Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 14

Elektronika e Fuqisë 29

2. STUDIMI I STRUKTURAVE TE SHNDERRUESVE


STATIKE

2.1 Burimet e tensionit, burimet e rrymёs

Në studimin e strukturave të shndërruesve statikë (SHS) në do të përdorim


termat burim tensioni ose burim rryme, pavarësisht nga qënia e tyre
gjenerator ose konsumator.
Përkufizime.
Një burim energjie elektrike quhet tensioni kur ai është i aftë të detyrojë
(imponojë) diferencёn e potencialeve elektrike në bornat e tij, sido qё tё
ndryshojё intensiteti i rrymёs, që e përshkon vetё atë. Një burim energjie
elektrike quhet rryme kur ai është i aftë të detyrojë rrymën që rrjedh prej tij,
sido qё tё ndryshojё tensioni që aplikohet në bornat e tij. Këto perkufizime
kanë të bëjnë me vetitë permanente ose statike të burimeve, prandaj lind
nevoja që këto përkufizime të përgjithësohen në rastin kur duam të gjykojmë
mbi vetitë e çastit të tyre.
Në këtë mënyrë, një burim energjie elektrike quhet tensioni kur tensioni në
bornat e tij nuk mund të ndryshojë me kapercim sido që të ndryshojë rryma,
që rrjedh në të. Nje burim energjie elektrike quhet rryme kur rryma e
prodhuar prej tij nuk mund të ndryshojë me kapërcim sido që tё ndryshojë
tensioni në bornat e tij. Për të saktësuar këto perkufizime, është e udhës të
përdoret nocioni i impedances së çastit. Impedancë e çastit quhet, me
përkufizim, vlera e përcaktuar nga :

ZÇ = lim Z (s) ( 1.2.1 )


s→∞
Eshtë e qartë se një burim tensioni e ka impedancën e çastit zero, ndërsa
burimi i rrymës e ka impedancën e çastit pambarisht të madhe.

Shëmbuj
A) Kondensatori me kapacitet C
1
Z C = lim = 0. 0 (1.2.2)
s →∞ Cs
30 Aleksandёr Xhuvani
Prandaj kondensatori, duke qënë element me inerci tensioni, në bazë të
përkufizimeve të dhëna, mund të konsiderohet si burim tensioni, për pjesën
tjetër të qarkut, ku është lidhur.

B) Bobina me induktivitet L
Z L = lim Ls = ∞ (1.2.3)
s→∞
Bobina, duke qënë element me inerci rryme, mund të konsiderohet si burim
rryme.
Si përfundim, mund të themi se pjesë të caktuara të skemave të rrymës së
vazhduar, mund të sillen si burime tensioni apo rryme, mjafton që
përkatësisht të lidhen në paralel me nje kondensator apo në seri me një
bobinë, si tregohet në figurën 1.2.1 a) dhe b), duke mbajtur parasysh se

SKEME L Burim RRyme

a)

SKEME C Burim Tensioni

b)

FIGURA 1.2.1

sa më të mëdha të jenë vlerat e kapacitetit të kondensatorit dhe induktivitetit


të bobinës aq me “cilesore” do të ishin këto burime ekuivalente tensioni apo
rryme.
Shënim : Në qarqet e rrymës alternative vendosja e një bobine në seri me një
pjesë të skemës mund të pёrdoret pёr të siguruar funksionimin e saj si burim
rryme, por nuk mund të thuhet e njejta gjë për vendosjen e një kondensatori
Elektronika e Fuqisë 31

në paralel, pasi në qarqet e rrymës alternative, rezistenca e ketij të fundit është


e vogël (për vlera të mëdha të kapacitetit C) dhe për pasojë lidhja e tij në
paralel me një pjesë të skemës do të sillte shuntimin e kësaj të fundit; në rastin
kur C ka vlera të vogla, lind rreziku i rezonances apo i filtrimit.

