Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

Pikëpamja bazë: Cfarë kuptojmë me

krishtërim?

Së pari,krishtërimi nuk korrespondon me ndonjë filozofi pasi dallimi mes teologjisë dhe
filozofisë duhet të jetë mëse I qartë. Teologjia është arti I të dëgjuarit para së folurit ku
predikuesi shërben si një bari për njerëzit e humbur frymërisht.

Së dyti, dua t’ju tregoj se për cfarë në të vërtet flet teologjia e krishterë.Pavarësisht në një I
krishterë është katolik,orthodoks apo protestant, në bindje të parë ky I krishterë pohon që
perëndia është një trinitet I përsosur që domethënë: Esenca e Perëndisë është e njëqënëshme
por identiteti I tij nuk është.Duket pak konfuzuese apo jo? Argumenti qëndron brenda
Bibles.Pra ky perëndi përbehet prej Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë.Ata janë tre persona ku
secili prej tyre është plotësisht.Zoti dhe njëkohësisht askush prej tyre nuk mund të jetë një
person tjetër.

Së treti, si mund tia bëjmë për ta kuptuar këtë ? Kjo është e pamundur pasi kali I cili sheh vetëm
bardhë e zi sipas shkencës nuk mund ta imagjinojë dot botën me ngjyra.Zoti, perëndia ynë I
shenjtë është plotësisht I paperceptueshëm për ne, jo se ai nuk ka denjuar të shfaqet, por sepse
mendja jonë prej mëkatit ka rënë.

Së katërti, Mesia erdhi.Termi Krisht ose Mesia do të thonë vetëm shpëtimtar. Krishti është biri I
trinisë së shenjtë pra perëndi I përsosur, I cili hyri krijimin si një njeri I përsosur, lindur prej
Marisë dhe vdiq për paudhësitë tona, dhe në të tretën ditë u ringjall.Pas 40 ditësh ai shkon në
prani të Atit.Si ta kuptojmë këtë? Krishtërimi nuk është armik I Judaizmit por plotësues I
tij.Hebrenjtë me anë të profetëve prisnin një shpëtimtar duke profetizuar për të dhe këto
profeci plotësohen me ardhjen e Jezus Krishtit. Jezusi eshte figura kyce brenda ungjijve.

Së pesti Mesia do të vijë përsëri. Kjo trajtohet tek Zbulesa e Gjonit.Pas vdekjes cdo shpirt shkon
në një gjendje të ndërmjetme që njihet si Had ose Shelon. Kur Krishti do të vijë përsëri të vetët
do të shkojnë në parajsë dhe ata që e mohuan në ferr. Kjo ngjarje do të paraprihet prej ardhjes
së antikrishtit dhe rënies së botës në dorë të paganëvë, të gjithë si aktorë të satanait.

Tani jemi gati për të trajtuar veprat duke pasur këtë panoramë në mendje…
Veprat që do të trajtohen :

1) Komedia Hyjnore
2) Katedralja e Parisit
3) Xha Gorio
4) Vëllezërit Karamanxovë
5) Hamleti
Komedia Hyjnore

Ky monument kulture shkruar prej mjeshtrit të madh të penës Dante Aligerit


është një përzierje e teologjisë katolike, imagjinatës së autorit dhe dashurisë së tij
për Beatricen.Madhështia e kësaj vepre thjesht nuk ka të krahasuar për nga
simbolikat që nga detajet më të vogla. Megjithatë nga aspekti që ne po I
rikthehemi kësaj vepre na intereson më shumë teologjia katolike dhe simbolet
biblike.

Tani, sipas dogmave katolike ekzistojnë ato që njihen si 7 mëkatet vdekje-prurëse


që janë: krenaria, lakmia, zemërimi, zilia, epshi, grykësia dhe përtacia.Gjatë
udhëtimit në purgator dhe në ferr këto elemente janë të pranishme dhe
ndërtojnë rrathët e tyre. Atëherë për të qënë më specifik:Ferri, vendi I ndëshkimit
të përjetshëm ka 9 rrathë

i.Limbi ky janë të papagëzuarit

ii.Ata qe e humben betejen me epshin

iii. Grykesit

iv. Kopracet

v. Zemërakët në sensin e arrogantit

vi. Heretikët

vii. Dhunuesit

viii. Mashtruesit me peshë në shoqëri

ix. Tradhëtarët si Juda Iskarioti dhe Satanai I ngrirë në akull

Personazhet janë të ndarë prej historisë dhe veprave në rrathëte mëkateve


përkatëse.Kjo dogme katolike për ndarjen e shkallëve të mëkatit vjen prej
konceptit Aristotelian ku sic mund të hamendësoni, filozofia shkrihet me
teologjinë si një e vetme.

