Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

ÇFARË ËSHTË ITIKAFI DHE CILAT JANË KUSHTET E TIJ?

Itikaf nga aspekti gjuhësor nënkupton të jepesh shumë pas diçkaje, të jesh i
pandarë, i pashkëputur nga diçka dhe të jesh i vazhdueshëm në të. Ose fjalë për
fjalë do të thotë “vendosja ose veçimi në një vend të caktuar”.

Kurse në terminologjinë islame, itikaf do të thotë:

“Qëndrimi në xhami duke agjëruar dhe duke pasur nijetin adhurimit të Zotit”.

Gjatë qëndrimit në itikaf njeriu e izolon veten dhe e mbyll për ta adhuruar Allahun
dhe për ta përmendur Atë, largohet nga çdo gjë që e preokupon përveç Allahut, me
zemrën e tij këmbëngul drejt Allahut dhe çdo gjëje që e afron për tek Allahu.
Brenga e vetme e tij është Allahu dhe ajo që e kënaq Atë.

Sikundër agjërimi, edhe itikafi gjendet në fe të ndryshme dhe në traditën e


profetëve të mëparshëm.

Allahu thotë: “Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: ‘Pastrojeni Shtëpinë Time
(Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrinë aty për adhurim dhe që falen duke u
përkulur dhe përulur’.” (El-Bekare: 125)

Përpara se të bëhej pejgamber,, Hazret Muhammedi s.a.v.s. shpesh shkëputej nga


njerëzit për të shkuar në shpellën Hira dhe për ta kujtuar të Dashurin e tij, Zotin e
Madhërishëm. Edhe kjo ishte një lloj itikafi.

Itikafi na shkëput për një kohë të caktuar nga shqetësimet dhe përditshmëria jonë, e
cila shpeshherë nuk na lejon të përkushtohemi ndaj adhurimit të Zotit aq sa duhet.

Besimtari në këtë kohë shkëputet nga kjo botë fizikisht dhe psikologjikisht. Përveç
nevojave thelbësore, ai nuk duhet të dalë nga vendi i itikafit, duke qëndruar gjatë
gjithë kohës në vendin e adhurimit. Shkëputja psikologjike bëhet duke i lënë
mënjanë disa veprimtari ditore të zakonshme dhe duke synuar qëllimin e epërm të
krijimit, njohjen dhe adhurimin e Zotit.

Cili është qëllimi I itikafit ?


Qëllimi i itikafit është përkushtimi maksimal në adhurim, duke bërë sa më shumë
adhurime të mundemi. Ai është një mjet shumë i mirë për t’u afruar me Zotin, për
të kërkuar natën e Kadrit me ngulm dhe për t’u pastruar nga çdo gjynah, nëpërmjet
kërkimit të faljes dhe pendesës.

Itikafi në netët e fundit të Ramazanit është një tregues shumë pozitiv për
besimtarin dhe shfrytëzimin nga ana e tij e muajit të Ramazanit, sepse është
pikërisht mbyllja e këtij muaji. Profeti (a.s) na tregon se përfundimi dhe mbyllja
me sukses e punëve është një shenjë shumë e mirë për besimtarin. “Punët janë
sipas përfundimit të tyre.” Zoti dëshiron që kur besimtari bën një vepër të mirë, ta
përsosë atë.

Kushtet e saktësisë së itikafit janë: ?

Islami, mendja, mosha e dallimit, nijeti, të jetë në xhami ku falet namazi me


xhemat, përveç për gruan asaj i lejohet në çdo xhami, dhënia e lejes nga burri për
gruan e tij ose nga përgjegjësi i gruas për atë që nuk është e martuar si dhe, të qenët
i pastër nga xhunubllëku, menstruacionet dhe lehonia.

Kusht për saktësinë e itikafit është që të jetë në xhami ku falet namazi me xhemat.

