Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ushtrime per kinetiken

1. Ligji i veprimit të masave për një reaksion shprehet me anë të barazimit të shpejtësisë.
Shkruani barazimet e shpejtësisë për reaksionet e mëposhtme, duke pasur parasysh se
koeficientet para formulave kimike janë koeficiente të matura eksperimentalisht:
a) N2(g) + O2(g) = 2NO(g)
b) 2NO2(g) = N2O4(g)
c) FeO(ng) + CO(g) = Fe(ng) + CO2(g)

2. Në një enë u vendos një masë prej 10 g karbonat magnezi në copa me diametër 5 mm.
Më pas, në të u shtua acid klorhidrik me tepricë. Në një enë tjetër u vendos një masë
po 10 g karbonat magnezi, por në copa me diametër 2,5 mm. Edhe në këtë rast u shtua
acid klorhidrik me tepricë.
a) Shkruani reaksionin.
b) Sa do të jetë shpejtësia e reaksionit të dytë?
c) Sa herë do të rritet shpejtësia e reaksionit të dytë, krahasuar me atë të reaksionit të
parë, nëse përveç shkallës së grimcimit të karbonatit të magnezit që është dy herë
më e madhe, rritim dy herë edhe përqendrimin e acidit?

3. Hidrogjeni bashkëvepron me jodin sipas reaksionit: H2(g) + I2(g) k 2 HI(g). Pas njëfarë
kohe nga fillimi i reaksionit, përqendrimet e substancave u bënë:
[H2] = 0,6 mol/l; [I2] = 0,4 mol/l; [HI] = 1,6 m/l.
a) Shpjegoni si ndryshon shpejtësia e reaksionit kimik të mësipërm me uljen e numrit
të goditjeve të grimcave të reaktantëve.
b) Njehsoni përqendrimet fillestare të substancave.
c) Njehsoni shpejtësinë fillestare, nëse konstantja e shpejtësisë është 2x10 -1, l-1 mol -2 s-1.

4. Cilët janë tre faktorët që ndikojnë në rritjen e shpejtësisë së këtij reaksioni?


CaCO3(ng) → CaO(ng) + CO2(g)
a) _______________________
b) _______________________
c) _______________________

5.

You might also like