Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Universiteti i Tiranes Maj,2008

Fakulteti i Ekonomise
Dega : Finance-Finance

LENDA : Kontabiliteti i Drejtimit


Kjo detyre paraqet te dhenat nga nje studim i bere ndaj ndryshimeve te
kontabilitetit te drejtimit ne kompanite e Britanise se Madhe.Te motivuar nga deklarime
te tilla qe mbështesin se kontabiliteti i drejtimit ka humbur lidhjen me komunikimin e
vendimmarrjeve te drejtimit, studimi yne shqyrton nese kontabiliteti i drejtimit ka qene
teper i ngadalte per te ndryshuar, megjithese mjedisi teknologjik dhe ai organizacional
kane ndryshuar me ritme te shpejta gjate viteve te fundit. Pra konkludojme se
kontabiliteti i drejtimit eshte duke ndryshuar.Megjithate,pervec metodave qe kontabiliteti
i drejtimit ka adaptuar, duket sikur ndryshimi me i madh po ndodh ne menyren se si eshte
duke u përdorur.Vec kësaj,ky studim ve theksin dhe ne shfaqjen e kontabilisteve te
drejtimit me aktiv te cilet sa shkon dhe po behen pjese e “skuadres” se drejtimit te
kompanise.Kjo detyre thekson rolet e te ashtuquajturve kontabiliste hibrid (te përzier).

PARAQITJE

Vitet fundit jane bere debate te shumta rreth shtrirjes se ndryshimeve te


kontabilitetit te drejtimit. Mund te përmendim se Johnson dhe Kaplan thone se
kontabiliteti i drejtimit nuk ka ndryshuar deri ne periudhen e hershme te shekullit te dyte
dhe, si pasoje ka humbur lidhjet me qëllimin qe kishte pra te komunikonte vendimarje te
drejtimit.Gjithashtu, thuhet se mjedisi ku operon kontabiliteti i drejtimit ka ndryshuar
konsiderueshem. Ketu mund te përmendim avancimet ne teknologjine e
informacionit,tregje me konkurruese, struktura te ndryshme organizimi dhe praktika te
ndryshme menaxhimi.
Deri ne momentin qe u publikua puna e J&K, teknika te ndryshme te kontabilitetit jane
zhvilluar sic eshte: ABC (llogari e kostos ne baze te aktivitetit) dhe kontabiliteti i
drejtimit strategjik.
Megjithate, keto te ashtuquajtura teknika moderne nuk po perdoren aq gjerësisht sa
ndoshta prisnin perkrahesit e tyre. Per shembull, studime te ndryshme deshmojne se ABC
perdoret vetem nga 20-30% e kompanive. Ndersa teknikat tradicionale te kontabilitetit te
drejtimit vazhdojne te perdoren gjerësisht.Keto studime, me sa duket, mbështesin dhe
kete lidhje te humbur te kontabilitetit qe permendem dhe me pare. Kjo pra na ben te
pyesim nese kontabiliteti i drejtimit ka qene teper i ngadalte per te ndryshuar pavarësisht
ndryshimeve te shpejta te mjedisit teknologjik dhe atij organizacional gjate viteve te
fundit (fokusi i nje studimi nga Universiteti i Manchesterit). Per studimin e këtij projekti
u shqyrtuan 12 kompani dhe u perfshin 8 studime afatgjata (qe zgjaten gati 5 vjet). Per te
folur me gjerësisht, konkluzionet e studimeve tona sugjerojne qe kontabiliteti i drejtimit
po ndryshon, pra ate cka supozuam me lart. Ndersa eshte e veshtire te kundeshtosh
konkluzionet e ketyre studimeve, qe ne nje shkolle siperfaqsore, teknikat tradicionale te
kontabilitetit te drejtimit vazhdojne te perdoren, keto ndryshime deshtuan ne
identifikimin e ndryshimeve te menyrave sipas te cilave keto teknika te kontabilitetit te
drejtimit jane duke u përdorur ne praktike. Per me teper, sic thame dhe me lart, ne kete
detyre do te theksohet gjithashtu dhe shfaqja e kontabilisteve te rinj te drejtimit
proaktiv.Ashtu sikurse do te shpjegohet dhe ne vazhdim,ky profesion has sfida te medha
gjate rruges. Megjithate duhet te shpjegojme qe individet duhet te pranojne te ndryshojne
keto “menyra” tradicionale te te berit kontabilitet.

