Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 2

1.

Disa parakushte të nevojshme për një

mësimdhënie të suksesshme

ërgatitja akademike e mësimdhënësve është parakushti themelor për organizimin e procesit mësimor.

Mirëpo kjo përgatitje, sa do e sofistikuar të jetë, përsëri nuk është e mjaftueshme për të ofruar

mësimdhënie cilësore në pajtim me kërkesat e kohës. Për këtë arsye, mësimdhënësit duhet të jenë në

kërkim të vazhdueshëm të informatave të reja, sidomos për politikat arsimore në vend, për dokumentet

strategjike që vendosin orientimet e sistemit arsimor, si dhe në kërkim të programeve për zhvillim
profesional

të cilat mundësojnë aftësimin e tyre në sfera të ndryshme akademike dhe profesionale. Pra,
mësimdhënësit

duhet të kenë informacionin e nevojshëm se si të zbatojnë dijet e tyre në funksion të organizimit të


procesit

mësimor për të arritur qëllimet e sistemit të arsimit në Kosovë. Kështu, përveç përgatitjes akademike,
disa nga

parakushtet e tjera që ndihmojnë mësimdhënësin për të organizuar një proces mësimor të suksesshëm
janë:

• Njohja me Kornizën e Kurrikulës dhe dokumentet e tjera strategjike të cilat përcaktojnë vizionin,

qëllimet dhe parimet e sistemit arsimor në Kosovë,

• Njohja me veçoritë e niveleve arsimore dhe rezultateve thelbësore të fushave/lëndëve të caktuara,

• Zhvillimi i kompetencave të tyre përmes pjesëmarrjes në programe të ndryshme trajnimi, konferenca

apo hulumtime,

• Bashkëpunimi me kolegë për të shqyrtuar qasjet më bashkëkohore të mësimdhënies dhe të nxënit, etj.

Disa informata elementare që duhet të dinë mësimdhënësit lidhur me parakushtet e dhëna janë sqaruar

më poshtë, ndërsa për informata më të hollësishme shqyrtoni Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, Planin

strategjik të arsimit në Kosovë (2011-2016), Katalogun e programe të akredituara për zhvillim profesional

mësimdhënësve dhe të udhëheqësve të arsimit, si dhe udhëzimet e ndryshme administrative.


Familjarizimi me

këto dokumente ofron mundësi që mësimdhënësi të organizojë procesin mësimor në atë mëny

You might also like