Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK
DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISË

SOCIOLOGJIA E ZHVILLIMIT

Periudha e ligjeratave: 11-22 prill 2011

Ligjërues:
Dr. Besnik Pula
Institute for Public Knowledge
New York University
E-mail: besnikpula@gmail.com

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Kjo lëndë është hyrje në literaturën dhe metodat bazë të studimit të proceseve të
zhvillimit nga këndvështrimi sociologjik dhe makrohistorik. Në teoritë klasike të
modernizimit, qofshin ato të dalura nga tradita durkheimiane, struktural-funksionaliste,
marksiste apo të tjera, zhvillimi është konceptuar si një proces i natyrshëm dhe i
pandalshëm i kapërcimit shoqëror nga një shoqëri “tradicionale” agrare në shoqëri
“moderne” të industrializuar. Në dekadat e fundit këto lloj konceptimesh i janë
nënshtruar kritikave të shumanshme, përfshirë për faktin se koncepti i zhvillimit në këto
teori ka qenë i bazuar mbi nocione teleologjike të historisë, duke e përjashtuar kështu
mundësinë e trajektoreve alternative drejt zhvillimit, apo dështimin e projekteve
zhvillimore; se i kanë dhënë peshë të jashtëzakonshme proceseve ekonomike, në dëm të
proceseve tjera shoqërore; se kanë injoruar disbalanset globale strukturore dhe vartësitë
ekonomike të krijuara si pasojë e kolonializmit; duke përfunduar me kritikat që vetë
nocionin “zhvillim” e kritikojnë si një ide eurocentrike që nuk toleron alternativa tjera të
organizimit shoqëror e ekonomik.

Pas shqyrtimeve të zhvillimit në plan konceptual dhe normativ, lënda do të merret me


problemin e zhvillimit nga një qasje historike dhe makroshoqërore. Cilat janë fillet e
zhvillimit ekonomik në botën perëndimore? Cilët faktorë ndikuan në dallimet e mëdha të
niveleve të zhvillimit në kontinentin evropian? Pas këtij shqyrtimi historik, lënda i
kthehet shqyrtimit të faktorëve që kontribuan në zhvillimin e suksesshëm (apo të
pasukesshëm) ekonomik në shtetet vonë të zhvilluara. Cili është roli i tregjeve dhe i
shtetit në proceset e industrializimit në shtetet e periferisë globale? Sa janë faktorët
politikë, sa ata ekonomik, e sa ata institucional, të përgjegjshëm për zhvillimin
ekonomik? Cili është roli i institucioneve ndërkombëtare zhvillimore si Banka Botërore
dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar? Çfarë roli dhe rëndësie ka globalizimi për vendet në
zhvillim? Këto janë disa nga pyetjet themelore që do të trajtohen gjatë lëndës.

Për shkak se lënda mbahet në formën e një kursi intenziv, takimet do të mbahet çdo ditë
gjatë periudhës së mbajtjes së lëndës. Organizimi i lëndës do të jetë, dy orë të rezervuara

1
për ligjeratë dhe një orë për ushtrime (2+1). Për shkak të natyrës së literaturës, lënda
kërkon njohjen e gjuhës angleze. Ligjeratat dhe ushtrimet mbahen në gjuhën shqipe.

OBLIGIMET E STUDENTËVE

Obligimet e studentëve janë si në vijim:

• Ardhja e rregullt në mësim dhe kryerja e të gjitha leximeve të përcaktuara para


takimit të radhës.

• Pjesëmarrja gjatë diskutimit në periudhën e ushtrimeve. [20% e notës


përfundimtare]

• Prezantimi i një teksti të zgjedhur nga vetë studenti. Prezantimi bëhet gjatë
periudhës së ushtrimeve dhe nga studenti kërkohët që ta bëjë një recension të
tekstit, në të cilën studenti bën vlerësimin kritik të kontributit të tij në analizimin
dhe shpjegimin e proceseve zhvillimore. Studenti gjithashtu duhet të vijë i
përgatitur me pyetjet rreth tekstit që do t’i ngrisë gjatë prezantimit, të cilat do të
diskutohen bashkërisht në klasë. Recensioni i shkruar (5-8 faqe) duhet të
dorëzohet në ditën e prezantimit. Çdo vonesë do të penalizohet me zbritje
note (0,51 të notës për çdo ditë të vonuar). [30% e notës përfundimtare]

• Një punim seminarik mbi një temë të përcaktuar bashkërisht nga studenti dhe
ligjeruesi, e që lidhet me përmbajtjen e lëndës. Studenti duhet ta përgatis një
propozim formal të temës të cilën do ta diskutojë me ligjëruesin. Propozimi duhet
ta përmbajë pyetjen e hulumtimit që do ta kryejë studenti, literaturën e përdorur
(kryesisht ajo e përdorur në lëndë) dhe të dhënat që do të përdorën. Ky punim
duhet të jetë 15-20 faqe dhe i dorëzohet ligjëruesit para datës së provimeve (do të
përcaktohet). [50% e notës përfundimtare]

VËREJTJE PËR PUNIMET

Çdo punim që studenti ia dorëzon ligjëruesit duhet të jetë i shkruar me tekst-procesor (si
p.sh. MS Word), me fontin Times New Roman 12 pikë, me rreshta të dyfishtë (double-
spaced) dhe me numrin e faqes në çdo faqe. Ju lutem shtypni punimet në printer para se
t’i dorëzoni. Për çfarëdo paqartësie kontaktoni me ligjëruesin.

2
ORARI I TAKIMEVE

Takimi i I-rë
e hënë, 11 prill

1. Zhvillimi si problem konceptual dhe normativ

Escobar, Arturo. 1995. Encountering Development: The Making and Unmaking of the
Third World. Princeton: Princeton University Press. Ch. 1, 2 (fq. 3-54).

