar grumbullon 4 lloje të dhënash :

1. Të dhënat subjektive – përshkruhet paraqitja individuale e situatës së tij/saj,

2. Të dhënat objektive – janë të observueshme dhe të matshme ,

3. Të dhënat historike – përfshijnë ngjarjet që kanë ndodhur më parë ose që janë të pranishme,

4. Të dhënat aktuale – referojnë ngjarje që po ndodhin në të tashmen.

23.Pozita e detyruar (e dhunshme) – e të sëmurit

varet nga natyra e sëmundjes, pra është i kushtëzuar të marr pozitë të tillë që t’ia lehtësoj vetes
dhimbjen.

24.Dita Nderkombetare e infermierise eshte

me 12 maj , per cdo vit perkujtohet ditelindja e Florence Nightingale.

25.Pozita Trendelenburg

▪ Pozita e të sëmurit është shtrirë në shpinë në mënyrë që pjesa e sipërme e trupit lëshohet më poshtë
sesa e gjymtyrëve.

26.Uniforma e infermierit duhet te jete

e paster, pa bizhuteri penguese per kryerjen e detyrave infermierore (varese, vathe, unaza etj.) thonje te
prere, kepuce te sheshta, dhe karten e identifikimit profesional qe gjithnje te jete e dukshme dhe e
arsyeshme.

27.Spitali eshte

institucion qe ofron kujdes shendetesor duke siguruar trajtimin e te semureve nga stafi shendetesor i
specializuar

28.Me asepsë nënkuptohen


të gjitha veprimet profilaktike me të cilat bëhet asgjësimi (zhdukja) e të gjitha baktereve dhe sporeve të
tyre nga materiali sanitar që bie në kontakt me plagën, me qëllim të parandalimit të depërtimit të
baktereve në organizëm.

29.Pozita Trendelenburg

.Kjo pozitë është e rekomanduar tek të sëmurët me tension të ulët të gjakut, në kolaps, tek të sëmurët
me shok hipovolemik.

30.Depresioni eshte

Është gjendje shpirtërore e çrregulluar që shkakton humbjen e energjisë, shtimin e ndjenjës së pikëllimit,
nervozizmin, dhe humbjen e interesimit për të bërë një aktivitet ditorë.

31.Mjetet antiseptike nga grupi i halogjenit

Këto mjete antiseptike janë në lidhje kimike me klorin dhe jodin. Klori në kontakt me ujin liron oksigjenin
i cili ka ndikim antiseptik. Përdoret për dezinfektimin e ujit. Nga ky grup në të kaluarën më së shpeshti
është përdorur tretësira e Dakinit në koncentrim 3% si natriumi I hipokloritit në shërimin e plagëve
qelbëzuese

32.Shoqata Ndërkombëtare e Ergonomisë

është një federatë e ergonomisë dhe shoqërive të faktorëve njerëzorë nga e gjithë bota.

▪Misioni i kësaj shoqate është të përpunojë dhe avancojë shkencën dhe praktikën e ergonomisë dhe të
përmirësojë cilësinë e jetës duke zgjeruar fushëveprimin dhe kontributin e saj në shoqëri.

33.Mënyrat e veprimit të ergonomisë

Ergonomia primare-Konceptimi

Ergonomia sekondare- Korrigjimi

Ergonomia terciare-Riparimi

34.Çrregullimet muskulo - skeletike. Faktorët e rrezikut

Biomekanik – lëvizjet, ngarkesat fizike dhe përsëritshmëria e gjesteve gjatë punës

▪ Psikosocial – organizimi I punës, stresi (mungesa e personelit, kohës, rreziku për vendin e punës)

▪ Personal – gjentika, situata familjare, ambienti i punës.

35.Puntorët shëndetësorë në punën e tyre të përditshme janë të ekspozuar veçanërisht në:

problemin e dhimbjeve të shpinës

36.Komunikimi i referohet sjelljeve


verbale dhe joverbale.

