Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 45

PROMOCION SHENDETESOR

Kapitulli 1- Koncepte mbi shëndetin


Shëndeti është një aspekt shumë i rëndesishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi filozofike, shpeshhere njerëzit i
referohen konceptit të shëndetit si "një qellim me vete i ekzistencës". Në njëfarë mënyre, shëndeti ose, mungesa e tij,
janë terma të pranishëm pothuajse në të gjitha kontekstet apo dimensionet e ekzistencës së shoqerise njerëzore. Kjo
është veçanërisht e vërtetë për "mirëqenien fizike" te organizmit, se cilës njerëzit i referohen pothuajse çdo dite ne
biseda me njëri-tjetrin. Diskutimet rreth komponenteve të tjerë te shendetit, siç është p.sh. "mirëqenia shpirtërore"
apo, "emocionale", janë më shumë të kufizuara në mjedise intime, apo ne grupe te një besimi fetar të caktuar.
Problemet e shëndetit mendor janë akoma edhe me shume të kufizuara në mjedise tepër intime, për vete karakterin
sensitive të sëmundjeve apo çrregullimeve që lidhen me sferën psiko-emocionale.
Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerezit i referohen herë pas here një apo disa komponenteve te shendetit te tyre
ne situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si kapitalin më të çmuar ne jete.

Përkufizimi i shëndetit
Që në fillim duhet thënë se përpjekjet për të përkufizuar shëndetin hasin në shumë vështirësi. Problemi qendror në
dhënien e një përkufizimi bindës qëndron në faktin se shëndeti konsiderohet nga njerëzit si diçka e “natyrshme”, apo
“normale” në përputhje me aforizmin : “Njeriu fillon e kupton diçka rreth shëndetit velëm kur ai (shëndeti) mungon”
Në fakt, njerëzit flasin më shumë për “të kundërtën e shëndetit” (“sëmundjen") sesa për shëndetin në vetvete. Pra, në
praktikë njerëzit e kanë të vështirë të mendojnë rreth shëndetit pa e lidhur atë me të kundërtën e tij (sëmundjen).
Prandaj është më e lehtë të përcaktohet shëndeti duke u nisur nga e kundërta e tij. Kështu, mund të thuhet se:
"Shëndeti është mungesa e sëmundjes".
Ndërkohë që, sipas një këndvështrimi krejt tjetër, shëndeti konsiderohet si : "Mirëqënie e plotë e organizmit”.
Përkufizimi i parë është kuptimi i shëndetit sipas modelit shkencor mjekësor perëndimor, i cili do të trajtohet gjerësisht
në këtë kapitull. Përkufizimi pozitiv i shëndetit është gjendja e mirëqenies, i cili është interpretuar nga Organizata
Botërore e Shëndetësisë dhe që e përkufizon shëndetin si një mirëqenie e plotë fizikë, mendore dhe sociale dhe jo
vetëm mungesë të sëmundjes ose prani të pafuqisë (OBSH, 1946).

Disa autorë argumentojnë se shëndeti është holistik dhe përfshin dimensione të ndryshme, ku secili prej tyre meriton të
merret në konsideratë. Kështu këto dimensione ndahen në individuale, shoqërore dhe mjedisore.

1. Në dimensionet individuale të shëndetit përfshihen:


a. Shëndeti fizik lidhet me trupin, me të qenurit jo i sëmurë.
b. Shëndeti mendor- i referohet një mirëqenie shpirtërore e cila mundëson që një njeri të jetë i aftë për të
punuar, për të pasur dhe gëzuar jetën sociale dhe familjare.
c. Shëndeti emocional- lidhet me mundësinë e shprehjes së ndjenjave, zhvillimin dhe mbajtjen e një
marrëdhënie, p.sh. ndjenja e dashurisë.
d. Shëndeti social- lidhet me kuptimin e të pasurit mbështetje nga familja dhe shoqëria, p.sh të paturit
shokë, miq, për të biseduar, të qenurit i përfshirë në aktivitete me njerëz të tjerë.
e. Shëndeti shpirtëror - njohja dhe mundësia e vënies në praktikë të principeve, besimeve fetare apo
morale.
f. Shëndeti seksual- është mundësia e arritjes së një kënaqësie seksuale në një marrëdhënie seksuale.
2. Dimensioni shoqëror :
a. I referohet lidhjes midis shëndetit dhe mënyrës se si një shoqëri është zhvilluar, duke përfshirë
infrastrukturën bazë të nevojshme për shëndetin (strehimi, paqja. ushqimi, të ardhurat).
3. Dimensioni mjedisor :
a. I referohet mjedisit fizik, në të cilin jetojnë njerëzit dhe përfshin gjëra si banesa, transporti, uji i pijshëm.
Modeli shkencor perëndimor i shëndetit
Sipas këtij këndvështrimi bio-mjekësor shëndeti është mungesa e sëmundjes në organizëm, pra shëndeti është
“negativi” i sëmundjes. Problemi me këtë përkufizim konsiston se ky koncept është shume i ngushte pasi bazohet vetëm
në aspektin fizik të shëndetit. Si shembuj që nxjerrin në pah problemin e këtij përkufizimi mund të përdorim:

• Mund të ketë individë me një sëmundje të caktuar, por, që në periudha apo stade të ndryshme të zhvillimit të
sëmundjes, këta individë mund të ndjehen të shëndetshëm. Kështu, një subjekt që vuan p.sh. nga skleroza
multipleks, por që ka gjetur një "ekuilibër” brenda kufizimit fizik të shkaktuar nga sëmundja, dhe që udhëheq
një jetë me aktivitet dhe produktivitet të lartë, mund të konsiderohet nga komuniteti (përfshi edhe vetë
individin) si subjekt “i shëndetshëm".
• Nga ana tjetër, për shumë subjekte në popullatë mund të mos ketë evidencë "fizike” të ndonjë sëmundjeje, në
një kohë që këta individë mund të kenë shumë probleme psiko-sociale të cilat e "devijojnë” shumë shëndetin e
tyre nga mirëqenia mendore dhe/ose shoqërore. P.sh. subjektet që rrallë herë ndjehen në “formë”, “të gëzuar"
apo "të lumtur”, që janë anksiozë, të cilët shumicën e kohës duken të mërzitur dhe qëndrojnë të vetmuar,
megjithëse nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e identifikueshme, gjithsesi mund të konsiderohen si jo të
shëndetshëm (të paktën, pjesërisht).

Siç shihet pra, sipas konceptit bio-mjekësor ka një ndarje të prerë midis “shëndetit fizik” dhe mungesës së tij, e cila
konsiderohet si “sëmundje”. Por, ky përkufizim bart në vetvete shumë mangësi, pasi siç u përmend në mënyrë
ilustrative më lart, disa subjekte me një sëmundje të caktuar mund të përjetojnë gjithsesi një mirëqenie të plotë
mendore dhe shoqërore, duke e perceptuar vetveten si shenja të ndonjë sëmundjeje (pra, subjekte me mirëqenie të
plotë plotësisht të realizuar në jetë, ndërkohë që individë të tjerë pa fizike) nuk gëzojnë mirëqenie mendore dhe/ose
shoqërore.
Pra, mangësia themelore e përkufizimit bio-mjekësor është fakti se, ky këndvështrim është shumë i ngushtë duke u
fokusuar vetëm në aspektin fizik të shëndetit. Sipas këtij përkufizimi, të gjithë individët që nuk kanë shenja të një
sëmundjeje të caktuar gëzojnë shëndet të plotë. Por, ky përfundim mund të jetë fare i pa bazuar për shumë kategori
subjektesh në popullatë. P.sh. individët që luftojnë çdo ditë me mjerimin, të pa punët, të pa strehët, apo personat që
vuajnë padrejtësisht dënimin me burgim, ndoshta që të gjithë këta individë mund të mos kenë evidencë të ndonjë
sëmundjeje "fizike", por tek e fundit, asnjë nga këta subjekte nuk gëzon aspak një jetë të frytshme dhe/ose nuk përjeton
asnjë sens mirëqenieje. Kufizimi i përkufizimit bio-mjekësor qëndron në faktin se, shëndeti konsiderohet si "negativi" i
sëmundjes, ndërkohë që shumë autorë argumentojnë se shëndeti është shumë më tepër se kaq.

KONKLUZIONI : koncepti i sëmundjes si “fenomeni i kundërt i shëndetit është shumë i cunguar. Nga ky këndvështrim,
probleme të tilla si, varfëria apo padrejtësia sociale duhen marrë patjetër në konsideratë sa herë që i referohemi të
“kundërtës së shëndetit".

Përkufizimi i shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë


Siç u përmend më lart, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është: "Gjendja e
mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjeve apo prani pa e pafuqisë fizike
të organizmit"
NDRYSHIMI MIDIS PERKUFIZIMIT TE OBSH DHE ATIJ BIOMJEKESOR - Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të
Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e mirëqenies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga
këndvështrimi bio-mjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.
Ky përkufizim i shëndetit (deri diku" gjithëpërfshirës ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat, në njëfarë mënyre, janë të
kundërtat e modelit bio-mjekësor :

1. Së pari, një gjendje mirëqenieje e plotë (fizike, mendore dhe shoqërore) është një koncept shumë ideal për t'u
realizuar(përmbushur) në praktikë. Kjo do të thotë se, sipas këtij koncepti, vështirë se mund të gjenden në
popullatë individë plotësisht të shëndetshëm.
2. Nga ana tjetër, edhe nëse për një moment pranohet se një gjendje e tillë ideale (d.m.th. mirëqenie e plotë
fizike, mendore dhe shoqërore) ekziston, atëherë në më të mirën e rasteve kjo gjendje do t'i referohej thuajse
ekskluzivisht subjekteve 20-30 vjeçarë të privuar nga çdo sëmundje, në kulmin e energjive dhe të aktivitetit të
tyre fizik, si dhe me kushte të kënaqshme socio-ekonomike.

Mirëpo, me kalimin e viteve, thjesht si rezultat i moshimit njerëzit do të "devijonin" gradualisht nga kjo gjendje ideale
(d.m.th. nga “shëndeti i plotë'). Nga kjo, intuitivisht mund të konkludohet se, përftimi i një gjendjeje mirëqenieje të plotë
sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do t'i referohej, në rastin më të mirë, vetëm subjekteve me
moshë të re.

Konkluzioni → Pra, sipas këtij këndvështrimi, shëndeti i plotë është një nocion i lidhur pazgjidhshmërisht me moshën
"ideale” të individit, çka e bën atë (“shëndetin e plotë") një fenomen shumë të pa qëndrueshëm dhe tejet kalimtar për
jetën e njeriut. Në fakt, një konotacion i tillë i përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ishte i gabuar,
sepse shumë individë në moshë të mesme, madje edhe në moshë të thyer mund të gëzojnë një gjendje mirëqenieje të
kënaqshme fizike, mendore dhe shoqërore. Madje, shumë autorë argumentojnë se, mirëqenia mendore, shoqërore,
shpirtërore dhe emocionale në shumë raste "akumulohen" dhe përmirësohen me kalimin e viteve.
Prandaj, duket e gabuar që të konkludohet se, mirëqenia e plotë fizike në moshë të re mund të jetë e pa krahasueshme
me mirëqenien psiko-emocionale, mendore dhe shpirtërore të "maturuar” në vite Kështu që, një mesazh i tillë i
Organizatës Botërore te Shëndetësisë sipas të cilit, “është e vështirë të gëzosh shëndet të plotë në moshë të thyer”, do
të ishte shumë deprimues për individët e moshës së tretë.

Një kritikë tjetër për përkufizimin e OBSH - Një kritikë e fundit përkufizimit të shëndetit nga Organizata Botërore e
Shëndetësisë, do të ishte shpërfillja e aspekteve shpirtërore dhe emocionale, si dy dimensione shume të rëndësishme të
mirëqenies së plotë të individit. Shumë autorë argumentojnë se, mos konsiderimi i këtyre dy faktorëve përbën një
cungim thelbësor të përkufizimit të shëndetit si gjendje "ideale” apo “mirëqenieje e plotë" e organizmit.

Koncepti i shëndetit si "funksionim normal i organizmit", kundrejt konceptit të shëndetit si


“mirëqenie e organizmit"
Ndërlidhja mes këtyre dy koncepteve mbi shëndetin ka qenë dhe vazhdon të mbetet objekt i një debati të gjerë në
literaturën mbarë botërore në këtë fushë. Në njëfarë mënyre, funksionimi normal i organizmit i përafrohet shumë
ndjesisë apo perceptimit të “mirëqenies”
Një subjekt, organizmi i të cilit funksionon normalisht, në një sens socio-biologjik mund të konsiderohet si i privuar nga
çdo sëmundje (pra, "fizikisht i shëndetshëm"), çka është edhe një parakusht themelor për mirëqenien e individit. Ky
këndvështrim tenton, në njëfarë mënyre, që të përafrojë dy përkufizimet e parashtruara më lart mbi shëndetin.
Mirëpo, disa autorë, duke konsideruar problemin e raportit të shëndetit me mirëqenien, shtojnë pyetjen :
“A është mirëqenia pjesë përbërëse e konceptit mbi shëndetin, apo mos vallë ajo (mirëqenia) është një koncept deri
diku i ngjashëm, por megjithatë i ndryshëm nga shëndeti?"
Ky është një problem shumë i rëndësishëm, sidomos për objektin e punës dhe sferën e aktiviteteve në fushën e
promocionit shëndetësor.
Kështu, Downie (1990) pretendon që: "Koncepti i shëndetit dhe ai i “mirëqenies' kanë mbivendosje dhe janë të lidhur
ngushtë me njëri-tjetrin: megjithatë, këto dy koncepte janë të ndryshëm dhe nuk mund të integrohen kurrsesi në një
koncept të vetëm”. Kjo ide, sa interesante aq edhe spekulative, e mbështeture dhe nga autorë të tjerë, argumentohet
mbi bazat e mëposhtme:

1. Së pari, koncepti i shëndetit si “mungesë e sëmundjes” dhe nga ana tjetër, koncepti i shëndetit si “gjendje
mirëqenieje të plotë” nuk mund të shihen si dy pole të kundërta në një shkallë lineare (drejtvizore).
a. Më lart u përmendën dy shembuj:
i. rrethanat ku, një pacient me sklerozë multipleks (pra, subjekt i sëmurë”, ose "fizikisht jo i
mirëqenës) mund të gëzojë, gjithsesi, një sens mirëqenieje të plotë mendore, psiko-emocionale
dhe shpirtërore);
ii. rrethanat ku, subjekte "jo të sëmurë" (pra, me mungesë çrregullimesh fizike) mund të mos
gëzojnë, megjithatë mirëqenie mendore dhe/ose shoqërore si rezultat i problemeve të mprehta
socio-ekonomike, shpirtërore, apo psiko-emocionale.
b. Këto dy shembuj sugjerojnë faktin se në një shkallë lineare, mungesa e sëmundjes dhe mirëqenia
mund të mos jenë dy komponentë të të njëjtit koncept.
c. Nga ana tjetër, nëse shëndeti nuk konsiderohet si një “shkallë lineare", por “multi dimensionale" (shumë
përmasore), atëherë "mungesa e sëmundjes" dhe "mirëqenia" mund të unifikohen në konceptin e
“shëndetit".
d. Ndryshimi thelbësor i këndvështrimit shumë përmasor" të shëndetit, kundrejt atij “drejtvizor" konsiston
në faktin e konceptimit të shëndetit si një fenomen shumë faktorial, d.m.th. si një gjendje e organizmit e
influencuar, jo vetëm nga prania (ose, mungesa) e sëmundjes, por edhe nga prania (ose, mungesa) e një
sensi mirëqenieje mendore, psiko-emocionale, shpirtërore dhe shoqërore. Sipas këtij këndvështrimi,
gjendja shëndetësore për një individ të dhënë në një moment kohor të caktuar do të përfaqësonte
“shumatoren" (apo,"rezultanten") e të gjithë dimensioneve apo komponentëve të parashtruar më lart
(d.m.th. të komponentit fizik, mendor, psiko-emocional, shpirtëror dhe shoqëror). Vetëm në këtë
mënyrë do të mund të shpjegohej “paradoksi" perceptimit si “i shëndetshëm” i një individi me sklerozë
multiple dhe nga ana tjetër, perceptimi si “jo i shëndetshem" i një individi jo të sëmurë fizikisht, por "jo
të mirëqene" psiko- emocionalisht, ose jo të realizuar në jetë (p.sh. një subjekt shoqërisht i izoluar, apo i
stigmatizuar).
e. Kështu, një person mund të ketë një shkallë të caktuar "shëndeti" dhe "sēmundjeje” në të njëjtën kohë,
duke qenë ose JO "fizikisht i sëmurë".
f. Mirëpo, nëse mungesa e sēmundjes dhe mirëqenia shihen si dy pole të kundërt në një shkallë
drejtvizore, kjo përqasje nuk do të ishte e mundur për faktin se, për të gëzuar një gjendje "mirëqenieje”
subjekti duhet të jetë patjetër i privuar nga çdo sëmundje.
g. Nga ana tjetër, nëse pranohet fakti se shëndeti është një koncept shumë dimensional, atëherë
sëmundja dhe mirëqenia e individit mund të “bashkëjetojnë” përgjatë dimensioneve të ndryshme të
shëndetit fizik, mendor, shpirtëror, psiko-emocional dhe shoqëror.
2. Arsyeja e dytë, sipas së cilës shëndeti dhe mirëqenia janë të ndërlidhura, por, megjithatë dy koncepte të
ndryshme nga njëri-tjetri, argumentohet me faktin se, mirëqenia e individit është një koncept më shumë i lidhur
me dimensione të tilla si “kënaqësia", "gëzimi”, apo "lumturia" sesa i lidhur me shëndetin e tij.
a. Prandaj, edhe sipas këtij këndvështrimi, përftimi i një mirëqenieje të plotë shpirtërore, psiko-emocionale
dhe shoqërore, duhet të jetë objekt i punës jo vetëm të sektorit të shëndetësisë, por i të gjithë
sektorëve të tjerë të shoqërisë, duke përfshirë sferën e edukimit, transportit, ekonomisë dhe bujqësisë.

Modelet e shëndetit
Përgjatë historisë, koncepti i shëndetit ka pësuar evolucion. Smith përshkruan katër modele të veçanta të shëndetit.

• Modeli klinik –nëse kam simptoma atëherë kam sëmundje dhe do iki të bëj vizitë mjekësore, nëse nuk kam
simptoma klinike atëherë nuk jam i sëmurë.
 Në modelin klinik, mungesa e shenjave dhe simptomave të sëmundjes tregon shëndet. Kurse, sëmundja
është konsideruar si prania e dukshme e këtyre shenjave dhe simptomave. Njerëzit që udhëhiqen nga ky
koncept për t'u drejtuar në shërbimet shëndetësore mund të mos kërkojnë shërbime shëndetësore
parandaluese, ose mund të drejtohen për ndihmë mjekësore vetëm atëherë kur janë me të vërtetë
sëmurë. Modeli klinik i shëndetit është modeli tradicional i disiplinës mjekësore.
• Modeli i interpretimit të rolit – nëse jam i aftë të kryej rolet në shoqëri atëherë jam i shëndetshëm.
 Në modelin e interpretimit të rolit, shëndeti përshkruhet si mundësia për të interpretuar rolet sociale.
Interpretimi (realizimi) i roleve përfshin rolet në punë, në familje dhe shoqëri, ku interpretimi bazohet
në pritshmërite e shoqërisë. Sëmundja do të jetë dështimi i realizimit të roleve shoqërore të një personi
në krahasim me të tjerët. Ky model është baza për kontrollet në punë dhe shkollë si dhe mungesat e
justifikuara nga mjeku. Roli i të sëmurit, me të cilin njerëzit justifikohen për moskryerjen e roleve
shoqërore gjatë kohës që janë të sëmurë, është komponenti më i rëndësishëm i këtij modeli.
• Modeli përshtatës
 Në modelin përshtatës, aftësia për t'u përshtatur pozitivisht ndaj ndryshimeve sociale, mendore dhe
psikologjike është tregues i shëndetit. Sëmundja ndodh kur personi dështon të përshtatet ose keq
përshtatet ndaj këtyre ndryshimeve. Ky koncept po përqafohet më gjerësisht, pasi ai përzien edhe
aspekte të tjera të kulturës njerëzore.
• Modeli Eudaimonistik
 Sipas këtij modeli, shëndeti përshkruhet si një mirëqenie e bollshme. E derivuar nga terminologjia greke,
ky terin tregon një model që mishëron ndërveprimin dhe ndërlidhjen midis aspekteve të jetës dhe
mjedisit, të tilla si ato fizike, sociale, psikologjike dhe shpirtërore. Sëmundja reflektohet si një dobësi,
kapitje, çuarje dëm ose mungesë përfshirje në jetë. Megjithëse këto ide mund të duken të reja kur
krahasohen me modelin klinik të shëndetit, aspekte të modelit eudaimonistik predatojnë modelin klinik
të shëndetit. Gjithashtu, ky model shkon më shumë në harmoni me modelet integruese të terapisë, të
cilat po përdoren gjithnjë e më shumë në tërë botën. Këto ide për shëndetin sigurojnë një bazë për
mënyrën se si e shohin njerëzit sëmundjen dhe shëndetin dhe se si ata shohin rolin e infermieres, të
mjekut dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë. P.sh. në modelin klinik të shëndetit, një person mund të
presë të takojë punonjësin shëndetësor vetëm kur ka shenja të dukshme të sëmundjes. Përgjegjshmëria
personale për shëndetin nuk do të jetë një faktor motivues për ketë individ, pasi vetëm mjeku është
përgjegjës për t'u marrë me problemet shëndetësore dhe për ta kthyer individin në gjendjen
shëndetësore të mëparshme. Si pasojë, aktivitetet e promocionit shëndetësor mund të mos jenë
efektive.

Kapitulli 2- Faktorët përcaktues të shëndetit


Me reduktimin e sëmundjeve infektive në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të, shkaqet madhore të
sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tani janë sëmundjet kardio-vaskulare (që përbējně 48% të vdekjeve) dhe tumoret
(që përbëjnë rreth 25 % të vdekjeve). Rritja e jetëgjatësisë së femrave në 80 vjeç dhe meshkujve në 75, ka çuar në rritje
të numrit të sëmundjeve degjenerative të popullatës në tërësi. Megjithë zgjatjen e jetës së pritshme, epidemiologët që
studiojnë modelet e sëmundjeve në shoqëri kanë gjetur se jo të gjitha grupet kanë të njëjtat mundësi për të pasur
shëndet të mirë dhe ka modele popullatash që e bënë të mundur parashikimin e mundësisë që njerëz nga grupe të
ndryshme do të vdesin para kohe. Në përpjekjet për të përcaktuar se çfarë e dëmton shëndetin, shkencëtarët social dhe
epidemiologët do të kërkojnë të krahasojnë të paktën dy tregues:

1. Së pari një tregues të shëndetit, siç është niveli i vdekshmërisë ose i sëmundshmërisë.
2. Së dyti, një faktor p.sh. gjinia ose punësimi, të cilat njihen për diferencat në shëndet.

Sigurisht që efektet në shëndet mund të jenë për shkak të treguesve të ndryshëm që ndërveprojnë së bashku. P.sh.
kërkimet në Sëmundjen Koranare të Zemrës (SKZ) kanë lidhur një numër të madh faktorësh me incidencën e sëmundjes:
niveli i lartë i kolesterolit në gjak, hipertensioni, obeziteti, duhanpirja dhe niveli i ulët i aktivitetit fizik. Kërkime të tjera
tregojnë se mund të ketë lidhje midis SKZ dhe faktorëve psiko-social, siç është stresi dhe mungesa e përkrahjes sociale,
faktorët mjedisor dhe historia familjare. Gjithashtu, njihet fakti se vdekshmëria nga SKZ është më e lartë midis klasave
me nivel të ulët social, midis meshkujve krahasuar me femrat dhe midis njerëzve nga sub-kontinenti Indian, (DoH 1992).

Është i qartë fakti se sëmundja nuk vjen si rrjedhojë e shansit apo e fatit të keq. Raporti Lalonde i publikuar në Kanada
evidentoi katër fusha në të cilat shëndeti mund të promovohet:
• Faktoret biologjik dhe gjenetik, të cilët përcaktojnë një predispozitë individuale për sëmundje;
• Stili i jetesës, në të cilin sjellje shëndetësore si duhanpirja kontribuojnë në sëmundje;
• Faktorët social-ekonomikë.
• Faktorët psiko-socialë.
• Shtrirja dhe natyra e shërbimeve shëndetësore.

Faktorët që përcaktojnë shëndetin janë të shumtë dhe të shumëllojshëm. Ata mund të karakterizohen në grupe të
ndryshme, si p.sh faktorët biologjikë, të sjelljes, të mjedisit etj. Duhet përmendur gjithashtu se tregues të veçantë
shëndetësorë ndikohen ose përcaktohen nga determinantë me natyrë të ndryshme dhe kjo e bën tepër të koklavitur
përmbledhjen në një kuadër sintetik të të gjithë faktorëve, të cilët përcaktojnë shëndetin apo shfaqjen e sëmundjeve tek
njerëzit.

Faktorët gjenetikë të shëndetit – faktorët individualë


Është e qartë se një grup i rëndësishëm faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve janë faktorë me bazë biologjike
apo faktorët gjenetik. Këta faktorë priten që të kenë efektet më të rëndësishme në fillimet e jetës së individit, duke
ndikuar në vdekshmërinë foshnjore apo në sëmundshmërinë kronike.
Faktorët gjenetikë ndikojnë edhe në shfaqjen e sëmundjeve të zakonshme kronike, në bashkëveprim me faktorë të tjerë.
Pra mund të thuhet se predispozicioni gjenetik, i kombinuar me faktorë të tjerë të mjedisit, shkakton sëmundje
kronike/p.sh diabeti, sëmundja koronare e zemrës, hipertensioni arterial, alergjitë, artriti rheumatoid etj. Grup tjetër që
mendohet se kanë një bazë gjenetike janë edhe disa sëmundje mendore si edhe vonesat mendore. Në të parat mund të
futen skizofrenia dhe çrregullimet afektive, (si p.sh. psikoza maniako-depresive dhe depresioni i thjeshtë). Edhe disa lloj
kanceresh konsiderohen si një lloj i veçantë sëmundjesh gjenetike. Njohja e këtyre faktorëve ka një rëndësi të veçantë
pasi na lejon që të marrim masa përmes këshillimit gjenetik, diagnozës prenatale apo masave të tjera parandaluese në
rastin e një terreni me predispozicion gjenetik për shfaqjen e një sëmundje të caktuar.

