Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 18

Ph.

D (c) Donjeta Morina


donjeta.morina@unhz.eu
Pejë, 2020
Transferimi indirekt me anë të ndërmjetësve financiarë

• Kur emetohen letrat e reja me vlerë, shitja e tyre lehtësohet nga


bankierët e investimit dhe fondet transferohën direkt nga kursimtarët
tek ndërmarrjet.
• Transferimi përmes ndërmjetësve financiare është me pak direkt.
• Fondet janë fillimisht të huazuara tek ndërmjetësi, i cili më pas jep
fondet hua për përdoruesit përfundimtarë.

• Kur një kursimtar depoziton fondet në një ndërmjetës financiar (psh.


bankë), kursimtari pranon një pretendim mbi bankën dhe jo mbi
subjektet ekonomike të cilëve banka ju ka dhenë kredi.
• Roli i ndërmjetësit financiar rritet pasi ata kryejnë këto shërbime:

– Transformimin e maturimit
– Transformimin e rrezikut
– Uljën e shpenzimeve të transaksionit.

• Ndërmjetësuesit financiarë në kuptimin me të thjeshtë kryejnë funksionin


e ndërmjetësimit nëpërmjet grumbullimit të fondeve të individëve që
dëshirojnë të investojnë kursimet e tyre dhe i vënë këto fonde në
dispozicion të kompanive apo të firmave që kërkojnë financim.
• Ka një shumëllojshmëri të ndërmjetësve financiar:

1. Bankat tregtare;
2. Institucionet e kursimit
―shoqëritë e kursim kreditit,
―bankat e ndërsjella të kursimeve dhe
―unionet e kreditit.
3. Kompanitë e sigurimit
4. Fondet pensionale
5. Institucionet ndërmjetëse të investimit.
Bankat tregtare

• Bankat tragtare janë institucionet financiare me të rëndësishme për


zhvillimin e ekonomisë së një vendi apo të një rajoni të veçantë.

• Pavarësisht nga vështirësitë e një përkufizimi të saktë, një bankë tregtare


në gjykimin e përgjithshëm e tradicional është një institucion financiar që i
ofron publikut:
– Llogaritë në kuadrin e pjesëmarrjës së saj në sistemin kombëtar të pagesave,
të cilat përdorën për të kryer pagesat, për blerje mallrash e shërbimesh, etj.
– Depozitat që përfaqësojnë investime të subjekteve ekonomike dhe
ekonomive familjare;
– Kredi dhe paradhënie të ndryshme për subjektet ekonomike.
Produktet dhe shërbimet kryesore që ofrojnë bankat tregtare

• Veprimtaritë kryesore të bankave tregtare janë:


• Veprimtaria e depozitave: Burimet kryesore të fondeve të siguruara nga
bankat tregtare jane paratë e vendosura nga klientët e saj në formën e
depozitave. Nepërmjet depozitave, bankat grumbullojnë burimet
financiare të nevojshme për veprimtarinë e tyre.

• Meqë banka gëzon të drejtën e përdorimit të parave për periudhën e


depozitimit, ajo zotohët t’i paguaj depozituesit një shpërblim të caktuar,
pra interesin.
• Detyrimet kryesore të bankave tregtare janë Depozitat e tyre, llogaritë
rrjedhëse dhe tipet e ndryshme të depozitave të kursimit me afat.

• Llogaritë rrjedhëse lehtësojnë kryerjën e pagesave dhe arkëtimeve.


Pronari i një llogarie rrjedhëse mund t’i terëheqë ato në çdo kohë dhe ato
nuk sjellin përfitimin e interesit për pronarin.

• Llogaritë e kursimeve janë llogari me interes. Ato mund të vendosën në


bankë me afat apo pa afat. Karakteristikë e tyre është se subjekti
ekonomik pronar i tyre përfiton interesin bankar.
• Veprimtaria e kreditit: Kreditë, zëne vendin kryesor ndër operacionet e
biznesit bankar. Sipas natyrës së tyre huatë që japin bankat tregtare janë:
– Hua tregtare apo industriale
– Huatë bujqësore
– Huatë e konsumit
– Huatë për investime
– Huatë për pasuri të patundshme
– Huatë e tjera.

• Veprimtaria e shërbimit të pagesave. Nepërmjet kësaj veprimtarie


bankare, klientët e bankës bëjnë pagesa pa përdorimin e parave të
prekshme.
Bilanci i bankës tregtare

Aktivet (Pasuria e bankës) Pasivet e bankës (detyrimet dhe kapitali)

Monedha dhe kartmonedha Llogaritë rrjedhëse

Depozitat në bankën qendrore Llogaritë e kursimeve dhe çertifikatat e


depozitave

Letrat me vlerë Depozita afatgjatë

Huatë Huamarrjet e tjera

Aktivet e tjera Kapitali i bankës


Rezervat
Fitimi i pashpërndarë

Aktivet = Pasivet + Kapitali apo Pasuria = Detyrimet + Kapitali


Institucionet e kursimit

• Institucionet e kursimit janë një vend për kursimtarët, veçanërisht për


individët me shuma modeste për të depozituar fondet.
• Me pas paraja i huazohet huamarrësve që kanë nevojë për fonde.

