Professional Documents
Culture Documents
Wordi 2 2007
Wordi 2 2007
Nëse zgjidhet madhësia e shkronjave në ekran 100%, kjo do të thotë se punohet me madhësi
normale të shkronjave. Por, nëse në ekran merren shkronja me madhësi 200%, shkronjat në ekran paraqiten
me madhësi të dyfishuar. Këtu, për lëvizje horizontale nëpër tekst mund të shfrytëzohet shiriti për lëvizje
horizontale, i cili gjendet në fund të ekranit, plotësisht njëlloj si edhe shiriti për lëvizje vertikale në tekst.
Ngjashëm veprohet edhe nëse punohet me tekste brenda të cilave shfrytëzohen shkronja shumë të
mëdha. Por, këtu duhet të zgjidhen përqindje më të vogla se 100%.
Pasi të zgjidhet opsioni Symbol..., në ekran do të paraqitet korniza me njërin nga grumbujt e
simboleve, ashtu siç shihet në fig. 54. Zgjedhja e simbolit të dëshiruar bëhet duke u pozicionuar me kursor
mbi të dhe duke e shtypur tastin Insert, i cili gjendet në fund të kornizës. Për mbyllje të kornizës me
simbole, duhet të klikohet tasti Cancel.
Në kornizën e dhënë në fig. 54 shihet grumbulli i simboleve i shënuar si (normal text). Meqë në
kuadër të këtij grumbulli gjenden më shumë nëngrumbuj të simboleve, në dritaren e dytë të shiritit të sipërm,
pas fjalës Subset: është shënuar emri i nëngrumbullit të simboleve Currency Symbols. Nëse përmes miut
shtypet shigjeta pranë kësaj dritareje, në ekran paraqitet menyja rënëse e treguar në fig. 55, nga e cila mund
të zgjidhen korniza me simbole të ndryshme të nëngrumbujve të tjerë, siç janë p.sh. Latin-1, Latin
Extended-A, Basic Greec etj.
Grumbuj të tjerë të simboleve mund të zgjedhën nga menyja rënëse qe shihet në fig.56, e cila fitohet
nëse te dritarja para së cilës shkruan Font:, përmes miut shtypet tasti me shigjetë. Kështu, nga menyja rënëse
mund të zgjidhen, p.sh., grumbujt e simboleve, siç janë Marlett, Symbol, Wing-dings etj., të cilët nuk
përmbajnë edhe nëngrumbuj të tjerë simbolesh.
Në grumbullin Symbol përfshihen shkronjat e alfabetit grek dhe simbole te tjera (fig. 57), të cilat
shpesh përdoren gjatë shkrimit të shprehjeve matematike, ose edhe në tekste të cilat kanë të bëjnë me lëmenj
të ndryshëm.
Nëse e shikojmë grumbullin e simboleve Wingdings, vërejmë se janë përfshirë një sërë simbolesh të
ndryshme, të cilat nuk janë shkronja. Për insertimin e ndonjërit prej tyre në dokument, veprohet njëlloj siç
veprohej edhe gjatë insertimit të shkronjave. Pas zgjedhjes së simbolit, përmes kursorit të miut, shtypet tasti
Insert në fund të kornizës. Kështu, p.sh., mund të merren simbolet:
madhësia e të cilëve rregullohet ashtu siç rregullohet edhe madhësia e shkronjave, duke e zgjedhur një numër
të caktuar pikash.
Nëse në kornizën mbi të cilën shkruan Press new shortcut key:, p.sh., shtypen tastet Alt Ctrl dhe
E,. Pastaj, me shtypjen e tastit Assign, i cili gjendet djathtas kornizës, kombinimi i tasteve do t'i shoqërohet
simbolit të zgjedhur.
Madhësia e simboleve të insertuara do të jetë aq sa është numri i pikave të simboleve në pozitën ku
aktualisht gjendet kursori. Nëse duam që simbolet e insertuara t'i rrisim, pasi t'i zgjedhin me procedurën për
zgjedhje të tekstit, e rrisim numrin e pikave të tyre, ashtu siç është shpjeguar më parë.
Në grumbullin e simboleve të veçanta, i cili shihet në fig. 59, bëjnë pjesë simbolet, siç është p.sh. ai
për mbrojtje nga kopjimi © të teksteve, ose simboli për mbrojtje të firmave ® etj.
Për zgjedhje dhe insertim të këtyre simboleve në dokument përdoret procedura e njëjtë si edhe për
simbolet e tjera, e shpjeguar më sipër. Por, shumicës u është shoqëruar edhe një shkurtesë. Kështu, p.sh., dy
simbolet e përmendura më sipër, © dhe ®, mund të insertohen edhe duke i përdorur shkurtesat Alt+Ctrl+C
dhe Alt+Ctrl+R.