Stili i jetës dhe ndikimi i tij tek shëndeti dhe sëmundja


Studimet kanë treguar se tashmë ekziston një lidhje mjaft e qartë midis sjelljeve të caktuara dhe riskut të shfaqjes së një
sëmundjeje, aq sa këto sjellje konsiderohen si shkaqe proksimale të sëmundjes. Kështu, p.sh ekzistojnë një sërë
studimesh që nxjerrin në pah korelacionin midis sëmundjes koronare të zemrës dhe pirjes së duhanit, konsumit të
ushqimeve të pasura me yndyrna të ngopura ose kolesterol (dieta ushqimore), apo mungesës së aktivitetit fizik. Sjellje të
caktuara lidhen edhe me prognozën apo ecurinë e mëtejshme të një sëmundje, e këtu përfshihen ato sjellje që kanë të
bëjnë me kujdesin për veten apo me respektin e përpiktë të një trajtimi mjekësor. Kështu, prognoza e kancerit të gjirit
varet shumë nga stadi i sëmundjes kur fillon trajtimi mjekësor, ose një shembull tjetër është dhe ecuria e diabetit
insulino-vartës e cila varet nga respektimi i skemës së trajtimit me insulinë.

Faktorët social-ekonomik dhe shëndeti


Kërkimet e fundit po vënë gjithnjë e më shumë theksin mbi rolin e rrethanave shoqërore në përcaktimin e sjelljes së
njerëzve. Njerëzit që i përkasin një statusi të ulët shoqëror-ekonomik paraqesin tregues më të lartë të vdekshmërisë.
Shpjegimi më i mundshëm për këtë lidhje midis statusit social-ekonomik dhe shëndetit është ndërthurja e ngushtë midis
faktorëve social-ekonomik dhe aspekteve thelbësore të jetës që ndikojnë tek shëndeti, si p.sh mjedisi fizik, shoqëror dhe
kulturor, zhvillimi dhe procesi i shoqërizimit si dhe sjelljet që lidhen me shëndetin. Kështu sa më të varfër dhe më pak të
arsimuar të jenë njerëzit, aq më të prirur janë ata për të përqafuar sjellje të “dëmshme" për shëndetin. Le te shohim
shkurtimisht lidhjen qe ekziston midis treguesve të shëndetit dhe disa faktorëve të veçantë shoqëror-ekonomik.

• Shëndeti dhe profili i punës


 Ekziston një korrelacion midis llojit të punës, jetë-gjatësisë dhe vdekshmërisë nga sëmundje të caktuara.
Treguesit e vdekshmërisë janë më të lartë tek punëtorët e pakualifikuar sesa tek profesionistët. Profili i
punës reflekton kualifikimin profesional të individit, i cili lidhet me nivelin e arsimit si edhe me statusin
shoqëror-ekonomik të familjes.
• Arsimi dhe shëndeti
 Kjo lidhje është e drejtpërdrejtë. Edukimi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve
përmes dy mekanizmave :
 Së pari duke i krijuar individëve mundësira të mëdha për punë me të ardhura më të mëdha,
punë më të qëndrueshme, më të rehatshme dhe pa rreziqe.
 Së dyti, një edukimi mirë i aftëson njerëzit për të kuptuar, kontrolluar dhe vepruar më mirë në
mjedisin e tyre shoqëror dhe ekonomik, duke u mundësuar atyre një pushtet më të madh mbi
“fatin e tyre shëndetësor”.
• Papunësia dhe shëndeti (si pasojë e ekspozimit ndaj stresit dhe pasigurisë ekonomike)
 Vëzhgimet kanë treguar një lidhje midis papunësisë dhe treguesit të vdekshmërisë, megjithëse kjo lidhje
është komplekse dhe e vështirë për t'u interpretuar Ky raport është shpjeguar jo thjesht si pasojë e
stresit të një episodi papunësie, por më tepër si pasojë e llojit të punës së pakualifikuar të individit, që e
vendos atë në një zinxhir episodesh papunësie, duke e ekspozuar atë ndaj privimit material dhe
pasigurisë ekonomike. Kjo do të thotë se atje ku papunësia është më kërcënuese për nga shpeshtësia
dhe kohëzgjatja, pasojat negative për shëndetin janë proporcionalisht më të mëdha.
• Gjinia dhe shëndeti
 Vdekshmëria më e lartë tek meshkujt është një veçori e shoqërive të zhvilluara. Por, nuk ka qenë
gjithmonë kështu. Në të shkuarën, vdekshmëria e femrave ishte shumë më e madhe si pasojë e një
nënvlerësimi historik të femrës, në një pjesë të madhe të kulturave të botës. Kur burri filloi të luante
rolin kryesor në ekonominë e familjes, ai filloi t'i nënshtrohej rreziqeve dhe stresit më të madhe për
pasojë edhe një vdekshmërie më të lartë. Njëkohësisht, konsumi i duhanit ka luajtur një rol më të madh
në vdekshmërinë e meshkujve.
• Gjendja civile dhe shëndeti
 Nga literatura del qartë se martesa shërben si një mjet mbrojtës për shëndetin e njerëzve. Njerëzit e
divorcuar apo atyre që iu kanë vdekur bashkëshortët paraqesin tregues më të lartë të vdekshmërisë në
krahasim me të martuarit. Kjo shpjegohet në dy aspekte:
 Aspekti shoqëror dhe emocional. Martesa e detyron individin të bëjë një jetë më sociale, duke
respektuar më shumë vlerat, shpresat, ndjenjat dhe nevojat e bashkëshortit apo fëmijëve.
 Aspekti material. Përfitimet pozitive emocionale të martesës përforcohen edhe nga përfitimet
materiale të bashkëjetesës, bashkimi i burimeve të të ardhurave si dhe krijimi i mundësive për
një standard më të lartë jetese.
• Faktorët psiko-socialë dhe shëndeti (stresi)
 Megjithëse nuk është e provuar akoma plotësisht, ka shumë studime që na shtyjnë të mendojmë se
faktorët psiko-social mund të jenë determinantë të rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit të njerëzve.
Grumbullimi i përvojave të ndryshme psiko-sociale, pra historia e stresit/që fillon që nga fëmijëria dhe
vazhdon gjatë gjithë jetës, ka të ngjarë të ketë një efekt biologjik, i cili ndikon në shfaqjen e sëmundjeve
të ndryshme, si ato kardio-vaskulare apo sëmundjet e shkaktuara nga pakësimi apo çrregullimi i
mekanizmave imunitare.
• Shërbimet e kujdesit shëndetësor
 Shoqëria njerëzore ka investuar në masat e shëndetësisë shumë më përpara se të zhvilloheshin
shërbimet e sotme moderne mjekësore. Është e pamohueshme që sistemet moderne të shëndetësisë
kanë dhënë një kontribut të çmuar për përmirësimin e shëndetit të njerëzve, në aspekte të veçanta të
tij. Të dhënat kryesore që përdoren sot për vlerësimin e efekteve të kujdesit mjekësor janë: të dhënat e
vdekshmërisë, regjistrat e sëmundjeve, anketat në nivel komuniteti, anketat e përgjithshme
shëndetësore, të dhënat nga mjekët e përgjithshëm etj. Si shembuj të ndërhyrjeve shëndetësore që
kanë një impakt të qartë e të dukshëm në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të njerëzve mund të
përmendim shërbimet obstetrikale dheneonatale si dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse si pasojë e
vaksinimit.
 Si pasojë e kujdesit shëndetësor vdekshmëria perinatale është përmirësuar në mënyrë dramatike dhe
ekzistojnë perspektiva të mira për uljen e prevalencës së defekteve të shkaktuara nga lindja apo të
pasojave të tyre. Ulja e vdekshmërisë perinatale i dedikohet uljes së vdekjeve in utero ose gjatë lindjes,
si pasojë e futjes se teknikave të monitorimit intrauterin në fazat e fundit të shtatzënisë ose të
monitorimit të distresit fetal gjatë lindjes (testet e mirëqenies fetale).
 Zhvillimet në fushën e vaksinave dhe të vaksinimit bënë të mundur çrrënjosjen e variçelës si edhe
eliminimin virtual të poliomelitit në disa popullata. Ekzistojnë fakte të fuqishme se një aktivitet mjekësor
specifik ka eliminuar pothuajse plotësisht sëmundje të rënda me pasoja vdekjeprurëse apo invalidizuese.

Kapitulli 3 – Hyrje në shëndet publik


Përherë e më shumë, edhe në Shqipëri tashmë, po “zë vend” termi shëndet publik. Madje, në mesin e viteve 1990, të
gjitha institucionet që zhvillojnë aktivitetet në këtë fushë e ndryshuan emërtimin në përputhje me këtë terminologji të
“re". Kështu, Instituti i Higjienës dhe i Epidemiologjisë u riemërtua "Instituti i Shëndetit Publik”, Drejtoritë e Higjienës
dhe të Epidemiologjisë në Tiranë dhe në rrethe tashmë quhen “Drejtori të Shëndetit Publik”, ashtu sikurse ish-Katedra e
Higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë emërtohet “Departamenti i Shëndetit Publik”. Duke lënë mënjanē
terminologjinë, në mënyrë të natyrshme lind nevoja e përkufizimit të shëndetit publik. Prandaj, më poshtë paraqiten në
mënyrë sintetike disa përkufizime "madhore” të shëndetit publik, që nga zanafilla e përpjekjeve për artikulimin shkencor
të këtij koncepti në fillimin e shekullit të 20-të. Kështu, në vitin 1920, Winslow EE formuloi këtë përkufizim për shëndetin
publik: "Shëndeti publik është shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promovimit të
shëndetit fizik nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për pastrimin e mjedisit, parandalimin e sëmundjeve
infektive, edukimin shëndetësor të popullatës, organizimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin, diagnostikimin
e hershem dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe zhvillimin e një ‘makinerie’ shoqërore për t'i mundësuar çdo individi të
popullatës një standard jetese të përshtatshëm për të gëzuar një shëndet të plotë.

Shëndeti publik, pra, është organizimi i të gjithë këtyre shërbimeve në mënyrë të tillë që çdo individ të gëzojë të
drejtën themelore të të qenit i shëndetshëm dhe të të jetuarit sa më gjatë".

Vlen të theksohet se, ndonëse rreth 70 vjet më vonë nga ky përkufizim i dhënë nga Wislow, Organizata Botërore e
Shëndetësisë në vitin 1998, nuk duket se bën ndonjë "hop” të madh cilësor në përkufizimin e saj mbi shëndetin publik:
“Shëndeti publik është një veprimtari shoqërore dhe politike me qëllim përmirësimin e shëndetil. zgjatjen e jetës, si dhe
përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë popullatës përmes aktiviteteve të promocionit shëndetësor, parandalimit të
sëmundjeve, si dhe të gjithë shërbimeve të tjera shëndetësore”.

Siç shprehet qartë në të dy përkufizimet, thelbi i shëndetit publik qëndron në përqasjen komunitare në ndryshim

Nga mjekësia klinike ku fokusi kryesor përqendrohet në individë të veçantë. Ky argument eksplorohet më në detaje në
rubrikën e mëposhtme.

“Shëndeti publik” kundrejt “mjekësisë


Disa nga ndryshimet mes “shëndetit publik” dhe “mjekësisë” paraqiten në tabelën e mëposhtme:

Shëndet publik Mjekësia


Fokusi është gjithë popullata. Fokusi janë individët e veçantë.
Theksi vendoset në promocionin shëndetësor dhe Theksi vendoset ne diagnostikimin dhe trajtimin e
parandalimin e sëmundjeve. sëmundjeve.
Është përqasje multi-sektoriale. Mbështetet vetëm në sistemin e shërbimeve
shëndetësore.
Një "historik” i shkurtër i shëndetit publik
Të punosh për shëndetin publik do të thotë të kontribuosh në të gjitha nivelet e detyrës për të bërë njerëzit dhe mjedise
më të shëndetshëm. Puna në shëndet publik përfshin kërkimet, partneritetin dhe bashkëpunimin inter-sektorial dhe
advokacinë, sikurse lobimin për ndryshime në politikë. Shëndeti publik ka qenë identifikuar si një burim dhe aktivitet.

• Shëndeti publik si një burim përfshin mbledhjen e informacionit dhe statistikave (epidemiologjinë) për të
përforcuar vendimet dhe ndërhyrjet të cilat ndikojnë në gjendjen shëndetësore. Epidemiologjia ka një histori të
gjatë dhe besueshmëri të artë.
• Shëndeti publik si aktivitet i referohet veprimtarive të ndërmarra nga organizatat, profesionistët, komunitetet,
familjet dhe individët të cilët promovojnë shëndet.

Të dhënat historike të civilizimeve të hershme (egjiptiane, indiane, kineze dhe greke) tregojnë se njerëzit e lashtësisë
ishin të lidhur me sëmundjen dhe praktikonin metoda të ndryshme të trajtimit. Pikëpamjet e para të shëndetit mund të
shihen si holistike. Njerëzit primitivë e kuptonin sēmundjen si një term mistik; teoritë e kurimit lidheshin me pikēpamjen
kozmike të jetës, apo me forcat natyrore dhe mbinatyrore. Shumë nga vendasit në të gjithë botën aplikonin praktikat e
higjienës personale si pjesë të besimeve të tyre. Për mijëra vjet epidemitë janë parë si gjykime hyjnore të ligësisë
njerëzore. me një ndërgjegjësim gradual se murtaja ka shkaqe natyrore si klimaterike dhe aspekte të tjera të mjedisit
fizik.
Gjatë Mesjetës sëmundjet infektive në formën e epidemisë (lebra, murtaja, lia dhe tuberkulozi) përbënin shkaqet
kryesore të vdekjes. Kuptohet që shëndeti shikohej në termat e mbijetesës dhe mungesës së sëmundjes.
Në çerekun e tretë të shekullit të 19, lëvizja sanitare po përhapej me shpejtësi të madhe në qytetet e Evropës, me një
sukses të dukshëm në zvogëlimin e sëmundjeve në zonat e kullimit të ujërave të zeza, në ato me sistem të përmirësuar
të furnizimit me ujë të pijshëm, me rrugë të shtruara dhe pastrim të rregullt të plehrave. Në të njëjtën kohë po
përhapeshin edhe disa risi në spitale që kishin të bënin kryesisht me higjienën dhe infermierinë si profesion, si dhe
administrimin. Këto u shoqëruan edhe nga hapa gjigantë në vendosjen e aplikimeve shkencore dhe praktike të
bakteriologjisë dhe imuniologjisë. Gjatë kësaj periudhe ndodhën përparime shkencore të dukshme:

• Louis Pasteur mbështeti dhe vërtetoi shkencërisht teorinë e mikrobeve. Ai zbuloi inikroorganizmat (1865) që
shkaktonin sëmundjen dhe hartoi disa kushte rritjeje të cilat e eliminuan problemin, duke ngjallur kështu një
interes shkencor dhe industrial për teorinë e mikrobeve;
• Robert Koch zhvilloi dhe sistematizoi shkencën e bakteriologjisë dhe formuloi teorinë e origjinës së infeksionit
bakterial. Ai është zbulues i Vibrio Cholerae për të cilin mori edhe çmimin Nobel në 1905.
• Joseph Lister zhvilloi teorinë e antisepsisë. Ai përshkroi përdorimin e lëndëve antiseptike në praktikën e
kirurgjisë, duke aplikuar teorinë e mikrobeve. Kjo punë ishte gjithashtu, një kontribut mjaft i rëndësishëm në
vërtetësinë e teorisë së mikrobeve, në mjekësinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Të gjitha këto përparime shkencore i dhanë një hov më të madh zhvillimit të shëndetit publik. Historia "moderne" e tij i
ka fillesat pikërisht në këtë periudhë, me përpjekjet dhe veprimtaritë e organizuara për përmirësimin e kushteve
higjeno-sanitare, përmirësimin e kushteve të banimit dhe punësimit, me synim kryesor parandalimin e zhvillimit të
sëmundjeve infektive. Veprimtari të tilla u ndërmorën në shumicën e vendeve të zhvilluara të asaj kohe, por veçanërisht
impresionuese ishin zhvillimet në fushën e shëndetit publik në SHBA dhe në Angli. Edwin Chadwick (1800-1890) njihet si
babai i Shëndetit Publik në Angli, ndërsa Lemuel Shattuck filloi lëvizjet e shëndetit publik në SHBA. Në Anglinë e
epokës Viktoriane (gjysma e dytë e shekullit të 19) disiplinat e shëndetit publik morën një hov të spikatur duke
manifestuar një karakter të dukshëm "veprues” dhe me efikasitet të lartë.
Sipas kronikave të kohës, në të gjithë Anglinë, por sidomos në Londër, u vu re një lulëzim i ndjeshëm i programeve dhe
aktiviteteve në fushën e shëndetit publik. Kështu, mjekët në Londër apo në zona të tjera të Anglisë në atë periudhë
aplikonin metoda inovative për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të popullatës të cilës ato i shërbenin. Aktivitetet
drejtoheshin rreth trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve duke përfshirë gjithashtu edhe vlerësime epidemiologjike të
efikasitetit të vaksinimit ndaj lijës, apo sëmundjeve të tjera. Dy institucionet madhore në Angli gjatë epokës Viktoriane
ishin Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit dhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze. Zyra e Përgjithshme e Regjistrimit u
themelua në vitin 1836, kohë në të cilën Parlamenti Anglez vendosi krijimin e një zyre qendrore për regjistrimin e
lindjeve, vdekjeve, dhe martesave. Kjo zyrë mori një zhvillim të vrullshëm nën drejtimin e William Farr-it i cili e
zhvendosi ndjeshëm fokusin e punës së këtij institucioni drejt shëndetit publik. Nëpërmjet informacionit rreth treguesve
shëndetësorë të popullatës u mundësuan veprime konkrete për përmirësimin e situatës epidemiologjike. Një shembull i
shkëlqyer ishte analiza e fakteve të vdekshmërisë së popullsisë së Liverpulit. Farr-i konstatoi se, në Liverpul gati gjysma e
popullsisë nuk jetonte më shumë se 6 vjet në një kohë që mesatarja e jetëgjatësisë në pjesët e tjera të Anglisë ishte
rreth 45 vjeç. Si rezultat, Parlamenti Anglez vendosi zbatimin e Aktit Sanitar në Liverpul, në bazë të të cilit u themeluan
autoritetet lokale të shëndetit publik, si dhe për herë të parë u krijua pozicioni i "zyrtarit të shëndetësisë".
Farr-i, gjithashtu, formuloi edhe konceptin e survejancës së vdekshmërisë, sipas së cilit të dhënat e vdekshmërisë duhet
të rishikoheshin dhe të analizoheshin periodikisht. Këto aktivitete të Farr-it përbëjnë aplikimet e para të statistikave
jetësore dhe të dhënave të tjera demografike për qëllime epidemiologjike. Prandaj, me të drejtë, këto aktivitete i dhanë
një shkëlqim brilant shëndetit publik në Angli.
Nga ana tjetër, një tjetër institucion i rëndësishëm i epokës Viktoriane ishte edhe Shoqëria Epidemiologjike Londineze.
Anëtarët themelues të këtij institucioni ishin William Farr, William Augustus Guy, Thomas Addison (përshkruesi i
sëmundjes me të njëjtin emër), dhe Richard Bright (i cili përshkroi për herë të parë sëmundjen renale terminale). Qëllimi
parësor i kësaj shoqate ishte përcaktimi i etiologjisë së kolerës, por aktivitetet u zgjeruan me shpejtësi në shumë
drejtime të tjera.
Në vitin 1849, John Snow vëzhgoi se nivelet e kolerës ishin veçanërisht të larta në ato zona të Londrës që furnizoheshin
me ujë nga kompanitë Lambeth dhe Southwark & Vauxhall, ku që të dyja e merrnin ujin nga lumi Tamiz në një
vendndodhje shumë të ndotur nga shkarkimet e ujërave të zeza. Në vitin 1854, kur ndodhi një tjetër epidemi e madhe
kolere, një zonë prej afro dy të tretave të popullsisë së atëhershme të Londrës në Jug të Tamizit e merrte ujin nga dy
kompanitë e përmendura më lart. Snow përftoi të dhënat e nevojshme nga zyra e William Farr-it dhe, pas një vëzhgimi
të kujdesshëm, konkludoi se ekzistonte një “helm” kolere që transmetohej nëpërmjet ujit. Arritja e shkëlqyer e John
Snow-t u bazua në logjikën organizuese të të dhënave, në vëzhgimin sistematik, si dhe në përqasjen kuantitative
(sasiore) në analizën e sëmundshmërisë së popullsisë së Londrës. Ndikimi i publikimit të Snow-t qe shumë më i madh
nga sa ç'u mendua fillimisht. Ky publikim çoi në filtrimin e detyrueshëm të ujit nga të gjitha kompanitë në vitin 1857, pra
vetëm dy vjet pas publikimit të eksperiencës së kolerës në Londër. Megjithëse shkaktari i kësaj sëmundjeje (vibrio
cholera) u zbulua më vonë (në vitin 1883 nga Robert Koch), shembulli i John Snow-t është një mishërim i shkëlqyer i
misionit final të Epidemiologjisë, si disiplina bazë (apo, “shtylla kurrizore") e shëndetit publik: ndërmarrjes së masuve
parandaluese për përmirësimin e shëndetit të popullatës edhe në mungesë të evidencës shkencore përfundimiare të
shkaktarëve të sëmundjeve.
Zhvillimet e mëvonshme në fushën e shëndetit publik i referohen revolucionit bakteriologjik që kulmoi rreth
fundshekullit të 19. Sipas këndvështrimit bakteriologjik, shkaktarët e sëmundjeve lidheshin me praninë e baktereve: ky
nocion shënoi një kthesë shumë të rëndësishme pasi, për herë të parë, u dhanë shpjegime shkencore të etiologjisë së
sëmundjeve duke mundësuar në këtë mënyrë ndërhyrje racionale në shëndet publik. Megjithatë, revolucioni
bakteriologjik shënoi edhe një sfidë të madhe për shëndetin publik. Kështu, me njohjen e shkaktarëve të sëmundjeve,
sfida më e madhe epidemiologjike kishte tani të bënte me mënyrën e përhapjes së sëmundjeve në popullatë.
Në fund-shekullin e 19 dhe në fillimin e shekullit të 20, epidemiologët u përpoqën të shpjegonin përhapjen e
sëmundjeve nëpërmjet identifikimit të personave të parë të sëmurë, me shpresën që të arrinin në burimin e vërtetë të
përhapjes së sëmundjes në popullatë. Kështu, theksi i erës bakteriologjike ishte kontrolli i përhapjes së sëmundjeve në
popullatë nëpërmjet identifikimit të agjentëve etiologjikë. Në këtë mënyrë, u vu re një zhvendosje e fokusit të
Epidemiologjisë nga popullata në tërësi në identifikimin e shkaktarëve apo faktorëve etiologjikë që ndikonin në
zhvillimin e sëmundjeve.
Fokusi drejt popullatës në tërësi u shënjestrua sërish gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20 nëpërmjet aktiviteteve të
demografëve, sociologëve dhe statisticienëve, gjë që i dha shëndetit publik një karakter multi-profesional dhe inter-
disiplinar. Gjatë kësaj periudhe sëmundjet infektive predominuan si shkaqe të vdekjeve edhe ne vendet e zhvilluara.

Që prej Luftës së II-të Botërore, një ndryshim i madh në shenjat epidemiologjike zuri vend në vendet e industrializuara,
me një rënie në sëmundjet infektive dhe rritje të sëmundjeve joinfektive si shkaqe të vdekjes. Ndërsa, shoqëritë
zhvilloheshin të njëjtën gjë bënin dhe shenjat e sëmundjeve. Këto ndryshime ishin pjesërisht rezultat i kujdesit
shëndetësor dhe shëndetit publik, por po aq edhe të lidhura me standardet e përmirësuara të jetës, ushqyerjen,
banesën, dhe sigurinë ekonomike, si dhe me ndryshimin në fertilitet dhe të tjerë faktorë social dhe familjarë. Ndërsa,
shenjat e sëmundjeve filluan të ndryshonin, po kështu u bë dhe me strategjitë e përshtatshme për ndërhyrje. Një rritje
në jetëgjatësi u shfaq fillimisht prej uljes së vdekshmërisë foshnjore dhe të fëmijëve, ushqyerjes së përmirësuar,
kontrollit të sëmundjeve me vaksinat parandaluese dhe trajtimi i sëmundjeve infektive akute me antibiotikë.

Ndërkohë që sëmundjet infektive po viheshin kontroll, sëmundjet e jetesës moderne, si sëmundjet kardio vaskulare,
traumat dhe kanceri në 1950 dhe 1960 u bënë shkaqe predominuese në vdekjet e parakohshme. Gjithashtu, aktivitetet e
ndërmarra gjatë viteve 1930-1970 mundësuan zgjerimin e fokusit të shëndetit publik duke përfshirë edhe sëmundjet jo
të transmetueshme.
Era moderne e shëndetit publik nga viti 1970, deri në fund të shekullit të XX-të solli një fokus të ri në epidemiologjinë dhe
parandalimin e sëmundjeve joinfektive. Studimet mbi ndikimin e dietës dhe duhanit në sëmundjet kardiovaskulare dhe
në kancerin e mushkërive izoluan faktorët parandalues nga sëmundjet kronike. Por të gjitha këto arritje në përmirësimin
e cilësisë së jetës, në uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimet në diagnostikim dhe trajtim, çuan në një rritje të kostos
mjekësore. U vu re që është më mirë të parandalosh zhvillimin e sëmundjes se sa ta trajtosh atë. Atëherë gjeneruan dy
ide të reja:

1. Promocioni shëndetësor - që synon jo vetëm kontrollin e shëndetit por synon edhe përmirësimin e tij.
2. Menaxhimi shëndetësor - që do të thotë "kuro sa më mirë me sa më pak shpenzime".

