Kazuse

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Kazus 1

Shtetasi D, rreth ores 15:00 te dates 27.07.2019, tek vendi i quajtur Rruga e Madhe ne qytetin e
Shkodres, ka shtene me arme zjarri duke vrare shtetasen MM (12 vjec) dhe ka demtuar ne kembe
shtetasin K.E. Midis shtetasit D dhe KE ka patur nje konflikt te meparshem ne te cilin shtetasi D
kish mbetur i plagosur me arme zjarri. Diten e ngjarjes, rastesisht dy shtetasit kur jane vene
perballe njeri-tjetrit, KE eshte mundur t’i shmanget ballafaqimit me shtetasin D (te cilin e kishte
plagosur me pare). Ky i fundit ka dale nga makina, ka mbushur armen te cilen e mbante me vete,
dhe ka bere qitje me te duke qelluar ndaj shtetases 12 vjecare MM qe ndodhej aty, dhe ndaj KE
duke e plagosur kete te fundit ne kembe. Shtetasja MM ka mbetur e vrare, ndersa shtetasi KE ka
mbetur i plagosur. Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor demtimi hyn ne kategorine e plagosjes
se lehte.
Cili eshte kualifikimi ligjor per veprimet e kundraligjshme te shtetasit D?

Kazus 2
AD eshte nje grua e cila ka bere nje martese me shkuesi me bashkeshortin e saj. Per shume vite
ajo ka vuajtur nga dhuna dhe abuzimet e tij, ketu perfshihet edhe tentativa per ta vrare. Nje
mbremje, bashkeshorti i saj e kercenoi se do ta sulmonte. Ate nate, ndersa bashkeshorti i saj ishte
disi i pergjumur, AD i hodhi benzine siper dhe i vuri zjarrin. Bashkeshorti ndrroi jete nga djegiet
qe i kishte shkaktuar zjarri.
Beni cilesimin juridik te figures se vepres penale te konsumuar.
Ne rolin e prokurorit beni nje analize juridike (te rastit) lidhur me figuren e vepres penale qe ju
do te caktoni.

Kazus 3
B-ja goditi me thike te dashuren e tij M per te cilen e dinte qe ishte shtatezene. 16 dite pas
goditjes me thike M-ja shkon te linde. Femija qe ka lindur para kohe arriti te mbijetoje 121 dite
nen kujdesin intensiv, por ne fund vdes.
Cila do te ishte akuza qe do te kishit ngritur kundrejt personit B?
Kazus 4
A-ja ishte nje anestezist i cili per 6 minuta nuk arriti te dalloje se nje tub qe furnizonte me
oksigjen pacientin e tij ishte shkeputur nga ventilatori. Per pasoje pacienti vdiq.
Beni cilesimin juridik te figures se vepres penale.

Kazus 5
Dy oficere policie dyshonin se dy gra po i luteshin njerezve per qellime prostitucioni. Ata ju
afruan grave por njera, A-ja, refuzoi qe t’i pergjigjej pyetjeve dhe u largua. Nje oficer policie e
kapi per dore. A-ja u kunderpergjigj duke e gervishtur oficerin dhe me pas edhe duke e kafshuar
ate ne dore.
Analizoni juridikisht kazusin.

Kazus 6
MD e dinte qe ishte HIV pozitiv. Megjithate, ai kreu marredhenie seksuale te pambrojtura me dy
gra, qe me pas edhe ato te 2ja u diagnostikuan si HIV pozitiv.
Analizoni juridikisht rastin.

Kazus 7
Personi A pas nje konflikti banal me personin B (ne breg te detit), e godet B-ne me nje mjet te
forte ne koke duke e lene ate ne breg te detit pa ndjenja. I frikesuar A largohet nga vendi i
ngjarjes me mendimin se e kishte vrare B-ne. Ne te vertete B-ja ne ato momente ishte akoma
gjalle, por pa ndjenja per shkak te goditjes se forte qe kishte mare ne koke. Pas nje kohe x,
nderkohe qe A ishte larguar, niveli i detit fillon te ngrihet duke ju afruar trupit te B-se dhe duke
mbuluar fytyren e tij, pasi B-ja kishte rene shtrire permbys. Si rrjedhoje e bllokimit te sistemit te
frymemarjes B-ja gjen vdekjen.
Cfare pergjegjesie do te kete personi A ne lidhje me vdekjen e personit B?
Beni cilesimin ligjor te figures se vepres penale te konsumuar.
- Personi A pergjigjet per “plagosje te rende ose tentative vrasje” (neni 84 ndoshta) per
faktin e goditjes me mjete te forta te personit B dhe parashikimit nga ana subjective e
ardhjes se vdekjes nga nje goditje e tille.