Këtu ofrohen edhe dy opsione për atë se si do te shkruhet dokumenti: vertikalisht (ang. Portrait) ose
horizontalisht (ang. Landscape). Kryesisht, dokumentet shkruhen në letër vertikale, prandaj duhet të
klikohet opsioni Portrait, gjë që vërehet nga pika e shënuar brenda rrethit përkatës.
12.2. Margjinat
Me margjina duhet nënkuptuar hapësirën e zbrazët në letër, e cila lihet lart (L), poshtë (P), majtas
(M) dhe djathtas (D) hapësirës së tekstit, gjë që më së miri shihet në paraqitjen grafike të dhënë në fig. 63.
a - gjerësia e letrës b - gjatësia e letrës
M - margjina e majtë D - margjina e djathtë
P - margjina poshtë L - margjina lart
x - gjerësia e hapësirës ku shkruhet
y - gjatësia e hapësirës ku shkruhet
x=a-(M+D) y=b-(P+L)
Përveç që në dritaret përkatëse shënohen vlerat e margjinës lart (ang. Top), poshtë (ang. Bottom),
majtas (ang. Left) dhe djathtas (ang. Right), ne ekran paraqitet edhe nje kornizë e pestë, para së cilës është
shënuar fjala Gutter. Në këtë kornizë duhet shënuar zbraztësirën plotësuese (G) të margjinës në anën e
majtë të letrës, e cila nevojitet gjatë lidhjes së fletëve, gjë që shihet në fig. 65.
Përfundimisht, hapësira që lihet e zbrazët në anën e majtë të hapësirës së tekstit është e barabartë me
shumën G+M, përkatësisht me shumën e vlerave të shënuara në kornizat para së cilave figurojnë tekstet
Left: dhe Gutter:
x=a-(G+M+D) y=b-(P+L)
Në dritaren, e cila është vendosur ne pjesën e djathtë të kornizës për deklarim të faqes, para së cilës
shkruan Apply to:, mund të zgjidhet njëri nga opsionet e ofruar, lidhur me atë se në cilën pjesë të tekstit ka
efekt deklarimi i margjinave:
në komplet dokumentin (Whole Document),
prej pikës së deklarimit (This point forward), ose
brenda pjesës (This Section) ku deklarohen.
Nëse teksti nuk është copëtuar në pjesë, opsioni i fundit nuk paraqitet në dritare.
Nga opsionet e ofruara shihet se numrat e faqeve mund të vendosen në pjesën e sipërme (Top of
Page), ose në pjesën e poshtme (Bottom of Page) të fletës. Pastaj, kur të zgjidhet Opsioni Page Margin
Nga mundësitë e ofruara në kornizë shihet se ekzistojnë edhe opsione që numrave të faqeve t'u
shtohen numrat e kapitujve (Include chapter number), numrat të vazhdojnë nga ndarja paraprake
(Continue from previous section), ose të fillojnë prej numrit të cilin ne e zgjedhim në dritaren para së cilës
figuron teksti Start at:, përmes shigjetave, ose duke e shënuar përmes tastierës.
Pas përfundimit të rregullimit të hederit dhe të futerit, për dalje nga ky opsion, në shirit duhet të
klikohet pulla Close.
Superscript: xy
Subscript: ai
Shadow: Informatika
Small Caps: IINNFFOORRM
MA KA
ATTIIK A
Outline:
etj.
Për ta përcaktuar tekstin që duhet të shkruhet ndryshe nga shkrimi standarde të tij, ai së pari duhet të
zgjidhet dhe pastaj përmes miut, në katrorin i cili gjendet para opsionit përkatës, në pjesën e kornizës për
dialog Effects, duhet të shënohet simboli , ashtu siç shihet në fig. 70.
ne kornizën përkatëse duhet zgjedhur opsionin Outline, ashtu siç shihet në fig. 71.
Kështu, si shembull, në vijim është treguar rrethimi i një teksti, duke i shfrytëzuar opsionet Box dhe
Shadow:
1. Box Informatika
Për hijezim mund të shfrytëzohen mbushjet (ang. Fill) e ndryshme qe ofrohen nën opsionin përkatës
Fill, si dhe mostrat (ang. Pattern) me stile dhe ngjyra të ndryshme, të cilat zgjidhen në dritaret Style dhe
Color, të kornizës Borders and Shading. Kështu, p.sh., në dritaren e opsionit ofrohet një numër i madh
mostrash, disa nga të cilat shihen edhe në dritaren e hapur të këtij opsioni, të dhënë në fig. 75.