Nuk është kusht për saktësinë e itikafit që të jetë në xhami ku falet xhumaja,
mirëpo nëse ekziston mundësia të jetë në xhami ku falet xhumaja, kjo është më e
mirë. Përndryshe detyrohet të dalë nga xhamia ku qëndron dhe të shkojë për
xhuma në xhami tjetër ku falet namazi i xhumasë dhe me këtë rast nuk prishet
itikafi i tij, ngase dalja e tij është e domosdoshme.

Përveçqë itikafi është i saktë në tri xhamitë që janë më të vlefshme, xhamia e


Haremit në Meke, xhamia e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për
të, në Medine dhe xhamia e Aksasë, po ashtu është i saktë edhe në xhami të tjera.
Ky mendim është i shumicës së dijetarëve nga sahabët, tabi’inët, katër imamët dhe
të tjerët, dhe kështu vepruan myslimanët gjatë të gjitha kohëve,.

Si ishte itikafi i Profetit Muhammed s.a.v.s.?


Në lidhje me itikafin e Profetit Muhammed s.a.v.s., Hazret Aishja r.a. rrëfen:

se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, qëndronte në
itikaf në dhjetëshin e fundit të Ramazanit derisa Allahu ia mori shpirtin, dhe pas
vdekjes së tij qëndronin në itikaf gratë e tij.[11]

Ata që donin të gjenin Natën e Kadrit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i porosiste të


bënin itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kështu, njëherë tha:

“Mua më është treguar se Nata e Kadrit vjen në dhjetëditëshin e fundit të


Ramazanit. Ai që bën itikaf, le ta kërkojë atë gjatë këtyre ditëve”.

Dhe kështu edhe sahabët bënin itikaf bashkë me të.

Për sa ditë duhet të bëni itikaf?

Nuk ka ndonjë afat të përcaktuar për itikafin. Kjo varet nga dëshira e atij që
dëshiron ta bëjë itikafin. Mund ta bëjë sa ditë të dojë ai. Megjithatë, itikafi sipas
praktikës së Profetit Muhammed s.a.v.s., siç e thamë, është minimumi 10 ditë. Në
hadith thuhet:

“Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. itikafin e bënte për 10 ditë të Ramazanit. Kurse
në vitin kur ndërroi jetë, ai bëri itikaf për 20 ditë”.

Kur duhet ta filloni itikafin?

Kush dëshiron të qëndrojë për në itikaf në dhjetëshin e fundit në Ramazan, duhet të


hyjë në xhami para se të perëndojë dielli në natën e 21-të, sipas mendimit të
shumicës së dijetarëve, dhe të dalë nga xhamia pasi të perëndojë dielli në ditën e
fundit të Ramazanit.

Nëse Ramazani është tridhjetë ditë, itikafi përfundon me thirrjen e ezanit të


akshamit, përndryshe (në natën e 29-të) duhet të presë derisa të vërtetohet pamja e
hënës.Andaj, të gjithë dijetarët janë të mendimit që itikafi duhet të bëhet në një
xhami ku bëhet namazi me xhemat. Por në raste ekstreme, itikafi mund të bëhet
edhe në ndonjë vend tjetër.

Gratë a mund të bëjnë Itikaf?


Edhe gratë mund të bëjnë itikaf në xhami, nëse ekziston organizimi i qëndrimit të
tyre siç duhet. Përndryshe, ato le ta veçojnë një vend në shtëpitë e tyre dhe aty
mund ta bëjnë itikafin.

Gjatë itikafit, nëse ndonjë gruaje i fillojnë menstruacionet, ajo duhet ta ndërpresë
itikafin. Nuk lejohet që ajo ta vijojë qëndrimin në xhami në këtë gjendje.

A duhet të agjërosh gjatë Itikafit?