- Vdekja e personit B nuk eshte shkaktuar nga goditja por nga veprime dytesore (futja e
ujit ne rruget e frymemarrjes) dhe personi A nuk mban pergjegjesi per vdekjen e personit
B sepse duke menduar se e ka vrare nuk kishte si ti parashikonte nga ana subjektive
pasojat qe do vinin me pas.

Kazus 8
Nje shperndares droge nxit nje te ri Y, i cili kishte qene vartes droge, por sapo kishte perfunduar
nje kure dizintoksikimi, qe te rikonsumonte kokaine. I riu gjen vdekjen si pasoje e marrjes se
dozes se kokaines. Ne te vertete sasia e dozes nuk ishte vdekjeprurese, por vdekja ndodhi si
rrjedhoje e ndryshimeve organike te pranuara edhe nga ekspertiza.
Analizoni lidhjen shkakesore dhe pergjegjesine penale te shperndaresit te droges ne lidhje me
vdekjen e te riut Y.

Shperndaresi I droges nuk ka deshiruar drejtpersedrejti vdekjen e te riut Y duke I dhene atij
dozen e kokaines por ai do te ishte pergjegjes per vdekjen e Y nese ai do te kishte mundesine te
parashikonte nga ana subjective arrdhjen e kesaj pasoje (vdekjen e Y nga marrja e dozes se
kokaines).
Shitesi I droges pergjigjet per shperndarje te lendeve narkotike. (neni 283).
Pergjegjesi qe shperndresi I droges ka per vdekjen e Y varet nga njohurite qe ai ka per procesin e
dezintoksikimit dhe reagimit te trupit pas procesit te dezintoksikimit.

Kazus 9
Personi Sh godet me grusht personin L duke e lene te shtrire ne mes te rruges. Personi L ndrron
jete si rezultat i kalimit te nje makine siper trupit te tij.
Percaktoni pergjegjesine penale te Sh-se dhe lidhjen shkakesore ne teresi.
Beni cilesimin e figures se vepres penale te konsumuar.
- Personi Sh pergjigjet per plagosjen e L duke qene se e ka goditur me grusht dhe e ka lene
pa ndjenja, por duke e lene te shtrire ne mes te rruges personi Sh ka pasur mundesine te
parashikoje, ne anen subjective, ardhjen e pasojes “ shtypjen e personit L nga mjeti” dhe
kjo ben qe Sh te pergjigjet edhe per vdekjen e L. Pra Sh pergjigjet per ”plagosje me
pasoje vdekjen”

Kazus 10
Tre persona A, B dhe C vendosin qe te vjedhin nje zyre te kembimit valuator. Njeri prej tyre, C-
ja, do te priste jashte me makine per te transportuar A-ne dhe B-ne dhe parate e vjedhura. A-ja
dhe B-ja ne momentin kur hyjne ne zyren e kembimit valuator hasin pronarin D, i cili i pengon
ata qe te kryejne vjedhjen. Ne keto kushte, ata e godasin ate me nje mjet ne koke duke e plagosur
rende, duke marre me vete vetem disa te holla qe gjendeshin aty dhe largohen. Rezulton se parate
e vetme te marra ishin te gjitha te falsifikuara jashte cdo parashikimi te A, B dhe C.
Analizoni pergjegjesine penale te A, B dhe C.
Beni cilesimin juridik te figures se vepres penale per secilin person (perfshire D).

- Personat A, B dhe C jane pergjegjes per vepren penale “ vjedhje ne bashkepunim” (neni
134/2) ku A dhe B jane ekzekutor kurse C eshte ndihmes. Vjedhja u krye duke goditur
me mkete te forta pronarin D.

- D mban pergjegjesi per vepren penale “falsifikim I monedhave” (neni 183)

Kazus 11
Personi A duke qendruar ne nje nga urat mbi autostrade ka si qellim demtimin e automjetit te B-
se, i cili do te kalonte aty, duke i hedhur nje gur me force ne xhamin e perparme te makines. Per
shkak te ketij veprimi te A-se, drejtuesi i mjetit, B-ja, humbet kontrollin duke u perplasur me
murin ndares te autostrades. Si rrjedhoje, ai gjen vdekjen e menjehershme.
Evidentoni figuren e vepres penale te konsumuar.
Analizoni pergjegjesine penale te A-se.

Personi A mban pergjegjesi per “ vrasje nga pakujdesia” (neni 85) ne formen e nglizhences.
Nga rrethanat e faktit A nuk I kishte parashikuar pasojat por kishte mundesi dhe duhej ti
parashikonte per shkak se goditja ne xhamin e perparme ka rezultuar ne bllokimin e drejtuesit te
mjetit dhe faktin qe ky mjet po levizte ne autostrade ku shpejtesia eshte 90-110 km/h.

You might also like