Shëndeti publik i ri dhe promocioni shëndetësor përdorin së bashku shumë parime dhe strategji. Në fakt mbulimi është
kaq i madh sa që shpesh thuhet se parimet dhe përmbajtja e pro- mocionit shëndetësor modern janë identike me ato të
shëndetit publik të ri. Ndërsa duhet të pranohet se shëndeti publik nuk është vetëm i bazuar në modelin mjekësor, zëri i
promocionit hëndetësor mbetet i margjinalizuar. Punonjësit e promocionit nuk janë identifikuar si partnerë veçanërisht
të përshtatshëm për shëndetin publik.

Shëndeti publik i “ri” kundrejt shëndetit publik të "vjetër”

Historiku i shkurtër i parashtruar më lart i korrespondon asaj çka shumë autorë sot e konsiderojnë si shëndet publik të
"vjetër" (apo, shëndet publik "tradicional"). Gjatë 2-3 dekadave të fundit të shekullit të 20, fokusi i shëndetit publik u
zgjerua shumë duke përfshirë, përveç objektit tradicional të punës, edhe shumë aktivitete të tjera. Në këtë mënyrë, u
artikulua edhe një "mision" i ri i shëndetitpublik. Ndryshimet në objektin e punës të shëndetit publik të “ri" dhe atij
"tradicional” sintetizohen shkurtimisht më poshtë :

• Shëndeti publik i ‘vjetër’ konsistonte në pastrimin e mjediseve të ndotura, përmirësimin e kushteve higjieno-
sanitare, sigurinë ushqimore, përmirësimin e cilësisë së ajrit, dezinfektimin e ujit të pijshëm, zhdëmtimin e
plehrave të lëngëta dhe të ngurta, si dhe në asgjësimin e mbeturinave toksike
• Shëndeti publik i ‘ri’ konsiston në sintezën e shëndetit publik tradicional me menaxhimin dhe administrimin e
shërbimeve shëndetësore në nivel individual dhe komunitar sipas një përqasjeje 'holistike' (tërësore)”.

Frenk (1993) ka dhënë përkufizimin e mëposhtëm për shëndetin publik të "ri": “Shëndeti publik i ri adreson përpjekjet
sistematike për identifikimin e nevojave shëndetësore dhe organizimin e integruar të shërbimeve shëndetësore në një
popullatë të caktuar”.
Në këtë mënyrë, aktivitetet në fushën e shëndeti publik të ‘ri’ përfshijnë procesin e mbledhjes së informacionit të
nevojshëm për karakterizimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe mobilizimin e burimeve ekzistuese për
përmirësimin e treguesve shëndetësorë. Nga kjo pikëpamje, esenca e shëndetit publik është shëndeti i popullatës në
tërësi, prandaj aktivitetet në këtë fushë përfshijnë përgatitjen dhe organizimin e personelit dhe të qendrave
shëndetësore për t'i ofruar popullatës lë gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për promocionin shëndetësor,
parandalimin e sëmundjeve, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin fizik, mendor dhe social".
Parimet bazë të shëndetit publik
Aktivitetet e shëndetit publik justifikohen nga parimet e mëposhtme, parime këto tashmë të pranuara gjerësisht dhe të
reflektuara në të gjitha politikat publike:

1. Shëndeti është një e drejtë njerëzore fondamentale.


2. Shëndeti është një "e mirë publike".
3. Qeveritë e kanë për detyrë të garantojnë shëndetin e popullatës.
4. Shëndeti duhet të konsiderohet si një qëllimi rëndësishëm shoqëror nga të gjithë individët, të gjithë sektorët,
dhe të gjitha institucionet e një vendi.
5. Shëndeti i popullatës mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të komunitetit dhe
të gjithë sektorëve të shoqërisë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë.

Dokumenti "Makro-ekonomia dhe Shëndeti: investim në shëndetësi për zhvillim ekonomik” (Organizata Botërore e
Shëndetësisë, 2001) ofron në mënyrë sintetike të njëjtin argument, të servirur në një mënyrë pak më racionale duke
theksuar se: "Shëndeti duhet të jetë një qëllim absolutisht prioritar, ashtu sikurse është një edhe një 'input'themelor për
zhvillimin ekonomik të shoqërisë".

Parimet etike bazë të shëndetit publik të "ri"


Disa nga parimet etike bazë të shëndetit publik të “ri” në mënyrë sintetike konsistojnë në sa më poshtë vijon:

1. Barazia dhe solidariteti: një jetë e gjatë dhe e shëndetshme është objektivi kryesor i çdo individi; nga kjo
pikëpamje, pa barazitë në shëndet konsiderohen si shoqërisht të pa drejta, të pa nevojshme dhe plotësisht të
shmangshme. Pa barazitë në shëndet krijojnë tensione sociale, të cilat nga ana e tyre, frenojnë zhvillimin
ekonomik të shoqërisë. Për më tepër, individët jo të shëndetshëm nuk mund të marrin pjesë në mënyrë aktive
në proceset e vendimmarrjes lidhur me problemet më të rëndësishme shoqërore dhe, në raste ekstreme, as për
problemet e lidhura drejtpërdrejtë me jetën e tyre.
Në traditën etike Evropiane, solidariteti me individët jo të privilegjuar të shoqërisë është një vlerë morale
themelore. Prandaj, është në trashëgiminë Evropiane, që shëndeti të konsiderohet si një e mirë e përbashkët,
përftimi i së cilës është një përgjegjësi sa individuale, aq edhe kolektive.
2. Qëndrueshmëria dhe vazhdimësia: një tjetër princip bazë etik i referohet qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së
zhvillimit të shoqërisë që, gjithsesi, nuk duhet lë komprometojë shëndetin e brezave të ardhshëm. Ky parim është
me vlerë veçanërisht të madhe për shtetet në vështirësi ekonomike, siç janë ish-vendet komuniste, apo vendet
në zhvillim.
3. Pjesëmarrja: përgjegjësia kolektive për shëndetin nuk duhet të interferojë me autonominë individuale. Parimi
mbi të cilin mund të zgjidhet kjo "kontradiktë” në dukje është ai "pjesëmarrjes" i formuluar nga Organizata
Botërore Shëndetësisë në shumë dokumente të dekadave të fundit: “Pjesëmarrja e të gjithë individëve në
vendimmarrje është një komponent themelor për përmirësimin e shëndetit dhe të kushteve të jetesës së
popullatës. Prandaj, krijimi i mjediseve të shëndetshme të banimit dhe të punësimit duhet të mbështetet në
vendim-marrjene gjerë nga poshtë' (dmth. nga të gjithë individët eshoqërisë)".
4. Efiçienca: burimet në fushën e shëndetësisë janë, fatkeqësisht, kurdoherë të kufizuara, sepse aktivitetet dhe
programet e promocionit shëndetësor si dhe avancimet teknologjike gjithnjë i tejkalojnë burimet në dispozicion
të shoqërisë. Kjo nënkupton se, çdo abuzim apo përdorim jo oplimal i burimeve financiare është i pa moralshëm
(jo etik), sepse kjo çon në pakësim akoma më të madh të burimeve disponibël.
Prandaj, shërbimet e financuara nga fondet publike (si: taksat, sigurimet e detyrueshme shoqërore apo
shëndetësore) duhet të përdoren sipas prioriteteve të bazuara në evidencë dhe të formuluara në mënyrë
racionale.
Disa karakteristika "unike” të shëndetit publik
Shëndeti publik karakterizohet nga:

1. Aplikimi i parandalimit si strategji bazë ndërhyrëse.


2. Aplikimi i njëkohshëm i shumë disiplinave shkencore.
3. Mbështetja dhe përqafimi i një filozofie të bazuar në drejtësinë shoqërore.
4. Marrëdhëniet dhe ndër-veprimet me qeverinë dhe me politikat publike.

Funksionet kryesore të shëndetit publik të “ri”


Disa nga funksionet kryesore të shëndetit publik të "ri" përfshijnë:

1. Monitorimin, vlerësimin dhe analizën e gjendjes shëndetësore të popullatës.


2. Survejancën e gjendjes shëndetësore të popullatës, si dhe punën kerkimore për identifikimin e faktorëve të
rrezikut.
3. Aktivitete dhe programe në fushën e promocionit shëndetësor.
4. Sigurimin e pjesëmarrjes së gjerë të komunitetit në zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
5. Hartimin e politikave dhe kapaciteteve institucionale për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve materiale dhe
njerëzore.
6. Forcimin e kapaciteteve institucionale për rregullimin dhe kontrollin e aktiviteteve në fushën e shëndetit publik.
7. Vlerësimin dhe promovimin e aksesit të barabartë për shërbimet shëndetësore në të gjitha segmentet apo
grupet e popullatës.
8. Zhvillimin e burimeve njerëzore dhe sigurimin e trajnimit në fushën e shëndetit publik.
9. Garantimin e shërbimeve shëndetësore si në nivel individual, ashtu edhe në nivel komunitar.
10. Udhëheqjen e punës kërkimore-shkencore në fushën e shëndetit publik.
11. Reduktimine impaktit negativ në popullatëtë fatkeqësive dhe katastrofave natyrore dhe/ose njerëzore.

Fushat e veprimit të shëndetit publik të “ri"


Disa nga fushat kryesore të punës së shëndetit publik të "ri" përfshijnë:

1. Adoptimin e një përqasjeje komunitare.


2. Adoptimin e një përqasjeje multi-faktoriale lidhur me shkaktarët e sëmundjeve në popullatë dhe përqafimin e
një filozofie “tërësore” mbi konceptin e shëndetit të komunitetit
3. Forcimin e infra-strukturës së shëndetit publik në nivel lokal dhe qendror.
4. Identifikimin e partnerëve dhe krijimin e aleancave të qëndrueshme ndërmjet të gjitha institucioneve dhe
sektorëve të shoqërisë.
5. Zhvillimin e sistemeve të kontrollit dhe të transparencës publike mbi të gjitha çështjet e lidhura me shëndetin e
popullatës.
6. Mbështetjen dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencē.
7. Forcimin dhe përmirësimin e sistemit të informacionit dhe komunikimit në të gjitha nivelet.

Sfidat më të fundit për shëndetin publik të "ri"


Disa nga sfidat më të fundit me të cilat duhet të përballet shëndeti publik i "ri” përfshijnë sa më poshtë:

• Armët e shkatërrimit në masë:


 Shfaqja e disa llojeve të reja të armëve të shkatërrimit në masë;
 Katastrofat terroriste, në veçanti bio-terrorizmi.
• "Rilindja” e sëmundjeve infektive:
 Kërcënimet e reja patogjenike (p.sh. SARS-i, COVID-19);
 "Rilindja" e sëmundjeve të vjetra" (si p.sh. tuberkulozi);
 Rezistenca ndaj antibiotikëve.
• Sëmundjet jo të transmetueshme:
 Pandemia (epidemia mbarë botërore) e sëmundjeve të shkaktuara nga duhanpirja;
 Problemi global i obezitetit.
• Disa kushte "pjellore” për kërcënime të reja për shëndetin publik:
 Globalizimi;
 Dëmtimi i infra-strukturës së shëndetit publik.

Por, në çdo rast, aktivitetet dhe programet në fushën e shëndetit publik të ndërmarra në ditët e sotme duhet të jenë në
përputhje me maksimën: “Zhvillim në përputhje me nevojat e së tashmes, pa kompromentuar aftësinë e brezave të
ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”.

Kapitulli 4 – parandalimi
Parandalimi në një kuptim të ngushtë, do të thotë shmangia e zhvillimit të sëmundjes që do të manifestohet në të
ardhmen. Në një kuptim më të gjerë, parandalimi konsiston në marrjen e gjithë atyre masave që kufizojnë përparimin e
sëmundjes, duke përfshirë edhe terapinë përfundimtare. Leavell and Clark (1965) kanë përcaktuar tre nivele të
parandalimit: parësor, dytësor dhe tretësor. Ato lidhen me historinë natyrore të sëmundjes. Historia natyrore e
sëmundjes (ose, siç emërtohet ndryshe, spektri i sëmundjes) mund të përkufizohet si sekuenca e ngjarjeve të cilat
ndodhin në organizmin e njeriut që nga momenti i ekspozimit ndaj një agjenti etiologjik ("shkaktari” i sëmundjes) deri në
pasojën përfundimtare shëndetësore, ashtu siç paraqitet në diagramën e mëposhtme:

Siç shihet nga diagrama, spektri i sëmundjes ka dy komponentë të rëndësishëm: fazën sub-klinike dhe atë

klinike. Nëse një individ i caktuar përshkon të gjithë spektrin e sëmundjes të paraqitur në diagramën e mësipërme, kjo
varet nga disponueshmëria dhe efikasiteti i masave parandaluese, diagnostikimi i hershëm, si dhe mjekimi adekuat i
sëmundjes. Megjithatë, për sëmundje të caktuara, pavarësisht nga disponueshmëria e masave parandaluese, shfaqja e
sëmundjeve mund të jetë e pa shmangshme. Ky është rasti i shumë tumoreve, apo proceseve aterosklerotike të enëve
të gjakut.
Në rastin e sëmundjeve infektive, spektri. i sëmundjesnjihet edhe me emrin “gradient infeksioziteti"/ i cili reflekton
sekuencën e manifestimeve të sëmundjes në varësi të përgjigjes së organizmit ndaj agjentit infeksioz. Në këto raste,
spektri varion nga infeksione të “heshtura" (ose, latente) në njërën anë, deri në raste fatale (vdekje) në ekstremin tjetër.
Megjithatë, për shumicën e patologjive humane, epidemiologët akoma edhe sot kanë njohuri vetëm për një fraksion të
kufizuar të spektrit të sëmundjeve.
Tre nivelet e parandalimit
Njohja e spektrit të sëmundjes merr një rëndësi vendimtare në aktivitetet parandaluese të shëndetit publik. Sikurse e
përmendëm në hyrje të kapitullit, në varësi të stadit në të cilin ndërhyhet në spektrin e sëmundjes, dallohen edhe tre
lloje të parandalimit shëndetësor, brenda të cilëve ka pesë hapa të rëndësishme:

1. Promocionin shëndetësor (parandalim parësor);


2. Mbrojtje specifike (parandalim parësor);
3. Diagnostikim i hershëm dhe trajtim i menjëhershëm (parandalim dytësor);
4. Kufizim i paaftësisë (parandalim dytësor);
5. Rivendosje e gjendjes së mëparshme shëndetësore dhe rehabilitim (parandalim tretësor).

Në interpretimin e këtyre koncepteve ekzistojnë disa konfuzione, prandaj është esencial një kuptim i qëndrueshëm i
nivelit parësor, dytësor dhe tretësor.

Parandalimi parësor
Parandalimi parësor i paraprin shfaqjes së sëmundjes apo disfunksionit. Ai konsiston në ndërmarrjen e masave
parandaluese para momentit të "instalimit të sëmundjes. Qëllimi i tij është të zvogëlojë vulnerabilitetin e individit apo
popullatës ndaj sëmundjes ose disfunksionit. Ndërhyrjet në këtë nivel inkurajojnë individët të jenë më të informuar mbi
mënyrat e përmirësimit të shëndetit dhe gjërave që mund të bëjnë gjatë nivelit shëndetësor primar të parandalimit dhe
nivelit shëndetësor optimal. Masat parandaluese parësore konsistojnë në:

• Masa të përgjithshme: edukim dhe promocion shëndetësor, programet e promocionit shëndetësor synojnë, në
thelb, parandalimin parësor të sëmundjeve. Në shumë raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të
shëndetshme do të shoqërohet me parandalim të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme. P.sh. parandalimi
i duhanpirjes në moshat e reja dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të shoqërohet me
ulje të ndjeshme, (rreth 90%), në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit të mushkërive në popullatë, një
ulje prej 30-40% (në varësi të strukturës moshore të popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të nivelit
të shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga duhanpirja.
• Masa specifike: Ky aspekt i parandalimit primar fokusohet në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet nëpërmjet
imunizimit dhe reduktimit të ekspozimit ndaj dëmtimeve profesionale, kancerogjene dhe rreziqeve të tjera
shëndetësore mjedisore. Parandalimi primar është konsideruar si "garantues” i shëndetit, sepse ai e vë theksin
në ruajtjen apo mbrojtjen e trupit (ose të publikut) nga dëmtimet. Një shembull tipik i mbrojtjes specifike do të
ishte vaksinimi sipas kalendarit moshor të të gjithë fëmijëve që nga lindja deri në moshën 15 vjeç për të
parandaluar shfaqjen e sëmundjeve infektive.

Parandalimi dytësor
Megjithëse masat në parandalimin primar kanë reduktuar ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike, si p.sh. ato kardio-
vaskulare, kushtet që pengojnë një cilësi jete të shëndetshme janë akoma prevalente. Parandalimi dytësor varion nga
aktivitetet e depistimit dhe trajtimit të hershëm të stadeve të sëmundjes në kufizimin e paaftësisë nëpërmjet shmangies
ose frenimit të pasojave të sëmundjes që ka avancuar tashmë. Depistimi është parandalim dytësor, sepse qëllimi
themelor është identifikimi i individëve që janë në një stad të hershëm të procesit të sëmundjes. Aktivitetet e depistimit
janë bërë një aspekt i rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve kronike të tilla si sëmundjet e zemrës, iktusi cerebral dhe
kanceri koionorectal. Përveç kësaj, depistimi siguron një diagnostikim dhe trajtim të hershëm të problemeve të lidhura
me ushqyerjen apo sjelljen. Gjatë parandalimit dytësor të vonshëm, identifikimimi i vonshëm i sëmundjes rrit nevojën e
kufizimit të paaftësive të ardhshme që lidhen me sëmundjen. Roli i punonjësve të promocionit këtu është i rëndësishëm
edhe pse masat parandaluese janë kryesisht terapeutike dhe synojnë ndalimin e zhvillimit të sëmundjes dhe
parandalimin e komplikacioneve të mëtejshme.
Paradoksi qëndron në faktin se aktivitetet e edukimit shëndetësor dhe të parandalimit janë identike si në
parandalimin primar, vetëm se këtu ato aplikohen në individë apo popullata me sëmundje ekzistuese.

Avantazhet dhe disavatazhet e depistimit


Faza paraklinike dhe sëmundjet e parakohshme në individë mund të përcaktohen nëpërmjet depistimit. Testet
depistuese kanë disa avantazhe. Avantazhet :

1. Shpesh ato janë të thjeshta, nuk kushtojnë shumë dhe përgjithësisht mund të administrohen nga një staf i
trajnuar. Thjeshtësia e procedurave depistuese pakëson kohën dhe koston e kujdesit shëndetësor si dhe
mundëson aplikimin e tyre nga një personel më pak i specializuar. Gjithashtu këto ulin kostot dhe lejojnë
përdorimin më të përshtatshëm të tyre për te trajnuar në një nivel më të lartë klinicistët në fazën përfundimtare
diagnostike.
2. Një avantazh i dytë, është mundësia e aplikimit të depistimit si në nivel individual edhe në nivel grupi.
a. Në një program depistimi individual, individi testohet nga personeli mjekësor i cili e ka përcaktuar këtë
individ me risk të lartë. Punonjësi mund ta bëjë këtë zgjedhje në mënyrë të pavarur; ai zbaton
orientimet e institucionit të tij, i cili e ka paracaktuar më parë këtë zgjedhje nëpërmjet një politike
specifike, mund të ketë një kërkesë ligjore për kryerjen e testeve depistuese, siç është p.sh. rasti i fenil-
ketonurisë.
b. Programet e depistimit në grup hasen në rastet kur popullata target është zgjedhur në bazë të rritjes së
incidencës së një gjendjeje apo elementi të njohur për rrezikun e lartë brenda grupit. Popullata target
mund të ftohet në ambulancat apo ambientet ditore të ngritura për këtë qëllim, për t'u testuar në bazë
të çrregullimit të zgjedhur. Një shembull i këtyre programeve mund të jetë depistimi i popullatës me të
ardhura ulëta për hipertension.
3. Një avantazh i tretë është mundësia e dy llojeve të testeve depistuese:
a. Test specifik i vetëm depistues - për të kërkuar nëse një karakteristikë e caktuar indikon një risk të lartë
për zhvillimin e një çrregullimi, administrohet vetëm një test. Shembull tipik është depistimi i presionit
të gjakut për të vlerësuar rrezikun për hipertension.
b. Teste depistuese të shumëfishta - Në testet depistuese të shumëfishta përdoren dy ose më shumë teste
për të përcaktuar më shumë se një çrregullim.
Në disa raste përdorimi i vetëm një testi mund të vlerësojë mundësinë e çrregullimeve të gjendjeve të
ndryshme, duke kursyer kështu kohë dhe para dhe duke e bërë këtë procedurë më efiçiente dhe më ekonomike.
P.sh. një analizë e vetme gjaku mund të vlerësohet si për nivelin e glukozës edhe për atë të kolesterolit.
Përfundimisht, kombinimi i testit depistues me kosto relativisht të ulët dhe fleksibiliteti i tij e bëjnë këtë formë
të parandalimit të aftë për t'u aplikuar në të gjitha nivelet e shërbimeve shëndetësore.

Disavantazhet e depistimit burojnë nga papërsosmëria e shkencës moderne, e cila rezulton me shumë gabime si në
instrumente edhe në teste. Në rastet kur efektiviteti i programit varet nga mundësia e testit për të dalluar rastet në të
cilat çrregullimi ekziston nga ato në të cilat ai mungon, shkalla po e gabimeve mund të sjellë pasoja serioze. Disa individë
të cilët nuk kanë prani të çrregullimit do t'i nënshtrohen ekzaminimeve të tjera dhe të tjerë që e kanë atë nuk do t'i
bëjnë ato.

• Në mënyrë jo korrekte, grupi i parë (rezultat fals +) do të vuajë nga ankthi, ndërkohë që pret përgjigjet e
mëtejshme. Gjithashtu ata do të mbajnë edhe barrën e kostos, humbjes së kohës dhe inkonveniencën.
• Efektet në grupin e dytë (rezultat fals -) janë edhe më të rëndësishme. Këta individë jetojnë me idenë false të të
qenit të shëndetshëm dhe humbin mundësinë e trajtimit të hershëm dhe të parandalimit të dëmtimeve të
pakthyeshme. Vështirësia e balancimit të përfitimeve kundrejt humbjeve është një çështje etike në shumë
programe depistuese. Domethënia e këtij disavantazhi varion, prandaj duhet vlerësuar më vetë për çdo projekt,
sëmundje apo popullatë.
Çështje etike
Programet depistuese ftojnë individët, në dukje të shëndetshëm, që të testohen për të përcaktuar rrezikun për një
sëmundje të caktuar si dhe nevojën për ndjekje të mëtejshme. Kërkesa për pjesëmarrje lë të kuptohet se do të ketë një
përfitim, megjithëse në këtë stad nuk thuhet asgjë mbi çfarë do të bëhet apo çfarë duhet të bëjë personi për ta mbajtur
atë. Gjatë hartimit të programit, planifikimi për të informuar pjesëmarrësit mbi këtë problem zhvillon bazat për një
program të fuqishëm etik dhe shton mundësinë e evidentimit të sëmundjes si pasojë e pjesëmarrjes së më shumë
individëve në program.

1. Keqkonceptimi human
Shumë programe depistuese quhen depistime hipertensioni, ose depistime diabeti; kështu që nuk është e
çuditshme që pjesëmarrësit hyjnë në to duke supozuar se rezultatet e marra janë diagnostike dhe do t'i
klasifikojnë ata si persona që e kanë sëmundjen ose jo. Kjo nuk është e vërtetë, sepse qëllimi i depistimit është
vetëm identifikimi dhe referimi i faktorëve të riskut ose përcaktimi se kush mund të ketë nevojë për ndjekje apo
vlerësime të mëtejshme. Për të shmangur këtë problem, komiteti drejtues i programit duhet të hartojë një
metodë informimi për pjesëmarrësit, në të cilën të shpjegohet domethënia dhe kufizimet e testit. Pjesëmarrësit
duhet të dinë nëse përfitimi përfundimtar është parandalues, përmirësues apo kurativ dhe çfarë është më e
rëndësishmja, çfarë përgjegjësie duhet të marrin për të siguruar këtë rezultat.
2. Keqinterpretimi (rezultatet fals + dhe -)
Keqinterpretimet e shkaktuara nga instrumenti i depistimit përbëjnë një shqetësim etik edhe më të madh sesa
keqperceptimi human. Përderisa flitet për sensitivitetin dhe specificitetin, rezultatet fals-pozitive dhe fals-
negative mund të ndodhin me cdo instrument depistimi. Një nga çështjet më të vështira etike është të
vlerësosh nëse përfitimi i atyre që morën rezultate sakta është më i vlefshëm se sa problemet e atyre që morte
rezultate false. Çfarë detyrimi duhet të ketë projekti më vone Cili është numri i pranueshem i pacientëve me
rezultate fals negative të testit, të gjithë ata do të humbin mundësinë e trajtimi të hershëm të sëmundjes? Cili
do të jetë reagimi i një individi i cili ka marrë një përgjigje fals-pozitive? Te gjitha këto pyetje kërkojnë gjykime që
variojnë në varësi të sëmundjes.
Çështje të tjera që ngatërrojnë etikën mjekësore të depistimit janë pikat ndarëse të instrumentit të depistimit
dhe rastet kufitare. Sa saktë e përcaktojnë riskun e lartë për sëmundje vlerat numerike të instrumentit? Qëllimi i
programeve depistuese, për të identifikuar nëse një individ paraqet risk të lartë për një sëmundje ose jo,
përcaktohet pikërisht nga këto vlera numerike. Kur parametri për të bërë këtë dallim nuk është i qartë,
vendoset pika ndarëse. Mbi këtë vlerë, personi konsiderohet sëmundje (+) dhe nën këtë vlerë sëmundje (-).
Rrjedhimisht, zhvendosja e pikës ndarëse bëhet një çështje shumë e diskutueshme, sepse ajo kontrollon
përqindjen e rezultateve pozitive dhe negative.
Nëse sëmundjet do të ishin potencialisht kërcënuese për jetën një rritje e rezultateve fals-pozitive (pikë ndarëse
më e ulët) do të preferohej më shumë sesa mos-identifikimi i individëve që mund ta kenë këtë sëmundje.
Nëse një sëmundje është relativisht beninje në lidhje me stigmatizimin, ankthin dhe problemet e trajtimit, ulja
e pikës ndarëse do të ishte sërish e sigurt dhe etike.
Një problem i lidhur ngushtë me pikën ndarëse është përcaktimi i një politike për rastet kufitare. Hipertensioni
është një sëmundje e zakonshme në të cilën një diferencë prej 10 mm Hg mund të bëjë diferencimin nëse një
individ do të cilësohet ose jo me risk të lartë për sëmundje. Prandaj, nevojitet një përqasje më e sofistikuar për
të bërë dallimin ndërmjet një rasti kufitar që duhet të referohet dhe një rasti që nuk duhet të referohet. Për këtë
arsye, mjekët duhet të specifikojnë edhe faktorët e tjerë specifikë të lidhur me hipertensionin, siç është historia
familjare, dieta dhe duhani, si kritere që kontribuojnë në vendimin e referimit të individit. Me rritjen e njohurive
rreth faktorëve të riskut, efektiviteti i kësaj metode është përmirësuar
Etika mjekësore e depistimit do të vazhdojë të kërkojë rishikime për të njëjtat pyetje dhe çështje dhe përgjigjet
mund të ndryshojnë sa më shumë gjëra zbulohen rreth kushteve të ndryshme dhe trajtimet e tyre.
Parandalimi tretësor
Parandalimi tretësor ndodh kur defekti apo paaftësia është e qëndrueshme dhe e pakthyeshme. Ky proces përfshin
minimizimin e efekteve të sëmundjes nëpërmjet aktiviteteve që synojnë parandalimin e komplikacioneve. Parandalimi
tretësor fokusohet në rehabilitimin e njerëzve për të mbajtur një nivel optimal të funksioneve të organizmit, pavarësisht
kushteve të paaftësisë. Objektivi është kthimi i individëve të dëmtuar përsëri në shoqëri dhe/ose maksimalizimi i
kapaciteteve të mbetura. Përgjegjësia e personelit shëndetësor është sigurimi i shërbimeve për individët me paaftësi në
mënyrë që t'i japin atyre mundësinë të jetojnë dhe punojnë në bazë të gjendjes së tyre. Rehabilitimi i një personi që ka
pësuar iktus cerebral në nivelet më të larta të funksionimit dhe mësimi i ndryshimeve në stilin e jetesës është një
shembull tipik i parandalimit terciar.