Tani për purgatorin. Fjala limb që e gjendëm te rrathi I parë I ferrit është fjala
latine për termin had. Nënkupton neutralitetin e një individi që ndodhet aty deri
kur të gjykohet.Mirëpo, me kohën termi u abuzua pasi lindi titulli “Papë” ku u bë
gabimi I pafalshëm pasi një njeriu iu dha pushtet mbi biblën me anë të një petku
që quhet traditë.Cdo traditë është hartuar prej papës së kohës dhe si e tillë ka
gabime në brendësi.Si rrjedhojë prej limbit papa shpiku purgatorin si një shpresë
ku mëkatari mund të shpëtohet prej veprave dhe vuajtjes duke lënë idenë se
gjykimi hyjnor mund të asnjëanësohet ose ndryshohet. JO! Kjo ide është e gabuar,
fallco dhe vrasëse, por u përdor për ti dhënë kishës një forcë politike që as që
mund të mendohet.Kjo sepse idesë që gjykimi mund të asnjëanësohet iu shtua
dhe përgjigjia se si kjo gjë mund të arrihet.Ne konkluzion,veprat e mira dhe
vetëkontrolli në jetën tokësore mund të shoqërohen me pastrimin e mëkateve
nëpërmjet flakëve të purgatorit nëse këto të dyja të mësipërmet nuk
mjaftojnë.Situata bëhet edhe më alarmante kur në kohën e reformimit filluan të
shiteshin indulgjencat, shpikjet e famshme të Papë Adrianit III ku me anë të disa
letrave me vlerë ti siguroje pastrimin e shpirtrave të të afërmve të tu prej një
mëkati që normalisht këta shpirtra duhej të paguanin në purgator sipas një vlere
kohore që e vendoste kisha. Kjo gjë e rriti interesimin për purgatorin…megjithatë
në kohën e Dantes situata politike-kishtare qe disi më e qetë dhe si një akademik I
bindur I kishës, vepra e tij e qartësoji dogmën duke arsyetuar sipas shkrimit që
shkalla e mëkatit tregon në mund të falet ose jo.Pra, nëse grykësia për pasuri
falet, ajo për pushtet me anë të luftrave nuk mundet e kështu me rradhë.Dhe
përse ky arsyetim si pjesë e dogmës hidhet poshtë nga Efesianët 2;8-9 , Purgatorin
ne e gjejmë të ndarë ne 7 rrathë dhe dy para rrathë:

1)Pararrethi I të penduarve me vonesë

2) Pararrethi I neglizhentëve, të përjashtuarve, të dobtëve etj

3) Krenarët 4)Ziliqarët 5)Të xhindosurit 6)Përtacët

7) Llupësit 8)Epshorët me në majë parajsën tokësore


Nuk besoj se është nevoja e një analize aq të detajuar të parajsës.Mjafton të
themi që emrat e qiejve kanë ndikimin romak duke I vënë emrat e planeteve dhe
perëndive që në fillimet e Romës adhuroheshin. Ndikimi I Dantes për shkrirjen e
teologjisë me filozofinë e Aristotelit vjen prej doktor Thoma Akuinit që dhe sot
nderohet si shenjtor me vlera në katolicizëm.Puna e tij është madhore por calon
në shume pika.Kjo kombinohet me imagjinatën e Dantes.Parajsa, vendi ku
shpirtrat prehen në paqe ndahet në 9 qiej:

1) I Hënës ku janë ruajtësit


2) I Mërkurit ku janë vuajtësit e padrejtë
3) I Afërditës ku janë të dashuruarit
4) I Mërkurit ku janë intelektualët si Akuini
5) I Marsit ku janë luftëtarët e së drejtës si Juda Makabeu
6) I Jupiterit ku janë sundimtarët e drejtë
7) I Saturnit ku janë teologët dhe murgjit
8) I Diellit ku janë Krishti, Maria, Aposujt dhe Adami
9) Perëndia dhe ëngjëjt në trajtën e një Trëndafili të zjarrtë

