Punim Seminarik Меnaxhimi Strategjik (Rahman Bakiu)

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Universiteti Nënë Tereza

Falkuteti i shkencave Teknike


Drejtimi – Dogana, shpedicion dhe sigurime

Tema:
‘’ Studimi dhe parashikimi i mjedisit, analiza e
Konkurrences ”

Punoi: Rahman Bakiu Mentor: prof.Dr Bujamin


Bela

Shkup, 2020
Përmbajta

I – Hyrje...........................................................................................................................................3
1.Klasifikimi i mjedisit te larget......................................................................................................4
2.Parashikimi i mjedisit...................................................................................................................5
3.Analiza e Mjedisit te brendshem..................................................................................................7
4. Kultura e organizatës...................................................................................................................8
5.Burimet e organizatës.................................................................................................................10
II - Përfundimi...............................................................................................................................11
III - Literatura e shfrytëzuar..........................................................................................................12
I – Hyrje

Menaxhimi strategjik: ne esence nenkupton levizjen e aktiviteteve te firmes prej nje pike ne nje
pike tjeter qe mund te ilustrohet me kuptimin ‘’ku ne jemi’’ ne te cilin perfshihet perkufizimi i
tregut, industrise, konkurrenteve, burimeve, fuqive, dobesive, teknologjise , faktoreve ekonomik
etj; dhe perfshine kuptimin tjter se ‘’ku ne deshirojme te arrijme’’ dhe ‘’kur ne do te jemi atje’’
qe e cila eshte edhe me e veshtire ngase ne në kete kuptim duhet te parashikojme ndryshimet ne
te gjithe faktoret e permendur ne kuptimin e pare.
Mungesa e menaxhimit strategjik ne firmat e vogla ndodhe per disa arsye: Mungesa e
eksperiences menaxheriale, qendrimet ndaj praktikave aktuale dhe burimet e kufizuara
Procesi i menaxhimit strategjik - duhet theksuar se menaxhimi strategjik eshte ndryshe nga
aspektet tjera te menaxhimit; menaxhimi strategjike nuk perqendrohet vetem ne marrjen e
vendimeve por ai angazhohet fuqishem ne zbatimin efektiv te strategjise.
Fazat e procesit te menaxhimit strategjik:
- Analiza e mjedisit te jashtem: Konsiston ne mundesite (shanset dhe kercenimet) qe ekzistojne
jashte organizates dhe si te tille nuk mund te jene nen kontrollin e drejtuesve te saj.
- Analiza e mjedisit te brendshem: konsiston ne mundesite (forcat dhe dobesit) Brenda
organizates te cilat nuk jane nen kontroll te plote te menaxhimit te organizates.
- Misioni i kompanise: Misioni eshte qellimi unik qe ka nje kompani dhe qe ben ate te dallohet
nga kompanite e tjera te te njejtit lloje; poashtu nepermjet misionit kompania percakton synimet
kryesore te veprimtarise se saj.
- Hartimi i Objektivave afatgjata: jane rezultatet qe nje firme kerkon te arrije gjate nje periudhe
disavjecare; keto objektiva perfshijne disa ose te gjitha keto fusha te meposhtme:
Perfitueshmerine, efektivitetin e investimeve, poziten konkuruese, udheheqjen teknologjike,
rendimentin, maredhenjet e punonjesve, pergjegjesite publike dhe zhvillimin e punonjesve.
-Analiza dhe zgjedhja strategjike: Qellimi eshte qe te arrihet nje kombinim i objektivave
afatgjata dhe strategjise se madhe (eshte plani i pergjithshem i aktiviteteve per arritjen e
objektivave kryesore te nje firme ne nje mjedis dinamik) ne menyre te tille qe firma te zene nje
pozicion optimal ne mjedisin konkurrues per realizimin e misionit te saj. Strategji e madhe
nenkupton nje plan te pergjithshem i aktiviteteve kryesore per arritjen e objektivave te nje firme
ne nje mjedis dinamik.
- Zbatimi i strategjise: procesi i zbatimit, i venies ne jete te planeve, programeve dhe buxheteve
perben fazen e zbatimit te strategjise.

3
1.Klasifikimi i mjedisit te larget

Mjedisi i jashtem perfshine ata faktore qe qendrojne jashte dhe pavarsishte veprimtarise se
firmes.

