Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 12

“Sjellje Organizative”

Pyetje dhe përgjigje

HYRJE NE SJELLJEN ORGANIZATIVE

1. Pse duhet Ta studiojmë Sjelljen Organizative?


Sjellja Organizative na ndihmon ne zhvillimin e aftësive parashikuese për
sjelljen e individëve ne organizate.
Faktorët qe determinojnë sjelljen e individëve, e qe u ndihmojnë
drejtuesve te njohin natyrat njerëzore janë:
 Personaliteti
 Vlera
 Perceptimi
 Motivimi

2. Cilat janë shkencat qe kane dhënë kontribut ne studimin e sjelljes


organizative?
 Psikologjia,
 Sociologjia,
 Psikologjia sociale,
 Antropologjia,
 Shkencat politike

3. Sjellja Organizative studion:


Analizën e sjelljes se individëve apo njerëzve ne përgjithësi si dhe depërtimin
sa me te thelle te mundshëm ne personalitetin e tyre, duke kontribuar ne
përmirësimin e performances se përgjithshme te organizatës.

4. Cilat janë metodat e studimit ne Sjelljen Organizative?


 Rastet e studimit

 Studimi ne praktike]

 Eksperimenti laboratorike

 Eksperimenti ne praktike

 Meta-analiza
5 Variablat individuale te pavarur
 Aftësitë dhe mjeshtëritë
 Perceptimi i rolit
 Motivimi
Aftësitë dhe mjeshtëritë Tregojnë çfarë është ne gjendje te bej një
punonjës qe te kryej punën, aftësitë dhe shkathtësitë minimale.
Perceptimi i rolit sjelljes qe ai beson si te përshtatshme me qellim qe
sjellja e tij te konsiderohet e kënaqshme
Motivimi ,vendimet qe merr individi për atë qe do te bej, nivelin e intensiteti
me te cilin do ta bej dhe per sa kohe do ta bej.
Që sjellja të jetë pozitive në punë çdo Variabël duhet të jetë pozitiv
PR * A* M = sjellja në punë

6 Variablat kryesore të varur


Produktiviteti
Mungesa në punë
Qarkullimi dhe
Kënaqësia në punë

7 Pse Sjelljes Organizative i intereson individi


Njerëzit janë burimi më i rëndësishëm i biznesit pra individi Kapitali
njerëzor sot është pa dyshim potenciali më i madh konkurrues , të
funksionojë si i tillë duhet t’i krijohen kushtet që secili individ të mund të
përdorë karakteristikat personale për të dhënë maksimumin

VLERAT dhe QËNDRIMET

8 Çka janë Vlerat janë një lloj ngarkese morale dhe bartin idetë individuale
tȅ asaj që është e mirë, e drejtë ose e dëshirueshme. Për dike vlera më e
rëndësishme është liria e për dike lumturia. Shkallëzimi i vlerave sipas
rëndësisë relative qȅ kanë për një individ përbën një sistem vlerash Çdo
individ ka sistemin e vet tȅ vlerave.

9 Vlerat Instrumentale dhe Vlerat Terminale


Vlerat instrumentale janë mënyra përmes te cilave arrijmë me përmbush
objektivin ton drejt vlerave terminale.
Vlera Instrumentale Ambicioz, i Gëzuar I pastër I guximshëm i ndershëm
pavarur I sjellshëm i përgjegjshëm, i vetë kontrolluar I bindur
Vlera Terminale Jete aktive Bote ne paqe Lumturi Siguri Familjare Kënaqësi
Dashuri e plote Harmoni e brendshme Vet respekti Miqësi e vërtet Mençuri
Njohje sociale

10 Kush janë Burimet e vlerave dhe si ato dallohen ne kohe


Trashëgimia. Kultura vendit, prindërit, shokët, mësuesit, etj.
Vlerat janë relativisht stabile dhe afatgjata.
Vlerat dallojnë ndërmjet gjeneratave.
Vlerat dallojnë ndërmjet regjioneve.
Vlerat dallojnë ndërmjet kulturave.

11 Ç ’është kultura e organizatës


Kultura e organizatës është perceptim punonjësish dhe mënyra se si ky
perceptim krijon modele besimesh,vlerash,pritshmërisë

12 Ç ’është Klima e organizatës


Klima e org përfaqëson mjedisin njerëzor në të cilin punonjësit e një org
bëjnë punën e tyre

13 Çka është Qëndrimi dhe si do te e përkufizoni atë?