• Bankat e kursimit dhe shoqatat e kursimit – kreditit janë forma të


institucioneve të kursimit.

• Një bankë e përbashkët e kursimeve është pronë e depozituesve të saj,


por banka vetë drejtohët nga administratorët.

• Pronarët e kësaj bankë janë depozituesit e saj dhe janë pikërisht ata të
vetmit të cilët mund t’i përdorin shërbimet e bankës.
Rregullimi i bankave tregtare

• Bankat tregtare janë subjekt i rregullimeve të shumta, qëllimi i të cilave


është të mbrojnë kreditorët e bankave, sidomos depozitat e tyre.

• Natyra e vertëtë e bankës nënkupton se kur një bankë tregtare dështon,


humbje të konsiderueshme mund të pësojnë depozituesit e bankës.

• Bankat tregtare dhe të gjitha institucionet e tjera të kursimeve duhet të


mbajnë fonde në rezervë kundrejt detyrimeve të tyre depozitare.

• Shuma minimale që të gjitha bankat duhet të mbajnë rezervë përcaktohet


nga Banka qendrore e vendit.
Shoqëritë e sigurimit (kompanitë e sigurimit të jetës)

• Institucionet financiare të sigurimit zënë një vend shumë të rëndësishëm


në mesin e ndërmjetësve financiar.

• Në përgjithësi, institucionet e sigurimit ofrojnë produkte dhe shërbime të


cilat i sigurojnë klientët e tyre në rast humbjësh financiare për shkaqe dhe
arsye të ndryshme.

• Kompanitë e sigurimit të jetës e kryejnë rolin e një ndërmjetësi financiar,


sepse ato marrin fonde nga kursimtarët, krijojnë një pretendim për vetën
e tyre dhe japin fonde hua për huamarrësit.

• Këto institucione gjatë veprimtarisë së tyre shndërrojnë aktivet e një lloji


në aktive të një lloji tjetër.
Karakteristikat e shoqërive të sigurimit

Shoqëritë e sigurimit
 institucione financiare, që i përkasin grupit të ndërmjetësve financiarë

 potencialet e tyre financiare krijohen nga grumbullimi i fondeve në bazë të


kontratave për sigurime, shitjes së policave të sigurimit individëve dhe bizneseve.

Individët jetën, pasurinë


sigurojnë
Firmat pasurinë, inventarin, jetën e punëtorëve, kërkesat nga kreditë etj

Sigurimi është një marrëveshje me të cilën siguruesi premton t’i paguajë të siguruarit
(apo policambajtësit) një shumë të hollash në rast të një ndodhie, qe i shkakton kesaj
pale humbje financiare.

 Likuiditetin e ruajnë nëpermjet:


• Shumave të parave në llogaritë transaktive
• Segmentit afatshkurter te portfolit (permes letrave me vlerë me afate të
shkurtëra, të cilat mund të shiten lehtë në tregjet e kapitalit)
Fondet e pensioneve dhe funksionimi i tyre
• Sipas pronësisë ndahen në:
– Fonde pensionesh publike
– Fonde pensionesh private

• Sipas subjektit që e paguan kontributin


– me kontribut që paguhet nga punëdhënësi dhe punonjësit
– me kontribut vetëm te punonjësit

• Sipas madhësisë së përfitimit të pensionit


– me përfitim te përcaktuar
– me kontribut te përcaktuar
Fondet e përbashkëta të investimit

• Një nga institucionet më të rëndësishme financiare është fondi i


përbashkët që investon në emër të individëve.

• Fondi i përbashkët mund të blej letrat me vlerë të emetuara. Disa fonde


specializohën në blerjën e aksioneve të ndërmarrjeve të reja dhe
emergjente dhe për të zgjeruar këto fonde marrin pjesë në tregun parësor
duke vepruar si ndërmjetës financiar.

• Fonde të tilla shërbejnë gjithashtu si ndërmjetës financiar duke


transferuar paranë e kursimtarëve tëk përdoruesit përfundimtar të saj.

• Shumica e fondëve të përbashkëta, megjithatë nuk shërbejnë si


ndërmjetës financiar, pasi ata kryesisht blejnë dhe shesin letrat me vlerë
ekzistuese.
• Fondi i përbashkët i tregut të parasë është formë e fondeve të
përbashkëta të investimit.
• Fondi i përbashkët i tregut të parasë blen letra me vlerë afatshkurtëra të
sapo emetuara.
• Individët mund të terëheqin paranë e investuar në fondet e parasë sipas
dëshirës.
• Fondet e parasë investojnë në një shumëllojshmëri të lëtrave më vlerë si:
– Çertifikatat e depozitave të negociueshme
– Bonot e thesarit
– Letrat tregtare
– Marrëveshjet e riblerjës
– Pranimet bankare, etj.

You might also like