37.Ne kujdesin infermieror bejn pjes

respektimi i jetes, respektimi i dinjitetit njerzor, respektimi i te drejtave te njeriut

38.Infermierja ka 4 detyra kryesore te cilat jan:

respektimi i jetes, respektimi i dinjitetit njerzor,rspektimi i te drejtave te njeriut

39.Faktoret personal te rrezikut per qrregullime muskulo -skletore jan:

gjenetika, situata familjare, ambienti i punes

50.Parimet themelore te pozocopnimit te te semurit ne shtrat jan:

sigurimi i nje pozite te rehatshme e mir te trupit , ruajtja e siguris te te semurit per te promovuar
qetesin.

51. Komunikimi efektiv ështëelementar në

shkëmbim të informacioneve të kuptuarit të sëmurit tuaj, por ende lejon një bisedë natyrale dhe
spontane.

52. Komunikimi i mirë kërkon shumë aftësi duke përfshirë:

o Dëgjimin

o Pyetjet

o Inkurajimin

o Ngrohtësinë

53.▪Gjendja e vetëdijes në mjekësi përshkruhet si

e qartë, e errësuar dhe e humbur

54.Ankthi:

Është përgjigje emocionale e cila shoqërohet nga ndjenjat e ankthit dhe kapjen e një rreziku të
mundshëm apo fatkeqësi, e cila karakterizohet me simptome fiziologjike të ankthit si:

• Lodhje

• Pagjumësi

• Shqetësim

• Frikë
• Diarre apo kapsllëkë

• Anorexi

• Djersë të tepërta

• Stresi

55.Dezinfektimimund të jetë:

Medicinal – dezinfektimi i duarve, ose plagës

Higjienik – dezinfektimi i hapërsirave të lokaleve hospitalore dhe mjeteve të ndryshme

56.Mjetet antiseptike biologjike:

Mjetet antiseptike biologjike përdoren për ngritjen e imunitetit, për parandalimin dhe shërimin e
infeksioneve.

Në mjetet antiseptike biologjike bëjnë pjesë:

o Antibiotikët

o Vaksinat

o Serumet

57.Si duhet puntorët shëndetësorë të mjekojnë dhimbjet e shpinës

Praktikoni pushime të shkurtëra në pozita relaksuese, qëndroni me shputa të hapura në gjerësi të


shpatullave

Shmangni periudha të gjata të qëndruarit ulur, sepse të qëndruarit ulur nuk mund të ndihmojë procesin
e shërimit.

58.Dhimbje të këmbëve si pasojë

e qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë

59.Ka dy lloje themelore të lëndimeve muskuloskeletore:

njëra është akute dhe e dhimbshme, ndërsa tjetra kronike dhe e vazhdueshme.

 Lloji i parë i shkaktuar nga një ngarkesë e fortë, afatshkurtër dhe e rënde, duke cuar në një dështim të
papritur në strukture dhe funksion.

 Lloji i dytë vjen nga një mbingarkesë e përhershme, duke cuar në rritje të vazhdueshme të dhimbjes
dhe mosfunksionimit.
60.Ajo që duhet të bëni vetë në vendet e punës

60. Rregulloni lartësinë e karriges tuaj, rregulloni vendin apo mjedisin ku punoni, tavolinën dhe
sipërfaqen e saj në mënyrë që të punoni më me rehati dhe lehtësi, uluni në një pozicion relaksues.

 Puntorët shëndetësorë duhet të sigurojnë dhe kontrollojnë në vendin e punës manifestimet e vërejtura
në punën e përditshme të funksioneve të puntorëve për të parandaluar faktorët e rrezikut që mund të
kenë në shëndetin e tyre.

 Puntorët shëndetësorë duhet të zotërojnë njohuri për parandalimin e vështirësive.

61.Komponentet bazë për komunikim si dhe ndërtim të marëdhënjeve ndërpersonale janë:

 Prania – vëmendje dhe interesimi ndaj të tjerëve.