Simbolika danteske është unike, e pakrahasueshme, e gjallë në tërësi.Tre pjesë


ka vepra për tre pjesët ë trinisë së shenjte, tre vargje në strofë për të njejtën
arsye, cdo pjesë ka 33 këngë dhe 1 hapëse tek ferri.Numri I plotësisë sipas
biblës me simbolikë është 10. Katrori I saj është 100 ndaj dhe vepra ka një total
prej 100 këngësh me simbolikë biblike që në detajet më të imëta. Jam I metë
të gjykoj botëkuptimin e tij por po bëj një analizë duke e analizuar si teologji
dhe krishtërim dhe jo si fantazi. Pena e Dantes është e paarritshme.
Katedralja e Parisit

Besoj se jo pak e njohin mjeshtrin francez Viktor Hygoin. Ky romantik I pashok


zotëron vepra të gjalla, të mbushura me pathos e pasion, ku lexuesi humbet në
bukurinë e tyre dhe priret drejt asaj cfarë do të ndodh më pas.Sidoqoftë, në
projektin tonë jemi të interesuar të ndalemi pikërisht tek katedralja e Notre
Damit pasi është pikërisht vendi ku Hygoi takohet me Krishtërimin.

Katedralja e Parisit, Notre Dami I thënë ndryshe është një strukturë gjigande
adhurimi, me mure të lartë deri ne 35 m, me një sfond të zymte e të
madhërishëm që të rrenqeth kur e sheh nga afër.Stili I Katedrales I
korrespondon stilit gotik francez dhe njihet boterisht si një monument kulture
dhe një objekt kulti me përmasa masive. Në përgjithësi artitekturat në kishat e
krishtera kanë gjithnjë një simbolikë të fshehur në ndërtimin e tyre.Psh në
rastin e kësaj katedraleje, kaq të rëndë në pamje, aq të errët me mure kaq të
lartë sa duket se dhe drita e diellit rrallë herë depërton brenda saj lë idenë që
besimtari është shumë I vogël para lavdisë së heshtur dhe marramendëse së
kishës, portës së vetme për në gjirin e parajsës.E thënë më thjeshtë, luhet
jashtëzakonisht me imazhin e godinës që impakti I hyrjes të jetë edhe më I
madh.Ajo është ndërtuar rreth shek XII ka përmasa 128 me 48 metra,ka dy
kulla dhe një kupollë rreth 94 metra.Hygoi vetë duke qënë romantik e shihte
katdralen si një vlerë kombëtare ndaj faqe të tëra tek vepra e tij I dedikohen
përshkrimit të saj të detajuar duke shpresuar që njerëzit do të ngriheshin për
ta restauruar godinën sa pa qënë tepër vonë.Fatkeqësisht, frika e shkrimtarit
për dëmtimin e katedrales u plotësua në vitin 2019, ku një zjarr I tmerrshëm e
dëmtoi atë nga brenda. Katedralja tregon pikën ku krishtërimi shkrihet me
besytnitë vendase duke përmendur gorgonët e famshëm që shërbejnë për
nxjerrjen e ujit të shiut dhe si mburrojë për syrin e keq.Ky vend është magjik.
Një xhevahir për Evropën mesjetare dhe e dyta më e bukur kishë pas Shën
Sofies në Stamboll.

Përvec vetë godinën, Hygoi nxjerr në pah dukurinë e abuzimit priftëror ku


pengmarrja dhe abuzimet prej prifërnjve po bëheshin të tejskajshme. Kleri
dukej I mirë për popullin, e manipulonte lehtë atë sa ai nuk e kuptonte …
Xha Gorioi

Historia e xha Gorioit mbetet prekëse, një dukuri reale e njëkohësisht


tragjike.Gorioi, një pasanik I cili ka dy vjaza, Delfin dhe Anastasinë prej dashurisë
të tejskajshme për to, kujton se dashurinë e tyre që është një emocion, perceptim
apo koncept abstrakt,ta blejë me paranë e pajetë e fizike.Pa u ndalur më së
shumti në linjat e tjera fryma kristiane shihet pikërisht këtu, te vetëgjyqësia e
shpirtit njerëzor. Gorioi mëkatoi, mëkatoi sepse dashuria për vajzat iu kthye në
një ves që I shkatërroi vajzat dhe atë vet.