Prapavija e hijezuar mund të përdoret, p.sh., për ta rritur dukshmërinë e titujve, ose të pjesëve
kryesore të tekstit brenda dokumentit, ashtu siç shihet në vijim.
Informatika
Bazat e informatikës
Bazat e informatikës
Ekziston një numër i madh mundësish për hijezim, ose për shfrytëzimin e mostrave - disa nga të cilat
shihen në fig. 76, të cilat lehtë mund të provohen edhe në kompjuter.
Mund të hijezohen edhe prapavijat e teksteve të futura nën kornizë, p.sh. kështu:
Bazat e informatikës
Për eliminimin e hijezimeve duhet të zgjidhet opsioni Format, Borders and Shading, Shading,
None, pasi të jetë përcaktuar teksti nga i cili ai eliminohet
Për ta vendosur ose për ta eliminuar vizoren nga ekrani përdoret opsioni View, Ruler. Njësitë që
shfrytëzohen në vizore janë të shprehura në inç dhe e paraqesin distancën nga margjina e majtë e dokumentit.
Kështu, p.sh., nëse treguesi i dhëmbëzimit vendoset në pozitën 1 inç, kurse vlera e margjinës së majtë është
zgjedhur 1 inç, kjo d.m.th. se zhvendosja e dhëmbit përkatës nga skaji i majtë i letrës është 2 inç. Gjatë
zhvendosjes së treguesve të dhëmbëzimeve pozita e dhëmbëve në tekst tregohet me një vijë vertikale me
pika.
Dhëmbëzimi i tekstit të zgjedhur, ose e tekstit të një paragrafi, edhe pa e zgjedhur atë, mund të bëhet
duke i klikuar tastet Page Layout, Paragraph dhe butonat:
të cilat zakonisht gjinden në fund të shiritit për formatizim dhe kanë një zhvendosje të nënkuptuar (ang.
default) 1.27 centimetra.
Për dhëmbëzimin e rreshtit të parë në paragraf mund të shfrytëzohet edhe tasti Tab, i cili gjendet në
pjesën e majtë të tastierës.
Dhëmbëzimi i tekstit mund të përcaktohet edhe përmes kornizës për dialog Paragraph, e cila
fitohet në ekran përmes opsionit Home, Paragraph, ku pastaj duhet të zgjidhet opsioni Indents and
Spacing, ashtu siç shihet në fig. 78.
Përcaktimi i zhvendosjes së tekstit nga margjina e majtë dhe e djathtë bëhet duke u pozicionuar në
shigjetat e dritareve që gjendet në pjesën e kornizës që është shënuar me Indentation. Duke i ndryshuar
vlerat në këto dritare, drejtpërdrejt do të shihet efekti në shembullin e tekstit që gjendet në dritaren Preview.
Përcaktimi i dhëmbit për rreshtin e parë bëhet në dritaren Special:, duke shënuar vlerën në centimetra në
dritaren By:.
të cilët shtypen pas zgjedhjes së tekstit, përkatësisht pasi kursori i miut të pozicionohet në paragrafin që
rregullohet.
Barazimi ose centrimi i tekstit mund të bëhet edhe përmes kornizës për dialog Paragraph, e cila
fitohet përmes opsioneve Home, Paragraph, Indents and Spacing. Në dritaren para së cilës shkruan
Alignment:, përmes shigjetës përkatëse mund të zgjidhet njëra nga 4 mundësitë që ofrohen, ashtu siç shihet
në fig. 80.
Word-i është programuar ashtu që në fund te rreshtit, përkatësisht në margjinën e djathtë, fjala që
nuk mund të vendoset në rresht automatikisht përcillet në rresht të ri, pa e shtypur tastin Enter.
Nëse duam që brenda rreshtit ta përdorim tastin Enter, për ta vazhduar shkrimin në fillim të rreshtit
vijues, por ashtu që të mos krijohet një paragraf i ri, në tastierë bashkë me tastin Enter duhet të shtypet edhe
tasti Shift. Gjatë kësaj, kompjuteri në fund të rreshtit e vendos një shigjetë të thyer, të ngjashme me atë që
zakonisht vizatohet në tastin Enter.
Me opsionet e ofruara në dritaren Line Spacing, distanca mes rreshtave rregullohet ashtu siç është
shpjeguar në vijim.
Single - distancë e zakonshme.
1.5 lines - distancë prej një rresht e gjysmë.
Double - distancë prej dy rreshtash.
At least - distanca mes rreshtave do të jetë së paku e barabartë me vlerën e cila shënohet në
dritaren At:, sepse patjetër duhet të rritet distanca mes rreshtave, nëse rreshti përmban
simbole më të mëdha.