2
FAKTORET QE NDIKOJNE NE KONTABILITETIN E DREJTIMIT

Gjithsesi, përpara se te pershkruajme vrojtimet ne ndryshimin e natyres se


kontabilitetit te drejtimit dhe ndryshimin e detyrave te nje kontabilisti, duhet te theksojme
se pari disa nga faktoret ekstrem te cilet duken sikur shkaktojne goxha ndryshim. Asnje
përpjekje nuk eshte bere per te vleresuar ndikimin e secilit nga keto faktore kryesore
sepse ato jane thjesht faktore te cilet kontabilistet dhe menaxheret duan te kene prezente
ne menaxhimin e kontabilitetit. Jane përmendur disa faktore nga njerëz te ndryshem, por
ndoshta me i përfoluri ishte konkurrenca ekonomike e viteve 90’ dhe vecanerisht
konkurrenca globale.Ajo cka eshte e rendesishme eshte perceptimi i manaxhereve dhe
kontabilisteve te mjedisit ekonomik ne te cilin ata veprojne. Ne qofte se ekziston
perceptimi i konkurences se larte, atehere fokusimi mbi tregjet dhe konsumatoret do te
vije duke u rritur dhe shumica e këtij fokusimi mbi konsumatorin mund te jete thjeshte
dicka teorike se ne kompanite qe ne studiuam (ato ishin me te prirura drejt shërbimeve qe
u ofronin konsumatorve duke përdorur orientimin drejt tregut).
Nje tjeter ndryshim thelbësor, eshte zhvillimi i teknologjise se informacionit gjate
viteve te fundit. Shpejtesia e ndryshimit te teknologjise, ne 30 vitet e fundit dhe
vecanerisht shpikja e kompjuterit, ka pasur nje ndikim te thelle ne organizim. Ajo cka ka
qene e rendesishme gjate 5 viteve te fundit, eshte përhapja e madhe e kompjuterave dhe
përdorimi i këtij kapaciteti kompjuterik ne organizate. Përdorimi ne rritje i kompjuterave
ka pasur efekt shum te madh mbi natyren e punes, sidomos puneve te zyres, dhe ne
rrjedhen e informacionit per rreth organizates.
Per me teper, kane ndodhur dhe ndyshime te tjera te rendesishme ne stukturen e
organizates, por akoma nuk dihet nese ato jane shkaktuar nga faktore real apo retorik. Per
shembull, ndersa ne Britanine e Madhe gjate viteve 1970 kishte nje rryme pervetesimi
dhe bashkimi, me krijimin e konglomerateve, gjate viteve 1990 organizatat po lëviznin
drejt nje rryme te kundërt. Pra gjithe keto ndryshime te shumta, ne konkurrence,
teknologji dhe strukturen organizacionale, kane ndikim te rendesishem ne natyren e
kontabilitetit vecanerisht ne menyren me te cilen po perdoren tani teknikat tradicionale te
kontabilitetit. Ne vazhdim do te diskutojme me teper per keto ndikime.

NATYRA E NDRYSHIMEVE TE KONTABILITETIT TE


DREJTIMIT:

Ashtu sic u përshkrua dhe me lart, kemi pasur avancime te konsiderueshme ne


teknologjine e informacionit gjate viteve te fundit.Nje nder me te rendesishmit, pervec
shpejtesise dhe kapacitetit te sistemeve moderne, ka qene zhvillimi i bazes se te dhenave
teknologjike, i cili tashme mundëson përfshirjen e nje mundesie te pafund informacioni
me ane te menyrave te lehta dhe te arritshme. Keto teknologji lejojne qe përdorues te
shumte te perdorin informacionin e ruajtur ne bazen e te dhenave njekohesisht dhe ta
perdorin ate me menyra te ndryshme.
Kur Johnson&Kaplan deklaruan lidhjen e tyre ne temen e diplomes, nje nga arsyet e
avancimit te tyre ishte fakti qe kontabiliteti i drejtimit dominohet nga raporte financiare.
Ata treguan se meqenëse raporti financiar eshte me detyrim ligjor, duhet te behet. Pra, ne
qofte se nje kompani ka vetem nje sistem informacioni, eshte raportit financiar i cili do te
kete perparesi. Si rrjedhim, informacioni qe duhet per qëllimet e tjera duhet te pershtatet

3
ne brendësi te këtij sistemi, per aq kohe sa eshte praktik. Ne kete kuptim, kontabiliteti i
drejtimit rradhitet i dyti ne raportet financiare.
SISTEMET E BAZES SE TE DHENAVE.

