Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 27

Kursi: Marrëdhëniet me Publikun

Leksion
Tema nr 8 Marredheniet publike politike

Ndersa roli i rritur i medias ne percjelljen e debatit politik u be i dukshem, shekulli i njezete
deshmoi lindjen dhe rritjen e shpejte te nje profesioni te ri qe i perkushtohej komunikimit te
efektshem te mesazheve politike, sic e thote Stanley Kelley, 'nje klase propagandistesh
profesioniste' (1956, fq. 16). Sot anetaret e ketij profesioni, qe perfshin marredheniet publike,
reklamen dhe marketingun, qendrojne midis politikanit dhe medias, duke perfituar nga
marredhenia e ndervaresise se dyanshme qe ekziston midis ketyre te dyve.
Marredheniet korporative publike, nga te cilat doli komunikuesi profesionist politik, u zhvilluan
ne fillim ne Amerike ne kapercyell te shekullit te njezete, kur kompanite e medha amerikane u
perballen per te paren here me kerkesat shpesh konfliktuale te suksesit komercial dhe te opinionit
publik. Kapitalizmi i shekullit te njezete solli me vete 'nje zgjuarsi ne rritje te publikut, fale
perhapjes se arsimit dhe te formave demokratike te qeverisjes, per te kuptuar se njerezit kane te
drejten e zerit te tyre ne drejtimin e grupimeve te medha politike, kapitaliste ose te punes'
(Bernays, 1923, fq. 33).
Ne nje mjedis politik te zgjerimit te te" drejtave per te votuar dhe te mbikeqyrjes se aktiviteteve
te ndermarrjeve nga ana e publikut, kapitali i madh i Amerikes nisi te angazhohet ne menaxhimin
e opinionit, duke punesuar pioniere te tille si Ivy Lee, qe ngriti zyren e pare konsultuese me 1904
(Kelley, 1956), duke u marre kryesisht me industrine e qymyrgurit dhe te hekurit.
Politikanet i perqafuan me shpejtesi parimet dhe metodat e marredhenieve korporative publike.
Ne vitin 1917, presidenti amerikan Uillson krijoi nje komitet federal te Informimit Publik, per te
menaxhuar opinionet e publikut mbi Luften e Pare Boterore. Partia Demokrate ne vitin 1928
krijoi nje zyre te perhershme per marredheniet publike dhe republikanet e bene kete ne vitin
1932 (Bloom, 1973). Qe prej asaj kohe, keshilltaret per marredheniet publike kane mbajtur 'nje a
me teper karrige ne bordin qendror te strategjive thuajse per secilin kandidat per president' (po
aty, fq. 14).(1)
Zyra e pare konsultuese per marredheniet politike publike u krijua nga cifti Clem Whittaker dhe
Leone Baxter, ne Los Angeles, ne vitin 1933, me emrin Campaigns Inc. Dan Nimmo e lidh kete
me faktin se ne Kaliforni, me teper se ne cdo shtet tjeter te Amerikes ne vitet 1930, referendumet
perdoreshin gjeresisht per te zgjidhur ceshtjet politike. Per me teper, popullsia e Kalifornise ishte
me baze emigrantesh dhe prandaj me e shumellojshme nga ana etnike dhe shoqerore sesa ne disa
pjese te tjera te Amerikes. Organizatat tradicionale te partise ishin te dobeta. Ne kete mjedis me
ndjeshmeri te vecante (shperthyese) ndaj opinionit publik, keshilltaret politike - thote Nimmo -
ne fakt mbushen hapesiren qe zihej diku tjeter nga makineria e partive politike. Nga Campaigns
Inc. u zhvillua pastaj ajo qe Nimmo e quan nje 'industri sherbimesh' mbarekombe'tare (1970, fq.
39), e cila lehtesonte komunikimin politik midis partive, kandidateve dhe publikut te tyre;
modelonte dhe prodhonte materialet e publicitetit dhe te propagandes;
mblidhte fondet; keshillonte per politikat e per paraqitjen e tyre opinionit publik (Sabato, 1981,
fq).
Qysh prej viteve 1970, ne Amerike kishte qindra keshilltare me kohe te plote dhe numri i tyre po
rritej ne Britanine e madhe dhe ne vendet e tjera demokratike. Ne Britanine e Madhe te viteve
1980, emra Bell, vellezerit Saatchi dhe Harvey Thomas u bene pjese e pandare e procesit politik.
Pjesa e mbetur e ketij kapitulli shqyrton mjetet dhe me politike, ne kohen e zgjedhjeve dhe ne
intervalet mes tyre, me ndihmen e keshilltareve te tyre politike, kerkojne te menaxhojne mediat
ne menyra te tilla favorizues dhe te pakesojne ate qe demton interesat e ketyre organizmave.
Diskutimi do te organizohet mbi kater llojet e veprimtarive publike.
• Se pari, marrim format e menaxhimit te medias - ato aktivitete qe jane modeluar per te
zbuluar nevojat dhe kerkesat e mediave moderne dhe per te shtuar keshtu aksesin e politikaneve
ne median e lire. Keto aktivitete permbajne kryesisht fabrikimin e mediatizimeve - ngjarjet e
favorshme qe, kur te gjitha gjerat e tjera jane njesoj do te perpiqen te terheqin intersimin e
mbikeqyresve te medias dhe te rrisin vemendjen e publikut per partine. Objektivi i ketij
aktiviteti, sigurisht, nuk eshte thjesht qe te ruaje paraqitjen e nje partie por qe te mbuloje
gjithashtu qartesine e saj per problemet dhe zgjidhjet politike. Ne kete kuptim, kete mundet qe ta
mendojme edhe si menaxhim te problemeve.
• Se dyti, shqyrtojme praktiken e menaxhimit te imazhit ne marredhniet politike me
publikun - nga njera ane, imazhi personal i politikanit si individ dhe menyra sesi mund te te
paraqitet e te trajtohet per t'iu pershtaturr qellimeve organizative dhe nga ana tjeter, imazhi i
organizmit politik. Aktiviteti i fundit mundet gjithashtu te pershkruhet si marketing politik
• dhe shpeshhere do te perfshije teknikat e reklamimit te pershkruara ne kapitullin e
kaluar. Por marketingu i identitetit dhe imazhit politik shkon pertej vendosjes se imazheve te
paguara ne media. Ai permban ceshtje te tilla si hartimi i nje logoje te bashkesise, gjuha qe
perdoret gjate intervistave politike dhe ne manifeste, si dhe puna e pergjithshme e nje partie kur
ben fushate ne sferen publike.
• Suksesi ose e kunderta e tij ne kategorite e siperpermendura te aktivitetit varet ne nje
shkalle te madhe nga efektshmeria e te tretit, komunikimet e brendshme te organizates. Kjo
perfshin vendosjen e kanaleve per transmetimin e informacionit nga brenda, koordinimin e
aktivitetit dhe trajtimin e reagimeve. Sic do ta shikojme, disa nga deshtimet me te medha te
komunikimit politik te partive ne vitet e fundit mund ti atribuohen marredhenieve te brendshme
te papershtatshme publike. Njesoj si koorporatat moderne , qe tashme kane departamentet e
brendshme te marredhenieve publike, me qellim qe te shtojne efektshmerine organizative, keshtu
edhe partite politike zhvillojne struktura me komunikim te brendshem te efektshem.
• Te fundit, por ne asnje menyre me te parendesishmet ne studimin e komunikimit politik, jane
aktivitetet e menaxhimit te informacionit. Kete kategori e dallojme nga menaxhimi i medias, sic
u pershkrua me siper, pasi ai priret qe te perfshije metoda te hapura te ndryshimit dhe te
manipulimit te informacionit nga aktoret politike ne pushtet. Informacioni eshte nje mjet i
fuqishem politik dhe, perhapja e tij selektive, ndalimi dhe/ose shtremberimi i tij nga qeverite,
eshte nje element i rendesishem ne menaxhimin e opinionit publik. Edhe organizatat qe nuk jane
ne pushtet, mund te perdorin informacione per te sulmuar kundershtaret, por kjo forme e
marredhenies publike eshte vecanerisht me e rendesishme per nje organizate ne qeverisje, e cila
ka gjithe resurset e shtetit ne dispozicionin e saj per menaxhimin e informacionit dhe mund t'i
perdore ato per te ushtruar nje ndikim te te madh ne jeten e qytetareve.