Exactly - distanca mes rreshtave do të merret saktësisht sa është vlera e shënuar në dritaren
At:.
y 2 x 3 4 x 2 4 ( x 3)
fuqizimet janë shkruar duke shfrytëzuar nënopsionin e parë nga grumbulli i cili shihet në fig. 100, kurse për
rrënjën e katërt - nënopsioni në rreshtin e parafundit të opsionit në të cilin shihet simboli i rrënjës.
Plotësisht njëlloj shkruhen edhe formulat në të cilat paraqitet simboli i shumës, i prodhimit etj.
Ekziston edhe mundësia tjetër e shkrimit te formulave me opsionin Insert / Equations
15. Tabelat
Brenda teksteve të shkruara në Word përdoren edhe tabelat, në rreshtat dhe kolonat e të cilave mund
të vendosen të dhëna të ndryshme. Numri dhe madhësitë e fushave, përkatësisht të qelive (ang. cell) brenda
tabelave, përcaktohen sipas nevojës.
Për punë me tabela shfrytëzohet opsioni Insert - Table i menysë kryesore. Në menynë rënëse të këtij
opsioni gjendet nënopsioni Insert Table, me të cilin fillon procedura e insertimit të një tabele në dokumentin
e hapur, duke e zgjedhur nënopsionin Table të menysë rënëse përkatëse, ashtu siç është treguar në fig. 88.
Siç shihet në figurën e dhënë, në kornizën për përcaktimin e tabelës duhet të shënohet numri i
kolonave dhe numri i rreshtave të tabelës që insertohet.
Tabela mund të vendoset në dokument edhe duke e klikuar pullën Insert Table dhe duke zgjedhur
numrin e kolonave dhe te rreshtave ashtu siç duket në fig. 90.
Këtu, për zgjedhjen e tabelës me numër të caktuar rreshtash dhe kolonash, pasi të mbahet i shtypur
tasti i majtë i miut, ai lëvizet poshtë e djathtas. Në momentin kur zgjidhet numri i dëshiruar i rreshtave dhe i
kolonave, nëse lëshohet tasti i shtypur i miut, tabela do të vendoset në dokument, p.sh. kështu:
ku me dy qelitë e mbushura me të zezë tregohet se në momentin kur zhvendoset vija në fund të tyre qelitë
duhet të jenë zgjedhur.
Nëse në momentin e zhvendosjes së vijës vertikale mbahet i shtypur tasti Shift, do të zhvendoset
edhe pjesa e tabelës që gjendet pas vijës vertikale. P.sh., nëse bëhet zhvendosja e treguar në tabelën e
sipërme, duke e mbajtur të shtypur tastin Shift, tabela do të duket kështu:
Hapësira brenda rreshtave të tabelës mund të rritet, nëse pas pozicionimit në brendi të njërës nga
qelitë e rreshtit shtypet tasti Enter. P.sh., nëse te tabela e mësipërme pozicionohemi në qelinë e parë dhe
shtypet tasti Enter një herë, tabela do të duket kështu:
Për zgjerim ose ngushtim të rreshtave mund të veprohet me mi plotësisht njëlloj siç u shpjegua më
sipër për zgjerim të kolonave. Pasi me mi të pozicionohemi mbi vijën e rreshtit të cilit ia ndryshojmë
gjerësinë, kur të paraqitet simboli me dy vija horizontale dhe me dy shigjeta vertikale të orientuara në kahe të
kundërt, e shtypim tastin e majtë të miut dhe e lëvizim ashtu që të zgjerohet ose të ngushtohet rreshti. Në
fund, pasi të lëshohet tasti i miut, do të ruhet gjerësia e zgjedhur e rreshtit. P.sh., me këtë procedurë, rreshti i
fundit i tabelës së mësipërme mund të zgjerohet kështu:
Vetitë e ndryshme të tabelës mund të përcaktohen duke i shfrytëzuar opsionet që ofrohen në dritaren
e cila fitohet përmes opsionit Table tools, Layout ose Desing, e cila shihet në fig. 91pas vendosjes se
kursorit ne tabelë.
Me tekstet ose të dhënat që shkruhen brenda qelive të tabelave mund të manipulohet si me tekste të
zakonshme, përkatësisht të barazohen majtas e djathtas, të centrohen, të ndërrohet fonti ose madhësia e
shkronjave, të fshihen etj. Tabela e mbushur, p.sh., mund të duket ashtu siç duket tabela e dhënë në fig. 92.
Për fshirje të përmbajtjes së një ose më shumë qelive, pasi ato të zgjidhen, përdoret tasti Del. Gjatë
kësaj, qelitë nga të cilat fshihet teksti ngelin të pandryshuara.
