Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

UNË KAM NJË ËNDËRR

Martin Luther King

Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të hyjë në historinë e kombit
tonë si shprehja dhe demonstrimi më të madh për lirinë.

Njëqind vjet më parë, një Amerikan i madh, në hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne
sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret aq shumë i rëndësishëm erdhi si
një fener i madhërishëm i dritës të shpresës për miliona skllevër Negër, të cilët ishin
djegur në flakët e padrejtësisë përvëluese. Ai erdhi si një agim i gëzueshme për t’i dhënë
fund natës së gjatë të robërisë së tyre.

Por njëqind vjet më vonë, Negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e një
Negri është ende dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e
diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë në
mes të një oqeani të prosperitetit material.

Njëqind vjet më vonë, Negri është ende duke lënguar në qoshe të shoqërisë Amerikane
dhe e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Dhe ne kemi ardhur këtu ta nxjerrim në pah
dramën e kësaj gjendje të turpshme.

Në një kuptim, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të kthyer në para një çek.
Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe të
Deklaratës së Pavarësisë, ata kishin nënshkruar një dëftesë borxhi, ndaj të cilës çdo
Amerikan ishte bërë trashëgimtar i kësaj. Kjo dëftesë borxhi ishte një premtim për të
gjithë njerëzit, pikërisht ashtu, ku zezakëve si të bardhëve, do t’ju garantoheshin të drejtat
e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.

Sot është më se e qartë se Amerika nuk e ka shlyer këtë dëftesë borxhi për deri sa
qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar.
Në vend të nderimit ndaj këtij detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Negër një
çek të keq, një çek i cili i është kthyer mbrapsht me shënimin ” fonde të pamjaftueshme
për ta paguar”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne
refuzojmë të besojmë se fondet janë të pamjaftueshme për një vend si ky yni me thesare
gjigande mundësish. Prandaj ne kemi ardhur këtu, për ta thyer këtë çek – i cili do të na
japë sipas kërkesës të drejtën e pasurive për liri dhe siguri në drejtësi.
Ne kemi ardhur edhe në këtë vend të shenjtë për t’i kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër
të së tashmes. Kjo nuk është koha për t’u angazhuar në luksin e ngrirjes, as për të marrë
drogën qetësuese të përshkallëzimit të ngadalshëm. Tani është koha për t’i bërë reale
premtimet e demokracisë. Tani është koha për t’u ngritur nga lugina e errët dhe e shkretë
e segregacionit në rrugën e ndriçuar nga dielli i drejtësisë racore. Tani është koha për ta
ngritur kombin tonë nga vorbullat moçalore të padrejtësisë racore drejt shkëmbit të fortë
vëllazërisë. Tani është koha për ta bërë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e
Perëndisë.

Do të jetë fatale për kombin dalja nga urgjenca e momentit. Kjo verë mbytëse prej
pakënaqësisë legjitime të Negrit do të largohet vetëm kur të vijë vjeshta gjallëruese e
lirisë dhe barazisë. Viti njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tre nuk është fundi, por një
fillim. Ata të cilët shpresojnë se ajo që do të kishte nevojë Negri është vetëm që të shfryjë
dhe se tani pas kësaj do të mjaftohet e kënaqet me këtë, do të zgjohen nga ky iluzion,
nëse si zakonisht kombi kthehet në biznes. Nuk do të ketë më as prehje dhe as qetësi në
Amerikë deri sa Negrit do t’i garantohen të drejtat e tij si qytetar. Shakullimat e revoltës
do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën të ndritshme e
drejtësisë.

Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi të cilët qëndrojnë në pragun që të çon
në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar ne nuk duhet të
jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri
duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e urrejtjes.

Ne duhet ta përcjellim gjithmonë luftën tonë në rrafshin e duhur të dinjitetit e disiplinës.


Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese, protesta jonë e imponuar jo prej nesh,
të degjenerojë në dhunë fizike. Përsëri dhe përsëri ne duhet të ngrihemi në lartësitë
madhështore ku forcat fizike plotësohet me forcën shpirtërore. Militantizmi i ri i
mrekullueshëm që ka përfshirë komunitetin Negër nuk duhet të na çojë në një mosbesim
për të gjithë njerëzit e bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç dëshmohet
nga prania e tyre sot këtu, kanë ardhur për të treguar se fati i tyre është i lidhur me fatin
tonë. Ata kanë ardhur për të demonstruar se liria e tyre është e lidhur pazgjidhshmërisht
me lirinë tonë. Sepse ne nuk mund të ecim vetëm.

Ndërsa ne ecim, ne duhet të bëjmë një premtim që gjithmonë do të marshojmë përpara.