Menaxhimi i medias
Termi 'menaxhim i medias', ne kete kontekst, nuk i referohet atyre qe angazhohen ne punen
profesionale te menaxhimit te organizatave mediatike, por llojshmerise se gjere te praktikave me
te cilat aktoret politike mund te kerkojne qe te kontrollojne, te manipulojnc ose te ndikojne
organizatat mediatike me menyra qe u pershtaten objektivave te tyre politike. Perdorimi i nje
termi te tille percon, mbase edhe me saktesi, pikepamjen e politikaneve se mediat jane te
cmueshme, por edhe aleate potencialisht te vrazhda ne procesin politik - thelbesore per daljen ne
publik, por te paparashikueshme dhe me nje tendence per te pasur pavaresi. Marredhenia me
ndervaresi te dyanshme midis aktoreve politike dhe organizatave mediatike, e pershkruar me
pare, nuk e pengon kritiken e rende te te pareve ndaj ketyre te fundit dhe as monitorimin rutine te
pushtetit politik, qe nenkupton roli rojtar i 'pushtetit te katert'.
Ne kete kontekst, menaxhimi i medias perfshin aktivitetet qe jane te modeluara per te mbajtur nje
marredhenie pozitive politikan-media, marredhenie qe pranon nevojen e tyre per njeri-tjetrin,
nderkohe qe shfrytezon karakteristikat institucionale te te dy aktoreve per nje avantazh
maksimal. Per politikanet, kjo kerkon qe organizates mediatike t'i jepet ajo qe do, ne kuptimin e
lajmit dhe te zbavitjes, nderkohe qe shfaq disa ndikime mbi menyren se si mediatizohet dicka
dhe se si i paraqitet audiences.
Sikurse dhe ne rastin e reklames, do te ishte gabim te mendohej se, ne kete kuptim, menaxhimi i
medias eshte nje dukuri e re ne politikat demokratike. Intervista e pare ne gazete me nje figure
publike u krye ne vitin 1859 ne Amerike (Boorstin, 1962) dhe transmetimi i pare amerikan i
lajmeve u be ne vitin 1907. Forma e intervistes u importua ne Britanine e Madhe ne vitet 1880,
sikurse ndodhi me pas me te gjitha teknikat e ndikimit ne raportimin mediatik, qe qene zhvilluar
per here te pare ne Amerike (Silvester, 1993).
Ne e shqyrtuam zhvillimin e industrise se marredhenieve politike publike nga vepra e Ivy Lee
dhe Edward Bernays ne kapercyll te shekullit te njezete. Por, sikurse me reklamen, rendesia
politike e menaxhimit te medias eshte rritur paralelisht me perparimin e komunikimit masiv,
sidomos te televizionit, i cili ka siguruar me teper mundesi (dhe rreziqe) qe politikanet te
nenshtrojne perpjekjet dhe zotesite e profesionisteve dhe, permes tyre, te kerkojne te ndikojne
opinionin publik. Partite politike, liderat e tyre dhe keshilltaret e tyre per marredheniet publike,
jane bere shume me te sofistikuar per te kuptuar nderlikimin e perpjekjeve te menaxhimit te
medias, vlerat gazetareske te lajmit, sforcimet teknike ne grumbullimin e lajmit dhe ne
privilegjet komerciale. Qe nga transmetimet e drejtperdrejta radiofonike te F.D. Ruzveltit ne vitet
1930, perqafimi i asaj ideje nga Ronald Regani ne vitet 1980, trasmetimet e Bill Klintonit 'takim
me njerezit' ne vitet 1990 e deri tek fjalimet e drejtperdrejta dhe konferencat per shtyp te Toni
Blerit - Sic ishte pershkrimi i tij per princeshen Diana gjate oreve pas vdekjes se saj si 'princesha
e njerezve'- politikanet jane bere ( kryesisht fale profesionit te ri te menaxhereve mediatike) me
kompetente ne shfrytezimin e medias. Sic do ta shikojme, shume gazetare gjykojne se procesi e
ka shtyre marredhenien politikan-media pertej gjendjes se ndervaresise se dyanshme, e ka kthyer
ne nje varesi te medias dhe ne nderim ndaj politikaneve, prandaj tani gazetaret duhet qe, me
vetedije, te pervetesojne nje qasje me te shkeputur, e me kritike ndaj perdorimit te ketyre
teknikave.
Per shume analiste" te komunikimit politik, epoka moderne e marredhenieve politike me
publikun nis me debatet presidenciale Nikson-Kenedi ne shtator te vitit 1960 (Kraus dhe Davis,
1981). Studiuesit e politikes bien dakord se kjo ngjarje pati nje efekt kyc ne fushaten e vitit 1960.
Ketu po tregojme se debati presidencial i drejtperdrejte - tani nje institucion amerikan, i kopjuar
edhe nga shume demokraci te tjera - eshte ngjarja prototip e 'medias se lire'. Ne vetvete ajo u
garanton politikaneve nje mbulim te gjere e te drejtperdrejte, perderisa organizatat serioze
mediatike duhet ta raportojne ate plotesisht, duke marre nje seri masash per nje mbulim te
vazhdueshem te ceshtjeve te ngritura dhe te interpretimeve perkatese te pjesemarresve. Debati e
percakton axhenden, ne nje fushate presidenciale amerikane bashkekohore. Ai i siguron
kandidatit nje platforme per t'i bere thirrje direkte audiences masive dhe per te demonstruar
epersine e tij ndaj kundershtarit. Dhe, ndryshe nga reklama, per politikanin kjo eshte falas.
Megjithate, si karakteristike e medias se lire, debati presidencial ka edhe rrezikun e nje deshtimi
katastrofik. Duke qene i drejtperdrejte dhe i paredaktuar, gabimet jane me te veshtira per t'u
mbuluar dhe artikulimi i detajuar, inteligjent i politikave nga kandidati mund te shembet keq
edhe nga nje shkarje e vogel. Ne debatin e tij ne vitin 1976 me Xhimi Karterin, Xherald Fordi, qe
ishte ende ne detyre, pa dashje e tregoi veten te paditur dhe mendjejehte kur tha se Polonia nuk
ishte pjese e bllokut sovjetik. Fordi mbase e nenkuptonte ate qe donte te thoshte, sikurse pa
dyshim qe e nenkuptonte edhe shumica e audiences, por ajo gafe verbale e ndoqi ate ne gjithe
fushaten, duke ndihmuar shume ne mposhtjen e tij nga Karteri. Vete Karteri, gjate njerit prej
debateve te vitit 1980 me Ronald Reganin, permendi ankthin e audiences per egersine e
republikaneve, duke paraqitur imazhin e vajzes se tij, Amy, te ciles i diltee gjumi naten per
ceshtjen e armeve berthamore. Mbulimi i debatit u veshtrua si nje manipulim cinik i nje femije,
gje qe ndihmoi ne mposhtjen e Karterit nga Regani ne diten e votimit. Debatet midis Al Gorit
dhe Xhorxh W. Bushit ne zgjedhjet e vitit 2000, e transformuan imazhin e ketij te fundit nga nje
lopcar i ploget dhe injorant ne ate te nje kandidati terheqes qe mund te zgjidhej. Gori,
perkundrazi, doli nga debate me reputacionin e njeriut te ndrojtur dhe pedant. (Hyrje ne
komunikimin politik, Brian McNair, 2009, Tirane).
Formati i debatit te drejtperdrejte, paraqet dilemen e madhe te medias se lire pe politikanet
moderne - dalja masive ne publik qe siguron debati, mund te fitoje edh zgjedhjet (ky, per
shembull, eshte mesimi i nxjerre nga fitorja e ngushte te Xhon F Kenedit ndaj Richard Niksonit
ne fushaten e vitit 1960, te cilen e fitoi me vetem 17,00l vota). Por ajo mund t'i beje ata te
humbasin edhe per nje te shkare te" gojes.
Britania e Madhe, ne kontrast me Ameriken, nuk ka pasur nje tradite te debatit te drejtperdrejte
midis kandidateve per postin me te larte qeveritar, edhe pse cdo fushate zgjedhjesh te
pergjithshme qe kalon, shoqerohet me thirrjet e konkurrenteve per te tilla debate. Kryeministrat
britanike, laburiste dhe konservatore, te vetedijshem per rreziqe qe mund te sjellin debatet, i
qendrojne pikepamjes se, nje nga privilegjet e te qenit ne detyre, eshte te refuzosh te marresh
pjese ne nje spektaktel te tille te pakontrolluar: Supozimi ketu eshte se ndoshta me shume fiton
duke luajtur rolin e nje burri shteti me dinjitet e duke e shmangur formatin e debatit per
presidencializmin e bujshem, ses humbet duke u pare si i permbajtur dhe i pakapshem. Duke
thene kete, ne qershor te vitit 1994, pas vdekjes se liderit laburist John Smith, tre kandidatet per
t'i zene vendin - Toni Bler, Margaret Beckett dhe John Prescott - bene nje debat te drejtperdrejt
ne programin e BBC-se, Panorama, hera e pare qe nje debat i tille transmetoehj ne televizionin
britanik. Liberaldemokratet ndermoren te njejtin model per fushaten e tyr te lidershipit ne vitin
2006.
Ne vitin 1997, te shtyre nga menaxheret mediatike te laburisteve (me besim ne aftesine e Toni
Blerit per te vepruar mire) partite kryesore u afruan me teper se kurre me pare ne marreveshjen
per termat dhe kushtet e debateve te drejtperdrejta midis liderave te partise. Ne fund ata u
terhoqen, per arsye qe mbeten te paqarta. Disa spekuluan se Parti Laburiste, qe kishte perkrahur
fillimisht idene per debatin mes liderave, iu permbajt pikepamjes se, me nje kryesim teper te
madh ne sondazhet e opinioneve, nuk ia vlent te rrezikoje ate lloj katastrofe qe perjetoi Karter,
Fordi apo Dan Quayle - kur ky i fundii me shume fame dhe fodullek, e krahasoi veten me Xhon
F. Kenedin.Te tjeret pretenduan se, si konservatore, ishin te frikesuar se si lideri i tyre, Xhon
Mejxher, do te diltee kunder Blerit qe i prishi negociatat. Gjithsesi, ne vitin 1997 nuk pati asnje
debat mes liderave Nuk kishte as ne vitin 2001 ose 2005 dhe kjo zhgenjeu shume komentues.
Sigurisht qe nuk duhet harruar se ne Britani, ndryshe nga Amerika, kryeministri dhe
konkurrentet paresore te tij ose te saj shikohen tek debatojne drejtperdrejt ne televizion shumicen
e javeve te vitit. Koha e Pyetjeve per kryeministrin ne Dhomen e Perfaqesuesve, eshte nje ngjarje
pa te dyte ne sistemin politik amerikan dhe mbas mund te shihet si nje zevendesues me se i
pershtatshem per debatin presidencial skualifikues. Ne Dhomen e Perfaqesuesve, suksesi i liderit
te nje partie nuk matet vetem nga theniet e dites dhe gabimet (ndonese keto vihen re), por nga
performanca ne nje seance parlamentare, e cila mund te mendohet se eshte nje test me i forte dh
me i perpikte i zotesise per te debatuar sesa pak a shume 90 minutat e nje perplasjej presidenciale
amerikane. Pervec kesaj, ne Britanine e Madhe ka edhe debate te drejtperdrejta ne fushate midis
politikaneve te rinj, debate ku rrihen ceshtjet e detajuara te politikave. Lideret e partise u
nenshtrohen gjithashtu intervistave te eksperteve me te njohur te kohes, si Jonathan
Dimblebyjeremy Paxman dhe John Humphrys. Keto raste lejojne qe te behet nje krahasim midis
kandidateve. 'Manovrimi' i liderit laburist ndaj Paxman ose Dimbleby, mund te krahasohet me
ate te liderit konservator, David Cameron. Gafat behen shume lehte, por nuk i falen aq lehte
vetes. Nje nga ngjarjet vendimtare ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 1987, ndodhi gjate
intervistes se liderit laburist Neil Kinnock me David Frost ne emisionin mengjesor te se dieles te
ketij te fundit, Breakfast.{3) Ne ate faze ne fushaten e vitit 1987, Partia Laburiste po dilte mjaft
mire ne sondazhe dhe kishte pasur disa mbulime entuziaste per fushaten e saj te reklames. Gjate
intervistes Kinnock-u la te kuptohej, kur po orvatej te shpjegonte politiken e mbrojtjes
joberthamore te laburisteve, se sovjetiket nuk do ta pushtonin Britanine e Madhe, pavaresisht
mbrojtjes berthamore apo joberthamore, per shkak te veshtiresive strategjike te marrjes se
ishujve dhe rezistences se njohur (perfshire, theksoi ai, luften e partizaneve). Kjo deklarate e nje
fakti krejtesisht ushtarak, kaloi pothuaj pa u vene re, deri kur menaxheret e fushates per
konservatoret e pikasen ate ne regjistrimet e emisionit dhe zhvilluan pastaj nje fushate te
fuqishme ne marredheniet publike dhe ne reklama rreth mungeses se kompetences se Partise
Laburiste per mbrojtjen (shih Figuren 7.1). Kinnock-u e hapi me shkujdesje debatin e mbrojtjes,
ne te cilin laburistet ishin tradicionalisht te dobet, duke iu dhene konservatoreve nje mundesi te
te mire per te 'shenuar'. Disi me mire ne keto ushtrime ka qene Toni Bleri, i cili, si kryeminister,
ka marre pjese ne disa seanca intervistash dhe debatesh te drejtperdrejta, qe perfshinin gazetare
dhe pjesetare te publikut. Ne Ask the Prime Minister (ITV), Question Time (BBC 1) dhe
Newsnight (BBC 2), Toni Bleri, jo vetem hapi rruge te reja ne komunikimin politik britanik, por
shmangu edhe gabimet e Neil Kinnock-ut dhe te 'performuesve' te tjere politike me pak te afte,
duke e ruajtur reputacionin e tij te paprekur.
Me pak te prirura per te gabuar, por po aq te dobishme ne terheqjen dhe perqendrimin e
vemendjes se medias tek nje politikan ose organizate, jane ato lloje aktivitetesh qe hyjne ne
kategorine e 'pseudongjarjeve'. Sikurse eshte treguar atje, pseudongjarja eshte nje 'ndodhi' e cila
ka nje lidhje fare te dobet me realitetin politik. Ajo ka kuptim ne vetvete dhe per vetveten, mbi te
gjitha si ngjarje mediatike. Disa do te argumentonin se ngjarjet e tipit debat apo interviste, qe u
diskutuan me siper, hyjne shpesh ne kete kategori, derisa eshte e qarte se ka dicka disi artificiale
dhe te fabrikuar rreth menyrave me te cilat perzgjidhen pjesemarresit, se si hartohen pyetjet dhe
se si ndertohen pergjigjet. Nga ana tjeter, ato shpesh jane te drejtperdrejta dhe audienca nuk ka
asnje mundesi per te dhene gjykime rreth aktoreve politike bazuar ne performancat e tyre.
Ndoshta me afer pseudongjarjeve 'te pastra'jane raste te tilla si konferencat e partise, te cilat ne
pjesen e fundit te shekullit te njezete, ndryshuan - vecanerisht ne SHBA, por gjithnje ne rritje
edhe ne Britanine e Madhe dhe ne demokraci te tjera te perparuara - nga forume per zgjidhje
politike dhe per marrjen e vendimeve, ne spektakle te caktuara per te siguruar maksimumin e
mbulimit pozitiv nga shtypi.
Ne SHBA, ku filloi edhe ky ndryshim ne rolin dhe funksionin e takimeve te partise, kuvendet
demokrate dhe republikane kane perqafuar me entuziazem te palekundshem, parimet e shou-
bizinessit. Debati dhe manovrimi i rendesishem politik ndodh ne prapaskene, kurse ne paraqitjen
e tij publike kuvendi funksionon si nje panair gjigand per gjithcka qe shet partia ate vit. Ne
fushaten e rizgjedhjes se Ronald Reganit ne vitin 1984, takimi republikan u dominua nga filmi
emocionues 'Roni dhe Nensi', i shoqeruar me lajkatimin e delegateve te kuvendit dhe (me pas) te
popullit amerikan. E gjithe kjo iu komunikua audiences permes mbulimit te medias.
Ne Britanine e Madhe, Partia Konservatore e Margaret Thecerit u be pioniere e prirjes per ta pare
konferencen si simbol, sikurse dhe shume elemente te marketingut modern politik (Scammell,
1995). Ne vitet 1980, sipermarresi i shou-biznesit, Harvey Thomas, u punesua per te modeluar
konferencat e pervitshme, te cilat ai i pergatiti sipas parimit se 'ne nje platforme politike ne zeme
vetem pak sekonda ne lajmet e BBC.. duhet te sigurohemi se ato pak sekonda jane absolutisht te
pastra, per aq sa kane te bejne me mesazhin (cituar ne Cockerell, 1988, fq. 325). Ne kerkimin e
'pastertise',
skenat ne te cilat u ulen folesit dhe liderat e partise, u ndertuan me te njejten vemendje ndaj
koordinimit te formes dhe ngjyres si nje skene e West End-it. Ne konferencen e vitit 1983, e para
pas fitores se qeverise Thecer ne ishujt Malvine, skena ngjasonte jo pak me nje fushe beteje te
madhe gri, ku lidershipi konscrvator kishte zene vend si admiralet pushtues.
Sic e zbuloi Thomasi, mbulimi i medias masive ne ate konference dhe ne shume te tjera, ishte i
kufizuar e shumta ne disa minuta. Edhe pse ne Britanine e Madhe ka nje tradite per mbulimin e
drejtperdrejte te debateve te konferencave, ne Kanalin BBC 2 me me pak audience, buletinet
kryesore te lajmeve, per audiencat e te cilave politikanet jane teper te interesuar, i trajtojne ato
thjesht si histori (ndonese te rendesishme) ne nje axhende te ngjeshur lajmesh. Prandaj ka nje
tendence qe gazetaret te kerkojne 'thelbin' e ngjarjes - nje fraze te vecante ne fjalimin e liderit,
per shembull - dhe ta organizojne mbulimin rreth asaj vecorie. Ndaj dhe debati qe buron nga
konferencat eshte i ndertuar me shpresen se, vetem nje pjese e vogel e rendesishme e saj, do t'i
perseritet audiences. Fjalimet jane te ngarkuara me 'citate te qelluara' - fjale dhe fraza te
pershtatshme, qe mbahen mend e qe mund te behen nyja rreth te ciles gazetaret do te ngrene nje
histori. Fjalimi i zonjes Thecer 'The lady's not for turning (Zonja nuk kthehet me) ne vitin 1981,
eshte nje shembull i shkelqyer i ketij fenomeni. Fjalimi dhe rrethanat kur u mbajt ai, harrohen
shpejt, por ajo fraze mbetet ne imagjinaten e publikut, duke zgjuar ne kujtese 'thelbin' e
thecerizmit. Ne menyre te ngjashme, thenia e dites 'Tough on crime, tough on the causes of
crime' (Ashpersi ndaj krimit, ashpersi ndaj shkaqeve te krimit), beri qe qasja centriste radikale e
Partise Laburiste te Re te simbolizohej me kombinimin e theksit mbi ligjin dhe rregullin sipas
drejtesise shoqerore.
Keshtu qe fjalimet politike te pe'rcuara nepermjet pseudongjarjes se nje konference televizive te
partise, orvaten qe te kenaqin nevojen e gazetareve per te raportuar me thjeshtesi 'copat' e
informacionit politik, ne menyre te atille qe ta caktojne axhenden e lajmeve ne favor te
politikanit.
Sic u vu re ne kapitullin e kaluar, ne fillim te viteve 1980 Partia Laburiste i kushtonte pak
vemendje marredhenieve politike publike dhe e pagoi cmimin elektoral te asaj pakujdesie ne
zgjedhjet e vitit 1983. Por, nderkohe qe dekada kalonte, Partia Laburiste nen udheheqjen e Neil
Kinnock-t rivalizoi me sukses teknikat e futura nga Thomasi i konservatoreve. Me teper
vemendje iu kushtua 'luk-ut' te konferences, duke perfshire gjithcka, qe nga zgjedhja e logos e
deri prerja e kostumit te folesit. Debatet, te cilat ne konferencat e laburisteve gjithmone kishin
qene shkembime te qarta te pikepamjeve (te deshmuara nga cilesia e tyre shpeshhere zemerake,
anarkike), duke i drejtuar mediat shpesh te mbulimi i 'krisjeve' dhe 'pecarjeve', u bene si ato te
konservatoreve, te shperlara dhe artificiale, kurse perplasja e vertete mbetej pas dyerve te
mbyllura. Partia Laburiste, per te thene te verteten, (edhe ne periudhen e Blerit dhe Mandelsonit)
nuk ka ecur ne kete rruge aq sa Partia Konservatore, konferencat e te ciles ne vitet 1990
organizoheshin pak a shume si manifestim lajkash per liderin, madje edhe kur lider ishte Xhon
Mejxheri, nje burre qe edhe tek anetaret e partise se tij nuk ishte aq popullor.
Pas zgjedhjes se tij si lideri i Partise Laburiste ne vitin 1994, Toni Bleri duhej te perballte disa
momente te veshtira ne konferencat e partise, per ceshtje te tilla si reforma e Dispozites 4 te
kushtetutes dhe politika te tjera te mbajtura gjalle nga 'Partia Laburiste e vjeter'. Pavaresisht
ketyre momenteve te 'nderhyrjes ne realitet', sidoqofte, laburistet, sikurse konservatoret dhe
liberaldemokratet, ne vitet 1990 ishin bindur per nevojen qe t'i zbatonin parimet e
pseudongjarjeve ne mbledhjet publike te tyre dhe te beheshin gjithmone e me kompetente ne
zbatimin e tyre - ndonese me disa perjashtime te dukshme.
Gjate fushates zgjedhore te vitit 1992, cilesia e fabrikuar e tubimit te Partise Laburiste ishte aq e
madhe sa konstruksioni i saj u be nje histori lajmi ne vetvete, ne kundershtim me perpjekjet e
partise per ta paraqitur veten si moderne dhe me njohuri per median. Tubimi ne Sheffield me 4
prill te vitit 1992, trajtojhet ne mitologjine politike britanike si shembulli tipik, kur konstruksioni
i medias per pseudongjarjet e konsumit e kalon masen, duke u kthyer nga nje aktivitet i
pranueshem i marredhenieve publike, ne nje manipulim cinik. i trajtuar nga disa komentues si nje
kontribut thelbesor per 'vrullin e fundit', qe thuhet se e privoi Partine Laburiste nga fitorja,(4)
ngjarja eshte nje tjeter shembull i veshtiresise se politikaneve per te kontrolluar 'median e lire'. E
modeluar para pak votimit, per te portretizuar imazhin e partise si teper te sigurte ne vetvete dhe
tek lideri Neil Kinnock, konferenca ne Sheffield ne fakt u interpretua nga media (kryesisht ajo
konservatore) si nje shfaqje arrogance. Stili evangjelist i Kinnock-ut ne konference, ngjante i
ngrire dhe i pakendshem, i pershtatur per median dhe jo i lirshem dhe rinor sic ishte synuar. Roli
i vertete i konferences se Sheffield-it ne humbjen e Partise Laburiste ne vitin 1992, nuk mund te
dihet me saktesi, por sigurisht qe mbetet i forte argumenti se ai u provokoi nje ndjesi te
pakendshme shume pjesemarresve te audiences. Pandehma e fitores qe mbeshtolli ngjarjen, ishte
e parakohshme dhe nje tregues vetekenaqesie. Per Partine Laburiste kjo ngjarje mori ngjyrime te
pakendshme.
Pseudongjarjet mund te organizohen edhe ne nje shkalle me te vogel sesa nje konference e plote
ose nje takim i zgjeruar. Nje pjese thelbesore e fushatave politike moderne, eshte krijimi i
'mundesive per foto'(me theniet shoqeruese te dites). Ne fushaten zgjedhore te vitit 1979,
Margaret Theceri e shpenzoi nje pjese te konsiderueshme te kohes se saj duke bere vizita neper
fabrika, duke veshur xhaketa te bardha dhe, ne shembullin me te famshem, duke mbajtur nje vic
ne nje ferme bujqesore. Per gazetaret qe mbulonin fushaten, keto ngjarje siguronin material te
shkelqyer per lajm, madje edhe informacion per programin politik te Partise Konservatore.
Nevoja e tyre per material te transmetueshem u permbush po aq sa dhe etja e kryeministres per
dalje publike dhe per t'u reklamuar.
Qe me viziten zyrtare te Harold Macmillan-it ne Moske ne vitin 1959, politikanet ne detyre e
kane perdorur statusin e tyre per te krijuar imazhe te burrave te shtetit dhe te pushtetit global
(Foote, 1991). Sic e pame ne kapitullin e kaluar, mbulimi i sugjeruar nga keto mundesi per foto,
shpesh here rishfaqet ne fushatat e reklames politike, sic ndodhi edhe me fotot e Margaret
Thecerit ne vitin 1987 gjate vizites shteterore ne Moske dhe me filmimet e Xhorxh Bushit duke
takuar personalitet e huaja ne cilesine e tij si zevendespresident.
Mbizoterimi i ketyre teknikave, te cilat tashme perdoren zakonshem nga te gjitha partite dhe
shtrirja e madhe e tyre, ka shkaktuar debat persa i perket profesionit gazetaresk, sepse duke i
lejuar politikanet qe ta permbytin mjedisin e fushates me pseudongjarje te ketij lloji, gazetaret po
kontribuojne ne degradimin e kultures politike dhe ne manipulimin e audiences.'3' Si perfundim,
fushatat e fundit zgjedhore i kane pare gazetaret te pervetesojne qasje te shumta me skeptike ndaj
pseudongjarjeve. Shpesh here mbulimi politik perfshin tani jo vetem pasqyrimin e ngjarjes, por
edhe nje kritike - mbulim te metejshem — te statusit te saj si ngjarje dhe menyren se si eshte
raportuar ajo.
Ne te vertete, i gjithe menaxhimi i lajmit politik, tani operon ne kontekstin e komentimit te
vazhdueshem gazetaresk rreth 'lojes' politike. Gazetaret jane te ndergjegjshem per perpjekjet qe
behen per te ndikuar ne punen e tyre dhe e perfshijne analizen e ketyre perpjekjeve si pjese te
raportimit te tyre. Si rezultat i kesaj, gazetaria politike po fokusohet gjithnje e me teper ne
ecurine e procesit se sa ne vete ceshtjet e politikes, ne prapaskenat e fshehta te ngjarjeve politike.
Disa vezhgues jane kritike ndaj ketij 'theksimi te pameshirshem qe i behet lojes cinike te
politikes'(Fallows, 1996, fq. 31) dhe paralajmerojne se ai e shmang vemendjen e audiences nga
'ceshtjet reale'. Ne fund, ne kontekstin e menaxhimit te medias, kthehemi te konferenca e shtypit,
ku aktoret politike bejne deklarata publike perpara audiencave me gazetare, te cilat me pas i
transmetohen mbare popullit nepermjet shtypit dhe televizionit. Konferencat per shtyp u japin
politikaneve mundesi per te vendosur axhenden e mediave, duke ndikuar kesisoj ne debatin
publik gjate fushatave zgjedhore, si dhe ne ndjekjen rutine te politikes midis zgjedhjeve. Qe kur
Pierre Salinger, ne fillim te viteve 1960, e bindi i pari Xhon Kenedin qe te mbante konferenca te
drejtperdrejta shtypi ne televizion, ato jane bere nje institucion presidencial ne Amerike. Duke
shfrytezuar nevojen perhere aktuale per fjalimet presidenciale, citatet e qelluara dhe fotot
domethenese, presidentet kerkojne ta shtyjne mjedisin politik. per t'i lexuar ngjarjet sipas tyre,
dukei raportuar ato ne krye te buletineve kryesore te lajmeve. Vepra e gjate studimore e Hart-it
mbi retoriken presidenciale tregon se presidenca eshte transferuar nga nje bote formale e
orientuar drejt shtypit, ne nje mjedis elektronik te specializuar per fjalen e folur dhe per leverdine
e rastit te politikaneve kompetente te perfshire... Presidentet dhe stafi i tyre [jane] bere eksperte
ne [sociologjine e bindjes] dhe pjesa me e madhe e kohes se tyre i kushtohet gjetjes se
superstruktures me te mire sociale, qe i siguron se nje ngjarje retorike do te kapet lehte dhe
bindshem.

