Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 62

Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

RECEPTURA MJEKËSORE

Receptura mjekësore ose Farmakografia është pjesë e farmakologjisë, e cila merret me


studimin e:
 formave të barnave
 mënyrën e përgatitjes
 mënyrën e përdorimit të barnave dhe
 mënyrën e shkruarjes së tyre në recetë.

Barnat janë substanca ose preparate


medikamentoze, të cilat:
 në sasi,
 në formë dhe
 në kushte të caktuara,
shërbejnë për:
 diagnostikimin,
 prevencën dhe
 shërimin e sëmundjeve te
njerëzit dhe te kafshët.

Fjala greke pharmakon = shënon edhe


barin edhe helmin.

Është vështitë të tërhiqet kufiri ndërmjet


veprimit terapeutik dhe toksik të të njëjtës
Foto 1-Barnatorja
substancë.

Disa substanca, në kushte të caktuara, mund të shërbejnë si ushqim, herën tjetër si barë, kurse
herën tjetër si helm.

Kjo varet nga:


 doza (sasia)
 forma
 mënyra e aplikimit dhe
 gjendja e organizmit.

Shembull: Disa substancat që janë pjesë përbërëse e ushqimit dhe si të tilla pra, çdo ditë
futen në organizëm në sasi të caktuar (shërbejnë si ushqim), janë:
 NaCl (kripa e kuzhinës)
 J (jodi)
 Fe (hekuri)
 P (fosfori) etj.

P.sh. NaCl – nevojat ditore 2g/ditë (pra në doza normale dhe gjendje normale të organizmit
është ushqim).
Në rastet e deficitit të Na dhe Cl në organizëm (te djersitjet e tepruara, vjelljet enorme,
diaretë, te poliuria – si te diabeti dhe acidoza) – NaCl shërben si bar:
dhënia e tretësirës izotonike 0.9% e NaCl në formë infuzioni – Natrii chloridi infundibile.

Në doza të mëdha është helm (intoksikimi me NaCl).

1
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Barnat, para se të lëshohen në qarkullim i nënshtrohen disa ekzaminimeve:


 Ekzaminimi laboratorik i barit
 Ekzaminimi toksikologjik
 Ekzaminimi klinik.

1. Te ekzaminimi laboratorik i barnave, përmes:


 ekzaminimeve fiziko-kimike dhe
 ekzaminimeve biologjike (në kafshë eksperimentale),
përcaktohet:
 përbërja kuantitative dhe kualitative e barit
 pastërtia
 stabiliteti
 toksiciteti etj.

Këto ekzaminime kryhen në:


 entet për ekzaminimin dhe kontrollin e barnave
 institucionet përkatëse të Fakultetit të Mjekësisë
 të farmacisë
 të veterinës, dhe
 në institucione të tjera shkencore të autorizuara për këtë qëllim.

2. Te ekzaminimet toksikologjike, (në kafshë eksperimentale), përcaktohet:


 toksiciteti lokal;
 toksiciteti i përgjithshëm;
 ndikimi në fertilitet;
 veprimi teratogjen
 veprimi kancerogjen, si dhe
 përcaktohet indexi terapeutik (IT=LD50/ED50) dhe
 gjerësia terapeutike (diapazoni ndërmjet dozës maksimale terapeutike dhe
asaj toksike).

Foto 2- Ammanita Muscaria në


plantacionin e pishave Pinus
radiata, afër Mount Field National
Park, Tazmani(Australi)
Helmimi me këtë kërpudhë rezulton
me: krizë kolinergjike(hipotension,
djersitje, jargëzim), çrregullime
auditive dhe optike, ndryshime
shpirtërore, eufori, relaksim dhe
humbje të ekulibrit.

3. Ekzaminimet klinike :
 Ekzaminimi farmakodinamike: (veprimet kryesore dhe anësore të barit);
 Ekzaminimet farmakokinetike:
- thithja
- shpërndarja
- biotransformimi
- eliminimi
- induksioni i enzimeve
- toleranca

2
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

 Kundërindikimet (te shtatzënat, fëmijët etj.)


 Inkompatibiliteti:
- fizik
- kimik
- fiziologjik
- farmakologjik
 Ndikimi në aftësitë për punë.

KLASIFIKIMI I BARNAVE

Barnat mund t’i ndajmë sipas aspektit:


1. Farmaceutik (merr për bazë vetitë e barnave – qenësore për praktikën
farmaceutike) dhe
2. Farmakologjik (bazohet në veprimin e barnave në organe, sisteme të
organeve apo në tërë organizëm).

1. Ndarja farmaceutike e barnave:

Barnat mund t’i ndajmë sipas disa kritereve:

 Sipas përbërjes (nga nr. i subst. aktive)


 Sipas forcës së veprimit dhe mënyrës së ruajtjes
 Sipas mënyrës së përgatitjes
 Sipas mënyrës së përdorimit
 Sipas prejardhjes
 Sipas konzistencës.
Sipas përbërjes:
 Barnat e thjeshta - (përmbajnë vetëm një substancë aktive)
 Barnat e kombinuara - (dy e më shumë subst. aktive)

Sipas mënyrës së përdorimit:

 Barnat për përdorim të jashtëm


- Aplikohen në lëkurë dhe mukoza,
- Kanë veprim lokal,
- Dozohen me përqendrim terapeutik)

 Barnat për përdorim të brendshëm


- Veprim të përgjithshëm ose selektiv,
- Dozohen me dozë terapeutik individuale
 Telamentat
- Mjetet ndihmëse mjekësore.
- Nuk janë barna në kuptim të plotë të fjalës.
- Shërbejnë për të fiksuar substancat shëruese në pjesë të caktuara të
organizmit (me lidhje, mbështjellje, ngjitje, fiksim etj.), si:
- Lana, ae = pambuku
- Tela, ae = garzat
- Fascia, ae = fashat
- Collemplastrum, a = emplastra.
 Mjetet diagnostikuese

3
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Sipas prejardhjes:

 Barnat me prejardhje natyrale:


- bimore
- shtazore
- minerale

 Barnat me prejardhje kimike:


- substanca të natyrës inorganike
- substanca të natyrës organike

 Preparatet galenike
- barnat nga dy grupet e para që përgatiten në farmaci dhe industri me
përpunimin e tyre..
Sipas konzistencës:
 Format e lëngëta
 Format e buta
 Format e forta

Sipas forcës së veprimit dhe mënyrës së ruajtjes:

a) Barnat me veprim të dobët:


ambalazhi: sfondi = bardh
germat = të zeza.

b) Barnat me veprim të fortë - (“Remedia separanda”):


ambalazhi: sfondi = bardh
germat = të kuqe
para emrit = vihet një kryq ()

Pacienti mund t’i përdorë vetëm në doza saktësisht të përcaktuara.


Ruhen të ndara nga barnat tjerë.

c) Barnat me veprim shumë të fortë - (“R. claudenda s. Venena”) helmet:


ambalazhi: sfondi = i zi
germat = e bardha
para emrit = vihet dy kryqe ()

Ruhen në vitrina të posaçme të mbyllura me çelës.

ç) Drogat dehëse - (“Narkotikët”):


ambalazhi: sfondi = i zi
germat = e bardha
para emrit = shenja e paragrafit (§)
Ruhen në vitrina të posaçme të mbyllura me çelës.

d) Substancat radioaktive:
ambalazhi: sfondi = i verdhë
3 segmente = të kuqe ( )
Ruhen sipas dispozitave të veçanta.

4
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

dh) Trigonikët:
Shënohen me një trekëndësh të zi ()

Nuk guxojnë t’i përdorin vozitësit (ndikojnë në vetitë psiko-fizike)

e) Barnat që zbërthehen nën ndikimin e dritës:


Nga drita inaktivizohen ose përfitohen produkte toksike.
Ruhen në shishe të zeza (Ad vitrum nigrum).

ë) Substancat që ndezen lehtë, subst. eksplozive dhe kaustike:


Ruhen në bunkerë të posaçëm.

Sipas mënyrës së përgatitjes:

 Barnat magjistrale:
- përgatiten sipas recetës së mjekut
- përgatiten aty për aty “ex tempore”.

 Barnat oficinale:
- përbërja, vetitë dhe mënyra e përgatitjes janë të
shënuara në Farmakope.

 Barnat e gatshme:
- forma të gatshme
- përbërje sasiore e cilësore të përcaktuar
- me ambalazhe të posaçme dhe
- me emër të mbrojtur me ligj.

FARMAKOPEA

Pharmacopea, -ae, f. (greq. phármacon = bar + poiéo = bëj, përgatit)

- Libër zyrtar i një vendi, i cili përfshinë të


gjitha barnat oficinale dhe karakteristikat e
tyre.

Farmakopea:
1. Nacionale
2. Internacionale (Ndërkombëtare)

 Barnat jooficinale =
barnat që nuk janë të
parapara me Farmakope

 Barnat opsolete = barnat


që kanë qenë të përfshira
në Farmakopenë e
mëparshme, e nuk janë në Foto 4 Farmakopea Evropiane dhe Britanike
botimin e fundit.

5
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Farmakopea i ka dy pjesë:
1. Pjesën e përgjithshme (libri – I) , përmban:
 dispozitat për:
- identifikimin
- ekzaminimin dhe
- ruajtjen e barnave
 Definicionet për format e ndryshme të preparateve shëruese;
 tabelat me: - listën e barnave me veprim të fortë
- listën e barnave me veprim shumë të fortë
- listën e narkotikëve
 tabelat me:
- doza toksike dhe letale (për të rritur)
- dozat terapeutike për fëmijë

2. Pjesën speciale (libri – II) , quhet “Materia medica”:

- Përfshinë monografitë e barnave sipas abecedës, me këto shënime:


 Emri i barit
 përshkrimi i tij
 vetitë fiziko-kimike
 mënyra e përgatitjes
 makroskopia, mikroskopia
 identifikimi
 konstantat
 pastërtia
 dozat
 inkompatibiliteti
 mënyra e ruajtjes
 sinonimet
 shkurtesat
 vërejtjet.

6
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

RECETA (Formula, -ae = recetë)

Receta është dokument zyrtar me të cilën mjeku jep udhëzime për përgatitjen dhe dhënien e
barit.

Fjala recetë - lat. Praeceptum =


përshkrim, preskribcion, instruksion.

Recetë mund të shkruajnë:


 mjeku
 stomatologu
 veterinari

Foto 5- Receta
Meqë është dokument juridik përshkrimi i saj duhet të jetë:
 krejtësisht i plotë
 i përpikët (përbërja, doza etj.)
 i shkruar qartë
 jo me laps të thjeshtë, dhe
 nuk lejohen përmirësime.
Ekzistojnë tri lloje recetash:

1. Recetat magjistrale (Formulae magistrales)


2. Recetat oficinale (Formulae officinales)
3. Recetat për barnat e gatshme.

Pjesët kryesore të recetës:

1. INSCRIPTIO
2. INVOCATIO
3. ORDINATIO (Praescriptio, Designatio materiorum)
4. SUBSCRIPTIO
5. SIGNATURA
6. NOMEN MEDICI
7. NOMEN AEGROTI

1. INSCRIPTIO: - mbishkrimi, kreu i recetës


 Shkruhet: emri i entit shëndetësor që ka lëshuar recetën,
 emri i pacientit,
 mosha
 adresa
 siguruesi
 shifra e mjekut
 shifra e diagnozës
 Për fëmijët deri 15 vjeç = shënohet mosha dhe pesha.

2. INVOCATIO: - Shkruhet në anën e majtë të recetës me shkurtesën Rp. = (lat. Recipe


= merr)

7
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

3. ORDINATIO: -
Pjesa më kryesore e recetës, sepse në te shkruhet bari.

Ordinatio te recetat magjistrale përbëhet nga këto pjesë:

a) Remedium cardinale - substanca kryesore shëruese

b) Remedium adjuvans - substanca ndihmëse shëruese


Kjo substancë përforcon, potencon, rritë, ndihmon
ose plotëson veprimin e barit kryesor (veprim
sinergjik me barin kryesor).

c) Remedium corrigens - për të korrigjuar shijen ose erën e keqe të


barit
- për të zbutur veprimin irritues lokal të barit
- lehtëson pirjen e barit (nga fëmijët)

ç) Remedium constituens (vechiculum, excipiens)


- i jep formën barit
- përcakton konzistencën dhe
- përcakton sasinë e përgatesës
- pra, shërben si bartëse e substancave të
tjera shëruese.
Disa rregulla të shkruarjes së recetave:

Emrat e barnave = shkruhen në gjuhën latine, në rasën gjinore (genitiv)


Në recetat magjistrale dhe oficinale sasia e subst. = shënohet me gram (g)
- me numra arab dhe
- me presje decimale

1,0 gramma unum 1 gram g


0,1 decigramma unum 1 decigram dg 10-1
0,01 centigramma unum 1 centigram cg 10-2
0,001 miligramma unum 1 miligram mg 10-3
0,000001 microgramma unum 1 mikrogram g 10-6
1 gram (1 g) = merret sa pesha e 1 ml ujë të destiluar në 4ºC in vacuo.