- Faktoret Ekonomik: Kane te bejne me natyren dhe drejtimin e ekonomise ku firma zhvillon
aktivitetin e saj, meqense konsumi eshte i ndryshem per segemente tregu te nryshem planifikimi
strategjik i cdo firme duhet te marre ne konsiderate pritjet ekonomike te segmenteve te tregut ne
industrine e tij.

- Faktoret Social: perfshijne besimet, vlerat, qendrimet, opinionet dhe menyren e jeteses se
individeve qe bejne pjese ne mjedisin e jashtem te firmes. Faktoret Social kushtezohen nga
gjendja kulturore, ekologjike, demografike, fetare, arsimore, etnike.

- Faktoret Politik: percaktojne parametrat ligjore dhe rregullues brenda te cilave firma duhet te
veproje.

Nder keta faktore jane: vendimet per nje tregeti te ndershme, ligjet antitrust, programet e
taksave, legjislacioni per pagen minimale, politikat dhe programet per mbrojtjen e mjedisit etj..

-Faktoret Teknologjik: Mund te jete nje indikatore me rendesi p.sh: mund te krijoje mundesi per
prodhim produktesh te reja, per permiresimin e produkteve ekzistuese ose te teknikave te
prodhimit e te marketingut; nje ndryshim teknologjik mund te shkaktoje nje efekt te paritur
pozitiv ose negativ ne mjedisin e firmes.1

1
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq68
2.Parashikimi i mjedisit

Lidhur me parashikimin ekzistojne debate persa i perket rendesise se metodave sasiore kundrejt
atyre cilesore, megjithate rezultatet e dy llojeve te metodave ndryshojne shume pak.
Analiza PEST: tregon rendesine e faktoreve social, politike, ekonomik dhe teknologjike ne
organizate.

Parashikimet Ekonomike: bazohen ne dy teknika parshikimi me te perdorshme dhe me pak te


kushtueshme:
- Modelet e serive kohore: mbeshteten mbi lidhjet qe ekzistojne midis tendencave histrike dhe
faktoreve ciklike dhe sezonal.
- Modelet logjike: jane me te perdoreshme kur nuk dispnojme te dhena historike ose kur eshte
veshtire te perdoren ato te dhena historike. ‘’Vleresimi i forces se shitjes (merr ne konsiderate
opinionet e konsumatoreve ne lidhje me produktet specifike)’’ dhe ‘’Gjykimi I opinioneve te
menaxhereve (merr ne konsiderate opinionet e menaxhereve te marketingut, prodhimit, finances
dhe blerjes)’’ jane shembuj te modeleve te tilla.
Parashikimet Politike: percaktojne suksesin e biznesit duke u bazuar ne: madhesine e buxhetit te
qeverise, tarifat, taksat, shpenzimet per mrojtjen dhe rritjen e bizneseve etj…
Parashikimet Teknologjike: Njohja e zhvillimeve te pritshme teknolgjike i ndihmon strategjistet
qe te pregadisin firmen e tyre qe te perfitojne nga ndryshimet; ne parashikimet teknologjike
mund te perdoren shume medota megjithate informacioni I pasigurte qe perdoret e favorizon
perdorimin e medotes se: Skenareve dhe dy metodat tjera, ‘’Brainstorming’’ dhe ‘’Delphi’’.

Brainstorming eshte nje metode qe inkurajon nje grup menaxheresh te prodhojne ide dhe
parashikime te reja per zgjidhjen e nje problemi, cdo ide shprehet lirshem dhe nuk ka kritika
rreth ideve.

Metoda Delphi - eshte nje procedure sistematike per arritjen e nje konsensusi midis grupit te
eksperteve. Kjo metode perfshine:
- Nje shyrtim te detajuar te opinioneve te eksperteve;
- Vleresimi anonim i pergjegjesive;
- Nje ose me shume revizione te pergjigjeve te eksperteve, derisa te arrije nje konvegjence
mendimesh.