Gjate fushatave zgjedhore ne Britani, cdo parti e fillon diten me nje konference per shtyp, duke
ngritur 'temen' e saj te dites dhe ceshtjet, me te cilat ajo shpreson te konkurroje kundershtaret.
Keshtu, ne vitin 1997 laburistet kishin nje dite 'shendeti', konservatoret nje dite 'taksash'dhe
liberaldemokratet diten e 'perfaqesimit proporcional'. Duke i ngritur keto ceshtje sipas kesaj
menyre qe ne fillim te dites se fushates, secila parti shpresonte qe te dominonte axhenden
mediatike me lajme qe do te theksonin (dhe favorizonin) politikat e saj, ndersa do te ceknin fare
dobet ato te opozites.
Ne pergjithesi, konferencat per shtyp jane te modeluara me synimin per te shtuar raportimin e
tyre. Prandaj, ato do te vendosen ne kohe per t'u raportuar ne buletinet kryesore te lajmeve dhe
ne vende qe jane te arritshme nga gazetaret. Asnje nga keto, sigurisht, nuk siguron se mbulimi do
te jete favorizues.
Pavaresisht rreziqeve qe ekzistojne ne perdorimin e 'medias se lire', vlefshmeria e lajmit ne
intervistat dhe debatet e drejtperdrejta televizive, sigurojne qe asnje lider partie ose kryetar
qeverie te mos mund te refuzoje te marre pjese ne to. Per te minimizuar rreziqet, politikanet
shfrytezojne profesionistet e marredhenieve publike, detyra e te cileve eshte te perpiqen te
siguroje qe interpretimi i fjaleve (ose gafave) te folesit te jete i pershtatshem dhe i deshirueshem.
Keta 'spindoctors'kerkojne qe te trajtesojne axhenden gazetareske, per t'i dhene kuptim debatit te
punedhenesve te tyre. Kete ata mund ta bejne me ane te deklaratave per shtyp, qe qartesojne
verejtjet e erreta ose kontradiktore, duke shkembyer fjale te qeta me gazetaret apo ekspertet me
kryesore, ose duke organizuar konferenca per shtyp. Politikanet kryesore, po ashtu, do te
shfrytezojne sherbimet e 'eksperteve', qe menaxhojne detajet e takimeve mediatike dhe orvaten te
parashikojne dhe neutralizojne rreziqet. Ne Britani, me ardhjen e Toni Blerit dhe te laburisteve
ne qeverisje, me i famshmi (dhe me i ulti) nga keta u be Alistair Campbell, sekretari i ri per
shtypin i kryeministrit. Campbell beri ne qeveri ate qe ai kishte bere ne opozite -joshi, lajkatoi,
trazoi dhe trembi mediat ne prapaskene, ne menyre qe t'i siguronin liderit te tij raportimin me te
mire te mundshem ne cdo rrethane te dhene. Nga ana tjeter, zedhenesit e perfaqesojne politikanin
ne publik. Ne Amerike, zedhenesi ose zedhenesja e presidences ka nje rol kyc ne sigurimin e
kontakteve ditore mes presidentit, medias dhe publikut. Aty ku presidenti mund te jape nje
konference per shtyp, cdo jave, cdo muaj, apo me rralle, zedhenesi siguron nje rrjedhje konstante
te citateve te qelluara, qe supozohen te behen te famshme. Kur George Stephanopoulos ose Dee
Dee Myers u folen gazetareve amerikane per politiken e administrates Klinton, gazetaret e dinin
se ata po perftonin perspektiven presidenciale te ngjarjeve. Edhe kur presidentet ose te tjera
figura politike shfaqen publikisht ne nje konference per shtyp, ne nje tubim ose ne ndonje ngjarje
tjeter, fjalet qe flasin zakonisht nuk jane te tyret, por te nje shkruesi fjalimesh, i cili perpiqet ta
paraqese mesazhin e deshiruar ne nje forme qe pelqehet nga media, me citate te qelluara dhe
energjike.