Në recetat për barna të gatshme:


- Presja decimale nuk përdoret, nëse kjo nuk është e domosdoshme (p.sh. shënohet 3 mg, e
nuk shënohet 3,0 mg).
- Sasia e substancës  1 gram shënohen me gram, me numra arabë (p. sh. 1 g).
- Sasia e substancës < 1 gram shënohet si miligram (mg) (p.sh. 500 mg dhe jo 0.5 g).
- Sasia e substancës < 1 miligram shënohet si mikrogram (p.sh. 100 mikrogram, e jo 0.1 mg).
- Kur përdorimi i presës decimale është i pashmangshëm, kurse para presës decimale vlera
është zero, atëherë zeroja shënohet patjetër (p.sh. 0.5 ml dhe jo .5 ml).
- Nëse mikrogrami shënohet me shkurtesë, atëherë përdoret shkurtesa për milicentigram
(mcg).
1 gram H2O = 20 pika
1 lugë e vogël (e kafes) = 5,0 g
1 lugë e mesme (e çajit) = 10,0 g
1 lugë e madhe (e gjellës) = 15,0 g
1 filxhan i kafës = 50,0 g
1 gotë e çajit = 100,0 g

8
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Sasitë e shprehura në përqindje = shkruhen me numra arabë pranë shenjës (%).

Përqendrimi terapeutik tregon sa gramë të substancës aktive gjenden në 100 gramë të


përgatesës.

Nëse në recetë dy e më shumë subst. shkruhen në sasi të njëjtë, atëherë numri, i cili tregon
sasinë e çdo substance shkruhet vetëm pranë substancës së fundit, kurse para numrit shkruhet
shenja (shkurtesa)

ãã - “anna partes aequales” = në pjesë të barabarta

p.sh. Ammonii chloridi 0,2


Natrii benzoatis 0,2

Në recetë shkruhet:

Ammonii chloridi
Natrii benzoatis ãã 0,2

Kur mjeku në recetë nuk e cakton sasinë e vehikulumit, atëherë në ordinatio, pas emrit të
vehikulumit, në vend të sasisë, duhet shkruar:

“quantum satis” sa është e nevojshme, aq sa duhet


shkurtesa q.s.

Nëse mjeku qëllimisht e tejkalon dozën maksimale terapeutike, dozën e tejkaluar e shënon
edhe me germa (në kllapa), shkruan një pikë çuditëse (!) dhe vërteton me nënshkrim dhe
faksimil pranë sasisë së shprehur me fjalë.

4. SUBSCRIPTIO -

Përmban udhëzimet për:


 punët që duhet të bëjë me substancat e shënuara në ordinatio
 mënyrën e paketimit të barit (në çka të jepet bari)
 numrin e paketimeve dhe
 urdhërin për lëshimin e barit.

Shkruhet në rasën kallëzore (akuzativ)

Për formulat magjistrale subskripcioni fillon me:

“Misce” = përziej (shkurtesa M.)


“fiat” = të bëhet (shkurtesa f.)
ose ”fiant” = le të bëhen

Pra “Misce fiat” - (shkurtesa M. f.)


Pas tyre shkruhet forma e barit.

p.sh. Misce fiat unguentum


Misce fiat solutio etj.

9
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Udhëzimi për mënyrën e paketimit dhe dhënien e barit fillon me:

“Da” = jep, ose


“Detur” = jepni
“Dentur” = të jepen (shkurtesa = D.)

Pastaj shkruhet forma e paketimit:

Da ad vitrum = jep në shishe


Da ad vitrum nigrum s. fuscum = jep në shishe të errët
Da ad scatulam = jep në kuti
Da ad sacculum = jep në qeskë
Da ad vitrum sub signo veneni = jep në shishe me shenjën e helmit
Da ad vitrum collo amplo = jep në shishe me grykë të gjerë
Da ad vitrum guttatorium = jep në shishe pikatore

Nëse shkruhet numri i dozave, shënohet:


“Da tales doses” = jep doza të tilla (shkurtesa = D. t. d.)

Pastaj shënohet numri i dozave = me shifra romake dhe në kllapa shkruhet edhe me germa në
gjuhën latine.

p.sh. Da tales doses Nr. X (decem) ose


D. t. d. Nr. X (decem)

(Sasia e barnave shënohet në rasën kallzore – akuzativ)

Nëse është dhënë sasia e tërë substancës, e ajo duhet të ndahet në doza të barabarta,
shkruajmë:
“Divide in doses (partes) aequales” = ndaje në doza të barabarta
(shkurtesa - div. in d. aeq.)
5. SIGNATURA

Shënohen udhëzimet që i jepen të sëmurit për mënyrën e marrjes së barit, intervalet kohore të
marrjes së barit.
Shkurhet në gjuhën popullore.

Shënohet me: “Signa” = shëno, ose


“Signatur” = le të shënohet
(shkurtesa = S.)

 Te barnat për përdorim të brendshëm - signaturën e kanë të shënuar në etiketë të


bardhë.
 Te barnat për përdorim të jashtëm - signaturën e kanë të shënuar në etiketë të
kuqe, me vërejtjen: “Për përdorim të jashtëm”.

 Te substancat helmuese - në etiketë shënohet “Helm”.

Signatura “Suo nomine”, = shënoje emrin e barit, ose


“Cum formula” = shënoje me emrin e vet.

përdoret kur mjeku shkruan barin magjistral ose oficinal të cilin vetë do t’ia aplikojë të
sëmurit.

10
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Signatura “Ad manum medici” = në dorë të mjekut


(shkurtesa - Ad. m. m.)
shënohet te barnat që i aplikon vetë mjeku.
Shpeshherë nuk shkruhet i tërë subskripcioni, por shkruhet së bashku me signaturë:
p.sh. “Misce da signa” = përziej, jep, shëno
(shkurtesa - M.D.S.)
6. NOMEN MEDICI - emri i mjekut, nënshkrimi, faksimili

7. NOMEN AEGROTI- emri i të sëmurit (nëse nuk janë shënuar në inscriptio).

Shënohet në fund – te recetat private.

Shenja “Cito” = shpejt, ose


“Statim” = menjëherë, urgjent, ose
“Periculum in mora” = rrezik të hamendesh

shënohen kur bari duhet dhënë urgjentisht.

“Ne repetatur !” = të mos përsëritet


“Necesse est !” = është e domosdoshme (kur në recetë jepen dy e më shumë
paketime).

“Verte !” = ktheje (kur shkrimi vazhdon në faqen tjetër)

Kur bari përdoret nga vet mjeku, në signaturë shënohet:

“Ad usum proprium” = për përdorim veanak


“Pro autorem” = për autorin
“Pro me” = për mua.

Kur me recetë shkruhen barnat narkotike dhe substancat psikotrope shënohen në kopje dhe
shkruhet - “Copia”.

Formula e përgjithshme për barnat oficinale:

Rp. - Forma barit (në gjinore) Emri i barit (në gjinore) (doza ose sasia)
Da ad (shkruhet në çka jepet)
S. -

Formula e përgjithshme për barnat e gatshme:

Rp. - Emri i barit (në emrore) Forma e barit á (doza)


Da scatulam originalem Nr. I (unam) (shkruhet në akuzativ), ose
Da lagenam originalem
Da tubam originalem
S. -

Para dozës ose para madhësisë vendoset shenja - á


Doza gjithnjë shënohet në ordinatio (reshtin e parë), pas shenjës á.

11
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Shkurtesat: Da scatulam originalem = D. scat. orig.


Da lagenam originalem = D. lag. orig.

Emërore Kallëzore
vitrus = vitrum
sacculus = sacculum
tuba = tubam
scatula = scatulam
Nëse jepen dy e më shumë paketime origjinale, subskripcioni shkruhet në shumës (në rasën
kallëzore)

p.sh. Da lagenas originales Nr. II (duas)


Da scatulas originales Nr. II (duas) etj.

Te rastet kur paketimet kanë madhësi të ndryshme shënohet edhe paketimi origjinal që duhet
dhënë. Madhësia e paketimit ose sasia, te të gjitha format farmaceutike, shënohet në
subscriptio, pas shenjës á.

P.sh. një lagenë origjinale me 16 kapsula, shkruhet:

Da lagenam originalem Nr. I (unam)


á capsulas Nr. XVI (sedecim)

Da scatulam originalem Nr. I (unam)


á tablettas Nr. XX (viginti)

Da lagenam originalem Nr. I (unam) á 100 ml

Te drazhetë në subscriptio numri i drazheve shënohet vetëm me shifër romake, pa fjalë latine
në kllapa, sepse fjala dragée ka prejardhje frënge - fr. dragée = “karamelë e vogël”, nuk
është fjalë latine.

pra: Da lagenam originalem Nr. I (unam)


á Nr. XXX.
Da phiolam originalem Nr. I (unam)
á Nr. XXX. etj.

Nëse nuk dihet lloji i paketimit origjinal mund të shkruhet:

Da occulusio praeformata Nr. I (unam) = jep paketime origjinale nr.

shkurtesa: D. o. p. Nr. I (unam)

12
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

FORMAT E LËNGËTA MEDIKAMENTOZE

1. Solutiones medicinales
2. Suspensiones medicinales
3. Emulsiones
4. Guttae
5. Tincture
6. Extracta aquosa
7. Species
8. Korrigjensat për barna në formë të lëngët
9. Injectiones
10. Infundibilia
11. Inhalationes
12. Klysmata (clysmata)

1. Solutiones medicinales

Përgatesa:
 të kthjellëta
 të lëngëta
 përmbajnë një ose disa substanaca
mjekuese
 të tretura në tretës të
përshtatshëm.

Përbëhen nga:
 substanca bazë (solvendum)
 tretësi ( solvens)

Si tretës: Foto 6-Tretësirat


 Uji (për subst. hidrosolubile)
- Aqua destillata (A.purificata, A.demineralisata)
- Aqua redestillata (tretësirat për sy)
- Aqua redestillata sterilisata (s. Aqua pro injectionem)

 Alkooli etilik - Për subst. e patretshme në ujë.


- Formohen tretësirat alkoolike
(konc. = 45°, 70°, 90°, 95°)
 Glicerina - ka veti higroskopike
- rituese dhe
- dehidratuese për lëkurën
(Si tretës te barnat që do të përdoren mbi lëkurë)
 Vajrat (për subst. liposolubile)
- vaji i ullirit (Oleum Olivae)
- vaji i pjeshkës (Oleum persicorum)
- vaji i luledjellit (Oleum helianti)
- vaji i ricinit (Oleum ricini)
- vaji i peshkut (Oleum jecoris)

Jepen me shishe qelqi Ad vitrum


Ad vitrum nigrum s. fuscum

13
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Shkruhen në sasi: 50,0


100,0
200,0 etj.

Tretësi zgjedhet në bazë të:


 Tretshmërisë së subst. së tretur
 Veprimit specifik të vet tretësit (p.sh. alkooli i zbutur = antiseptik i mirë)

Varësisht nga mënyra e përdorimit:

1. Tretësirat për përdorim të brendshëm


(Solutiones pro usum interno)

2. Tretësirat për përdorim të jashtëm


(Solutiones pro usum externo)

1. Tretësirat për përdorim të brendshëm


(Solutiones pro usum interno)

Shkruhen: - kur i sëmuri nuk mund ta merr barin në formë të fortë


- kur nevojitet thithja e shpejtë e barit.
Merren – per os

Për të shkruar recetën duhet ditur:


 Dozën terapeutike individuale (D.th.ind.)
 Numrin e dozave, dhe
 Tretësin më të përshtatshëm për atë subst.

Si tretës: - uji dhe


- vaji i ullirit (Oleum Olivae)

Prishen lehtë, prandaj sasia e tyre duhet të jetë 50 – 300 g

Dozimi = me lugë.

Mund të jenë: - Magjistrale


- Oficinale
- Të gatshme
Magjistralet shkruhen ashtu që:
 një lugë tretësirë përmban një dozë terapeutike individuale (pra doza e veçantë
terapeutike merret me një të pirë);
 sasia e përgj. e barit llogaritet = (D.th.ind. x “nr-dozave”)
 shija ose era e keqe korrigjohen me shurupe (10 – 20%)

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (D.th.ind. x “nr.-dozave”)


R. corrigens (D.th.ind. x “nr.-dozave”, ose nga P.th. %)
R. constituens ad (gram të lugës x “nr.-dozave”)
Misce fiat solutio
Da ad vitrum
S. -

14
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

FORMULAE OFICINALES:

Rp. - Forma (solutionis), emri (sasia)


Da ad vitrum
S. -

TRETËSIRAT E GATSHME :

Rp. Emri i barit®, forma e tij (solutio) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. -

2. Tretësirat për përdorim të jashtëm


(Solutiones pro usum externo)

Në këtë formë jepen barnat të cilat përdorten për:


 lyerje - litus
 për larje - lotio
 kompresa - fomentum
 shpërlarje vagjinale - irrigatio vaginalis
 shpërlarje të gojës - collutoria
 shpërlarjen e fytit - gargarismata
 pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve etj.

Si tretës:
 uji
 alkooli
 vajrat yndyrore kur tretësira aplikohet në lëkurë
 gliceroli
 acetoni

 uji
 vaji i ullirit kur tretësira aplikohet në mukoza

Për të shkruar recetën duhet ditur:


 Përqendrimin terapeutik (P.th.)
 Tretësin më të përshtatshëm për atë substancë

Sasia e tretësirës varet nga:


 sipërfaqja ku aplikohet dhe
 shpeshtësia e aplikimit.

15
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Në recetë mund të shkruhen si :


 Magjistrale;
 Oficinale;
 Të gatshme.

Sasia e substancës aktive shprehet në përqendrim (%) terapeutik.

Nëse në recetë - shkruhet me përqendrim më të lartë, atëherë në signaturë :


S. = ceket që i sëmuri duhet vetë ta zbus barin, duke e dozuar ate me lugë,
gotë etj.)

Sasia e përgjithshme e substancës aktive llogaritet sipas formulës:

P.th.
S tot S aktive   S .T .
100
ku: StotSaktive = Sasia e përgjithshme e substancës
P.th = Përqëndrimi terapeutik i substancës
S.T. = Sasia e tretësirës që duhet përgatitur

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (Sasia e përgj. e subst. aktive– nga % terap.)


