Detyra Te Kontabilitetit

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

PYETJE TË PËRGJITHSHME:

1. Një kombinim biznesor në të cilin një korporatë e re formohet duke marrë përsipër asetet
dhe veprimtaritë e dy ose më shumë subjekteve të ndara biznesore, ashtu që subjektet e
ndara më parë shpërbëhen, quhet:
a. Konsolidim
b. Shkrirje
c. Bashkim i interesave
d. Blerje

2. Në një kombinim biznesor, kostot direkte të regjistrimit dhe emetimit të ekuitetit:


a. Shtohet në llogarinë investuese të kompanisë mëmë/investuese
b. Ngarkohen kapitalit të paguar të entitetit të kombinuar
c. Zbriten nga të ardhurat në periudhën e kombinimit
d. Asnjëra nga më lartë

3. Tejkalimi i vlerës së drejtë të aseteve neto të blera në një kombinim biznesi mbi çmimin e
paguar:
a. Raportohet si fitim nga blerja e kompanisë
b. Aplikohet si reduktim i aseteve fikse përpara se të raportohet goodwilli negativ
c. Aplikohet si reduktim i aseteve fikse përpara se letrat me vlerë të tregtueshme në
zero përpara goodwillit negativ të raportohet
d. Aplikohen si reduktim i goodwillit në zero përpara se goodwilli negativ të
raportohet

4. Cork Corporation blen Dart Corporation në një kombinim biznesor. Cila nga të mëposhtmet
nuk do të përfshihet në procesin e përcaktimit të vlerës së drejtë të aseteve dhe detyrimeve
për qëllime të regjistrimit të blerjes? (Supozoni se Dart Corporation është shpërbërë.)
a. Patentat e zhvilluara nga Dart sepse kostot janë shpenzuar sipas PPPK-së
b. Hipoteka e pagueshme e Dart-it sepse është e siguruar plotësisht nga toka që ka
një vlerë tregu shumë më të madhe se hipoteka
c. Një shumë e aseteve ose detyrimeve për mbi ose nënfinancimin e planit të
pensionit me përfitim të përcaktuar
d. Asnjëra nga më sipër
E 1-2
Probleme të Përgjithshme
1. Korporata Alfa paguan 100,000$ për asetet neto të Kompanisë Beta, e cila ka të dhënat e
mëposhtme:

Vlera Kontabël Vlera e Drejtë


Asetet Qarkulluese 40,000 $ 56,000 $
Impiantet dhe pajisjet 160,000 220,000
Detyrimet (40,000) (36,000)
160,000 $ 240,000 $
Supozoni se Kompania Beta shpërbëhet. Impiantet dhe pajisjet e blera në këtë kombinim
biznesor duhet të regjistrohen si:
a. 220,000 $
b. 200,000 $
c. 183,332 $
d. 180,000 $

2. Më 1 prill, Kompania Par paguan 1,600,000 $ për aksionet e emetuara dhe të


jashtëzakonshme të Korporatës Son në një transkasion të llogaritur si blerje. Korporata Son
shuhet. Asetet dhe detyrimet e regjistruara të Korporatës Son më 11 prill janë si në vijim:

Paraja e gatshme 160,000 $


Inventari 480,000
Toka dhe pajisjet (neto nga zhvlerësimi i 960,000
akumuluar prej 640,000 $)
Detyrimet (360,000)

Më 1 prill u përcaktua se inventari i Son-it kishte një vlerë të drejtë prej 380,000$ dhe toka dhe
pajisjet (neto) kishin një vlerë të drejtë prej 1,120,000$. Cila është shuma e goodwillit që rezulton
nga blerja?
a. 0
b. 100,000 $
c. 300,000 $
d. 360,000 $

Kostoja e investimit 1,600,000 $


Reduktim: Vlera e drejtë e aseteve neto
Paraja e gatshme 160,000 $
Inventari 380,000
Toka dhe pajisjet – neto 1,120,000
Detyrimet (360,000) 1,300,000
Goodwilli 300,000 $
E 1-3
Përgatitni seksionin e ekuitetit të pronarëve
Ekuitetet e pronarëve të Pal Corporation dhe Sip Corporation me 1 janar janë si më poshtë (në mijë):
Pal Sip
Aksionet e kapitalit, 10$ për aksion 3,000 $ 1,600 $
Kapitali tjetër i paguar 400 800
Fitimet e mbajtura 1,200 600
Ekuiteti i pronarëve 4,600 3,000

Më 2 janar, Pali emetoi 300,000 të aksioneve të saj me çmim tregu prej 20$ për aksion për të gjitha
aksionet e Sipit dhe Sipi u shpërbë. Në të njëjtën ditë, Pali pagoi 10,000$ për të regjistruar dhe
emetuar aksionet dhe 20,000$ për kostot e tjera direkte të kombinimit.
KËRKOHET: Përgatitni seksionin e ekuitetit të pronarëve të bilancit të gjendjes së Korporatës Pal
menjëherë pas blerjes me 2 janar (Ndihmë: Përgatini regjistrimin në libra).