Nëse, p.sh., te tabela e dhënë në fillim të kaptinës zgjidhet qelia e fundit në rreshtin e parë, përmes
opsionit Shift cells right tabelës do t'i shtohet një qeli, ashtu siç shihet në vijim:
Qelia mund te shtohet edhe kudo brenda tabelës, ose duke zgjedhur më shumë qeli, tabelës
njëkohësisht mund t'i shtohen aq sa janë zgjedhur qeli. Përmes opsioneve që ofrohen në kornizën Insert
Cells, mund të shtohen edhe rreshta ose kolona, duke caktuar vendin e shtimit përmes zgjedhjes së vetëm një
qelie, gjë që lehtë mund të provohet në kompjuter.
Për fshirje të një qelie, ose grupi qelish brenda tabelës, ato paraprakisht duhet të selektohen. Pastaj
përmes opsionit Table Tools, Layout, Rows & Columns opsioni Delete nga kompjuteri ofrohet korniza
Delete Cells, e cila shihet në fig. 96.
Kështu, p.sh., nëse në tabelën e cila është dhënë në fillim zgjidhet qelia në rreshtin dhe në kolonën e
dytë dhe pas shtypjes së pullës OK me opsionin e zgjedhur Shift Cells Left, tabela me qeli të fshirë duket
kështu:
Njëlloj mund të provohen edhe opsionet e tjera në kornizën Delete Cells, përfshirë edhe fshirjen e
komplet rreshtit (Delete entire row), ose të kolonës (Delete entire collumn) së tabelës. Gjatë fshirjes së
rreshtave, rreshtat që ngelin zhvendosen lart. Kurse, pas fshirjes së kolonave, kolonat qe ngelin zhvendosen
majtas.
Në tabelë mund të fshihen njëkohësisht edhe më shumë kolona, duke shfrytëzuar opsionin Table,
Delete, Collumns, pasi të zgjidhen kolonat qe duhet të fshihen.
Për kopjim, prerje dhe vendosje në dokument të pjesëve të zgjedhura të tabelave mund të
shfrytëzohen edhe nënopsionet Cut, Copy dhe Paste të menysë rënëse të opsionit Home.
Fig. 97. Opsionet për vendosje në ekran të shiritit Tables and Borders
Pas kësaj, në ekran do të vendoset shiriti përkatës me vegla, p.sh., në pjesën e poshtme të tij, i cili
duket si në fig. 98
Në këtë shirit, duke e klikuar shigjetën e dritares të stileve të vijave (Line Style), e cila është
vendosur në fillim të shiritit të tabelave dhe të kufijve, do të paraqiten vija te ndryshme, ashtu siç shihet në
fig. 99.
Fig. 99. Vijat, trashësia e vijave dhe kornizat që ofrohen në dritaren e Table Tools - Desing
Zëvendësimi i vijave mund të bëhet edhe një nga një, përmes lapsit (shih majtas), i cili aktivizohet
nëse shtypet pulla përkatëse, që gjendet ne fillim të shiritit. Së pari, në dritaren e stileve te vijave zgjidhet
lloji i vijave. Pastaj, lapsi pozicionohet dhe lëvizet gjatë vijës që zëvendësohet, duke e mbajtur të shtypur
tastin e majtë të miut derisa vija të zgjidhet. Kur lëshohet tasti i miut, vija e zgjedhur zëvendësohet me vijën
e re. Gjatë kësaj, gabimet mund të fshihen duke e shfrytëzuar gomën, e cila zgjidhet përmes pullës përkatëse
(shih majtas), që zakonisht gjendet në pozitën e dytë të shiritit dhe shfrytëzohet njëlloj si edhe lapsi.
Ne shembullin e tabelës vijuese tregohet përdorimi i disa vijave te ndryshme të cilat ofrohen.
Për kufizimin e jashtëm të tabelës me tri vija të holla, së pari, në dritaren me stile të vijave duhet të
zgjidhet lloji përkatës. Pastaj, zgjidhet komplet tabela dhe në fund shtypet pulla për kufizime të jashtme, e
cila gjendet në pozitën e parë të opsioneve që ofrohen në fig. 99. Kufizimi i kolonës së parë të tabelës me vijë
në formë të sharrës realizohet duke e zgjedhur fillimisht këtë lloj vijash dhe pastaj pasi të zgjidhet kolona e
parë e tabelës shtypet pulla për kufizime të jashtme, por e cila e ka të nxirë vetëm vijën e jashtme përkatëse.
Ngjashëm veprohet edhe për vizatimin e vijës me ndërprerje në fund të tabelës.