Kapitulli 5 – Përkufizimi i Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit


Sot shtrirja e strategjive të edukimit shëndetësor dhe ndryshimit të sjelljes është pothuajse pa kufij. Profesionistët e
shëndetit dhe specialistët e edukimit shëndetësor mund t'i këshillojnë njerëzit në rrezik për AIDS rreth seksit të sigurt
(gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura), të ndihmojnë fëmijët që të shmangin duhanin, alkoolin dhe drogat, të
ndihmojnë pacientët për të menaxhuar dhe përballuar sëmundjen e tyre, dhe të organizojnë komunitetet ose të
advokojnë për ndryshim politikash që synojnë përmirësimin e shëndetit. Profesionistët e edukimit shëndetësor punojnë
në të gjithë botën në një shumëllojshmëri mjedisesh si shkolla, vendet e punës, organizata shëndetësore, mjedise
shëndetësore dhe komunitete. Sfida e tyre është të shpërndajnë më të mirën e asaj që dihet në situata të reja. Ata,
gjithashtu krijojnë dhe testojnë teoritë themelore të cilat drejtojnë kërkimet dhe praktikat në shëndet publik, edukim
shëndetësor dhe kujdes shëndetësor. Niveli i kërkimeve në edukimin dhe sjelljen shëndetësore është rritur ndjeshëm dy
dekadat e fundit dhe edukimi shëndetësor është njohur gjithnjë e më shumë si një mënyrë që arrin objektivat e
shëndetit publik dhe përmirëson suksesin në ndërhyrjet e shëndetin publik dhe ato mjekësore.

Perkufizimi i Edukimit Shëndetësor


Sipas Griffiths , “edukimi shëndetësor përpiqet të mbyllë boshllëkun midis asaj çfarë dihet rreth praktikave shëndetësore
optimale dhe asaj që aktualisht praktikohet”.
Simonds thekson se edukimi shëndetësor "synon të shkaktojë ndryshime të sjelljes së individëve, grupeve dhe
popullatave më të gjera nga sjellje që mendohet të jenë të dëmshme për shëndetin, në sjellje që janë përçuese të
shëndetit të tanishëm dhe atij të ardhshëm".
Përkufizimet e mëtejshme të edukimit shëndetësor theksojnë vullnetarizmin, ndryshimet e informuara të sjelljes. Në
1980, Green e përkufizoi edukimin shëndetësor si "çdo kombinim i eksperiencave të mësimit të dizenjuara për të
lehtësuar adaptimin vullnetar me sjelljet që favorizojnë shëndetin"
Sipas Wurzbach, (2004), edukimi shëndetësor është çdo kombinim i eksperiencave të planifikuara të mësimit të bazuara
në teori të shëndetshme që i sigurojnë individëve, grupeve dhe komuniteteve mundësinë e marrjes së informacionit dhe
aftësive të nevojshme për të marrë vendime shëndetësore cilësore. Ky proces përfshin disa komponentë kyç:

1. Së pari, edukimi shëndetësor përfshin përdorimin e strategjive të mësimdhënies dhe mësim-marrjes.


2. Së dyti, nxënësit ruajnë vullnetarisht kontrollin mbi vendimet që marrin për të ndryshuar veprimet e tyre.
3. Së treti, edukimi shëndetësor fokusohet në ndryshimet e sjelljes të cilat janë parë se kanë përmirësuar
shëndetin

Qëllimi
Qëllimi i edukimit shëndetësor është të ndihmojë individët, familjet dhe komunitetet që nëpërmjet veprimeve dhe
iniciativave të tyre të arrijnë një gjendje shëndetësore optimale.

Edukimi shëndetësor inkurajon ndryshimet pozitive dhe të informuara në stilin e jetesës, të cilat parandalojnë
sëmundjet akute dhe kronike, pakësojnë paaftësinë dhe rritin mirëqenien. Një qëllim tjetër i edukimit shëndetësor i cili
mund të nxisë ndryshimet e suksesshme në sjelljen shëndetësore është fuqizimi.
Ndryshimet në sjelljet shëndetësore që janë të lidhura me edukimin shëndetësor ndihmojnë në parandalimin e
sëmundjes dhe paaftësisë.

Dy objektivat kryesore të edukimit shëndetësor janë:

1. Të ndryshojë sjelljet shëndetësore.


2. Të përmirësojë gjendjen shëndetësore.

Vetëm informacioni nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar sjelljen.

Historia e Edukimit Shëndetësor


Në Angli, origjina e edukimit dhe promocionit shëndetësor daton në shekullin e 19-të kur sëmundjet epidemike rritën
presionin për një reformë sanitare në qytetet industriale të mbipopulluara. Së bashku me masat e tjera në shëndet
publik, lindi edhe ideja e edukimit të publikut për shëndetin e tij. Punonjësit shëndetësorë të caktuar në çdo qytet nën
legjislacionin e Shëndetit Publik të vitit 1848 jepnin çdo ditë këshilla shëndetësore se si të ruheshin nga sëmundjet
ngjitëse. Në 1920, edukimi shëndetësor ishte i lidhur me diarrenë sëmundjet veneriane, sëmundjet që përhapen
nëpërmjet spërklave të pështymës dhe papastërtive. Të dhënat se 10-20% e ushtarëve në Luftën e Parë Botërore kishin
marrë sëmundje veneriane shërbyen për të ndërmarrë fushata propagandistike, leksione si dhe teknikat e para të
ashtuquajtura shok-horror, në të cilat ushtarëve u tregoheshin fotografi sensacionale të organeve gjenitale të prekura.
Ndryshimi i modeleve të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë spostoi vëmendjen nga sëmundja tek sjellja personale. Në
1927 u krijua Këshilli Qendror i Edukimit Shëndetësor, ku pjesën më të madhe të anëtarësimit e përbënin mjekët e
shëndetit publik dhe autoritetet lokale të departamenteve të shëndetit publik. Detyrat kryesore të këtij Këshilli synonin
rritjen e informacionit dhe edukimit shëndetësor për të ndryshuar sjelljen dhe zakonet personale. Këto detyra synonin:

1. Përgatitjen e posterave dhe fletëpalosjeve më të mira dhe më të lira


2. Përgatitjen e ekspozitave informative.
3. Përgatitjen e një buletini mujor.
4. Përgatitjen e një paneli lektorësh të cilët mund të përgatisin leksione dhe të jenë të aftë të mbajnë një audiencë
të caktuar.

Këshilli Qendror kujdesej kryesisht për propagandën dhe mësimdhënie në fushën e parandalimit. Gjatë Luftës së Dytë
Botërore, ai zhvilloi 3799 leksione mbi edukatën seksuale dhe sëmundjet veneriane, të cilat u ndoqën nga rreth 340 000
njerëz (Amos 1993).
Në vitet '70 filloi të theksohej ideja se politika shëndetësore nuk mund të vazhdonte të besonte në shërbimet klinike dhe
mjekësore, të cilat të dyja ishin shumë të shtrenjta dhe nuk po e përmirësonin gjendjen shëndetësore të popullatës.
Edukimi Shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve përfaqësonin një mënyrë të mirë për të pakësuar koston ekonomike
dhe një ideologji e cila mund të vendoste përgjegjësinë mbi individin. Mesazhet e dokumenteve të ndryshme të kësaj
kohe theksonin idenë se përmirësimi ishëndetit varet nga ndryshimet individuale të mënyrës se si ato jetojnë në mënyrë
që të shmangin sëmundjet që lidhen me stilin e jetesës. Një dekadë më vonë, më 1987, i njëjti mesazh u përsërit duke
theksuar se sëmundjet kryesore vdekjeprurëse mund të shmangen nëse njerëzit marrin më tepër përgjegjësi për
shëndetin e tyre.

Historia e zhvillimit të Edukimit Shëndetësor në Shqipëri


Megjithëse mungojnë të dhënat zyrtare, Edukimi Shëndetësor në Shqipëri i ka fillesat e tij që në lashtësi. Në qytetërimet
e Butrintit, Durrësit dhe Apollonisë janë gjetur gjurmë që flasin për ndërtimin e kanalizimeve, tualeteve, ujësjellësve, etj.
Nga ana tjetër, mjekësia popullore, ka luajtur një rol të rëndësishëm në transmetimin e mesazheve me karakter edukues
nga një brez në tjetrin. Në periudhën e Rilindjes gjejmë elemente edukues në librat shkollorë të rilindasve tanë. Pas
shpalljes së Pavarësisë këto përpjekje shtohen dhe në vitin 1921 formohet Kryqi i Kuq Shqiptar.
Në vitin 1925 fillon botimi i revistes "Jeta", në të cilën gjejmë më shpesh përkthime nga autorë të huaj ku flitet për
malarjen, probleme të rritjes së fëmijës etj. Në vitet në vazhdim, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, përpjekjet për
të dhënë mesazhe edukuese janë deri diku sporadike, ne formën e këshillave mjekësore në radio nga mjekë të njohur.
Sistemi i ri komunist solli një situatë të re e të favorshme për edukimin shëndetësor. Pas formimit të Ministrisë së
Shëndetësisë u ngrit dega e propagandës shëndetësore brenda sektorit të profilaksisë. Filloi botimi në masë i
materialeve shëndetësore për informimin e popullatës për problemet e kohës, si: malarja, tifo, tuberkulozi, parazitët,
higjiena personale dhe ajo e ushqimit, etj. Më vonë u ngritën Qendrat Sanitare Epidemiologjike, brenda të cilave edhe
sektori i veçantë i Edukimit Shëndetësor.
Në vitin 1957 u ngrit institucioni i parë qendror me varësi direkt nga Ministria e Shëndetësisë i quajtur Shtëpia e Arsimit
Shëndetësor, i drejtuar nga Dr. Zisa Cikuli, i cili është konsideruar si themeluesi i Edukimit Shëndetësor në Shqipëri.
Historia e zhvillimit të Edukimit Shëndetësor për tre dekada është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e nderuar të
Dr.Cikulit.
Në fillim të viteve 1980, formohet Drejtoria e Edukimit Shëndetësor e drejtuar për shumë vite nga Dr. Dhimitraq
Stratobërdha, i cili vazhdoi punën e filluar nga Dr. Cikuli ne fushëneedukimitshëndetësor. Pavarësishtideologjisë së
sistemit, gjatë kësaj periudhe u botuan shumë materiale informative që mbulonin një gamë të gjerë temash
shëndetësore.
Ndryshimet e mëdha që ndodhën pas rënies së diktaturës komuniste u shoqëruan me ndryshime të theksuara edhe në
fushën e edukimit dhe promocionit të shëndetit. Tashmë u identifikuan partnerë ndërkombëtarë, të cilët filluan të
punojnë me projekte të ndryshme në kuadër të programeve kombëtare. të luftës kundër duhanit, HIV/AIDS, alkoolit,
drogës, apo Programi i Promocionit Shëndetësor në Shkolla. Në vitin 1995 u fut në programin e shkollave 9-vjeçare lënda
e detyruar e Edukimit Shëndetësor dhe po këtë vit rifilloi botimi i “Revistës Mjekësore".
Në vitin 1998, Drejtorisë së Edukimit Shëndetësor iu shndërrua emri në “Qendra Kombëtare e Edukimit Shëndetësor dhe
Promocionit të Shëndetit”. Kjo qendër ruajti po ato atribute deri sa në fillim të mileniumit të ri u shpërbë, duke u kthyer
në Departamentin e Promocionit Shëndetësor, brenda strukturës së Institutit të Shëndetit Publik.

Përkufizimi i Promocionit Shëndetësor


Sikurse e kemi thënë edhe në kapitullin për historikun e Shëndetit Publik, periudha e ndryshimeve në vitet 1970-80 i
korrespondon përdorimit të termit "Promocion Shëndeti". Që në fillim duhet përmendur se, literatura lidhur me
konceptet dhe praktikat e promocionit shëndetësor në këto 20 vitet e fundit është shumëkuptimëshe dhe nganjëherë e
pa qartë lidhur me përkufizimin, parimet dhe praktikat në këtë fushë.
Në vitin 1985, Tones e përkufizoi promocionin shëndetësor si : "Cfarëdo aktiviteti apo veprimtarie që synon garantimin
e shëndetit”.
Tre vjet më parë (1982), në fakt, Dennis e kishte përkufizuar promocionin shëndetësor në mënyrë pak a shumë të
ngjashme, duke nënvizuar se: "Promocioni shëndetësor mbulon të gjitha aspektet e aktiviteteve dhe programeve që
synojnë përmirësimin e gjendjes shëndetësore të individëve dhe komunitetit në tërësi".
Një nga përkufizimet e hershme të tij pohonte se promocioni i shëndetit ishte "çdo kombinim i edukimit shëndetësor
dhe ndërhyrjeve organizative, politike dhe ekonomike të dizenjuara për të lehtësuar adaptimin sjellor dhe mjedisor
që do të përmirësojë ose mbrojë shëndetin."
Një përkufizim më i vonshëm është ai i ofruar nga Green & Kreuter: Promocioni i shëndetit është “kombinimi i
mbështetjeve edukative dhe ekologjike për veprime dhe kushte jetese që favorizojnë shëndetin” Në këtë përkufizim
“kombinimi” i referohet nevojës për të koordinuar determinantët e shumtë të shëndetit me ndërhyrjet e shumta.
"Edukative" i referohet edukimit shëndetësor dhe"ekologjike” i referohet rrethanave mjedisore sociale, politike,
ekonomike, organizative, rregullatore që në ndërveprim me sjelljen ndikojnë shëndetin.
Një përkufizim tjetër i promocionit shëndetësor është përcaktuar në raportin e Komitetit mbi Terminologjinë e Edukimit
Shëndetësor. Komiteti e përkufizoi promocionin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjes si “agregutin e të gjitha
aktiviteteve të hartuara për të përmirësuar shëndetin personal dhe publik përmes një kombinimi të strategjive të tilla
si ajo e ndryshimit të sjelljes, edukimit shëndetësor, masat për mbrojtjen e shëndetit, përcaktimi i faktorëve të riskut,
përmirësimi dhe ruajtja e shëndetit”.
Karta e Otavës (Kanada, 1986) jep këtë përkufizim për promocionin shëndetësor: "Promocioni shëndetësor është
procesi i afiësimil të individëve për të rritur kontrollin e tyre mbi shëndetin, si dhe për ta përmirësuar atë
(shëndetin)". Nga ky këndvështrim, arritja e një mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe shoqërore kërkon që individët
të jenë të aftë të identifikojnë aspiratat dhe nevojat, në mënyrë që të aftësohen për arritjen dhe plotësimin e
suksesshëm të tyre.
Shëndeti pra, shihet si një “kapital” në jetën e përditshme, dhe aspak si një “objekt" i të jetuarit. Sipas Kartës së Otavës,
shëndeti është një koncept pozitiv”, me theks drejt kapitalit fizik dhe mendor në nivel individual dhe shoqëror. Prandaj
edhe, promocioni shëndetësor nuk është përgjegjësi vetëm e sektorit të shëndetësisë, por e të gjithë shoqërisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka luajtur një rol kyç në propozimin e një agjende më të gjerë për
promocionin e shëndetit. Në vitin 1977, Asambleja Botërore e Shëndetësisë në Alma Ata, angazhoi të gjithë vendet
anëtare për të punuar për parimet e "Shëndet për të gjithë 2000” sipas të cilave në vitin 2000 duhej që të arrihej nga të
gjithë njerëzit në botë një nivel shëndeti që do t'i lejojë ata të bëjnë një jetë produktive sociale dhe ekonomike. OBSH-ja
hartoi qartë pesë parime për promocionin e shëndetit:

1. Promocioni shëndetësor përfshin popullatën në tërësi;


2. Promocioni shëndetësor fokusohet në faktorët përcaktues (ose, shkaktarë") të sëmundjeve;
3. Promocioni shëndetësor kombinon metoda dhe përqasje të ndryshme, por që gjithsesi plotësojnë njëra-
tjetrën;
4. Promocioni shëndetësor ka synim kryesor përfshirjen dhe bashkëpunimin konkret dhe të drejtpërdrejtë të
popullatës;
5. (Megjithatë), punonjësit e shëndetësisë luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e promocionit
shëndetësor.

Këto parime në fakt, ishin një thirrje për ndryshime në perspektivën dhe në pikëpamjet e përmirësimit të shëndetit të
popullatës. Dy parimet e para i mëshojnë një perspektive “holistike” mbi shëndetin: në vend që të fokusohen në
individët e sëmurë apo në subjektet me rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të caktuara, punonjësit e
shëndetësisë, duhet të drejtojnë vëmendjen e tyre nga popullata në tërësi, me synimin kryesor parandalimin e
sëmundjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në nivel komunitar.
Dy parimet e fundit, nga ana tjetër, theksojnë faktin se garantimi i shëndetit të popullatës nuk është as "privilegj” dhe as
detyrim vetëm i punonjësve të shëndetësisë, por është “privilegj” dhe përgjegjësi e të gjithë individëve të komunitetit.
Ky parim, i pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit aktiv të të gjithë komunitetit, përbën edhe ndryshimin rrënjësor të
perspektivës dhe strategjisë për përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mirëqenies së popullatës në tërësi.
Karta e Otavës mbi Promocionin Shëndetësor (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1986) i shqyrtoi akoma më në detaje
parimet e parashtruara më lart dhe përcaktoi strategjitë dhe metodat e nevojshme për zbatimin efektiv dhe të
qëndrueshëm të këtyre parimeve. Kështu, Karta e Otavës evokoi drejtësinë shoqërore dhe barazinë e individëve si
parakushte kryesore për përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit të popullatës duke theksuar se: “Promocioni
shëndetësor synon arritjen e barazisë në shëndet për të gjithë individët e komunitetit. Aktivitetet dhe programet në
fushën e promocionit shëndetësor synojnë reduktimin dhe zbutjen a pabarazive në treguesit shëndetësore. të nën-
grupeve të ndryshme të popullatës, si dhe në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë individët në mënyrë që ata
të gëzojnë shëndet të plotë”.

Megjithëse një deklaratë e tillë i dha promocionit shëndetësor një karakter të spikatur moral dhe politik, vetë autorët e
Kartës së Otavës pranuan se, diferencat në treguesit shëndetësorë në kategori të ndryshme të popullatës rezultojnë nga
mungesa e shanseve të barabarta, si dhe nga cilësia e ndryshme e mjedisit në të cilin jetojnë dhe punojnë nëngrupe të
ndryshme të popullatës. Prandaj, edhe mundësimi i shanseve të barabarta në jetë si dhe garantimi i mjedisi të
shëndetshëm për të gjithë individët ishin edhe piketat kryesore strategjike të agjendës së Konferencës së Parë në fushën
e Promocionit Shëndetësor të mbajtur në Otavë (Kanada) në vitin 1986.
Nga ana tjetër, Karta e Otavës paraqet interes të veçantë edhe për faktin se përpiqet të shpjegojë qartë se çfarë
nënkuptojnë veprimtaritë dhe programet në fushën e promocionit shëndetësor:

1. Hartim të politikave publike të shëndetshme;


a. Promocioni i shëndetit shkon përtej kujdesit shëndetësor. Ai e vendos shëndetin në agjendat e
politikbërësve të gjithë sektorëve dhe niveleve, duke i kërkuar atyre të jenë të ndërgjegjshëm për
pasojat shëndetësore të vendimeve që ata marrin dhe të pranojnë përgjegjësinë e tyre për shëndetin.
Politika e Promocionit të Shëndetit kombinon përqasje të ndryshme por që plotësojnë njëra-tjetrën,
duke përfshirë masat legjislative, fiskale, masa në lidhje me taksat dhe ndryshime organizative. Ky është
një veprim organizuar që çon drejt politikave shëndetësore, politika të lidhura me të ardhurat dhe
politika sociale që nxisin barazinë në një shkallë më të lartë. Veprimet e përbashkëta kontribuojnë në
sigurimin e shërbimeve dhe përfitimeve më të sigurta dhe më të shëndetshme. Politika e promocionit
shëndetësor kërkon identifikimin e pengesave për adaptimin e politikave të shëndetshme publike në
sektorët jo-shëndetësor dhe mënyrat e kapërcimit të tyre. Qëllimi duhet të jetë gjetja e zgjidhjeve më të
shëndetshme dhe më të lehta për politikbërësit.
2. Krijim të mjediseve mbështetëse për shëndetin;
a. Shoqëritë tona janë komplekse dhe të ndërlidhura. Shëndeti nuk mund të ndahet nga qëllimet e tjera.
Lidhjet e ngushta midis njerëzve dhe mjedisit ndërtojnë bazat për një përqasje socio-ekologjike të
shëndetit. Parimi i përgjithshëm drejtues si për mbarë botën ashtu edhe për vende, rajone dhe
komunitete të veçanta është nevoja për inkurajimin e mirëmbajtjes reciproke – kujdesin për njëri-tjetrin,
për komunitetin dhe mjedisin natyral. Ruajtja e burimeve natyrore kudo në botë duhet të theksohet si
një përgjegjësi globale. Mënyrat e ndryshme të jetesës, punës dhe kohës së lirë, kanë një impakt
domethënës në shëndet. Puna dhe koha e lirë mund të jenë një burim për shëndetin e njerëzve. Mënyra
se si shoqëria organizon punën duhet të ndihmojë në krijimin e një shoqërie të shëndetshme.
Promocioni i Shëndetit ndihmon në arritjen e kushteve të sigurta, stimuluese dhe të pëlqyeshme të
jetesës dhe punës.
Është e domosdoshme të bëhet një vlerësim sistematik i ndikimit që ka mjedisi mbi shëndetin, sepse
mjedisi është në ndryshim të shpejtë- veçanërisht në fushat e teknologjisë, punës, prodhimit të energjisë
dhe urbanizimit prandaj edhe vlerësimi duhet të ndiqet nga marrja e masave për të garantuar
përmirësimin e shëndetit të publikut. Mbrojtja e mjediseve natyrore dhe artificiale si dhe konservimi i
burimeve natyrore duhet të merren parasysh në çdo strategji të promocionit të shëndetit.
3. Forcim veprimtarisë dhe pjesëmarrjes së komunitetit;
a. Promocioni i shëndetit punon nëpërmjet veprimeve konkrete dhe efektive në komunitet në përcaktimin
e prioriteteve, marrjen e vendimeve, planifikimin e strategjive dhe implementimin e tyre për të arritur
një shëndet më të mirë. Në zemër të këtij procesi është fuqizimi i komuniteteve, i pronësisë dhe
kontrollit të tyre mbi përpjekjet dhe fatet e veta. Zhvillimi i komunitetit tërheq vëmendjen drejt
burimeve ekzistuese, si njerëzore dhe materiale, për nxitjen e ndihmës personale dhe mbështetjes
sociale, si dhe për zhvillimin e sistemeve fleksibël për përforcimin e pjesëmarrjes dhe drejtimit të
problemeve shëndetësore nga ana e publikut. Kjo kërkon një informacion të plotë dhe të vazhdueshëm,
mundësi për të mësuar rreth shëndetit, si dhe mbështetje financiare.
4. Zhvillim të aftësive personale që promovojnë shëndetin
a. Promocioni i shëndetit mbështet zhvillimin personal dhe shoqëror nëpërmjet dhënies së informacionit,
edukimit për shëndetin dhe forcimit të aftësive për jetën. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai rrit
mundësinë e njerëzve për të patur më tepër kontroll në shëndetin e tyre dhe në mjedis, si dhe drejt
gjetjes së zgjidhjeve të shëndetshme.
Është thelbësore që njerëzit të kenë mundësi të mësojnë gjatë gjithë jetës, për të qenë të përgatitur për
gjithë etapat e saj dhe për të përballuar sëmundjet kronike dhe dëmtimet. Realizimi i këtij procesi duhet
të bëhet në shkollë, shtëpi, punë dhe komunitet. Kjo veprimtari mund të realizohet nga organizma
arsimorë, profesional, komercial dhe vullnetarë, si dhe brenda vetë institucioneve.
5. Riorientim të shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë drejt parandalimit dhe promocionit
shëndetësor.
a. Përgjegjësia për promocion shëndetësor në shërbimet shëndetësore ndahet midis individëve, grupeve
komunitare, personelit mjekësor, institucioneve të shërbimit shëndetësor që kontribuon për shëndetin.
Roli i sektorit të shëndetësisë duhet të lëvizë ndjeshëm në drejtim të promocionit shëndetësor, përveç
përgjegjësive të tij për ofrimin e shërbimeve klinike dhe trajtuese. Shërbimet shëndetësore kanë nevojë
të shtrijnë “mandatin" e tyre, duke qenë të ndjeshëm dhe duke respektuar nevojat kulturore. Ky
"mandat" duhet të mbështesë nevojat e individëve dhe komuniteteve për një jetë më të shëndetshme
dhe të krijojë kanale komunikimi midis sektorit të shëndetësisë dhe përbërësve të mjedisit social, politik,
ekonomik dhe fizik.
Riorientimi i shërbimeve shëndetësore kërkon gjithashtu një vëmendje më të madhe për kërkimet
mjekësore si dhe ndryshime në arsimimin dhe trajnimin profesional. Kjo duhet të çojë drejt ndryshimit
të qëndrimit dhe mënyrës dhe organizimit të shërbimeve shëndetësore të cilat duhet të rifokusohen tek
nevojat e përgjithshme të individit në tërësi.