E 1-5
Hyrjet në libra për të regjistruar blerjen me anë të kostove direkte dhe dallimeve sipas vlerës
së drejtë dhe vlerës kontabël
Më 1 janar, Pan Corporation paguan 400,000$ kesh dhe gjithashtu emeton 36,000 aksione të
zakonshme prej 10$ me një vlerë tregu prej 660,000$ për të gjitha aksionet e jashtëzakonshme të
Korporatës Sis. Përveç kësaj, Pan paguan 60,000$ për regjistrimin dhe emetimin e 36,000 aksioneve
dhe 140,000$ për kostot e tjera direkte të kombinimit të biznesit, me ç’rast Korporata Sis shpërbëhet.
Informacionet e përmbledhura të bilancit të gjendjes për kompanitë në fjalë, menjëherë përpara
shkrirjes janë si në vazhdim (në mijë):

Vlera Kontabël Vlera Kontabël Vlera e Drejtë


e Pan e Sis e Sis
Keshi 700 80 80
Inventari 240 160 200
Asetet e tjera qarkulluese 60 40 40
Asetet impiante, neto 520 360 560
Asetet totale 1520 640 880

Detyrimet afatshkurtëra 320 60 60


Detyrimet e tjera 160 100 80
Aksionet e zakonshme, 10$ përaks. 840 400
Fitimet e mbajtura 200 80
Totali i det. dhe ekuitetit të pronar. 1520 640

KËRKOHET: Përgatini regjistrimet në libra e Panit për të llogaritur blerjen.


P 1-1
Përgatitni bilancin e gjendjes pas blerjes
Bilancat e gjendjes krahasuese të Koroporatave Pin dhe San më 31 dhjetor 2010 janë si në vazhdim
(në mijë)

Pin San
Asetet qarkulluese 520 240
Toka 200 400
Ndërtesat, neto 1,200 400
Pajisjet, neto 880 960
Asetet totale 2,800 2,000

Detyrimet afatshkurtëra 200 240


Aksionet e kapitalit, 10$ për aks. 2,000 800
Kapitali shtesë i paguar 200 560
Fitimet e mbajtura 400 400
Totali i ekuiteteve 2,800 2,000

Më 2 janar 2011, Korporata Pin emeton 60,000 aksione nga stoku i saj me vlerë tregu prej 40$ për të
gjitha aksionet e jashtëzakoshme të Korporatës San në një blerje. San shpërbëhet. Vlera e regjistruara
në libra reflektojnë vlerat e drejta, përveç për ndërtesat e Korporatës Pin, të cilat kanë një vlerë të
drejtë prej 1,600,000$ dhe asetet qarkulluese të Korporatës San, të cilat kanë një vlerë prej 400,000$.
Korporata Pin paguan shpenzimet e mëposhtme në lidhje me kombinimin biznesor:

Kostot e regjistrimit dhe emetimit të letrave me vlerë 60,000


Kostot e tjera direkte të kombinimit 100,000

KËRKOHET: Përgatitni bilancin e gjendjes së Korporatës Pin menjëherë pas blerjes.


P 1-2
Përgatini bilancin e gjendjes pas një blerjeje
Më 2 janar 2011, Korporata Pet hyri një kombinim biznesor me Korporatën Sea, në të cilin Sea shuhet.
Korporata Pet i paguan 1,650,000$ Sea-së, konsiderimi që konsiston prej 66,000 aksioneve të Petit
prej 10$ për aksionet e zakonshme me vlerë tregu prej 25$ për aksion. Përveç kësaj, Korporata Pet
paguan shpenzimet e mëposhtme në kesh, në kohën e realizimit të shkrirjes:

Tarifat e gjetjes 70,000


Tarifat ligjore dhe të kontabilitetit 130,000
Kostot e regjistrimit dhe emetimit të letrave me vlerë 80,000
280,000

Bilanci i gjendjes dhe vlerat e vërteta për dy kompanitë më 31 dhjetor 2010, pak para shkrirjes, janë
si më poshtë (në mijë):

Vlera Kontabël Vlera Kontabël Vlera e Drejtë


për Pet për Sea për Sea
Keshi 300 60 60
Llogaritë e arkëtueshme, neto 460 100 80
Inventari 1,040 160 240
Toka 800 200 300
Ndërtesat, neto 2,000 400 600
Pajisjet, neto 1,000 600 500
Asetet totale 5,600 1,520 1,780

Llogaritë e pagueshme 600 80 80


Dëftesat e pagueshme 1,200 400 360
Aksionet e kapitalit 10$ për aks. 1,600 600
Kapitali shtesë i paguar 1,200 100
Fitimet e mbajtura 1,000 340
Totali i det. dhe ekuitetit të pronar. 5,600 1,520

KËRKOHET: Përgatitni një bilanc të gjendjes për Korporatën Pet për datën 2 janar 2011, menjëherë
pas shkrirjes, me supozimin se shkrirja trajtohet si blerje.

You might also like