Balzaku është kaq brilant sa në mënyre të fshehtë ka rithënë një histori biblike
dhe përfundimi del po në të njëjtën pikë. Një ditë kur Krishti po fliste, një jude I
pasur I tha: “Mësues cfarë të bëj që të shpëtohem?” Krishti I tha thjesht: “Zbato
urdhërimet” por ky njeri qe I drejtë dhe I thotë Krishtit :”Ato I kam zbatuar që në
fëmijërinë time.” Ndaj dhe Krishti I thotë :Një gjë të mbetet, dhuro pasurinë tek të
varfërit, dhe më ndiq.” Krishti ndjeu dashuri për këtë të drejtë, por ai I ktheu
shpinën sepse qe shumë I pasur.Po ta marrim pak më zgjeruar është po Krishti ai
që ia ka dhënë begatinë madje dhe jetën si Zoti I tij, por është po Krishti që më
pas thotë për të : “Është më e thjeshtë të futet deveja në vrimën e gjirpërës sesa
të hyjë I pasuri në mbretërinë e Perëndisë.”

Kjo është ekzaktë ajo cfarë I ndodhë dhe të shkretit Gorio.Ai u nis me pretekstin
për ti bërë qejfin vajzave kur I mësoi që të vogla me para dhe tani ato arritën në
atë pikë sa paraja është Perëndia e tyre. Dhe më e keqja është se e verteta I duket
absurde Gorioit deri në momentin që për të është tepër vonë pasi ajo bëhet e
pashmagshme. Kjo është dhe tragjedia e vertetë, Gorioi braktiset nga vajzat
sikundër Krishti nga pasaniku e më vonë nga tërë njerëzimi. Dallimi qëndron që
Krishti ia pasanikut jep jetën si simbol të dashurisë dhe paranë si dicka të
përkohëshme kurse Gorioi e sheh paranë si dashuri. Në vend që Gorioi ti jepte
vajzave edukatën, dashurinë prindërore, etikën dhe kohën e tij ai e kishte më të
lehtë të jepte vetëm paratë e tij si një zgjidhje praktike. Dashuria u mishërua në
para dhe në momentin që babait I mbaruan ato , dhe dashuria e vajzave për të
mbaroi. Tani Gorioi vuan përbrenda një dënim që ia dhuroi vetë vetes, një fat të
zymtë për mëkatin e tij.Gorioi humbi vajzat, kurse vajzat ndjenjën e njerëzisë .
Vëllezërit Karamanxovë

Tek kjo vepër e mirënjohur e Dovstojevskit, ndikimi I frymës kristiane është I


prekshëm dhe I dukshëm pasi shihet si një mungesë. Dovstojevski bën pjesë në
ata autorë të cilët kanë edukim biblik, ai ka rënë në kontakt me ungjillin dhe si një
besimtar I devotshëm I ritit orthodoks rus, ai përpiqet të japë idene se njeriu ka
dalë nga rruga që bibla udhëzon ku njerëzit janë të mbushur me trauma
psikologjike dhe qëllime djallëzore, si dhe të shpalosë gabimet e kishës katolike në
Europë, gjë që ka cuar në krijimin e kësaj gjendjeje.