Me bazat e te dhenave, tashme moderne, informacionet mund te analizohen ne


menyra te ndryshme. Kjo ben te mundur dizenjimin e sistemit te informacionit ne te cilin
ndeshen nevojat e perdoruesve te ndryshem, dhe si rezultat kemi informacione te
ndryshme per qellime te ndryshme. Eshte e nevojshme te kete vetem 1 baze te dhenash,
por qe perdoret per te paraqitur informacionin qe na duhet per sisteme te ndryshme te
kontabilitetit te drejtimit, dhe keto sisteme jane ne kete menyre te perfshire ne 1 sistem
informacioni te vetem. Nje ndikim tjeter specifik i zhvillimeve teknologjike eshte menyra
sesi informacioni eshte gjeresisht i shperndare perreth organizates. Te gjithe menaxheret
dhe shume njerez te tjere te te gjitha niveleve te hierarkise organizacionale kane
kompjutera neper tryezat e tyre te punes, te cilet mund te perdoren per te hyre dhe
perdorur informacionin qe u nevojitet. Tradicionalisht, menaxheret duhet te pyesin
kontabilistet per te dhenat dhe vecanerisht, informacionin financiar qe u nevojitet.
Megjithese disa menaxhere mund te mbajne dhe vete, zakonisht jo ne rruge
zyrtare te dhenat, per sa i perket sistemit te kontabilitetit. Nqs menaxheret do te donin te
mund te perdornin kete informacion ose do t’i duheshin analiza te vecanta, ata do te
duhet te pyesnin kontabilistet. Gjithashtu duhet te themi, qe pavaresisht nga keto, disa
menaxhere te vecante kane pergjegjesi me te madhe per kete informacion duke marre
parasysh dhe fushen e tyre te veprimit, dhe ne vend qe t’ua kerkojne kontabilisteve
informacionin, ta marrin vete nga kompjuteret e tyre. Keshtu, kontabilistet e perdorin
informacionin e rezervuar ne sistemin e te dhenave per te pergatitur raporte financiare.
Pra si perfundim, keto raporte kontabiliteti jane nxjerre nga sistemi i te dhenave
me teper sesa jane baza e cila do t’i jepet pjeses tjeter te organizates. Kjo nenkupton nje
ndryshim ne rolin e kontabilitetit, nga njera ane komunikues informacioni, dhe nga ana
tjeter, kliente i sistemit te informacionit gjeresisht te integruar. Kontabilistet, gjithsesi,
jane direkt te perfshire ne dizenjimin dhe mbajtjen e sistemit te informacionit.

JO PERQENDRIMI I NJOHURIVE TE KONTABILITETIT:

Nje pasoje e vecante e kontabilitetit te drejtimit, e shkaktuar nga keto zhvillime


teknologjike, eshte ajo qe e quajme “JO PERQENDRIMI I NJOHURIVE TE
KONTABILITETIT”. Informacione te tilla si buxhete, mosmarreveshje dhe aktualitete
jane te disponueshme ne shume kompani. Edhe kompanite, te cilat nuk kane zbatuar nje
nga sistemet e informacionit te integruar, kemi zbuluar se 1 informacion i tille kontabel,
eshte zakonisht i disponueshem psh, ne sistemin e informacionit te prodhimit dhe i cili
eshte dizenjuar dhe mbajtur nga personeli i prodhimit, me teper sesa nga kontabilistet.
Per me teper, jane menaxheret ata kane pergjegjesi me te madhe per kontabilitetin e
kostos, ndonese pergjegjesia e tyre e vetme ka qene monitorimi i kostove. Kontabiliteti i
kostos eshte tani me pergjithesisht i pranueshem per te qene nje funksion menaxherial,
dhe menaxheret gjothmone e me shume mendojne dhe falsin per aktivitetet e tyre me
termat e kostos.
Kjo do te thote qe, ne brendesi te fushes se biznesit, ka nevoje per njerez te
vecante, te cilet kuptojne kostot, raportet financiare dhe keshtu me radhe. Keta njerez te
vecante mund te jene kontabiliste,(te diplomuar me kohe te plote apo te pjesshme), ose
me mire njerez nga fusha te tjera por qe jane te diplomuar per finance. Ne disa nga
kompanite qe studiuam ne, keta njerez pershkruheshin si “pseudo kontabilista” ose dicka
e tille. Ky numer gjithnje e ne rritje te njerezve te cilet kane njohuri te kontabilitetit, edhe

