Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Te folmet e banorëve të fshatit Zagracan - Strugë

Banorët e fshatit Zagraçan bëjnë pjesë në grupin e djalektit tosk. Në këtë temë
në nuk do të bëjmë ndonjë studim gjuhësor por do të mundohemi të vëjmë në dukje
disa veçori   të të folurit të këtij fshati më tepër në aspektin praktik, që kjo e folur
është ruajtur me xhelozi nga banorët me tërë origjinalitetin e saj.

      E folura e këtij fshati, folklori, doket, zakonet, etnografia do të ishte areale dhe
e pa logjikshme të shihen në veçanti dhe të izoluara pa lidhshmërinë natyrore me
fshatrat tjerë   që i takojnë të folmes toske si : Shumi,   Ladorishta, Fërngova,
Fierishta, Kalishta dhe Belicë e Poshtme, të cilat i përkasin fshatrave të cilët
shtrihen në një kompleks, rrëze malit Jabllanic dhe që përfaqësojnë një tërësi nga
jeta materiala dhe shpirtërore e cila është si rezultat i bashkëjetesës shekullore.
      Po ashtu   do të ishte ireale dhe e palogjikshme sikur të folmen e kësaj treve ta
shihnim të izoluar dhe pa ndonjë lidhshmeri me atë të fshatrave gegë përtej Drinit.
Mund të bëhet fjalë vetëm për ndonjë veçori por asnjeherë për ndonjë ndarje
artificiale, me plot bindje mund të thuhet se gegërishtja flitet edhe tek fshatrat tosk
dhe anasjelltas. Nga ajo që u tha më lart dhe duke u bazuar në koicidencat
gjuhësore që ka kjo e folme me atë të Shqipëris Jugore ( Korça, Pogradeci, Devolli,
etj) dhe duke marrë për dëshmi edhe afërsinë teritoriale mund te konkludojmë se
kjo e folme është bijë e të folmes së toskërishtes së mësme më tepër me djalektin e
ndikimit korçar por me një theks dhe intonacion më të ëmbël   dhe natyror.

      Në vazhdim do të paraqesim disa veçori nga të gjitha sferat gjuhësore si në


fushën e konsonantizmit, vokalizmit ( fonetikës ), morfologjisë, sintaksës -sistemi i
foljeve etj.                                                                  
Konsonanti   h në të folmen e këtushme nuk theksohet fare.                                              
Psh –U më u ( që ka kuptimin Hu me Hu)
Është bërë si uti ( Huti)
      E’ angri si krimbi drunë ( hangri si krimbi drunë).
Është borë a të të a ( është botë ha të të ha)
Është borë plur ( Është borë pluhur) etj

Nd dhe mb në vënd të ndajfoljes në


Fjalët që formohen me nd, mb janë të shumta dhe praktikohen në jetën e
përdishme.
Psh.
Mbeti si çupallka ndujë ( Në ujë)
Doli mbatanë udhës ( në atë anë)
Ia doli mbanë ( ia arriti qëllimit)
E mbylli dhëndrin ndodë ( në Odë)
Dje ishim ndorit ( në Ohër)
Do të presë mbudhë ( në rrugë) etj.

Bashkëtingëllorja ç ka një përdorim të gjërë në të folmen e këtushme. Ajo përdoret


në mënyrë të veçantë në shumë raste si përemër pyetës perpara foljeve. Psh:
ç‘bon?
 ç‘ka ngjarë?
ç‘është?    
 ç‘u bë?
  ç‘ka ay me mua?
ç‘u vonuët?

Në fjalët pyetëse përpara emrave:


ç‘udhe ke marrë?
ç‘emër ke?
ç‘all ke?
ç‘të keqe pate? Etj

Për të pyëtur ndonjërin për mardhëniet me të tjerët:


ç‘e ke atë?
ç‘është nëna jote me at?
ç‘është ai me tye?
ç‘i kishe ato çuna? Etj.

Në fjali thirmore dhe në pyetje retorike:


ç‘është për tu çuditur?
ç‘ka për të qeshur?
ç’burr që ishte!
ç‘i zgërdhin dhëmbët?
ç‘u bo për të vrarë!

Në fillim të një fjalie për të shfaqur habinë, kënaqësinë dhe keqardhien:


ç‘mu këputën këmbët!
ç‘me mbërziti!
ç‘mu tha goja!
ç‘më shurdhoj!
Në disa togje foljore që shprehin në mënyrë të papërcaktuar veprime me ngarkesë
emocionale:
U bë ç‘u bë me kaq epi fund!
U tha ç‘u tha le të jesi në mes neve!
ç‘e ka njeriu sikur s’ka qënë fare! Etj.

Në vend të ndajfoljeve: përse, për cilin qëllim:


ç‘ti mori pula mend?
ç‘patë që s’erdhe?
ç‘të duheshin gjith ato salltanete?

Për të shprehur revoltë kundër atij që e ka ofenduar apo që i ka bërë keq:


ç‘kishe me mua?
ç‘të është sosur buka?
ç‘ngordhjen ke?