Menaxhimi i imazhit
Furnizimi qe bejne politikanet me lajme te strukturuara me qellim qe te mbulohen ne menyre me
te favorshme nga media, shoqerohet me nje interesim me te madh per imazhin: imazhi personal i
aktoreve politike nga njera ane dhe imazhi i pergjithshem i partise nga ana tjeter. Ne fushen e
imazhit personal, politikanet moderne gjykohen jo vetem nga ajo qe thone' dhe bejne, por edhe
se si e thone dhe e bejne ate. Shkurt, stili politik tani merr pothuajse te njejten vlere me
substancen. Dikush mund te argumentoje se ky ka qene gjithmone nje faktor i rendesishem ne
suksesin politik dhe se liderat, nga Xhorxh Uashingtoni e ketej, i kane prezantuar me vetedije
'imazhet' te zgjedhesit e tyre. Megjithate, si cdo gje tjeter qe eshte pjese e komunikimit politik,
televizioni u kthye ne nje medium masiv mbizoterues ne periudhen pas Luftes se Dyte Boterore
dhe konsideratat per stilin zune nje vend qendror ne procesin politik.
Brendan Bruce argumenton se ne Britanine moderne, ku politikat e partive konkurrente jane bere
gradualisht me te ngjashme, rendesia e imazhit si nje vecori dalluese eshte rritur edhe me shume.
'Kur qendrat e gravitetit ideologjik te partise kane konvergjence dhe jo divergjence, personaliteti
ka te ngjare te behet menyra me e rendesishme per te percaktuar besueshmerine e votuesit' (1992,
fq. 95).
Sipas pikepamjes se Michael Cockerell-it, kryeministri i pare britanik qe projektoi me sukses nje
imazh ne televizion ishte Harold Macmillan-i, i cili hapi rrugen per perdorimin e tele-prompterit,
duke bere qe t'u drejtohej audiencave me nje stil me te natyrshem, qe paraardhesit e tij si Uinston
Cercilli dhe Klement Etli nuk mund ta arrinin.
Menaxherja me e spikatur e imazhit ne politiken britanike te pasluftes, deri ne shfaqjen e Toni
Blerit, ishte sigurisht Margaret Theceri. Me ndihmesen e keshilltarit per marredheniet me
publikun, Gordon Reece, ne fundin e viteve 1970 Margaret Theceri lejoi qe ta 'stilonin', d.m.th.
ta benin me terheqese per votuesit. Kur u zgjodh si lidere e konservatoreve ne vitin 1976,
Theceri, si shume nga politikanet kur arrijne nje status te larte (Toni Bleri eshte nje perjashtim ne
kete rast), i kushtoi pak vemendje imazhit te saj. Ajo dukej ashtu sic deshironte te dukej dhe
fliste krejt natyrshem, me nje theks hundor te pseudoklases se larte. Nen drejtimin e Reece, ajo
ndoqi mesime per te permiresuar zerin, duke e thelluar timbrin e tij dhe duke i theksuar ngjirjen.
Modeli i flokeve dhe rrobat iu zgjodhen me kujdesin me te madh. Theceri e kishte pranuar
pikepamjen se 'rrobat percojne mesazhe, sepse ato tregojne shijen dhe se ato shije shprehin
personalitetin' (Bruce, 1992, fq. 55).
Per ish-keshilltarin e Thecerit, Brendan Bruce, ceshtjet e imazhit personal per shkak te
perberesve - rrobat, floket, makijazhi etj., - nenkuptojne dicka te caktuar rreth politikanit. I
paraqitur me aftesi, imazhi mund te ndikoje per te treguar pushtet, autoritet dhe atribute te tjera
politikisht te deshirueshme. Kete te gjithen e kuptoi Margaret Theceri. Sikurse hapja e rruges ne
perdorimin e teknikave te reklames, po ashtu dhe vemendja qe ata i kushtuan imazhit personal —
apo dhe shkathtesia e tyre per te fabrikuar imazhe kur ishte e nevojshme — beri qe konservatoret
t'u paraprinin kundershtareve te tyre. Ne vitin 1983, nderkohe qe qeveria konservatore e
gjalleruar nga fitorja ne ishujt Malvine, e prezantoi lideren e saj si 'Zonja e Hekurt', laburistet
nisen nje fushate zgjedhjesh te udhehequr nga Michael Foot. Cilesite intelektuale te Foot-it nuk
viheshin kurre ne dyshim, por, naiviteti dhe pafajesia e tij ne ceshtjen e imazhit personal, bene qe
media ta satirizonte dhe ta godiste vazhdimisht. Me i bujshem ishte rasti, kur ai mori pjese ne
ceremonine perkujtimore te Cenotaph-it ne Londer, me 1982. I veshur me nje xhakete doku, ai
qendronte sipas protokollit perkrah figures se veshur me pushtet te Margaret Thecerit dhe
'pershtatshmeria e tij per te qeverisur' ('fitness to govern', perhere nje deklarate e parashikueshme
e konservatoreve kunder cdo lideri laburist) u vu publikisht ne pikepyetje.
Me zgjimin nga humbja e vitit 1983, Partia Laburiste jo vetem qe transformoi qasjen e saj per
reklamen dhe marredheniet publike ne pergjithesi, por ajo gjeti tek Neil Kinnock-u nje lider qe e
ndiente se mund te konkurronte Partine Konservatore, si ne terrenin e imazhit edhe te politikave.
Sikurse Margaret Theceri, ai lejoi qe shija e tij per t'u veshur, modeli i flokeve dhe zeri te
sterviteshin dhe te perpunoheshin. Pasardhesi i tij, John Smith, ishte po aq kompetent ne
menaxhimin e imazhit, edhe pse tiparet e imazhit te tij (inteligjent, i besueshem, i sigurt) ishin te
ndryshme nga ato te
Kinnock-ut (i pasionuar, i ashper). Pasardhesi i Smith-it,Toni Bleri, u zgjodh kryesisht per shkak
te aftesise se tij te spikatur per te dhene pershtypje te mire para kamerave, dhe per te komunikuar
me imazhin e tij me votuesit vendimtare te Anglise se Jugut. Nick Jones argumenton se Bleri, ne
te vertete, ishte lideri i pare i nje partie ne Mbreterine e Bashkuar qe u zgjodh prej aftesise se tij
per te thene 'vetem ate qe ai donte te thoshte dhe qe besonte se ishte e vertete' (1997, fq. 9).
Sigurisht, mbase rendesia e imazhit mund te jete e tepruar dhe audiencat gradualisht1 kane
mesuar te 'lexojne'praktikat e menaxhimit te imazhit dhe t'i marrin ato me rezerva. Pasardhesi i
Thecerit, Xhon Mejxheri, u perceptua gjeresisht sikur i 'mungonte' imazhi, duke nenkuptuar qe
stili i tij ishte disi i sheshte dhe i thjeshte. Gjate fushates per zgjedhjet e pergjithshme te vitit
1992, Mejxheri adoptoi praktiken e modes se vjeter, duke iu drejtuar publikut nga nje tribune e
improvizuar e ngritur jashte autobusit te tij te fushates. Pavaresisht bombardimit te rastit me veze
ose me miell, stili i thjeshte dhe i njerezishem i Mejxherit ne zhvillimin e fushates, nuk e pengoi
fitoren me 9 prill dhe ne fakt mund te kete kontribuar per arritjen e saj. Sipas mendimit te disa
komentuesve, epersia e Xhon Mejxherit si lideri i konservatoreve dhe kryeminister tregoi nje
shmangie - ose reagim te ashper - nga teknikat e sofistikuara te menaxhimit te imazhit, qe
karakterizonin politiken e Britanise se Madhe ne vitet 1980. Nga ana tjeter, 'mungesa' e imazhit
te Mejxherit mund te shihet ne vetvete si nje ndertim i kujdesshem, i llogaritur per ta pozicionuar
ate si nje marke ne sheshin e pazarit politik. Nderkohe qe Neil Kinnock-u ne vetvete shfaqej nje
njeri i shkathet dhe i shkelqyer, John Mejxheri do te shihej si nje 'gje e vertete', e pazbukuruar
dhe transparente.
Per pikepamjen e Brendan Bruce, imazhi i Mejxherit perfshinte keto elemente: pamjen disi
rinore; paraqitjen e hijshme; sfondin modest social; miresjelljen; 'thjeshtesine' dhe nje qasje te
zakonshme (e konsideruar si nje avantazh pas njembedhjete vjetesh me Thecerin). Shkurt,
Mejxheri kishte gjithcka qe Znj. Thecer nuk e kishte. Nen drejtimin e kryetarit Chris Patten,
strategjia e konservatoreve per marredheniet publike u perpoq qe ta portretizonte Mejxherin sikur
ai perfaqesonte 'thecerizmin me fytyre njeriu'. Sic thote Patten, 'ne po metojme te arrijme edhe
ndryshime te tjera per t'iu pershtatur ndryshimit te kryeministrit. Me termat e tregut te gjere, ne
duam te shesim nje produkt te nje date te re, jo te nje marke te re' (cituar ne Butler dhe
Kavanagh, 1992, fq. 39).
Suksesi i Xhon Mejxherit ne zgjedhjet e vitit 1992 (apo dhe me vone) tregon se ne menaxhimin e
imazhit politik, si ne deget e tjera te industrise se stilimit, modelet ndryshojne. Sidoqofte, rritja e
mevonshme e Toni Blerit dhe 'makijazhi'i partise se tij si Laburistet e Rinj (dhe gjithcka qe ka
ecur tok me te, persa i perket organizimit te partise dhe marredhenieve me mediat) konfirmon se
menaxheret e imazhit qendrojne ne thelbin e procesit politik. Nderkohe qe ky botim shkonte ne
shtyp, lideri konservator David Cameron, po krahasohej me Toni Blerin tie vendosmerine e tij
per te transformuar imazhin publik te Partise Konservatore dhe ne paraqitjen e vetes si nje i ri e
dinamik ne krahasim me paraardhesit e tij, Michael Howard dhe Iain Duncan Smith. Per kete ai
mori pjese ne nje numer pseudongjarjesh, sic ishin vizita ne Arktik per te demonstruar zotimin e
tij per ceshtjet e ambientit (shoqeruar nga slogani i fushates, 'Voto Blune, Merr Jeshilen'), U
fotografua tek shkonte ne pune me bicikleten e tij 'ekologjike', dhe 'duke perqafuar nje rrugac', ne
emer te nje politike me liberale per ligjin dhe rendin. Ne kontrast me kete, pasardhesi i
mundshem i Toni Blerit, kancelari Gordon Braun, kishte nje reputacion te vrazhde, shume te
ndryshem nga ai i kryeministrit. Per ta shlyer kete imazh 'vrazhdesie', ai e shpenzoi pjesen me te
madhe te vitit 2006 duke demonstruar perzemersine dhe lidhjet e tij tek gazetaret. Se cila
strategji e menaxhimit te imazhit do te kete sukses dhe do te fitoje zgjedhjet e tjera te
pergjithshme ne Mbreterine e Bashkuar, mbetet per t'u pare me 2009-n ose 2010-n.