Qëndrimet janë ndjenjat tona për një çështje të caktuar. Qëndrimet
munden me qenë për ose kundër, pozitiv ose negativ dhe në raste të
caktuara mund jenë neutrale. Qëndrimet ndryshojnë më kohë me marrjen
e informatave dhe përvojave të reja.

PERSONALITETI

14 Çka është personaliteti?

Personaliteti është kombinimi i karakteristikave që e identifikon një individ siç


janë: sjellja, sistemi mental, dhe karakteristikat emocionale.
Personaliteti dhe kuptimi i tij ka rëndësi shumë të madhe sepse personaliteti
përcakton të sjellurit dhe perceptimet e njeriut.

15 Në çka mbështetet dhe si ndërtohet personaliteti?

Personaliteti mbështetet në gjenetikë dhe në faktorët e ambientit ku njeriu


jeton. Themelet e personalitetit te njeriut ndërtohen që nga mosha pesë
vjeçare mirëpo personaliteti i njeriut mund te ndërroj varësisht nga ndikimi i
familjes, shoqërisë, shkollës dhe marrëdhënieve të punës.
Disa njerëz janë më të shoqërueshëm e disa më të turpshëm , disa me
temperament e disa më të qetë , disa më agresiv tjerët më pasiv, të gjitha
këto pra janë karakteristika të personalitetit.

16 Cilët faktorë ndikojnë në formimin e personalitetit?

Faktorët kyç qe ndikojnë në formimin e personalitetit janë:


 Trashëgimia
 Mjedisi
 Kultura
 Familja
 Situata.

5. Rëndësia e fuqisë së personalitetit?

Për të qenë të suksesshëm duhet të kuptojmë se si fuqia fitohet dhe përdorët.


Rëndësia e fuqisë ne sjelljen e organizuar është shumë e madhe qëllimi i saj
kryesorë është aftësia qe të ndikojë në sjelljen e të tjerëve.
Ekzistojnë shtatë lloje të fuqisë:
 Fuqia autoritare
 Fuqia ndërlidhëse
 Fuqia shpërblyese
 Fuqia legjitime
 Fuqia referuese
 Fuqia informuese dhe
 Fuqia ekspert.

17 Çka kuptojmë me aftësinë?


Aftësia mundë të definohet si kapacitet mental dhe fizik për kryerjen e një
pune. Aftësitë e njerëzve janë shumë të rëndësishme për funksionimin e
sistemit organizativë dhe në përgjithësi për funksionimin e tërësie
organizative logjike
Aftësia njerëzore ka dy burime themelore
Biologjike dhe edukimin.
.

18 Cilat mundë të jenë qëndrimet kryesore në vendin e punës ?

Qëndrimet kryesore në vendin e punë mundë të jenë:


Satisfaksioni në punë: Gjendja pozitive emocionale që rezulton nga
vlerësimi i përvojës së punës se X punëtorit.
Përkushtimi (Lojaliteti): Niveli në bazë të cilës punëtorët besojnë dhe i
pranojnë qëllimet e organizatës dhe dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për
organizatën.
Përkushtimi i vazhdueshëm: Gatishmëria për të vazhduar punën në
organizatë sesa të tërhiqen nga organizata.

19 Cilët janë faktorët e performancës individuale të punëtorit?

Faktorët e performancës individuale janë:


 Aftësia individuale për të kryer punën
 Përpjekjet
 Mbështetja organizative

20 Cka kuptojmë me emocionet?

Emocione nuk janë neutrale, ato ndikojnë në procesin e vendim-marrjes.


Emocionet janë të nevojshme për të marr vendime racionale, disponimi
ndikon në perceptimin tonë dhe realitetin e pranuar.
Emocionet kryesore janë:
 Zemërimi
 Frika
 Urrejtja
 Gëzimi
 Befasia
21 Përmend cilësitë e personalitetit qe interesojnë Sjelljes Organizative
dhe shpjego njërën nga to ?
 Pika e kontrollit
 Te qenit autoritar
 Nevoja për te qene rezultativ
 Makiavelizmi
 Prirja ndaj rrezikut
 Vetëvlerësimi
 Vet efikasiteti
 Kujdesi për te paraqitur anën e duhur te vetes
Makiavelizmi është veti e personalitetit te njeriut qe parasheh dhe arsyeton
çdo veprim qe duhet ndërmarr për ta arritur një qellim te caktuar.

22 Përmend disa nga faktorët qe ndikojnë ne krijimin e personalitetit


dhe shpjego se paku njërin nga to ?