Pranë dritares për zgjedhjen e stilit të vijave ekziston dritarja për zgjidhje të trashësive të vijave,
ashtu siç shihet në fig. 99 b. Vija e zgjedhur në këtë dritare përcillet në grumbullin e vijave të dritares së
parë.
Tabelës ose një pjese të saj mund edhe t'i fshihet rrjeti i vijave. Për këtë qëllim duhet zgjedhur pjesën
e tabelës në të cilën fshihen vijat dhe pastaj shtypet pulla për kufizime të jashtme, në te cilën mungon pjesa e
vijave që fshihen, ose mungojnë të gjitha vijat.
Pas klikimit të kësaj pulle në ekran do të paraqitet tabela me ngjyra të ndryshme, ashtu siç shihet në
fund të fig. 100.
Nga kjo tabele, me klikim mund te zgjidhet ngjyra e dëshiruar dhe, si rezultat, lapsi për vizatim do të
shkruaje me ngjyrën e zgjedhur.
Nëse mostrat standarde te ofruara, siç u tregua me sipër, nuk na mjaftojnë, me klikimin e opsionit
More Fill Colors ... fitohet dritarja Colors (shih fig. 102), në të cilën, përveç ngjyrave standarde, mund te
zgjidhet opsioni Custom, per te krijuar kombinime ngjyrash të ndryshme
Mostrat me te cilat janë mbushur qelitë fshihen, nëse zgjidhet opsioni None në kornizën e mostrave,
15.13.1. Sortimi
Sortimi i të dhënave në tabele behet sipas madhësisë, përkatësisht radhës së shkronjave të alfabetit.
Për ketë qellim, ne shiritin i cili shihet në fig. 104 a, mund të shfrytëzohen pullat për sortim .
Opsionet e sortimit gjenden edhe në dritaren Laylot – Data - Sort (shih fig. 104), e cila fitohet
përmes opsionit Table, Sort....
Emri Poena
Fatmir 86
Driton 90
Besa 77
Arta 87
Anda 95
duam që të dhënat t'i sortojmë, duke i sortuar emrat që janë shënuar në kolonën e parë të saj, pasi kursori të
pozicionohet në tabelë, në dy dritaret e para të kornizës Sort, duhet të zgjidhen opsionet Emri dhe Text,
kurse që radhitja të shkoje prej shkronjës A kah shkronja Z, djathtas duhet të zgjidhet opsioni Ascending.
Pas sortimit, tabela do të duket:
Emri Poenë
Agim 78
Anda 95
Arta 87
Besa 77
Driton 90
Fatmir 86
Që sortimi të behet në bazë të vlerave të poenëve, prej numrit më të madh të poenëve kah numri më i
vogël, në dy dritaret e kornizës Sort duhet zgjedhur opsionet Poenë dhe Number, kurse djathtas - opsionin
Descending. Si rezultat, tabela e sortuar duket:
Emri Poenë
Anda 95
Driton 90
Arta 87
Fatmir 86
Agim 78
Besa 77
Ekzistojnë edhe mundësi të tjera për sortim. Kështu, p.sh., në tabelën e mësipërme sortimi mund të
bëhet në bazë të emrit dhe të poenëve - njëkohësisht, duke shënuar opsionin e dytë në dritaren mbi të cilën
është shkruar teksti Then by. Nëse në kornizë shtypet pulla Options ..., mënyra e sortimit mund të
përcaktohet edhe më hollësisht
Emri Poenë
Fatmir 86
Driton 90
Besa 77
Arta 87
Anda 95
Agim 78
Shuma: 513
Pas kësaj, në ekran do të paraqitet korniza WordArt Galery, e dhëne në fig. 109.
Nëse zgjidhet njëri nga opsionet e ofruara, në ekran do të paraqitet korniza në të cilën duhet të
shënohet teksti, ashtu siç shihet në fig. 110.
Kështu, p.sh., nëse është zgjedhur opsioni i katërt në rreshtin e fundit të kornizës WordArt Gallery
dhe shkruhet teksti Informatika, shkrimi i cili do të insertohet në dokument do ta ketë pamjen:
Insertimi i vizatimit në dokument mund të bëhet edhe duke e kopjuar vizatimin në programin në të
cilin ai vizatohet dhe pastaj, përmes opsionit Edit, Paste, përkatësisht shkurtesës Ctrl+V, insertohet. Kurse,
nëse duam që në dokument ta insertojmë komplet pamjen e ekranit në programin përkatës atë e kopjojmë
duke shtypur tastin PrintScreen në tastierë dhe pastaj, siç u tha më sipër, atë e vendosim në dokument.