Marketingu politik
Politikani si individ ne nje demokraci liberale eshte, te pakten ne teori, perfaqesuesi i nje partie
politike. Edhe liderat qe u bene po aq te pushtetshem dhe karizmatike sa Margaret Theceri dhe
Toni Bleri, ne fund te fundit i nenshtrohen makinerise se partise. Ndersa fillimisht Theceri u pa si
nje misherim i Partise Konservatore, ne nje menyre qe pak politikane e kishin arritur ndonjehere,
ne fund, kur u duk se po behej pengese elektorale, ajo u shkarkua nga detyra. Pavaresisht se e
drejtoi Partine Laburiste me nje thyerje rekordi prej tri fitoresh ne zgjedhjet e pergjithshme, Toni
Blairi e shpenzoi pjesen me te madhe te kohes se tij ne zyre duke iu shmangur kritikave qe vinin
nga vete njerezit e tij, sidomos pas pushtimit ne mars 2003 te Irakut dhe ngjarjeve pasuese ne
Lindjen e Mesme. Qe prej vitit 2005 e ketej, spekulimet per pakenaqesite e brendshme dhe sfidat
ndaj lidershipit te Blerit ishin nje vecori konstante e mbulimit politik ne Mbreterine e Bashkuar
dhe jashte saj, e mbeshtetur nga deklarata e tij pak perpara fushates se zgjedhjeve me 2005 se ai
do te dorehiqej si kryeminister perpara zgjedhjeve te ardhshme. Per disa, kjo e beri ate te dukej si
nje lider i dobet dhe i ftoi kundershtaret qe ta sulmonin pozicionin e tij. Te tjeret e mirepriten ate
si nje pranim te ripohuar dhe te ndershem qe Bleri, ndryshe nga Margaret Theceri, nuk do te
kerkonte qe te vazhdonte 'pa pushim', Sic e tha ajo ne fund te viteve 1980, jo shume kohe perpara
se partia e saj ta hiqte qafe.
Shume nga kritikat drejtuar Blerit gjate tere periudhes se tij ne detyre, u permblodhen me
nocionin se ai nuk ishte fare laburist 'i vertete', por nje konservator me petkun e laburistit. Ne nje
analize te fundit, Bleri, si shumica e liderave politike, ishte i varur nga aprovimi i vete anetareve
te partise per pushtetin e tij, sidoqe e kishte transformuar me sukses Partine Laburiste 'te vjeter'
ne nje autoritet te Ri e te vendosur, gje qe mund te arrihej nga pak veta apo nga asnje prej
paraardhesve te tij.
Sic e tregon shembulli i Partise Laburiste te Re, partia ka identitetin dhe karakterin e vet qe,
sikurse imazhet personale te liderave te saj, mund te trajtesohet dhe te brumoset. Sic veren
Bruce, 'gjithe strategjite e efektshme te komunikimit permbajne ate qe quhet nje deklarate
pozicionuese, nje analize e qarte e asaj se per cfare sherben marka (ose kompania, personi, partia
politike etj.): per ke eshte prodhuar dhe pse secili duhet te jete i interesuar ne zgjedhjen e saj'
(1992, fq. 87) Ne hartimin e strategjise, sic e treguam me pare, keshilltaret e marketingut dhe te
kerkimit te mbeshtetjes, fillimisht duhet te vendosin 'vlerat themelore' te audiences, te cilat
mandej behen baza per ta shitur organizaten si ajo qe i mbron dhe i reflekton me mire ato vlera.
Teknikat e tjera te vlefshme per krijuesin e imazhit perfshijne hartimin e logove te partise dhe
perberes te tjere te identitetit te perbashket. Ne mesin e viteve 1970, Partia Konservatore adoptoi
logon e saj 'pishtar'. Dhjete vjet me vone, si pjese e strategjise se' saj te rishikimit te
komunikimit, Partia Laburiste e braktisi simbolin e flamurit te kuq (e pare nga lidershipi si nje
shenje me ngjyrime negative te socializmit burokratik, sovjetik) ne favor te 'trendafilit te kuq',
nje logo e shfrytezuar fillimisht me sukses nga socialistet franceze. Te dyja partite, sic u tregua
tashme, bene perpjekje te medha ne modelimin e sfondeve te konferences, duke kerkuar qe te
simbolizojne me ngjyre dhe forme vlerat e tyre themelore politike.
Nje tjeter teknike e rendesishme e marketingut eshte ajo e 'miratimit te produktit'. Ne terma
tregtare kjo arrihet duke e vendosur produktin (ne nje reklame ose ne nje ngjarje promovuese)
bashke me nje personalitet te mirenjohur dhe popullor, zakonisht nga bota e artit dhe sportit. Ne
politike kjo qasje eshte perdorur qe prej viteve 1960, kur Harold Wilsoni priti grupin Beatles ne
Downing Street, Nr. 10. E pelqente apo jo z.Uilson muziken e Beatles-ave, prapeseprape ai e
kishte shume te qarte se nje numer i madh i elektoratit britanik e pelqente. Te fotografohej dhe te
filmohej me Beatles-at, ishte nje orvatje per ta perdorur kete imazh dhe ngjyrimet e tij; ne
menyre qe ky 'produkt'te miratohej nga muzikantet e rinj te kohes. Ne fundin e viteve 1980, ne
mbarim te mandatit te saj, Margaret Thecer provoi nje gje te ngjashme me yllin e futbollit, Paul
Gascoigne - 'Gaza'. Po te merrte sadopak nga 'burreria' e tij prej klase punetore, mendonte me sa
duket ajo, kjo do ta ndihmonte qe te ruante popullaritetin. Me ne fund ajo, sikurse dhe Gazza, do
ta humbiste prestigjin. Gjate vitit te pare te qeverise Bler, kryeministri organizoi pritje te shumta
per personalitete nga bota e artit, spektaklit dhe kultures rinore ne Downing Street, nr. 10
Takimet me autorin dhe menaxherin e grupit Oasis (perkatesisht Noel Gallagher dhe Alan
McGee) u fotografuan dhe u reklamuan gjeresisht (edhe pse prirja e dukshme e vellezerve
Gallagher per kokaine dhe marijuane ishte disi ne kontradikte me politiken antidroge te qeverise
se re).
Gjate fushatave zgjedhore, tubimet politike u japin partive mundesine per t'u shfaqur tok me yjet
e skenes, ekranit dhe arenes se sportit, qe i mbeshtetin ato.

