Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 21

JAVA e III

Kontabiliteti i të ardhurave
nacionale dhe bilanci
pagesor

Doc.Dr. Rilind Ademi


Makroekonomia ndërkombëtare
• Tregtia Ndërkombëtare studion efektet e globalizmit
në mënyrën se si burimet e një vendi ndahen midis
aktiviteteve të ndryshme prodhuese.
• Makroekonomia Ndërkombëtare studion efektet e
globalizmit në mënyrën se si shpërndahet shpenzimi
i përgjithshëm i një vendi midis llojeve të ndryshme
të shpenzimeve. Gjithasthu prezanton katër aspekte
të jetës ekonomike që nuk merren parasysh në
tregtinë ndërkombëtare:
o Papunësia;
o Kursimi;
o Disekuilibret tregtare;
o Paranë, nivelin e çmimeve dhe kursin e këmbimit.
Makroekonomia ndërkombëtare
• Makroekonomia ndërkombëtare përpiqet të
shpjegojë sjelljen - në të gjithë vendet në çdo kohë
të caktuar, ose me kalimin e kohës për një vend të
caktuar - të ndryshoreve ekonomike që nuk merren
parasysh në tregtinë ndërkombëtare

Këto ndryshore maten sipas rregullave të:


• Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare, dhe
• Kontabiliteti i bilancit të pagesave
Llogatitë e të ardhurave nacionale
• Produkti kombëtar bruto i një vendi (GNP) është
vlera e të gjitha mallrave dhe shërbimeve
përfundimtare të prodhuara nga faktorët e
prodhimit të vendit kudo në botë dhe shiten në treg
në një periudhë të caktuar kohore.
• Ekonomistët qeveritarë dhe statistikorët ndajnë
shpenzimet totale (GNP) në katër lloje të
shpenzimeve:
• Konsumi (shpenzimi nga banorët privatë të vendit),
• Investime (shpenzime nga firmat private për
ndërtimin e impianteve dhe pajisjeve të reja për
prodhimin e ardhshëm),
• Blerjet e qeverisë (shpenzimet nga qeveria), dhe
• Llogaria rrjedhëse (eksportet neto të mallrave dhe
shërbimeve)
• Produkti kombëtar bruto (GNP) i Amerikës për
tremujorin e parë të vitit 2016 mund të ndahet në
katër përbërësit e treguar.
Nga GNP deri te GDP
GNP = GDP + të ardhurat neto nga faktorët që
zotërohen në botë
• Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) është vlera e
tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve
përfundimtare të prodhuara brenda kufijve të
vendit.
Kontabiliteti i të ardhurave
nacionale për ekonominë e hapur
• Y = C + I + G + EX – IM
• Një ekonomi mund të shkojë në recesion ose të
ketë një papunësi të lartë kur outputi total (GNP ose
Y) janë të ulëta.
• Në këtë situatë, ne do ta përdorim këtë ekuacion
dhe të kuptojmë se cilat politika mund të rrisin C ose
I apo G apo EX – IM.
Suficiti në CA – Huadhënie
ndërkombëtare
CA = EX – IM

• Kur EX > IM, CA > 0. Vendi ka një suficit në llogarinë


korrente (rrjedhëse).
• Kjo kërkon që rezidentët vendor ta huazojnë (japin
hua) këtë shumë të llogarisë korrente (CA) deri tek
rezidentët e huaj.
o Supozoni se janë vetëm dy vende, Alfa dhe Beta.
Eksporti i Alfës ndaj Betës është 100$, ndërsa
importi i Alfës nga Beta është 75$. Kjo është e
mundshme vetëm nëse Alfa i jep hua Betës në
shumën e 25$.
Deficiti në CA – Huamarrje
ndërkombëtare
CA = EX – IM