R. adjuvans (Sasia e përgj. e subst. aktive)
R. constituens ad (Sasia e përgj. e tretësirës)
Misce fiat solutio
Da ad vitrum
S. Për përdorim të jashtëm,
-

FORMULAE OFICINALES:

Rp. Forma (solutionis), emri (sasia)


Da ad vitrum
S. Për përdorim të jashtëm,
-

TRETËSIRAT E GATSHME :

Rp. Emri i barit®, forma e tij (solutio) á (përqendrimi)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

16
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

3. Miksturat (Mixturae)

Janë tretësira ujore të dy ose më shumë substancave mjekuese, përzierje të dy ose më shumë
tretësirave shëruese (të lëngëta) ose përzierje e preparateve të lëngëta për përdorim oral.

Ju shtohen korrigensa dhe substanca të tjera ndihmëse.

Jepen në - shishe qelqi (Da ad vitrum)


Sasia: 50.0 – 200.0 g
Sasia varet nga:
 shpeshtësia e përdorimit dhe
 stabiliteti i miksturës.
Dozohen - me lugë.

Në recetë shkruhen sikurse tretësirat për përdorim të brendshëm.

 Dallimi vetëm në subscriptio: Misce fiat mixtura

2. Suspensionet medicinale
(Suspensiones medicinales)

Janë përgatesa: - të lëngëta të barnave


- të dedikuara për përdorim oral.

Përmbajnë:
- substance mjekuese të ngurta
- të imtësuara,
- substanca ndihmëse
- në vehikulum të caktuar.

Substanca e ngurtë nuk tretet në


vehikulumin e lëngët.
Prandaj, para përdorimit duhet të tunden
(sepse faza e ngurtë sedimentohet në fund
të shishes).
Foto 7- Suspenzionet

Në këtë formë - nuk shkruhen substancat me veprim shumë të fortë.

 Suspensiones pro usum interno


 Suspensiones pro usum externo s. pastae aquosae
 Suspensiones ad injectionem - (susp. e injektueshme)

2.1. Suspensiones pro usum interno

Principi i shkruarjes në recetë: - sikurse te tretësirat për përdorim të brendshëm.

Dallimet:
 Në subscriptio:
- Misce fiat suspensio
- Da ad vitrum collo amplo (shishe me grykë të gjerë)

17
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

 Në signaturë: (vërejtja)
- Para përdorimit të tundet !

2.2. Suspensiones pro usum externo s. pastae aquosae

- Nuk janë përgatesa oficinale


- Sinonim: pudra të lëngëta

- Janë: - përgatesa të trasha


- të lëngëta
- për përdorim të jashtëm (vetëm në lëkurë)

- Përbëhen nga dy faza:


 faza e ngurtë - (40%)
 faza e lëngët - (60%)

Faza e ngurtë

Meqë substancat aktive nuk mund të jenë në sasi kaq të madhe (40%) – shtojmë pluhura
indiferentë:
 Talci
 Zinci oxydi (në pjesë të barabarta deri në 40%)

Faza e lëngët

Kryesisht përbëhet nga:


 Uji i destiluar
 Gliceroli (çdo herë - për tu fiksuar më mirë
substanca aktive në lëkurë)
 Alkooli (disa herë - për të përshpejtuar
tharjen e barit në lëkurë)

2.3. Suspensiones ad injectionem (suspensionet e injektueshme)

Janë suspensione të substancave të patretshme në ujë ose vaj.

Përgatiten menjëherë para përdorimit – sepse nuk janë stabile.

Kryesisht janë preparate të gatshme – në formë ampulash.

Në recetë shkruhen si përgatesa të gatshme.

18
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

3. Emulsiones (emulsionet)

Janë preparate të lëngëta, viskoze, me pamje të qumështit, për përdorim oral.

Përbëhen prej dy fazave:

 Faza e lëngët – përmban 2 lëngje


që nuk përzihen, por dispergohen
në mënyrë homogjene (ku njëri
është gjithmonë ujë).


Faza e ngurtë - nuk tretet në
fazën e lëngët.
Me kohë: Foto 8- Emulsioni
- vaji ndahet nga uji – del në sipërfaqe
- faza e ngurtë sedimentohet në fund të shishes.

D.m.th. edhe te emulsionet (sikurse te suspensionet) shkruajmë:

Da ad vitrum collo amplo


S. Para përdorimit të tundet.

Për të stabilizuar emulsionin u shtohen – emulgatorë të ndryshëm (substanca


mucilagjinoze) – që janë fiziologjikisht indiferente, p.sh.:
 Gummi arabicum
 zhelatina tragacanta,
 derivatet e tretshme të celulozës
 polisorbatet
 agari dhe
 algjinatët.

Janë forma jostabile – (prandaj sot shumë rrallë shkruhen në recetë)

Ndarja:
3.1. Emulsiones pro usum interno
(Emulsionet për përdorim të brendshëm)

Në recetë shkruhen sikurse tretësirat për përdorim të brendshëm (doza terapeutike


llogaritet në një lugë me emulsion).

3.1. Emulsiones pro usum externo


(Emulsionet për përdorim të jashtëm)

Në recetë shkruhen sikurse tretësirat për përdorim të jashtëm.

3.2. Emulsiones pro injectionem


(Emulsionet e injektueshme)

Janë forma të lëngëta të barnave dhe janë emulsione të tipit:


- »ujë - vaj« ose
- »vaj – ujë«

Janë preparate të gatshme - dhe në recetë shkruhen si të tilla.

19
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

4. PIKAT (GUTTAE)

- Përgatesa të lëngëta që dozohen me pikatore.


- Shkruhen tretësirat – të cilat duhet t’i merren në sasi shumë të vogla.

- Mund të jenë për përdorim të:


 brendshëm
 jashtëm

4.1. Guttae pro usum interno

Në këtë formë shkruhen:


 barnat me veprim të fortë për
 përdorim oral

Si vehikulum:
 uji i destiluar

 alkooli etilik
 ujërat aromatike (më rrallë)
 vajrat
 tinkturat e ndryshme

Sasia: 10 – 20 g

Jepen: Në shishe me pipetë


Da ad vitrum cum pipettum

Pikat pihen:
 me një lugë me ujë (ose me lëng tjetër)
 me një kokërr sheqer

Për shkruarjen e recetës duhet të dijmë:

 nr. e pikëve në të cilat duhet të gjindet doza terapeutike (D.th.ind.)


individuale e barit

D.th. individuale zakonisht duhet të gjindet në - 5 – 20 pika.

(- Jo më pak se 5 pika – sepse do të kemi koncentrim shumë të madh të barit në një


pikë, që në rast të gabimit gjatë numërimit të pikave do të kemi mbidozim të barit.
- Jo më shumë se 20 pika – sepse mund të gabohet gjatë numërimit të pikave).

Pikat dozohen:
- me pikatore të standardizuar (“pikatore normale”)

Sipas Konventës Ndërkombëtare të Brukselit pikatorja duhet të ketë:


 diamtrin e jashtëm – 3 mm
 vrimën e brendshme – 0.6 mm

Në temp. 20°C = 1 pikë ujë e pikuar nga kjo pikatore, në pozitë vertikale është 0,05 g.
20
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Prandaj, 1 g ujë i destiluar = 20 pika (1 : 20 = 0,05)

Numri i pikave të një tretësire varet nga:


 pesha specifike
 dendësia
 viskoziteti i saj
 temp.

Në praktikë merren këto vlera:

1 g ujë = 20 pika
1 g vaj = 40 pika
1 g alkool = 65 pika
1 g eter = 80 pika

- Pikave nuk u shtohen korrigjensa.

Mund të jenë:
 Magjistrale
 Oficinale
 Të gatshme

Përgatesat magjistrale:

Duhet të dijmë:
- D.th. të subs. aktive x “nr. i dozave”
- përcaktohet në sa pika gjendet një D.th. individuale
- Sasia e përgjithshme e vehikulumit = nr. e pikave ku gjendet D.th.
individuale (e shprehur në gram) x “nr. i dozave”,

ose me formulën:

" nr.dozave"" nr. pikave ( për një dozë)"


Spërgj. 
Nr.i pikave nga 1g vehikulum

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (D.th.ind. x “nr.-dozave”)


R. constituens ad (Nr.i pikave ku gjendet D.th.ind. i shprehur
në gram x “nr.-dozave”)
Misce fiat solutio
Da ad vitrum cum pipettum
S. -

21
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

FORMULAE OFICINALES: - si të gjitha përgatesat tjera oficinale

Rp. - Forma (guttae ose solutionis), emri (sasia)


Da ad vitrum cum pipettum
S. -

FORMAT E GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (guttae) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. -

4.2. Guttae pro usum externo

- Përgatesa të lëngëta për përdorim të jashtëm

- Jepen në sasi: 5 – 10 g

- Jepen në:
 shishe me pikatore (pipetë)
Da ad vitrum cum pipettum, ose

 shishe pikatore
Da ad vitrum guttatorium

Sasia e substancës aktive shprehet në = përqendrim terapeutik (P.th.)

Bëjnë pjesë:
1. Pikat për sy - Oculoguttae
2. Pikat për hundë - Rhinoguttae s. nasoguttae
3. Pikat për vesh - Otoguttae

1. Pikat për sy – OCULOGUTTAE

- Janë përgatesa të lëngëta sterile për aplikim në qeskën konjuktivale.

Dozohen – me pika

- Janë:
 tretësira ose
 suspensione të substancës aktive në ujë ose vaj
Tretësirat ujore duhet të jenë:

 izotonike, (me anë të NaCl)


 izojonike me lotin
 sterile
 me pH = 5.5 – 7.5 (me anë të puferëve të boratit ose fosfatit)

22
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Përgatesat magjistrale

- Dallimet në shkruarje të recetës:

Në subscriptio: Misce lege artis fiat oculoguttae, Sterilisetur!


(M. l. a. f. oculoguttae, Sterilisetur!)
Përzije të bëhen ashtu siç duhet pika për sy)

Jepen në: Da ad vitrum guttatorium (shishe pikatore)

S. Për përdorim të jashtëm,


Pika për sy,

Aplikohen: 1 – 2 pika në qeskën konjuktivale

Tretësirat për shpërlarje të syrit = Collyria (ujërat për sy)

Sasia: - deri 10 g
- për Collyria – në sasi më të mëdha

Në këtë formë jepen:


 miotikët
 midriatikët
 anest. lokalë
 antibiotikët, adstringjentët etj.

Si tretës- uji i redestiluar (Aqua


redestillata)
Foto 9- Pikat për sy

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (Sasia e përgj. e subst. akt.– nga % terap.)


R. adjuvans (Sasia e përgj. e subst. akt. – nga % terap.)
Aquae redestillatae ad (Sasia e përgj. e tretësirës)
Misce lege artis fiat oculoguttae, Sterilisetur!
Da ad vitrum guttatorium
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për sy,
-

FORMULAE OFICINALES:

Rp. Forma (oculoguttae), emri (sasia)


Da ad vitrum guttatorium
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për sy,
-

23
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

FORMAT E GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (oculoguttae) á (përqendrimi)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për sy,
-

2. Pikat për hundë – RHINOGUTTAE S. NASOGUTTAE

- Përgatesa të lëngëta, dozohen me pika dhe përdoren për t’i pikuar në hundë.

- Tretësi:
 uji i destiluar
 tretje fiziologjike
 gliceroli
 propilenglikoli

- Sasia e përgjithashme: deri në 10 g

Aplikohen: 3 – 4 pika në hundë.

Në këtë formë përdoren:


 antiseptikët
 dekongjestivët
 vajërat etj.

Jepen në shishe me pikatore - Da ad


vitrum cum pipettum

S. Për përdorim të jashtëm,


Pika për hundë,
Foto 10- Pikat për hundë

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (Sasia e përgj. e subst. akt.– nga % terap.)


Aquae destillatae ad (Sasia e përgj. e tretësirës)
Misce fiat rhinoguttae
Da ad vitrum cum pipettum
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për hundë,
-

FORMULAE OFICINALES:

Rp. Forma (rhinoguttae), emri (sasia)


Da ad vitrum cum pipettum
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për hundë,
-

24
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

PREPARATET E GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (rhinoguttae) á (përqendrimi)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

3. Pikat për vesh – OTOGUTTAE

- Përgatesa të lëngëta, dozohen me pika dhe pikohen në kanalin e veshit.

Tretës:
 uji i destiluar
 përzierja e ujit dhe e
alkoolit
 propilenglikoli
 gliceroli
 parafina
 vajërat yndyrore etj.

Sasia: 10 g

Foto 11- Pikat për vesh

Në këtë formë shkruhen:


 antiseptikët (ac. borik, ac. salicilik, rezorcinoli)
 anestetikët lokalë
 kortikosteroidët
 antibiotikët
 antiflogjistikët (kamomila për shpërlarje të veshit)
 tretësira e karbonatit të Na (1-5%)
 peroksidi i hidrogjenit (3% - për tretjen e cerumenit)

- Në receta shkruhen ngjashëm sikurse pikat për hundë.

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (Sasia e përgj. e subst. akt.– nga % terap.)


Aquae destillatae ad (Sasia e përgj. e tretësirës)
Misce fiat otoguttae
Da ad vitrum cum pipettum
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për vesh,
-

25
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

FORMULAE OFICINALES:

Rp. Forma (otoguttae), emri (sasia)


Da ad vitrum cum pipettum
S. Për përdorim të jashtëm,
Pika për vesh,
-

PREPARATET E GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (otoguttae) á (përqendrimi)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

5. TINCTURAE (Tinkturat)

Janë forma farmaceutike:


- të lëngëta
- të ngjyrosura
- të tejdukshme
- që përgatiten me
ekstraktimin e
substancave vepruese nga
drogat bimore.