Esenca e aktiviteteve të parashtruara më lart qëndron në faktin se, promocioni shëndetësor nuk konsiderohet si një
"program i ri” apo një “tufë aktivitetesh të reja”, por si një strategji dhe metodë që synon integrimin e të gjitha
aktiviteteve drejtpërdrejtë dhe me pjesëmarrjen e plotë të popullatës. OBSH-ja gjithashtu identifikoi se përmirësimi i
stilit të jetesës, kushteve mjedisore dhe kujdesit shëndetësor do të kenë një efekt të pakët nëse kushtet themelore të
caktuara nuk janë arritur. Këto përfshijnë:

1. Paqen dhe lirinë nga frika e luftës.


2. Mundësira të barabarta për të gjithë dhe drejtësi sociale.
3. Përmbushje të nevojave bazë të tilla si ushqimi dhe të ardhurat, ujë i pijshëm i kontrolluar, strehim, punë të
sigurte dhe një rol të kënaqshëm në shoqëri.
4. Angazhim politik dhe mbështetje publike.

Mjediset për edukim dhe promocion shëndetësor


Sot edukimi dhe promocioni shëndetësor mund të gjenden kudo. Mjediset per aplikimin e tyre janë të nevojshme, sepse
ato sigurojnë kanalet për shpërndarjen e informacionit, sigurojnë akses ndaj popullatave specifike dhe gjithashtu, kanë
sisteme ekzistuese komunikimi për shpërndarjen e informacionit. Me edukimin dhe promocionin shëndetësor janë të
lidhura gjashtë mjedise madhore: shkollat, komunitetet, vendet e punës, mjediset e kujdesit shëndetësor, shtëpia dhe
mjediset tregtare.

• Shkollat. Edukimi dhe promocioni në shkolla përfshin mësimin në klasa, trajnimin e mësuesve si dhe ndryshimet
në mjediset e shkollës të cilat mbështesin sjelljet shëndetësore.
• Komunitetet. Edukimi shëndetësor i bazuar në komunitet vepron në marrëdhëniet sociale dhe organizative për
të arritur një popullatë sa më të gjerë nëpërmjet medias dhe strategjive interpersonale. Ndërhyrjet komunitare
në kisha, klube, qendra të ndryshme argëtimi dhe në lagje janë përdorur për të inkurajuar ushqyerjen e
shëndetshme, reduktimin e faktorëve të riskut për sëmundje kardio- vaskulare, etj.
• Vendet e punës. Promocioni shëndetësor në vendin e punës ka krijuar dhe zhvilluar mjete të reja për edukatorët
e shëndetit. Duke qenë se njerëzit shpenzojnë shumë orë në punë, vendi i punës është njëkohësisht burim i
stresit dhe i mbështetjes sociale. Shumë programe efektive në vendin e punës mund të shfrytëzojnë
mbështetjen sociale si zbutës së stresit, me qëllimin e përmirësimit të shëndetit të punonjësve dhe praktikave
shëndetshme. Ne vendete zhvilluara shume kompani e fuqishme zhvillojnë programe promocioni për punonjësit
e tyre. Kështu janë zhvilluar strategji me shtrirje te gjere ne popullate por identifikimin e riskut për kancere te
ndryshme apo për sëmundjet kardio-vaskulare.
• Mjediset e kujdesit shëndetësor. Edukimi dhe promocioni për personat me risk te larte, pacientes, familjet e
tyre dhe komunitetin rrethues, si dhe trajnimi i personelit shëndetësor, janë të gjitha pjese te kujdesit
shëndetësor të sotëm. Mjediset e kujdesit shëndetësor parësor sigurojnë mundësinë e mbulimit te një numri
shumë të madh njerëzish, prandaj edukimi shëndetësor në këto mjedise është shumë i rëndësishëm. Ai
fokusohet në parandalimin e sëmundjeve, në ndërgjegjësimin e individëve për ndërmarrjen e testeve gjenetike
dhe menaxhimin e sëmundjeve akute dhe kronike.
• Shtëpitë. Ndërhyrjet për ndryshimin e sjelljes janë te shpërndara tek njerëzit edhe në shtëpitë e tyre, si
nëpërmjet mënyrës tradicionale shëndetësore-vizitave në shtëpi, ashtu edhe nëpërmjet një varg kanalesh
komunikimi, siç është interneti, telefoni dhe posta. Strategjitë që përfshijnë mënyrat e fundit bejne te mundur
mbulimin e një numri të madh njerëzish me risk të lartë në një mënyrë konveniente e cila zvogëlon barrierat e
bisedave të drejtpërdrejta.
• Mjediset tregtare. Edhe këto mjedise luajnë një rol të rëndësishëm për të transmetuar mesazhe edukative
shëndetësore në një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Në këto mjedise krijohen mundësi të reja si për
edukimin shëndetësor dhe për konsumatorët e çorientuar rreth potencialit të efekteve shendetesore të
artikujve qe ata blejnë. Strategjite e ndryshme që përdoren synojnë t'i orientojnë njerëzit për të treguar kujdes
mbi informacionin shëndetësor në etiketat e ushqimeve.

Audienca e edukimit dhe promocionit shëndetësor


Që edukimi shëndetësor të jetë efektiv, ai duhet hartuar në një mënyrë të tillë që të jetë i kuptueshëm për audiencën
apo popullatën target. Këto audienca mund të jenë personel shëndetësor, klientë, njerëz në risk për sëmundje ose
pacientë. Ato karakterizohen nga katër dimensione, të cilat janë: karakteristikat socio-demografike, kuadri racor apo
etnik, stadet e jetës dhe sëmundjet ose gjendjet me risk.

• Karakteristikat socio-demografike dhe kuadri racor apo etnik. Gjendja socio-ekonomike lidhet si me atë
shëndetësore ashtu edhe me sjelljen shëndetësore. Njohja e diferencave që ekzistojnë në shpërndarjen e
sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në varësi të kushteve social-ekonomike, apo grupeve etnike të ndryshme, ka
rritur përpjekjet për të zvogëluar apo eliminuar pabarazitë shëndetësore. Audienca e edukimit shëndetësor
karakterizohet nga një shumëllojshmëri karakteristikash socio-demografike, të tilla si gjinia, mosha, raca, statusi
civil, vendbanimi dhe punësimi. Këto faktorë, megjithëse në përgjithësi janë të pamodifikueshëm brenda kufijve
të programeve të edukimit shëndetësor, mund të udhëzojnë hartimin e strategjive dhe materialeve edukative
dhe identifikimin e kanaleve të cilat do të arrijnë konsumatorët. Materialet e printuara edukative duhet të jenë
të përshtatshme për çdo audiencë target dhe duhet të bazohen në karakteristikat etnike dhe kulturore të çdo
grupi.
• Stadet e jetës. Edukimi shëndetësor sigurohet për të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës së tyre, që nga edukimi
për lindjen e fëmijës, në edukimin e vetë-kujdesit dhe rehabilitimin e të moshuarve. Në varësi të moshës së
audiencës hartohet edhe strategjia ndërhyrëse edukative. Kështu, fëmijët mund të kenë keqkuptime lidhur me
shëndetin dhe sëmundjen. Adoleshentët mund të ndihen si jovulnerabël ndaj aksidenteve dhe sëmundjeve
kronike. Të moshuarit mund t'ia atribuojnë simptomat e kancerit procesit të plakjes. Besime të tilla duhet të
mbahen në konsideratë gjatë hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të programeve edukuese shëndetësore.
• Sëmundjet ose gjendjet me risk. Shpesh njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundje specifike përjetojnë jo
vetëm simptomat, por edhe stresin e lidhur me prognozën si dhe mbi vendimet që duhet të marrin lidhur me
trajtimin. Edhe pse ata mund të përfitojnë nga edukimi shēndetësor, mundësia e tyre për të ruajtur
informacionin e ri mund të komprometohet si një pikë kritike për shkak të sëmundjes së tyre. Për këtë arsye,
kohëzgjatja, kanalet dhe audienca për edukimin e pacientëve duhet të merret në konsideratë.

Promocioni shëndetësor kundrejt edukimit shëndetësor


Në plan të parë, pothuajse gjithkush mendon se promocioni shëndetësor dhe edukimi shëndetësor përfaqësojnë të
njëjtin koncept. Madje, shpeshherë këto dy emërtime përdoren si sinonime të njëri-tjetrit. Por në fakt, promocioni
shëndetësor është një emërtim shumë më i gjerë, çka i bën shumë autorë që ta emërtojnë si "edukim shëndetësor plus".
Edukimi shëndetësor është vetëm një nga metodat e përmirësimit të shëndetit të individëve. Edukimi shëndetësor
përfshin të gjithë ato aktivitete që synojnë parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet “armatosjes" së individëve me dije
dhe njohuri racionale për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Ndërsa, promocioni shëndetësor është një koncept shumë më
gjithëpërfshirës i cili, krahas edukimit shëndetësor, përfshin edhe shumë metoda, strategji dhe aktivitete që synojnë
përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së popullatës. Prandaj, edhe sinonimi më i mirë i promocionit shëndetësor
do të ishte emërtimi “edukim shëndetësor plus", duke nënkuptuar një sferë shumë më të gjerë përqasjesh, metodash
dhe aktivitetesh që synojnë promovimin e shëndetit të komunitetit.
Një shembull ilustrativi ndryshimit mes edukimit shëndetësor dhe promocionit shëndetësor i referohet duhanpirjes:
përvoja mbarë botërore ka dëshmuar qartë se nuk mjafton vetëm ndërmarrja e aktiviteteve në fushën e edukimit
shëndetësor (p.sh. ndërgjegjësimi i popullatës për dëmet e shkaktuara nga duhani) për të bindur individët që ta lënë
duhanin, apo për të mundësuar që brezi i ri mos ta fillojë duhanin; por, duhet që, krahas masave edukative të
ndërmerren edhe aktivitete të tjera në fushën e promocionit shëndetësor në mënyrë që të arrihen rezultatet e
dëshiruara (p.sh. rritja e çmimit të cigareve, rritja e akcisave për importin e duhanit, kufizimi i tregtimit të duhanit,
ndalimi i tregtimit pranë mjediseve shkollore, etj). Ky shembull ilustron qartë karakterin shumë më të gjerë të
promocionit shëndetësor i cili, krahas masave edukative, shoqërohet edhe me masa të karakterit legjislativ, ekonomik
dhe financiar.
Nga ana tjetër, përvoja e SHBA-së ka treguar që, metoda të tilla si fortifikimi i bukës me vitaminë A (promocion
shëndetësor) është një masë shumë më efektive sesa edukimi shëndetësor i popullatës lidhur me domosdoshmërinë e
marrjes së produkteve që përmbajnë vitaminë A.
Pra, programe të tilla me karakter edukativ kanë rezultuar të mos jenë efektive në terma afatgjatë, ndërkohë që
fortifikimi i ushqimeve me disa mikro-elementë shumë të rëndësishëm për shëndetin mund të ofrojë një zgjidhje të
shkëlqyer në terma afat-gjatë.
Esenca e këtij shembulli qëndron në faktin se, edukimi shëndetësor duhet parë si pjesë integrale e promocionit
shëndetësor dhe i implementuar fuqimisht në të, (fig. 4). Sipas Green & Kreuter "Pa edukimin shëndetësor, promocioni
shëndetësor do të ishte një ndërmarrje (iniciativë) manipuluese e makinerisë sociale”. Megjithatë, promocioni
shëndetësor nga ana e tij, krahas edukimit shëndetësor, konsiston në ndërmarrjen e shumë masave të tjera me karakter
administrativ, ekonomik apo juridik, masa të cilat nganjëherë mund të jenë shumë më të efektshme sesa aktivitetet e
edukimit shëndetësor.

Parandalimi i sëmundjeve kundrejt promocionit shëndetësor


Promovimi i një mënyre jetese të shëndetshme nënkupton ndërmarrjen e veprimeve në dy linja kryesore: parandalimin
e sëmundjeve dhe promocionin shëndetësor.
Për t'i kuptuar më mirë termat promocion shëndeti dhe parandalim i sëmundjes, Breslow ka deklaruar se: “çdo njeri ka
një shkallë të caktuar shëndeti e cila mund të shprehet si një vend në një spektër. Nga ky këndvështrim promocioni
shëndetësor duhet të fokusohet në rritjen e kapacitetit të individëve për të jetuar. Kjo do të thotë që ato duhet të
orientohen drejt fundit të shëndetshëm të spektrit, pikërisht ashtu sikurse parandalimi ka si synim të shmangë
sëmundjet që mund t'i orientojnë njerëzit në kah të kundërt të spektrit
Ndonëse ka mbi vendosje ndërmjet këtyre dy linjave, parandalimi fokusohet më shumë në sëmundje specifike dhe
mbështetet kryesisht në punën dhe aktivitetet e drejtpërdrejta të punonjësve të shëndetësisë. Në fakt, fatkeqësisht, ka
akoma specialistë që pretendojnë se programet që synojnë parandalimin e sëmundjeve nuk mund të jenë të efektshme,
pasi është e vështirë që të ndryshohen sjelljet dhe mënyra e jetesës së individëve.
Ky koncept është natyrisht i gabuar: përvoja botërore ka dëshmuar qartë se me dhjetëra milion njerëz çdo vit
ndryshojnë sjelljet dhe praktikat e tyre të jetesës. Kështu, një përqindje e madhe e disa sëmundjeve kronike është
parandaluar në mënyrë efektive në vendet e zhvilluara gjatë dekadave të fundit si rezultat i ndryshimit të stilit të jetesës
së popullatës. Mjafton të përmendim uljen me rreth 50% të vdekshmërisë kardio-vaskulare në Amerikën e Veriut (SHBA
dhe Kanada) dhe në Europën Perëndimore pas viteve 1970.
Nga ana tjetër, promocioni shëndetësor përfshin sjelljet individuale, praktikat familjare, si dhe politikat publike në nivel
komuniteti të cilat i mbrojnë individët ndaj shumë rreziqeve mbi shëndetin, si dhe gjenerojnë një sens përgjegjshmërie
individuale për mbrojtjen e shëndetit.
Promocioni shëndetësor, ndonëse shpesh drejtohet dhe motivohet nga punonjësit e shëndetësisë, varet më shumë nga
veprimet e individëve për mbrojtjen dhe garantimin e shëndetit të tyre, të familjarëve të tyre, të komunitetit në tërësi, si
dhe avokatisë në nivelet politikë-bërëse dhe qeveritare për ndërmarrjen e programeve dhe aktiviteteve parandaluese në
vazhdimësi.
Nutbeam (1986) në fjalorin e tij mbi promocionin shëndetësor jep përkufizimin e mëposhtëm për parandalimin e
sëmundjes dhe për promocionin shëndetësor:

• Parandalimi i sëmundjes në thelb është një aktivitet në fushën mjekësore që lidhet me individë të caktuar apo
nëngrupe të popullatës me rrezik të lartë për zhvillimin e një sëmundjeje. Parandalimi synon që të ruajë
shëndetin e individëve, dhe nga ky këndvështrim ai (parandalimi) nuk përfaqëson një koncept "pozitiv” mbi
shëndetin d.m.th, nuk është një fenomen që sheh përpara (drejt përmirësimit), por synon thjesht ruajtjen e
një 'status quo-je.
• Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, i ka rrënjët në popullatë në kontekstin e jetës së tyre të përditshme,
duke mos përzgjedhur individë apo nën-grupe të caktuara të popullatës. Synimi i promocionit shëndetësor
është përmirësimi i shëndetit.

Një ndarje edhe më të theksuar të këtyre dy koncepteve e bën Departamenti i Shëndetësisë, Edukimit dhe Mirëqenies
i SHBA-së:

• Parandalimi (i sëmundjes) fillon kur ka një kërcënim ndaj shëndetit - një sëmundje apo një faktor rreziku
mjedisor - dhe synon që të mbrojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur ndaj pasojave negative të rrezikut
që i kanoset.
• Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, fillon me popullatën që besohet se është e shëndetshme dhe synon
zhvillimin e aftësive të individëve dhe të komunitetit për adaptimin e mënyrave dhe të një stili jetese të tillë
që do t'i mundësojë përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit të tyre.

Sipas logjikës së përkufizimeve të mësipërme, duket se parandalimi i sëmundjes është pjesë integrale e promocionit
shëndetësor, i cili përveç mbrojtjes së individëve ndaj rreziqeve të mundshme, i ofron mundësi për të përmirësuar edhe
cilësinë e jetës (mirëqenien).
Nga ky këndvështrim, parandalimi ka një konotacion "konservativ” që synon drejt ruajtjes së individëve të popullatës
në mënyrë që mos të marrin apo zhvillojnë një sëmundje të caktuar.
Promocioni shëndetësor, nga ana tjetër, ka një konotacion "pozitiv", d.m.th. përveç parandalimit të sëmundjes synon
edhe forcimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së individëve.

Një shembull ilustrativ lidhur me ndryshimin e parandalimit dhe promocionit shëndetësor do të ishte vaksinimi ndaj
fruthit (parandalim i sëmundjes) kundrejt aktivitetit fizik (shembull tipik i një programi të promocionit shëndetësor që
synon përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës të individëve të komunitetit). Megjithatë, nuk mund të ketë një
ndarje kaq të prerë mes këtyre dy koncepteve (parandalimit të sëmundjes dhe promocionit shëndetësor), përsa kohë që
ushtrimi i aktivitetit fizik jo vetëm që përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, por, gjithashtu parandalon edhe
zhvillimin e p.sh. sëmundjes ishemike të zemrës. Prandaj, disa autorë nuk bëjnë dallim mes parandalimit të sëmundjes
dhe promocionit shëndetësor.
Kështu, Downie (1990) jep këtë përkufizim: "Promocioni shëndetësor përfshin të gjitha përpjekjet që synojnë
përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet ndërthurjes së aktiviteteve në fushën e edukimit
shëndetësor, parandalimit dhe mbrojtjes së shendetit". Ajo çka autorë si Downie dhe bp. përjashtojnë nga sfera e
aktiviteteve të promocionit shëndetësor është trajtimi i sëmundjes pas zhvillimit të saj, pra, këta autorë preferojnë që
promocioni shëndetësor mos të konceptohet brenda sferës së parandalimit tretësor.
Logjika e këtij përjashtimi, sipas këtyre autorëve, është e dyfishtë: nga njëra anë, një përkufizim shumë i gjerë i
promocionit shëndetësor do të ishte i pa dobishëm dhe nuk do të ndihmonte shumë në zgjidhjen e problemeve më të
mprehta shëndetësore të komunitetit, dhe nga ana tjetër, një përkufizim i tillë i promocionit shëndetësor që lë mënjanë
trajtimin (mjekimin e sëmundjeve pas zhvillimit të tyre do të mundësonte kërkimin e rrugëve dhe alternativave në një
fushë të re, siç është promocioni shëndetësor, në ndryshim nga fusha tashmë të konsoliduara dhe shumë të "fuqishme,
siç janë shërbimet shëndetësore kurative (mjekuese).
Pra, sipas këtyre autorëve, tentativa për të ndarë qartë sferat e "influencës” së shërbimeve kuruese dhe promocionit
shëndetësor mund të ndihmojë për të thithur investime në fushën e parandalimit dhe promovimit të shëndetit në nivel
komunitar. Kjo do të ndihmonte në balancimin e strukturës së investimeve në fushën e shëndetësisë, të cilat në të gjitha
vendet dhe kulturat janë (fatkeqësisht) akoma të fokusuara drejt shërbimeve kurative. Gjithsesi, ky koncept i Downie
dhe bp. mbi "divorcin” e promocionit shëndetësor nga shërbimet terapeutike është problematik, sepse aktivitetet dhe
masat e promocionit shëndetësor mund të kenë efektin e dëshiruar në popullatë vetëm të ndërmarra përgjatë gjithë
cilkit jetësor, përfshi edhe periudhat në mes të sëmundjeve. Prandaj, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e shikon
sferën e promocionit shëndetësor shumë të gjerë, duke arritur deri atje sa të përfshijë edhe elemente që lidhen me
politikat e punësimit, strehimit, sigurisë ushqimore, apo shërbimeve sociale.
Megjithatë, pavarësisht nga fokusi gjithë-përfshirës, Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se: “Aktivitetet dhe
programet e promocionit shëndetësor duhet të fokusohen kryesisht drejt shëndetit dhe mirëqenies së individëve, dhe jo
ndaj shërbimeve terapeutike”.

Vlerat ekonomike dhe njerezore të parandalimit dhe promocionit shëndetësor


Shëndeti është kapitali më i çmuar i individit dhe i shoqerise. Shëndeti fizik, mendor dhe social i një popullate eshte
burimi i saj natyror baze. Nëse shendeti i popullatës përkeqësohet, atëherë industria dhe bujqësia do te degradojnë
gradualisht. Nga ana tjetër, nëse shëndeti është privilegj vetëm i të pasurve, atëherë shoqëria do të ketë një të ardhme
shumë të pa sigurt. Të varfrit do të luftojnë për barazi, dhe të "kamurit gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë
realisht pasuritë e tyre. Shëndeti është shtylla kryesore që garanton rritjen, zhvillimin, mirëqenien personale, arritjet dhe
pasurimin e shoqërisë, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëjetesën paqësore.
Nga ky këndvështrim, vetëm nëpërmjet përmirësimit të shëndetit dhe mundësive të arsimimit të brezit të ri, mund të
ndërtohet infrastruktura më e çmuar për të ardhmen e një shoqërie.
Prandaj, parandalimi i sëmundjeve dhe promocioni shëndetësor marrin një rëndësi të dorës së parë për të garantuar
rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të brezit të ri.
Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe promocionale synojnë edhe mbrojtjen e shëndetit të të rriturve, çka mundëson
një produktivitet ekonomik nga ana e tyre deri në moshën e pensionit.
Programet parandaluese dhe të promocionit shëndetësor mund të zbatohen me kosto-efektivitet në të gjithë
popullatën. Këto programe bartin potencialin e ndalimit të zhvillimit të sëmundjeve, ose së paku të pakësimit të
shpeshtësisë së tyre.
Programet efektive të mbrojtjes së fëmijëve nga aksidentet dhe dhuna do të mundësojnë një krah pune të shëndetshëm
për të ardhmen, duke pakësuar në këtë mënyrë numrin e personave me paaftësi fizike që do të kërkojnë medoemos
shërbime shëndetësore të vazhdueshme dhe me një kosto të lartë për shoqërinë.
Gjithashtu, ndërsa proporcioni i të moshuarve rritet gradualisht në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim,
bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që të garantohet një shëndet sa më i mirë edhe për individët e kësaj grup-moshe
("mosha e tretë").
Tashmë pranohet gjerësisht se, është më mirë që të parandalosh sesa të trajtosh një sëmundje pas zhvillimit të saj.
Parandalimi i kursen individëve dhe familjarëve të tyre dhimbjet, vuajtjet, çrregullimet fizike, paaftësinë afatgjatë, apo
vdekjen e parakohshme. Disa programe parandaluese kursejnë gjithashtu edhe para, në varësi të tipit të aktiviteteve,
sëmundjes, si dhe popullatës. Për shumë sisteme shoqërore ky është një mesazh i çmuar, sepse kostoja e shërbimeve
shëndetësore po njeh një rritje marramendëse në këto dekadat e fundit.
Rrethanat kur parandalimi i sëmundjes mund të jetë më i kushtueshëm sesa trajtimi i saj mund të përmbushen vetëm
kur sëmundja është shumë e rrallë, si dhe kur ajo (sëmundja) ka një dekurs shumë të shpejtë negativ (d.m.th. çon në
vdekje të shpejtë të individëve të prekur). Por, argumentimi i parandalimit dhe i promocionit shëndetësor nuk mund dhe
nuk duhet të bëhet nga këndvështrimi ekonomik. P.sh. edhe pse vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës ka pësuar
një rënie të ndjeshme që nga vitet 1970 (nga 30 deri në 50% në disa vende të Evropës Perëndimore), kostoja e trajtimit
të çdo rasti me infarkt miokardi është rritur sepse teknologjitë e reja kanë mundësuar ekzaminime dhe procedura
trajtimi të reja të cilat janë shumë të kushtueshme.
Gjithashtu, fakti që në çdo shoqëri vihet re një rritje graduale e numrit të kardiologëve, e bën të papërfillshëm përfitimin
(potencial) ekonomik të parandalimit të sëmundjes ishemike të zemrës.
Prandaj, pa u nisur aspak nga principe ekonomike, argumentimi dhe logjika e parandalimit dhe e promocionit
shëndetësor është fakti se, ato pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet, ulin pa-aftësinë afatgjatë, zgjasin shu moshën e
zhvillimit të sëmundjeve në subjektet e popullatës, duke mundësuar kështu zgjatjen e jetës si dhe përmirësimin e
ndjeshëm të cilësisë së jetës.
Prandaj edhe një figurë e shquar e mjekësisë parandaluese. Prof.Goffrey Rose, ka thënë se: "Është më mirë të jesh i
shëndetshëm sesa i sëmurë apo i vdekur. Ky është fillimi dhe fundi i argumentit të vetëm (të qenësishëm) përsa i takon
parandalimit. Dhe ky argument është i mjaftueshëm!".
Politikë-bërësit duhet të kenë parasysh gjithashtu se, shumë sëmundje edhe në Shekullin e 21" nuk trajtohen me sukses,
ndërkohë që janë krejtësisht të parandalueshme.
Disa sëmundje të tilla përfshijnë AIDS-in, disa lloje tumoresh, aksidentet automobilistike, si dhe shumë sëmundje të tjera
dhe vdekje të parakohshme të shkaktuara nga duhanpirja, konsumi i ekzagjeruar i alkoolit, apo përdorimi i drogave.
Prandaj, politik-bërësit në të gjitha nivelet duhet ta kenë të qartë mirë se, për sëmundje të tilla, parandalimi është
“mjekimi" i vetëm.
Kapitulli 6 – Modele dhe përqasje në promocion shëndetësor
Diversiteti në konceptet mbi shëndetin, influencat në shëndet dhe mënyrat e vlerësimit të shëndetit jo çuditërisht ka
çuar në përqasje të ndryshme të promocionit shëndetësor. Në këtë kapitull do të diskutohen pesë pērqasje të
ndryshme, të cilat po i rendisim më poshtë:

• Mjekësore apo parandaluese.