4
pse nuk jane te trajnuar si kontabiliste, mund te perdorin, analizojne informacionin
kontabel, pa nderhyrjen e nje kontabilisti. Pra, nga njera ane, ky joperqendrim i njohurive
te kontabilitetit eshte rezultat i edukimit te njerezve te tjere te organizates nga
kontabilisti, por ka qene gjithashtu i mundshem dhe nga disponibiliteti i informacioneve
financiare ne te gjitha nivelet e organizates.
Per me teper, kishte nderlikime persa i perket detyrave te kontabilitetit te drejtimit, ashtu
sic edhe eshte ilustruar ne shume studime tonat. Shume menaxhere, edhe pse nuk ishin te
trajnuar si kontabiliste, treguan nje nivel shume te larte te kuptueshmerise te sistemeve
dhe informacioneve te kontabilitetit. Prape se prape, shume deklaruan nevojen e nje
kontabilisti. Ne shume nga kompanite qe vizituam, kontabilisti i drejtimit mund te ishte
jorealisht pjese e funksionit te perqendruar te kontabilitetit, por duke caktuar fushen ne te
cilen ai/ajo punon shumicen e kohes. Pergjithesisht keta kontabiliste ishin konsideruar si
te rendesishem per shkak te maredhenieve te tyre me perqendrimin e funksionit te
kontabilitetit qe do te thote qe ai/ajo kishte njohuri ne bashkeveprimet ne pjeset e tjera te
biznesit. Pra, kontabilisti eshte i afte te jape nje kuptim me te madhe te biznesit dhe i afte
per te sugjeruar ne ndikimet dhe nderlikimet qe do te kene veprimet brenda funksionit te
vecante. Ne thelb, kontabilistet e drejtimit shihen si njerez te cilet mund te shohin nga
jashte nje ane te vecante te aktivitetit, persa i perket biznesit me pergjithesisht.

PARASHIKIMI

Nje ceshtje e avancuar qe shqeteson pjesen me te madhe te kompanive qe kemi


studiuar lidhet me rolin e buxheteve. Ne rritje, buxhetet kane filluar te shihen si veshtrim
i te kaluares dhe jashte kohe, para fillimit te vitit. Tani jane shfaqur me shume argumenta
ndaj parashikimeve, gjithashtu argumenta te avancuar thone se parashikimet do te behen
ne fund te 3, 6 ose 12 muajt e ardhshem (varet nga natyra e biznesit). Kjo eshte
vecanerisht e sukseshme sepse, ndersa buxhetet jane zakonisht te lidhura me
llogarite,parashikimet jane me shume te identifikuara nga menaxheret individual.
Buxhetet jane te realizuara zakonisht si pjese e nje ushtrimi te biznesit te gjere, e
koordinuar nga funksionet e llogarive.
Vazhdimisht, buxhetet jane perceptuar si te vendosura nga jashte, edhe kur ka input nga
finksionet dhe departamentet individuale.
Parashikimet, gjithsesi edhe kur jane te avancuar ose kur jane te fund vitit kerkojne
inpute te konsiderueshme nga keto departamente individuale dhe funksionojne sikurse
jane njerezit e vetem me njohurite te nevojshme, dhe ky mjedis i jashtezakonshem mund
te krijoje nje ndjenje pronesie te parashikimeve. Si pasoje, ka nje ndryshim te
argumenteve nga buxhetet, e cila esencialisht ka qene ne te kaluaren dhe eshte ne nje
shtrirje te madhe, te parashikimeve qe jane te avancuara dhe jane te zoteruara lokalisht.