Sen, Amartya K. 1999. Development as Freedom. New York: Knopf. Introduction, Ch. 1,
2 (fq. 3-53).

Takimi i II-të
e marte, 12 prill

2. Fillet e zhvillimit kapitalist në Evropën perëndimore

Polanyi, Karl. 2001[1944]. The Great Transformation: The Political and Economic
Origins of our Time. Boston: Beacon Press. Ch. 4, 5. 6, 12 (fq. 59-80, 141-157).

Brenner, Robert. 1989. "Economic Backwardness in Eastern Europe in Light of


Developments in the West." in The Origins of Backwardness in Eastern Europe:
Economics and Politics from the Middle Ages until the Early Twentieth Century,
edited by Daniel Chirot. Berkeley: University of California Press.

Takimi i III-të
e mërkurë, 13 prill

3. Pazhvillimi dhe nënzhvillimi: shkolla e dependencia dhe analiza e sistemit


botëror (world-systems analysis)

Frank, Andre Gunder. 1966. The Development of Underdevelopment. Boston: New


England Free Press. [fragmente]
http://www.bresserpereira.org.br/Terceiros/Cursos/2010/1970.The_Development_of_Und
erdevelopment.pdf

“Development of Underdevelopment,” në Routledge Encyclopedia of International


Political Economy, vol. 1. Fq. 341-343.
http://books.google.com/books?id=a29qBofx8Y8C&pg=PA341&lpg=PA341&dq=frank
+the+development+of+underdevelopment&source=bl&ots=nLw9iwPGKM&sig=ydPyd
V3srfUqf278sHnHG_fV2jI&hl=en&ei=NpZ2Td6BKcOAlAeqv6TSBw&sa=X&oi=book

3
_result&ct=result&resnum=1&ved=0CBYQ6AEwADgU#v=onepage&q=frank%20the%
20development%20of%20underdevelopment&f=false

Wallerstein, Immanuel. 1974. "The Rise and Future Demise of the World Capitalist
System: Concepts for Comparative Analysis." Comparative Studies in Society and
History 16(4):387-415.

Takimi i IV-të
e enjte, 14 prill

Arrighi, Giovanni. 2010. The Long Twentieth Century: Money, Power, and the Origins of
Our Times. New York: Verso. Fq. 1-84, 300-354.

Wallerstein, Immanuel. 1997. “The Rise and Future Demise of World-Systems


Analysis.” Paper delivered at the 91st Annual Meeting of the American
Sociological Association. New York.
http://fbc.binghamton.edu/iwwsa-r&.htm

Takimi i V-të
e premte, 15 prill

4. Aparatet zhvillimore, fuqia dhe politika

World Bank in Kosovo Program Snapshot (January 2011), Fq. 2-4.


http://siteresources.worldbank.org/INTKOSOVO/Resources/Kosovo_Program_Snapshot.
pdf

Ferguson, James. 1990. The Anti-Politics Machine: "Development," Depoliticization, and


Bureaucratic Power in Lesotho. New York: Cambridge University Press. Fq. 3-
73.

Takimi i VI-të
e hënë, 18 prill

5. Shteti zhvillimor dhe zhvillimi i vonshëm

“Developmental State” në Wikipedia


http://en.wikipedia.org/wiki/Developmental_state

Johnson, Chalmers A. 1999. "The Developmental State: Odyssey of a Concept." Pp. 32-
60 in The Developmental State, edited by Meredith Woo-Cumings. Cornell:
Cornell University Press.
http://www.bresserpereira.org.br/Terceiros/Cursos/09.Woo-

4
Cumings,Meredith_The_developmental_State_Odyssey_of_a_concept.pdf

Chang, Ha-Joon. 2002. Kicking Away the Ladder: Development Strategy in Comparative
Perspective. London: Anthem Press. Fq. 1-68.

Takimi i VII-të
e marte, 19 prill

Chang, Ha-Joon. 2002. Kicking Away the Ladder: Development Strategy in Comparative
Perspective. London: Anthem Press. Fq. 69-142.

Evans, Peter and James Rauch. 1999. “Bureaucracy and Growth: A Cross-National
Analysis of the Effects of 'Weberian' State Structures on Economic Growth,”
American Sociological Review, vol. 64, no.5.
http://sociology.berkeley.edu/profiles/evans/pdf/Evans%20&Rauch%20ASR%201999.pd
f

Takimi i VIII-të
e mërkurë, 20 prill

Leftwich, Adrian. 1995. "Bringing Politics Back In: Towards a Model of the
Developmental State." Journal of Developmental Studies 31(3):400-27.

Kohli, Atul. 2004. State-Directed Development: Political Power and Industrialization in


the Global Periphery. Cambridge: Cambridge University Press. Fq. 367-426.

Takimi i IX-të
e enjte, 21 prill

6. Shteti, industrializimi dhe zhvillimi sektoral

Evans, Peter. 1995. Embedded Autonomy: States and Industrial Transformation.


Princeton: Princeton University Press. Fq. 3-20, 39-98, 227-250.

Vartiainen, Juhana. 1999. "The Economics of Successful State Intervention in Industrial


Transformation." Pp. 200-34 in The Developmental State, edited by Meredith
Woo-Cumings. Cornell: Cornell University Press.

Takimi i X-të
e premte, 22 prill

7. Zhvillimi në periferinë globale dhe pabarazia sociale

5
Sandbrook, Richard, Marc Edelman, Patrick Heller, and Judith Teichman. 2007. Social
Democracy in the Global Periphery: Origins, Challenges, Prospects. Cambridge:
Cambridge University Press. Fq. 3-34, 177-254.

You might also like