Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Viktor Hygo – jeta dhe veprimtaria

Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit


1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i
konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i
Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze
të shekullit XIX."
Vitet e para të jetës Viktor Hygo i kaloi në shumë vende
të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së
babait i cili ishte gjeneral në fushatat aktive Napoleniane.
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi
për një periudhë, për të plotësuar dëshirën e atit,
Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet
teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e
ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para
letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin
Letrar (1819); shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme
(1822) etj.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie;
dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice .Në të njëjtën
periudhë nisi të frekuentoje rrethin e romantikëve të
Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga
martesa me Foucher linden katër fëmijë: Leopoldinë,
Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me
mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një
jetë të lirë; e dashura e tij për gati 50 vjet u bë Juliette
Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të
Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë
pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.
Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell,
ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja
romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në
Komedinë Franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet
mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna
megjithatë iu njohë nga shefi i shkollës së re romantike.
Vetë Hernani u kompozua me muzikë dhe u prezantua
edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo
bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u
publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të
menjëhershëm dhe të gjerë.
Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e
mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar
në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me
mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i
shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës
letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i
Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë
Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet
Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur
vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos
distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime
kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë
gjithnjë e më pak të tolerueshme.
Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin
Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim
për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë
së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në
mërgim.
Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse
me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën
do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej
më pas ti dorezohej traditës historike letrare.
Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe
shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve
demokratike.
Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas
mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme
brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të
përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet
sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi
qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93”
(1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij
familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera
satiro – politike si “Babai” (1887).
U rikthye sërisht të bëjë pjesë në Senat në 1876.
Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk
e pengoi - pavarësisht së sëmundja e detyroi të
pakësonte aktivitetin e tij - të çojë deri në fund
“Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e
inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.
Krijimtaria letrare e Viktor Hygosë
"Bug-Zhargal" - botuar më 1820. Vepra e parë, roman.
"Oda e poezi të ndryshme" - botuar më 1822
"Kromuel" – dramë
"Ernoni" - dramë 1830
"Katedralja e Parisit", roman 1831
“Mbreti dëfren"
"Vepra dhe fjalët" - libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe
i mbron kryengritësit
"Historia e një krimi"
"Napoleoni i vogël"
"Ndëshkimet"
"Soditjet‟
"Të mjerët"
"Njeriu që qesh"
"Viti 93" roman flet për ngjarjet e vitit 1793
"Legjenda e shekujve"
"Arti i të qenurit gjysh"
Punuar nga : Anita Hoti XII4 shoq

You might also like