Tinkturat janë ekstrakte alkooliko-ujore të


drogave bimore, ose tretësira alkooliko-
ujore të ekstrakteve të drogave.

“Tinctum” = lat. – ngjyrë. Foto 12- Tinktura

Ndarja:
1. Sipas forcës së veprimit (varësisht prej drogave nga të cilat përfitohen), ndahen
në:
 Tinktura me veprim të dobët
 Tinktura me veprim të fortë

2. Sipas numrit të substancave aktive:


 Tincturae simplices – tinktura të thjeshta - (vetëm nga një drogë) dhe
 Tincturae compositae – tinktura të përbëra - (përzierje drogash të
ndryshme)

3. Sipas mënyrës së përdorimit:


 Tinktura për përdorim të brendshëm:
- dozohen me pika (tinkturat me veprim të fortë)
- dozohen me lugë kafeje (tinkturat me veprim të dobët)

26
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

 Tinktura për përdorim të jashtëm:


- për lyerjen e mukozave dhe të lëkurës
- zakonisht përdoren tinkturat me veprim adstringjent.

Tinkturat shpesh herë shkruhen si shtesa për:


- tretësira ose
- mikstura (për përdorim të brendshëm).

Në recetë tinkturat shkruhen si përgatesa


oficinale.

Në sasi: 10 – 50 g

Tinkturave nuk u shtohen korrigjensa.

Pihen: - me pak ujë, ose


- me një kokërr sheqer.

Foto 13- Përgatitja e tinkturave


Nëse dozohen me pika:
 në subscriptio shënojmë:
Da ad vitrum cum pipettum
 në signaturë shkruhet:
Numri i saktë i pikave, të cilat i sëmuri duhet t’i
pijë.

Nëse dozohen me lugë:


 në subscriptio shënojmë:
Da ad vitrum

Formula e përgjithshme:
 (për tinkturat oficinale për përdorim të brendshëm – që dozohen me
pika)

Rp. Forma (Tincturae), emri (sasia)


Da ad vitrum cum pipettum
S. (Numri i saktë i pikave, të cilat i sëmuri duhet t’i pijë)

 (për tinkturat oficinale për përdorim të brendshëm – që dozohen me


lugë)

Rp. Forma (Tincturae), emri (sasia)


Da ad vitrum
S. -

Formula e përgjithshme
 (për tinkturat oficinale për përdorim të jashtëm)

Rp. Forma (Tincturae), emri (sasia)


Da ad vitrum
S. Për përdorim të jashtëm,
-
27
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

6. EXTRACTA AQUOSA
(Ekstraktet ujore)

Janë forma të lëngëta barnash, të cilat përgatiten me ekstraktimin e substancave shëruese nga
drogat, me anë të ujit.

Në këtë formë jepen: - drogat me veprim të fortë.

Drogat me veprim të dobët jepen në formë çaji (këto


ekstrakte i përgatitë vetë pacienti).

Varësisht nga mënyra e ekstraktimit dallojmë:


 Infuzet - INFUSA, - përgatiten
me anë të përvëlimit të drogës
me ujë të valë (90C).
 Dekoktet - DECOCTA -
përgatiten me ekstraktim të drogës
me ujë në temperaturë të lartë (me
zierje 30 min.).
 Maceratet - MACERATA -
përgatiten me ekstraktim të drogës
me ujë në temperaturë të dhomës
(15-20C).
Foto 14- Ekstraktet Ujore

Në formë infuzi jepen:


 drogat me strukturë delikate;
 pjesët e ndjeshme të drogave: - lulet = flos, floris
- gjethet = folium, folii
- bari = herba, herbae etj.
 drogat që përmbajnë substanca termolabile (alkaloidë etj.)
 drogat që përmbajnë substanca të avullueshme (drogat me vajra eterike etj.)

Në formë të dekokteve jepen:


 drogat me strukturë të fortë: - korja = cortex, corticis
- rrënja = radix, radicis
- trungu = risoma, risomae etj.
 drogat që përmbajnë substanca termostabile (saponinet etj.)

Në formë të macerateve jepen:


 drogat me strukturë delikate;
 drogat që përmbajnë shumë amidon dhe substanca mucilagjinoze;
 drogat që përmbajnë substanca termolabile dhe të avullueshme (volutile).

Principi i shkruarjes në recetë:

Rp.: Forma, pjesa e drogës, raporti drogë : ujë


-Sasia e drogës shprehet në gram dhe shënohët si numërues
-Sasia e ujit (me te cilën duhet ekstraktuar drogën) shprehet në gram si
emërues
-Pastaj shkruhen substancat adjuvante(eventuale)
-Në fund shkruhet korrigjensi (10-20% e tërë sasisë së barit)

28
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

-Pra ordinatio përfundon me korrigjens e jo me Aquae Destillatae (sepse uji është


shënuar në rreshtin e parë, si emërues).

-Sipas nevojës mund t’iu shtohen edhe konzervansë(zakonisht Methyl


hydroxybenzoas, në sasi 0.1% të tërë sasisë së barit).
-Në suscriptio Misce da ad vitrum
(nuk shkruhet Misce fiat infusum, sepse fjala Infusum, në rasën
gjinore= Infusi, ështëshkruar pas shkurtesës Rp.)

-Sasia e ujit llogaritet në këtë mënyrë:

Sasia e ujit = Sasia e përgjithshme e barit – [sasitë e adjuvanntëve(nëse janë mbi


1.0gr) + sasia e korrigjensit ]

Vërejtje: Pesha e drogës nuk merret parasysh në llogaritje, sepse pas kullimit ajo
hudhet.

Formula e përgjithshme për shkruarjen e infuzeve:

Rp.: Infusi, pjesa e drogës, emir i drogës (D.th.ind. x “nr. i dozave : sasia e ujit*)
Remedium adjuvans (D.th.ind. x “nr. i dozave”)
Remedium corrigens ad (Gramët e lugës x “nr. i dozave” = sasia e infuzit)
Misce da ad vitrum
S. –

Legjenda:
*sasia e ujit = Sasia e përgjithshme e barit – [sasitë e adjuvantëve (nëse janë mbi
1,0gr) + sasia e korrigjensit]

Meqë korrigjensi është në P.th. = P.th. llogarisim sasinë e korrigjensit në gramë

DECOCTA(Dekoktet)

Principi i shkruarjes në recetë: - i njëjtë me atë të infuzeve

Dallimi:
 Pas shkurtesës Rp.: -Decocti

MACERATA(Maceratet)

Principi i shkruarjes në recetë: - i njëjtë me atë të infuzeve dhe dekokteve

Dallimi:
 Pas shkurtesës Rp.: -Macerationis

29
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

7. SPECIES (Çajrat)
Janë përzierje të drogave bimore të imtësuara ose të paimtësuara, të cilat mund të përmbajnë
edhe substanca medikamentoze të tjera dhe janë të dedikuara për përdorim të brendshëm ose
të jashtëm (për kompresa – cataplasmata, për sy, plagë, vaginë etj.).

Në këtë formë jepen:


 drogat me veprim të dobët,
 kurse i sëmuri i përgatitë vet në formë infuzi, dekokti ose macerati, sipas udhëzimit
për përgatitjen e tyre.

Shkruhen në sasi: 25 – 100 g

Jepen: - në qeska letre (Da ad sacculum), ose


- në kuti (Da ad scatulam) – drogat me vajëra eterike dhe substanca
të avullueshme dhe përgatiten në formë infuzi.
Dozohen: - me lugë gjelle ose kafeje.

Vehikulum: Uji (një gotë ujë = 200,0 g)

Ruhen në vende të thata dhe të mbrojtura nga drita.

Mund të jenë:
 Magjistrale
 Oficinale
 Të gatshme
Formula e përgjithshme për format magjistrale

Rp. R. cardinale (pjesa e bimës, emri i bimës) (sasia)


R. adjuvans (pjesa e bimës, emri i bimës) (sasia)
Misce fiat species
Da ad scatulam (ose sacculum)
S. Çaj,
Udhëzimi për mënyrën e përgatitjes së çajit (si infuz, dekokt ose
macerat)**

Legjenda:
** Nëse përgatitet si:
infuz = çaji përzihet me një gotë ujë të valë (nuk zihet), kullohet dhe pihet;
dekokt = çaji vlohet me një gotë ujë 30 min., ftohet, kullohet dhe pihet.
macerat = çaji përzihet me një gotë ujë të ftohët, qëndron 30 min., kullohet dhe pihet.
FORMULAE OFICINALES:

Rp. - Forma (species), emri (sasia)


Da ad scatulam (ose sacculum)
S. Çaj,
Udhëzimi për mënyrën e përgatitjes së çajit

PREPARATET E GATSHME –

Rp. Emri i çajit, forma (species)


Da scatulam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. Çaj,
Udhëzimi për mënyrën e përgatitjes së çajit
30
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

8. SHURUPËT E GATSHËM (SIRUPUS)

Dallohen nga shurupët si korrigjensa, sepse janë përgatesa të gatshme, të cilat shërbejnë si
barna shëruese. Dallojnë nga tretësirat, sepse përmbajnë sasi më të madhe të korrigjensit.
Janë për përdorim të brendshëm (praktike për fëmijë).

Paketimi – në shishe origjinale - “Da lagenam originalem Nr. ” (që shënohet në


subscriptio)

Në recetë shkruhen sikurse të gjitha format e tjera të gatshme.

FORMAT E GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (sirupus) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. -

9. INJECTIONES (Injeksionet)

- Janë përgatesa të dozuara sterile barnash për përdorim parenteral.


Mund të jenë:
 tretësira
 suspensione
 emulsione, ose
 pluhura sterile(të vendosura në lagena ose ampula, që treten ose suspendohen në
tretës ose vehikulum gjegjës (steril) para aplikimit)

- Tretës mund të jetë:


 uji i destiluar
 vajrat bimore
 esteret sintetike të ac. të larta
yndyrore (ALY)

Foto 15- Injeksionet

Kemi dy lloje përgatesash medikamentoze për përdorim parenteral:


1. Injeksionet - (INJECTIONES) – aplikohen në sasi të vogla
2. Infuzionet - (INFUNDIBILIA) – aplikohen në sasi më të mëdha

- Injeksionet duhet të jenë:


 sterile
 apirogjene
 izotonike
 izojonike
 pH = 5 – 8
 pa substanca hipotensive dhe të dëmshme.
31
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Sterilizimi (për substancat termostabile):


 me nxehtësi:
- me rrymë të avullit të ujit të nxehtë
- me ujë të valë
- në autokllav

Sterilizimi (për substancat termolabile):


 me tindalizim - (nxemje e fraksionuar, disa ditë, temp.=60-80C)
 me rreze UV
 filtrim nëpër disa filtra

Anët pozitive:

1. Efekti i shpejtë farmakologjik


2. Dozimi i saktë (sepse tejkalohet TGI dhe mëlçia)
3. Veprimi farmakologjik më i theksuar
4. Aplikohen lehtë te të sëmurët e rëndë
5. Format e tilla janë higjienike, sterile, transportohen lehtë, ruhen gjatë
(prandaj mund të prodhohen në sasi të mëdha).
Anët negative:

1. Nevojitet personel i kualifikuar për aplikim


2. Dëmtimi i fijeve nervore dhe i enëve të gjakut
3. Zhvillimi dhe bartaja e infeksioneve (te aplikimi kundër rregullave të
antisepsës)

Injeksionet jepen në rastet kur:


 bari zbërthehet në TGI
 thithet shumë dobët nga TGI
 dëmton mukozën e TGI
 kemi stazë në v. portae
 pacienti nuk mund të kapërdihet

Vërejtje: Kur bari jep efekt të njëjtë, pa marrë parasysh mënyrën e aplikimit, bari
çdo herë aplikohet me rrugë fiziologjike – per os.

Klasifikimi sipas mënyrës së aplikimit:


1. Intradermale (i.d.)
2. Subkutane (s.c.)
3. Intramuskulare (i.m.)
4. Intravenoze (i.v.)
5. Intrakardiake
6. Intratektale (intralumbale, subaraknoidale, intracisternale)
7. Subkonjuktivale
8. Perineurale
9. Në kavitetet seroze (intraperitoneale, intrapleurale, intraperikardiale, intraartikulare)
10. Me skarifikim (me gërvishtje)

32
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Subkutan,
( këndi 45°)
Intramuskular,
( këndi 90°)

Epidermisi

Dermisi
Intradermal,
( këndi 10-15°) Indi
subkutan

Muskuli

Foto 16- Format e aplikimit


të injeksioneve

- Më së shpeshti jepen në mënyrë:


 subkutane
 intramuskulare (tretësirat vajore – kurrë në venë)
 intravenoze

- Përgatesat e injektueshme mund të gjenden në disa forma të paketimit:


 ampulla, - ae
 carpula, - ae (cilindra qelqi me tapë gome, nëpër të cilën futet gjilpëra për
të futur tretësin ose për të aspiruar barin)
 citola, - ae (ampula + shiringa + gjilpëra)
 siretta, -ae (forma të veçanta për vetëinjektim. Bari është i vendosur në
reservoar plastik, të cilët në njërën anë kanë gjilpërën për
injektim. I sëmuri vetë e futë gjilpërën në indin nënlëkuror
ose në muskul dhe me ndrydhjen e reservoarit plastik injekton
përmbajtjen).