Kështu, p.sh., fillimisht vizatimit duhet t'i hiqen zbrazësitë eventuale që atë e rrethojnë, gjë që shihet
nga katroret e vegjël që paraqiten rreth vizatimit, kur kursori pozicionohet mbi vizatim. Për ketë qellim, në
shiritin për vizatim shfrytëzohet pulla Crop, e cila shihet majtas.
Nëse pas shtypjes së kësaj pulle kursori vendoset në njërin nga katroret anësore, që paraqiten kur
pozicionohemi mbi vizatim dhe duke e mbajtur tastin e shtypur të miut, atë e lëvizim ashtu qe t'i afrohemi
hapësirës së vizatimit, pas lëshimit të tastit të miut, pjesa e tepërt e vizatimit do të ngelë e mbuluar. Njëlloj
duhet të veprohet në të katër anët e vizatimit, për ta ngushtuar hapësirën e vizatimit ashtu që katroret e vegjël
t'i afrohen krejtësisht atij. Kështu, shembulli i vizatimit të importuar nga fajlli Masht1, në formën e tij
përfundimtare, do të duket si në fig. 113.
Njëlloj mund te priten edhe pjesët e tepërta të vizatimit, ose edhe të rikthehen ato që janë mbuluar,
duke e përdorur procedurën e njëjte të punës me pullën Crop.
Vizatimi mund të rregullohet më tutje ashtu që të rritet dhe të zvogëlohet proporcionalisht ose vetëm
në një drejtim, të pozicionohet në qendër, në njërin ose në skajin tjetër të faqes etj., për çka, pasi të
pozicionohemi me mi mbi vizatim, mund të shfrytëzohen mundësitë e kornizës Format Picture (fig. 114), e
cila fitohet përmes opsionit Format, Picture....
Kështu, p.sh., për vendosje të vizatimit ashtu siç janë vendosur të gjitha vizatimet në ketë libër,
përkatësisht për vendosje të tekstit majtas vizatimit, kurse djathtas vetë vizatimi, në rreshtin e parë është
zgjedhur opsioni i parë nën të cilin shkruan Square, kurse në rreshtin e dytë opsioni Right. Pas kësaj, për
lëvizje të vizatimit djathtas, pasi të pozicionohemi mbi te, mbahet i shtypur tasti i majte i miut dhe lëvizet ai,
gjatë së cilës shihet simboli me shigjeta në të katër drejtimet.
Por, tetëkëndëshi mund të rregullohet më tutje, duke u pozicionuar me kursor në katroret të cilët
paraqiten kur zgjidhet figura (për zgjedhje të figurës duhet të shtypet tasti i majtë i miut, pas paraqitjes së
kursorit në formë të kryqit me shigjeta), plotësisht njëlloj si veprohet edhe gjatë rregullimit të vizatimeve të
tjera, gjë që u shpjegua më sipër.
Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 70
Pranë vizatimit të insertuar nga shembulli i mësipërm paraqitet edhe një katror i ngjyrosur me ngjyre
portokalli. Nëse pozicionohemi me kursor ne ketë katror, do te paraqitet koka e një shigjete. Pas kësaj, nëse
mbahet i shtypur tasti i miut dhe lëvizet majtas e djathtas, në ekran fitohen versione të ndryshme të
tetëkëndëshit, përfshire edhe dy figurat kufitare, katërkëndëshin:
dhe gjashtëkëndëshin:
Trashësia dhe lloji i vijave mund të zgjedhën përmes opsioneve të cilat merren në ekran (fig. 118),
nëse shtypet pulla Line Style, cila shihet majtas.
duke zgjedhur së pari tetëkëndëshin, pastaj në menynë rritëse të pullës Line Style zgjidhen vijat e opsionit të
fundit.
Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 71
Gjatë vizatimit mund të zgjedhën edhe vija me ndërprerje, duke shfrytëzuar opsionet që fitohen pas
shtypjes së pullës Dash Style, e cili shihet majtas.
Shigjetat gjithashtu mund të zgjedhën që të kanë orientim në njërin ose në drejtimin tjetër, të jene
shigjeta dykrahëshe etj., duke i shfrytëzuar opsionet e menysë rritëse të pullës Arrow Style (shih majtas),
ashtu siç është dhëne ne fig. 119.
Për ketë qellim shfrytëzohen opsionet e menysë rritëse që paraqitet nëse shtypet pulla e parafundit në
shiritin për vizatim (shih majtas), ashtu siç është treguar në fig. 122 a.
Këto pamje fitohen nëse pas pozicionimit mbi katërkëndëshin e zakonshëm zgjidhet njëri nga
opsionet e menysë rritëse që fitohet pas klikimit të pullës 3-D, ashtu siç shihet në fig. 122 b.