Ne nuk mund të kthehemi prapa.

Ka nga ata që janë duke u kërkuar të përkushtuarve të të drejtave civile se, “Kur ju do të
jeni të kënaqur?”

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që Negri është viktimë e tmerrit të
papërshkrueshme të brutalitetit policor.

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa trupat tanë, të sfilitur nga lodhja e
udhëtimit, nuk mund të gjejnë strehë as pranë moteleve të autostradave dhe as në hotelet
e qyteteve.

Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa lëvizja e një Negri kufizohet nga një geto
e vogël në një më të madhe.

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që fëmijët tanë janë të zhveshur nga
individualiteti i tyre dhe kur dinjiteti i tyre grabitet nga kartelat ku është shënuar “Vetëm
për të bardhët”.
Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa një Negër në Misisipi nuk mund të votojë
dhe kur një Negër në Nju Jork beson se ai nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të votojë.

Jo, jo, ne nuk jemi të kënaqur, dhe ne nuk do të jemi të kënaqur deri sa drejtësia nuk do të
rrjedhë si ujërat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur.

Unë nuk jam i shkujdesur dhe i pavëmendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu për
shkak të privimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Se disa prej jush kanë ardhur këtu të
sapoliruar nga qelitë e ngushta të burgjeve. Se disa prej jush kanë ardhur nga zona ku
kërkesat tuaj për liri ju kanë lënë të goditur nga stuhitë e persekutimit dhe të tronditur nga
erërat e brutalitetit të policisë. Ju jeni bërë veteranët e vuajtjes krijuese, e vuajtjes të
imponuar. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është çliruese.

Kur të kthehemi në Misisipi, kur të kthehemi në Alabama, kur të kthehemi në Karolinën e


Jugut, kur të kthehemi në Xhorxhia, kur të kthehemi në Luiziana, kur të kthehemi në
lagjet e varfra dhe getot e qyteteve tona veriore, jemi duke e ditur se në njëfarë mënyre
kjo situatë mund dhe do të ndryshohet.

Andaj le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit.

Unë ju them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të
nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën
Amerikane.

Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të
kredos së tij se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit
janë krijuar të barabartë.”
Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve
dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së bashku në tryezën e
vëllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit të
padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një oazë të lirisë dhe
drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një vend ku
nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit të tyre.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj të mbrapshtë, me
guvernatorin e saj nga goja e yndyrosur e të cilit dalin fjalë poshtëruese dhe asgjësuese;
një ditë, pikërisht në Alabama, vogëlushë e vogëlushe zezake do të mundin t’i bashkojnë
duart e tyre si motra dhe vëllezër me vogëlushë e vogëlushe të bardha.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet
lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do
të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta
shohim.

Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të
jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimitë në një gur shprese. Me këtë
besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse të kombit tonë
në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojnë
së bashku,t’i lutemi Zotit së bashku,të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së
bashku,të ngrihemi në emër të lirisë së bashku, duke e ditur se ne do të jemi të lirë një
ditë.

Kjo ditë do të vijë kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të mundin ta këndojnë me një
kuptim të ri, “Atdheu im, je ti tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj. Toka ku etërit e mi
vdiqën, toka e krenarisë së pelegrinëve, nga çdo anë, liria le të kumbojë.”

Dhe nëse Amerika do të jetë një komb i madh kjo duhet të bëhet e vërtetë. Le të kumbojë
liria nga majat e kodrave të pafunda të New Hampshire. Le të kumbojë liria nga malet
hijerënda të Nju Jorkut. Le të kumbojë liria në vargmalet madhështore Aligeini të
Pensilvanisë!

Le të kumbojë liria nga Shkëmbinjtë me borë të përjetshme të Kolorados!

Le të kumbojë liria nga shpatet e pjerrëta të Kalifornisë!

Por jo vetëm aq; le të kumbojë liria nga Mali i Gurit në Xhorxhia!

Le të kumbojë liria nga Lukaut Mauntin në Tenesi!


Le të kumbojë liria nga çdo kodër dhe pllajë e Misisipit! Le të jehojë nga çdo anë, le të
kumbojë liria!

Dhe kur kjo ndodh, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë, kur ne e lejojmë atë të kumbojë në
çdo katund e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo shtet, atëher’ ne do të mundim ta
shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Perëndisë, të zinjtë e të bardhët, Hebrejtë dhe Jo-
hebrejtë, Protestantët dhe Katolikët, do të mundin t’i bashkojnë duart për të kënduar
këngën e vjetër të Negrit, “Të lirë më në fund! Falënderim Perëndisë së Plotfuqishme, ne
jemi të lirë më në fund!”

You might also like