Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Menaxheri në koncert

Kryetarit të nji qyteti i erdh nji biletë falas për


koncert në të cilin kishte me u ekzekutue "Simfonija
e pakryeme" e Schubert -it. Mbassi nuk kishte
mundësi me shkue, ai e dërgoi menaxherin e vet.
Të nesrit e pyeti si kishte kalue në koncert e
menaxheri ia dha raportin me këtë përmbajtje:

1. Gjatë nji pjese të koncertit 4 oboistat nuk luejtën


hiç. Numrin e tyne e kisha zvoglue e punën e tyne e
kisha shpërnda te anëtarët tjerë të orkestrit. Me këtë
iu kisha shmangë variacioneve në aktivitetet e tyne.

2. Të 12 violinat i luejshin notat e njejta. Ky asht nji


dyfishim i panevojshëm dhe numrin e anëtarëve të
këtij seksioni drastikisht e kisha zvoglue.

3. Nuk asht e nevojshme që frymorët të përsërisin


pjesët e njejta të cilat veq i kanë luejt harkorët. Kur i
kishim largue të gjitha pjesët që përsëriten, koncerti
kishte me zgjatë vetëm 20 minuta e jo 2 orë.

4. Të kish pasë kujdes Schubert-i në këto gjana që u


cekën ma nalt, me siguri se e kishte përfundue
simfoninë.

You might also like