• Kur EX < IM, CA < 0. Vendi ka një deficit në llogarinë


korrente (CA)
• Kjo kërkon që banorët vendor duhet të huamarrin
shumën e balancës të llogarisë korrente (CA) nga
banorët e huaj
o Supozoni se janë vetëm dy shtete, Alfa dhe Beta.
Eksporti i Alfës ndaj Betës është 100$, ndërsa
importi i Alfës nga Beta është 125$. Kjo është e
mundshme vetëm nëse Alfa huamerr nga Beta
25$.
Pasuria e huaj neto-Net foreign
wealth
• Pasuria neto e huaj e një vendi = Vlera e aseteve të
nje vendi që janë blerë nga rezidentët e huaj -
Vlera e aseteve të rezidentëve të huaj që janë
blerë nga banorët vendas
• NIIP treguesi është një barometër i rëndësishëm për
kondicionin financiar dhe aftësinë kreditore. Një NIIP
negative tregon që të huajt zotërojnë më shumë asete
të vendit se sa vendi ynë zotëron asete të huaja, duke e
bërë një komb debitor. E kundërta, një NIIP pozitive
tregon që rezidentët vendor zotërojnë më shumë asete
të huaja se sa të huajt zotërojnë asete të vendit tonë,
duke e bërë një komb kreditor.
Të ardhurat kombëtare për
ekonominë e hapur
Y = C + I + G +CA
CA = Y – (C + I + G )
• Kur prodhimit i brendshëm (Y) > shpenzimet
kombëtare (C + I + G), CA = bilanci tregtar > 0,
eksporti > importi.
o Kur eskporti i një vendi më i madh se importi, fiton më
shumë të ardhura nga eksportet se sa shpenzon në
importe, kështu,
o pasuria e huaj neto rritet (net foreign wealth).
• Kur prodhimi i brendshëm < shpenzimet e
brendhsme, eksportet < importet, CA= bilanci
tregtar < 0.
o Kur eskportet e një vendi janë më të vogla se importet,
fiton më pak të ardhura nga eksportet se sa shpenzon për
importet, kështu,
o pasuria e huaj neto ulet (net foreign wealth).
Kursimi dhe llogaria korrente
• Kursimi kombëtar (S) = e ardhura kombëtare (Y) e
cila nuk është e shpenzuar në konsum (C) ose në
blerje qeveritare (G).
S=Y–C–G
S=Y–C–G
S=Y–C–G–T+T
S=Y–T–C+T–G

Private Saving: Public Saving:


Sg = T – G Sp = Y – T – C

Kursimi kombëtar = Kursimi privat+ Kursimi publik


S = Sp + Sg
Kursimi dhe investimet
• Suficiti i buxhetit dhe deficiti i buxhetit
• Nëse T> G, qeveria ka një suficit buxheti sepse merr më
shumë para sesa harxhon.
• T - G paraqet kursimin publik.
• Nëse G> T, qeveria ka një deficit buxhetor sepse
shpenzon më shumë para sesa merr në të ardhura
tatimore.
Y = C + I + G + CA
Y – C – I – G = CA
CA = (Y – C – G ) – I
= S – I
CA= kursimi kombëtar - investimet
CA= net foreign investment (NIIP)
• Vendi i cili importon më shumë se sa eksporton do të
kete një kursim më të ulët në raport me investimin.
Bilanci i pagesës
• Llogaritë e bilancit të pagesave të një vendi
përmbledhin të gjitha transaksionet ekonomike
midis rezidentëve vendas dhe rezidentëve të huaj.
• Çdo transaksion ndërkombëtar hyn në llogari dy
herë:
• një herë si kredi, dhe
• një herë si debitë
• Çdo transaksion që rezulton me një hyrje nga të
huajt, futet në llogaritë e bilancit të pagesave si
kredi.
• Çdo transaksion që rezulton me një pagesë për të
huajt, futet si debi.
Llogaritë e bilancit të pagesave
• Llogaritë e bilancit të pagesave janë të
ndarë në 3 llogari kryesore:
o Llogaria korrente: blerjet/shitjet e të mirave dhe
shërbimeve (importet dhe eksportet), gjithashtu
përfshihen edhe transferet e njëanshme.
o Llogaria financiare: blerjet/shitjet e aseteve
financiare (huarmarrja dhe huazimi ndërkufitar).
o Llogaria kapitale: transferet e kategorive
speciale të aseteve (kapitalit), si e drejta e
autorit, markat tregtare etj.
Llogaritë e bilancit të pagesave
• Alfa dhe Beta janë dy vendet e vetme:
• Alfa eksporton të mira dhe shërbime deri te Beta në
vlerën e 100$.
• Në kthim Beta eksporton 75$ te Alfa të mira dhe
shërbime, plus 25$ shet asete financiare drejt Alfa-s.
• Llogaria korrente e Alfa-s = +25$
• Llogaria financiare e Alfa-s = + 25$*
• Llogaria korrente e Beta-s = -25$
• Llogaria financiare e Beta-s = –$25*
*(shenja negative për llogarinë financiare nënpton një hyrje të
fluksit të parasë, dhe shenja pozitive një dalje të fluksit të parasë).
• Vëreni se pasuria e huaj neto (NIIP) e Alfa-s (Beta-s)
rritet (ulet) për vlerën e bilancit të llogarisë korrente
të Alfa-s (Beta-s).
Ka pyetje???

You might also like