Faktorët qe ndikojnë ne krijimin e personalitetit janë:


 Trashëgimia
 Mjedisi
 Kultura
 Familja
 Situata
Mjedisi luan një rol shume te rëndësishëm ne krijimin e personalitetit, bile
besohet se mjedisi ku jetojmë luan rol me te madh se trashëgimia.
Rrjedhimisht, kushtet e jetës, kultura ku rritemi, normat e jetës ne familje,
shoqëria etj. kane rendësi te veçantë ne krijimin e personalitetit.

23 Cilat janë tipat e personalitetit Sipas Holland?


 Realist
 Hetues
 Shoqëror
 Konvencional
 Sipërmarrës
 Artistik
24 Disa njerëz janë me te shoqërueshëm e disa me te turpshëm, disa me
temperamente e disa me te qete, disa me agresive te tjerët me pasive? Te
gjitha këto janë karakteristika te ___________________

25 Cilat tipare e bëjnë një person te dalloje nga te tjerët apo elementet që një
person e bëjnë personalitet i pa përsëritur apo jo identik me dikën tjetër ?
 veset,
 vetitë,
 doket,
 dogmat,
 sjelljet

26 Aftësitë kognitive (të bazuara në njohuri) përfshinë këto veti:

• verbale
• numerike
• rezonimit
• identifikimi i relacioneve
• kujtesa
• orientimi në hapësirë
• perceptimit.

27 Cka kuponi me personalitetin dhe diversitetin?


Definicioni:
Dallimet e individit bazuar ne karakteristikat ne vijim:
• Nacionaliteti
• Gjinia
• Mosha
• Aftësitë e kufizuara
• Religjioni
• Statuti martesor
• Orientimi seksual
MOTIVIMI
28 Çka është motivimi?

Motivimi është gatishmëria e një individi qe te përpiqet për arritjen e objektivave


te organizatës duke vene ne përdorim një sasi të madhe energjish dhe
përpjekjesh, me kusht që këto përpjekje të sjellin plotësimin e objektivave të tij
individuale.

29 Çka është nevoja?

Procesi I motivimit fillon me identifikimin e nevojave të personit. Nevojë është një


mungesë e perceptuar që shkakton një sjellje e cila synon ta largoj këtë
mungesë. Mungesat mund të jenë fiziologjike, psikologjike ose sociale.

30 Si I ndan Maslowi nevojat sipas niveleve?

Maslow I ndan 5 nevojat në dy nivele: të larta dhe të ulta. Nevojat fiziologjike dhe
ato për siguri I konsideron nevoja të nivelit të ulët, ndërsa të tjerat, nevoja të një
rangu më të lartë.

31 Cila është Teoria e tri nevojave?

Sipas Alderfer njerëzit kanë një hierarki nevojash, por këto nuk janë pesë siç
propozon Maslow por tri nevoja: nevoja për ekzistencë (E), nevoja për
marrëdhënie me të tjerët (M) dhe nevoja për zhvillim individual (ZH).

32 Cilat janë nevojat specifike ne mjedisin e punës?

Nevojat specifike në mjedisin e punës janë katër: nevoja për bashkim, nevoja për
pushtet, nevoja për të qenë rezultativ dhe nevoja për paanësi. Kontribuesi më I
njohur në zhvillimin e ideve rreth nevojave specifike në mjedisin e punës është
David McClelland.
33 Si dallohen Teoria X dhe Y e McGregorit?

Teoria X ka pikëpamje negative për natyrën e qenieve njerëzorë lidhur me


punën: ne mes tjerash njerëzve nuk iu pëlqen puna kështu qe duhet forcuar,
kontrolluar dhe kërcënuar me ndëshkim për te arritur qëllimet e dëshiruara.
Teoria Y ka pikëpamje pozitive për punonjësit: e duan punën sikurse pushimin
ose zbavitjen, kane vetëkontroll, pranon objektivat dhe përgjegjësitë
.

34 Çka tregon Teoria e Pritjes?

Teoria e pritjes mbulon të gjithë elementet e punës. Thelbi I saj është që njerëzit
janë të motivuar për të punuar kur presin të arrijnë gjëra që duan nga puna.

35 Çfarë janë te ardhurat?

Te ardhurat janë tërësia e shpërblimeve qe anëtaret marrin për punën qe


investojnë ne organizate. Këto shpërblime nxisin realizimin e detyrave te punës
dhe objektivat ne interesat e organizatës.