- Metoda e Skenareve: Skenaret jane histori imagjinare qe presupozohet se do te ndodhin ne te


ardhmen; ato ndertohen me qellim qe ti pergaditin menaxheret strategjike per alternativat qe
mund te shfaqen ne te ardhmen, duke i ndihmuar ato ne hartmin e planeve afatgjata. Perdorimi i
kesaj medote eshte vecanerishte me vlere ne rrethanta kur eshte I domosdoshem hartimi i nje
strategjie afatgjate, te pakten ne periudhe pese vjecare. Stedet kryesore per ndertimin e skenareve
jane: Se pari identifikohen supozimet kyqe, se dyti tendencat historike, se treti pikpamja
gjeografike.2
2
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq68/69

5
Parashikimi Social: Koheve te fundit keto parashikime jane duke u marrur per baze ne
analizen e faktoreve strategjike: parashikimet perqendrohen kryesisht ne analizen e:
levizjes se popullsise, banesave, sigurise sociale, mireqenies, shendetit, ushqimit, arsimit
dhe kualifikimit, te ardhurave dhe shpenzimeve.
Ne parashikimet sociale perdoren nje sere metodash si: analiza e serive kohore dhe analizat
logjike, megjithe ate metoda e skenareve eshte me e perdorshmja ne parashikimet sociale.

Analiza e Riskut: risku eshte i pranishem ne cdo aktivitet, sepse ne jetojme ne boten ku
asgje nuk eshte absolutisht e sigurte. Analiza e Riskut perfshine percaktimin e rezultateve
te pafavorshme te mundshme qe mund te rezultojne nga nje vendim apo veprim, si dhe
vleresimi i mundesise se ndodhjes se ketyre ngjarjeeve te padeshirueshme.3

Planifikimi i Rastit: jane pergaditje per te ndermarre disa veprime, kur dhe ne reste se
ndodh nje ngjarje apo situate qe nuk perfshihet ne planet strategjike. Ekzistojne kater
avantazhe ne planifikimin e rastit:
- Ai i ndihmon firmat qe te mos gjenden te paregaditura ndaj ngjarjeve te papritura.
- Redukton pasigurite dhe vonesat ne rastin e ndodhjes se nje ngjarje te parritur.
- I ndimon firmes te te jape pergjegje te menduara mire dhe racionale.
- Ndihmon te mendojne ne termat e rezultateve te mundshme e jo te atyre te sigurta.!

3.Analiza e Mjedisit te brendshem

3
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq116/117
Formulimi I një strategjie efektive bazohet në një përcaktim të qartë të misionit të kompanisë, një
vlerësim të kujdesshëm të mjedisit të jashtëm,dhe një analizë të plotë të mjedisit të brendshëm të
firmës.Të paktën tre elementë janë kritikë në suksesin e një strategjie: 4

• Së pari, strategjia duhet të ndërtohet në përputhje me kushtet e mjedisit konkurues.Veqanërisht


ajo duhet të shfrytëzojë shanset dhe të minimizojë kërcënimet.

• Së dyti, strategjia duhet të mbështetet në analizat realiste të mjedisit të brendshëm të firmës.Me


fjalë të tjera për shfrytëzimin e shansave të mjedisit të jashtëm duhet të mbështetemi patjetër në
fuqit e brendshme të firmë.

• Se fundi strategjia duhet të zbatohet me kujdes.

Eksperienca si e firmave të mëdha,ashtu edhe atyre të vogla,tregon që vlerësimi I plotë I mjedisit


të brendshëm të firmës,ka rëndësi të madhe në hartimin me sukses të një strategjie. Eksperienca e
kompanisë “Apple Computer “ ilustron rëndësin e analizës së mjedisit të brenshëm në krijimin e
strategjive të së ardhmës .

• Strategjistët duhet të njohin fuqit dhe dobësitë e mjedisit të brenshëm për t’ju përgjigjur në
mënyrë optimale shansave dhe kërcnimeve të mjedisit të jashtëm.

Struktura përcakton mardhënjet formale dhe informale midis anëtarëve të organizatës. Struktura
mund të jetë “e fuqishme “,me role dhe përgjegjësi të specifikuara mire, ose “e dobët”, me njësi
autonome.Struktura mund të ketë një efekt mjaft të madh në zgjedhjet strategjike.

Struktura organizacionale duhet pare në tri dimensione : Përqëndrimi Specializimi Fleksibiliteti.

