Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Parathënie Në kushtet e luft ës më intensive konkurruese, zhvillimit të shpejtë teknologjik

dhe të globalizimit, marketingu është duke u bërë aktivitet i rëndësishëm afarist i cili e
orienton këtë temë në drejtim të konsumatorit dhe nevojave të tij. Suksesi i tregut varet
nga aft ësia e kompanive që me anë të aktiviteteve hulumtuese të njihen problemet e
konsumatorëve dhe pastaj të krijohen prodhime të cilat janë në përputhje me
informacionet e marra nga tregu. Konsumatori dhe nevojat e tij janë pikë fillestare dhe
qëllimi përfundimtar i punës. Me këtë qasje në punë realizimi i fitimit operativ do të varet
nga shkalla e kënaqësisë të nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve. Drejtuesit e
marketingut duhet të zgjidhin kanale të përshtatshme të marketingut, të cilat do të japin
prodhime për konsumatorët dhe për përcaktimin e çmimeve të cilat do të jenë në
përputhje me aft ësitë e grupit të konsumatorëve. Segment i rëndësishëm janë edhe
aktivitetet nëpërmjet të cilave do të mësohet edhe në lidhje me prodhimin dhe
karakteristikat e tij. Të gjitha këto aspekte të rëndësishme të marketingut përpunohen në
librin “Marketingu” për vitin IV, profesioni ekonomik, juridik dhe tregtar. Lënda
Marketing është lëndë e obligueshme për vitin IV, për profilin arsimor teknik i
ekonomisë. Libri është i dukshëm, i qartë, interesant dhe besojmë se cilësia, mënyra e
paraqitjes dhe përmbajtja e ekspozimit të përmbajtjeve dhe instrumenteve të nxënësve do
të lehtësonte shumë përvetësimin e materialit të paraparë për mësim, e me këtë mësimi do
të paraqesë kënaqësi. Në përgatitjen e tekstit përdoren materiale dhe literaturë e shumtë
në fushën e marketingut nga profesorë të dalluar vendas dhe të huaj, me çka përfshihen
trendët e rinj në zhvillimin e marketingut. Ky libër ofron përmbajtje dhe informacione
bashkëkohore të cilat përputhen me arritjet në shkencë dhe në të njëjtën kohë përgjigjen
në arritjen në shkencë dhe në karakteristikat zhvillimore të nxënësve.

You might also like