• Ndryshimi i sjelljes.
• Përqasja edukative.
• Fuqizimi.
• Ndryshimi social.

Këto përqasje do të trajtohen lidhur me qëllimet e tyre, metodat dhe mënyrat e vlerësimit. Ato kanë objektiva të
ndryshme:

• Të parandalojnë sëmundjet;
• Të sigurojnë që njerëzit të jenë të mirinformuar dhe në gjendje të bëjnë zgjedhje të shëndetshme;
• Të ndihmojnë njerëzit për të fituar aftësi dhe besim për të kontrolluar më mirë shëndetin e tyre:
• Të ndryshojnë politikat dhe mjediset në mënyrë që të facilitojnë zgjedhjet e shëndetshme;

Të gjitha këto përqasje reflektojnë mënyra të ndryshme pune. Kuadri është përshkrues-nuk tregohet as se cila
përqasje është më e mira dhe as pse një punonjës shëndeti duhet më mirë të adaptojë njërën përqasje në krahasim
me tjetrën. Është e zakonshme për një punonjës promocioni të mendojë se në promocion shëndetësor nuk ka vend
për teori dhe se veprimet përcaktohen nga roli në punë dhe objektivat organizative se sa nga vlerat dhe ideologjia.
Edhe më parë është theksuar se promovuesit e shëndetit duhet të jenë të informuar për vlerat e padyshimta të
përqasjes që ata adaptojnë.
Naidoo & Wills, (1998), theksojnë se "nëse veprojnë kështu, ata fillojnë të qartësojnë pikëpamjet e tyre mbi qëllimin
e promocionit të shëndetit dhe cilat strategji sugjerohet të ndiqet për qëllime të ndryshme”. Përndryshe, punonjësit
e promocionit thjesht do t'i përgjigjen urdhrave dhe puna e tyre në promocion shëndetësor do të mjaftohet vetëm
në detyra të kufizuara.
Modelet e promocionit të shëndetit nuk janë guida pēr t'u ndjekur, por përpjekje për të skicuar një fushë të
kontestuar aktivitetesh dhe për të treguar se si prioritete dhe strategji të ndryshme reflektojnë vlera të ndryshme.
Ato janë të nevojshme për të ndihmuar promovuesit e shëndetit të mendojnë përmes:

• Qëllimeve
• Nënkuptimit të strategjive të ndryshme
• Asaj se çfarë mund të llogaritet si sukses
• Rolit të tyre si punonjës promocioni

Përqasja mjekësore
Qëllimet

Kjo përqasje fokusohet në aktivitete që synojnë reduktimine sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme.
Aktivitetet drejtohen drejt gjithë popullatës ose grupeve të veçanta me risk të lartë. Ky lloj promocioni shëndetësor
kërkon të rrisë ndërhyrjet mjekēsore të cilat do të parandalojnë zhvillimin sëmundjes dhe vdekjet e parakohshme.
Kjo përqasje shpesh është portretizuar me tre nivele ndërhyrjesh:

• Parandalimi parësor-parandalimi i fillimit të sëmundjes nëpërmjet edukimit ndaj rrezikut, p.sh. imunizimi,
inkurajimi i lënies së duhanit.
• Parandalimi dytësor parandalimi i avancimit të sëmundjes, p.sh. depistimi apo metoda të tjera diagnostikimi
të hershëm.
• Parandalimi tretësor - reduktimi i paaftësisë dhe vuajtjes së mëtejshme tek ata që tashmë janë të sëmurë,
parandalimi i rikthimit të një sëmundje, etj. P.sh. rehabilitimi, edukimi i pacientit, kujdesi paliativ.

Përqasja mjekësore e promocionit të shëndetit është popullore për arsyet e mëposhtme:


1. Ajo ka status të lartë sepse përdor metoda shkencore, siç është epidemiologjia.
2. Parandalimi dhe përcaktimi i hershëm i sëmundjes është shumë më i lirë se sa trajtimi i personave që janë të
sëmurë. Sigurisht që në terma afatgjata ky model mund të mos vlejë, pasi njerëzit duke jetuar më gjatë do të
vuajnë sëmundje gjenerative si dhe do të marrin pensione për një kohë më të gjatë.
3. Ajo është një lloj ndërhyrje që drejtohet nga ekspertët, ose që drejtohet nga lart - poshtë. Ky lloj aktiviteti
përforcon autoritetin e profesionistëve mjekësorë, të cilët njihen për njohuritë e kualifikuara, të nevojshme
për arritjen e rezultateve.
4. Si rezultat i përdorimit të kësaj përqasje ka pasur suksese spektakolare në shëndet publik, siç është p.sh
zhdukja e lisë në të gjithë botën si rrjedhojë e programeve të vaksinimit.

Sikurse kemi parë në kapitullin mbi shëndetin, përqasja mjekësore është konceptuar rreth mungesës së sëmundjes.
Ajo nuk kërkon të promovojë shëndet pozitiv, dhe si e tillë është kritikuar për injorimin e dimensioneve sociale dhe
mjedisore të shëndetit. Përveç kësaj, përqasja mjekësore inkurajon varësinë ndaj njohurive mjekësore dhe mënjanon
marrjen e vendimeve shëndetësore nga vetë personat e interesuar. Kështu, punonjësit shëndetësor inkurajohen të
bindin pacientët të bashkëpunojnë dhe t'i binden trajtimit.

Metodat

Parimi i shërbimeve parandaluese të tilla si imunizimi dhe depistimi është që ato janë të fokusuar në grupet me risk
për një gjendje shëndetësore të caktuar. Ndërsa imunizimi kërkon një nivel të caktuar përhapje për të qenë efektiv,
depistimi i ofrohet grupeve specifike. P.sh. PAP-testi ofrohet çdo 3 vjet për gratë seksualisht aktive nga 20-64 vjeç.
Që depistimet të jenë efektive për përcaktimin e gjendjes shëndetësore apo sëmundjes:

• Sëmundja duhet të ketë një periudhë të gjatë paraklinike, kështu që testi depistues nuk do t'i humbasë
shenjat e saj.
• Trajtimi i hershëm duhet të përmirësojë rezultatet.
• Testi duhet të jetë sensitiv, d.m.th. duhet të zbulojë të gjitha rastet me sëmundje.
• Testi duhet të jetë specifik, d.m.th. duhet të zbulojë vetëm rastet me sëmundje.
• Duhet të jetë kost-efektiv, d.m.th. numri i testeve të kryera duhet të tregojë numrin e rasteve pozitive.

Procedurat parandaluese duhet të bazohen në një shpjegim të arsyeshëm që rrjedh nga evidencat epidemiologjike.
Gjithashtu përqasja mjekësore mbështetet në posedimin e një infrastrukture të aftë për të realizuar programet e
depistimit dhe imunizimit. Këtu bëjnë pjesë personeli i trajnuar, pajisjet dhe facilitetet e tjera laboratorike, sistemet
e informacionit dhe në rastin e imunizimit, një vaksinë e cila është efektive dhe e sigurt. Pra mund të shihet se
përqasja mjekësore e promocionit shëndetësor është një proces kompleks dhe varet nga hartimi i programeve
kombëtare.

Vlerësimi

Vlerësimi i procedurave parandaluese në fund të fundit bazohet në reduktimin e nivelit të sëmundjes dhe
vdekshmërisë së lidhur me të. Ky është një proces afatgjatë, ndërsa në terma afatshkurtra një mënyrë më e
përhapur për të bërë vlerësimin do të ishte rritja e përqindjes së grupeve target që janë përfshirë në depistime apo
imunizim.
Megjithëse duket të ketë një lidhje të ngushtë midis zhvillimit të imunizimit dhe rënies së sëmundshmërisë,
shembulli i kollës së mirë tregon se shpesh ky vlerësim duhet të bëhet me maturi. Kështu, në vitin 1974, 80% e
fëmijëve u vaksinuan ndaj kollës së mirë. Duke ndjekur publicitetin mediatik rreth sigurisë së vaksinës nivelet e
imunizimit ranë, duke mos arritur sërisht 80% të popullates deri ne vitin 1987. Kjo do te thote qe ndonjehere
mesazhet promocionale me shume demtojne se sa rritin efektivitetin e programeve nderhyrese.

Ndryshimi i sjelljes
Qëllimet

Kjo përqasje synon të inkurajojë njerëzit që të përqafojnë sjellje të shëndetshme, të cilat janë parë të kenë një rol kyç
në përmirësimin e shëndetit. Ajo është popullore, sepse e shikon shëndetin si një pronë të individit. E parë në këtë
këndvështrim mund të pranohet që njerëzit mund të bëjnë përmirësime të vërteta të shëndetit të tyre duke
zgjedhur të ndryshojnë stilin e jetesës. Gjithashtu, mund të pranohet se nëse njerëzit nuk ndërmarrin veprime të
përgjegjshme për t'u kujdesur për veten atëherë ata vetë do të jenë fajtorë për pasojat.
Është e qartë se ka një lidhje komplekse midis sjelljes individuale dhe faktorëve social dhe mjedisorë. Sjellja mund të
jetë një përgjigje ndaj kushteve në të cilët jetojnë njerëzit dhe shkaqet e këtyre kushteve (p.sh. papunësia, varfëria)
janë jashtë kontrollit individual.

Metodat

Përqasjae ndryshimit të sjelljes ka qenë themeliiaktiviteteve që kanë ndërmarrë organizatat dhe institucionet e
promocionit shëndetësor. Fushatat e shumta kanë bindur njerëzit të heqin dorë nga duhani, të përdorin një dietë të
shëndetshme dhe të bëjnë ushtrime fizike. Kjo përqasje drejtohet ndaj individëve, dhe për të arritur ata përdoren
edhe mjetet e komunikimit masiv. Është zakonisht një përqasje e drejtuar nga ekspertët ose nga lart-poshtë, që
përforcon dallimin midis ekspertit që di se si mund të përmirësohet shëndeti dhe publikut të përgjithshëm që ka
nevojë për informacion dhe këshilla.
Shumë punonjës shëndetësorë i edukojnë klientët e tyre rreth shëndetit nëpërmjet sigurimit të informacionit dhe
këshillimin kokë më kokë. Edukimi i pacientit për një gjendje shëndetësore të caktuar apo për një mjekim mund të
kërkojë të sigurojë bindjen e tij, me fjalë të tjera një ndryshim në sjellje, ose mund të jetë më i drejtuar nga klienti
dhe të përdorë një përqasje edukative.

Vlerësimi

Vlerësimi i një ndërhyrje promocioni shëndetësor të dizajnuar për të ndryshuar sjelljen mund të duket një ushtrim i
lehtë. A ka ndryshuar sjellja pas ndërhyrjes? Por ka dy probleme:

1. Ndryshimi mund të bëhet i dukshëm vetëm pas një periudhe të gjatë


2. Mund të jetë e vështirë të izolosh ndonjë ndryshim në sjellje dhe të vlerësosh se ai ka ardhur vetëm si
rezultat i një ndërhyrje të promocionit shëndetësor.

Përqasja edukative
Qëllimet

Qëllimi i kësaj përqasje është të sigurojë njohuri dhe informacion dhe të zhvillojë aftësitë e nevojshme, kështu që
njerëzit mund të bëjnë një zgjedhje të informuar për shëndetin e tyre. Kjo përqasje duhet të dallohet nga ajo e
ndryshimit të sjelljes në atë se ajo nuk ka për qëllim të bindë apo motivojë ndryshim në një drejtim të veçantë.
Megjithatë, edukimi ka për qëllim të arrijë një përfundim. Ky do të jetë zgjedhje vullnetare e klientit dhe mund të
mos jetë ajo që do të preferonte punonjësi i promocionit.
Përqasja edukative bazohet në një varg supozimesh rreth lidhjes midis njohurive dhe sjelljes nga rritja e njohurive do
të ketë një ndryshim në qëndrimet duke çuar kështu në ndryshime të sjelljes. Qëllimi që klienti të jetë në gjendje të
bëjë zgjedhje të informuar mund të duket i qartë dhe i padiskutueshëm. Megjithatë, ai nuk merr në konsideratë jo
vetëm shtrëngimet reale që faktorët social dhe ekonomikë i vënë ndryshimit vullnetar të sjelljes, por as
kompleksitetin e vendimmarrjes lidhur me shëndetin.

Metodat

Teoritë psikologjike të mësimit konstatojnë se mësimi përfshin tre aspekte, atë:

• Njohës (informacioni dhe të kuptuarit)


• Emocional (qëndrimet dhe ndjenjat)
• Të sjelljes (aftësitë)

Një përqasje edukative në promocion shëndetësor do të sigurojë informacion për të ndihmuar klientët të bëjnë një
zgjedhje të informuar mbi sjelljet e lidhura me shëndetin. Kjo mund të bëhet nëpërmjet fletëpalosjeve dhe
broshurave, paraqitjeve vizuale apo këshillimeve kokë me kokë. Gjithashtu, mund të sigurojë mundësia për klientët
që të ndajnë dhe eksplorojnë sjelljet e tyre ndaj shëndetit nëpërmjet grupeve të diskutimit apo këshillimit kokë me
kokë. Gjithashtu, programet edukative mund të zhvillojnë tek klientët aftësitë për të marrë vendime nëpërmjet
luajtjes së roleve apo aktiviteteve të dizajnuara për të eksploruar zgjedhje të ndryshme. Klientët mund të luajnë role
apo praktikojnë përgjigje në situata të jetës reale”. P.sh. klientët që marrin pjesë në një program alkooli mund të
luajnë role të situatave kur atyre u ofrohet një pije. Zakonisht programet edukative drejtohen nga një mësues apo
facilitator, edhe pse çështjet për diskutim mund të vendosen nga klientët. Ndërhyrjet edukative kërkojnë që
promovuesit e shëndetit të kuptojnë parimet e të mësuarit tek të rriturit dhe faktorët që ndihmojnë apo pengojnë
mësimin.

Vlerësimi

Rritja e njohurive është relativisht e lehtë për t'u matur. Edukimi shëndetësor nëpërmjet fushatave mediatike,
edukimi kokë me kokë dhe puna e bazuar në klasë, kanë treguar sukses në rritjen e informacionit rreth çështjeve
shëndetësore apo njohurive rreth faktorëve të rrezikut për një sëmundje. Megjithatë, vetëm informacioni është i
pamjaftueshëm për të ndryshuar sjelljen dhe siç do ta shohim në kapitujt e mëposhtëm, edhe dëshira dhe mundësia
për të ndryshuar sjelljen nuk janë një garanci se individi do ta bëjë atë.

Fuqizimi
Qëllimi

OBSH-ja e përkufizoi promocionin shëndetësor si një proces aftësimi të njerëzve për ta përmirësuar shëndetin dhe
për të rritur kontrollin mbi të. Kjo përqasje ndihmon njerëzit të identifikojnë shqetësimet e tyre dhe të fitojnë
aftësitë dhe besimin për të vepruar për të. Në vend të rolit të ekspertit që vërehet në përqasjet e tjera, këtu
punonjësi i promocionit bëhet një facilitator, roli i të cilit është të shërbejë si një katalizator, t'i lërë gjërat të
vazhdojnë dhe pastaj të tërhiqet nga situata.
Kur flasim për fuqizim, duhet ta dallojmë vetë- fuqizimin dhe fuqizimin e komunitetit. Qe njerëzit te jene fuqizuar,
ata kanë nevojë :

• Të njohin dhe kuptojnë pafuqinë e tyre.


• Të kenë ndjeshmëri aq të larte për situatën, sa që të duan ta ndryshojnë atë.
• Të ndihen të aftë të ndryshojnë situatën duke pasur nëpërmjet informacionit, mbështetje dhe aftësi për
jetën.

Metodat

Theksi në fuqizimin ndoshta është familjar në punën e mësuesve për të rritur vetëvlerësimin e nxënësit apo tek
shumë punonjës të tjerë promocioni. Ata mund ta quajnë këtë përqasje si e përqendruar tek klienti ose të përdorin
terma si advokaci apo vetë-kujdesje. Roli i punonjësve të promocionit është të ndihmojë klientët të identifikojnë
shqetësimet e tyre te lidhura me shëndetin dhe fushat për ndryshim.

Vlerësimi

Vlerësimi i aktiviteteve të tilla është problematik, pjesërisht, sepse procesi i fuqizimit dhe i krijimit të network-eve
është afatgjatë. Kjo e bën të vështirë të qënurit i sigurt se ndonjë ndryshim i zbuluar ka ardhur si rrjedhojë e
ndërhyrjes dhe jo e faktorëve të tjerë. Rezultatet pozitive të një përqasje të tilla mund të duken të paqarta dhe të
vështira për t'u specifikuar, veçanërisht kur krahasohen me rezultatet nga përqasjet e tjera, siç janë ndryshimet në
sjellje, të cilat mund të maten. Vlerësimi përfshin nivelin, në të cilin qëllimet specifike janë arritur (vlerësimi i
rezultateve) dhe shkallën në të cilën grupi është bashkuar ose fuqizuar si rezultat i ndërhyrjes ( vlerësimi i procesit).

Ndryshimi social
Qëllimi

Kjo përqasje, e cila disa herë përmendet si promocion shëndetësor radikal, njeh rëndësinë e mjedisit socio-ekonomik
në përcaktimin e shëndetit. Fokusi i saj është në nivel politik ose mjedisor, dhe qëllimi është të shkaktojë ndryshime
në mjedisin fizik, social dhe ekonomik, të cilat do të kenë efekt në promovimin e shëndetit.

Metodat

Ndryshimi social apo përqasja radikale është e drejtuar drejt grupeve dhe popullatave dhe përfshin një metodë pune
hierarkike, nga lart-poshtë.
Për shumë punonjës promocioni, mundësia për këtë tip aktiviteti është më e kufizuar se sa përqasjet e tjera.
Shpeshherë ata nuk kanë aftësitë e nevojshme për të punuar në këtë mënyrë, pasi lobingu, planifikimi i politikave,
negocimi apo implementimi nuk përfshihen në trajnimin e tyre profesional

Vlerësimi

Vlerësimi i përqasjes së ndryshimit social përfshin rezultate të tipit legjislativ, organizativ apo ndryshime rregullatore
të cilat promovojnë shëndet; p.sh. sigurimi i zonave të sigurta për të luajtur fëmijët, ndalimi i sponsorizimeve nga
kompanitë e duhanit dhe sigurimi i sa më shumë sipërfaqeve "pa duhan" në vendet publike. Shtrirja e punës në
partneritet dhe profili i çështjeve shëndetësore në agjenda të përbashkëta mund të përdoret për të demonstruar një
shkallë më të madhe të angazhimit te ndryshimit social për shëndetin. Këto rezultate janë tipikisht afatgjata, procese
komplekse, ku do të ishte e vështirë të provohej lidhja me ndërhyrje të veçanta të promocionit shëndetësor.

Modelet e promocionit shëndetësor


Përveç përqasjeve të promocionit shëndetësor është e rëndësishme zhvillimi i modeleve të tij në praktikë. Këto
modele nuk janë një udhëzues veprimi, por mund të ndihmojnë në :

• Planifikimin e fushatave të promocionit shëndetësor.


• Analizën e praktikave ekzistuese.
• Planifikimin dhe skematizimin e mundësive për ndërhyrje.

Përdorimi i një modeli është i dobishëm sepse të ndihmon të mendosh teorikisht dhe të dalësh me strategji dhe
mënyra të reja pune. Gjithashtu mund të ndihmojë në prioritizimin dhe lokalizimin e më shumë apo më pak tipe
ndërhyrjesh të dëshiruara. Gjatë viteve të fundit ka një shtim të numrit të modeleve në promocion shëndeti, por ne
do të përshkruajmë vetëm dy nga modelet më të njohura, të cilat kanë marrë emrat e autorëve që i kanë prezantuar
ato:

Modeli sipas Tannahill

Ky model i promocionit shëndetësor është pranuar gjerësisht nga personeli shëndetësor. Tannahill flet për tre sfera
aktivitetesh që mbivendosen mbi njëra-tjetrën :

1. Edukimi shëndetësor – komunimim me qëllim parandalimin e sëmundjes dhe përmirësimin e shëndetit


përmes informacionit dhe duke i bërë të aftë individët të marrin në dorë shëndetin e tyre.
2. Parandalimi – reduktimi ose shmangia e rrezikut për sëmundje kryesisht nëpërmjet ndërhyrjeve mjekësore.
3. Mbrojtja e shëndetit – ruajtja e shëndetit të popullatës nëpërmjet masave ligjore, fiskale dhe sociale.

• Shërbime parandaluese, p.sh. Imunizimi, depistimi i qafës së mitrës, zhvillimi isurvejancës, përdorimi i
çamçakëzëve me nikotinë për të ndihmuar në lënien e duhanit.
• Edukim shëndetësor parandalues - këshilla dhe infor- macion për lënien e duhanit.
• Mbrojtje shëndetësore parandaluese - fluorizimi i ujit të pijshëm.
• Edukim shëndetësor për mbrojtje shëndetësore parandaluese - lobimi për ligjin e vendosjes së rripit të
sigurimit në makinë.
• Edukim shëndetësor pozitiv aftësimin e tyre në jetë. - puna me të rinjtë për
• Mbrojtje shëndetësore pozitive, p.sh. politikat për ndalimin e duhanpiries në vendet e punës.
• Edukimi shëndetësor që synon mbrojtje shëndetësore pozitive, psh. lobimi për ligjin që ndalon reklamat e
duhanit.

Modeli sipas Tones (Tones & Tilford)

Ky model tenton të jetë një objekt fuqizimi, i cili ka si parimin kryesor të mundësojë njerëzit për të fituar kontroll mbi
shëndetin e tyre. Ai prioritizon fuqizimin, i cili është parë si vlera dhe strategjia bazë që përforcon dhe përcakton
praktikën e promocionit shëndetësor. Tones bën një ekuacion të thjeshtë, sipas të cilit promocioni shëndetësor
është një proces i plotë i politikave publike shëndetësore X edukimin shëndetësor.
Tones e konsideron edukimin shëndetësor si një çelës i fuqizimit të njerëzve qofshin profesionistë apo jo, nëpërmjet
rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet shëndetësore. Atëherë njerëzit janë në gjendje të bëjnë më shumë zgjedhje
dhe të krijojnë presion për politikat shëndetësore publike.
Kapitulli 7 – Promocioni i shëndetit në vendin e punës
Vendi i punës i jep akses një grupi target, adultëve të shëndetshëm, të cilët shpesh janë të vështirë të arrihen në
mënyra të tjera. Të punësuarit në vendet e punës përbëjnë një audiencë rob për Promocionin e Shëndetit. Është e
lehtë të realizosh ndërhyrje dhe të inkurajosh pjesëmarrjen në programet shëndetësore, sepse janë krijuar mënyra
komunikimi. Adultët meshkuj janë më pak të gatshëm të kontaktojnë shërbimet shëndetësore, kështu që vendi i
punës siguron një mjet të dobishëm për të përfshirë rreth 85% të meshkujve nën 64 vjeç, të cilët janë ekonomikisht
aktivë. Komuniteti i punës siguron gjithashtu një presion dhe mbështetje në grup. Arsyeja tjetër për promovimin e
shëndetit në vendin e punës është për t'i siguruar njerëzit E se ata janë të mbrojtur nga dëmtimet e shëndetit që
mund të shkaktojnë punë të caktuara.