2. 2 Karakteristikat hyrje-dalje

Një burim tensioni (rryme) mund të imponoje tension (rrymë) njëdrejtimor


apo dydrejtimor. Në rastin e parë kemi të bëjmë me burime të vazhduar dhe
në rastin e dytë kemi të bëjmë me burim tensioni të reversueshëm♦) në tension
(burime rryme të reversueshëm në rrymë). Nga ana tjetër, një burim tensioni
(rryme) mund të pësojë ndryshim të polaritetit të rrymës (apo tё tensionit në
borna) që rrjedh në të (qё zbatohet nё bornat e tij). Kemi të bëjmë pra me një
burim tensioni (rryme) të reversueshëm në rrymë (tension). Nga sa thamë më
sipër, për karakterizimin e hyrje-daljeve të një shndërruesi statik, ato do të
shihen si burime rryme apo tensioni të reversueshëm ose jo në rrymë dhe në
tension.

Shëmbull i reversibilitetit është p.sh. nje bateri akumulatorësh që sillet si


konsumator gjatë ngarkimit dhe si gjenerator gjatë shkarkimit. Pra, do të kemi
të bëjmë me një burim tensioni të vazhduar, të reversueshëm në rrymë, si
vijon, figura 1.2.2 :

FIGURA 1.2.2

Përgjithësisht, përsa i perket burimeve të energjisë elektrike do të kishim këto


raste të mundëshme, figura 1.2.3 :

♦)
mund tё pёrdoret edhe termi nё gjuhёn shqipe kthyeshmёri
32 Aleksandёr Xhuvani

+ + + -
+ -
- - - +
- +

FIGURA 1.2.3
Pra do të kishim përkatësisht (duke filluar nga e majta në të djathtë dhe nga
lart poshtë) në rrjeshtin e parë të figurës 1.2.3 BRR të pareversueshëm (Prv) në
rrymë dhe në tension, BRR të Prv në tension dhe të reversueshëm (Rv) në
rrymë, BRR të Rv në tension dhe të Prv në rrymë dhe BRR të Rv në rrymë dhe
tënsion. Në rrjeshtin e dytë të figurës 1.2.3 kemi përkatësisht BT të Prv në
rrymë dhe tension, BT të Rv në rrymë dhe të Prv në tension, BT të Rv në
tension dhe te pareversueshëm ne rrymë dhe BT të Rv në tension dhe rrymë.

2.3 Rregullat e lidhjes së burimeve të energjisë elektrike

1. Një burim tensioni nuk duhet lidhur kurrë në qark të shkurtër.


2. Qarku i një burimi rryme nuk lihet asnjë herë i hapur.
3. Nuk duhet të lidhen drejtpërsëdrejti dy burime me natyrë të njëjtë.
4. Drejtpërsëdrejti mund të lidhen vetëm një burim tensioni me një burim
rryme.
Elektronika e Fuqisë 33

Megjithёse, nё praktikё hasen shpesh lidhjet nё paralel tё burimeve tё


energjisё (p.sh. tё gjeneratorёve apo transformatorёve nё sistemin elektro-
energjetik ), kёtu kuptimi i rregullit numёr 3 duhet bёrё nё marrёdhёnien
hyrje-dalje. Pra, sё pari, nuk do tё ishte aspak e kuptimtё qё tё konceptohej
dhe realizohej njё shndёrrues statik ndёrmjet hyrjes dhe daljes pёr tё pёrftuar
nё dalje tё njёjtin sinjal si nё hyrje. Sё dyti, nёqoftё se natyra e burimeve do tё
ishte e njёjtё por karakteristiktat e tyre do tё ishin tё ndryshme, atёhere
rrymat barazuese apo mbitensionet do tё lindnin do tё ishin katastrofike pёr
vetё qarkun.

2.4 Konfigurimet bazё tё shndёrruesve statikё

Do të quajmë konfigurime bazë të SHS ato skema, të cilat pa asnjë hipotezë


mbi karakteristikat e çelësave të përgjithësuar, lejojnë të gjitha lidhjet e
mundëshme, sipas rregullave të lidhjes së burimeve të energjisë në hyrje dhe
në dalje. Pamundësia e lidhjes së burimit të energjisë në hyrje me atë në dalje,
kur ata janë të të njëjtës natyrë (tensioni apo rryme) çon në dy konfigurime
bazë :
- me lidhje të drejtëpërdrejtë (direkte)
- me lidhje të tërthortë (indirekte).