- Mund të jenë:
 Magjistrale
 Oficinale
 Të gatshme

Formulat e përgjithshme për shkruarje në recetë:

Përgatitja magjistrale e injeksioneve është mënyrë shumë e vjetruar, prandaj, praktikisht është
hequr nga përdorimi.

TË GATSHME –

Rp. Emri i barit® forma e tij (ampullae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ ( me germa lat.)
á ampullas Nr. ___ ( me germa lat.)
S. Ad manum medici

33
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Nëse në qarkullim gjenden paketime të mëdha, atëherë në recetë në vend të kutisë origjinale
shkruhet:
“Da tales ampullas Nr. ___ (me germa lat.) as sacculum”
Pra:

Rp. Emri i barit® forma e tij (ampullae) á (doza)


Da tales ampullas Nr. ___ ( me germa lat.) ad sacculum
S. Ad manum medici

Nëse bari është jostabil në formë të tretësirës, atëherë bari liofilizohet (shndërrohet në gjendje
të pluhurit). Bari së pari ngrihet, pastaj i largohet uji, me krijim të vakumit. Në fund, pluhuri i
përfituar futet në lagena (carpula) ose ampula dhe mbyllet në mënyrë hermetike.
- Injeksionet, që në qarkullim gjenden në formë pluhuri, në lagena ose në ampula, në recetë
shkruhen bashkë me tretësin gjegjës:

Pra:

Rp. Emri i barit® forma e tij (ampullae) á (doza)


Da tales ampullas Nr. ___ ( me germa lat.) ad sacculum
S. Ad manum medici

+ receta për tretësin (p.sh. uji për injeksione):

Rp. Aquae pro injectionem ampullae á (sasia në ml)


Da tales ampullas Nr. ___ ( me germa lat.) ad sacculum
S. Ad manum medici

- Te karpulat ose citolat, në vend të formës (ampullae) shkruhet:


 carpulae ose
 citolae
akuzativi:
 carpulas
 citolas

10. INFUNDIBILIA (Infuzionet)

Janë tretësira sterile për infuzion, jepen i.v. për:


 të plotësuar lëngjet e humbura
 si zëvendësim për gjak
 për rregullimin e balansit elektrolitik dhe acido-bazik
 si formë ushqyese dhe
 disa forma të barnave.

- Jepen në sasi - të mëdha.


- Përgatiten në:
 barnatore
 entet e transfuzionit të gjakut dhe
 fabrikat e barnave

34
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Rregulloret për përgatitjen dhe analizën e tyre janë më rigoroze sesa për injeksionet.

- Duhet të jenë:
 sterile
 apirogjene
 izotonike
 izojonike
 pH adekuate.

- Përmbajtja e infundibilieve shprehet në:
 përqindje (%)
 g/l
 mol/l

Foto 17- Infuzionet


Mund të jenë:
 Magjistrale
 Oficinale
 Të gatshme

TË GATSHME –

Rp. Emri® forma e tij (infundibile) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në ml)
S. Ad manum medici

35
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

11. INHALATIONES (Inhalacionet)

- Janë përgatesa të barnave të cilat në formë të avullit, në formë të pikëzave shumë të imta ose
në formë kokërrzash të vogla, në mënyrë të përshtatshme, futen në rrugët e frymëmarrjes.
- Janë:
 tretësira lehtë të avullueshme
 tretësira të substancave
shëruese në ujë (ose tretës
tjetër të përshtatshëm), ose
 substanca në formë të pluhurit
të imtësuar.

- Mund të përdoren:
 për veprim të përgjithshëm
(resorbtiv)
 për veprim lokal

FotoFoto
18- Inhalacionet
16- Inhalacionet
Kjo varet nga madhësia e kokërrzave që thithen.

- Gazrat dhe subs. e avullueshme (si halotani, eteri, kloretili etj). aplikohen me anë të
aparateve të posaçme.

- Subs. më pak të avullueshme (si vajrat eterike) – thithen me anë të avullit të nxehtë të ujit
(duke mbuluar kokën me shami ose ndonjë çarçaf).
Jepen në shishe pikatore – “Da ad vitrum guttatorium”
S. shënohet nr. i pikave që pikohen në 1 enë me ujë të nxehtë dhe inhalohet avulli).

- Nëse bari është në formë të tretësirës për inhalim dhe është substancë e paavullueshme, ose
është në formë të pluhurit, inhalimi bëhet nëpërmjet pajisjeve të posaçme për dispergim, që
quhen inhalatorë.

- Lloj i posaçëm i inhalacionit është - AEROSOLI.


-Ky është një disperzion koloidal i
substancave të lëngëta ose të ngurta në ajër
të kompresuar.
Aplikohen me anë të aparateve të posaçme
të quajtur “nebulizatorë” (ose spreje –
“spray”).

Përparësitë:
 efekti i tyre është shumë i shpejtë
(si te aplikimi i.v.)
 mund t’i mbajë gjithmonë me vete
 të lehta për aplikim.
Foto 19- Aerosoli

Zakonisht në këtë formë jepen antiastmatikët.


Madhësia e kokërrzave ose e pikëzave - 0,5 - 5 mikrona (depërtojnë deri në alveola).
 nëse janë më të vogla = mund të dalin përsëri jashtë me frymëmarrje;
 nëse janë më të mëdha = nuk depërtojnë thellë, sepse sedimentohen në
bronke më të mëdha

36
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Formula e përgjithshme:

TË GATSHME –

Rp. Emri® forma e tij (aerosol) á (Sasia e subst./dosis), ose


á (Sasia e subst./ml) – nëse është tretësirë për
inhalim
Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.)
á doses Nr. ____ (me germa lat.) – shkruhet numri total i dozave që
përmbahet në një lagenë, ose
á (madhësia e lagenës në ml) – nëse është tretësirë për inhalim
S. -

- Në qarkullim gjenden edhe spreje për përdorim të jashtëm:


 në lëkurë - p.sh. subst.antiflogjistike, ose
 në mukoza – p.sh. anestetikët lokalë, sidomos në stomatologji).

Formula e përgjithshme:

TË GATSHME –

Rp. Emri® forma e tij (spray) á (Sasia e subst./dosis)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.)
á doses Nr. ____ (me germa lat.) – nëse shkruhet numri total i dozave, ose
á (madhësia në ml)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

12. KLYSMATA (Klizmat)

- Nga greq. (N.) klysma, (G.) -klysmatis, prej klyzo = shpërlaj, pastroj, klizmë
- Lat. (N.) Clysma, (G.) Clysmatis Shumësi: (N.) Clysmata, (G.) Clysmatum

- Janë përgatesa të lëngëta që aplikohen në rektum me anë të irigatorit ose me shiringë me


balon prej gome.
- Para aplikimit duhet ngrohur në temperaturë të trupit (37C).

Dallojmë tri lloje klizmash:


1. Klizmat mjekuese - Clysmata medicata
2. Klizmat ushqyese - Clysmata nutrientia
3. Klizmat pastruese - Clysmata evacuantia

1. Klizmat mjekuese - Clysmata medicata

Nuk janë në listën e përgatesave mjekuese të parapara me Farmakope.


Dozat e substancave aktive janë të njëjta me dozat e tyre për përdorim peroral.

Jepen në raste: 4. kur duam të tejkalojmë


1. të komës qarkullimin portal
2. te vjelljet e shpeshta 5. kur dëshirojmë veprim lokal të
3. vështirësitë në gëlltitje barit në rektum

37
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

-Para aplikimit të tyre duhet të zbrazet


zorra e trashë.
-Sasia e tyre zakonisht është 50-100 ml.
Klizmat, në zorrë të trashë, aplikohen me
anë të irigatorit.

Foto 20- Aplikimi i klizmave


Formula e përgjithshme: pëmes Irigatorit

TË GATSHME –

Rp. Emri® Forma e tij (clysmata) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ___ ( me germa lat.), ose

Da scatulam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) nëse është e paketuar në kuti
á clysmata Nr. ___ (me germa lat.) nëse ka paketime me madhësi të
ndryshme
S. Për aplikim në zorrë të trashë,
-

Nëse sasia e klizmës është nën 20 ml, atëherë kemi të bëjmë me mikroklizma.

Lat. Nom. = microclysma, Gen. = microclysmatis, Acc. = microclysma; Shumësi: Nom. =


microclysmata, Gen. = microclysmatum, Acc. = microclysmata.

-Mikroklizmat përgatiten në formë të


përgatesave me konsistencë xhelatinoze dhe
paketohen në tuba të veçanta (ose në shiringa
të veçantë), me zgjatim plastik, i cili shërben
për aplikim në rektum.
-Në rektum bari aplikohet me shtrydhje të
tubës, e jo me irigator.

Foto 21- Mikroklizmat


TË GATSHME –

Rp. Emri® Forma e tij (microclysmata) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ ( me germa lat.)
á microclysmata Nr. ____ (me germa lat.)
S. Për aplikim në zorrë të trashë,
-

38
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

II. FORMAT E BUTA MEDIKAMENTOZE

Format e buta të barnave janë:

 Unguenta (pomadat mjekuese)


 Cremores (kremat lëkurore)
 Pastae (pastat)
 Linimenta (linimentat)
 Suppositoria (supostet)
 Vagitoria (globulet vagjinale)
 Pilulae (pilulat)
 Bacilli medicati (purtekëzat shëruese)
 Sapones medicinales (sapunët shërues)

II. 1. UNGUENTA (pomadat mjekuese)

Janë preparate të buta barnash për përdorim të jashtëm për mbrojtjen dhe shërimin e lëkurës,
të mukozave dhe të plagëve.

Përbëhen nga 2 pjesë:


 Substancat shëruese (pluhura ose lëngje) – mund të jenë të tretura, të suspenduara ose
të emulguara në ekscipient të përshtatshëm.
 Ekscipienti (vehikulumi, konstituensi).

Pomada mund të:


 shërbejë vetëm si mbrojtëse
sipërfaqësore e lëkurës;
 mund të ketë veprim
farmakodinamik të caktuar në
lëkurë;
 mund të resorbohen nëpër lëkurë
(substancat me veprim resorbtiv).

Kryesisht përdoren për veprim lokal.

Zgjedhja e ekscipientit varet nga:


 vendaplikimi;
 mënyra e veprimit të barit dhe
 vetitë fiziko-kimike të
vehikulumit.
Foto 22- Format e buta medikamentoze
Ekscipientët duhet të kenë këto veti:

1. Në temp. të dhomës = të buta; në temp. të lëkurës = duhet të zbuten akoma


më shumë.
2. Të mos kenë veprim irritues lokal
3. Kimikisht = indiferente
4. Të jenë të qëndrueshme - (në ajër, dritë, nxehtësi etj.)
5. Të jenë higroskopike - (për të thithur sekretet nga plagët)
6. Të mund të lyhet mirë lëkura
7. Të penetrojnë mirë në lëkurë
8. Të hiqen lehtë me larje.
39
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

Ekscipientët mund të jenë nga:


 bota bimore
 bota shtazore
 minerale dhe
 sintetike

1. Ekscipientët bimorë:
- janë trigliceride të acidit oleik, palmitik dhe stearik;
- kanë konsistencë të lëngët;
- përdoren si shtesë për ekscipientët tjerë (për zbutjen e tyre).

Më shpesh përdoren:
 Oleum Lini (vaji i linit)
 Oleum Olivae (vaji i ullirit)
 Oleum Ricini (vaji i ricinit)
 Oleum Helianthi (vaji i luledjellit)
 Oleum Sesami (vaji i sezamit)
 Oleum Amygdalae (vaji i bademit) etj.

Veti e keqe e tyre = shpejt thartohen.

2. Ekscipientët shtazorë:

a) Adeps sullius - (dhjami i derrit)


 Përzierje e estereve të acideve të larta yndyrore (ALY) dhe glicerolit.
 Pika e shkrirjes = 34-42ºC
 Në temp. të lëkurës = i butë, lyhet mirë, penetrohet mirë.

Vetitë e këqija:
 jostabiliteti në kontakt me ajrin (në dritë dhe nxehtësi – thartohet).
 acidet yndyrore të lira, aldehidet dhe ketonet (të pranishme në dhjamin e derrit)
irritojnë lëkurën.

b) Cera lanae - (yndyra e leshit të dhenve, lanolina pa ujë)


 Përzierje e estereve të acideve të larta yndyrore (ALY) dhe alkoolit (në radhë të parë
kolesterolit).
 Përfitohet me zierjen e leshit të dhenve në ujë;
 Kimikisht – sikurse sekreti i gjëndrave dhjamore të lëkurës së njeriut;
 Është masë viskoze shumë e ngjitshme, nuk është e përshtatshme për lyerje.

Kur i shtohet 25% ujë = fitohet Cera lanae hydrosus - (lanolina me ujë):

 Është baza yndyrore më e mirë


 është shumë e qëndrueshme
 lyhet dhe fërkohet mirë në lëkurë
 penetron mirë në lëkurë (prandaj është ekscipient shumë i mirë për barnat me veprim
resorbtiv)
 lidhë sasi të mëdha të ujit dhe sekretit (deri 150% të masës së vet) – shumë i
përshtatshëm për sipërfaqet që sekretojnë;
 përdoret edhe si emulgator.

40
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

c) Dyllërat:
 estere të alkooleve të larta njëvalente me acide të larta yndyrore.

Përdoren:
 Cera flava (dylli i verdhë i bletës) - përfitohet nga hojet e beltëve.
 Cera alba (dylli i bardhë) - dylli i pastruar dhe i zbardhur
 Cetaceum - përfitohet nga kaviteti i kafkës së një lloji balene.