ORIENTIMI KOMERCIAL

Nje gjetje e metejshme nga projekti yne eshte ndryshimi nga ajo qe mund te
perkufizohet si mentaliteti financiar tregtar te nje orientim me shume komercial. Me
shume argumenta mbi orientimin komercial s’do te thote se perfitimi eshte i
parendesishem apo perfitmi mbetet kritik.
Pjesa me e madhe e bizneseve ka nevoje te fitojne per te mbijetuar, por perfitimet mund
te konceptohen shume ndryshe.
Nje orientim komercial thekson se eshte aftesia e biznesit te vazhdoje te fitoje ne
periudhat e ardhshme e cila eshte me shume e rendesishme sesa te kerkoje te fitoje ne te

5
tashmen. Kjo kerkon nje studim me strategjik dhe nje argument mbi menaxhimin e
kapacitetit per te realizuar fitime. Kjo nuk kerkon domosdoshmerisht me pak percaktim
te sasise, ajo mund te perfshije me shume sasi dhe aritje me te gjere te treguesve te
performances. Per me teper ka ngjasa te vazhdoje te jete nje shkalle vazhdimesie e
performances aktuale kunder objektivave, sic eshte shprehur ne termat e ktyre treguesve.
Por kjo mund te jete per nje periudhe me te gjate kohore sesa ciklet e llogarive afat
shkurtra.
Gjithesesi nje kujdes duhet patur rreth asaj qe mund te ndodhe ne nje kthim pas
ekonomik.
Ajo mund te jete relativisht e lehte ne fillimet e 1990, me rritjen e stokut tregtar dhe
ekonomite “alegro” te fokusohen mbi nje koncept me te gjere te perfitimit.
Por duke pare stoqet e tregut dhe pranuar nje recension global, mund te ndodhe nje kthim
ne fokusimin e nje arsyeje kryesore.

FOKUSIMI STRATEGJIK

Ky orientim komercial shfaqet ne shumicen e kompanive qe ne vizitojme dhe


fokusim strategjik qe sjell perdorimin e treguesve te gjere te performances.
Treguesit e performances qe mund te jene financiar ose jofinanciar perpiqen te vleresojne
faktoret qe ndikojne ne aftesine e kompanive per te fituar ne periudha afat gjata apo afat
shkurtra. Duke thene se treguesit e performances jane duke u rritur e duke u bere me te
rendesishem, cili eshte roli i kontabilitetit te drejtimit muaj pas muaj?
Ne nje nga rastet tona te studiuara kontabilistet jane pergatitur per takimet e bordit
te drejtuesve te cilat zakonisht zgjasin nje dite te tere dhe ofrojne mundesine per te
studiuar ceshtje koherente dhe probleme ne kompani.
Duke iu referuar kontabilitetit te drejtimit menaxheri shpjegon se ato jane prezantuar nga
kontabilistet e drejtimit dhe nevojiten 20 minuta pershire dhe shakate.
Si i tille, kontabiliteti i drejtimit eshte pikenisja e diskutimeve ditore, por drejtuesi
menaxherial nuk priste te gjente ndonje gje qe ai nuk e dinte. Gjithsesi personalitet ne
kontabilitet drejtimi duhet te kuptohen ne kontekstin e treguesve te gjere te performances
dhe duke lidhur rezultatet financiare me pasojat strategjike te aktiviteteve qe jane
ndermarre. Nje nga rolet e kontabilitetit te drejtimit eshte te bashkoje vezhgimin e
biznesit te shprehur ne treguesit e performances me vezhgimin e ngushte financiar e
shfaqur ne kontabilitetin e drejtimit. Per kete arsye, kontabilisti ka nevoje per njohuri te
gjera te biznesit dhe operacioneve te tij.