2.4.1 Konfigurimet e drejpёrdrejta (direkte)


SHS me konfigurime direkte përbëjnë shumicën e rasteve, Kështu energjia, në
këta SHS, mund të transmetohet nga burimi i tensionit tek burimi i rrymës
dhe anasjelltas.

2.4.2 Shndёrruesit statikё tension-rrymё dhe rrymё-tension


Kёta lloj shndёrruesish lejojnë përgjithësisht këto etapa funksionimi në
respektimin e rregullave të lidhjes së burimeve :
• a) lidhjen e hyrjes me daljen sipas një sensi të caktuar, figura 1.2.4 a);

+ +
- -

a)
b)

+
FIGURA 1.2.4
-

c)
34 Aleksandёr Xhuvani
• b) lidhjen e hyrjes me daljen në kahun tjetër, figura 1.2.4 b) ;
• c) ndarjen e tyre duka mbajtur parasysh punimin në boshllëk (pa
ngarkesë) për burimin e tensionit dhe lidhjen në të shkurtër për burimin
e rrymës, figura 1.2.4 c) .

Nëqoftëse duam të realizojmë të trija këto etapa duke mënjanuar një


burim me pikë mesi,
atёhere propozohet
Ç1 Ç4 skema e mëposhtme urë,
+ me katër çelësa, si
tregohet në figurën 1.2.5 :
-
Ç2 Ç3

FIGURA 1.2.5

Kështu për realizimin e etapave :


a) kyçen Ç1 dhe Ç3
b) kyçen Ç2 dhe Ç4
c) kyçen Ç2 dhe Ç3.
Kjo strukturë do të jetë bazë për të gjithë SHS njёfazorë të tensionit.
Në figurën 1.2.6 jepet
struktura e tipit urë për
Ç1 Ç4
një SHS njёfazor rrymë-
tension, dukeruajtur të
+ -
njëjtin arësyetim si më
Ç2 Ç 3 sipër.

FIGURA 1.2.6

2.5 Konfigurimet e tёrthorta (indirekte)

Kёto konfigurime përdoren kur hyrje-dalja e shndërruesit statik përbëhet nga


burime të së njëjtës natyrë. Për të zgjidhur këtë problem përdoren tri metoda,
duke :
Elektronika e Fuqisë 35

1. ndryshuar natyrën e një burimi në hyrje apo në dalje. Pra, për të realizuar
transmetimin e energjisë nga një burim tensioni (rryme) në hyrje në një burim
tensioni (rrymë) në dalje, vendoset ndërmjet tyre një bobine (kondensator), si
nё figurat 1.2.7 a) dhe 1.2.7 b).

BRR BT
L
BT BT
BT BT
L
BT BRR

FIGURA 1.2.7 a)

BT BRR
BRR BRR
C C BRR
BRR

BRR BT

FIGURA 1.2.7 b)

2. bërë konvertimin e energjisë me dy etapa, duke ndërfutur një stad të


quajtur “buffer”, si tregohet në figurën 1.2.8 a) dhe b) :

V I V
a) V
I V

I I
I V
b) V I

FIGURA 1.2.8
36 Aleksandёr Xhuvani
Për të realizuar konvertimin ( figura 1.2.8 a ) V ⎯
⎯→ V realizohet fillimisht
V⎯
⎯→ I dhe më pas I ⎯
⎯→ V duke përdorur stadin “buffer” të përbërë nga
induktiviteti. Arësyetimi dual ( figura 1.2.8 b) çon në konvertimin I ⎯
⎯→ I
nëpërmjet një stadi buffer kondensator.
3. Problemi zgjidhet me ndihmën e elementëve akumulues të energjisë, ku
akumulimi bën pjesë në funksionimin e skemës.
Këtu kemi dy skema duale (figura 1.2.9 - d dhe 1.2.10 - d), që kanë 3 faza
funksionimi të përbashkëta (si tregohet përkatësisht në figurat 1.2.9 dhe 1.2.10
-a, -b, -c) :

-a- -b- -c-


Ç0

Ç1 Ç4
+
+ - FIGURA 1.2.9
- Ç2 Ç3
-d-

-a-
-b- -c-

Ç4
Ç1
Ç0 FIGURA 1.2.10

Ç2 Ç3
-d-
Elektronika e Fuqisë 37

a) Akumulimi i energjisë në elementin akumulues nga hyrja


b) Shkarkimi në dalje i energjisë së akumuluar
c) Faza e rikuperimit ose e rikthimit të skemës në gjëndjen fillestare.