Po, duhet të agjërosh gjatë itikafit. Hazret Aishja r.a. pohon:

“Nuk ka itikaf pa agjërim”.[6]

Gjithashtu, logjika që përcjellin fjalët e Kuranit Famëlartë që janë në ajetin e


mëposhtëm e mbështesin pikërisht këtë mendim:

َ‫اشر ُۡوہ َُّن َو اَ ۡنتُمۡ ٰع ِکفُ ۡون‬


ِ َ‫صیَا َم اِلَی الَّ ۡی ِل ۚ َو اَل تُب‬
ِّ ‫ثُ َّم اَتِ ُّموا ال‬

“Pastaj, plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje, dhe mos kryeni marrëdhënie


me bashkëshortet tuaja kur jeni duke bërë itikaf në xhami”.[7]

Gjithashtu, nuk përmendet në asnjë rrëfim që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ose


ndonjë nga sahabët e tij të kenë bërë itikaf pa agjërim. Ndër sahabët e tij, Hazret
Ibni Abasi r.a., Hazret Ibni Omeri r.a. dhe ndër Imamët, Imam Maliku r.a., Imam
Ebu Hanifa r.a. dhe Imam Euza’i r.a. kishin medh’hebin që agjërimi është i
domosdoshëm gjatë itikafit.

Ai që është në itikaf a mund të dalë nga xhamia? Nëse po, për çfarë nevojash?

Ai që është në itikaf, nuk duhet të dalë nga ambientet e xhamisë, përveçse për
nevojat e domosdoshme.

Në hadith thuhet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur ishte në itikaf, nuk shkonte në
shtëpi përveçse për nevojat. (Nuk duhet harruar që Profeti s.a.v.s. shtëpinë e kishte
ngjitur me xhaminë).
Shkëputja totale nga përditshmëria është e pëlqyeshme. Hazret Aishja r.a. thotë

“Suneti për atë që bën itikafin është që të mos vizitojë të sëmurin, të mos marrë
pjesë në xhenaze… dhe të mos dalë nga xhamia për ndonjë arsye, përveçse për
nevojat e pashmangshme”.[8]

“Nevojat”, çfarë nënkuptojnë në këtë kontekst? Nëse tualeti është jashtë xhamisë,
ai që bën itikaf e ka të domosdoshme të dalë nga xhamia për nevojat fiziologjike.
Gjithashtu, nëse itikafi bëhet në një xhami të vogël, pra të lagjes, kurse falja e së
xhumasë organizohet vetëm në xhaminë qendrore apo të madhe, pjesëmarrja në
namazin e së xhumasë gjithashtu është konsideruar si nevojë e pashmangshme.

Për sa u përket rasteve të tjera, si pjesëmarrja në vaze, në lutje të veçanta, në iftare


apo syfyre, në xhenaze kur këto bëhen jashtë xhamisë, gjithashtu për vizitën e të
sëmurve, për shoqërimin me dikë deri jashtë xhamisë etj., dijetarët kanë mendime
të ndryshme, por shumica prej tyre janë të mendimit se nuk lejohet. Vetë esenca e
itikafit është që njeriu të shkëputet nga përditshmëria dhe të veçohet tërësisht
vetëm për të adhuruar Zotin e Madhërishëm, në mënyrë që të përgatisë veten për të
dhënë edhe sakrifica të tilla për hir të Zotit.

Disa punë janë të tilla që njeriut i lejohet t’i bëjë ose të mos i bëjë, por kur i bën,
duhet t’i bëjë duke plotësuar të gjitha kushtet. Edhe itikafi është një prej tyre.
Itikafin e bëjmë vetëm nëse kemi mundësi dhe dëshirë për ta bërë. Por nuk duhet
që edhe të kemi dëshirë për të bërë itikaf sipas praktikës së Profetit s.a.v.s., edhe të
veprojmë sipas dëshirës sonë.

Itikafi sipas praktikës profetike është ai që thamë më herët që Profeti s.a.v.s.


kalonte të paktën 10 ditë në xhami për të adhuruar Zotin e Madhërishëm dhe nuk
dilte nga xhamia përveçse për nevojat e domosdoshme

Krejt në fund, i lutem Allahut më të Mëshirshëm, që të na mëshirojë, që të na falë,


që të na i pranojë veprat tona të mira, dhe sipas tyre me mëshirën e Tij të madhe, të
na shpërblejë! Amin!

You might also like