Menaxhimi i informacionit
Me ne fund, ne kete diskutim per marredheniet politike te partise me publikun, do te kthehemi
tek teknikat dhe praktikat qe perfshin menaxhimi i informacionit nga qeveria. Me kete
nenkuptohen aktivitetet e planifikuara per te kontrolluar apo manipuluar qarkullimin e
informacionit nga institucionet e qeverise dhe me tej ne sferen publike.
Steinbergu e perkufizon komunikimin qeveritar si 'ato teknika qe zyrtaret dhe agjencite e
qeverise perdorin per ta mbajtur publikun te informuar dhe per te
perhapur informacione rreth aktiviteteve te" departamenteve te ndryshme' (1958, fq. 327).
Gjithsesi, perhapja e informacionit nuk eshte qellimi i vetem i komunikimit qeveritar.
Informacioni eshte nje burim i fuqishem, shperndarja e rafinuar e te cilit mund te luaje nje rol
madhor ne menaxhimin e opinionit publik. Sic verejne Denton dhe Woodward, 'informacioni
eshte fuqi, dhe kontrolli i informacionit eshte hapi i pare drejt propagandas' (1990, fq. 42).
Informacioni mund te shperndahet lirshem ne praktiken e qeverise demokratike, por ai gjithashtu
mund te ndrydhet, censurohet, "te rrjedhe" dhe te fabrikohet, ne varesi te interesave te caktuara te
nje qeverie dhe te organeve te pushtetit. S19 thote ish-nepunesi Clive Ponting duke shkruar per
qeverine britanike, opinioni publik mund te shihet me teper si 'dicka qe mund te manipulohet,
sesa si nje ze qe mund te ndryshoje politikat e qeverise' (1989, fq. 189). Ai veren se, ne Britanine
e Madhe 'sipas tradites, qeveria eshte nje ceshtje e brendshme dhe jo dicka qe duhet t'i interesoje
publikut te gjere. Vendimet merren ne fshehtesi nga nje grup i vogel ministrash dhe nepunesish
te rendesishem, pastaj behen perpjekje per t'i shitur ato politika tek publiku, permes makinerise
propaganduese te qeverise' (po aty, fq. 177). Komunikimi qeveritar per kete vezhgues, nje ish-'i
brendshem'i Whitehall-it (Uajthollit), ka te beje me kontrollin dhe menaxhimin e informacionit
me qellim qe te mbroje dhe izoloje pushtetin nga veshtrimi kritik i publikut dhe jo qe t'i jape
mundesi ketij te fundit te marre dijeni per proceset qeveritare. Cockerell-i e te tjere jane te nje
mendjeje se 'ajo qe qeveria zgjedh te na thote neve permes makinerise se saj te marredhenieve
publike, eshte nje gje dhe informacioni qe perdoret nga pjesemarresit ne qeverine reale te vendit
eshte gjeja tjeter' (1984, fq. 9).
Qeveria britanike krijoi per here te pare nje aparat per menaxhimin e mediave gjate Luftes se
Pare Boterore. E njohur si Byroja Zyrtare per Shtypin, parimet e fshehtesise qe ajo ndiqte per
aparatin e informacionit qeveritar, jane ruajtur deri me sot. Ne kete aspekt, kultura politike
britanike mund te shikohet si 'e mbyllur'dhe e fshehte, ne dallim nga hapja e sistemit amerikan.
Kjo reflektohet ne legjislacion, S19 eshte Ligji per Sekretet Zyrtare dhe rregullat e sekretimit, qe
i ndalojne disa sekrete zyrtare te zbulohen per publikun per 30, 40 madje edhe 100 vjet pas
ngjarjes. Nje nga zotimet kyc te qeverise laburiste ne vitin 1997, ishte qe te miratonte per te
paren here ne Britanine e Madhe nje Ligj per Lirine e Informacionit (Freedom of Information
Act). FOI hyri ne fuqi ne janar 2005.
Menaxhimi 'proaktiv' i informacionit
Menaxhimi i informacionit qeveritar, mund te kete nje numer funksionesh. Aktivitetet e nje
organizmi, sic; eshte Zyra Qendrore e Informacionit (COI), duket se jane per informimin e
paanshem te publikut mbi ceshtjet qe kane interes dhe lidhen me te, sic jane procedurat per
mbrojtjen e civileve ose aktivitetet e gjithanshme te Keshillit Britanik. Ne vitet e fundit, gjithsesi,
COI eshte 'kooptuar' ne nje rol perhere e me politik. Ne fillim te viteve 1980 qeveria
konservatore e perdori ate per te neutralizuar aktivitetet e levizjes protestuese antiberthamore.
Gjate asaj dekade shpenzimet e reklames ne COI u trefishuan, kryesisht per t'i bere publicitet
fushates se qeverise per privatizimin. Per aq kohe sa ky aktivitet komunikimi kishte per synim te
informonte publikun britanik rreth fakteve te privatizimit, ai nuk shkeli parametrat e permbajtjes
tradicionale te COL. Sidoqofte, pjesa me e madhe e materialit te prodhuar luante qarte
funksionin promovues - reklame e hartuar per te shitur politiken me baze ideologjike te nje partie
dhe qeverie te caktuar. Ne vitin 1988 kreu i COI, i shqetesuar edhe vete per shkeljen e
neutralitetit te agjencise se tij, kerkoi nje hetim publik, i cili gjithsesi nuk u aprovua (Harris,
1991).
Agjenci te tjera shteterore gjoja neutrale, si Sherbimi Qeveritar per Informacionin (GIS), kane
zhvilluar nje marredhenie te njejte dykuptimore ndaj procesit politik. GIS u krijua ne vitet 1950
'per te dhene informacion te shpejte dhe te sakte dhe per ta dhene ate objektivisht rreth
aktiviteteve dhe politikave te qeverise. Pa dyshim qe nuk eshte detyra e GIS te orvatet te levdoje
qeverine dhe te orvatet te binde shtypin per te' (Lord Swinton, cituar nga Harris, 1991, fq. 113).
Direktivat aktuale, tregojne se puna reklamuese e GIS duhet te jete 'e pershtatshme'per aktivitetet
dhe pergjegjesite e qeverise, duhet te jete 'objektive dhe shpjeguese, jo tendencioze ose
polemizuese', dhe 'nuk duhet te politizohet sipas partise' (cituar nga Ingham, 1991, fq. 368). Qe
GIS u akuzua vitet e fundit per shperfilljen e ketyre direktivave, eshte kryesisht pergjegjesia e
Margaret Thecerit dhe sekretarit te saj per shtypin, Bernard Ingham, i cili nuk njihte asnje tabu.
Sidoqofte, qeveria laburiste eToni Blerit ka qene edhe me e diskutuar, pasi i beri nje ndryshim
rrenjesor ketij sherbimi (perfshi ketu edhe modifikimin e emrit te tij ne Sherbimi Qeveritar per
Informacion dhe Komunikim (GICS)). Shume nga ndryshimet mund te merren ne mbrojtje si
reagime te arsyeshme ndaj ndryshimeve ne mjedisin mediatik, te cilat asnje qeveri, e cafredo
ngjyrimi, nuk do t'i kishte shmangur dot. Te tjerat, sic eshte roli ne rritje i 'keshilltareve speciale'
te perzgjedhur jashte administrates shteterore (numri i te cileve vitet e fundit ka pesuar nje rritje
nga 38 ne 176) dhe statusi i perkeqesuar i zyrtareve te larte tradicionale, jane pritur me akuza per
'politizim' dhe me shume doreheqje. Ne kete aspekt, Partia Laburiste po ndjek precedentin e
krijuar nga konservatoret, edhe pse ka shtuar disa marifete te vetat. Sic u verejt me siper, aparati i
menaxhimit te informacionit ne Partine Laburiste te Re, u gjend perpara sulmeve me 2003 si
rezultat i ceshtjes Gilligan, vdekjes se David Kelly-t dhe hetimit Hutton, qe shpune ne reforma
themelore. Keto mund te shikohen si pranim nga ana e qeverise se qysh nga zgjedhjet e vitit
1997 aparati i saj i informimit qe politizuar teper.