2.6 Klasifikimi i shndёrruesve statikё

Duke u mbeshtetur nё sa mё lart bёhet pёrgjithёsimi i skemave te konvertimit


tё energjisё duke ndёrtuar njё matricё kuadratike tabelare.
Hyrje

Dalje

ZONA I ZONA 2I

ZONA 2 ZONA IV

FIGURA 1.2.11
38 Aleksandёr Xhuvani
Klasifikimi i SHS bëhet, kёshtu, duke u nisur nga të gjitha kombinimet e
mundshme të natyrës së burimeve në hyrje dhe në dalje, pa cënuar rregullat e
lidhjes së burimeve, si e pamë më sipër. Ne tabelën e mëposhtme, figura
1.2.11, paraqitet një gjë e tillë. Kutitë me kryqe paraqesin rastet kur nuk ka
pajtueshmëri ndërmjet reversibilitetit të hyrjeve dhe të daljeve. Ne zonen e parë
hyrjet dhe daljet janë burime tensioni, prandaj do të kemi konfigurimin bazë
me stad ndërmjetës induktiv. Zona e katërt është duale me zonën e parë, për
pasojë në konfigurimin bazë do të kemi një stad ndërmjetës me kondensator.
Zonat 2 dhe 2I janë zonat e shndërruesve statikë tё drejpёrdrejtё.

2-7. Sinteza e shndёrruesve statikё

Për të kryer sintezën e shndërruesve statikë, proçedohet në këtë mënyrë:


1. Përcaktohet natyra e hyrjes dhe daljes për të vendosur konfigurimin
(skemën) bazë. Më pas, në bazë të detyrës që duam të realizojmë,
përcaktohen reversibilitetet e hyrjes dhe daljes në tension dhe rrymë.
2. Kryhet identifikimi i sekuencave të funksionimit të skemës bazë, duke
marrë parasysh reversibilitetin e hyrjes dhe daljes në tension dhe rrymë.
3. Për çdo sekuencë funksionimi, shikohet kahu i rrymës së çelësave të
përgjithësuar, në gjëndje të kyçur dhe tensioni i atyre që janë në gjëndje të
çkyçur. Në përfundim të të gjitha sekuencave nxirret karakteristika I(V) e
idealizuar për çdo çelës. Në bazë të karakteristikës I(V) të çdo çelësi, bëhet
zgjedhja e komponentëve elektronikë (diodë, tranzistor, GTO etj.).
4. Mbi këtë bazë propozohet skema parimore elektrike e SHS.

Njohja e komponentëve elektronikë dhe e dhënies së komandave të tyre, bën


të nevojshme kalimin nga një sekuencë në tjetrën, pra njohjen e fenomenit të
komutimit (karakteristikën dinamike).

Shëmbull

Me anën e një baterie akumulatorësh, duam të ushqejmë një makinë të rrymës


së vazhduar me eksitim të pavarur, që funksionon si motor dhe si gjenerator,
për të njëjtin sens të rrotullimit të rotorit. Për të siguruar frenimin e makinës,
kemi zgjedhur të mbajmë të pandryshuar eksitimin e makinës, por të
invertojmë rrymën në indukt.
Elektronika e Fuqisë 39

Zgjidhje
1. Karakteristikat hyrje-dalje
• Hyrja: burim tensioni i vazhduar, i reversueshëm në rrymë (pasi makina e
rrymës së vazhduar punon në regjimin motor dhe gjenerator).
• Dalja: burim rrymë (si rezultat i induktivitetit të pështjellës së induktit) i
reversueshëm në rrymë dhe jo i reversueshëm.
Pra, kemi nje lidhje direkte hyrje-dalje; skema është si tregohet në figurën
1.2.12 :