Lidhja midis punës dhe shëndetit

Kjo lidhje është komplekse. Zakonisht vëmendja është përqendruar në efektet e punës mbi shëndetin, megjithëse
është gjithashtu i njohur fakti se një shëndet jo i mirë do të ketë efekte negative në punë. Ka të dhëna se puna e
paguar është e mirë për shëndetin dhe papunësia mund të lidhet me sëmundjen. Puna është e dobishme për
shëndetin, sepse siguron të ardhura, një sens vetëvlerësimi dhe një rrjet social mes miqsh dhe kolegësh. Megjithatë,
puna mund ta dëmtojë shëndetin dhe shumë studime janë përqendruar në këtë aspekt. Vendi i punës mund të
ndikojë në shëndet në mënyra të ndryshme. Në tabelën e mëposhtme tregohet një mënyrë klasifikimi e ndryshme e
këtyre marrëdhënieve:

Lidhja direkte Lidhja indirekte


Rreziqet Prekja e kimikateve dhe materialeve Aksesi që siguron puna ndaj
toksike si pjesë e punës kimikateve
Sjellje të rrezikshme Ngritja e peshave si pjesë e punës Tejkalimi i pirjes e lidhur me
kulturën në punë
Mjedisi i përgjithshëm punës Stresi i lidhur me kushtet e punës Sjellje të rrezikshme të stilit të
jetesës prsh. duhanpirja si një
strategji për të përballur stresin

Rreziqet janë të parat që mendohen në momentin kur flitet për shëndetin në punë. Shumica e legjislacionit të punës
është si rrjedhojë e punës dhe akte të tilla ligjore janë hartuar që përqendruar në përcaktimin e rreziqeve në shëndet
që vijnë në shekullin e 19-të. Punët, në procesin e të cilave përfshihet përdorimi i materialeve toksike, mund të kenë
një efekt direkt negativ në shëndet, (p.sh. kanceri i shkaktuar nga azbesti apo astma e lidhur me vendin e punës).
Nga ana tjetër, është vënë re se në profesionet që sigurojnë një akses të lehtë ndaj këtyre substancave, (si p.sh.
mjekët apo farmacistët) kanë përqindje të larta vetëvrasjesh të shkaktuara nga overdozë medikamentesh. Tashmë
ka të dhëna të qarta që tregojnë se vendi i punës është ilidhur direkt me një numër të konsiderueshëm dëmtimesh
vdekjeprurëse ose jo. Ky numër duket se është në rënie, i shkaktuar pjesërisht nga zvogëlimi i numrit të punonjësve
në fabrika dhe shtimi i punonjësve në industrinë e shërbimeve, ku rreziku është më i vogël. Por duhet të kemi
parasysh se kemi një nën-raportim të rasteve, pjesërisht si rrjedhojë e mënyrës se si janë mbledhur të dhënat dhe
pjesërisht si rrjedhojë e mos-raportimit nga ana e punonjësve. P.sh. studimet pēt praninë e dhimbjes së shpinës tek
infermieret kanë treguar se pavarësisht mungesës së të dhënave zyrtare kjo simptomë është e pranishme në
shumicën e tyre dhe megjithatë ato vazhdojnë punën, (Hignett 1996). Nga një studim i kryer në Angli në vitin 1989, u
gjet se 22% e gjithë trajtimeve aksidentale në spital dhe në shërbimin e urgjencave i përkisnin dëmtimeve të
ndodhura në punë (OPCS 1991).
Shpesh shëndeti është i ndikuar nga sjelljet e rrezikshme ose ndryshimi i rutinës. Sjelljet e rrezikshme janë shpjegimi i
preferuar për shumë aksidente të ndodhura në punë. Sjelljet që mbartin rreziqe për shëndetin mund të jenë pjesë
integrale e punës apo e kulturës së punës. P.sh. baristët kanë një risk të lartë për të qenë përdorues të alkoolit (i cili
dëmton shëndetin), sepse pirja e tij me shumicë është e lidhur me vendin e punës.
Mjedisi i përgjithshëm i punës dhe efektet e tij në shëndet përbëjnë aspektin më të neglizhuar në lidhjen midis punës
dhe shëndetit. Kjo vjen si pjesë e shkaqeve politike dhe e faktit se një lidhje e tillë kaq e përgjithshme është e
vështirë të provohet apo hulumtohet. Megjithatë, ka të dhëna të rëndësishme që tregojnë rëndësinë që ka mjedisi i
punës në shëndetin e njerëzve. Tashmë ka shumë studime që demonstrojnë se faktorë të caktuar të lidhur me disa
tipa pune, si p.sh. detyrat e përsëritura në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e autonomisë dhe presionet për të
përkuar me afatet, kanë efekte të fuqishme në shëndet. Kushtet e punës janë përgjegjëse për diferencat që
ekzistojnë në vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e punonjësve me status të ndryshëm pune. Ekspozimet afatgjata
ndaj stresit e dëmtojnë shëndetin dhe çojnë në pakësimin e zgjedhjeve të shëndetshme, duke stimuluar zgjedhje të
tilla si duhanpirja.

Promocioni i shëndetit në vendin e punës

Promocioni i shëndetit në vendin e punës përbëhet nga kategoritë e mëposhtme:

• Dhënia e ndihmës së parë dhe trajtimi mjekësor.


• Depistimi para punësimit.
• Mbrojtja nga aksidentet.
• Kontrolli ndaj dëmtimeve të ndryshme dhe infeksioneve.
• Edukimi shëndetësor dhe dhënia e këshillave rreth një stili jete të shëndetshme.
• Politikat dhe rregullat për të siguruar një mjedis pune më të shëndetshëm.
• Sigurimi i shërbimeve të tilla si depistime, këshillime, etj.

Programet e promocionit të shëndetit në vendin e punës akoma nuk janë të përdorura gjerësisht. Nga një studim i
vitit 1993, në Angli u gjet se vetëm 40% e të gjithë vendeve të punës ishin të përfshirë në programe të promocionit
shëndetësor gjatë vitit të mëparshëm dhe shumica e këtyre programeve i përkisnin implementimit në vende pune
me një numër të madh punonjësish. Këto programe përfshinin ndërprerjen e duhanit, këshillimin për lënien e
alkoolit, aplikimin e ushtrimeve fizike, depistime të ndryshme shëndetësore dhe kurse për menaxhimin e stresit.
Promocioni i shëndetit në vendin e punës tenton të fokusohet në ndërhyrjet e stilit individual të jetesës. Oakley
(1994) në rishikimin e ndërhyrjeve në vendin e punës citon tipet e mëposhtme të programeve:

• Programe mbi rritjen e njohurive për faktorët e riskut të sëmundjeve të ndryshme.


• Sesione të veçanta për të motiviuar punonjësit për të ndryshuar një aspekt të stilit të tyre të jetesës.
• Organizimi i aktiviteteve kompetitive në formë skuadrash apo departamentesh për të promovuar ndryshimet
në sjellje.
• Ngritjen e sistemeve mbështetëse ndaj atyre që kërkojnë ndihmë.
• Marrja e feed-back-ut pas organizimeve të ndërhyrjeve të ndryshme, në mënyrë që të ruhet pjesēmarrja
aktive dhe vazhdimësia e aktiviteteve.

Faktet flasin se promocioni shëndetësor në vendin e punës është efektiv. Shumica e tyre vijnë nga SHBA ku
veprimtaritë tashmë janë të mirë-organizuara dhe ka një tendencë për uljen e shpenzimeve nga ana e sigurimeve
shëndetësore për të punësuarit. Bovell (1992) argumenton se megjithëse është vështirë të tregohen qartë përfitimet
financiare, ka përfitime në fusha të tjera të tilla si reduktimi i mungesave në punë, rritja e produktivitetit,
përmirësimi i moralit të stafit dhe pakësimi i konsiderueshëm i qarkullimit të stafit. Megjithatë, ka pak të dhëna se
promocioni shëndetësor në vendin e punës afekton sjelljen individuale. Në vitet '70, në SHBA, u ndërmorën
ndërhyrje të shumta, por u arritën ndryshime minimale lidhur me duhanpirjen dhe mënyrën e ushqyerjes, edhe pse
këto ndërhyrje u fokusuan tek meshkujt me risk të lartë për SIZ dhe zgjatën për disa vite. Megjithëse një shpjegim i
arsyeshëm për promocionin shëndetësor në vendin e punës është se ka një nivel potencial të lartë për pjesëmarrje,
shumë vlerësime kanë treguar se pjesëmarrja në programet në vendin e punës është e ulët, (20-40% për programet
në vend) dhe pjesëmarrësit në to tentojnë të jenë punonjësit më të motivuar dhe me risk më të ulët.
Nga rishikimet e programeve të ndryshme të implementuara në vendin e punës, janë identifikuar disa pika kyçepër
ndërhyrje të suksesshme, të tilla si:

• Mbështetje nga drejtuesit (e ndërmarrjeve).


• Përfshirjen dhe pjesëmarrjen e stafit në të gjitha nivelet, si në planifikim ashtu edhe në zbatimin e projektit.
• Fokusimi në përcaktimin dhe modifikimin e faktorëve të riskut të cilët janë prioritar për një grup specifik
punonjësish, (p.sh. stresi apo kanceri i lidhur me punën).
• Programe të dizenjuara për organizata individuale.
• Burime të mira mbështetëse.

Rishikimet e bëra tërheqin vëmendjen në mënyrat në të cilat shumica e programeve fokusohen në njohuritë e
lidhura me shëndetin, vlerat dhe sjelljen e individëve dhe nuk shikojnë në aspektet e tjera të kontekstit social dhe
material në të cilën punonjësit jetojnë. Rekomandohen programe të integruara të cilat përfshijnë politika të bazuara
në mbarë popullatën dhe ndërhyrje si në nivel individual ashtu edhe në grup

Konkluzione

Si përfundim, mund të themi se shumë të dhëna në botë po demonstrojnë përfitimet e qarta që vijnë si rrjedhojë e
programeve të promocionit të shëndetit në vendin e punës. Sfida tani është zgjerimi i këtyre programeve në sa më
shumë vende pune, duke mbuluar sa më shumë punonjës. Një sfidë tjetër është përfshirja në këto programe e sa më
shumë punonjësve që punojnë part-time ose në shtëpi, pasi lidhja që ata kanë me vendin e punës është më e dobët,
Shumica e programeve fokusohen në dhënien e këshillave për të ndryshuar stilin e jetesës, monitorim dhe edukim.
Edhe pse përmbajtja e këtyre programeve po rishikohet dhe modifikohet, vërehet se ato kanë një efekt të limituar.
Aplikimi i programeve të promocionit shëndetësor në vendin e punës mund të marrë një shtytje edhe më të madhe
nëse legjislacioni siguron një nxitje më të madhe pjesëmarrjeje. Punonjësit e promocionit shëndetësor mund të
mbështesin ndërhyrjet duke facilituar procesin e koordinimit dhe dialogut midis gjithë stafit. Gjithashtu, ato mund të
asistojnë nëpërmjet sigurimit të një imputi të specializuar në organizimin, planifikimin, implementimin dhe
vlerësimin e aktiviteteve. Në mënyrë që të sigurohet një mbështetje menaxhuese nevojiten të demonstrohen
përfitime të qarta.

Kapitulli 8 – Promocioni i shëndetit në shkolla


Ideja se shkolla mund promovojë shëndet dhe mirëqenie ka një histori të gjatë. Ngritja e shërbimeve shëndetësore
në shkolla, ofrimi i ushqimit në disa prej tyre dhe futja e lëndës së fizkulturës në kurrikulat arsimore janë shembuj që
tregojnë se si shkolla është parë si një mjedis i rëndësishëm për të inkurajuar audiencën në përmirësimin e stilit të
jetesës për një shëndet më të mirë. Ky kapitull përqendrohet në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të të rinjve
dhe në mënyrën se si shkollat mund të jenë agjentë të fuqishëm në promovimin e shëndetit nëpërmjet kurrikulave
dhe praktikave të përditshme.

Pse shkolla është një mjedis i rëndësishëm për promocion shëndeti

Shkolla është parë si një vend i rëndësishëm për promocion shëndeti kryesisht, sepse ajo arrin, përmbledh një
përqindje të gjerë të popullsisë për shumë vite. Rëndësia e shkollës njihet, gjithashtu, edhe për faktin se marrja e
njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të lidhura me shëndetin fillon në shkollë që në moshë të hershme.

Lidhja midis shkollës, edukimit dhe shëndetit

Adoleshenca është një periudhë e ndryshimeve të rëndësishme, gjatë së cilës të rinjtë shpesh mësojnë zakone dhe
sjellje që do t'i ndjekin gjatë gjithë jetës. Pjesë e rritjes janë edhe ekspozimet më të mëdha ndaj rreziqeve, por
problemet shtohen nëse ka një mungesë ndërgjegjësimi lidhur me shkallën e përfshirjes në to. Mjedisi i shkollës
siguron një mundësi komunikimi midis të rinjve, mundësi mësimi dhe një mjedis të sigurtë për të praktikuar
njohuritë e reja.
Të dhënat tregojnë se nuk është kusht i domosdoshëm qe të rinjtë që janë të përfshirë në sjellje shëndetësorë të
dëmshme gjatë adoleshencës, do t'i ruajnë këto zakone për të gjithë jetën. Janë faktorët ekonomikë, shoqërorë dhe
individuale që do të ndikojnë në zgjedhjen që ata do të bëjnë lidhur me çështjet shëndetësore, vlerat dhe normat e
të cilave do të lidhen edhe me kulturën e tyre. Disavantazhet ekonomike, mungesa e përkrahjes nga komuniteti dhe
niveli i ulët në edukim janë identifikuar si faktorë që predispozojnë të rinjtë drejt rreziqeve shëndetësore.
Efektet e duhanpirjes, konsumimit të tepruar të alkoolit, përdorimit të drogës dhe aktiviteti i pakët fizik mund të mos
Jenë evidente deri në vitet e mëvonshme. Megjithatë ka të dhëna se rreziqet shëndetësore për të rinjtë mblidhen së
bashku. P.sh. midis moshës 9-15 vjeç duhanpirësit e rregullt pinë alkool mbi dy herë më shumë sesa jo-duhanpirësit
dhe rreth 50% e tyre janë më të prirur të përdorin drogë. Sjelljet e rrezikshme seksuale dhe prirja për aksidente
mund të jenë Pasojë e këtyre sjelljeve. Ka një lidhje midis shëndetit dhe edukimit nga njëra anë dhe mundësisë për
të mësuar nga ana tjetër. Eksperiencat e të rinjve në shkollë ndikojnë në zhvillimin e vetëvlerësimit, vetëperceptimit
dhe sjelljeve shëndetësore të tyre. Nxënësit që nuk e pëlqejnë shkollën, të cilët kanë rezultate të ulëta në mësime
tentojnë të fillojnë duhanin dhe të pinë alkool më herët dhe janë më të prirur për t'u bërë përdorues të rregullt të
tyre. Nga ana tjetër, duket tashmë qartë se procesi i të mësuarit është më i lehtë, më i plotë dhe më i pëlqyeshëm
nëse fëmijët janë të shëndetshëm (OBSH, 1995).

Konteksti i promocionit shëndetësor në shkolla

Evolucioni i edukimit dhe promocionit të shëndetit në shkolla reflekton shumë përqasje të promocionit shëndetësor.
Edukimi shëndetësor, në vendet më të zhvilluara, para Luftës së dytë Botërore tentonte të reflektonte
këndvështrimin mjekësor të shëndetit. Edhe pse ishte pjesë e trajnimeve të mësuesve, ai përbënte një temë të dorës
së dytë dhe e fokusuar veçanërisht në higjienën e përgjithshme dhe aktivitetin fizik. Edukimi në vitet '60 u
përqendrua tek fëmijët dhe metodat edukative që synonin të zhvillonin autonominë dhe përgjegjësinë nëpërmjet të
mësuarit. Edukimi shëndetësor në shkolla kishte lidhje me vendim- marrjen e informuar dhe zhvillimin e vetë-
vlerësimit. Temat shëndetësore radhiteshin nga ato me karakter fiziologjik në tema për shëndetin mjedisor dhe
komunitar. duke përbërë kështu një këndvështrim multidimensional i cili reflektonte konceptin holistik të OBSH-së
për shëndetin. Projektet pasuese kanë synuar zhvillimin e aftësive sociale dhe jetësore të tilla si të qeniti sigurtë,
krijimi i marrëdhënieve, menaxhimi i konflikteve, puna në grupe dhe ndikimi tek njerëzit.
Promocioni i shëndetit në shkolla tani është i lidhur ngushtë me zhvillimin personal dhe social. Qëllimi është që të
rinjtë të jenë përgjegjës për jetën e tyre, ndërkohë që roli i shkollës Promocioni i shëndetit në shkolla tani është i
lidhur ngushtë është zhvillimi i vetë-vlerësimit dhe vetë-informimit. Theksi është vënë në procesin e edukimit dhe në
gjetjen e strategjive të mësimdhënies dhe e të mësuarit të cilat të inkurajojnë reflektimin dhe informimin personal.
Nga ana tjetër drejtimi synon të reflektojë nevojat e fëmijëve dhe të rinjve. dhe organizimi i programeve të
promocionit të shëndetit Përgjatë përpjekjeve për të promovuar autonominë dhe aftësitë në vendim-marrjet me
karakter shëndetësor, një gjë është e qartë: njerëzit bëhen më racional në marrjen e vendimeve sapo ato të kenë
informacion se si të jetojnë në mënyrë më të shëndetshme. Prandaj, më shumë promocion shëndeti në shkollë do të
detyrojë sigurimin e informacionit lidhur me efektet dëmtuese në shëndet të sjelljeve të caktuara të tilla si
duhanpirja apo marrja e drogës. Megjithëse shumë shkolla kanë edukatë seksuale të përgjithshme, studimet
tregojnë se të rinjtë e perceptojnë këtë si “shumë pak, shumë vonë". Pak shkolla konsultohen me nxënësit mbi
nevojat e tyre dhe këtu duket një boshllëk midis asaj që shkollat e konsiderojnë si të rëndësishme për t'u mësuar dhe
asaj se çfarë të rinjtë duan të dinë. Në shkolla fokusi vendoset më shumë në fiziologji dhe biologji sesa në ndjenjat
emocionale dhe seksuale. Si edukata seksuale, ashtu edhe ajo për kujdesin ndaj drogës, janë tema që kanë gjeneruar
në mënyrë të konsiderueshme shqetësim dhe polemikë. Që nga viti 1986, në Angli janë shpenzuar shumë para për
hartimin e kurrikulave dhe zhvillimin e trajnimeve në këto fusha, duke reflektuar besimin se shkolla përbën një
mjedis të përshtatshëm në të cilën të rinjtë mund të informohen mbi rreziqet shëndetësore. Gjithashtu, ka ekzistuar
një debat i gjatë mbi faktin se një edukatë e hershme mbi seksin dhe drogën mund të çojë në një eksperimentim të
hershëm të tyre. Por studime të ndryshme në Norvegji, Suedi dhe Angli kanë treguar të kundërtën: implementimi i
programeve edukuese ndaj seksit të hershëm të kombinuara me një shërbim shëndetësor aksesibël çojnë në një
spostim të kohës së fillimit të marrëdhënieve seksuale.

Barrierat në aplikimin e promocionit shëndetësor në shkolla

Vende të ndryshme, në shumë akte mbi arsimimin paraqesin përgjegjësinë e shkollave për të siguruar një kurrikul të
gjerë dhe të balancuar në mënyrë që:

• Të promovojnë zhvillimin shpirtëror, moral, kulturor, mendor dhe fizik të nxënësve


• Të përgatisin nxënësit për mundësitë, përgjegjësitë dhe eksperiencën gjatë jetës adulte

Edukimi dhe promocioni shëndetësor në shkolla akoma nuk është i mirë-organizuar. Në Angli, numri i shkollave të
ciklit të ulët që kanë politika të caktuara në edukimin dhe promocionin e shëndetit ka evoluar nga 17% në vitin 1978
në 80% në 1993; kurse në shkollat e ciklit të lartë 9-vjeçar këto shifra kanë ndryshuar nga 68% në vitin 1981 në 89%
në 1993. Akoma ka disa shkolla që kanë planifikuar programe me mësues specialist. Një pjesë e mirë e promocionit
shëndetësor në shkolla është mësuar nga mësuesit me një specializim tjetër (zakonisht nga shkenca), të cilët mund
të mos jenë të familjarizuar me termat.
Të dhënat tregojnë se kurrikulat në shkollat perëndimore duhet të rishikohen. Ato përmbajnë nëntë tema të
rëndësishme dhe themelore. Këto kurrikula ofrojnë nëntë komponentë ose tema për edukimin shëndetësor, të tilla
si:

• Abuzimi me drogën dhe substancat e tjera dipendente.


• Edukatën seksuale.
• Edukatën në familje.
• Sigurinë.
• Shëndetin e lidhur me aktivitetin fizik.
• Nutricioni.
• Higjiena personale.
• Aspekte të mjedisit.
• Aspekte psikologjike.

Shkolla që promovojnë shëndet

Promocioni shëndetësor nuk është vetëm diçka që zë vend në kurrikulat shkollore. Shumë aspekte të shkollës mund
të jenë promovuese ose frenuese të shëndetit. Specialistët e edukimit kanë diskutuar gjatë për një “kurrikul të
fshehtë" dhe për mënyrën se si mund të transmetohen mesazhet nëpërmjet eksperiencës ditore të fëmijëve dhe të
rinjve lidhur me marrëdhëniet e tyre me shkollën. P.sh. gjendja e shumë tualeteve në shkolla mund të sugjerojë se
higjienës nuk i kushtohet shumë rëndësi dhe se nxënësit nuk meritojnë pastërti apo kujdes. Shumë aspekte të një
institucioni shkollor mund të promovojnë shëndet; veçanërisht mjedisi dhe karakteri i përgjithshëm i shkollës. fizik,
marrëdhënia reciproke me komunitetin, cilësia e mësimdhënies, sistemet e disiplinës, kujdesit dhe mbështetjes Në
vitin 1992 u lançua Rrjeti Evropian i Shkollave që promovojnë shëndet si një iniciativë e OBSH, i cili përfshiu 40
shtete, ku aktualisht bën pjesë edhe vendi ynë, secili prej të cilëve mbështeti një rrjet të shkollave pilot. Qellim i këtij
rrjeti është zhvillimi i praktikave të mira, në atë se si shkollat mund të kontribuojnë në shëndetin e nxënësve,
mësuesve dhe komunitetit të gjerë. Çdo vend hartoi projektin në mënyra të ndryshme dhe tani shumë prej tyre janë
duke implementuar 12 kriteret që OBSH-ja ka përcaktuar për promocionin shëndetësor në shkolla, të paraqitura më
poshtë :

1. Promocion aktiv për vetëvlerësimin e të gjithë nxënësve duke demonstruar se çdo njëri mund të kontribuojë
në jetën e shkollës.
2. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira midis stafit dhe nxënësve dhe midis vetë nxënësve në jetën e përditshme
të shkollës.
3. Sqarimi i stafit dhe nxënësve rreth objektivave sociale të shkollës
4. Sigurimi i sfidave stimuluese për të gjithë nxënësit nëpërmjet një vargu aktivitetesh
5. Përdorimi i çdo aktiviteti për të përmirësuar mjedisin fizik të shkollës.
6. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira midis shkollës, shtëpisë dhe komunitetit
7. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira midis shkollave të ciklit të ulët dhe të lartë për të planifikuar një kurrikul
koherente për edukimin shëndetësor.
8. Promocion aktiv për shëndetin dhe mirëqenien e shkollës dhe të stafit.
9. Vlerësim mbi rolin e stafit si një model për çështjet e lidhura me shëndetin.
10. Vlerësim mbi rolin plotësues të ushqimit (vakteve) të shkollës (nëse sigurohet) për kurrikulën e edukimit
shëndetësor.
11. Realizimin e shërbimeve potenciale të specializuara në komunitet për dhënien e këshillave dhe mbështetjes
në edukimin shëndetësor.
12. Zhvillimin e edukimit potencial të shërbimeve shëndetësore në shkolla përtej depistimeve rutinë dhe drejt
mbështetjes aktive për kurrikulat.

Politika dhe praktika. Politikat që zhvillon një shkolle përfaqësojnë vlerat e saj. Ato mund të jenë të ndryshme, të
tilla si: politika për mundësi të barabarta, disiplinën dhe shpërblimin, shëndetin dhe sigurinë, drogat dhe
menaxhimin e incidenteve të lidhura me ilaçet dhe kurrikula të ndryshme që përfshijnë edukatën seksuale.
Pjesëmarrja në mënyrë demokratike e nxënësve është një element kyç në promovimin e shëndetit në shkolla.

Tipari dominues (“ethos"). Cilësia e marrëdhënieve midis nxënësve, midis tyre dhe stafit dhe midis vetë stafit
kontribuojnë në karakteristikat apo klimën e një shkolle. Tashmë është i njohur gjerësisht fakti se shkollat e
shëndetshme të cilat vlerësojnë marrëdhëniet pozitive, prioritizojnë mësimin dhe inkurajojnë vetë-vlerësimin kanë
dhe standarde më të mira edukative.
Kurrikula. Karakteristikat e një kurrikule efektive janë debatuar gjerësisht. Në përgjithësi është pranuar se ajo çka
duhet të ofrojë duhet të jetë e përshtatshme me zhvillimin social dhe njohës të nxënësve dhe se një program i
vazhduar dhe progresiv, ose kurikul spirale, në të cilën janë përshkruar tema të njëjta, është më efektive.

Mjedisi. Mjedisi fizik dhe pamja e shkollës mund të jetë stimuluese ose depresive. Shkollat duhet të sigurojnë një
mjedis të pastër dhe të sigurt, pa mbeturina dhe mbishkrime, tualete të pastra dhe një hyrje mikpritëse dhe të
sigurt. Duhet të ketë ambiente për të luajtur, për një ndërveprim social dhe për një studim të qetë.

Lidhja me komunitetin. Partneriteti me prindërit mund të variojë nga informacioni lidhur me eventet shkollore dhe
kërkesat për rritjen e fondeve, konsultimeve rreth uniformës ose ushqimit, në përfshirje aktive të të gjithë prindërve
në vendimmarrje për kurrikulat dhe çështjet e lidhura me burimet. Nga një studim lidhur me pikëpamjet e prindërve
për edukimin dhe promocionin shëndetësor u zbulua se shumë prej tyre nuk e dinin se çfarë po bënin shkollat dhe
nuk ishin konsultuar për promocionin shëndetësor pavarësisht faktit se ato e shikonin shkollën si një mjedis me
ndikim madhor në informimin e të rinjve për çështjet e lidhura me shëndetin.
Nga ana tjetër shkollat janë pjesë e një komuniteti më të gjerë dhe duhet t'i hapen këtij komuniteti. Shumë
organizata dhe shërbime mund të sigurojnë mbështetje për shkollat. P.sh. policia dhe shërbimi i urgjencës mund të
sigurojë sesione edukative lidhur me parandalimin e aksidenteve.