4. Kultura e organizatës

4
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq118

7
Kultura është një koleksion besimesh, shpresash dhe vlerash të mishëruara në anëtarët e
organizatës dhe që transmetohen brez pas brezi. Kjo krijon normat që përcaktojnë sjelljen e
punonjësve të firmës, që nga drejtimi I lartë deri të punonjësi me I thjeshtë.5

Kultura e organizatës në përgjithësi reflekton misionin e saj. Kultura përfshin orientimin kryesor
të kompanisë. Disa Kompani orientohen drejt tregut.Kompani të tjera mund të jenë të orientuara
drejt produktit (P.sh.firma të çelikut,naftës,spitalet,bankat etj.). Disa kompani janë të orientuara
drejt teknologjisë (P.sh.firma Kodak është orientuar drejt teknologjisë kimike).

Megjithse është e lehtë të flasësh rreth kulturës së organizatës në terma të përgjithshëm, problemi
nderlikohet kur flasim për kulturën në tema të specifikuara.Për këtë arsye, kulturën do ta
analizojmë si të përbërë nga tri element e kryesore : Vlera mund të jetë e lehtë të identifikohen në
një organizatë dhe shpesh janë të shkruara në formën e deklarimeve, misionit,objektivave apo
strategjive të organizatës.

Megjithatë ka edhe vlera të cilat janë të “errata”, të tilla si “shërbim ndaj komunitetit”, punësim
të barabartë për të gjithë etj. Besimet janë me specifike por megjithatë ato janë probleme që
njerëzit në organizatë mund t’I dallojnë dhe bisedojnë rreth tyre : përshembull, një besim që
kompania nuk do të bëjë tregëti me Afrikën e Jugut, ose që stafi professional I organizatës nuk
do të kontrollohet nga manaxherët.

Supozimet (shpresat)janë “esenca”e kulturës se organizatës.Ato janë aspekte të jetës në


organizatë të cilat anëtaret e organizatës I kanë përfituar nga mjedisi dhe I trashigojnë nga një
brez punonjësish në tjetrin. Këto përfitime nga mjedisi është e vështirë të dallohen apo të
individualizohen. Pershembull, kompania Delta Airlines ka krijuar një frymë familjare midis
punonjësve. Punonjësit e zëvendësojnë njëri tjetrin me kënaqësi, me qëllim që puna të vazhdojë
normalisht.

• Për tu njohur më mirë me kulturën e organizatës duhet të njohim elementet që përbëjnë rrjetën
kulturore të saj.

5
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq303
Figura na prezanton me një numër pyetjesh që mund të përdoren si guide në analizën e cultures
së organizatës.6

1. Historisë - Cfarë besime bazë reflektojnë historitë ? - Sa bindëse janë këto bësime ? - Historit i
referohen suksesve , dështimeve , fuqive apo dobësive ? - Cilët janë “ heronjtë dhe frikacakët “e
organizatës ? - Cilat norma janë shkelur nga të pa bindurit ?

2. Rutinat dhe ritualet ? - Cilave rutinë u vihet theksi ? - Cfarë do të ndodhë nëse ndryshojnë këto
rutina ? - Cfarë sjellje inkurajojnë rutinat ? - Cilat janë ritualet kyëe ? - Cfarë beismesh bazë
reflektojnë ato ? - Ku e venë theksin programet e trajnimit ? - Sa e lehtë është të ndryshohen
rutinat / ritualet /?

3. Simbolet - Cfarë gjuhe dhe zhargoni përdoret ? - Sa I pranueshëm është ai ? - Cilat aspekte të
strategjisë janë pasqyruar në publicitet ? - A ekzistojnë simbole të veqanta që përfaqësojnë
organizatën ?

4. Sistemet e kontrollit - Cili aktivitet kontrollohet më shumë ? - Vihet theksi në shpërblimin apo
dënimin ? - Janë kontrollet e lidhura me historinë apo strategjinë ? - A ushtrohen shpesh
kontrollet ?

5. Strukturat e fuqisë - Cilat janë besimet bazë të lidershipit ? - Sa të fuqishme dhe sa


respektohen këto besime ? - Si shpërndahet fuqia Brenda organizatës ? - Ku janë pengasat me të
mëdha për ndryshime ?