Marredheniet e kryeministrit me publikun


Te gjithe kryeministrat, verejti nje ish-reporter politik ne Sunday Times, kerkojne te 'dominojne
shtypin, radion dhe televizionin, si parakusht jetik per dominimin e tyre ne Parlament, ne parti
dhe ne opinionin publik. Ata [deshirojne] t'i kontrollojne dhe shfrytezojne mediat si krah te
qeverise' (James Margach, cituar ne Cockerell e te tjere, 1984, fq. 8). Mjeti kryesor, me te cilin
mund te sigurohet ky dominim, eshte figura e shefit te zyres se shtypit.
Posti i Sekretarit te Kryeministrit per Shtypin u krijua ne fillim nga Ramsay MacDonald me
1929, ne menyre qe ta ndihmonte ate ne marredheniet e tij me mediat. Puna e sekretarit modern
te shtypit, perfshin menaxhimin e marredhenieve qeveri-media ne pergjithesi - t'u krijoje
gazetareve mundesi per te marre informacion, t'u komunikoje mediave pikepamjet dhe vendimet
e qeverise si dhe 'te ushqeje' median me raporte dhe me komente mbi performancen e qeverise.
Edhe pse emerimi ne administrate paguhet nga fondet publike (duke mos qene keshtu pjese e
aparatit te partise), sekretari per shtypin shpeshhere eshte identifikuar plotesisht me politikat e
punedhenesit te tij ose te saj kryeministror. Sekretari per shtypin i Harold Wilsonit, Joe Haines,
ishte politikisht afer liderit laburist, por ishte sekretari per shtypin i Margaret Thecerit (tani Sir)
Bernard Ingham, i cili thuhet se e politizoi vertet kete post.
Per ironi, kur Ingham u emerua, ai nuk ishte nje aleat i dukshem politik i mandatit te Thecerit,
por nje ish-mbeshtetes laburist me karriere ne administrate, i cili e pa veten te anetaresuar me
deshire dhe te joshur nga radikalizmi ikonoklastik i punedheneses se tij (1991). Si sekretar per
shtypin, Bernard Ingham, sikurse cdonjeri prej paraardhesve te tij, ishte ne zemren e sistemit
menaxhues te informacionit qeveritar ne Britanine e Madhe. Ai kryesonte Mbledhjen e Zyrtareve
te Informacionit, nje komitet qe perfshinte nepunes te moshuar te marredhenieve publike ne
Whitehall; koordinoi punen e menaxhimit te lajmeve nga departamentet e qeverise, perfshire
marredheniet me 'Lobimin' dhe, ne vitin 1989, u caktua kryetar i GIS (dhe bashke me te, i COI).
Sipas pikepamjes se Robert Harris-it, me mbylljen e periudhes se Thecerit, Ingham ishte bere de
facto 'Minister Informacioni' dhe jo nje sherbyes neutral i publikut (1991). Me kete kompetence
ai orkestroi dhe drejtoi komunikimin qeveritar ne perputhje me interesat, jo te publikut ne
pergjithesi, por te qeverise se tij dhe, ne ve9anti, te kryeministres se tij.
Instrumenti ky ne punen komunikative te Ingham-it, ishte sistemi i 'Lobimit', i identifikuar nga
Cockerell e te tjere si 'mjeti me i dobishem i Kryeministrit per menaxhimin politik te lajmit'
(1994, fq. 33). Lobi u ngrit me 1884 si nje mjet per te lejuar korrespondentet e parlamentit te
kishin akses ne informacionin e besueshem rreth ngjarjeve politike dhe veprimit qeveritar. I
quajtur keshtu sepse gazetaret u mblodhen fillimisht ne hollin e Dhomes se Perfaqesuesve,
sistemi u institucionalizua ne vitin 1921 dhe vazhdon deri ne ditet e sotme. Bernard Ingham-i e
pershkruan keshtu punen e Lobit:
Nepunesit e shtypit flasin aq sinqerisht sa munden per anetaret[e Lobit], qofte individual isht, ose
ne kolektiv, mbi bazen e formimit - d.m.th. gazetari nuk e identifikon me saktesi burimin e tij kur
shkruan historine... Kjo metode e komunikimit me gazetaret praktikohet pergjithesisht nga
qeveria dhe nga qarqet e tjera anembane botes, si nje mjet per zgjerimin e marredhenieve midis
qeverise dhe medias (1991, fq. 158)
Kritiket e vene ne diskutim qofte deklaraten optimiste te Ingham-it per ndikimin e Lobit ne
marredheniet e qeverise me mediat, qofte edhe pohimin e tij mbi 'universalitetin'e kctij ndikimi.
Sipas pikepamjes se Robert Harris-it:
Ne fund te viteve 1970, shumica e vendeve kishin nje zedhenes te thjeshte qeverie - dike te
emeruar politikisht, i cili do bente nje permbledhje perpara shtypit, do te shfaqej ne radio dhe
televizion dhe do te promovonte politiken zyrtare. Por, ne Britanine e Madhe, zedhenesi nuk
ishte fare anonim - ai vepronte sipas rregullash gati masonike te nxjerra qysh ne kohen e
Mbretereshes Viktoria. Nje sistem qe ishte hartuar dikur per te ruajtur atmosferen thellesisht
angleze te nje klubi xhentelmenesh, tashme qe importuar ne epoken e televizionit. (1991, fq. 82)