Përdorimi i zanoreve o në vend të ë-së. në te kaluarën por edhe sot në të folmen e


këti fshati përdoret zanorja o në vend të ë-së sidomos te folja bëj në të gjitha kohët.
Psh:
Tu bofrë nëna kurban!
U bo për të vrarë!
Un të thom të mos shkojsh! Etj

Në ved të përemrit vetor veta e tretë njëjës Ai përdoret Ay. Psh:


Ay erdhi, po s’më gjeti.
Ay është shum mendjelartë.
Unë dhe ai ishim së bashku në shkollë. Etj

Përemrat pronr jot, jote që në të folen letrare përdoren pas emrave , në të folen e
këtushme perdoren para tyre, në fjalit pyetëse por edhe në fjalitë tjera si psh:
A është në shtëpi jot ëmë?
Ajo ishte sa jot motër.etj

Në vend të përemrit vetor, veta e parë shumës ne përdoret më së shumti neve. Psh:
Neve do te fitojmë ligën komunale.
Neve duet që të mësojmë.
Neve na u ngatërruan punët. Etj

Tek përemrat vetor: ata, ato të vetës së tretë shumës bëhet gabim gjatë përdorimit,
duke mos dalluar gjininë mashkullore nga ajo femërore. Kështu ato kanë të njëjtën
përdorim për të dy gjinit. Psh:
Ato çunat shumë mirë luajn futboll.
Ato njerës janë shumë të mirë.

Ka edhe lajthitje gjatë përdorimit të përemrit të tjerat, duke mos i dalluar gjinit.
Psh:
Të mbërrini edhe më të tjerat ( në vend edhe më të tjerët)
Pas pak kohe do të vinë edhe të tjerat. Etj

Keqpërdorim dhe ngatërrim të përdorimit të gjinive ka edhe te mbiemrat:Të


vegjëlit- Të voglat, të mëdhenjtë- të mëdhaja. Si psh:
Ato janë ala fëmij të vogla ( në vend të të vegjël)
Djemtë u rritën u bënë të mëdhaja. Etj

Karakteristikë e përgjithshme e të folurit të këtij fshati është edhe reduktimi i


bashkëtingëllores dridhëse RR në R, por kjo mungon edhe në pjesën më të madhe
të të folmes së jugut, ja disa shembuj:
Fera ( ferra) e nisi, fera ( ferra) e ngrisi.
Ma marsh ( marrsh) të keqen, mu bofsh kurban.
Tek një are ka bir një are ( arrë). Etj

Që në vitet e 80-ta e këtej është paraqitur dhe akoma është prezente një fenomen
gjuhësor, dukuri kjo që është prezente më repër te gjeneratat e reja të moshësh
shkollore. Është fjala për aglutimin të pa vend të bashkëtingëlloreve ç dhe gj në
vend të q dhe xh. Si psh:
Gjamia ( Xhamia) jonë është më e madhja ne rrethin e Strugës.
Qanta ( çanta) ime eshtë më e bukur.
çepër ( qepët) diqnin shumë. Etj

Në të folmen e kësaj treve është më karakteristike është përdorimi i diftongut uë në


vend ua. Përdorimi i këtij diftongu është aq i vjetër sa edhe vetë gjuha, me një
vazhdimshmëri natyrore deri në ditët tona, si psh; buëllë, gruë, ftuë, kënuër,
shkuër, utuër.

Disa karakteristika të përdorimit të sistemit foljor në të folmen e Zagraçanit:


Foljet ndihmëse kam dhe jam përdoren si gjuha bazë dhe skanë pasur ndryshime
dhe përdoren në mënyrë të drejtë, si :
Unë lanja plaçka në lumë.
Unë punonja ndarë. Etj

Në formën pësore e vetvetore foljet e këtij tipi nuk e kanë redaktuar Një-ën në J-ë
si :
Unë laeshnja në lumë
Unë krifeshnja me krërë. Etj

Një v antihjatizuese në vetën e tretë njëjës si folje e tipit: qavi, lavi, kapërcevi etj    

Foljet e tipit miel, viell, e shëndojnë diftogun ie në je.

Folja prura është sinonim i foljes solla, dhe në folmen e këtushëm përdoren të dy
format por më e preferuar është e para.

Folja ndihmëse kam e ka humbur zanoren ë në pozicionin fundor. Poashtu edhe


folja jam në vetën e tretë njëjës.

Në kohën e ardhëshme në vend në vend të pjesëzave trajtëformuese do të në të


folmen tonë janë aglutimuar dhe përdoren pjesëzat dët dhe rrallë dë.

Te mënyra dëshirore më së shumti përdoret folja e kohës së tashme në numrin


njëjës të vetës së tretë, por ka raste edhe në vetën e parë njëjës si psh:
E vraftë buka që ka ngrënë!
Të paqim sa malet! Etj

Përcjellorja përdoret duke ja paravënë pjesores pjesëzat:   tue, tye, tyke, në vend të
pjesëzës duke, si psh:
Të gjithë punojnë tue ( duke ) kënduar!
Gratë i gjeta tyke ( duke) qarë!
I gjeta tye   ( duke ) ngrënë bukë! Etj

Përdorimi i disa fjalëve ( emra, mbiemra, folje, ndajfolje) që paraqiten si sinonime


apo homonime e që janë karakteristike në të folmen e kësaj treve: fraq, sinonim i të
cilës është: acar, ftofrë.

Për veç këtyre ka edhe shum fjalë të ndryshme që e karakterizojnë të folmen ë


fshatit Zagraçan por edhe me kaq mendojmë se është e mjaftueshme.

You might also like