6. Konkluzion - Cila është kultura dominuese / - Sa lehtë mund të ndryshojë ajo ?

5.Burimet e organizatës

6
Thomas J.Peters and Robert H.Waterman jr., In Search of Exellence,Haperlallins.1982 fq9-14

9
Newman një autoritet në drejtimin strategjik,thekson se një rrugë praktike për të hartuar
strategjinë e organizatës është zbulimi I pikave kyqe të konkurrencës dhe burimeve të
kompanisë.

Si burime të organizatës konsiderohen burimet financiare, fizike,njerëzore si dhe aftësitë


teknologjike dhe organizative të saj. Formuluesit e strategjisë në nivel corporate nu duhet të
nënveftësojnë kontributin që japin në rezultatin e korporatës drejtuesit e depertamenteve
funksionale. Burimet funksionale përfshijnë jo vetëm njerëzit që punojnë në këto departamente
por edhe konceptet analitike dhe teknikat procedural që përdorën atje.

Përshembull,segmentimi I tregut,cikli I jetës së produktit,financimi I kapitalit, kompetenca


teknologjike,analiza e kurbës së experiences,sistemet e mbështetjes së vendimeve,etj. Neqoftëse
këto koncepte përdorën siç duhet,atom und të përmirësojnë drejtimin strategjik të korporatës.

Studimi I burimeve mund të realizohet në katër faza : 1.Burimet fizike 2.Burimet njerëzore
3.Burimet financiare 4.Burimet e paprekëshme

Disa autorë sugjerojnë që metodat trdicionale të analizës strategjike kanë mbivlerësuar mjedisin
e jashtëm të organizatës.Ata argumentojnë që në shumë rrethana strategjitë e bazuara në burimet
do të siguronin një orientim më të mirë të formulimit të strategjisë. Kjo kërkon një njohje të plotë
të koncepteve të organizatës.7

II - Përfundimi

Permasat e mjedisit te larget perfshijne faktoret:ekonomik, social,politik, teknologjik,ekologjik,


juridik,infrastrukturor,konkurues etj.Studimi I ketij mjedisi eshte shume I rendesishem per
7
Izet Zeqiri,Menaxhmenti Strategjik;2016,fq296-301
menagjimin strategjik sepse zbulon shanset dhe kercenimet.Mirepo keto faktore duhet te
studiohen ne korrelacion njeri me tjetrin,sepse ndryshimi te njeri factor ndikon edhe te faktoret
tjere.

Analiza e mjedisit të brendshëm është një proces i identifikimit dhe vlerësimit të karakteristikave
specifike të organizatës, përfshirë këtu kapacitetet, burimet dhe kopetencat dalluese. Elementët e
mjedisit të brendshëm të organizatës janë struktura, burimet dhe kultura. Struktura ka të bëjë me
kordinimin e roleve dhe marrdhënjeve brenda firmës. Nëse struktura përputhet me ndryshimet e
propozuara në strategji ajo përbën një fuqi për firmën, në rast të kundërt ajo përbën një dobësi.

Kultura e organizates ka nje rendesi te madhe edhe ne vete suksesin e saj.Lideri krijon vlera te
atilla qe I udheheqin puntoret ne organizate gjate veprimeve te ardhshme me vizione,duke
trokitur thelle ne zemrat e tyre se kjo gje eshte e mire per organizaten.

Studimi i burimeve mund të jetë një pikënisje e dobishme për njohjen e kapaciteteve strategjike.
Ai vlerëson fuqinë e bazës së burimeve - sasisë dhe natyrën e burimeve.

Kjo kërkon një njohje të plotë të kapaciteteve të organizatës. Burimet e një organizate nuk
kufizohen vetëm në ato që ajo i ka pronë të saj. Kapaciteti strategjik ndikohet fuqishëm prej
burimeve jashtë organizatës, të cilat janë një pjesë integrale e zinxhirit të aktiviteteve që nga
projektimi i produktit e deri tek shpërndarja e tij konsumatorëve.

11
III - Literatura e shfrytëzuar

1. Menaxhmenti Strategjik - Prof.dr Izet Zeqiri


2. Menaxhmenti Strategjik - Prof.dr Marin Buble
3. Menaxhmenti Strategjik (Analiza e Mjedisit të Mjedisit te brendshëm) – Veton Zeqiraj
4. https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/898/e61fe741-8498-43d2-8734-
6c0f0252e221.pdf?sequence=8&isAllowed=y

You might also like