Mahler

You might also like

Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Gustav Mahler (100 vjetori i vdekjes)

Me 18 maj 2011 janë ba 100 vjet prej vdekjes së Gustav Mahler-


it, kompozitorit të madh austriak, i njohun si kompozitor i cili ka
sjellë risi me kombinimin e stileve muzikore, deri atëherë të
pamundshme.
Në kompozimet e veta, ai i gërshetoi elementet e romantizmit të
pjesës së dytë të shekullit të XIX me synimet e guximshme
muzikore të shekullit të XX.
U lind në Kalishte të Çekisë me 7 korrik të vjetit 1860 në nji
familje çifute e cila i kishte 12 fëmijë. Qysh në fëmini
interesohej për muzikë dhe veq në moshën 4 vjeçare ai luen
pjesë ushtarake në harmonikë, gja që ka lanë gjurmë në muzikën
e mavonshme të tij, sepse të gjitha simfonitë e tij në pjesët e para
si bazë i kanë motivet e marsheve ushtarake.
Në ditët studentore fillon me komponue, por punimet e para i
shkatërron, kështu që punimi i parë i tij i ruejtun asht
"Trauersong" (kanga e dhimbshme) i shkruem në 1878.
Në punën e Mahler-it kanë ndikue shkrimtari rus Dostojevski
dhe filozofët gjermanë Kant, Schoppenhauer, Nietzsche dhe
Richter, e simbass veprës "Titan" të këtij të fundit, ai e quejti
simfoninë e vet të parë. Si idolë muzikorë i kishte Mozart-in,
Wagner-in dhe Bruckner-in.
Mbass studimeve, e fillon karierën si dirigjent, ma së pari na
Haale e mandej në Ljubljana. Në 1888 bahet drejtor opere në
Budapest dhe aty rrin tri vjet, e mandej transferohet në Hamburg
ku punon si dirigjent i parë i operës dhe rrin 6 sezona.
Punon edhe si drejtor i operës mbretnore në ëien, por edhe si
dirigjent i filharmonisë vieneze.
Në 1895, konvertohet në katolik dhe disa vjet ma vonë martohet
me Alma Maria Schindler me të cilën i lindën dy vajza.
Filharmoninë vieneze e lëshon në 1907 për shkak të atmosferës
së keqe në te dhe mosdurimit të ndërsjellë të muzicientëve.
Atëherë fillon të ketë probleme me shëndetin, kështuqë serinë e
65 koncerteve të turnesë nëpër Amerikë e ndërprenë qysh në
koncertin e 47. në Paris shkon për me u mjekue, por vdes nga të
kallunit e mushknive në vjetin 1911.
Ajo çka e dallon Mahler-in nga kompozitorët tjerë, asht aftësija
e tij mjeshtrore në bashkimin e dy stileve, në shikim të parë të
pabashkueshme :
kangët solo dhe muzikën simfonike, njena si stil i naltësuem e
tjetra banale, kjo ishte karakteristikë kryesore e "jugend"-stilit të
kulturës gjermane të shekullit XIX.
Mahler-i i shkruejti 9 simfoni, ndërsa e dheta i mbeti e
pakryeme. Simfonija e VIII-të ose "Njimijë" do të mbetet në
kujtesë për faktin se autori në te e ka paramendue inkorporimin
e 1000 muzicientë.

You might also like