Konkretisht, Inkuizitori I madh është fragmenti më pikant ku të dyja qëllimet


shfaqen të ndërthurura. Ky është fragmenti ku Ivani I rrefen Alioshës bindjen e tij
nihiliste se Zoti ka vdekur.Për ta ilustruar ai tregon historinë, sipas së cilës thuhet
se Krishti erdhi për herë të dytë në qytetin e Sevilles në shek XV ku sic mund të
hamendësoni kryen mrekulli të shumta. Ai ringjall një shtatë vjecare nga gjumi I
vdekjes dhe njerëzit e duan por ende s’e dinë se Mesia është mes tyre.Para se ata
të arrijnë ta njohin, Krishtin e arrestojnë dhe e mbyllin në një kullë të errët. Në
qelinë apo dhomën ku mbahej rob hyn ai, një burrë I thinjur ndoshta 90 vjec, I
veshur me te purpurta dhe zbukuruar me një kryq gjigand përreth qafës se tij të
rrudhur. Ky ishte inkuizitori I madh, ose për të qënë më I saktë, Antikrishti I cili
personifikohet me Papën doravetë. Ky I fundit fillon menjëhere të kritikojë
Krishtin dhe kërkon të dijë arsyen e vizitës së tij.Sic dhe e kemi thënë në
parantezë të projektit, dita kur Mesia do të vinte sërish do të fillonte gjykimin për
shpirtrat, por shërbëtorët satanikë nuk mund ta lejojnë këtë gjë.Kjo është bota e
tyre, si mund që ta lejojnë ? Ky është sfondi se përse Papa akuzon Krishtin. Për
thellim argumenti ai e akuzon Krishtin se vullneti I lirë njerëzor që ai mbron në
dhiatën e re për njeriun është tepër I vyer dhe duke marrë parasysh se dera për
ne qiell është tepër e ngushtë Papa hedh konceptin që vullneti I lirë për njeriun
është I tepërt pasi e huton atë sepse prej mëkatit njeriu ka rënë. Prandaj si mund
ti jepej zgjidhja këtij problemi? Të paktë janë ata që hyjnë në gji të Abrahamit por
të shumtë janë ata që kanë vullnetin e lirë, ndaj dhe Papa aludon që më mirë t’jua
heqim vullnetin e lirë të gjithëve në mënyrë që të paktën njerëzit edhe pse
s’mund të arrijnë parajsën do të jenë të lumtur në tokë për sa kohë që ata janë
gjallë.Kjo do të thotë që dhe ata pak që besonin situata ose do tu vështirësohej,
ose do tu mohohej prej petkut të traditës.Por si, mund të pyesni ju? Ku e gjeti
Inkuizitori forcën që I foli Zotit vetë në atë mënyrë? Ku e gjen ai vullnetin që
Kishën ta kthejë në një labirinth të tillë pa asnjë dalje? Atëhere…në doktrinën
katolike Papa zotëron postin “Pontus Ex Maximus” dhe “Ex Catedra” që nga
latinishtja shkurt do të thonë se ai është zëvendësi I Krishtit në tokë dhe është
fjala që qëndron mbi vetë biblën. Si rrjedhojë, nëse Krishti nuk shpallet se kush
është, Papa mbetet më I fortë në pushtet në sensin formal të fjalës.Pra tani mund
të shihet sadopak ideja.Inkuizitori vetë e adhuron Krishtin si gjithë kleri por në
realitet ai i ka dalë përballë si kundërshtar.Papa shkon edhe më tutje sesa kaq
duke thënë se kishte bërë gabim që kishte bërë gabim se përse kishte
kundërshtuar tundimet e djallit duke e shpallur akoma dhe më qartë arsyetimin e
tij djallëzor.Në fund Inkuizitori e përzë Krishtin duke I dhënë mundësinë e fundit
për ti shpëtuar një vdekjeje në turrën e druve. Shikoni se sa lart ka shkuar mendja
e Dovstojevskit…Krishtit I propozohet të shpëtoje sepse erdhi të shpëtojë të
tjerët…Krijuesit I ofrohet të shpëtojë pasi Krijesa do ta vrasë.Kjo tregon se tabloja
e ngjarjeve është kthyer përmbys.Dhe Krishti, një personazh që kudo të mahnit,
kreu përsëri atë që askujt nuk ia priste mendja, shkoi dhe e puthi inkuizitorin, kjo
për ti kujtuar atij dhe një herë në heshtje se kush ishte ai.Perëndia është dashuri,
asgjë s’mund të jetë më e vlefshme sesa kjo. Bibla thotë të duam edhe armiqtë,
njëlloj sic Krishti na demostron këtu. Krishti s’erdhi të flasë, por të kryejë, dhe
mesazhi I tij I fundit e shkriu zemrën e Papës, e bëri të ndjejë që ai ishte gabim,
por bindjet e tij ishte vonë ti ndryshontë. Krishti erdhi për të marrë të vetët, por
në qiell kthehet duarbosh…

Kjo ishte përmbledhja e krishtërimit te Dovstojevskit, një shkrimtar që veprat I lë


në një tension të vazhduar, kujton që njeriu është një qënië mëkatare dhe vajton
për fatin e tij të zi.Përsa I perket konceptit të mëkatit, ne do ta trajtojmë atë në
veprën e fundit, në ndoshta më të njohurën që bota ka parë ndonjëherë.
Hamleti

Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është cështja…nuk ka njeri që të mos I dijë këto dy
vargje të Shekspirit, mjeshtrit anglez të teatrit, emir I të cilit mbetet I
pavdekshëm.Poeti në fjalë, ka fare pak njohuri në lidhje me frymën kristiane.
Sigurisht, ajo fshihet brenda botëkuptimit të personazheve sepse kisha pati
gjithashtu dhe anën e mirë të edukimit,emancipimit dhe përcjelljeve të ideve të
ndryshme fetare dhe laike.Universitetet e ara në botë janë hapur prej kishës
katolike si Oksfordi apo Kembrixhi.Përgjithësisht pranohet që ai ka sfond të kishës
anglikane, një denonim I kishës protestante, por kjo është një histori për një ditë
tjetër.

Historia e Hamletit II fillon me vdekjen e babait të tij, Hamletit I sepse u helmua


prej vëllait të tij, Klaudit për trashëgimin e fronit të Danimarkës.Klaudi I hedh sy të
gjithëve duke I mbushur mendjen popullit se ai vdiq natyralisht. Ai gjithashtu
martohet me të ëmën e Hamletit.Në këto kushte ku mëkati është mbuluar,
fantazma e babait të vdekur ngrihet për të rrëfyer vrasësin tek I biri.Ai I kërkon të
marrë hak.Hamleti arrin që ta provojë fajtorin duke krijuar një dramë me disa
aktorë rruge ku riprodhohet skena sesi vdiq babai I tij.Që nga ai cast në mendjen e
tij qarkullon vetëm ideja se si të vrasë xhaxhanë, ku ai vret në fillim vjehrrin që e
pergjonte, pastaj Ofelia, e dashura vdes duke u mbytur në lumë, më pas Klaudi I
mbush mendjen Laertit,vëllait të Ofelisë ta sfidojë në dyluftim ku ai goditet me një
thikë të helmatisur. Hamleti vret Klaudin, mamaja helmohet, pra vrasjet shkojnë
zinxhir deri sa vdesin të gjithë.Shekspiri dukej se flirtonte me vdekjen.