Ç1 Ç4
+

-
Ç2 Ç3

FIGURA 1.2.12

2. Sekuencat e funksionimit (figura 1.2.13)


a) Fazë aktive në regjim motori;
b) Fazë aktive në regjim gjenerator;

Ç1 Ç4 Ç1 Ç4
+ +

- Ç2 Ç3 - Ç2 Ç3

Faza a) * Faza b) ¤

Ç1 Ç4 Ç1 Ç4
+ +

- Ç2 Ç3 - Ç2 Ç3

Faza c) o Faza d) ∆
FIGURA 1.2.13
40 Aleksandёr Xhuvani

c) Faze neutrale në regjim motor


d) Fazë neutrale në regjim gjenerator.

3. Sinteza e çelesave
Sipas katër fazave të paraqitura më lart, në figurën 1.2.14, tregohet sinteza e
çelësave të përgjithësuar duke u nisur nga karakterstika e tyre volt-ampere e
idealizuar
I I

V V

Çelesi Ç1 I I
Çelesi Ç2

V V

Çelesi Ç3 Çelesi Ç4

FIGURA 1.2.14

Karakteristikat statike volt-ampere të idealizuara të çelësave pas analizës së


sekuencave janë korresponduese me ato të komponentëve :
Ç1 ⎯⎯→ G.T.O. + diodë në antiparalel
Ç2 ⎯ ⎯→ G.T.O. + diodë në antiparalel
Ç3 ⎯⎯→ lidhje e shkurtër
Elektronika e Fuqisë 41

Ç4 ⎯ ⎯→ qark i hapur
Do të shtonim se në përgjithësi kur karakteristikat volt-ampere të dëshëruara
të çelësave të përgjithësuar nuk korrespondojnë me ato të një komponenti të
vetëm elektronik, atёhere bëhet lidhja e dy komponentëve si p.sh. për
realizimin e çelësave Ç1 dhe Ç2 , në shembullin, që po konsiderojmë.

4. Ndërtimi i skemës parimore


Si rezultat i sintezës së mësipërme, në figuren 1.2.15 paraqitet skema parimore
elektrike e SHS. Vlen të përmendet këtu, se, si në çdo rast sinteze, zgjidhja e
problemit nuk është unikale; kjo konstatohet qoftë nga përcaktimi i ndryshëm
i mundshëm i fazave të funksionimit (rruga e mbylljes së qarkut mund të
zgjidhet e ndryshme) apo nga përzgjedhja e komponentëve elektronikë, që
marrin përsipër realizimin e dëshëruar të çelësave të përgjithësuar.

FIGURA 1.2.15

Në përfundim të kapitullit, mund të themi se përsa i përket teknologjisë apo


të strukturave ekziston një varietet shumë i madh i SHS, megjithatë, duke iu
referuar tipit të shndërrimit që duam të kryejmë, ata mund t’i ndajmë në :

1. SHS Vazhduar-Vazhduar
- (Shndërruesit impulsive)

2. SHS Alternativ-Vazhduar
- (Drejtuesit tensionit )

3. SHS Vazhduar-Alternativ
- (Invertorët e tensionit)
- (Komutatorët e rrymës )
42 Aleksandёr Xhuvani

4. SH.S. Alternativ - Alternativ


- (Gradatorët)
- (Cikloinvertorët)

V1 = V1 , f1
Përveç strukturave direkte të
SHS A-V shndërrimit, ekzistojnë edhe ato
indirekte, apo me disa stade, si
tregohet në figurën 1.2.17 me vijë
të ndërprerë, të cilat po
SHS A-A zëvëndësojnë në mënyrë të
SHS V-V veçantë strukturën direkte të
SHS V-A
shndërrimit
SHS V-V Alternativ - Alternativ
(Gradatorët dhe Cikloinvertorët)
për arësye të fleksibilitetit në
V2 = V2 , f2 shdërrimin e frekuencës.Eshtë
SHS V-A
kjo aresyeja për të cilën në këtë
tekst, shndërruesit elektronikë të
tipit A-A nuk do të trajtohen si
FIGURA 1.2.17
kapitull më vehte. Kjo është
edhe tendenca e sotme e teksteve
të tjerë të botuar në fushën e
elektronikës së fuqisë.

You might also like