Kritika kryesore ndaj ketij sistemi udhezimesh te papershtatshme per median, ishte se ai lejonte
manipulimin e gazetareve nga politikanet ne nje shkalle qe eshte e pashendetshme dhe demtuese
per procesin demokratik. Cockerell e te tjere argumentojne se 'fshehtesia e tij pasqyron
fshehtesine qe rrethon pjesen me te madhe te qeverise ne Whitehall dhe e lejon qeverine e radhes
te paraqese versionin e saj te padiskutueshem te realitetit' (1984, fq. 42). Kete ajo mund ta beje
thjesht sepse gazetaret detyrohen te respektojne rregullat, ose te perballen me perjashtimin nga
sistemi dhe nga informacionet me vlere qe jep ai. Ne mjedisin tejet konkurrues te industrise
bashkekohore te mediave, kjo nuk eshte nje zgjedhje realiste, edhe pse Guardian dhe
Independent u terhoqen vullnetarisht per nje fare kohe ne vitet 1980, me shpresen se do te behej
me pas nje ndryshim i sistemit.
Kur, per shembull, Margaret Theceri deshironte te leshonte informacione demtuese per koleget
qe nuk qene me te pelqyer ne ministri, per ta bere kete ajo perdorte shpesh Ingham-in dhe
sistemin e Lobimit, duke e ditur se asgje nga ato qe thuhej ne keto udhezime nuk do t'i atribuohej
asaj personalisht. John Biffen, Leon Brittain, dhe Nigel Lawson, qene tre nder ata ministra qe ne
kete menyre pane t'u kercenohet besueshmeria dhe pozicioni i tyre ne vitet 1980. Nigel Lawson,
ne te vertete, shkoi deri aty sa te akuzoje Down Street nr. 10 dhe Ingham-in per 'propaganda te
zeze' dhe per pazare ne dem te tij (Harris, 1991, fq. 176).
Ne kujtimet e veta dhe diku tjeter, Ingham-i mohon te kete keqperdorur ndonjehere sistemin e
Lobit, ose ndonje nga kanalet e komunikimit qe kishte ne dore. Megjithate nuk ka dyshim se
periudhaThecer-Ingham u shoqerua me nje centralizim dhe politizim te pashoq te aparatit
qeveritar te komunikimit, potenciali abuzues i te cilit shqetesonte shume veta, si te spektrit
politik te Djathte ashtu edhe te Majte, sepse, sic u tha edhe ne nenkapitullin e kaluar, sistemi
edhe me i centralizuar e me i pameshirshem dhe i politizuar informativ i qeverise Bier, mund te
krijonte dhe ne fakt krijoi nje precedent te perafert me vitet ku drejtoi Theceri.
Persa i perket zhvillimit te marredhenieve kryeministrore me publikun nen regjimin Blair-
Campbell, ka patur disa ndryshime pozitive te rendesishme ne drejtim te hapjes se tyre. Pas
nentorit 1997, udhezimet e Lobit nuk ishin me teresisht anonime, por mund t'i atribuoheshin
Campbellit, si zedhenesi zyrtar i Blerit. Gazetaret e Lobit dhe komentuesit politike, ne pergjithesi
i kane mirepritur keto ndryshime dhe ndryshime te tjera, si futjen e konferencave per shtyp te
kryeministrit. Per shembull, me 4 shtator 2002, Toni Bleri e perdori nje rast te tille per te
komunikuar para nje audience nderkombetare politikat e Mbreterise se Bashkuar per Irakun.

1.
SI TË PËRGATITEMI PËR NJË FJALIM
I. Nuk duhet të shqetësoheni, të keni ndrojtje apo nervozizëm : sinqeriteti dhe ndershmëria kanë
më shumë rëndësi se teknika

Cfarë kërkon të arrish ? : të japësh mesazhin e duhur, në kohën dhe audiencën e duhur (ti kërkon
sa më shumë vota për partinë dhe veten)
Duke folur ke si qëllim : të bindësh auditorin , njerëzit për drejtësinë e cështjes s partisë tënde
dhe ti hedhësh ata në veprim.
Përgatitja dhe praktika më parë se të dalësh para publikut është e rëndësishme
Besimi në ato që thua është shumë i rëndësishëm
Mendo dhe për disa detaje praktike : ku do ta lësh cantën kur të flasësh, a ka ujë atje në podium,
mikrofoni mos është shumë lart për ty, duke u marrë me këto do fillosh të qetësohesh.

Rregulla të arta :
1. beson në ato që thua
2. bën përgatitje më parë
3. ngadalëson frymëmarrjen dhe zotëron veten
4. mos shiko fletën vazhdimisht, kontakto me sy me auditorin

II. Imazhi
Megjithëse nuk është e drejtë është fakt që një kandidate grua vlerësohet shumë edhe nga veshja
e pamja, ndryshe nga një burrë. Modeli i flokëve, veshja duhet të të japin edhe më shumë besim.
Ngjyrat e hapura zakonisht e dallojnë kandidatin nga dëgjuesit. Shihu në pasqyrë për cdo rast,
para se të flasësh.

III. Përmbajtja
Flit me besim se do të zgjidhesh : Fillo me fjalët : Kur të zgjidhem...dhe jo : nëse zgjidhem...
Përdor shembuj nga përvoja e jetës tënde : ktheje faktin që je femër në avantazh . Pra si nënë ti e
njeh sistemin arsimor dhe... heshtjet e familjes ...si juriste apo si inxhiniere etj.
Bisedo me ekspertë të disa heshtjeve më të mprehta para se të dalësh në publik : të mjedisit,
energjinë, ujin, kanalizimet, shkollën etj.
Gjej cilat janë cështjet më të rëndësishme për votuesit e tu
Vendos ura lidhjeje me dëgjuesit e tu : fareë ke të përbashkët me ta ? gjininë, profesioni,
përvojën, shqetësimin për disa cështje etj
Përfshiji të gjithë : jam e lumtur që shoh shumë të njohur, por edhe që ka fytyra të reja...
Veço tre gjëra themelore që do trajtosh
Mos e përmënd me emër konkurrentin, por
Ofro zgjidhjen tënde të problemeve
Përfundo me vizionin tënd

Fol me gjuhë të thjeshtë, të kultueshme për të gjithë, me shembuj dhe fakte nga jeta e
përditëshme, mos përdor shumë shifra, cito gra të shquara apo burra.
Mos rreziko me shaka të pamenduara më parë.
Bëji të qartë që po i afrohesh fundit të fjalimit
Bëju të qartë se cfarë kërkon nga ata. ( vendosni postera, merrni të afërmit herën tjetër, ndihmoni
për fushatën, votoni etj.)

Slides

CILA ? (cila je ti dhe urat e lidhjes me dëgjuesit)


ÇFARË ? (cfarë do thuash)
SI ? (si do ti thuash)
PSE ? (pse duhet të të mbështesin ofro një zgjidhje)
KUR ? (data e votimit, apo e veprimtarisë etj)

SI TË PËRGATITEMI PËR NJË DEBAT

Parapërgatitja –është kyçi i suksesit


Kundërshto idetë, jo njeriun

Përgatitu të përballosh shprehjen se ju grate shpesh...nuk dini mirë apo nuk i merrni seriozisht...

Zgjidhja : referoju njerëzve të rëndësishem, përgatit më parë citate të tyre që mbështesin


mendimin tënd (të kryetarit te partise etj)

Përgatitu të përballosh shprehjen se ju grate nuk mbështesni njera tjetrën e jo burrat

Zgjidhja : kujto se burrat kanë më shumë pushtet dhe ata e kanë përjegjësinë e përmirësimit të
situatës

Përgatitu të përballosh ndonjë fakt për cështjen që e kanë zbuluar posacerisht për debatin

Zgjidhja : bëj kërkime para se të vesh në debat, grumbullo të dhënat e tua

Përgatitu të përballosh përpjekjën për të injoruar se nuk po thua gjë të re

Zgjidhja : studioje temën dhe kij fakte konkrete. Bëj që të të dëgjojnë.

Detyra praktike :

1.Listoni cilat janë gjërat që ju ndihmojnë në karieren tuaj politike


Po ato që ju pengojnë ?

2. Listoni disa “argumente” që përjashtojnë gratë nga kandidimi : burrat nuk votojnë për gratë,
janë të zëna me përgjegjësitë familjare, nuk e ndjekin dot politikën, është e re, do lindë fëmijë,
është e moshuar, i pengon bashkëshorti...nuk kanë përvojë politike, nuk ka gra që u intereson
politika, ligjërisht e kanë të drejtën, kush po i pengon?, nuk e vlen për gratë të futen në botën e
egër të politikës,
Si mund të përcjellim një mesazh te sa më shumë njerëz ?

You might also like