36 Kur fillon procesi I motivimit dhe cilat janë veprimet e këtij procesi?

Procesi I motivimit fillon me identifikimin e nevojave të personit. Veprimet


kryesore janë:
- Mos përmbushja ( nevoja për punë:
- Tendosja (tensioni)
- Gjurmimi(konkurset për punë)
- Aksioni (intervistat)
- Plotësimi I nevojave (puna)
- Zvogëlimi I tendosjes.

37 Cilat janë teoritë e motivimit ?


- Teoria e hierarkisë së nevojave
- Teoria X dhe Y
- Teoria e tri nevojave
- Teoria e motivimit higjienë
- Teoria e motivimit përmjet objektivave
- Teoria e paanësisë
- Teoria e shpërblimit
- Teoria e barazisë etj.

38 Cila nga teoritë e më poshtme është Teoria e Adamsit?


- Teoria e paanësisë
- Teoria e motivimit higjienë
- Teoria e barabarësisë.
- Teoria X dhe Y

39 Vargun e nevojave hierarkike Maslovi e ndanë në dy grupe: nevojat e


rendit të ulët dhe nevojat e rendit më të lartë:
a) E saktë
b) E pasaktë

40 Cilat janë tri variablat e teorisë së motivimit nga Victor H.Vrom,


fokusohu te njëra prej tyre.
Këto tri variabla janë:
1. Pritja(E)
2. Valenca (V) dhe
3. Instrumentaliteti

PERCEPTIMI
41 Çka është perceptimi?
Perceptimi është një proces nëpërmjet te cilit individët organizojnë dhe
interpretojnë përshtypjet e ndjenjave te tyre për ti dhënë kuptim mjedisit ku
jetojnë.

42 Nëpërmjet kujt realizohet perceptimi?


Perceptimi realizohet nëpërmjet shqisave te cilat rezultojnë ne kuptimin e
realitetit. Ato janë : shijes, erës, dëgjimit, te pamurit dhe te prekurit.
43 Çka është perceptimi selektiv?
Perceptimi është proces nëpërmjet te cilit njerëzit filtrojnë shumicën e stimujve
ne mënyrë qe te merren me me te rëndësishmet.

44 Si realizohet perceptimi selektiv?


Ky proces realizohet ne ndikimin e faktorëve te jashtëm dhe te brendshëm.

45 Cilët janë faktorët e jashtëm?


Faktorët e jashtëm janë: përmasa, intensiteti, kontrasti, lëvizja, përsëritja, risia
dhe familjariteti.

46 Çka tregojnë përmasa, intensiteti dhe kontrasti?


Përmasa-sa me i madhe te jete ni faktor i jashtëm ,aq me shume ka te ngjare qe
te perceptohet.
Intensiteti-sa me i larte qe te jete intensiteti i një faktori te jashtëm.
Kontrasti-faktorët e jashtëm qe dallohen nga mjedisi ne te cilin ndodhen ose qe
nuk janë ashtu siç i presin te jene, ka te ngjare te perceptohen me tepër se te
tjerët.

47 Cilët janë faktorët e brendshëm?


Faktorët e brendshëm janë: personaliteti, të mësuarit dhe motivimi.

48 Çka tregojnë personaliteti, të mësuarit dhe motivimi ?


Personaliteti-me përmasat dhe tiparet mund te ndikoje ne mënyrën se si
percepton individi dhe sidomos si percepton individët e tjerë. Te mësuarit-ndikon
ne zhvillimin e modeleve te brendshme te perceptimit.
Modelet e brendshme te perceptimit janë ne vetvete modele sipas te cilave
individi pret te perceptoje bazuar ne eksperiencat e kaluara. Motivimi-luan rol te
rëndësishëm ne përcaktimin e asaj qe zgjedh individi për te perceptuar.

49 Cilat janë mënyrat e vlerësimit ne situata shoqërore?


Mënyra se si ne vlerësohemi ne situata shoqërore:
a)dukja fizike
b)komunikimi verbal
c)komunikimi jo verbal
d)atributet e bashkëngjitura (statusi-profesioni, karakteristika personal).

50 Efekti Halo?
Kur ne bëjmë gjykime për te tjerët ,ndikohemi nga karakteristikat si: veshja,
mënyra e te folurit, mbajtja e trupit te cilat mund te ngjyrosin gjykimin për tipare te
tjera te cilat i zbulojmë me vone, sens negative dhe pozitive, intervistat e
punësimit kandidatet, karakteristikat te njëjta me te tonat-favore.

You might also like