 Dëgjimi – nënkupton ndjeshmëri, kuptueshmëri, frenim të çdo gjykimi për tjetrin, lehtëson njohjen e
nevojave të pacientit.

 Përkujdesja – shumë e rëndësishme në praktikën infermjerore, nënkupton më tepër se një kujdes të


zakonshëm

 Hapja – shprehja e hapur e mendimeve, ndjenjave, emocionve

 Pranueshmëria – pranimi i personave siç janë në të vërtetë, përqendrimi tek karakteristikat pozitive të
personave dhe jo te ato negative.

 Empatia – vënia e vetes në pozitën e tjetrit ku bëhemi pjesë e botës shpirtërore të personave tjerë

 Vërtetësia – mundëson komunikim në harmoni dhe nxit krijimin e besimit reciprok

 Respekti – shpreh ngrohtësinë, pëlqimin dhe pranimin e mendimit të tjetrit.

62.Profesionistet e kujdesit mjekesor infermieror

duhet te tregojne kujdes te njejte per te gjithe te semuret me nevoje, pavaresisht nga mosha, kushtet
sociale ekonomikedhe nga lloji i semundjes, po ashtu, veprimtarine dhe detyrimet e tyre ti realizojnepa
bere dallim per bindjet fetare , ideore,kulturore , etinike, ngjyre apo gjinine e te semurit.

63.Parimet themelore të pozicionimit të të sëmurit në shtrat janë:

sigurimi i një pozite të rehatshme të mirë të trupit, ruajtja e sigurisë të të sëmurit për të promovuar
qetësinë.

64.Llojete pozicionimit

▪ Parandaluese – parandalon zhvillimin e komplikimeve si ulçerave me presion, kontrakturave,


deformimet, etj.
▪ Korrigjuese – ndihmon për të korrigjuar komplikimet (p.sh. kontrakturave).

▪ Antalgjike – duke menjanuar dhimbjen.

65.Puntorët shëndetësorë në punën e tyre të përditshme janë të ekspozuar veçanërisht në

problemin e dhimbjeve të shpinës

66.▪ Ngarkesa e tepërt fizike shkakton çrregullime muskulo-skeletore që shafqen me:

▪ Dhimbjet e shpinës (shkaqet më të shpeshta)

▪ Tendinet, supet, gjunjët,

▪ Insuficienca venoze dhe limfatike

67.Infermieriaeshte vetem

profesion shendetesor me profilin e trajnuar te kujdesit shendetesordhe zhvillontekujdes ne familje dhe


ne komunitet me rastin e sherimitte te semurit.

68.“Funksioni unik I kujdesit infermieror eshte

per te ndihmuar personat, te semuret apo te shendoshet ne kryerjen e aktiviteteve infermierore qe do


te kontribuojn ne ruajtjen e shendetit, ne sherim ose ne rrjedhjen e procesit te vdekjes. Ndihma dhe
kujdesi infermieror duhet t’I ofrohet personave te pafuqishem ,pa force, te paafte , me nevoje, e qe
infermierja me njohurite dhe aftesite e saja profesionale mund t’i ndihmoje, shpejte, ne cdo kohe, kur
paraqitet nevoja per ndihme dhe kujdes infermieror.”

69.Obligimet e infermieres/it

69.Obligimi infermieror eshte kujdesi dhe siguria e pacientit ashtu qe njerezit duhet te jene ne gjendje
qe te iu besojne jeten dhe shendetin e tyre.

• Infermierja/i duhet ti permbahet themeleve baze te kujdesit shendetesor per kujdes te vazhdueshem,
perkushtim te plote dhe te beje perpjekje per mbrojtjen dhe ruajtjen e humanitetit.

70.Procesi i kujdesit infermieror eshte organizuar ne 5 faza:

Vlerësimi fillestar

Diagnoza infermierore

Planifikimi

Zbatimi

Vlerësimi i rezultatit të arritur.

You might also like