- Nuk përzihen me ujë;


- Pika e shkrierjes = 63-65ºC;
- Shërbejnë si shtesë për ekscipientët tjerë (për të rritur konsistencën e pomadës).

ç) Oleum jecoris - (vaji i peshkut):


 përfitohet nga mëlçia e peshkut
 përdoret për pomadat protektive (mbrojtëse) dhe për shpejtimin e epitelizimit.

3. Ekscipientët mineralë:

 hidrokarbure të parafinës, përfitohen me destilimin fraksional të naftës.

Bëjnë pjesë:
a) Vaselinum flavum - (vazelina e verdhë):
 stabile, indiferente dhe nuk ka veti ngacmuese

b) Vaselinum album - (vazelina e bardhë):


 përfitohet me zbardhjen e vazelinës së verdhë me anë të klorit

- Pika e shkrierjes = 38-45ºC;


- Formon shtresë të njëtrajtshme mbrojtëse;
- Pengon tharjen e lëkurës;
- Nuk përzihet me ujë;
- Nuk penetron në lëkurë - prandaj përdoret si vehikulum kur është i nevojshëm veprimi
sipërfaqësor i substancave shëruese;
- Është shumë i qëndrueshëm;
- Kimikisht – indiferent dhe
- Nuk ngacmon lëkurën as mukozat.

Me destilimin e vazelinës përfitohen:

c) Paraffinum solidum - (parafina e fortë):


 shtesë për ekscipientët tjerë, për të rritur konsistencën e tyre.

ç) Paraffinum liquidum - (parafina e lëngët)

4. Ekscipientët sintetikë:

a) Makrogolët - (polietilenglikolët):
 përzierje polimerësh të etilenoksidit dhe të ujit.
 Janë substanca të tretshme në ujë
 Konzistenca iu varet nga pesha molekulare

- Macrogolum 400 – (lëng i dendur, ngjashëm me glicerinën)


- Macrogolum 4000 – (konzistencë të fortë - si dylli)

41
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Macrogolum 6000 – (konzistencë shumë të fortë)


Pesha molekulare: - nën 700 = lëngje viskoze
- 700-1500 = konzistencë të butë (si vazelina)
- mbi 1500 = të ngurta (si dylli)

Me përzierjen e makrogolëve të lëngëta dhe të forta, përfitohen ekscipientë me konzistencë të


pomadës, si p.sh.:

Excipiens macrogoli – është oficinal (përbëhet nga 40% macrogolum 4000 dhe 60%
macrogolum 400)

- Makrogolët lidhin ujin dhe thithin sekretet e plagës;


- Nuk irritojnë lëkurën
- Penetrojnë mirë në lëkurë
- Lehtë lahen me ujë.

Veti e keqe:
- Inkompatibiliteti me disa agjentë kimikë - (kripërat e metaleve të rënda, fenolin, jodidet,
tanatët etj.)

b) Hydrogelët:
 Substanca inorganike (silikageli, bentoniti, aluminium hydroksidum-gel);
 Substanca organike (agari, zhelatina, tragakanti, alginatët, pektina,
metilceluloza etj.)

- Me thithjen e ujit fryhen dhe marrin konzistencën e pomadës.


- Nuk irritojnë lëkurën.
- Lahen mirë nga lëkura (të përshtatshëm edhe për pjesët e lëkurës të mbuluara me qime)

c) Silikonët:
 polimerë me njësi strukturale R2SiO (r – radikal organik njëvalent).

Dimetikoni (dimetil-silikoni)
- Përdoret si ekscipient për pomada dhe kremëra (10-30%)
- Lyhet mirë në lëkurë
- Largon ujin (për mbrojtjen e lëkurës nga uji dhe irrituesve të tretshëm në ujë)
- Mund të aplikohet vetëm në lëkurë të shëndoshë
- Nuk guxon të vie në kontakt me mukozën e syrit.

Nëse mjeku nuk e përcakton vehikulumin, për përgatitjen e pomadave përdoren ekscipientët
oficinalë, siç janë:

 Excipiens ad unguenta;
 Excipiens ad oculenta;
 Excipiens ad unguenta antibiotika - (për pomadat shëruese që përmbajnë antibiotikë);
 Excipiens emulsificans;
 Excipiens emulsificans aquosus;
 Excipiens lanocoli;
 Excipiens lanocoli aquosum;
 Excipiens macrogoli;
 Cera emulsificans;
 Cetostearolum;
 Lanocolum;

42
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

 Paraffinum liquidum;
 Paraffinum solidum;
Nëse mjeku, në recetë nuk e përcaktuar ekscipientin, atëherë do të përdoret Unguentum
simplex - (lanolinë : vazelinë = 1 : 9)

Sasia e pomadës – varet nga vendaplikimi: 5,0 – 200,0


 5,0 – 10,0 për sy dhe hundë
 20,0 – 30,0 për fytyrë dhe duar
 80,0 – 100,0 për këmbë
 150,0 – 200,0 për tërë trupin

Jepen: në ola qelqi ose plastike (Da ad ollam)


ose shishe me grykë të gjerë (Da ad vitrum collo amplo)

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp. R. cardinale (Sasia = nga P.th.)


R. adjuvans (Sasia = nga P.th.)
R. constituens (Excipientis ad unguenta) ad (Sasia e përgj. e pomadës)
Misce fiat unguentum
Da ad ollam
S. Për përdorim të jashtëm,
-

FORMULAE OFICINALES:

Rp. - Forma (Unguenti), emri (sasia)


Da ad ollam
S. Për përdorim të jashtëm
-

TË GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (unguentum) á (Përqendrimi)


Da tubam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

II. 1. 1. OCULENTA (pomadat për sy)

Janë preparate sterile barnash të dedikuara për aplikimin e barit në qeskën konjunktivale ose
në kapakët e syrit.

- Përqendrimi terapeutik i substancës shëruese është diç më i lartë se sa te pikat për sy -


(sepse thithja e substancës shëruese nga vehikulumi i pomadës është më i ngadalshëm).

43
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Substancat shëruese janë të tretura, të suspenduara ose të emulguara në ekscipient të


përshtatshëm.

Si ekscipient – Excipiens ad oculenta.


Nëse përmbajnë antibiotikë - Excipiens ad oculenta antibiotica.

Përgatiten në mënyrë aseptike dhe duhet të jenë sterile.

Gjatë përgatitjes duhet kushtuar kujdes përzierjes, në mënyrë që substanca shëruese të


shpërndahet njësoj nëpër vehikulum.
Për këtë, gjatë përgatitjes magjistrale të përgatesës, farmacistit i tërhiqet vërejtja, me fjalët në
subskripcion: Misce exactissime fiat oculentum

Përgatesat magjistrale dhe oficinale jepen


në ola me një shkop prej qelqi (Da ad
ollam cum bacillo vitreo).

Kur përgatiten në fabrika farmaceutike, si


preparate të gatshme, ambalazhohen në
tubeta me qafë të gjatë (zgjatim të hollë),
përmes së cilës bari aplikohet
drejtpërdrejtë në qeskën konjunktivale të
poshtme.

Oculentat bëjnë pjesë në grupin e


përgatesave që duhet të përgatiten në
kushte sterile. Për këtë arsye më shpesh
shkruhen si të gatshme.

Sasia: 5,0 – 10,0

Foto 23- Pomadat për sy

Përdoren:
 kur duam të arrijmë efekt të gjatë kohor të substancës shëruese në sy;
 kur dëshirojmë ta mbrojmë kornenë
 kur dëshirojmë efekt të caktuar terapeutik te sëmundjet ngjitëse katarale të syve.

TË GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (oculentum) á (Përqendrimi)


Da tubam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. Për përdorim të jashtëm,
Pomadë për sy
-

44
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

II. 2. PASTAE (pastat)

Janë preparate të buta barnash për përdorim të jashtëm. Kanë konsistencë më të fortë se
pomadat, sepse përmbajnë sasi më të mëdha pluhurash, sesa pomadat (rreth 50%).

Aplikohen në lëkurë për qëllime:


 protektive (mbrojtëse) dhe
 shëruese.

Mund të përmbajnë pluhura indiferente, siç janë: oksidi i zinkut, talku, karbonati i kalciumit,
karbonati i magneziumit, kaolina, amidoni i grurit (amylum tritici) dhe amidoni i orizit
(amylum oryzae).

Pasta e lyer në shtresë të hollë luan rolin e një membrane semipermeabile, e cila:
- thithë mirë sekretet dhe
- e përthanë lëkurën.
- Janë të përshtatshme për sipërfaqert që sekretojnë.
- Nuk aplikohen në lëkurën e mbuluar me qime, sepse lahen vështirë.

Shfrytëzohen si:
 mjete mbrojtëse;
 tharëse;
 zbutëse dhe
 antiinflamatore - (sepse mbesin
gjatë në sipërfaqen e lëkurës).

Varësisht nga konzistenca dallojmë:


 Pastae durrae (pastat e forta)
 Pastae molles (pastat e buta). Foto 24- Pastat

Si ekscipent zakonisht shërben pasta oficinale: Pastae Zinci oxydi(25% oksid zinku, 25%
talk dhe 50% vazelinë të bardhë).

Oksidi i zinkut ka veprim = adstringjent, antiseptik dhe protektiv, kurse


Talku = adsorbens.

Jepen: në ola - (Da ad ollam)

FORMULAE MAGISTRALES:

Rp.
R. cardinale (Sasia = nga P.th.)
R. adjuvans (Sasia = nga P.th.)
R. constituens (Pastae Zinci oxydi) ad (Sasia e përgj. e pastës)
Misce fiat pasta
Da ad ollam
S. Për përdorim të jashtëm,
-
FORMULAE OFICINALES:

Rp. - Forma (Pastae), emri (sasia)


Da ad ollam
S. Për përdorim të jashtëm
-

45
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

TË GATSHME –

Rp. Emri i barit®, forma e tij (pasta) á (Përqendrimi)


Da tubam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

II. 3. LINIMENTA (linimentat) ose FRICTIONES

Janë preparate të lëngëta (rrallë të buta) medikamentoze, që përdoren për fërkim në lëkurë të
palënduar. (linere = fërkim)

-Kanë efekt rubafacient (shkaktojnë


hipereminë dhe skuqjen e lëkurës).

-Substancat shëruese janë të tretura, të


suspenduara ose të emulguara në alkool,
eter ose në ujë.
-Linimentat në formë suspensioni ose
emulsioni jepen me vërejtjen (në
signaturë):
Para përdorimit të tundet !

Sasia: 100,0 – 200,0

-Në recetë shkruehn si përgatesa


magjistrale dhe oficinale, kurse preparatet
e gatshme janë obsolete.
FORMULAE MAGISTRALES: Foto 25- Linimentat

Rp. R. cardinale (Sasia = nga P.th.)


R. adjuvans (Sasia = nga P.th.)
R. constituens (Spiriti diluti ose
Aquae destillatae) ad (Sasia e përgj.)
Misce fiat linimentum
Da ad vitrum collo amplo
S. Për përdorim të jashtëm,
-
Para përdorimit të tundet! - (nëse është suspens. ose emulsion)

FORMULAE OFICINALES:

Rp. - Forma (Linimenti), emri (sasia)


Da ad vitrum collo amplo
S. Për përdorim të jashtëm,
-

Të gatshmet - obsolete.

46
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

II. 4. SUPPOSITORIA (supostet)

-Janë përgatesa të dozuara barnash për


aplikim rektal.
-Kanë formë cilindrike me maje, ose
formë konike.

Foto 26- Suposti


- Në temperaturë të dhomës =me konzistencë
gjysmë të ngurtë;
- në temperaturë trupore = shkrihen.

Supostet jepen në këto raste: Zorra e pezmatuar Polipe në rektum


 kur dëshirojmë të tejkalojmë
qarkullimin portal;
 kur nevojitet veprimi lokal i
barit në mukozën rektale (p.sh. Fistulë e brendshme Ulçera në rektum
anestetikët lokalë te fisurat
anale, substancat për shërimin e
hemoroideve etj.);
 kur nevojitet veprimi resorbtiv i Hemoroidet e brendshme
Abcesi anal
barit, kurse pacienti nuk mund Fistulë e jashtme
ta merr barin me rrugë orale
(p.sh. te intervenimet në lukth
dhe në zorrë).
Condyloma acuminata Fisura
Foto 27- Rektumi
Hemoroidet e jashtme

Për suposte përdoren dy lloje ekscipientësh:

1. Ekscipientët që nuk treten në ujë, por mund të emulgohen, si p.sh.:


 Oleum Cacao;
 vajrat bimore të hidruara dhe
 disa estere të acideve yndyrore.
(pika e shkrirjes = 30 – 37ºC)
2. Ekscipientët që treten në ujë, si p.sh.:
 Makrogolët me peshë molekulare 1000 - 6000;
(pika e shkrirjes = 50 – 60ºC)
 përzierja e Glicerolit + zhelatinës

- Ekscipienti nuk guxon që të ngacmojë mukozën e zorrës.

- Masa e një suposti është = 1,0 – 3,0 g.

- Zakonisht si ekscipient përdoret - Olei Cacao (vaji i kakaos) = (përfitohet nga


fara e bimës Theobroma Cacao).

- Nëse substanca shëruese ka veprim lokal - sasia e substancës shprehet në përqëndrim


terapeutik;

47
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Nëse substanca shëruese ka veprim sistemik - sasia e substancës shprehet në dozë


terapeutike individuale.
(Dozat terapeutike individuale janë të njëjta sikurse dozat për aplikim oral, por mund të jenë
edhe diç më të vogla, sepse bari nuk kalon nëpër mëlçi).

Në recetë mund të shkruhen në formë:


 magjistrale
 oficinale
 në formë preparatesh
të gatshme.