Ndërhyrje efektive

Ndërhyrjet e promocionit të shëndetit në shkolla ndryshojnë shumë në natyrën e tyre, duke variuar nga programet
që sigurojnë informacion fiziologjik për t'u aftësuar për jetēn në programet e orientuara drejt abstinences. Shumë
kurrikula kanë si qëllim të kenë si rezultate uljen e rrezikut, rritjen e njohurive apo ndryshimet në sjellje. Kështu
programet mund të jenë specifike për një çështje të veçantë shëndetësore, (p.sh. edukimi për lënien e duhanit) ose
më të përgjithshme, duke u fokusuar në aftësimin për jetën duke synuar zhvillimin e aftësive të vetë- vlerësimit dhe
ato sociale. Shkollat janë komunitete dinamike dhe kanë shumë influencë në të rinjtë si në mjedisin e brendshëm
ashtu edhe në atë të jashtëm. Shumica e ndërhyrjeve synojnë përmirësimin e sjelljeve të lidhura me shëndetin. Këto
rezultate shëndetësore nuk do të duken deri vonë me kalimin e viteve dhe moshimin e nxënësve. P.sh. slogani
australian "pa kapele s'ka lojë" nuk do të demonstrojë ndonjë efekt në parandalimin e kancerit të lëkurës, deri në
moshën adulte.

Konkluzione

Shkollat janë parë gjerësisht si një mjedis që kanë një rol kyç në promocionin shëndetësor. Veçanërisht kjo është e
vërtetë kur ka një interesim të publikut dhe medias për shëndetin. Atëherë të rinjtë janë parë si një popullatë target
kyç për sigurimin e informacionit dhe inkurajimin e qëndrimeve të përgjegjshme". Ato janë parë si një mjedis
vendimtar lidhur me aksesin që ato sigurojnë ndaj të rinjve dhe potencialin e tyre për të siguruar një mjedis pozitiv
për të mësuar. Promocioni shëndetësor në shkoila premton të jetë më efektiv kur:

• Ai adreson nevojat e të rinjve dhe përshtatet me njohuritë dhe eksperiencat e tyre.


• Ai mbështetet nga një institucion i cili është vetë promovues i shëndetit.
• Përkrahet nga një promocion shëndetësor i gjerë në komunitet.
• Aplikohet nga mësues të angazhuar dhe të informuar me një kurrikul të përshtatshme.

Kapitulli 9 – Promocioni i shëndetit në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor dhe


spitale
Shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor dhe spitalet sigurojnë një mjedis të rëndësishëm për promocion shëndeti
dhe roli i tyre në këtë veprimtari po bëhet gjithnjë e më i njohur. Ndërkohë që në sistemin shëndetësor vazhdon të
predominojë trajtimi i sëmundjes, mjediset e kujdesit shëndetësor sigurojnë një mundësi të përshtatshme për të
rritur dobinë e shërbimeve ekzistuese. Si një mjedis i tillë, shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë avantazhe
unike në akses, besim dhe kredibilitet.
Hyrje

Qëllimet e hershme të shërbimeve shëndetësore nacionale kanë qenë sigurimi i një shërbimi shëndetësor
gjithëpërfshirës, përmirësimi i shëndetit fizik dhe mendor dhe parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes.
Kjo ka shumë të përbashkëta me qëllimet e promocionit shëndetësor, megjithëse historikisht trajtimi dhe shërimi i
sëmundjes ka patur precedencë krahasuar me parandalimin e sëmundjes apo promovimin e një shëndeti pozitiv.
Shërbimi shëndetësor është një mjedis i përshtatshëm për promocionin e shëndetit, sepse ai i ofron mjekëve
mundësinë e integrimit të promocionit shëndetësor në praktikën e tyre duke plotësuar kështu premtimin e hershëm
për shërbim shëndetësor gjithëpërfshirës dhe që promovon shëndet.
Ka edhe karakteristika të tjera unike të mjedisit që ofrojnë shërbimet shëndetësore. Përdorimi i shërbimeve
shëndetësore është universal, kështu që çdo njeri në një farë mënyre kontakton ofruesit e kujdesit shëndetësor, dhe
për shumë grupe vulnerabël, siç janë njerëzit që vuajnë sëmundje afatgjata, ky kontakt është frekuent dhe i zgjatur
në kohë. Personelit shëndetësor i pëlqen niveli i lartë i besueshmërisë që ata kanë në popullatën e përgjithshme, si
rrjedhojë ata kanë mundësi të ndikojnë në njohuritë, zakonet dhe sjelljet e tyre.

Pse kujdesi shëndetësor primar është një mjedis kyç për promocion shëndeti

Kujdesi shëndetësor primar përbën nivelin e parë të kontaktit të individëve, familjes dhe komunitetit me sistemin

shëndetësor kombëtar duke e sjellë atë sa më afër të jetë e mundur, aty ku njerëzit punojnë dhe jetojnë si dhe duke
përbërë elementin e parë të një procesi të vazhduar të ofrimit të tij. Kujdesi primar shëndetësor është një mjedis i
rëndësishëm për promocion shëndetësor sepse:

• Shumë njerëz kanë kontakte me personelin e shërbimit shëndetësor parësor;


• 97% e popullatës është e regjistruar tek mjeku i familjes dhe rreth 70% e tyre kontaktojnë atë të paktën 1
herë në vit.
• Profesionistët që ushtrojnë promocion shëndetësor në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor gëzojnë
besueshmëri në publikun e gjerë.

Nga ana tjetër, shërbimi shëndetësor primar ka disa avantazhe në krahasim me shërbimet e tjera të specializuara
në sektorin spitalor. Ato janë:

• Akses më të mirë, sepse shërbimet sigurohen në komunitet.


• Përmirësim të komunikimit, sepse si përdoruesit e shërbimit ashtu edhe ofruesit e tij takohen më shpesh.
• Mjekët e familjes janë mjekë të përgjithshëm. Ata i shohin njerëzit si në shtëpinë e tyre ashtu edhe në
qendrat shëndetësore, klinika apo repartet e kirurgjisë. Ata shohin të njëjtët njerëz gjatë viteve dhe mund të
kuptojnë se si shëndeti i tyre lidhet me pjesën tjetër të jetës që i ka mbetur. Këto faktorë ndihmojnë në
thyerjen e barrierave midis mjekut dhe pacientit, si rrjedhojë përmirëson komunikimin.
• Sigurimi adekuat i shërbimit shëndetësor primar, shpesh do të thotë se shumë shërbime të specializuara
spitalore janë të panevojshme. P.sh. menaxhimi dhe monitorimi i mirë i sëmundjeve kronike të tilla si diabeti
dhe astma mund të ndihmojnë parandalimin e zhvillimit të krizës e cila kërkon hospitalizim.
• Shërbimi shëndetësor primar dhe parandalimi është më pak i kushtueshëm se sa kujdesi spitalor.
• Përsa kohë që qëndrimi në spital po bëhet gjithnjë e më i shkurtër, roli i mjekut të familjes merr rëndësi më
të madhe.

Roli i kujdesit shëndetësor primar është theksuar si në politikat kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare të
promocionit shëndetësor. Programi i OBSH, “Shëndet për të gjithë 2000", bëri thirrje për një riorientim të
shërbimeve të kujdesit shëndetësor larg nga sektori shëndetësor spitalor dhe drejt atij parësor. Megjithëse kujdesi
shëndetësor parësor gëzon shumë avantazhe si një mjedis i përshtatshëm për promocion shëndeti, ka shumë
barriera lidhur me filozofinë e depërtimit të promocionit shëndetësor në këto shërbime. Modeli dominant mjekësor i
shëndetit do të thotë se akoma kujdesi shëndetësor primar është i orientuar më shumë nga trajtimi sesa nga
parandalimi apo promocioni shëndetësor. Probleme të tilla praktike si koha, hapësira dhe rastet e shumta e bëjnë të
vështirë prioritizimin e promocionit shëndetësor.
Përgjegjësia pēr promocion shëndetësor në kujdesin shëndetësor primar.

Në personelin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor përfshihen mjekët e familjes, dentistët, stafi i punësuar
prej tyre si infermierë, punonjësit social dhe psikologët.
Kujdesi shëndetësor primar siguron një mjedis të përshtatshëm ku promocioni shëndetësor zë vend si në nivelin
parësor, dytësor dhe tretësor.

• Një shembull i parandalimit parësor janë shërbimet e imunizimit të fëmijëve.


• Parandalimi dytësor konsiston në parandalimin e kronicizimit të sëmundjeve dhe kthimi në gjendjen e
mëparshme të shëndetit të tyre. Një shembull i këtij parandalimi është këshillimi i një pacienti me bronkit të
lërë duhanin.
• Parandalimi terciar ose ndihma për personat me sëmundje kronike apo të pashërueshme të përballojnë
situatën e re dhe të gëzojnë në maksimum shëndetin e tyre, ilustrohet me shembullin e improvizimit të
klinikës së astmës, duke mësuar në këtë mënyrë njerëzit se si të monitorojnë situatën dhe të menaxhojnë
gjendjen e tyre.

Një pjesë e konsiderueshme e promocionit shëndetësor praktikohet nga infermieret e poliklinikave, infermieret e
konsultorit të fëmijës dhe të gruas, mamitë, infermieret e njësive bashkiake etj. Gjatë punës së tyre të përditshme
ato kanë shumë mundësi për promocion shëndetësor.

Pse spitalet përbëjnë një mjedis të rëndësishëm për promocion shëndetësor

Mjedisi spitalor siguron shumë mundësira për promocion shëndeti. Aty ka një forcë të madhe pune që ka kontakte të
ngushta me pacientët, në një kohë kur rritja e njohurive mbi shëndetin dhe sëmundjen mund t'i motivojë pacientët
që të bëjnë ndryshime madhore të stilit të jetesës. Studimet kanë treguar se edukimi i pacientit është efektiv në
termat afat-shkurtër, p.sh. përmirësimi i niveleve të shërimit dhe reduktimi i ankthit.
Promocioni shëndetësor në spitale mund të ndërtojë projekte të ndryshme, por përgjithësisht ato kanë të njëjtat
synime:

• T'i bëjnë spitalet një mjedis më të shëndetshëm për të punuar dhe jetuar, si për ata që punojnë edhe për
pacientët.
• Të zgjerojnë programet e rikuperimit dhe rehabilitimit
• Të sigurojnë informacion dhe këshilla lidhur me çështjet shëndetësore
• Të zhvendosë spitalin nga të qenët vetëm vend trajtimi në një vend ku parandalimi dhe shërimi janë
gjithashtu të vlefshme dhe të shihen si pjesë e qëllimeve të tij.

Në vitin 1991, OBSH paraqiti disa kritere që duhet të ndjekin spitalet për të praktikuar promocion shëndetësor,
(Budapest, 1991).

Përtej sigurimit të cilësisë së mirë mjekësore dhe kujdesit shëndetësor, një spital që promovon shëndet duhet:

• Të sigurojë mundësira për të zhvilluar perspektiva, objektiva dhe struktura të orientuara drejt shëndetit.
• Të zhvillojë një korporatë të përbashkët brenda spitalit e cila të përfshijë qëllimet e Promocionit Shëndetësor
në Spitale.
• Të rrisë informacionin e ndikimit të spitalit në shëndetin e pacientëve, stafit dhe komunitetit. Mjedisi fizik i
ndërtesave të spitalit duhet të mbështesë, të mbrojë dhe të përmirësojë procesin shërues.
• Të inkurajojë një rol aktiv dhe pjesëmarrës së pacientëve sipas potencialit specifik shëndetësor të tyre.
• Të inkurajojë pjesëmarrjen, procedurat e orientuara drejt rifitimit të shëndetit gjatë kohës në spital.
• Të krijojë kushte të shëndetshme pune për të gjithë stafin.
• Të përpiqet që të bëjë Spitalet që Promovojnë Shëndet punës. një model për shërbimet shëndetësore dhe
vendet e punës.
• Të ruajë dhe të promovojë bashkëpunim midis komunitetit që ndërmerr iniciativa promocioni shëndetësor
dhe qeverisjes lokale.
• Të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin midis shërbimeve ekzistuese sociale dhe shëndetësore në
komunitet.
• Të përmirësojë mbështetjen që i jepet nga spitali pacientëve apo të afërmve të tyre nëpërmjet shërbimeve
sociale dhe shëndetësore të tij ose nëpërmjet grupeve apo organizatave vullnetare.
• Të identifikojë dhe vërtetojë grupet specifike target (p.sh. moshën, kohëzgjatjen e sëmundjes) në spital si
dhe nevojat shëndetësore të tyre.
• Të pranojë ndryshimet në vlera, nevoja dhe kushtet kulturore të individëve dhe grupeve të ndryshme të
popullatës.
• Të krijojë mjedise mbështetëse, humane dhe stimuluese brenda në spital, veçanërisht pacientët me
sëmundje kronike apo me sëmundje të tjera afatgjata.
• Të rrisë cilësinë e programeve informative, të komunikimit dhe edukimit si dhe trajnimet për pacientët dhe
të afërmit e tyre.
• Të rrisë cilësinë dhe të sigurojë programe edukative dhe trajnime për stafin mjekësor.
• Krijimin e një data-base epidemiologjike veçanërisht lidhur me parandalimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve
dhe t'ia komunikojë këtë informacion mbarë publikut, politik-bërësve dhe institucioneve të tjera.

Parimet e promocionit shëndetësor (drejtësia, pjesëmarrja, bashkëpunimi, fuqizimi dhe mbështetja) mund të
aplikohen edhe në spital.
Kështu, drejtësia apo paanësia mund t'i referohet gjërave të ndryshme në spital. Paanësi mund të nënkuptojë
sigurimin e burimeve të përshtatshme në bazë të nevojës. Ose mund të nënkuptojë punën në skuadër në kushte të
barabarta dhe jo stile hierarkike në komunikimin midis stafit apo të stafit me pacientët. Paanësi mund të nënkuptojë
sigurimin e një kujdesi të veçantë për të gjitha grupet. P.sh. shumë rutina në spitale bazohen në normat kulturore të
cilat mund të mos aplikohen tek të gjithë pacientët. Dieta dhe praktikat e higjienës shpesh kanë specifika kulturore
dhe adaptimi me forcë i praktikave jo-familjare për pacientët mund të jetë në kundërshti me vlerat dhe besimet
duke e bërë shpesh këtë proces të dhimbshëm.

Pjesëmarrja

Pjesëmarrja i referohet mundësisë për të pasur një zë, në atë se si janë organizuar shërbimet spitalore. Panelet e
pacientëve dhe grupet e kujdesit janë një shembull se si mund të inkurajohet komuniteti. Është e rëndësishme që në
këtë proces të përfshihen si pacientët ashtu edhe të afërmit e tyre. Menaxhimi spitalor dhe strukturat organizative
mund të kërkojnë të bëhen më të hapura dhe përgjegjëse ndaj opinionit të stafit.

Bashkëpunimi

Bashkëpunim në ambientet e spitalit do të thotë vendosja e lidhjeve brenda dhe jashtë spitalit. Brenda në spital duke
punuar midis profesionistëve është e rëndësishme të njihet dhe vlerësohet kontributi i çdo anëtari të stafit. Grupet
vullnetare, anëtarët e të cilëve vizitojnë dhe kujdesen për pacientët dhe organizatat e tjera vullnetare janë një
shembull i bashkëpunimit me komunitetet lokale.

Fuqizimi

Fuqizim do të thotë inkurajimi i njerëzve dhe të afërmve të tyre për të ndarë përgjegjësitë dhe vendimmarrjen.
Gjithashtu, është e lidhur me stafin dhe lëvizjet në strukturat organizative të cilat përjashtojnë disa grupe nga
vendimmarrja në nivelet më të larta. Nëse infermieret inkurajojnë pacientët, edhe atyre u nevojitet autoritet dhe
autonomi.

Qëndrueshmëria

Spitalet ndikojnë në mjedis në një varg mënyrash, p.sh. nëpërmjet konsumit të lartë të energjisë, prodhimin e
mbeturinave dhe përdorimin e sistemeve të transportit. Spitalet mund të monitorojnë mbledhjen dhe heqjen e
mbeturinave të klinikave dhe ato shtëpiake në mënyrë që të eliminojë rënien në kontakt me to dhe të reduktojë
rrezikun e eliminimit të tyre. Mbeturinat e klinikave mund të digjen. Spitalet mund të negociojnë me kompanitë e
transportit publik për të reduktuar përdorimin e makinave private të punonjësve dhe pacientëve.
Ndryshimet midis parandalimit dhe promocionit shëndetësor

Promocioni i drejtohet te gjithe popullates dhe nuk perzgjedh nengrupe te saj, ndryshe nga parandalimi i cili eshte I
drejtuar nje semundjeje specifike dhe grupeve ne risk per zhvillimin e kesaj semundjeje.

Promocioni nuk varet vetem nga instancat e shendetit publik, por realizohet nga vete komuniteti dhe veprimet
individuale e familjare. Parandalimi realizohet nga punonjes shendetesore te specializuar.

Synimi i promocionit eshte te nxise adaptimin e nje stili jetese sa me te shendetshem, me qellim qe te promovoje
permiresimin e shendetit dhe mireqenies; ndersa synimi i parandalimit eshte te mbroje sa me shume individe nga
semundja specifike ndaj te ciles jane me riskuar ne raport me popullaten normale.

Promocioni shoqerohet me nje konotacion pozitiv i cili lidhet me qasjen gjitheperfshirese qe ka pervec parandalimit
dhe permiresimit te shendetit. Parandalimi shoqerohet me nje konotacion me konservativ, duke u perqendruar ne
ruajtjen e shendetit.

Karta e Otaves

• Hartim të politikave publike të shëndetshme;


• Krijim të mjediseve mbështetëse për shëndetin;
• Forcim të veprimtarisë dhe pjesëmarrjes së komunitetit;
• Zhvillim të aftësive personale që promovojnë shëndetin;

Riorientim të shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë drejt parandalimit dhe promocionit shëndetësor

Pse kujdesi shëndetësor primar është një mjedis kyç për PSH?

• Shumë njerëz kanë kontakte me personelin e shërbimit shëndetësor parësor;


• 97% e popullatës është e regjistruar tek mjeku i familjes dhe rreth 70% e tyre kontaktojnë atë të paktën 1
herë në vit.
• Profesionistët që ushtrojnë PSH në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor gëzojnë besueshmëri në
publikun e gjerë.

Keqperceptimi human ne ceshtjet etike te depistimit?

Qellimi i depistimit eshte vleresimi dhe identifikimi I faktoreve te riskut ose percaktimi se i individeve ne nevoje per
ndjekje te metejshme. Per kete arsye nevojitet hartimi i nje metode informative nga komiteti drejtures i programit,
ku shpjegohet domethenia dhe kufizimet e testit depistues. Kjo mundeson qe pjesemarresit te informohen drejt dhe
te mos perceptojne keq qellimin e programit.

Perkufizimi i PSH sipas WHO

Eshte procesi i aftesimit te individeve per te rritur kontrollin e tyre mbi shendetin si dhe per ta permiresuar ate.

Mjediset qe perdoren per promocionin shendetesor.

Mjediset jane te nevojshme sepse sigurojne kanalet per perhapjen e informacionit dhe japin akses ndaj popullatave
te ndryshme.

• Shkollat. Edukimi dhe promocioni në shkolla përfshin mësimin në klasa, trajnimin e mësuesve si dhe
ndryshimet në mjediset e shkollës të cilat mbështesin sjelljet shëndetësore.
• Komunitetet. Edukimi shëndetësor i bazuar në komunitet vepron në marrëdhëniet sociale dhe organizative
për të arritur një popullatë sa më të gjerë nëpërmjet medias dhe strategjive interpersonale. Ndërhyrjet
komunitare në kisha, klube, qendra të ndryshme argëtimi dhe në lagje janë përdorur për të inkurajuar
ushqyerjen e shëndetshme, reduktimin e faktorëve të riskut për sëmundje kardio-vaskulare, etj.
• Vendet e punës. Promocioni shëndetësor në vendin e punës ka krijuar dhe zhvilluar mjete të reja për
edukatorët e shëndetit. Duke qenë se njerëzit shpenzojnë shumë orë në punë, vendi i punës është
njëkohësisht burim i stresit dhe i mbështetjes sociale.
• Edukimi dhe promocioni për personat me risk të lartë, pacientët, familjet e tyre dhe komunitetin rrethues, si
dhe trajnimi i personelit shëndetësor, janë të gjitha pjesë të kujdesit shëndetësor të sotëm.
• Shtëpitë. Ndërhyrjet për ndryshimin e sjelljes janë të shpërndara tek njerëzit edhe në shtëpitë e tyre, si
nëpërmjet mënyrës tradicionale shëndetësore-vizitave në shtëpi, ashtu edhe nëpërmjet një varg kanalesh
komunikimi, siç është interneti, telefoni dhe posta. Strategjitë që përfshijnë mënyrat e fundit bëjnë të
mundur mbulimin e një numri të madh njerëzish me risk të lartë në një mënyrë konveniente e cila zvogëlon
barrierat e bisedave të drejtpërdrejta.
• Mjediset tregtare. Edhe këto mjedise luajnë një rol të rëndësishëm për të transmetuar mesazhe edukative
shëndetësore në një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Në këto mjedise krijohen mundësi të reja si për
edukimin shëndetësor dhe për konsumatorët e çorientuar rreth potencialit të efekteve shëndetësore të
artikujve që ata blejnë. Strategjitë e ndryshme që përdoren synojnë t’i orientojnë njerëzit për të treguar
kujdes mbi informacionin shëndetësor në etiketat e ushqimeve.

Perqasja parandaluese/mjekesore dhe ndryshimet e sjelljes

• Perqasja parandaluese/mjekesore

Fokusohet ne aktivitete qe synojne reduktimin e semundshmerise dhe vdekjes se parakohshme, te drejtuara si ndaj
grupeve te riskuara dhe popullates ne teresi. Qellimi eshte rritja e nderhyrjeve mjekesore per parandalimin e
semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme. Konsiston ne tre nivele nderhyrjesh:

Parandalim paresor - parandalimi i fillimit te semundjes

Parandalim dytesor - parandalimi i avancimit, depistimi dhe diagnoza

Parandalimi tretesor - reduktim i paaftesise dhe vuajtjes

Eshte popullore si perqasje sepse:

Ka status te larte duke qene se perdor metoda shkencore dhe drejtohet nga eksperte shendetesor ose nga lart-
poshte.

Parandalimi dhe diagnostikimi I hershem jane kosto-efektiv ne raport me trajtimin e vone.

• Ndryshimi i sjelljes

Kjo qasje konsiston ne inkurajimin e njerezve qe te perqafojne sjellje te shendetshme, qe kane nje rol kyc ne
permiresimin e shendetit. Kjo qasje e shikon shendetin si nje zgjedhje individuale te lidhur me individin. Permiresimi i
shendetit apo perkeqesimi i tij dhe pasojat negative percaktohen nga zgjedhjet individuale.

Perfaqeson themelin e aktivitetit te organizatave te promocionit shendetesor te cilat drejtohen nga ekspertet
shendetesor bazuar ne modelin lart-poshte.

Punonjesit shendetesor ofrojne edukimin e klientit permes keshillimit koke me koke.

Avantazhet e sherbimit paresor primar ne raport me sherbimet e tjera shendetesore.

• Akses më të mirë, sepse shërbimet sigurohen në komunitet.


• Përmirësim të komunikimit, sepse si përdoruesit e shërbimit ashtu edhe ofruesit e tij takohen më shpesh.
• Sigurimi adekuat i shërbimit shëndetësor primar, shpesh do të thotë se shumë shërbime të specializuara
spitalore janë të panevojshme.
• Shërbimi shëndetësor primar dhe parandalimi është më pak i kushtueshëm se sa kujdesi spitalor.
• Përsa kohë që qëndrimi në spital po bëhet gjithnjë e më i shkurtër, roli i mjekut të familjes merr rëndësi më
të madhe.
Perkufizimi i shendetit sipas WHO

Mireqenie e plote fizike, mendore dhe sociale dhe jo thjesht mungese semundjeje apo pamundesie fizike
(perkufizimi i OBSH)

Parimet e promocionit sipas WHO

• Promocini Shendetesor perfshin popullaten ne teresi.


• Promocioni Shendetesor fokusohet ne faktoret shkaktare te semundjes.
• Promocioni shendetesor kombinon metoda dhe perqasje te ndryshme qe plotesojne njera tjetren.
• Synon perfshirjen dhe bashkepunimin konkret dhe te dretperdrejt te popullates.
• Punonjesit e shendetesise luajne rolin kryesor ne te gjitha aktivitetet e promocionit shendetesor.

Dallimi midis edukimit dhe promocionit

Edukimi shendetesor perfaqeson qasjen e cila synon parandalimin e semundjeve permes informimit, pajisjes me dije
dhe njohuri racionale per mbrojtjen e shendetit te individeve dhe popullates ne teresi. Edukimi perfaqeson nje pjese
integrale te promocionit shendetesor ku perfshihen vetem masa edukative.

Ndersa, promocioni perfaqeson nje koncept me gjitheperfshires, ku pervec edukimit perfshihen edhe metoda,
strategji dhe aktivitete qe synojne permiresimin e shendetit. Ne promocionin shendetesor nuk perfshihen vetem
metoda edukative, por edhe masa ekonomike, financiare si dhe ndryshime legjislative ne kuader te nderhyrjeve qe
implementohen.

Shembulli klasik eshte duhanpirja. Nuk mjaftojne vetem aktivitetet me qellim edukues per efektet dhe demet e
shkaktuara nga duhanpirja, por jane te nevojshme edhe masat ne fushen e promocionit te tipit, rritja e cmimeve,
ndryshime ne ligjet e taksimit, ndalimi i shitjes tek individet nen moshe apo ndalimi i shitjes prane shkollave.

Kategorite e promocionit ne pune

• Dhenia e ndihmes se pare dhe trajtimi mjekesor.


• Depistimi para punesimit.
• Mbrojtja nga aksidentet.
• Kontroli ndaj demtimeve te ndryshme dhe infeksioneve.
• Edukimi shendetesor.
• Dhenia e keshillave rreth nje stili te shendetshem jete.
• Politika dhe rregulla per te siguruar nje mjedis pune me te shendetshem

You might also like