Mesazhi këtu mund të përmblidhet në tre faqe por edhe në tre rreshta. Gjithcka
fillon me një vrasje, me një mëkat, pastaj gjërat komplikohen kaq shumë.Nuk ka
shumë rëndësi se si ndodhin vrasjet e tjera, fryma kristiane si demaskuese në këtë
rast shihet tek vrasja e Hamletit mbret dhe qëndrimet e zemrës ne zemrën e
princit të ri.Natyrshëm lind një pyetje…që ku filloi mëkati dhe cfarë është mëkati
në vetvete.Me mëkat kuptojmë shkeljen e një urdhërimi të Perëndisë, me apo pa
vetëdije duke na futur të armiqësi me të.Cdo njeri është mëkatar, si I pasur ashtu
dhe I varfëri.Pra, mëkati I parë që bën klaudi është lakmia për fronin, I dyti është
vrasja e vëllait, I treti është trashëgimia e mbretërisë, I katërti është lakmia për të
shoqen e të vëllait, I pesti është tentativa për vrasjen e djalit, I gjashti është shtitja
e urrejtjes në zemrën e Laertit, dhe I shtati është vrasja e Gertrudës. Bibla thotë
që mëkati lind mëkatin dhe kjo po ndodh këtu.Ky njeri I pështire ka krijuar një
situatë të tillë komplekse sepse zemra e tij nuk është e perëndishme. Mirëpo,
mëkati ka pasoja që shpeshherë I vuajnë brezat e tjerë në të ardhmen.Konkretisht
kemi Hamletin, shëmbëllimin e një zemre biblike, të pastër, të perëndishme, gjë
që con në përcaktimin e gjendjes së tij psikologjike. Hamleti nuk kishte faj për
asgjë nga ato që ndodhën, por ja që ka raste kur me të thatin digjet dhe I njomi.
Nuk ka rëndësi mënyra se si aie merr vesh për të atin, ai tashmë e di dhe është
përballë një zgjedhje, ta vrasë apo ta lërë, nderin apo virtytin, veten apo të
afërmit, tiranin apo shtetin. Kjo është një nga ato situatat që ëngjëlli kthehet në
djall sepse I presin krahët. Të rrosh apo të mos rrosh…kjo është cështja.Drama
është tmerrësisht e thellë, ai duhet të rrojë që të marrë hakun e babait, nderin e
nënës dhe të mbrojë shtetin prej këtij tirani por ai s’ka përse të rrojë sepse jetën
dot nuk e gëzoi, dashurinë nuk e shijoi dot, ëndrrat iu thyen, shpresat I janë shuar,
e mira nuk gjendet sa lind ideja që drejtësia nuk ekziston dhe kjo është po e
vërteta biblike.Në botë, s’ka drejtësi, madje cdo lloj ligji që bota ka ,ka karakter
formal dhe jo liberal.Në një plan tjetër Hamleti dhe po të vdiste nuk do të
shpëtonte sepse vetëvrasja është mëkat që e conte direkt në ferr.Ndaj për të nuk
ka shumë zgjedhje. Ky është një rast ku mëkati e tejkalon mundësinë e shmangies,
është një rrjetë e thurrur aq hollë sa zë cdo gjë që I afrohet.Për Hamletin ka vetëm
një zgjidhje, të harrojë përfundimisht planin frymëror dhe të veprojë si kafshë,
ndryshe shumë të tjerë do të rrezikojnë.Për ironi, kjo situatë më kujton momentin
e fundit të Krishtit para kryqit.Ai tha duke iu lutur Atit: “Po të jetë e mundur,
largoje këtë kupë prej meje, por u bëftë vullneti yt e jo I imi.” Krishti gjithashtu u
ndodh në një situatë të tillë, por diferenca e tij ishte se ai ishte Perëndia mbi tokë,
dhe mund të bënte veprime që një zemër mëkatare nuk mundet.Hamleti
gjithësesi e vrau Klaudin, pra tundimi për mëkatin e mundi.Ai nuk donte ta bëntë
këtë njëlloj si Krishti, por rrethanat e detyruan. Bibla thotë që mëkati lahej me
gjak, por Krishti e lau me të tijin, kurse Hamleti me të mëkatarit.Zgjidhja më e
drejtë për këtë rast do të ishte burgosja e Klaudit dhe jo vrasja e tij.Njëlloj si thotë
shprehja :”Ai që nuk ka mëkatuar asnjëherë le të hedhë gurin e parë”.
Domethënia është që një njeri kurrë dhe për asnjë arsye nuk duhet të jetë
gjykatës I jetës së një njeriu tjetër.Ky gjykim e kalonte mundësinë e Hamletit por
ja që ai zgjedh, njëlloj si një mëkatar.Faji që u gjend në atë rrethanë nuk ishte I tij,
zgjedhja që ai bëri nuk ishte më e shenjta por ishte më e sakta sipas rrethanës dhe
gjykimit së llogjikës njerëzore, prandaj nëse e shohim Hamletin si intelekt do ta
etiketonim “Hero” dhe nëse do ta shihnim prej prizmit frymeror do ta etiketonim
“Mekatar” njëlloj si xhaxhai I tij.

Për ta përmbledhur Hamleti tha “Kjo botë u shthurr” kurse Krishti tha: “O Ati im
fali, se nuk e dijnë c’po bëjnë.” Mëkati është mëkat si I tillë sjell vdekjen, drejtësia
nuk ekziston nëse e kërkojmë sipas ligjeve të kësaj bote, por ajo ekziston me
standartet e qiellit.

…ju kërkoj ndjesë vellezërve katolikë nëse gjuha ime mund të ketë qënë pak e
ashper ,por jam munduar që të shpreh ngjarjet historike duke I vlerësuar ashtu sic
ato vërtet kanë ndodhur.Ndikimi kishtar në këto vepra por dhe të tjera sic e pamë
ka qënë i pamohueshëm sepse forca politike-teologjike e kishës ka qënë
marramendëse. Ekzistoi njëkohë kur teologjia ishte Mbretëresha e Shkencave dhe
ajo na solli deri diku. Qofshi besimtar apo jo, ky është një fakt I pamohueshëm.

Faleminderit për kohën që më kushtuat!

You might also like