Foto 28- Gjatësia e Supostit


- Format magjistrale mund të shkruhen me:
 metodën dispenzive (shumëzuese) – kur sasia e substancës , në realitet, paraqet
dozën terapeutike individuale.

Te kjo metodë, në subscriptio duhet të shkruajmë numrin e dozave (suposteve), të cilat pastaj
futen në qese (Da tales doses Nr. ____ (me germa lat.) ad sacculum).

 metodën divizive (pjestuese) – kur sasia e substancës, paraqet sasinë e përgjithshme


të substancës të nevojshme për përgatitjen e të gjitha suposteve të përshkruara në
recetë (d.th.ind. x nr. i dozave).

Te kjo metodë, në subscriptio duhet të shkruajmë Divide in doses aequales Nr. ____ (me
germa lat.) ad sacculum.

Peshën e një suposti e përcakton mjeku, duke e shënuar sasinë e ekscipientit.


Në vend të sasisë së ekscipientit mjeku mund të shkruaj edhe:
“quantum satis” (shkurtesa: q. s.) = aq sa duhet.

- Zakonisht jepen të mbështjellura me:


 letër dylli ose
 në fole stanioli - (të cilat pacienti i zhveshë para përdorimit).

- Formula e përgjithshme për shkruarjen e suposteve në recetë:

TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (suppositoria) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
á suppositoria Nr. ____ (me germa lat.)
S. Për aplikim në zorrë të trashë,
-

48
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

II. 5. VAGITORIA (globulet vagjinale)

Janë përgatesa të dozuara barnash për aplikim vagjinal. Kanë formë të rrumbullakët ose
konike.

Globulet me formë vezore = Ovula.

- Në temperaturë të dhomës = me konzistencë të fortë;


- në temperaturë trupore = shkrihen në vagjinë.

- Masa e një globule është = 3,0 – 6,0 g.

- Zakonisht si ekscipient përdoret - Butyri Cacao, ose


- përzierja: Glicerol+zhelatinë+ujë

- Me rrugë vagjinale jepen:


 antiseptikët;
 dezinficientët;
 antibiotikët, si dhe
 subst. kontraceptive.

Fig.29 Pozita e vaginaletës

- Në recetë, sikurse edhe supostet, shkruhen me metodën dispensive dhe divizive.

- Formula e përgjithshme për shkruarjen e globuleve vagjinale në recetë:

TË GATSHME: - quhen Vaginalettae (te format e forta medikamentoze)

Rp. Emri®, forma (vaginalettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
á vaginalettas Nr. ____ (me germa lat.)
S. Për përdorim të jashtëm,

II. 6. PILULAE (pilulat)

Janë përgatesa të buta për përdorim oral në formë të rrumbullakët me konzistencë të brumit.
- Masa e një pilule është = 0,1 – 0,25 g.

- Zakonisht si ekscipient përdoret - Massa pilularum, siç janë:


 Kaolinum, - i
 Extractum et pulvis Glycyrrhisae,
 Extractum Faecis siccum (duke i shtuar Faex
inactivata në formë pluhuri), ose
 ndonjë lëng i përshtatshëm (gliceroli)
Në këtë formë shkruhen:
 ekstraktet;
 pluhurat dhe
 lëngjet e trasha.

- Sot përdorimi i tyre gati plotësisht është zëvendësuar me tableta dhe me drazhe.

49
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Përgatesat magjistrale, në recetë shkruhen me metodën dispenzive dhe divizive. Forma


oficinale nuk ka.

II. 7. BACILLI MEDICATI s. CEREOLA s. STYLII (purtekëzat shëruese)

Janë përgatesa në formë cilindrike me maje në njërën anë. Përdoren për aplikimin e barit në:

 vrimat natyrore trupore:


- hundë - (Bacilli nasales)
- kanalin e jashtëm të veshit - (Bacilli otales)
- kanalin urinar - (Bacilli urethrales)
- qafë të mitrës - (Bacilli cervicales)

 vrimat jonatyrore trupore:


- Cereoli = në fistula ose në plagë.

- Zakonisht si ekscipient përdoret - Butyri Cacao, ose


- përzierja: Glicerol+zhelatinë+ujë

- Substanca shëruese mund të jetë e tretur, e suspenduar ose e emulguar në vehikulum.


- Në kohë të fundit po përdoret përzierja:

Pulvis Gummi arabici + Tragacanta + Amidoni + Saharoza (në raport 10:12:18:60)

- Masa dhe gjatësia e purtekëzave varet nga - vendi i aplikimit.


(masën dhe gjatësinë e purtekëzës e shënon mjeku në recetë).

- Përgatesat magjistrale, në recetë shkruhen me metodën dispenzive dhe divizive. Forma


oficinale nuk ka.
TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (stylii) á (doza)


Da lagenam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
á stylios Nr. _____ (me germa lat.)
S. Ad manum medici

Styli mund të shënohet edhe si: Stylus, -i, m., (pl. Styli, -orum), ose
Stilus, -i, m. (pl. Stili, -orum)

II. 8. GELÉE (XHELI)

Në gjuhën frënge Gelée do të thotë xhel.

Janë përgatesa koloidale të tejdukshme, me konsistencë të butë. Janë të ngjashme me gelatine


medicinales. Lyhen shumë lehtë në lëkurë dhe mukoza. Ngjiten mirë edhe pa ngrohje
paraprake. Largohen shumë lehtë me ujë, andaj janë të përshtatshme për aplikim edhe në
sipërfaqet e mbuluara me qime.

Në recetë shkruhen si barna të gatshme.

Rp. Emri i barit®, forma e tij (gelée) á (Përqendrimi)


Da tubam originalem Nr. ___ ( me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. Për përdorim të jashtëm,

50
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. FORMAT E FORTA MEDIKAMENTOZE

1. Pulveres (Pluhurat)
2. Capsulae medicinales (Kapsulat medicinale)
3. Tablettae (Tabletat)
4. Dragées (Drazhetë)

III. 1. PULVERES (Pluhurat)

- Pluhurat janë përgatesa substancash të forta shëruese ose përgatesa drogash me imtësi të
njëtrajtshme të caktuar, që përgatiten me, ose pa shtesa ndihmëse.

- Përfitohen:
 me imtësimin e drogave ose të substancave dhe
 sitjen e tyre (me sita të madhësive të ndryshme)

- Shkruhen në sasi = 20,0 – 100,0 gramë,


= më rrallë në sasi më të mëdha (p.sh. insekticidet), ose
= në sasi më të vogël (p.sh. kalomeli për sy)

- Sipas Farmakopesë dallojmë:


 Pulveres mixti - (nga më shumë substanca shëruese, droga ose
përzierje të tyre);
 Pulveres standardisati - (nga drogat me veprim të fortë - përmbajnë
substanca shëruese në sasi të caktuar);
 Pulveres stabilizati - (përgatiten nga bimët e freskëta dhe në mënyrë
të përshtatshme inaktivizohen enzimet e tyre).

- Klasifikohen në 3 mënyra - dhe atë në bazë të:

1. Madhësisë së kokërrzave:
- Dallëjmë tri shkallë pulverizimesh:
Lloji i pluhurit Madhësia e kokërrz. Nr.sitës
a. Pluhur i imët - (Pulvis subtilissimus) 0,15 mm VI
b. P. Gjysmë i imët - (Pulvis grossus) 0,30 mm V
c. Pluhur i trashë - (Pulvis grossisimus) 0,75 mm IV

2. Mënyrës së dhënies së pluhurit:


a. Pluhura të pandara - (Pulveres ad scatulam)
b. Pluhurat e ndara - (Dosi pulveres)

3. Përdorimit të pluhurit ose të mënyrës së aplikimit:


a. Për përdorim të brendshëm - (Pulveres pro usum internum)
b. Për përdorim të jashtëm - (Pulveres pro usum externum)

51
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. 1. 1. PULVERES PRO USUM INTERNUM


(Pluhurat për përdorim të brendshëm)

- Merren - per os.


- Mund të shkruhen si:
a. Pluhura të pandara - (Pulveres ad scatulam)
b. Pluhurat e ndara - (Dosi pulveres)

III. 1. 1. 1. PULVERES AD SCATULAM


(Pluhurat e pandara)

- Në këtë formë jepen - vetëm barnat me veprim të dobët


- Dozohen - me lugë kafeje.
- Sasia e pluhurit që duhet ta merr i sëmuri - përmban përafërsisht dozën terapeutike
individuale të mesme të barit.
- Sasia e pluhurit që përmban 1 lugë kafeje (e shprehur në gramë) – varet nga pesha specifike
e tij.

p.sh. - Bismuti subnitratis 3,0 g


- Magnesii oxydum 0,5 g
- Magnesii sulfas 5,0 g
- Natrii hydrogencarbonas 5,0 g
- Natrii chloridum 6,0 g
- Saccharosum 3,5 g
- Cabro medicinalis 2,0 g

- Shkruhen në sasi = 30,0 – 100,0


- Jepen në kuti = (Da ad scatulam), ose
(Da ad sacculum) (nëse janë vetëm për një përdorim)
(Da ad vitrum collo amplo) (rrallë, në rastet kur jepen sasi
më të mëdha për përdorim të gjatë).
- Nuk i shtohet as vehikulum, as korrigjensë.

TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (pulvis) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.) á (madhësia në gram)
S. -

Fig.30 Pluhurat

52
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. 1. 1. 2. DOSI PULVERES


(Pluhurat e ndara)

- Përgatesa për përdorim oral në të cilat bari dozohet me përpikëri.


- Pluhurat me veprim të fortë dhe shumë të fortë - mund të jepen vetëm në formë të pluhurave
të ndara.
- Masa e një pluhuri të ndarë = 0,3 – 0,5 gramë
- më rrallë deri 1,0 g.

- Nëse sasia e substancës aktive është < 0,3 g = shtohet një konstituens (pluhur indiferent,
si p.sh.: sakaroza – që mund të shërbejë edhe si korrigjens).
Për pluhurat higroskopike = si konstituens përdoret laktoza.
- Si vehikulum universal = laktoza.

- Çdo dozë e barit (të cilën i sëmuri e merr me një të pirë) – paketohet në kapsula të posaçme
prej letre.
- Kapsulat prej letre të parafinuar - (Capsulae parafinatae) dhe
- kapsulat prej letre të dyllosur - (Capsulae ceratae)
(përdoren për pluhurat që përmbajnë substanca higroskopike, aromatike dhe volutile).
- Mund të jepen edhe në qeska letre.
- Në recetë shkruhen - 10 – 20 pluhura të ndara.

- Format magjistrale mund të shkruhen me dy metoda:


1. Metoda dispenzive (shumëzuese)
2. Metoda divizive (pjestuese)

- Në qarkullim kryesisht janë në formë të gatshme.

TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (pulvis) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
á dosi pulveres Nr. ____ (me germa lat.)
S. -

III. 1. 1. 3. PULVIS INTRANASALIS


(Pluhurat për nuhatje)

- Në këtë formë përdoret vazopresina, e cila resorbohet mirë nga mukoza e hundës, që
indikohet te diabetes insipidus.

- Në qarkullim - në formë të gatshme.

Rp. Vasopressin pulvis intranasalis


Da scatulam originalem Nr. I (unam)
S. Pluhuri të nuhatet thellë 4 herë në ditë.

53
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. 1. 1. 4. PULVERIS GRANULATI


(Pluhurat granulate - granulat)

- Kokërrza të imëta, me formë jo të rregullt, me masë 0,05 g, për përdorim oral.


- Masa bazë e granulave = sakaroza ose laktoza.
- Në këtë formë sot jepen vetëm: - barnat me veprim të dobët dhe
- disa antibiotikë.
- Në qarkullim vijnë - si barna të gatshme.
- Dozohen = me lugë.

III. 1. 2. PULVERES PRO USUM EXTERNUM


(Pluhurat për përdorim të jashtëm)

- Në bazë të aplikimit ndahen në:


1. Pluhura për pudrosje (Conspergentia)
2. Pluhura për përgatitjen e tretësirave për përdorim të jashtëm, dhe
3. Pluhurat për insuflim në hapësirat natyrore trupore.

III. 1. 2. 1. CONSPERGENTIA
(Pudrat)

- Kanë përdorim të gjerë në dermatologji.


- Përmbajnë substanca kryesore shëruese, të cilave mund t’iu shtohet ndonjë vehikulum
indiferent (poashtu në formë pluhuri).
- Substancat vepruese mund të kenë veprim: adstringjent, antiseptik, dezinfektues,
antimikotik, protektiv, si dhe disa antibiotikë.

- Vehikulum: - Talku
- Kaolina
- Amidoni
- Oksidi i zinkut, etj.

- Sasia: - 50,0 – 100,0 g.


- Jepen: - në qeskë letre - (Da ad sacculum)
- në kuti prej kartoni - (Da ad scatulam)
- në shishe me grykë të gjerë - (Da ad vitrum collo amplo) – nëse janë
sterile ose për përdorim më të gjatë.
- Në signaturë vërejtja: - Për përdorim të jashtëm,

- Në lëkurë pudrat aplikohen në dy


mënyra:
 me një copë pambuku (për
pudrosje të lëkurës)
 me anë të kutisë me kapak të
shpuar vrima-vrima. (nga e cila
shkundet pluhuri)
- Në recetë shkruhen si:
 Magjistrale dhe
 Të gatshme Fig.31 Pudra

54
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (pulvis) á (sasia)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
S. Për përdorim të jashtëm,
për pudrosje -

III. 2. CAPSULAE MEDICINALES


(Kapsulat medicinale)

- Janë preparate barnash të cilat përmbajnë sasinë e dozuar të substancave shëruese.