ROLI I NDRYSHIMT TE KONTABILITETIT TE DREJTIMIT

Duke patur pershkrime te ndryshme te perdorimit te kontabilitetit te drejtimit ne


do te eksplorojme implikime te mundshme per kontabilistet dhe trupat profesional te
kontabilitetit.
Si fillim, mund te thuhet se ka edhe shanse edhe kercenime. Ne nje nga rastet e studiuara,
numri i njerezve ne funksionet e kontabilistit ka rene nga 120 ne 60 (1990-1997). Renie
te tilla ne % jane vezhguar edhe ne vende te tjera. Te tilla renie jane rezultat i avancimit
te teknologjise se informacionit, vecanerisht kompiuterizimi i transaksioneve te
procesimit dhe regjistrimit. Por gjate kësaj kohe, ne kompani kishte gjithesei nje
emergjence te kontabilistit hibrid, sic u quajt nga disa menaxhere. Kompania kishte
ndryshuar nga nje biznes i organizuar funksional ne nje forme te organizimit e bazuar ne
proces. Ne perputhje me c’do njesi, ishte e pergjegjshme per te gjitha aktivitetet e saj qe
nga marrja e nje porosie deri tek shperndarja e produkteve perfundimtare. Nen kete

6
strukture te re, tani eshte nje orientues procesi qe eshte pergjegjes per keto akrivitete
sebashku me funksionet e mbeshtetjes qe jane pjese integrale e procesit.

Ne kete rast te vecante, te vetmet funksione qe jane ndare jane financa dhe cilesia. Por
edhe pse financa funksionon, integrohen gradualisht ne proceset individuale. Per te
mbeshtetur cdo proces individual eshte nje grup i vogel kontabilistesh hibrid. Nje
kontabilist hibrid eshte ai qe ka si njohuri ne lidhje me kontabilitetin ashtu dhe njohuri ne
funksionet operative ose proceseve komerciale te biznesit. Ne cdo kompani, hibridet jane
te lokalizuar ne avujt e proceseve,ku ata shohin tej menaxhereve te procesit. Ata i kane
zyrat ngjitur me drejtuesit e procesit ku punojne jo me shume se tre dite ne jave, pjesen
tjeter e harxhojne me funksionet e kontabilitetit. Ata e konsiderojne veten si pjese te
skuadres se procesit. Edhe pse kontabilistet perfshihen ne proceset e menaxhimit ata
duhet te kuptojne kompleksitetin e biznesit dhe te kene aftesite e komunikimit me pjesen
tjeter te organizates.
Kemi pare shembuj te ndryshem ne rastin tone studimor. Ne nje ekstrem, ishte
kontabilisti i zoti ne prodhimin dhe ne analizen e numrave, por s’mund ti lidhte ato me
biznesin dhe rjedhimisht s’mund te mbahej ne organizate. Ne ekstremin tjeter, dikush
komplimentoj nje kontabilist duke i thene: “nuk eshte si kontabilistet e tjere te
zakonshem, ai mund t’a shohe biznesin e vertet permes numrave”. Pervecse nje
kompliment per kete individ ajo ishte nje kritike per ate si kontabilist. Kjo shfaqte
nevojen per kontabiliste drejtimi qe te kuptonin biznesin e tyre por kjo kerkonte trajnim
dhe eksperience. Ne veçanti, kontabilistet e drejtimit duhet te lidhin informacionin
financiar dhe ate kontabel me ate te organizates duke perfshire informacion strategjik,dhe
te njohin limitet aq mire sa dhe pozicionet e kontabilitetit te drejtimit. Sic eshte
permendur ne fillim te ketij materiali, projekti yne eshte motivuar nga shqetesime qe
deklarojne se kontabiliteti i drejtimit kishte humbur lidhjet e saj me vendimet e ndermarra
menaxheriale. Gjetjet tona tregojne se profesionistet nuk duhet te jene te
pakontrollueshem ndaj humbjeve. Kontabiliteti i drejtimit eshte ende i gjalle edhe pse ne
shume kompani ai po ndryshon. Sidoqofte ka nje ceshtje te rendesishme qe profesionistet
duhet t’i adresohen.
Ato duhet te sigurohen se anetaret e tyre jane te afte te luajne rol ne skuadra
menaxheriale. Disa kontabiliste jane si ne i kemi pare ne raste studimore. Por ceshtja per
keta profesionist eshte se dhe programet e trajnimit te studenteve te tyre dhe edukimi i
tyre po pregatit te erdhmen dhe anetaret e tanishem per kete role te gjere dhe po i
ndihmon ata te kooperojne me natyren e ndryshuar te kontabilitetit te drejtimit.

You might also like