Kështu, pranë prizmit të vizatuar mund ta shkruajmë emrin e tij, p.sh., në këtë mënyrë:
Prizmi
Fonti që përdoret për shkrim të tekstit dhe madhësia e shkronjave mund të zgjedhën në dritaret
përkatëse të shiritit për formatizim. Gjithashtu, shkronjat mund të ngjyrosen me ngjyra të ndryshme, duke i
zgjedhur ngjyrat në menynë rritëse e cila fitohet nëse në shiritin për vizatim klikohet shigjeta pranë pullës
Font Color .
11.4. Dukshmëria
Kur në një pozitë brenda dokumentit vendosen njëkohësisht dy figura, ose kombinim i figurës dhe i
tekstit, patjetër duhet të përcaktohet dukshmëria e tyre. Për këtë qëllim shfrytëzohet opsioni Order i menysë
rritëse të pullës Draw (shih majtas), e cili gjendet në pozitën e parë të shiritit për vizatim, me nënopsionet e
treguara në fig. 124.
Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 74
Fig. 124. Zgjedhjet nga opsioni Arrange dhe nënopsionet e menysë rënëse Order
P.sh., nëse në një pozitë vendosen elipsa dhe katërkëndëshi, për ta fituar pamjen vijuese, duhet të
përdoret opsioni Bring to Front pasi të selektohet katërkëndëshi, ose përmes opsionit Send to Back - nëse
selektohet elipsa.
16.11.5. Grupimi
Me qëllim që vizatimi në të cilin janë, përfshirë më shumë figura të veçanta nga kompjuteri të
nënkuptohet si një tërësi, në fund bëhet grupimi i tyre përmes opsionit Group, i cili gjendet ne zgjedhjen
Arrange, ashtu siç shihet në fig. 125. Grupimi fillon me zgjedhjen e të gjitha elementeve të vizatimit me
tastin e majtë të miut, duke e mbajtur gjatë gjithë kohës të shtypur tastin Shift në tastierë.
Në procedurën e rrafshimit marrin pjesë vetëm elementet e vizatimit, të cilat janë zgjedhur.
16.11.7. Rrotullimi
Elementet e zgjedhura të vizatimit mund të rrotullohen për një kënd të caktuar, duke i shfrytëzuar
opsionet që i ofron menyja rënëse e opsionit Rotate or Flip, e cila shihet në fig. 127
Në Word, si standard mund të zgjidhet organizimi i tekstit në një, dy ose tri shtylla, me mundësi që
në rastin e organizimit në dy shtylla, shtylla e majtë ose shtylla e djathtë të jetë më e ngushtë. Zgjedhja bëhet
përmes opsionit Format, Columns ..., në kornizën Columns, e cila duket si në fig 129.
Ndarja në numër të caktuar shtyllash mund të vlejë brenda komplet dokumentit, në një pjesë të
caktuar të tij, ose prej pikës ku zgjidhet opsioni i ndarjes së re në shtylla e deri në fund të dokumentit.
Korniza Print mund të fitohet edhe përmes shkurtesës Ctrl + P, ose duke e klikuar pullën në të cilin
shihet vizatimi i printerit (shih majtas), i cili gjendet ne shiritin Standard.
Në dritaren e parë të kornizës për shtypje duhet të zgjidhet tipi i printerit, i cili është lidhur në
kompjuter, kurse ne pjesën Page range përcaktohet shtypja e komplet dokumentit (All), shtypja e faqes ku
aktualisht është vendosur kursori (Current page), ose shtypja e faqeve, numrat e të cilave shënohen në
dritaren e cila gjendet në vazhdim të tekstit Pages.
Përmes opsioneve që ofrohen në kornizën Print mund të përcaktohet numri i kopjeve që shtypen, të
kërkohet shtypja e faqeve tek ose çift etj.
Dukja e faqeve të dokumentit që shtypet mund të merret në ekran, përmes opsionit File, Print
Preview, ose pullës me simbolin e thjerrëzës zmadhuese (shih majtas), i cili është vendosur në shiritin
standard.
19. Ndihma
Gjatë punës ne Word, në çdo moment mund të kërkohet ndihmë, duke zgjedhur në menynë kryesore
opsionin Help, pas së cilës në ekran paraqitet korniza e ndihmës, p.sh., ashtu siç shihet në fig. 148.
Mundësitë që ofrohen përmes ndihmës e cila është pjesë përbërëse e Word-it janë të mëdha, gjë që
udhëhiqet me opsionet në kuadër të kornizës përkatëse. Ndihma mund të merret edhe nëse në tastiere shtypet
tasti F1