- Përdoren – per os.

- Lënda bazë nga e cila përbëhet kapsula = zhelatina.


- Në kapsula mund të futen substanca të forta ose të lëngëta për përdorim të brendshëm.

- Janë të përshtatshme për disa arsye:


 I sëmuri mbrohet nga shija ose era e keqe e barit;
 Substancat shëruese mbrohen nga ndikimi i lagështisë ose ajrit;
 Bari kalon pa u ndryshuar deri në stomak, përkatësisht në zorrë;
 Evitohet veprimi dëmshëm i barit në dhëmbë, gojë dhe stomak;
 Sipërfaqja e lëmuar e kapsulave e lehtëson gëlltitjen.

- Kapsulat ndahen në dy grupe:

 Kapsula të forta: - përbëhen nga trupi dhe kapaku;


- mbushen me përzierje të fortë, të tharë ose të lëngët
- përgatiten nga zhelatina
- me ose pa: shtesë ngjyre, fortësues (sakaroza), substanca
që zvogëlojnë tejdukshmërinë (titan-dioksid) dhe
konzervans.

Fig.32 Kapsulat
 Kapsula të buta: - përbëhen nga një pjesë;
- mbushen me përzierje të fortë, të tharë, të lëngët dhe
pastoze
- Përveç zhelatinës përmbajnë edhe plastifikator (polid-
glicerol, sorbitol), në marrëdhënie të ndryshme = me çka
rregullohet fortësia
- me ose pa konzervans.

55
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Nëse bari duhet të thithet në lukth = substancat shëruese futen në kapsula të buta;
- nëse duhet të thithen në zorrën e hollë = futen në kapsula të forta - (janë të qëndrueshme në
lëngun e lukthit; treten në zorrë nga enzimet e pankreasit dhe të zorrës së hollë).

- Në kapsula të forta futen:


 barnat që dëmtojnë mukozën e lukthit (vajrat eterike)
 kur dëshirojmë të mbrojmë substancën aktive nga ndikimet e lëngut të lukthit (p.sh.
enzimet pankreatike), dhe
 subst. që duhet të ushtrojnë veprim lokal në zorrë të hollë (antihelmintikët,
antiseptikët për veprim lokal në zorrë).

- Sasia e substancës shëruese në një kapsulë = deri në 0,5 g.


- Një kapsulë përmban – dozën terapeutike individuale mesatare të barit.
- Nuk iu shtohet vehikulum.

- Sot në qarkullim gjenden si – preparate të gatshme.

TË GATSHME:

Rp. Emri®, forma (capsulae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ____ (me germa lat.)
á capsulas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

III. 3. TABLETTAE
(Tabletat)

- Janë forma të forta të dozuara barnash që përgatiten me komprimimin e substancave


shëruese në formë pluhurash, kristalesh ose granulash, si të vetme ose të përziera me mjete
ndihmëse.
- Përdoren: - per os (përmes gojës)
- pihen, të paktën, me gjysmë gote ujë (që të shpejtohet thithja)
- Mund të thithen në: - hapësirën e gojës
- lukth, ose
- zorrë.
- Përgatiten si: - pllakëza të rrumbullakëta, ose ovale
- me sipërfaqe të rrafshta ose të gufuara dhe
- me skaje të mprehta.

- Masa e një tablete = 0,5 – 1,0 gram.

- Konstituentët janë - mjete ndihmëse


- që tabletës i jepin fortësinë dhe
- mundësojnë zbërthimin e saj në pjesë të caktuara të TGI.

- Mjetet ndihmëse = janë farmakologjikisht indiferente.

56
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Për përgatitjen e tabletave, si mjete ndihmëse përdoren:


 Mjetet për plotësimin e masës: (amidoni, sakaroza, laktoza, glukoza, manitoli,
kloruri i natriumit, oksidi i magnezit, sulfati i
kalciumit etj.)
 Mjetet për adsorbim: (sakaroza, oksidi i magnezit, fosfati i kalciumit,
dioksidi i siliciumit, bentoniti etj.)
 Mjetet për lidhjen e pluhurave: (zhelatina, amidoni, sheqernat, prodhimet në bazë
të celulozës, makrogolët, polivinil-pirolidonët,
algjinati i natriumit, agari etj.)
 Mjetet për bymim: (amidoni, derivatet e celulozës, celuloza
mikrokristalore, polivinil-pirolidonët, substancat
efervescente etj.)
 Mjetet për lehtësimin e rrëshqitjes: (talku, acidi stearik, stearati i magneziumit,
stearati i kalciumit, makrogolët, parafina e lëngët
etj.)
 Mjetet për veshjen e tabletës: (sol. i përq. i sakarozës, talku, karbonati i kalciumit,
vaji i kakaos, fosfati i kalciumit, tretësirat e
makrogolëve, gomës arabike dhe acetat-ftalatit të
celulozës, laktoza etj.)
 Mjetet për ngjyrosje: (ngjyrat e produkteve ushqimore)
 Mjetet për politurë: (dylli, përzierja e dyllit dhe e parafinës,
makrogolët)

- Anët pozitive të tabletave:

 përgatiten në mënyrë higjienike


 dozimi i saktë
 transportohen lehtë
 janë të qëndrueshme gjatë ruajtjes
 kushtojnë lirë
 nuk kanë shije
 pihen lehtë

Fig.33 Tabletat
- Anët negative:
 cementimi (te disa tableta – humbin vetin e zbërthimit të tyre)

- Tableta është e mirë nëse:


 nuk ka njolla në sipërfaqe
 nuk thehet (nga lartësia 1 – 1,5 m në dysheme dërrase)
 në ujë të ngrohtë (37ºC) – zbërthehet për 15 min.

- Prodhohen edhe tableta me veprim të zgjatur.


- Veprimi i zgjatur arrihet:
 me modifikimin kimik të substancës aktive (me qëllim të ngadalësimit të eliminimit
të barit)
 me manipulime të subst. aktive dhe asaj indiferente (e cila zbërthehet ngadalë)
- Shërbejnë për:
 përdorim të brendshëm (çdo tabletë përmban D.th.ind. të subst.shëruese)
 përdorim të jashtëm

57
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Pas dhënies së barit në formë tabletash:- absorbimi bëhet pas 30 – 45 min.


- efekti terapeutik = pas 1 ore.
- efekti maksimal = pas 60-90 min.

- Tabletat nuk duhet dhënë: - të sëmurëve që vjellin


- që kanë nauze
- humbje të vetëdijes ose
- çrregullime në të gëlltitur.

- Në recetë shkruhen vetëm si:


 tableta oficinale (rrallë)
 të gatshme

Formula e përgjithshme:

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (tablettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á tablettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

III. 3. 1. TABLETTAE DUPLEX, TRIPLEX ET MULTIPLEX


(Tabletat dyshtresore, trishtresore dhe shumështresore)

- Përbëhen nga:
 “thelbi” i brendshëm dhe
 1-2 shtresa të jashtme.

- Secila shtresë përmban substanca të ndryshme shëruese


- Nga këto shtresa substancat lirohen me shpejtësi të ndryshme, në pjesë të ndryshme të TGI.
(p.sh. substanca që thithet në lukth (në shtresën e jashtme) dhe substanca që
thithet në zorrë (në shtresën e brendshme) = me këtë zgjatet veprimi i
substancës aktive 8-12 orë.)

- Tabletat shumështresore = përmbajnë vetëm një substancë aktive shëruese.


- Substanca aktive radhitet në shtresa, në alternativë me shtresat e substancës indiferente të
patretshme (me këtë ngadalësohet thithja e substancës shëruese).

- Ekzistojnë edhe tableta tjera me veprim të zgjatur, si: Durule, Durettae, Retard tablettae

- Veprimi i zgjatur arrihet sepse: substancat shëruese radhiten në shtresa alternative me


substanca indiferente që zbërthehen shumë ngadalë.
- Si bartës i substancave shëruese – mund të jetë edhe shpuza nga polivinil-kloridi.
(lëngjet e traktit digjestiv depërtojnë në poret e shpuzës
– tresin substancën aktive – dhe ekstrahojnë ate)
- Substanca shëruese mund të lidhet edhe me – shkëmbyes jonikë (subst.shëruese lirohet dhe
thithet gradualisht varësisht nga pH e ambientit).

58
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

-Puferettae – janë trajta të tabletave, të cilat përveç përbërësit aktiv, përmbajnë edhe përbërës
indiferentë (fosfate bazike, hidrokarbonat, etj), që shërbejnë për ruajtjen e pH së barit në vlera
të përshtatshme, në mënyrë që të sigurohet veprimi terapeutik i barit.
- Implant tabletat (depo preparate) – implantohen kirurgjikisht nën lëkurë (p.sh. hormonet.
Përdoren për mjekim të zgjatur disa muajsh.

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (tablettae duplex) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á tablettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

III. 3. 2. FILM-TABLETTAE
(Film-tabletat)

- Veshen me një mbështjellës në formë filmi shumë të hollë.


- Me këtë:
 maskohet era dhe shija e keqe
 mbrohet substanca shëruese nga adikimet e ambientit ose të lëngut digjestiv
 mundësohet thithja në pjesë të ndryshme të TGI.

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (film-tablettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á tablettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

III. 3. 3. EFERVETTAE
(Efervetat, tabletat shkumuese)

- Përveç substancës shëruese aktive përmbajnë edhe një sasi të përcaktuar të:
 bikarbonatit të natriumit dhe
 acid citrik
- Gjatë tretjes në ujë lirohet CO2 – përfitohet pije shkumuese me shije të këndshme freskuese.

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (efervettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á efervettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

59
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. 3. 4. LINGUALETTAE
(Lingualetat)

- Preparate barnash që thithen në hapësirën e gojës.


- Kanë formë pllakëzash të rrumbullakëta, të forta, me sipërfaqe të rrafshtë ose të gufuar.
- Aplikohen nën gjuhë.

- Në këtë formë jepen:


 glicerol-trinitrati
 kortikosteroidët
 disa hormone seksuale
 derivatet e adrenalinës dhe
 derivatet e acidit lizergjik.

- Kanë masë = 0,1 – 0,15 gram.

Fig.34 Aplikimi i Lingualetave


- Shkruhen si:
 Oficinale (rrallë)
 Të gatshme

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (lingualettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á lingualettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

- Dallojnë nga oribletat, sepse:


 te lingualetat = kemi veprim të përgjithshëm resorbtiv të subst. aktive
 te oribletat = vetëm veprim lokal.
Bucalettae – janë pllakëza të vogla, të rrumbullakëta, të ngjashme me lingualetat. Absorbimi
i substancës aktive bëhet në hapësirën e gojës, nëpërmjet mukozës bukale.

III. 3. 5. ORIBLETTAE
(Oribletat ose pastilet)

- Preparate të forta barnash për veprim lokal në mukozën e gojës dhe të fytit.
- Kanë formë rrethore ose eliptike, me sipërfaqe të rrafshtë ose të gufuar.
- Quhen edhe = tableta për thithje.
- Mbahen në gojë (ku treten ngadalë) – ushtrojnë veprim lokal në gojë dhe në fyt.
-Zakonisht përmbajnë: - dezinfektues
- adstringjentë
- dezodorantë
- anestetikë lokalë
- ose ndonjë antibiotik
TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (oriblettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á oriblettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. -

60
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

III. 3. 6. VAGINALETTAE
(Vagjinaletat)

- Preparate të dozuara barnash për aplikim vagjinal.


- Kanë formë sferike ose konike.

- Përmbajnë substanca: - dezinfektuese


- kontraceptive
- antibiotikë
- antimikotikë etj.

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (vaginalettae) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á vaginalettas Nr. _____ (me germa lat.)
S. Për përdorim të jashtëm,
-

III. 3. 7. SOLUBLETTAE
(Solubletat)

- Janë pllakëza katrore ose rrethore, të dedikuara për përgatitjen e tretësirave për përdorim të
jashtëm.
- Përmbajnë sasinë e dozuar të substancës aktive.

- Masa = 0,5 – 2,0 gramë.


- Përmbajnë substanca: - me veprim antiseptik
- adstringjent.

- Nëse përmbajnë substanca me veprim shumë të fortë dhe substanca helmuese = duhet të jenë
të ngjyrosura me ngjyrë të kaltërt (përfitohet tretësirë me ngjyrë poashtu të kaltërt).
Mbështjellen me letër të zezë, në të cilën, me shkronja të bardha, shkruhet emri i substancës
dhe sasia, shenja e skeletit të kafkës dhe fjala “helm”. Jepen vetëm në shishe, të mbyllura në
mënyrë të sigurtë, me shenjën “sub signo veneni”.

III. 4. DRAGÉES
(Drazhetë)

- Fjala “Dragée” , fr. = karamele e vogël.

- Janë tableta të mbështjellura me një shtresë mbrojtëse nga veprimet e dëmshme të ambientit
ose të lëngut të lukthit dhe njëkohësisht si korrigjens.

- Mbështjellësi përmban: - sheqer


- çokolatë
- gomë arabike
- polietilen-glikole
- metilcelulozë etj.

61
Koncepti i ushtrimeve –Receptura e plotë

- Nëse veshen me keratinë, stearinë etj. = treten në ambient bazik (zorrë)

- Merren = per os
- Duhet të jenë:- të një madhësie,
- të një forme
- të një peshe
- me fortësi të caktuar
- përmbajnë sasinë e caktuar të substancës aktive.

TË GATSHME:

Rp. Emri® forma (dragée) á (doza)


Da scatulam originalem Nr. ___ (me germa lat.)
á Nr. (vetëm numri romak)
S. -

62

You might also like